Lara Kolturi do të vazhdojë të përfaqësojë Shqipërinë në ski. Pavarësisht se ishte njoftuar dëshira e skiatores italiane për t’u larguar, Federata e Skive ka njoftuar lajmin e mirë për rinovimin e kontratës.
Kolturi do vazhdojë kështu edhe për të paktën 1 vit duke përfaqësuar ngjyrat kuqezi.
“Një lajm i mirë për Shqipërinë dhe Federatën Shqiptare të skive. Është arritur një marrëveshje që atletja Lara Kolturi të vazhdojë të garojë për Shqipërinë dhe për sezonin 2025-2026.
Po punohet intensivisht për detajet e kontratës. I urojmë Larës suksese në shkollë këto ditë, përveç sportit dhe karrierës në sport Lara mbyll këtë vit studimet e shkollës së mesme. Suksese Larës dhe Shqipërisë në Lojërat Olimpike”, shkruhet në njoftimin e Federatës së Skive.
Tag: kolturi
-

E joshi Italia/ Lara Kolturi “rinovon” për një tjetër vit, do vazhdojë të garojë për flamurin kuqezi
-

Pasiguria e “yjeve” që marrin pasaportë shqiptare dhe rasti i skiatores Lara Kolturi
Adriatik BALLA
Kërkesa e skiatores Lara Kolturi për t’u tërhequr nga Shqipëria dhe për të përfaqësuar vendin e saj të lindjes, Italinë, edhe pse kishte marrëveshje paraprake me federatën shqiptare të skive dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, dushkon se të gjithë sportistët e huaj që kanë marrë pasaportë shqiptare, në çdo moment mund të largohen, menjëherë sapo interesat financiare të tyre dhe nevojat për të bërë karrierë individuale vihen në diskutim. Kjo dëshmon se sporti ynë duhet ta bazojë përfaqësimin ndërkombëtar jo tek “mercenarët”, por tek elementi vendas.
Thënë troç, populli me kohë ka përdorur shprehjen “s’mbahet shtëpia me miell hua”. E si duket kjo vlen dhe për sportistët e huaj që kanë marrë pasaportë shqiptare dhe garojnë për Shqipërinë. Kërkesën e largimit e bëri e para Lara Kolturi, por nesër mund ta bëjnë edhe mundësit medalistë olimpikë sapo Rusia të rikthehet në garat ndërkombëtare.
Situata me skiatoren Kolturi
Lara Kolturi është kryefjala e skive shqiptaro-italiane në këto ditë të fundit të mundësisë së ndryshimit të shtetit që ajo do të përfaqësojë në të ardhmen. Dëshira e saj, e shprehur pranë Federatës Shqiptare të Skive për të kaluar te Italia, ka ndezur atmosferën në shtetin fqinj, për të pasur një nga talentet më të mëdha botërore të skive alpine për femra, në vendin e saj të origjinës. Kjo mund të ndodhë në vitin më të rëndësishëm të këtij sporti, vitin e Olimpiadës Dimërore që zhvillohet në Milano-Kortina 2026. Presidenti i Federatës së Skive, Elvis Toçi, në një qëndrim që i dha “Top Channel”, tregon për “më tepër rreth situatës. “Lara Kolturi është një fëmijë i dy prindërve italianë, pra ajo është një italiane e natyralizuar shqiptare.
Të përfaqësosh vendin tënd, gjuhën tënde, në vitin e Olimpiadës që zhvillohet pikërisht në Itali dhe të jesh në vendin tënd, nuk shoh asgjë jonormale në këtë histori. Por një gjë është shumë normale: ne do të mbrojmë interesat tona, si komb dhe si federatë. Pavarësisht se Larën e krijuan prindërit e saj, pavarësisht se Lara është një prodhim Made in Italy, pa Shqipërinë, pa federatën tonë të skive, Lara Kolturi nuk do të ishte në këtë ‘pjacë’.” Me fjalë të tjera, Lara Kolturi nuk mund të largohet pa lejen e federatës sonë, përndryshe do t’i zërohen të gjitha pikët që ka grumbulluar deri më sot dhe do t’i duhet të qëndrojë pushim për një vit. Megjithatë, a janë financat ngërçi i kësaj situate? “Natyrisht, financat në një botë kapitaliste janë shumë të rëndësishme. Pa financa, as ne nuk do të detyronim një sportiste të qëndronte. Kemi marrë premtimin nga qeveria shqiptare, nga z. Edi Rama – na janë premtuar 300.000 euro. Po bëjmë një përpjekje të jashtëzakonshme që të gjejmë buxhetin për të pasur një kontratë serioze, për ta mbajtur Lara Kolturin.
Ne, si komb, nuk kemi qenë gati për të pasur një sportiste të këtij kalibri në gjirin tonë. Është shumë e rëndësishme me Larën, sepse Lara, duke qenë në top 10-shen e botës, mund të hapë vend për një tjetër sportiste femër. Shqipëria mund të bëjë surprizë nëse Lara Kolturi do të vazhdojë të qëndrojë me ne, sepse nga renditja shumë e mirë e Lara Kolturit, ne mund të kemi një ose dy bonuse”, tha ai. -

