Tag: kolumbisë

  • SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë

    SHBA-ja sanksionon presidentin e Kolumbisë

    Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro, të cilin Uashingtoni e akuzon se ka dështuar të frenojë trafikimin e paligjshëm të drogave. Edhe gruaja dhe djali i tij janë sanksionuar.
    “Presidenti Petro ka lejuar kartelet e drogës që të lulëzojnë dhe ka refuzuar që të ndalë këtë aktivitet”, tha sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, përmes një njoftimi për këtë vendim.
    “Presidenti [amerikan, Donald] Trump po ndërmerr veprime të fuqishme për të mbrojtur kombin tonë dhe kjo e bën të qartë se ne nuk do të lejojmë që droga të trafikohet në shtetin tonë”, shtoi ai.

    Sanksionet vijnë në mes të një mosmarrëveshjeje midis Petros dhe Trumpit, me liderin kolumbian që e ka akuzuar homologun e tij amerikan për “ekzekutime jashtëgjyqësore” që “shkelin ligjin ndërkombëtar” lidhur me sulmet amerikane ndaj anijeve që dyshohet se kontrabandojnë drogë.
    Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar 10 anije dhe kanë vrarë të paktën 43 persona brenda më pak se dy muajve, sipas një përllogaritjeje të bërë nga agjencia AFP, bazuar në të dhënat amerikane.
    Kolumbia ka kërkuar që Uashingtoni të ndalë sulmet, gjë që ka zemëruar Trumpin, i cili e ka quajtur Petron “bandit” dhe “trafikant droge”.
    Trump po ashtu ka njoftuar për ndërprerjen e ndihmës amerikane për Kolumbinë në vlerë prej qindra miliona dollarësh dhe ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj mallrave kolumbiane.
    Petro ka reaguar pas lajmit se ai dhe familja e tij janë vendosur në listën e zezë amerikane.
    “Asnjë hap prapa dhe kurrë i gjunjëzuar”, shkroi Petro në rrjetet sociale, duke ripërsëritur slogane të përdorura nga revolucionarët e Amerikës Latine.
    Sanksionimi i Petros është thënë se ka të bëjë me përhapjen ndërkombëtare të drogave të paligjshme apo mjeteve për prodhimin e tyre.
    Gjatë një konferencë për media të enjten, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i tha gazetarëve se Uashingtoni “për momentin nuk sheh asnjë ulje të tensioneve nga udhëheqësi i pamatur i Kolumbisë”./REL

  • Trump paralajmëron rritje të taksave ndaj Kolumbisë mes akuzave për trafik droge

    Trump paralajmëron rritje të taksave ndaj Kolumbisë mes akuzave për trafik droge

    Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, deklaroi se do të vendosë tarifa më të larta ndaj importeve nga Kolumbia dhe do të ndalojë çdo pagesë financiare ndaj këtij vendi, duke përshkallëzuar krizën mes dy vendeve lidhur me trafikun e drogës.

    Duke folur nga bordi i avionit presidencial “Air Force One”, Trump akuzoi presidentin kolumbian Gustavo Petro se është i përfshirë në trafik droge, duke e cilësuar madje si një “lider i drogës ilegale”.

    Kolumbia ka reaguar ashpër ndaj akuzave, duke paralajmëruar se do të kërkojë mbështetje ndërkombëtare për të mbrojtur sovranitetin dhe dinjitetin e presidentit të saj. Ministria e Jashtme e Kolumbisë i cilësoi deklaratat e Trump si “akte serioze që cenojnë dinjitetin kombëtar”.

    Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kolumbisë janë përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit. Trump i anuloi vizën presidentit Petro në shtator, pasi ky i fundit mori pjesë në një protestë pro-palestineze në New York dhe i bëri thirrje ushtarëve amerikanë të mos ndjekin urdhrat presidencialë.

