Tag: kolonjës

  • Lëvizje të reje në Policinë e Shtetit/ Largohet nga drejtimi shefi i Komisariatit të Kolonjës, ja kush e zëvendëson (EMRI)

    Lëvizje të reje në Policinë e Shtetit/ Largohet nga drejtimi shefi i Komisariatit të Kolonjës, ja kush e zëvendëson (EMRI)

    foto ilustruese

    KOLONJË- Lëvizje të reja jan regjistruar në radhët e policisë, këtë herë në Komisariatin e Kolonjës. Mësohet se shefi i Komisariati, komisar Alket Pashaj, është larguar nga detyra dhe në vend të tij është emëruar komisar Robert Haskaj. 
    Robert Haskaj ka mbajtur deri më tani postin e shefit të seksionit të trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Gjithashtu, ai ka mbajtur më herët edhe postin e drejtuesit të AMP-së, ndërsa në postin e ri pritet të emërohet në ditët në vijim. Ndërkohë, Alket Pashaj, ka mbajtur postin e shefit të Komisariatit të Kolonjës përgjatë muajve të fundit. Pas largimit, ai pritet të emërohet në një tjetër detyrë brenda strukturave të Policisë së Shtetit.
    Emërimi i ri vjen në vazhdën e lëvizjeve të drejtuesve lokalë. Policia e Shtetit ka bërë ndryshime të rëndësishme në drejtimin e disa komisariateve në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit. Lëvizjet përfshijnë rotacione mes drejtuesve aktualë të komisariateve, me qëllim rritjen e eficiencës dhe forcimin e rendit publik./ZËRI

  • Ndryshime në polici, ikën nga drejtimi shefi i komisariatit të Kolonjës

    Ndryshime në polici, ikën nga drejtimi shefi i komisariatit të Kolonjës

    Vijojnë lëvizjet në drejtorinë e policisë së juglindjes. Shefi i komisariatit të Kolonjës, komisar Alket Pashaj largohet nga detyra ndërsa në vend të tij, vendoset shefi i seksionit të trafiqeve komisar Robert Haskaj. Lëvizja është miratuar ditën e sotme nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit. Alket Pashaj pritet të vendoset në një tjetër pozicion në polici që do të zbardhet në vijim. Sa i përket, shefit të ri të komisariatit të Kolonjës, ai më parë ka mbajtur postin e shefit të seksionit të trafiqeve në dvp Korccë si edhe më herët, postin e drejtuesit të Amp.

  • Shkarkohet shefi i komisariatit të Kolonjës, ja kush e zëvendëson

    Shkarkohet shefi i komisariatit të Kolonjës, ja kush e zëvendëson

    Vijojnë lëvizjet në drejtorinë e policisë së juglindjes. Sipas informacioneve, shefi i komisariatit të Kolonjës, komisar Alket Pashaj largohet nga detyra ndërsa në vend të tij, vendoset shefi i seksionit të trafiqeve komisar Robert Haskaj.
    Mësohet se lëvizja është miratuar ditën e sotme nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit.

    Komisar Alket Pashaj pritet të vendoset në një tjetër pozicion në polici që do të zbardhet në vijim. Sa i përket, shefit të ri të komisariatit të Kolonjës, ai më parë ka mbajtur postin e shefit të seksionit të trafiqeve në dvp Korccë si edhe më herët, postin e drejtuesit të Amp.
    gijotina.com

  • Largohet nga drejtimi shefi i komisariatit në policinë e  Kolonjës. Ja kush e zëvendëson (EMRAT)

    Largohet nga drejtimi shefi i komisariatit në policinë e  Kolonjës. Ja kush e zëvendëson (EMRAT)

    Vijojnë lëvizjet në drejtorinë e policisë së juglindjes.
    Sipas informacioneve, shefi i komisariatit të Kolonjës, komisar Alket Pashaj largohet nga detyra ndërsa në vend të tij, vendoset shefi i seksionit të trafiqeve komisar Robert Haskaj.
    Mësohet se lëvizja është miratuar ditën e sotme nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
    Komisar Alket Pashaj pritet të vendoset në një tjetër pozicion në polici që do të zbardhet në vijim. Sa i përket, shefit të ri të komisariatit të Kolonjës, ai më parë ka mbajtur postin e shefit të seksionit të trafiqeve në DVP Korçë si edhe më herët, postin e drejtuesit të AMP.