Kolturi largohet nga skitë shqiptare, do t’i ngjitet Italisë pas 1 majit
Adriatik BALLA
E ardhur me bujë të përfaqësojë ngjyrat e Shqipërisë, pasi u pajis me pasaportë shqiptare dhe korri disa suksese me ngjyrat kuqezi në garat e mëdha europiane e botërore të skive, Lara Kolturi më në fund bën atë që pritej në fakt, ajo do të tërhiqet nga Shqipëria dhe do të kthehet në origjinë, pra do të përfaqësojë Italinë. Referuara saj që shkruan “top Channel”, skiatorja Lara Kolturi ka kërkuar tashmë zyrtarisht largimin nga Shqipëria, për t’iu rikthyer vendit të origjinës së saj Italisë. E mbërritur rreth 4 vite më parë si një minorene që kishte mamanë të famshme dhe kampione olimpike, Daniela Cekarelin, por në këtë rrugëtim thuajse 4-vjeçare, vetëm ajo dhe Federata Shqiptare e Skive menduan që do të kapnin këtë jackpot, atë të talentit më të madh të botës së skive alpine për të cilën sot pritshmëritë janë maksimale nga e gjithë bota profesioniste e këtij sporti dhe sot është Daniela, nëna e Lara Kolturit. Por me rritjen e nivelit, 3 podiume në Kupën e Botës së këtij edicioni si 18-vjeçare Lara Kolturi u rendit e 7-ta në Botërorin e këtij edicioni gjithashtu duke i dhënë sinjale të forta vendlindjes dhe origjinës së saj, pasi emrat e mëdhenj axurr, një pjesë e madhe e tyre të paktën, janë prapa saj dhe flamurit kuqezi të italianes së natyralizuar në shqiptare.
Italia e kërkon pasi nuk ka pretendente për Olimpiadën dimërore
Gjithsesi, dëmtimi i emrit më të madh të skive italiane për femra, Frederika Brinjone, disa herë kampione absolute, ka lënë një shtet me rreth 70 milion euro buxhet vetëm për skitë, pa një pretendente kryesore për Olimpidën Dimërore, Milano-Kortina 2026 dhe jo vetëm. Për të mbetur te buxhetet dhe paratë, që me sa duket është edhe thembra e Akilit e kësaj marrëdhënieje mes familjes Kolturi dhe Federatës Shqiptare të Skive, që me gjithë dashamirësinë dhe daljes jashtë parashikimeve të qeverisë apo bashkisë së Tiranës për t’i plotësuar nevojat financiare një talenti të madh si Lara, prapë nuk mjaftojnë dhe në të vërtetë, po flasim për një nga sportet më të kushtueshme në Botë.
Refuzimi i kërkesës dhe hapat që ndiqen
Por, kërkesa e saj për t’u larguar, pranë Komitetit Olimpik, nuk është miratuar, pasi në bazë të rregullave botërore të Federatës Ndërkombëtare të Skive, nëse ajo largohet pa miratim, atëherë Lara Kolturi do të qëndrojë një vit pushim, një vit pa Kupë Bote dhe gjithçka në vitin e Olimpiadës Dimërore, asaj që zhvillohet në janar-shkurt 2026-2027. Megjithatë, për të mësuar vendimin përfundimtar se çfarë do të ndodhë, nëse Kolturi do të jetë kuqezi, apo axurre, në Milano-Kortina 2026, kanë mbetur pak ditë, më 1 maj Komitetit Ekzekutiv mbyll afatin e kalimit të sportistëve nga njëra federatë në tjetrën, datë që do të vendosë padyshim edhe për ne dhe familjen Kolturi. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i KOKSH-it tonë dhe si do të operohet ë sportistja të përfaqësojë Italinë. Nuk besohet se Shqipëria do t’i bëhet pengesë të zgjedhë të garojë për vendin e saj të lindjes. Në fund të fundit edhe për Shqipërinë ajo e përmbushi misionin e saj. -

Lara Kolturi dorëzon kërkese zyrtare për të lënë Shqipërinë për Italinë, e pakënaqur nga mungesa e mbështetjes financiare
Lara Kolturi nuk do të përfaqësojë më Shqipërinë në garat e sportit të skive. Skiatorja 18-vjeçare ka ngritur lart flamurin kuqezi gjatë kohës që ka përfaqësuar Shqipërinë, duke arritur që të fitojë edhe medalje. Por mungesa e mbështetjes financiare e ka shtyrë që të marrë vendimin për të lënë Shqipërinë.
Kolturi ka dorëzuar kërkesën zyrtare në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar për të përfaqësuar vendin e saj të lindjes, Italinë. Si afat përfundimtar për shqyrtimin e kësaj kërkese është vendosur data 1 maj. Në rast mosmiratimi, atëherë skiatorja do të qendronte për një vit jashtë garave të skive, duke humbur kështu edhe Lojërat Olimpike Dimërore 2026./Sport Ekspres/