    Petro ka kritikuar gjithashtu goditjet ushtarake amerikane në Karaibe, që kanë shkaktuar dhjetëra viktima, ndërkohë që organizatat e të drejtave të njeriut i kanë quajtur këto veprime “të jashtëzakonshme dhe të paligjshme”.

    Në shtator, administrata Trump e përfshiu zyrtarisht Kolumbinë në listën e vendeve që “kanë dështuar në mënyrë të dukshme” në përmbushjen e angazhimeve për luftën kundër narkotikëve.

  • Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

    Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-në për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

    Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë bombarduar një barkë me flamur kolumbian dhe me shtetas kolumbianë në bord, gjatë një operacioni të fundit ushtarak në Karaibe. Ai paralajmëroi për një “skenar të ri lufte” në rajon dhe kërkoi që vendet e Karaibeve të mblidhen urgjentisht për të diskutuar situatën.

    Sipas autoriteteve amerikane, sulmet, të cilat nisën më 2 shtator, kanë synuar trafikantë droge në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës dhe kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave. Megjithatë, SHBA nuk ka publikuar prova për identitetin e personave të vrarë apo për natyrën e ngarkesës së mjeteve të goditura.
    Presidenti Petro deklaroi se “nuk bëhet fjalë për një luftë kundër kontrabandës, por për një luftë për naftë” dhe se ky agresion përbën një kërcënim për të gjithë Amerikën Latine dhe Karaibet.
    Shtëpia e Bardhë reagoi duke i cilësuar deklaratat e Petro-s si “të pabaza dhe të dënueshme”, dhe kërkoi nga ai të bëjë një tërheqje publike. SHBA theksoi gjithashtu se, ndonëse ka dallime politike me Kolumbinë, mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal për sigurinë dhe stabilitetin.
    Ndërkohë, Senati amerikan rrëzoi një propozim që do të kërkonte nga Presidenti Donald Trump miratim të posaçëm nga Kongresi për kryerjen e këtyre sulmeve.
    SHBA, sipas një dokumenti të rrjedhur kohët e fundit, e ka klasifikuar veten si të përfshirë në një “konflikt të armatosur jo ndërkombëtar”, çka i jep autoritet ligjor për të ndërmarrë operacione ushtarake kundër grupeve të shpallura si organizata terroriste, përfshirë kartelet e drogës në Amerikën Latine.

  • Presidenti i Kolumbisë: Varka e fundit që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz

    Presidenti i Kolumbisë: Varka e fundit që bombardoi SHBA nuk kishte drogë, por njerëz

    Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për bombardimin e një varke në Karaibe që, sipas tij, kishte shtetas kolumbianë brenda dhe jo drogë. 
    Sipas SHBA-ve, sulmet që kanë ndodhur në ujërat ndërkombëtare synonin trafikantët e drogës dhe kanë vrarë 21 persona në katër raste të ndryshme. Megjithatë, Uashingtoni nuk ka ofruar prova apo identitetet e viktimave. 
    Shtëpia e Bardhë e cilësoi deklaratën e Petros si “të pabazë dhe të neveritshme”, duke kërkuar që ai ta tërheqë publikisht. Megjithatë, SHBA tha se mbetet e angazhuar për bashkëpunim me Kolumbinë në çështje të sigurisë rajonale. 
    Ndërkohë, në SHBA, Senati ka rrëzuar një propozim për të ndaluar Presidentin Trump të përdorë forcën ushtarake kundër varkave në Karaibe. 
    Petro kërkoi mbledhjen urgjente të ministrave të jashtëm të vendeve të Karaibeve për të diskutuar rreth situatës. 

  • Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-të për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

    Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA-të për bombardim të një barke me shtetas kolumbianë në Karaibe

    Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë bombarduar një barkë me flamur kolumbian dhe me shtetas kolumbianë në bord, gjatë një operacioni të fundit ushtarak në Karaibe. Ai paralajmëroi për një “skenar të ri lufte” në rajon dhe kërkoi që vendet e Karaibeve të mblidhen urgjentisht për të diskutuar situatën.

    Sipas autoriteteve amerikane, sulmet, të cilat nisën më 2 shtator, kanë synuar trafikantë droge në ujërat ndërkombëtare pranë Venezuelës dhe kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 21 personave. Megjithatë, SHBA nuk ka publikuar prova për identitetin e personave të vrarë apo për natyrën e ngarkesës së mjeteve të goditura.

    Presidenti Petro deklaroi se “nuk bëhet fjalë për një luftë kundër kontrabandës, por për një luftë për naftë” dhe se ky agresion përbën një kërcënim për të gjithë Amerikën Latine dhe Karaibet.

    Shtëpia e Bardhë reagoi duke i cilësuar deklaratat e Petro-s si “të pabaza dhe të dënueshme”, dhe kërkoi nga ai të bëjë një tërheqje publike. SHBA theksoi gjithashtu se, ndonëse ka dallime politike me Kolumbinë, mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit rajonal për sigurinë dhe stabilitetin.

    Ndërkohë, Senati amerikan rrëzoi një propozim që do të kërkonte nga Presidenti Donald Trump miratim të posaçëm nga Kongresi për kryerjen e këtyre sulmeve.

    SHBA, sipas një dokumenti të rrjedhur kohët e fundit, e ka klasifikuar veten si të përfshirë në një “konflikt të armatosur jo ndërkombëtar”, çka i jep autoritet ligjor për të ndërmarrë operacione ushtarake kundër grupeve të shpallura si organizata terroriste, përfshirë kartelet e drogës në Amerikën Latine.

  • Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë

    Vritet shqiptari në Medelin të Kolumbisë

    Një shtetas shqiptar është ekzekutuar në Medelin të Kolumbisë. Mediat vendase raportojnë se Artur Tushi , i dyshuar si narkotrafikant shqiptar u vra në një rrugë pranë qendrës tregtare Santa Fe, në lagjen El Poblado dhe autorët e dyshuar janë arrestuar nga policia.
    Sekretari i Sigurisë së qytetit, Manuel Villa Mejía, informoi se viktima ishte një burrë që kishte dokumente ekuadoriane, por është me kombësi shqiptare.
    Gjatë atentatit, një grua që shoqëronte 44-vjeçarin shqiptar mbeti e plagosur. Ai gjithashtu bëri të ditur se autori i dyshuar i vrasjes, i cili lëvizte me motor, u arrestua në komunën Bello, në veri të luginës Aburrá. Motori dhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se u krye vrasja u sekuestruan.

    “Motivet dhe detajet e rastit janë duke u hetuar në këtë moment nga autoritetet”, deklaroi Villa Mejía.
    Sipas hetimeve të InSight Crime, rrjetet shqiptare janë një aktor kyç në trafikun e drogës në Amerikën Latine, duke përdorur Ekuadorin si bazë kryesore për operacionet e tyre transatlantike.
    Këto grupe kriminale ballkanike kanë dërguar përfaqësues në Amerikën e Jugut për të negociuar drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës si FARC apo grupi “Los Urabeños” në Kolumbi, me qëllim që të sigurojnë çmimin më të ulët të mundshëm me shumicë.
    Ky pozicionim strategjik i ka lejuar ata të përfitojnë ndjeshëm nga rritja e prodhimit të kokainës në Amerikën Latine, duke e blerë drogën për rreth 2.000 deri 4.000 dollarë për kilogram dhe duke e shitur më pas në Evropë për 30.000 deri në 40.000 dollarë për kilogram.
    Gjatë këtij viti në qytetin e Medellín janë kryer 251 vrasje, që përfaqëson një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2024.

