Tag: kolegëve

  • ‘Koreografia’ kundër Ramës në Kuvend, ja deputetet që nuk i’u bashkuan kolegëve të tyre

    ‘Koreografia’ kundër Ramës në Kuvend, ja deputetet që nuk i’u bashkuan kolegëve të tyre

    Gjatë seancës së sotme plenare, në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën në foltoren e Kuvendit, opozita vendosi t’i kthejë shpinën në shenjë proteste. Deputetët e PD dhe të grupeve opozitare u ngritën njëkohësisht, duke shfaqur një akt demonstrativ kundër kreut të qeverisë. Por, disa nga deputetë e opozitës nuk morë pjesë në këtë korografi kundër kryeministrit.
    Erald Kapri dhe Agron Shehaj, përfaqësues të partisë “Mundësia”, nuk u bashkuan me veprimin e opozitës. Të dy deputetët qëndruan të ulur gjatë gjithë fjalës së Ramës, duke mos iu bashkuar protestës simbolike të kolegëve opozitarë.
    Gjithashtu dhe deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, qëndroi e ulur dhe nuk iu bashkua grupit të saj. Veprimi i Bardelit shfaq një tjetër çarje brenda PD-së, ku jo të gjithë deputetët ndajnë të njëjtën qasje apo taktikë përballë mazhorancës.

  • Tragjike/ Mësuesja rrëzohet papritur në sallë para kolegëve, dyshimet e para

    Tragjike/ Mësuesja rrëzohet papritur në sallë para kolegëve, dyshimet e para

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një shkollë në Lamia, kur një mësuese 60-vjeçare është rrëzuar përtokë, teksa ndodhej në sallën e mësuesve, gjatë pushimit të mësimit dhe para kolegëve të saj.
    Sipas raportit të LamiaNow.gr, 60-vjeçarja është rrëzuar papritur, me shenja që tregojnë një arrest kardiak.
    Kolegu i saj, pavarësisht tronditjes, u përpoq ta ndihmonte ndërsa një ambulancë u thirr për ta transportuar në spital.
    Sipas informacioneve fillestare, 60-vjeçarja ishte pa ndjenja. Ajo vdiq disa minuta më vonë gjatë transferimit të saj në Spitalin Lamia.
    Ndërkohë, shkaqet e sakta të vdekjes së saj të papritur do të zbulohen nga autopsia që do të kryhet nga Shërbimi Mjekësor Ligjor i Greqisë Qendrore.

  • “Gjykatësi e parandjeu ngjarjen ditën e krimit”, Prençi: Iu tha kolegëve “kam një gjyq problematik”

    “Gjykatësi e parandjeu ngjarjen ditën e krimit”, Prençi: Iu tha kolegëve “kam një gjyq problematik”

    Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi ka zbuluar në Off the Record se gjykatësi i ndjerë ditën e ngjarjes kishte folur me kolegët e tij në kafe se kishte një gjyq problematik për çështje prones, sikur e kishte parandjerë se mund të kishte pasoja. 
    Sipas Prençit, nëse gjyqi i Apelit do të mbahej në Shkodër, policia do të ishte në dijeni të rrezikshmërisë dhe do të kishte marrë masa. 
    “I ndjeri Kalaja në kafe iu ka thënë kolegëve se kam një gjyq problematic për cështje prone. E kanë thënë kolegët. Dhe nuk I ka thënë dot dikujt tjetër. Dhe e ka ndjerë. Fati e donte që ai ishte nga Shkodra dhe palët nga Shkodra. Po të ishte në Shkodër gjyqi, policia e dinte rrezikshmërinë. Dhe harta e re e ndarjes së gjyqësorit çoi deri në shuarje e gjyqësorit dhe republikës”, tha Prençi për gazetarin Andrea Danglli. 
     

  • E rëndë/ U shkoi në ndihmë kolegëve për shuarjen e flakëve, pëson djegie komandanti i zjarrfikësve në Delvinë

    E rëndë/ U shkoi në ndihmë kolegëve për shuarjen e flakëve, pëson djegie komandanti i zjarrfikësve në Delvinë

    Një vatër zjarri e papritur ka rënë mesditën e kësaj të hëne në fshatin Blerimas, pranë një pularie. Menjëherë kanë shkuar në vendngjarje efektivë të MZSH Delvinë, dhe u bë e mundur shuarja e zjarrit pa arritur të merrte përmasa që do ta bënin situatën shumë të rëndë.
    Edhe pse ishte pushim, pra jashtë shërbimit, pas disa ditëve shumë të ngarkuara me zjarre, në ndihmë të kolegëve shkoi edhe Besnik Hasani, komandant shërbimi në MZSH Delvinë. Gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin, ai ka pësuar djegie në dorë dhe këmbë.
    Menjëherë është transportuar në spitalin e Delvinës, ku ka marrë ndihmën e parë, dhe më pas është dërguar në spitalin e Sarandës për mjekim më të specializuar. Sipas burimeve paraprake, nga zjarri i papritur në Blerimas janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj.