Tag: kolumbi

  • “Arrestimi i Veliajt njësoj si rrëmbimi nga FARC i një kryebashkiaku në Kolumbi”, Berisha flet për seancën në Kushtetuese: Nuk është i pafajshëm, por…

    “Arrestimi i Veliajt njësoj si rrëmbimi nga FARC i një kryebashkiaku në Kolumbi”, Berisha flet për seancën në Kushtetuese: Nuk është i pafajshëm, por…

    Mbledhja e parashikuar në orën 12:00 e grupit parlamentar demokrat nisi rreth 31 minuta me vonesë dhe arsyeja duket se ka qenë pikërisht seanca që po zhvillohej në Gjykatën Kushtetuese.

    Duke folur para deputetëve, Berisha iu referua edhe fjalës së ish-kryebashkiakut për një precedent që ai citoi në Kushtetuese për rrëmbimin e një kryetari bashkie në Kolumbi.
    “Por, por një gjë i tha publikut sot Erion Veliaj. Çfarë i tha? Kaq vite më parë, në X qytet të Kolumbisë, FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë. Ai bëri paralelizëm që FARC-u më rrëmbeu edhe mua në Bashkinë e Tiranës. Por, po të kemi parasysh procedurat ligjore të një vendi demokratik, ne nuk mund të themi se ato nuk u shkelën tërësisht njëlloj si ato të FARC-ut. Të themi të vërtetat. Ne e kemi mbështetur dhe e mbështesim arrestimin e tij, dënimin, etj, por prapë duhet të jemi të drejtë”, tha Berisha.
    Sipas tij “pse kjo ngjashmëri me FARC-un? Gjykatëses i thotë se fakti që jam këtu dhe më thirrët është shembull i ligjit, më njohët një të drejtë ligjore, por në Këshillin Bashkiak bënë 9 vendime brenda ditës. U bënë 9 vendime brenda ditës, imagjinoni, se si të lani duart me mua, dhe u lumtë këshilltarëve tanë, që ndonëse kishin një armik përballë, por në çdo rast të drejtat e njeriut janë më thelbësoret. Kërkuan me insistim që ai të dëgjohet në sallën e këshillit. Pse i solla këto dy shembuj? Jo, aspak se ai është as i penduar, as i pafajshëm. Jo, jo. Por prapë në një vend demokratik, procedura është themelore. Është përcaktuese për të drejtat e njeriut, për shtetin ligjor, për të gjitha”.
    FARC është organizatë guerile marksiste-leniniste e krijuar në vitin 1964 në Kolumbi. Fillimisht u formua si grup rebel që thoshte se luftonte për të drejtat e fermerëve dhe kundër pabarazisë ekonomike. Me kalimin e viteve u përfshi në trafik droge, rrëmbime për shpërblim, dhe sulme të dhunshme, prandaj shumë shtete, përfshirë SHBA dhe BE, e kanë cilësuar si grup terrorist.

    Top Channel

  • “Donin të vrisnin Presidentin”, alarmohen në Kolumbi:  Na ka “pushtuar” mafia shqiptare!

    “Donin të vrisnin Presidentin”, alarmohen në Kolumbi: Na ka “pushtuar” mafia shqiptare!

