Kolesteroli është një lloj yndyre thelbësore për funksione të shumta në trup, përfshirë trurin. Rreth 20-25% e kolesterolit të trupit ndodhet në tru, ku luan një rol të rëndësishëm në ndihmën e ndërtimit dhe ruajtjes së lidhjeve ndërmjet qelizave nervore. Këto lidhje janë kyçe për mësimin, kujtesën dhe funksionimin e përgjithshëm të trurit. Megjithatë, kolesteroli në gjak nuk kalon në tru, prandaj truri duhet ta prodhojë atë vetë.
Niveli i ulët i kolesterolit në tru mund të ndikojë në mënyrën se si qelizat nervore lidhën me njëra-tjetrën, duke shkaktuar probleme me kujtesën dhe dëmtim të qelizave nervore. Çrregullimet në nivelin e kolesterolit të trurit lidhen me sëmundje neurodegjenerative, si Alzheimer dhe Parkinson.
Në anën tjetër, kolesteroli i gjakut, veçanërisht ai me densitet të ulët (LDL), shpesh quhet “kolesterol i keq” dhe ka lidhje me funksionin e trurit dhe rënien e aftësive mendore. Studime të shumta kanë treguar se nivelet e larta të kolesterolit mund të kontribuojnë në dobësimin e kujtesës dhe zhvillimin e demencës me kalimin e moshës. Megjithatë, tek të moshuarit, kjo lidhje mbetet e paqartë, dhe disa studime sugjerojnë se kolesteroli i lartë mund të ketë efekte mbrojtëse në shëndetin e trurit.
Përdorimi i statinave për uljen e niveleve të kolesterolit, i cili ka shkaktuar shqetësime lidhur me rënien e funksionit mendor, nuk ka treguar lidhje me ndryshime të mëdha në funksionin e trurit në studimet e fundit.
Tag: kolesterolit
-

Kolesteroli dhe truri: Çrregullimet që mund të shkaktojë dhe mënyra për t’i parandaluar
-

Kolesteroli i keq, është zbuluar një antitrup që ul rrezikun e goditjes në tru dhe infarktit
Kolesteroli i ashtuquajtur i keq, tipi LDL (lipoproteinat me dendësi të ulët), i cili transporton kolesterolin nga mëlçia drejt indeve të trupit, kur është i pranishëm në sasi të tepërt, priret të depozitohet në muret e arterieve duke shkaktuar bllokime që rrezikojnë të çojnë në sëmundje kardiovaskulare siç janë iktusi (goditje ne tru) dhe infarkti. Një zbulim i ri i realizuar nga një ekip italian duket se mund të revolucionarizojë luftën kundër kolesterolit të keq.
Ky studim u zhvillua nga Azienda Ospedaliera Ordine Mauriziano e Torinos dhe u prezantua në ESC të Madridit, një kongres prestigjioz ndërkombëtar i kardiologjisë, ku morën pjesë mbi 40 mijë specialistë nga e gjithë bota. Studiuesit zbuluan ekzistencën e një antitrupi monoklonal të aftë për të ulur kolesterolin e keq dhe pllakat karotide, duke sjellë një reduktim shtatë herë më të madh të rrezikut nga infarkti, iktusi dhe ngjarje të tjera vaskulare.
Rasti i parë
Studimi nisi nga një rast i vitit 2016 i një pacienti torinez 78-vjeçar, i ndjekur nga doktoresha Tiziana Claudia Aranzulla, që kishte një stenozë karotide prej 70%. Stenoza karotide është një ngushtim i arterieve karotide, të cilat kalojnë në qafë dhe dërgojnë gjakun në tru. Pllakat e shkaktuara nga teprica e kolesterolit të keq bllokojnë këto arterie, duke rritur ndjeshëm rrezikun e infarktit, iktusit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Për të shmangur ndërhyrjen kirurgjikale, pacienti u trajtua me terapi monoklonale, dhe stenoza iu ul me 55%, duke e evituar kështu operacionin. Ky rast hapi rrugën për kërkimin shkencor të quajtur Caruso (CARotid plaqUe StabilizatiOn and regression with Evolocumab), te mbi 170 pacientë me stenozë karotide ≥ 50% dhe kolesterol LDL-C ≥ 100 mg/dl.
