Tag: komandanti

  • Nga fronti i luftës në spitale! Mediat ruse: Komandanti i ushtrisë ukrainase dërgon prindërit për kurim në Moskë

    Nga fronti i luftës në spitale! Mediat ruse: Komandanti i ushtrisë ukrainase dërgon prindërit për kurim në Moskë

    Mediat ruse raportojnë se Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrsky, ka dërguar prindërit e tij në Moskë për trajtim mjekësor.

    Sipas kanalit rus në Telegram “SHOT”, Syrsky ka rifilluar kontaktet me prindërit pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të atit, Stanislav Prokofievich, 86 vjeç, i cili po përballet me një sëmundje të trurit që u rëndua pas infektimit me COVID-19 në muajin prill.
    Fillimisht, i moshuari u trajtua në qytetin Vladimir, ku jeton familja, por për shkak të mungesës së rezultateve, Syrsky dyshohet se i ka transferuar prindërit në rajonin e Moskës për kurim dhe rehabilitim.
    Burime nga ‘SHOT’ pretendojnë se trajtimi, i cili po zhvillohet në një dhomë private ku qëndron edhe bashkëshortja e tij, ka kushtuar rreth 1 milion rubla, afërsisht 12.700 dollarë amerikanë, një shumë që thuhet se është paguar nga vetë gjenerali.
    Raportimet theksojnë se marrëdhëniet familjare ishin thuajse të ndërprera për shkak të qëndrimeve të ndryshme ndaj luftës. Prindërit e Syrskyt, të cilët jetojnë në Rusi, janë mbështetës të hapur të qëndrimit pro-Kremlinit dhe kanë marrë pjesë në marshime si “Regjimenti i Pavdekshëm”, të lidhura me retorikën nacionaliste ruse. Ndërkohë, Syrsky është komandanti më i lartë i ushtrisë së Ukrainës që nga viti 2024 dhe një nga figurat kryesore të rezistencës ndaj pushtimit rus.
    As autoritetet ukrainase dhe as vetë gjenerali nuk kanë komentuar deri tani mbi këto pretendime.

    Top Channel

  • Nxori armën mes turmës dhe kërcënoi me përdhunim studenten, komandanti serb i paprekshëm falë besnikërisë ndaj Vuçiçit

    Nxori armën mes turmës dhe kërcënoi me përdhunim studenten, komandanti serb i paprekshëm falë besnikërisë ndaj Vuçiçit

    Komandanti i Njësisë së Sigurisë Personale dhe të Objekteve (JZO), Marko Kriçak, gëzon status të “paprekshëm” për shkak të besnikërisë së tij ndaj Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi kolonelja e pensionuar e policisë dhe deputetja Slavica Radovanoviç.

    Ajo kujtoi se Kriçak, dikur shitës makinash, u ngrit shpejt në karrierë duke kaluar nga Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku mori menjëherë postin e komandantit të JZO-së. “Ne që kemi punuar në polici e dimë se për të ushtruar funksione të tilla kërkohen kritere ligjore të qarta, të cilat ai nuk i ka përmbushur”, theksoi Radovanoviç për gazetën Danas.

    Deputetja akuzoi se policia serbe si institucion “nuk ekziston më”, duke e cilësuar tërësisht të vënë në shërbim të regjimit. Sipas saj, veprimet e Kriçakut gjatë protestave tregojnë mungesë të plotë të profesionalizmit, pasi ai “nuk është oficer policie dhe nuk ka kryer trajnim policor”.

    Dyshohet se më 14 gusht, pas një proteste, Kriçak dhe njerëzit e tij kanë dërguar studentët Nikolina Sinđelić, Stevan Zdravković dhe Dušan Cvetković në garazhin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, ku i kanë detyruar të gjunjëzohen, i kanë rrahur, i kanë poshtëruar, ua kanë thyer celularët dhe i kanë kërcënuar me armë.

    Radovanoviç theksoi se këto veprime përbëjnë shkelje të rënda ligjore dhe janë dëshmi e zhdukjes së çdo norme ligjshmërie në policinë e vendit.

  • Përshkrimi i detajuar i pushtimit të Novobërdës sipas kronistit osman të fundshekullit XV

    Përshkrimi i detajuar i pushtimit të Novobërdës sipas kronistit osman të fundshekullit XV

    Agron Islami

    Novobërda ishte në duart e birit të Vëlkut. Isa Begu i qoi lajmë Sulltanit: “ Me ndihmën e Zotit Vilajetin e Lazit duhet shndërruar në vend islam”. Sulltani, nëpërmjet emisarit të tij i tha Isa Begut, ti je nga të vjetërit e vilajetit. “Me trego, si duhet realizuar (ky qëllim)”. Isa beu ia ktheu përgjigjen: “ Sulltani im! Çfarë do mënyre që zgjidhet është shans. Menjëherë (pas kësaj), Sulltani mblodhi ushtrinë dhe u nis për luftën e shenjt. Atje arriti nëpërmjet Shkupit dhe Karatunlia (karadaku i Shkupit). Edhe Isa beu erdhi shpejtë dhe iu bashkua Sulltanit. Sulltani i tha Isa Begut: “Shko dhe kërko dorëzimin e kështjellës nga komandanti”. Isa Begu shkoi tek komandanti dhe ia kërkoi dorëzimit. Komandanti i kështjellës (ia ktheu) Isa Begut, “ në fenë tonë nuk duhet tradhëtuar padishahun (sundimtarin)”. (Isa Beu), “Bre i pa fe (qafir), padishahu (sundimtari) yt ka vdekur”, (isa Beu) “kënd e quan ti Padishah (sundimtar)”?. Komandanti tha: vajza e Kralit të Bosnës … Isa Beu ia ktheu: “O i çmendur dhe i pa fe, a e din kush është ky që po vjen”?. Gazi Sulltan Mehmeti. A ke dëgjuar çfarë i ka bërë Stambollit?

    Komandanti i tha: “ le të vinë, e ta shohim”. Me pas, erdhi Sulltani me gjithë ushtrinë drejtë kështjellës.

    Në ditën e 5të të luftimeve Kështjella ra. I gjithë ari i birit të Vëlkut u dërgua në thesarin e Sulltanit. Në kështjellë u vendosën myslimanët dhe ushtria vazhdoi drejtë Trepçës, e cila ra në duart të sulltanit shumë shpejtë. Pasuri e madhe u gjet dhe u dërgua në thesarin e Padshaut ….. më pas u pushtuan të gjitha kështjellat në Vilajetin e Lazit … Të gjitha këto kështjella u fituan në vitin 1455. /Trungu & InforCulture

  • “Duhet të jemi të përgatitur”, komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë ruse në Kharkiv

    “Duhet të jemi të përgatitur”, komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë ruse në Kharkiv

    Komandanti i forcave të armatosura të Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskyi, ka paralajmëruar për një ofensivë të re të mundshme ruse në rajonin e Kharkivit, një zonë kyçe në verilindje të vendit, e cila ka qenë vazhdimisht në qendër të luftimeve që prej fillimit të pushtimit rus në vitin 2022.

    Sipas Syrskyi, forcat ruse kanë intensifikuar përpjekjet gjatë kësaj vere, duke avancuar ngadalë në disa sektorë të vijës së frontit dhe duke kryer sulme të vazhdueshme me një numër të madh trupash, në përpjekje për të përfituar nga epërsia numerike dhe teknologjike. Një tjetër zonë e tensionuar mbetet rajoni verior i Sumyt, ku trupat ruse kanë ndërtuar një prani të kufizuar muajt e fundit.
    Përmes një postimi në Telegram, Syrskyi bëri të ditur se ka qëndruar për dy ditë në rajonin e Kharkivit, ku ka zhvilluar takime me komandantët në terren, ka inspektuar pozicionet mbrojtëse dhe ka vlerësuar nevojat operative të ushtrisë.

    “Rusët po përpiqen të avancojnë përmes forcës së numrit, por ne duhet të përgjigjemi me taktika efektive dhe përdorimin e teknologjive moderne për t’i ndalur,” theksoi ai.