  • Ekzekutohet një shqiptar në Medelin të Kolumbisë, mediat zbulojnë emrin: Shoqëruesja mbeti e plagosur! Dyshohet se…

    Ekzekutohet një shqiptar në Medelin të Kolumbisë, mediat zbulojnë emrin: Shoqëruesja mbeti e plagosur! Dyshohet se…

    Një shtetas shqiptar është ekzekutuar në Medelin të Kolumbisë. Mediat vendase raportojnë se Artur Tushi , i dyshuar si narkotrafikant shqiptar u vra në një rrugë pranë qendrës tregtare Santa Fe, në lagjen El Poblado dhe autorët e dyshuar janë arrestuar nga policia.
    Sekretari i Sigurisë së qytetit, Manuel Villa Mejía, informoi se viktima ishte një burrë që kishte dokumente ekuadoriane, por është me kombësi shqiptare.
    Gjatë atentatit, një grua që shoqëronte 44-vjeçarin shqiptar mbeti e plagosur. Ai gjithashtu bëri të ditur se autori i dyshuar i vrasjes, i cili lëvizte me motor, u arrestua në komunën Bello, në veri të luginës Aburrá. Motori dhe arma e zjarrit me të cilën dyshohet se u krye vrasja u sekuestruan.

    “Motivet dhe detajet e rastit janë duke u hetuar në këtë moment nga autoritetet”, deklaroi Villa Mejía.
    Sipas hetimeve të InSight Crime, rrjetet shqiptare janë një aktor kyç në trafikun e drogës në Amerikën Latine, duke përdorur Ekuadorin si bazë kryesore për operacionet e tyre transatlantike.
    Këto grupe kriminale ballkanike kanë dërguar përfaqësues në Amerikën e Jugut për të negociuar drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës si FARC apo grupi “Los Urabeños” në Kolumbi, me qëllim që të sigurojnë çmimin më të ulët të mundshëm me shumicë.
    Ky pozicionim strategjik i ka lejuar ata të përfitojnë ndjeshëm nga rritja e prodhimit të kokainës në Amerikën Latine, duke e blerë drogën për rreth 2.000 deri 4.000 dollarë për kilogram dhe duke e shitur më pas në Evropë për 30.000 deri në 40.000 dollarë për kilogram.
    Gjatë këtij viti në qytetin e Medellín janë kryer 251 vrasje, që përfaqëson një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2024.

  • Trafik dhe skllavëri/ Ja si shfrytëzoheshin për pr*stitucion kolumbianet në Shqipëri, tutorët i zhysnin në borxhe që…

    Trafik dhe skllavëri/ Ja si shfrytëzoheshin për pr*stitucion kolumbianet në Shqipëri, tutorët i zhysnin në borxhe që…

    Detaje të reja janë publikuar në mediat kolumbiane lidhur me rrjetin e prostitucionit që u godit në Tiranë dhe Kolumbi. Policia Kombëtare e Kolumbisë, në një operacion të koordinuar me Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit dhe agjenci ndërkombëtare si Europol, ka goditur një strukturë të fuqishme kriminale transnacionale të njohur si “RAPHAX”, e cila merrej me trafikimin e qenieve njerëzore për qëllime shfrytëzimi seksual në Evropë. Operacioni u realizua përmes kontrolleve të njëkohshme në disa qytete të vendit.

    Si rezultat i ofensivës policore, u ekzekutuan 12 urdhër-arreste në qytetet Medellín (9), Pereira (2) dhe Cali (1) ndaj anëtarëve të kësaj rrjete kriminale. Të gjithë të ndaluarit do të përballen me akuza për trafikim personash për qëllime shfrytëzimi seksual dhe pjesëmarrje në grup kriminal të strukturuar.

    Rekrutimi i 60 viktimave dhe rruga e shfrytëzimit

    Hetimet zbuluan se grupi kriminal “RAPHAX” kishte rekrutuar më shumë se 60 viktima në qytetet Medellín dhe Cali. Viktimat dërgoheshin në një rrjet shfrytëzimi që operonte në disa vende evropiane, përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Maltën, Kroacinë dhe Kosovën. Ato kontaktoheshin nëpërmjet rrjeteve sociale, ku mashtrimi bëhej përmes ofertave të rreme pune.

