Vijon në Hagë gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas Christopher Hill, radhën në bankën e dëshmitarëve e ka Michael Durkee, ish-këshilltari i Wesley Clark.
Ai tha se UÇK-ja nuk kishte një strukturë solide të konsoliduar komande, “që dikush të ishte në nivel të lartë në Prishtinë dhe të jepte urdhra që më pas do të çonin në veprime apo operacione të caktuara në terren”.
“Komandantët e zonave operative kishin autonomi të konsiderueshme dhe ekzistonte vullneti i tyre për të vepruar me kokën e tyre kur e konsideronin të përshtatshme. Pra, nuk kishte një zinxhir të konsoliduar komande në kuptimin e koordinimit të autoritetit të drejtpërdrejtë të komandës, siç e kuptojnë në ushtritë perëndimore”.
I pyetur nëse Hashim Thaçi mund të ndalonte dhunën në atë kohë, ai u përgjigj: “Nuk kishte Hashim Thaçi kompetencë dhe autoritet për të ndaluar dhunën në atë kohë”.
“Sepse në atë ditë, pas tërheqjes së forcave serbe, atë ditë UÇK-ja ishte në mes të situatës ku duhet të realizonin sipërmarrjet dhe premtimet që i kishin dhënë KFOR-it, bashkë me gjeneralin Jackson. Ndërkohë që kishte ende ushtarë të UÇK-së në terren, struktura e komandimit në thelb po përpiqej që të gjente mënyrën për demilitarizimin. Ata po shikonin zotin Çeku, Thaçin dhe persona tjerë se çfarë mund të bënin ata brenda UÇK-së për të realizuar premtimet e dhëna”.
“Ata janë përpjekur që të ndalojnë, çfarë kam parë, për të ndaluar dhunën që vazhdonte, por një pjesë e njerëzve organizoheshin në nivel lokal. Nuk kishte asnjë strukturë komanduese që do të ndalonte dhunën. Siç e kemi mësuar në takimin e parë me zotin Thaçi dhe të tjerët, objektivi i tyre kryesor ishte pavarësia e Kosovës, pra krijimi i një shteti të pavarur”, tha Durkee.
Tag: komandë
-

Ish-këshilltari i Wesley Clark dëshmon në Hagë: UÇK-ja s’kishte zinxhir të konsoliduar komande
-

Emergjencat/ Koçiu: Strukturat do vendosen në një komandë të vetme!
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu deklaroi se strukturat për emergjencat do të vendosen në nnjë komandë të vetme. “E nevojshme dhe e domodoshme që këto struktura të vendosen në një komandë të vetme kur vjen puna te emergjencat. Kjo komandë të jetë në gjendje që të koordinojë si trup i vetëm të gjithë aksionet dhe të perfeksionojë bashkëpunimin ndërinstitucional, të maksimalizojë efikasitetin e përdorimit të fondeve dhe të rrisë në mënyrë efektivëe mbulimin në të gjithë terrritorin. “, tha ajo.
Ajo njoftoi edhe krijimin e Qendrës kombëtare të Trajnimit të Zjarrfikësve, “Do të standartizojmë procedurën e pranimit në këtë shërbim, duke nisur me procedurat e rekrutimit. Do të aplikojmë modelet e suksesshme, duke vendosur edhe punonjësit në këtë shërbim në një selektim me kritere të qarta, me analizë të qartë të formimit periodik të vlerësimeve bazë të rekrutimit dhe aftësive të tyre fizike, psikologjike dhe profesionale. Për trajtim të vazhdueshëm do të krijohet qendra kombëtare e trajnimit të zjarrfikësve. Të gjithë zjarrfikësit do të marrin trajnim të vazhdueshëm. I gjithë procesi do të shoqërohet me skema motivuese për përfitime financiare dhe ngritje në karrierë. E fundit janë edhe fushatat e vazhdueshme të ndërgjegjësimit dhe edukimit që do të nisen që nga shkollat dhe do shtrihen në çdo strukturë vendore.”, tha Koçiu. -

Amerikanët mbrojnë UÇK në Hagë, Covey: Ishte më shumë një lëvizje, s’ka pasur komandë qendrore
Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, Jock Covey, theksoi para Gjykatës Speciale në Hagë se UÇK nuk ka pasur komandë qendrore.
Ai shërbeu si Zëvendës Kryesor në Administratën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nga viti 1999 deri në vitin 2001.
Gjithashtu ka asistuar diplomatin francez, Bernard Kouchner. Në ditën e parë të dëshmisë së tij, Covey sqaroi se “UÇK-ja ishte më shumë një lëvizje sesa ushtri”.
Ai foli për një takim i cili ishte mbajtur për t’i bindur komandantët e zonave për marrëveshjen për çarmatim. Aty, sipas ish zyrtarit amerikan, është vërejtur se marrëdhënia e Thaçit me komandantët e zonave ishte “e ndërlikuar”.
“Unë nuk kam pasur asnjëherë një pasqyrë të plotë ose një kuptim shumë të mirë- skemë të mirë të asaj që ushtria do ta quante rendi i luftimeve të UÇK-së për të kuptuar më qartë se kush ishte përgjegjës për një rajon të caktuar dhe kujt i raportonte ky person i caktuar. Një pjesë e mirë e kuptimit tonë kishte të bënte me faktin që jeta e brendshme e UÇK-së sipas KFOR-it dhe unë kam pas kontakte të rregullta me UÇK-në në të gjithë nivelet dhe sigurisht që kishte persona të caktuar që UÇK-ja donte të fliste në kuptimin e preferencës për të folur. Këtu nuk e kam fjalën për biseda rastësore, por më duhet të them që prej ditës së parë që kemi qenë në Kosovë; e kam fjalën për Kouchner dhe veten time- kemi angazhuar takime të rregullta me Mike Jackson në selinë e vet dhe qëllimi kryesor ka qenë që të shkëmbejmë informacion”, tha dëshmitari.