Rezultatet e studimit
Në prezantimin e saj në Madrid, doktoresha Aranzulla shpjegoi se një grup pacientësh u trajtuan me të njëjtin antitrup monoklonal të quajtur Evolocumab, i aftë të bllokojë proteinën PCSK9, e cila pengon mëlçinë të largojë kolesterolin LDL. Brenda një viti, ky grup pa një ulje prej 73.5% të kolesterolit të keq, ndërsa pacientët që morën trajtimin standard patën një ulje prej 48.3%. Për më tepër, te pacientët e trajtuar me Evolocumab pati një ulje të pllakave prej 68.4%, kundrejt 63.5% të terapisë tradicionale, si dhe vetëm 2.4% raste të ngjarjeve kardiovaskulare negative, krahasuar me 14.4% te grupi tjetër.
Në bazë të këtyre të dhënave, studiuesit konfirmojnë se antitrupi monoklonal mund të bëhet metoda standarde e trajtimit për pacientët me stenozë karotide ≥ 50%, duke ndihmuar në uljen e rreziqeve të infarktit ose iktusit të shkaktuara nga teprica e kolesterolit të keq.
-

Nga avokado tek tërshëra, ja cilat janë disa nga ushqimet që luftojnë kolesterolin
Kolesteroli i lartë është një problem i zakonshëm në ditët e sotme, i lidhur ngushtë me mënyrën tonë të të ushqyerit dhe stilin e jetesës. Megjithatë nëse kolesteroli juaj është pak më i lartë se normalja, mos u shqetësoni, është e rëndësishme të dini se mund të bëni shumë ndryshime në dietën tuaj për ta kontrolluar atë.
Sipas ekspertëve këto janë ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit.
Avokado
Avokadoja është një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme. Ajo ndihmon në rritjen e kolesterolit të mirë (HDL) dhe uljen e atij të keq (LDL).
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit, veçanërisht ai ekstra i virgjër, është plot me antioksidantë dhe yndyrna të pangopura, që ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut dhe në uljen e kolesterolit.
Fasulet dhe bishtajoret
Të pasura me proteina bimore dhe fibra, ato ndihmojnë në mbajtjen e ndjenjës së ngopjes dhe përmirësojnë tretjen.
Frutat (si mollët, dardhat dhe kumbullat)
Të pasura me pektinë, një lloj tjetër i fibrave të tretshme, këto fruta ndihmojnë në pastrimin e trupit nga kolesteroli i tepërt.
Arra dhe bajame
Studimet tregojnë se një grusht arra apo bajame në ditë mund të përmirësojë shëndetin e zemrës, duke ulur kolesterolin dhe përmirësuar elasticitetin e arterieve.
Çaji jeshil
Ky çaj përmban antioksidantë që ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit dhe në kontrollin e kolesterolit. Reduktimi i ushqimeve të përpunuara, mishrave të yndyrshëm është po aq i rëndësishëm sa edhe shtimi i ushqimeve të mira në dietë.
Tërshëra
Tërshëra është e pasur me fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në largimin e kolesterolit nga gjaku. -

Kolesteroli i lartë mund të jetë i trashëguar. Ja çfarë mund të bëni për këtë.
Shumë njerëz mendojnë se kolesteroli i lartë vjen nga ushqyerja jo e shëndetshme dhe mungesa e aktivitetit fizik, një gjendje që zhvillohet me moshën. Por nganjëherë ai është gjenetik, i njohur si hiperkolesterolemia familjare (FH).
“Te kjo gjendje, njerëzit kanë një mutacion gjenetik që shkakton nivele të larta të kolesterolit LDL gjatë gjithë jetës,” thotë Ashish Sarraju, kardiolog në Klinikën Cleveland. Rreth 1 në 250 persona kanë FH, por shumica mbeten të padiagnostikuar.
Njohja e hershme e kolesterolit të trashëguar është thelbësore. National Geographic bisedoi me tre kardiologë për të shpjeguar çfarë duhet të dini.
Çfarë është kolesteroli dhe pse është i rrezikshëm?
Kolesteroli është një yndyrë dyllore thelbësore për çdo qelizë. “Muret e qelizave tona përbëhen prej tij dhe hormonet varen prej tij,” thotë Stephen Kopecky nga Klinika Mayo. Me triliona qeliza që kërkojnë dhjetëra mijëra doza çdo ditë, kolesteroli është jetik.
Ai transportohet nëpër trup me grimca të quajtura lipoproteina. HDL (“kolesteroli i mirë”) çon LDL (“kolesteroli i keq”) në mëlçi për t’u eliminuar. Por nivelet e larta të LDL-së mund të ngjiten në arterie, duke shkaktuar inflamacion dhe çarje. Kjo nxit mpiksje gjaku, infarkt ose goditje në tru.