    Udhëheqësi i rrjetit, i njohur me nofkën “LUKAS”, u arrestua në Medellín. Ai ishte një objektiv me prioritet të lartë dhe kërkohej ndërkombëtarisht në Shqipëri dhe Maltë si organizatori kryesor i rekrutimit të grave për shfrytëzim.

    Skllavëri për borxh dhe bashkëpunim ndërkombëtar

    Pasi mbërrinin në Evropë, viktimat vendoseshin në kushte të ngjashme me skllavërinë moderne. Shfrytëzuesit u vendosnin një borxh fillestar prej 5 mijë eurosh për udhëtimin dhe akomodimin, i cili në praktikë bëhej i pamundur për t’u shlyer, pasi të ardhurat e tyre mbaheshin nga rrjeti dhe ndaj tyre vendoseshin gjoba të vazhdueshme.

    Operacioni u zgjerua edhe në Evropë, ku Europol ekzekutoi shtatë urdhër-arreste të tjera ndaj anëtarëve të rrjetit në Shqipëri. Ky bashkëpunim thekson rëndësinë e koordinimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.

    Deri tani, gjatë këtij viti, Policia Kombëtare e Kolumbisë ka kryer 13 operacione kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke arrestuar 80 persona, nga të cilët 19 janë të huaj, çka tregon angazhimin e Kolumbisë në luftën kundër këtij fenomeni.

  • Presidenti i Kolumbisë dëbon diplomatët izraelitë dhe anulon marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin

    Presidenti i Kolumbisë dëbon diplomatët izraelitë dhe anulon marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin

    Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka njoftuar dëbimin e të gjithë delegacionit diplomatik izraelit nga vendi i tij, pas raportimeve se forcat izraelite kanë ndaluar dy shtetas kolumbianë që ndodheshin në një flotilje ndihmash me destinacion Gazën.
    Në një postim në platformën X (ish-Twitter), Petro deklaroi gjithashtu anulimin e menjëhershëm të marrëveshjes së tregtisë së lirë midis Kolumbisë dhe Izraelit.
    “Nëse ky informacion është i vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një krim të ri ndërkombëtar nga Netanyahu,” shkroi presidenti i majtë, duke iu referuar deklaratave të flotiljes Global Sumud, e cila raportoi se dy shtetas kolumbianë janë ndaluar nga forcat izraelite.
    Izraeli i ka mohuar të gjitha akuzat për krime lufte, përfshirë ato për gjenocid në Gaza.
    Ky vendim i fortë vjen në vazhdën e tensioneve në rritje mes Kolumbisë dhe Izraelit. Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara i revokuan vizën Petro-s, pasi ai mori pjesë në një protestë pro-palestineze gjatë qëndrimit të tij në New York, ku kishte shkuar për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
    30 anije të flotiljes ende drejt Gazës
    Organizatorët e flotiljes Global Sumud kanë bërë të ditur në një postim në Telegram se 30 anije janë ende në lëvizje drejt Gazës, dhe ndodhen rreth 46 milje detare larg bregut të enklavës palestineze, në orët e para të ditës së enjte.
    Reuters shkruan se Izraeli kishte filluar ndërhyrjen ndaj flotiljes kur anijet arritën 70 milje detare larg bregdetit. Deri më tani, 13 anije janë ndalur nga marina izraelite, dhe pasagjerët e tyre janë transferuar në një port izraelit.
    Organizatorët e flotiljes theksojnë se qëllimi i tyre është ofrimi i ndihmës humanitare në Gaza, përfshirë ushqime dhe ilaçe, për popullsinë e prekur rëndë nga luftimet dhe bllokada.