    Kishte kaluar oqeanin Atlantik deri në anën tjetër të botës, kishte rrezikuar jetën për- supozohet- të trafikuar së bashku me kartelet kryesore të drogës, dhe përfundoi i pajetë në një trotuar në Kolumbi, me disa vrima plumbash në trup. Ky ishte fati që, sipas hetimit paraprak të autoriteteve, pati shtetasi shqiptar Artur Tushi, i vrarë nga atentatorë më 5 tetor të kaluar në një rrugë publike të El Poblado-s, në juglindje të Medelinit.
    Kur iu kontrolluan dokumentet, autoritetet zbuluan se ai kishte letërnjoftim ekuadorian dhe leje qëndrimi të përhershme në atë vend. Një muaj më parë, Interpoli kishte arrestuar në Bogota kolumbianin Samir Rosales Rodríguez, i njohur si “El Químico” (Kimiku), në zbatim të një Kodi të Kuq të kërkuar nga Prokuroria e Shqipërisë.
    Drejtori i Policisë, gjenerali Carlos Fernando Triana, deklaroi më 3 shtator se i arrestuari “dyshohet se shërbente si lidhje mes mafieve shqiptare me prani në Amerikën e Jugut. Rosales koordinonte dhe mbikëqyrte logjistikën e ngarkesave të shumta me kokainë që vinin nga Paqësori kolumbian, të fshehura kryesisht në plehra organike, me destinacion përfundimtar Shqipërinë”.
    Ende nuk është sqaruar nëse ka ndonjë lidhje mes atij arrestimi dhe vrasjes së Artur Tushit, të cilët, sipas të gjitha gjasave, punonin për të njëjtën organizatë klandestine, por hetuesve u ka tërhequr vëmendjen ky përkim. Për momentin, ka dalë në pah aktiviteti i vrullshëm i trafikut të drogës që shqiptarët po e drejtojnë në vendin tonë. Pse vallë kjo prani e tyre kaq e pazakontë?
    Prejardhja dhe zgjerimi i kartelit
    Trafikantët shqiptarë bëjnë pjesë në një mafie që quhet, në mënyrë të përgjithshme, Karteli i Ballkanit. Nuk bëhet fjalë për një organizatë të vetme të strukturuar në mënyrë hierarkike, siç ishte dikur Karteli i Medelinit, por për një koncept që përfshin një grup strukturash kriminale me origjinë nga Gadishulli Ballkanik dhe ish-Jugosllavia, ndaj quhen edhe “Jugomafia”. Disa prej tyre, në fakt, janë armiqësore me njëra-tjetrën.
    Zgjerimi i tyre në Evropë filloi me Luftërat e Ballkanit (1991–2001), të cilat përfunduan me shpërbërjen e Jugosllavisë. Në eksodin e emigrantëve përmes Kontinentit të Vjetër u përzien edhe kriminelë nga Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia, të cilët ngritën rrjete në portet dhe qytetet kryesore, gjë që e lehtësoi zgjerimin e bizneseve të këtyre karteleve. Një model të ngjashëm po ndjekin sot edhe grupe latinoamerikane, si “Treni i Aragua-s” (Venezuelë) dhe “Mara Salvatrucha” (El Salvador), që shfrytëzojnë emigracionin e bashkatdhetarëve të tyre për t’u përhapur.

  • Ekzekutimi Artur Tushit në Kolumbi, detaje të reja nga hetimi: Autori venezuelian u pagua në dollarë

    Ekzekutimi Artur Tushit në Kolumbi, detaje të reja nga hetimi: Autori venezuelian u pagua në dollarë

    Detajet e reja dalin në dritë për Artur Tushin, 44-vjeçarin shqiptar që u ekzekutua me 11 plumba nga një vrasës me pagesë pranë banesës së tij në Medelin, Kolumbi.
    Autori i krimit, një 35-vjeçar venezuelian, u arrestua 19 kilometra larg vendit të ngjarjes. Policia kolumbiane njoftoi se vrasësi ishte paguar në dollarë, ç’ka ngre dyshime se krimi lidhet me përplasje kriminale në qytet.
    Artur Tushi, i njohur në Shqipëri me nofkën Qoti, ishte me origjinë nga fshati Raboshtë në Lezhë. Në vitin 2017, gjatë kohës që jetonte dhe punonte në Itali, ai u rrëmbye në zonën mes Fushë-Milotit dhe fshatrave pranë rrugës kombëtare Milot–Burrel, ndërsa po udhëtonte me makinën e tij, e cila më pas u braktis në vendin e ngjarjes. Sipas Policisë Shqiptare, disa persona ndaluan automjetin e Tushit, i vendosën një qese në kokë dhe e çuan në një banesë ku e mbajtën peng.
    Gjatë rrëmbimit, Tushit i vodhën 200,000 lekë. Hetimet zbuluan se ai nuk kishte precedentë penalë as në Shqipëri, as në Itali, megjithatë dyshohet se rrëmbimi lidhej me aktivitetet e tij jashtë vendit.
    Pas hetimeve të para të kryera nga autoritetet kolumbiane në bashkëpunim me Interpol-in, u zbulua se Tushi kishte precedentë penalë në vende të ndryshme, përfshirë Ekuadorin dhe Spanjën. Ai ishte i përfshirë në çështje që përfshinin dhunë fizike dhe posedim droge.
    Vrasja e Tushit ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës në Amerikën Latine. Dyshohet se ai mund të ketë qenë i lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe të ketë vepruar si një narkotrafikant me lidhje evropiane.