Kolesteroli i lartë rrallë shfaq simptoma. Zakonisht zbulohet me analiza rutine gjaku. Në raste të rralla, depozita shfaqen në tendina, lëkurë ose sy.
Si ta kuptoni nëse është i trashëguar
Ushqyerja e keqe, obeziteti dhe mungesa e aktivitetit janë shkaqet më të zakonshme të kolesterolit të lartë, zakonisht mbi 200 mg/dL. Nivelet optimale janë rreth 150 mg/dL. Ky lloj kolesteroli mund të përmirësohet me stil jete të shëndetshëm, por FH është gjenetik dhe nuk mund të përmbyset.
FH ndodh kur njëri ose të dy prindërit transmetojnë mutacionin. Diagnostikimi i hershëm është vendimtar. Fëmijët me histori familjare mund të testohen midis moshës 9–11 vjeç, ndonjëherë edhe më herët. Të rriturit me histori familjare të infarkteve ose goditjeve duhet të testohen menjëherë.
Shumë persona me FH kanë gjithashtu nivele të larta të lipoproteinës, një grimcë tjetër gjenetike që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Çfarë të bëni nëse keni FH
Trajtimi përqendrohet në uljen e rrezikut. “Ndryshimet e stilit të jetesës nuk ulin LDL-në tek FH-ha, por e reduktojnë rrezikun kardiak deri në 80 për qind,” thotë Kopecky.
Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon një dietë me fruta, perime, drithëra integrale, peshk, mish shpendësh dhe arra, duke kufizuar kripën, sheqerin dhe mishin e kuq. Këshillohet të bëhen të paktën 150 minuta ushtrime aerobike çdo javë, si ecje, çiklizëm ose not. Pirja e duhanit duhet shmangur.
Kontrollet e rregullta të kolesterolit çdo vit ose çdo dy vjet janë të rëndësishme. Shumë pacientë mund të kenë nevojë për barna si statinat, në varësi të rrezikut dhe historisë familjare.
Një diagnozë e FH-së, megjithëse serioze, është e menaxhueshme. “Në shumicën e rasteve, kolesteroli i lartë është i trajtueshëm dhe një betejë e fitueshme,” thotë Sarraju./National Geographic – Syri.net
-

Pini lëng luleshtrydhesh kundër kolesterolit dhe pro zemrës
Lëngu i luleshtrydheve përmban një pasuri vlerash unike shëndetësore dhe mbart veti dhe funksione mjaft të dobishme për trupin e njeriut.
Akademikët dhe studiuesit kanë analizuar efektet e lëngut të luleshtrydheve në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe kanë dalë në disa përfundime shumë të rëndësishme.
Studimet e tyre provojnë shkencërisht se luleshtrydhet përmbajnë disa substanca natyrale të cilat luajnë rol shumë mirëbërës në organizëm.
Këto substanca me bazë proteinike sjellin një kombinim të fuqive antioksidante dhe çlirojnë një sërë reagimesh të vlefshme në organizëm sidomos për rritjen e imunitetit , uljen e numrit të lipideve dhe zvogëlimin e kolesterolit në gjakun që qarkullon në organizëm.
Konsumimi i luleshtrydheve dhe aq më tepër i lëngut të luleshtrydheve që ofron më shumë sasi të produktit të konsumuar redukton fuqishëm nivelet e larta të kolesterolit të keq.
Gjithashtu funksionet e lëngut të luleshtrydheve përfshijnë uljen e prekshmërisë nga sëmundja e diabetit të tipit 2 dhe një mbrojtje shumë herë më të madhe nga sëmundjet dhe problemet e zemrës.
Kjo pije e kuqe është një dashuri më vete, jo vetëm për të rinjtë, por edhe për të moshuarit. Në përbërës i veçantë kimik i quajtur fisetin ndihmon të luftojë efektet e diabetit në fazat e para të tij, ul tensionin e gjakut dhe parandalon sëmundjen e Alzhaimerit tek të moshuarit.
Luleshtrydhja i bën mirë zemrës. Ajo përmban folat, vitaminë C dhe fibër. Ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Rrit nivelin e kaliumit në gjak e rrjedhimisht mban tensionin e gjakut nën kontroll.