  • Ministrja e Jashtme e Kolumbisë ‘heq dorë’ nga viza e saj amerikane, ndërsa tensionet mes dy kombeve përshkallëzohen

    Ministrja e Jashtme e Kolumbisë ‘heq dorë’ nga viza e saj amerikane, ndërsa tensionet mes dy kombeve përshkallëzohen

    Ministrja e Jashtme e Kolumbisë ka “hequr dorë” nga viza e saj amerikane, në shenjë proteste ndaj vendimit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për të revokuar vizën e Presidentit kolumbian Gustavo Petro, tha qeveria kolumbiane të hënën.

    Vendimi i Ministres së Jashtme Rosa Villavicencio, vjen ndërsa tensionet midis dy vendeve përshkallëzohen për çështje që përfshijnë politikën e drogës, luftën në Gaza dhe një forcim të forcave detare amerikane në Venezuelën fqinje.

    Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Kolumbisë nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me llojin e vizës që mbante Villavicencio, ajo tha në një deklaratë se nuk ishte e interesuar për “viza diplomatike që kufizojnë opinionet” ose që kufizojnë “sovranitetin” e kombit.

    Departamenti Amerikan i Shtetit ia revokoi vizën Presidentit Petro të premten, pasi ai mori pjesë në një protestë në Nju Jork kundër luftës në Gaza, në të cilën Petro bëri thirrje për krijimin e një ushtrie ndërkombëtare për të çliruar Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

    Duke mbajtur një megafon dhe duke veshur një keffiyeh, shallin tradicional palestinez, Petro u bëri thirrje ushtarëve amerikanë të “mosbindeshin” ndaj urdhrave të Presidentit Donald Trump, duke shtuar se ata “nuk duhet t’i drejtojnë pushkët e tyre kundër njerëzimit”.

    Disa orë pas protestës, departamenti tha në mediat sociale se do të anulonte vizën e Petros “për shkak të veprimeve të tij të pamatura dhe nxitëse”.

    Petro ishte kthyer në Kolumbi kur u bë njoftimi, pasi kishte kaluar disa ditë në Nju Jork duke marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ai shkroi në X se “nuk i interesonte” dënimi sepse është gjithashtu shtetas italian dhe mund të udhëtonte në SHBA pa vizë.

    Revokimi i vizës së Petros shënon një pikë të re të ulët në marrëdhënien e udhëheqësit të majtë me administratën Trump, e cila në fillim të këtij muaji e vendosi Kolumbinë në një listë vendesh që thotë se nuk po i përmbushin angazhimet e tyre ndërkombëtare për të frenuar trafikun e drogës.

    David Hart, një avokat i imigracionit me seli në Miami, tha se është shumë e rrallë që mbajtësit e vizave jo-imigruese – siç janë ata me viza turistike ose diplomatike – të heqin dorë nga leja e tyre e udhëtimit.

    Ai tha se njerëzit që nuk duan të udhëtojnë në SHBA, thjesht mund t’i lënë vizat e tyre të skadojnë dhe më pas të zgjedhin të mos i rinovojnë ato.

    “Ata po e bëjnë këtë për median dhe për të treguar solidaritet” me Petron, tha Hart për përpjekjet e ministres së jashtme për të hequr dorë nga viza e saj.

    Wilfredo Allen, një avokat imigracioni nga Miami, tha se nuk ka një procedurë formale për të hequr dorë nga një vizë jo-imigruese. Ai shtoi se ministrja e punëve të jashtme e Kolumbisë ka të ngjarë të duhet të dërgojë një letër në ambasadën amerikane, duke kërkuar anulimin e lejes së saj të udhëtimit.

    «Nëse nuk doni të udhëtoni për në SHBA, thjesht mund të zgjidhni të mos vini», tha Allen. «Nuk kisha parë kurrë dikë të ngutet për të hequr dorë nga një vizë jo-imigruese»./ AP.