  • Izraeli: Kemi vrarë kreun e ri të forcave të armatosura të Iranit

    Izraeli: Kemi vrarë kreun e ri të forcave të armatosura të Iranit

    Bota E Martë, 17 Qershor 2025 09:27
    Ali Sadmani ishte komandanti më i lartë ushtarak i Iranit.
    Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë Ali Sadmanin, të cilin e identifikoi si shefin e sapoemëruar të shtabit të forcave të armatosura iraniane dhe tha se ishte komandanti më i lartë ushtarak i Iranit.

  • Izraeli njofton se ka vrarë kreun e ri të forcave të armatosura të Iranit

    Izraeli njofton se ka vrarë kreun e ri të forcave të armatosura të Iranit

    Ali Sadmani ishte komandanti më i lartë ushtarak i Iranit.

    Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë Ali Sadmanin, të cilin e identifikoi si shefin e sapoemëruar të shtabit të forcave të armatosura iraniane dhe tha se ishte komandanti më i lartë ushtarak i Iranit.

    בפעם השנייה: צה״ל חיסל את רמטכ״ל המלחמה, המפקד הצבאי הבכיר ביותר של המשטר האיראני
    בעקבות מודיעין מדויק שהתקבל באגף המודיעין והזדמנות מתפרצת במהלך הלילה, מטוסי קרב של חיל האוויר תקפו מפקדה מאוישת בלב טהראן וחיסלו את עלי שאדמאני, רמטכ״ל המלחמה, המפקד הצבאי הבכיר ביותר והאיש המקורב… pic.twitter.com/qhu2y1HFeS
    — צבא ההגנה לישראל (@idfonline) June 17, 2025

    BREAKING: IRAN-ISRAEL WAR: Israel assassinates replacement Iran military chief Ali Shademani only days after it assassinated his predecessor on Friday.
    — Yonah Jeremy Bob (@jeremybob1) June 17, 2025

    Top Channel

  • Gjenerali i Forcave Ajrore, Alexus Grynkewich është emëruar si Komandanti i ri Suprem i aleatëve të NATO-s në Evropë

    Gjenerali i Forcave Ajrore, Alexus Grynkewich është emëruar si Komandanti i ri Suprem i aleatëve të NATO-s në Evropë

    Gjenerali i Forcave Ajrore, Alexus Grynkewich është emëruar si Komandanti i ri Suprem i aleatëve të NATO-s në Evropë (SACEUR), njoftoi dje në mbrëmje SHBA-ja.Grynkewich do të pasojë Gjeneralin Christopher Cavoli, duke marrë rolin kritik të mbikëqyrjes së operacioneve mbrojtëse të NATO-s në Evropë – në një ceremoni në Mons, Belgjikë, më vonë gjatë vitit.Ky rol do ta bëjë Grynkewich kryesisht përgjegjës për planifikimin dhe zbatimin e masave ushtarake për të mbrojtur aleancën.Ai gjithashtu do të komandojë forcat amerikane gjatë çdo konflikti në Evropë.Aktualisht, drejtor i Shtabit të Përbashkët për operacionet, Grynkewich është këshilltari kryesor ushtarak i presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth.Ai ka shërbyer gjithashtu si pilot instruktor, oficer armësh dhe pilot testimi operativ.Komandanti i parë Suprem i SACEUR-it të NATO-s ishte Dwight Eisenhower, i emëruar në vitin 1950, përpara se të bëhej president i SHBA-së.

  • Jep dorëheqjen komandanti i Gardës, 9 muaj pasi u emërua në këtë detyrë

    Jep dorëheqjen komandanti i Gardës, 9 muaj pasi u emërua në këtë detyrë

    Dorëhiqet nga detyra Komandanti i Gardës së Republikës. Ermal Onuzi e ka dorëzuar dorëheqjen vetëm 9 muaj pasi u emërua në këtë detyrë. Shkaqet e këtij largimi nuk dihen ende. Kur mori detyrën, Onuzi u prezantua nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. Ermal Onuzi pasoi në krye të Gardës, Gramos Sakon, i cili qëndroi për më shumë se 10 vite si drejtues i institucionit.