Duke qenë se kjo periudhë është koha më e duhur e vitit për të përfituar nga luleshtrydhet e kultivuara në Shqipër, atëherë nuk duhet ta humbni këtë rast. Çmimet e luleshtrydheve në tregun vendas janë në nivelet më të ulëta, ndaj është momenti i mirë për lëngun e luleshtrydheve.
Në rast se doni të përgatisni vetë lëngun e luleshtrydheve, atëherë do t’ju duhen rreth 2 kilogram luleshtrydhe, 3 mollë dhe gjysëm litri ujë. Pastrojini luleshtrydhet, lajini dhe grijini në makinën grirëse. Më pas pastroni mollët dhe pritini në copa të cilat i grini së bashku edhe një herë me luleshtrydhet. shtoni ujin dhe grijeni të gjithë masën për 1 minutë. Shtoni lëngun e një gjysme limoni.
Lëngu juaj i luleshtrydheve do të jetë gati për t’u pirë pa u kulluar pasi edhe mushti i luleshtrydheve ka fibër të mirë. Ju do të merrni një shije magjike, ndërsa organizmi do të përfitojë vlera unike mirëbërëse.
-

Lëng luleshtrydhesh kundër kolesterolit dhe pro zemrës, zbuloni funksionet e dobishme për trupin e njeriut
Lëngu i luleshtrydheve përmban një pasuri vlerash unike shëndetësore dhe mbart veti dhe funksione mjaft të dobishme për trupin e njeriut.
Akademikët dhe studiuesit kanë analizuar efektet e lëngut të luleshtrydheve në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe kanë dalë në disa përfundime shumë të rëndësishme.
Studimet e tyre provojnë shkencërisht se luleshtrydhet përmbajnë disa substanca natyrale të cilat luajnë rol shumë mirëbërës në organizëm.
Këto substanca me bazë proteinike sjellin një kombinim të fuqive antioksidante dhe çlirojnë një sërë reagimesh të vlefshme në organizëm sidomos për rritjen e imunitetit , uljen e numrit të lipideve dhe zvogëlimin e kolesterolit në gjakun që qarkullon në organizëm.
Konsumimi i luleshtrydheve dhe aq më tepër i lëngut të luleshtrydheve që ofron më shumë sasi të produktit të konsumuar redukton fuqishëm nivelet e larta të kolesterolit të keq.
Gjithashtu funksionet e lëngut të luleshtrydheve përfshijnë uljen e prekshmërisë nga sëmundja e diabetit të tipit 2 dhe një mbrojtje shumë herë më të madhe nga sëmundjet dhe problemet e zemrës.
Kjo pije e kuqe është një dashuri më vete, jo vetëm për të rinjtë, por edhe për të moshuarit. Në përbërës i veçantë kimik i quajtur fisetin ndihmon të luftojë efektet e diabetit në fazat e para të tij, ul tensionin e gjakut dhe parandalon sëmundjen e Alzhaimerit tek të moshuarit.
Luleshtrydhja i bën mirë zemrës. Ajo përmban folat, vitaminë C dhe fibër. Ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Rrit nivelin e kaliumit në gjak e rrjedhimisht mban tensionin e gjakut nën kontroll.
Duke qenë se kjo periudhë është koha më e duhur e vitit për të përfituar nga luleshtrydhet e kultivuara në Shqipër, atëherë nuk duhet ta humbni këtë rast. Çmimet e luleshtrydheve në tregun vendas janë në nivelet më të ulëta, ndaj është momenti i mirë për lëngun e luleshtrydheve.
Në rast se doni të përgatisni vetë lëngun e luleshtrydheve, atëherë do t’ju duhen rreth 2 kilogram luleshtrydhe, 3 mollë dhe gjysëm litri ujë. Pastrojini luleshtrydhet, lajini dhe grijini në makinën grirëse. Më pas pastroni mollët dhe pritini në copa të cilat i grini së bashku edhe një herë me luleshtrydhet. shtoni ujin dhe grijeni të gjithë masën për 1 minutë. Shtoni lëngun e një gjysme limoni.
Lëngu juaj i luleshtrydheve do të jetë gati për t’u pirë pa u kulluar pasi edhe mushti i luleshtrydheve ka fibër të mirë. Ju do të merrni një shije magjike, ndërsa organizmi do të përfitojë vlera unike mirëbërëse./AgroWeb.org
-

Nga tërshëra te çaji jeshil ja ushqimet që luftojnë kolesterolin
Kolesteroli i lartë është një problem i zakonshëm në ditët e sotme, i lidhur ngushtë me mënyrën tonë të të ushqyerit dhe stilin e jetesës.