  • Robert Haskaj emërohet shef i ri i Komisariatit të Kolonjës

    Robert Haskaj emërohet shef i ri i Komisariatit të Kolonjës

    Robert Haskaj është emëruar shefi i ri i komisariatit të Kolonjës. Haskaj, deri më sot ka mbajtur pozicionin e Shefit të Seksionit të Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës ndërsa më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rajonin Elbasan – Korçë.

    Ndërkohë, Alket Pashaj, i cili ka mbajtur pozicionin e shefit të komisariatit të Kolonjës pritet të emërohet në një tjetër detyrë brenda strukturave të Policisë së Shtetit.

  • Ura në Qafzë të Kolonjës shkatërrohet nga shirat, 13 fshatra të izoluar prej 20 ditësh

    Ura në Qafzë të Kolonjës shkatërrohet nga shirat, 13 fshatra të izoluar prej 20 ditësh

    Ura në fshatin Qafzë të Kolonjës është dëmtuar rëndë dhe është bërë e pakalueshme si pasojë e reshjeve të dendura të pak ditëve më parë, duke krijuar një situatë alarmante për banorët e zonës.
    Si pasojë e dëmtimit të urës, 13 fshatra kanë mbetur tërësisht të izoluara, ndërsa qindra banorë, shumica të moshuar, janë lënë pa akses në shërbimet bazë. Ata nuk kanë mundësi të shkojnë në qendrën shëndetësore, nuk kanë ambulancë dhe ndihmë emergjente, duke rrezikuar seriozisht jetën.
    Sipas banorëve, kanë kaluar rreth 20 ditë nga dëmtimi i urës, por deri më tani Bashkia e Kolonjës nuk ka marrë asnjë masë konkrete për riparimin e saj. Mungesa e reagimit nga institucionet vendore ka shtuar edhe më tej shqetësimin dhe pasigurinë në zonë.
    Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë dhe izolimi po i lë në mëshirë të fatit.

  • Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai lë ambientet e SPAK pas rreth 2 orësh. U paraqit për…

    Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai lë ambientet e SPAK pas rreth 2 orësh. U paraqit për…

    Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, u largua nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh qëndrimi këtë të enjte.
    Isai është paraqitur edhe më herët në Prokurorinë e Posaçme, ku ndaj tij po hetohet për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike.
    Ai akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”.
    Bashkë me Erion Isain, janë marrë të pandehur edhe 6 zyrtarë të tjerë të Bashkisë së Kolonjës, të cilët po ashtu akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
    Një prej çështjeve për të cilat është marrë i pandehur Erion Isai ka të bëjë me ndërtimin e aksit rrugor Korçë-Ersekë. Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se nuk janë respektuar udhëzimet e autoritetit kontraktues dhe, po ashtu, cilësia e punimeve ka qenë e dobët.
    Gjithashtu, dyshohet se ka qenë e paracaktuar nga Erion Isai dhe anëtarët e KVO-së, kompania fituese për tenderin për ndërtimin e pjesës që i takonte Bashkisë së Kolonjë.
    Rruga Korçë – Ersekë është gjithsej 35 kilometër e gjatë, standard normal i kategorisë C, me vetëm një korsi. Ndërtimi i aksit u nda në dy pjesë. Pjesa e parë me gjatësi 18 kilometra u bë gjatë qeverisjes demokrate me kosto totale 15 milionë euro.
    Ndërsa pjesa e mbetur me gjatësi 17 kilometra u tenderua nga qeveria aktuale me një vlerë fillestare 5 miliardë lekësh ose gati 48 milionë euro. Por, faturës së kripur iu shtuan dhe 9,4 milionë euro përmes dy procedurash modifikimi të kontratës. Pra, Qeveria “Rama” e ndërtoi gjysmën e rrugës me mbi 3 herë kosto më të larta se Qeveria e Berishës.
    Me këto ndryshime, kosto totale e rrugës shkoi në 72,4 milionë euro pa TVSH. Rruga Korçë-Ersekë duhet të përfundonte në qershor të vitit 2023. Por afati u shty me një vit dhe teksa pritej inagurimi, një pjesë e rrugës u ‘shkërmoq’ pasditen e 18 shkurtit të vitit 2024, ende pa nisur qarkullimi i mjeteve.
    Punimet për këtë aks rrugor u kryen nga kompania “A.N.K ” e familjes së ish-deputetit Ndue Kola, ndërsa autoriteti prokurues është Autoriteti Rrugor Shqiptar.
    Ndërkohë, mësohet se Erion Isai akuzohet edhe për tenderat e rikonstruksionit të digës së Rezervuarit të Gjonçit, Ujësjellësin e Kolonjës dhe ndërtimi i pritave malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë, gjatë vitit 2023. Dyshimet janë se punimet nuk janë kryer siç duhet, duke sjellë pasoja për cilësinë dhe standardet e punimeve publike në këtë zonë.

  • Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai lë ambientet e SPAK pas rreth 2 orësh. U paraqit për… (VIDEO)

    Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai lë ambientet e SPAK pas rreth 2 orësh. U paraqit për… (VIDEO)

    Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai ka lënë ambietet e SPAK pas rreth dy orësh. 
    Isai është paraqitur edhe më parë në ambientet e SPAK,  ndërsa është marrë i pandehur per akuzën e shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike. 
    Ai akuzohet konkretisht për “Shkelje të parimeve të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike”. 

  • I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Erion Isai paraqitet në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve

    I pandehur për shkelje të barazisë në tendera, Erion Isai paraqitet në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve

    erion isai ne spak

    TIRANË- Kryetari i bashkisë Kolonjë, Erion Isai është paraqitur mesditën e kësaj të enjteje në SPAK. Pasi u mor në pyetje për rreth 2 orë, Isai ka dalë nga ambientet e SPAK, duke mos dhënë asnjë deklaratë për gazetarët në lidhje me paraqitjen e tij në Prokurorinë e Posaçme.

    Erion Isai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme të martën 23 shtatorit. Bashkë me Erion Isain janë marrë të pandehur edhe 5 persona të tjerë zyrtarë të bashkisë se Kolonjës, për tenderin e rrugës Korçë-Ersekë dhe për ujësjellësin e Kolonjës, projekt që dyshohet se është falsifikuar për përfitime të paligjshme.
    Kryebashkiaku i Kolonjës u paraqit në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin 15 Janarit 2025, ku refuzoi të zbulonte për mediat arsyen e paraqitjes. Isai është thërritur dhe më parë në SPAK. Më 30 maj të vitit 2023, ai u pyet në Prokurorinë e Posaçme për një tender rruge, çështje për të cilën është kallëzuar nga Esmerald Xhafa, për dyshimin se ka kryer disa vepra penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsion pasiv dhe aktiv”, “fshehje e pasurisë” dhe për “shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”./ZËRI

  • Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet sërish në SPAK

    Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet sërish në SPAK

    Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur sërish në SPAK këtë të të enjte.
    Isai është thirrur lidhur me çështjen që po hetohet, raporton gazetarja Anila Hoxha.
    Së bashku me zyrtarë të tjerë të Bashkisë, Isai akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.
    I gjithë grupi u mor i pandehur nga SPAK në lidhje me dy tenderë atë të rrugës Korçë-Ersekë dhe për Ujësjellësin e Kolonjës.