  • Ky është 44-vjeçari shqiptar i vrarë në Kolumbi / FOTO dhe detajet

    Ky është 44-vjeçari shqiptar i vrarë në Kolumbi / FOTO dhe detajet

    Një atentat mafioz u regjistrua në Kolumbi një ditë më parë ku një 44-vjeçar shqiptar, me dokumente ekuadoriane, mbeti viktimë e një sulmi me pagesë në Medellín, pranë qendrës tregtare Santa Fe në El Poblado.
    Shqiptari është identifikuar si Artur Tushi nga fshati Raboshtë i Lezhës i njohur me pseudinimin ‘Qoti’, ndërsa autori venezuelian ka rënë në prangat e policisë.
    Artur Tushi
    Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh. Dëshmitarët në vendngjarje kanë parë një të ri që është afruar me motoçikletë, e ka pyetur shqiptarin për emrin dhe pasi ka marrë konfirmimin ka qëlluar me armë drejt tij.
    “Ai i kërkoi vetëm emrin e personit dhe, kur e konfirmoi se ishte ai e qëlloi për vdekje ”, tha një dëshmitar.
    Në të njëjtin ngjarje, një grua 77-vjeçare mbeti e plagosur. Nuk është ende e qartë nëse e moshuara ishte me viktimën apo kalimtare e rastit.
    “Përmes zyrës së Interpolit, ne kemi kërkuar informacione nga vende të ndryshme që do të kontribuojnë në identifikimin e tij të plotë dhe do të përcaktojnë nëse ky individ ka ndonjë të kaluar kriminale ose precedent penal. I ndaluari iu dorëzua Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe do të përballet me një vendim para një gjyqtari, duke u përballur me dënime të mundshme deri në 33 vjet burg”, tha Gjenerali William Castaño, komandant i Policisë Metropolitane.
    Ndërkohë hetimet e InSight Crime tregojnë se rrjetet shqiptare janë një lojtar kyç në trafikun e drogës në Amerikën Latine, duke përdorur Ekuadorin si bazë kryesore për operacionet e tyre transatlantike .
    Këto grupe kriminale ballkanike kanë dërguar emisarë në Amerikën e Jugut për të negociuar drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës (siç janë disidentët e FARC-ut ose Urabeños në Kolumbi) për të siguruar çmimin më të ulët të mundshëm me shumicë.
    Ky pozicionim strategjik i ka lejuar ata të bëhen përfitues të mëdhenj të kokainës në Amerikën Latine, duke e blerë drogën për afërsisht 2,000 deri në 4,000 dollarë amerikanë për kilogram dhe duke e rishitur atë në Evropë për 30,000 deri në 40,000 dollarë amerikanë.
    Edhe pse shpesh quhen “mafia shqiptare”, ato janë rrjete të decentralizuara, si “Kompania Bello”, objektivi kryesor i të cilave në Ekuador është të negociojnë marrëveshje, të nënkontraktojnë dërgesat për grupet ekuadoriane dhe të pastrojnë para duke blerë kompani fasade eksporti dhe importi, veçanërisht në portin e Guayaquil.
    Shembulli kryesor është ai i Dritan Gjikës (i njohur ndryshe si “Tonny”), një trafikant shqiptar i cili u vendos në Ekuador në vitin 2009, duke u paraqitur si biznesmen dhe duke ndërtuar një perandori të fuqishme të trafikut të drogës.
    Rrjeti i tij trafikoi më shumë se 9.5 tonë kokainë kolumbiane në Evropë nëpërmjet Ekuadorit. Për të vepruar, Gjika krijoi një rrjet të sofistikuar të bazuar në përdorimin e kompanive fasadë, nënkontraktimin, komunikimin nëpërmjet bisedave të koduara dhe, më e rëndësishmja, mbrojtjen e kontakteve të nivelit të lartë brenda elitave ekonomike dhe të sigurisë të Ekuadorit, që dyshohet se përfshinin edhe ish-shefin e policisë.
    Prania e shqiptarëve në Guayaquil karakterizohet gjithashtu nga një konkurrencë e fortë midis këtyre rrjeteve ballkanike, e cila është manifestuar në vrasjet e anëtarëve të dyshuar të mafias në qytetin port.

  • Ekzekutohet për larje hesapesh shqiptari në Kolumbi, autori e pyeti për emrin pastaj e qëlloi

    Ekzekutohet për larje hesapesh shqiptari në Kolumbi, autori e pyeti për emrin pastaj e qëlloi

    Artur Tushi

    KOLUMBI-Artur Tushi, 44 vjeç është ekzekutuar në qytetin e Medelinit në Kolumbi, ndërsa autori venezuelian ka rënë në prangat e policisë. Tushi nga fshati Raboshtë i Lezhës njihej edhe me pseudinimin ‘Qoti’. Viktima, që posedonte dokumente ekuadoriane, u qëllua për vdekje pranë qendrës tregtare “Santa Fe” në zonën e njohur El Poblado.
    Dëshmitarët në vendngjarje kanë parë një të ri që është afruar me motoçikletë, e ka pyetur shqiptarin për emrin dhe pasi ka marrë konfirmimin ka qëlluar me armë drejt tij. Mediat kolumbiane raportojnë se shqiptari u qëllua disa herë, ndërsa në trup ka të paktën 11 plumba, kryesisht në gjoks. Nga breshëria e plumbave mbeti e plagosur edhe një grua 77-vjeçare, ndërsa ende nuk dihet nëse ajo ishte në shoqërinë e viktimës apo thjesht një kalimtare e rastit.
    “Përmes zyrës së Interpolit, ne kemi kërkuar informacione nga vende të ndryshme që do të kontribuojnë në identifikimin e tij të plotë dhe do të përcaktojnë nëse ky individ ka ndonjë të kaluar kriminale ose precedent penal. I ndaluari iu dorëzua Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe do të përballet me një vendim para një gjyqtari, duke u përballur me dënime të mundshme deri në 33 vjet burg”, tha Gjenerali William Castaño, komandant i Policisë Metropolitane.
    Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh. Ndërkohë hetimet e InSight Crime tregojnë se rrjetet shqiptare janë një lojtar kyç në trafikun e drogës në Amerikën Latine, duke përdorur Ekuadorin si bazë kryesore për operacionet e tyre transatlantike. Këto grupe kriminale ballkanike kanë dërguar emisarë në Amerikën e Jugut për të negociuar drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës (siç janë disidentët e FARC-ut ose Urabeños në Kolumbi) për të siguruar çmimin më të ulët të mundshëm me shumicë./ZËRI

  • Ky është shqiptari që u ekzekutua në Kolumbi, dyshohet se e vranë për…

    Ky është shqiptari që u ekzekutua në Kolumbi, dyshohet se e vranë për…

    Personi në foto është Artur Tushi, 41-vjeçari me origjinë nga Lezha i cili u ekzekutua në Kolumbi.
    Sipas dëshmitarëve, një motoçikletë fillimisht iu afrua viktimës e pyetën për emrin më pas e qëlluan për vdekje.
    “Ata dyshohet se kërkuan vetëm emrin e personit dhe, kur e konfirmuan emrin e tij, shkuan në vendin ku e kryen aktin”, tha një dëshmitar.
    Në të njëjtin ngjarje, një grua 77-vjeçare mbeti e plagosur. Nuk është ende e qartë nëse e moshuara ishte me viktimën apo kalimtare e rastit.
    Vrasja me pagesë ndodhi pasditen e së dielës një rrugën El Poblado, ngjitur me qendrën tregtare Santa Fe, në Medellín.
    Vrasësi i dyshuar, një shtetas venezuelian, i cili mbërriti në vendgjarje me motoçikletë, u kap në komunën e Bello-s, në veri të Luginës së Aburrá-s.
    Policia kolumbiane sekuestroi si motoçikletën ashtu edhe arma e zjarrit e përdorur për të kryer vrasjen.

  • Eliminohet shqiptari në Kolumbi/ Drogë nga Amerika Latine, në atentat u plagos dhe shoqëruesja e tij, autori tentoi…

    Eliminohet shqiptari në Kolumbi/ Drogë nga Amerika Latine, në atentat u plagos dhe shoqëruesja e tij, autori tentoi…

    Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një atentati të ndodhur këtë të diel pasdite në Kolumbi. Sipas raportimeve të mediave kolumbiane bëhet me dije se viktima është identifikuar si Artur Tushi, 44 vjeç, i lindur në Shqipëri, por me dokumente ekuadoriane.
    Mësohet se vrasësi me pagesë është arrestuar ndërkohë që po arratisej nga vendngjarja me një motor, ndërsa me vete iu gjet edhe arma e krimit. Nga atentati ka mbetur e plagosur edhe një grua e cila ishte me Tushin në momentin që u qëllua.
    Hetimet tregojnë se rrjetet shqiptare kanë një rol kyç në trafikun e drogës në Amerikën Latine, duke përdorur Ekuadorin si bazë kryesore për operacionet e tyre transatlantike.
    Sipas mediave vendase, këto grupe kriminale ballkanike kanë dërguar emisarë në Amerikën e Jugut për të negociuar drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës për të siguruar çmimin më të ulët të mundshëm me shumicë.

  • Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, plagoset dhe një e moshuar që ndodhej me të, arrestohet autori

    Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, plagoset dhe një e moshuar që ndodhej me të, arrestohet autori

    Një shqiptar ka humbur jetën këtë të diel pasdite në Kolumbi si pasojë e një atentati.

    Viktima, i identifikuar si Artur Tushi, 44 vjeç, i lindur në Shqipëri, por me dokumente ekuadoriane, u qëllua në një sulm të organizuar në vendin e tij të qëndrimit.
    Sipas mediave lokale, autori i krimit u kap menjëherë nga policia ndërsa po tentonte të largohej me motor nga vendngjarja. Me vete, ai kishte edhe armën e përdorur gjatë atentatit.
    Nga sulmi ka mbetur e plagosur edhe një grua 77-vjeçare që ndodhej pranë Tushit në momentin e të shtënave.
    Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

    Top Channel

  • Vritet me armë zjarri shqiptari në Kolumbi

    Vritet me armë zjarri shqiptari në Kolumbi

    Shqiptari Artur Tushi, 44 vjeç, me dokumente ekuadoriane, është qëlluar për vdekje me armë zjarri në El Poblado, Kolumbi.
    Nga të shtënat me armë u plagos një grua e moshuar ndërsa vrasësi i dyshuar u arrestua.
    Paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.

  • Trafikimi i vajzave nga Amerika Latine në Shqipëri/ DETAJET: Kode Bitcoini dhe 1 mln euro të transferuara drejt Kolumbisë

    Trafikimi i vajzave nga Amerika Latine në Shqipëri/ DETAJET: Kode Bitcoini dhe 1 mln euro të transferuara drejt Kolumbisë

    Momente nga arrestimi i Lucas Betancur në Kolumbi

    KOLUMBI- Janë zbuluar detaje të reja lidhur me operacionin e përbashkët të Policisë së Tiranës, Europol-it dhe autoriteteve në Kolumbi për goditjen e grupit që trafikonin vajza në Shqipëri nga Amerika Latine dhe Azia Qendrore, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Autoritetet kolumbiane kanë gjetur në banesën e Lucas Betancur dhe babait të tij, i cili cilësohet si kreu i këtij grupi kriminal, kode të Bitcoin-it dhe fatura të shumta të transfertave të parave, që dyshohet se vinin nga aktiviteti i prostitucionit.
    Ky aktivitet ushtrohej edhe në Tiranë, ku janë zbuluar disa banesa dhe hotele që përdoreshin për prostitucion për vajzat kolumbiane. Sipas burimeve, mësohet se një nga të arrestuarit është Mirel Shperdheja, pronar i një agjencie të pasurive të paluajtshme. Ai kishte vënë në dispozicion 15 banesa në Airbnb për ushtrimin e prostitucionit në Shqipëri. Gjitashtu, autoritetet kanë zbuluar mbi 1 milion euro që janë transferuar nga janari e deri më tani, kryesisht nga vendet e rajonit dhe nga Shqipëria drejt Kolumbisë.
    Në gjurmët e hetimeve kanë rënë edhe shtetasit Ilmar Gugashi, pronar i një hoteli në afërsi të Gjykatës së Lartë, dhe Dritan Suka, i cili komunikonte drejtpërdrejt me Lucasin në Kolumbi, ndërkohë që vënte në dispozicion banesa me qira për vajzat që shfrytëzoheshin për prostitucion.

    Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Mirel Shperdheja

    Por nuk mbaron me kaq!
    Assel Adrysheva dhe Kejvin Ndreu shfrytëzonin vajza nga Kazakistani në hotelin “Alindro”. Ata bashkëpunonin me kolumbianët dhe me Rostyslav Mieshkov për të sjellë vajza në Shqipëri edhe nga vende të tjera aziatike.
    Lucas Betancur detyronte vajzat që vinin në Shqipëri të ushtronin prostitucion dhe, në rast kundërshtimesh, i kërcënonte me jetën e familjarëve të tyre. Por nuk mjaftonte vetëm kërcënimi, ai u merrte peng motrat ose nënat në Kolumbi, dhe në këtë mënyrë vajzat detyroheshin të vinin në Shqipëri dhe të vijonin aktivitetin e prostitucionit./ZËRI