Megjithatë nëse kolesteroli juaj është pak më i lartë se normalja, mos u shqetësoni, është e rëndësishme të dini se mund të bëni shumë ndryshime në dietën tuaj për ta kontrolluar atë.
Sipas ekspertëve këto janë ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit.
Tërshëra
Tërshëra është e pasur me fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në largimin e kolesterolit nga gjaku.
Avokado
Avokadoja është një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme. Ajo ndihmon në rritjen e kolesterolit të mirë (HDL) dhe uljen e atij të keq (LDL).
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit, veçanërisht ai ekstra i virgjër, është plot me antioksidantë dhe yndyrna të pangopura, që ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut dhe në uljen e kolesterolit.
Fasulet dhe bishtajoret
Të pasura me proteina bimore dhe fibra, ato ndihmojnë në mbajtjen e ndjenjës së ngopjes dhe përmirësojnë tretjen.
Frutat (si mollët, dardhat dhe kumbullat)
Të pasura me pektinë, një lloj tjetër i fibrave të tretshme, këto fruta ndihmojnë në pastrimin e trupit nga kolesteroli i tepërt.
Arra dhe bajame
Studimet tregojnë se një grusht arra apo bajame në ditë mund të përmirësojë shëndetin e zemrës, duke ulur kolesterolin dhe përmirësuar elasticitetin e arterieve.
Çaji jeshil
Ky çaj përmban antioksidantë që ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit dhe në kontrollin e kolesterolit.
Reduktimi i ushqimeve të përpunuara, mishrave të yndyrshëm është po aq i rëndësishëm sa edhe shtimi i ushqimeve të mira në dietë.
Konsultohuni gjithmonë me mjekun apo dietologun përpara se të bëni ndryshime të mëdha në dietë, veçanërisht nëse keni probleme shëndetësore ekzistuese.
-

Ja ushqimet që luftojnë kolesterolin
Kolesteroli i lartë është një problem i zakonshëm në ditët e sotme, i lidhur ngushtë me mënyrën tonë të të ushqyerit dhe stilin e jetesës.
Fatmirësisht, ndryshimet në dietë mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL), duke përmirësuar ndjeshëm shëndetin e zemrës.
Ja disa nga ushqimet që ekspertët rekomandojnë për të ndihmuar në uljen e kolesterolit:1.Tërshëra dhe drithërat e plota
Tërshëra është e pasur me fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në largimin e kolesterolit nga gjaku. Një tas me bollgur në mëngjes është një fillim i shkëlqyer për ditën.
2.Avokado
Avokadoja është një burim i shkëlqyer i yndyrnave të shëndetshme. Ajo ndihmon në rritjen e kolesterolit të mirë (HDL) dhe uljen e atij të keq (LDL).
3.Vaji i ullirit ekstra i virgjër
Ky “ar i lëngshëm” mesdhetar është plot me antioksidantë dhe yndyrna të pangopura, që ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut dhe në uljen e kolesterolit.
4.Fasulet dhe bishtajoret
Plot me proteina bimore dhe fibra, ato ndihmojnë në mbajtjen e ndjenjës së ngopjes dhe përmirësojnë tretjen, duke ndikuar pozitivisht në profilin lipidik të gjakut.
5.Frutat me lëkurë (si mollët, dardhat dhe kumbullat)
Të pasura me pektinë, një lloj tjetër i fibrave të tretshme, këto fruta ndihmojnë në pastrimin e trupit nga kolesteroli i tepërt.
6.Arra dhe bajame
Studimet tregojnë se një grusht arra apo bajame në ditë mund të përmirësojë shëndetin e zemrës, duke ulur kolesterolin dhe përmirësuar elasticitetin e arterieve.
7.Çaji jeshil
Kjo pije antike është e mbushur me antioksidantë që ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit dhe në kontrollin e kolesterolit.
Reduktimi i ushqimeve të përpunuara, mishrave të yndyrshëm dhe yndyrnave trans është po aq i rëndësishëm sa edhe shtimi i ushqimeve të mira në dietë. Një dietë e shëndetshme nuk duhet të jetë e mërzitshme!
Me zgjedhjet e duhura, mund të shijoni ushqimin dhe njëkohësisht të kujdeseni për zemrën tuaj. Konsultohuni gjithmonë me mjekun apo dietologun përpara se të bëni ndryshime të mëdha në dietë, veçanërisht nëse keni probleme shëndetësore ekzistuese.

