Tag: kokës

  • Gjethet e lakrës si kurë kundër dhimbjeve të kokës

    Gjethet e lakrës si kurë kundër dhimbjeve të kokës

    Dhimbjet e kokës dhe migrenës janë tepër të forta sa e drobisin njeriun në atë pikë që nuk duron dot as dritë e as tingullin më të vogël.
    Përdorimi i medikamenteve ofron lehtësim të dhimbjeve, por gjithësesi agonia e tyre do kohë të shuhet.
    Shumë prej përbërësve të lakrës janë anti-irritantë dhe antibiotikë të fuqishëm.

    Ato zgjerojnë kapilarët e gjakut në zonën e trupit ku vendosen dhe rrisin qarkullimin e gjakut.
    Falë rritjes së qarkullimit në këtë pjesë të kokës, dhimbja lehtësohet dhe agonia shuhet.
    Si T’i Përdorni Gjethet E Lakrës Kundër Dhimbjeve Të Kokës
    Merrni një lakër mesatare dhe hiqni gjethet në sipërfaqe të saj.
    Merrni disa gjethe në brendësi të lakrës, lajini mirë dhe shtypini sa të formoni një pastë.
    Masën e formuar vendoseni në një napë të pastër, mbështilleni mirë dhe vendosenin në zonën e kokës që ju dhemb.
    Shtrihuni dhe përpiquni të qetësoheni.
    Mbajeni napën deri sa grimcat e lakrës të përthahen.
    Kur gjethet e lakrës të jenë tharë, përgatisni një napë të re dhe vazhdojeni kurën.
    Shkaktarët E Migrenës
    Shpesh migrena shpërthen si pasojë e disa ushqimeve të konsumuara në 24 orëshin e fundit.
    Shumë dhimbje te disa njerëz nxiten nga konsumi i ushqimeve të bulmetit, mishit, kafeinës, çokollatës dhe verës së kuqe.
    Kura Natyrale Me Arrëmyshk
    Ekspertë të mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e arrëmyshkut pluhur apo siç njihet arra moskat, me ujë dhe formimin e një paste, të cilën mund ta vendosni në zonën e dhimbjes.
    Arrëmyshkun apo arrën moskat e gjeni në pikat e shitjes së erëzave apo në supermarkete.
    Ajo ka aftësi të mëdha qetësuese për trurin dhe trupin.
    Masazhi me pastën e arrëmyshkut në zonën e ballit dhe anash tij do ju qetësojë.

  • Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

    Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

    Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre.Çfarë duhet pasur parasysh gjatë trajtimit të fëmijëve? Dhe pse mund të ndihmojnë qasjet jokonvencionale?
    A do ta dërgonit fëmijën tuaj në shkollë me një atak të rëndë migrene?Reagimi spontan i shumicës së prindërve është ndoshta: jo. Megjithatë, ekspertët po bëjnë thirrje që kjo qasje të rishikohet. Ata mendojnë se pavarësisht nga simptomat akute, shkuarja në shkollë mund t’i ndihmojë fëmijët në plan afatgjatë që të mos e lidhin shkollën me dhimbjen e kokës.
    Në këtë mënyrë, shmangia e shkollës mund të parandalohet në rrethana të caktuara. “Duket më e qartë se sa është: dhimbja e kokës ndalet pas një kohe,” shpjegon Peter Kropp, drejtor i Institutit për Psikologjinë Mjekësore në Rostock.
    Migrena te fëmijët në rritje
    Shifrat tregojnë se nevojiten strategji të reja për të luftuar dhimbjen e kokës tek fëmijët. Një krahasim midis viteve 1970 dhe fillimit të viteve 2000 tregon se gjasat që një fëmijë të vuajë nga migrena pa atmosferë (aur)a janë gjashtëfishuar. Dhe gjasat që një fëmijë të diagnostikohet me migrenë me atmosferë – domethënë me çrregullime neurologjike – është rritur tetëfish. Sipas Shoqatës Gjermane të Migrenës dhe Dhimbjes së Kokës, pothuajse dhjetë për qind e fëmijëve dhe adoleshentëve në Gjermani vuajnë nga migrena.
    Dhimbje koke për shkak të mungesës së ushtrimeve
    Sipas shkencëtarëve, është e vështirë të identifikohen lidhje të qarta midis dhimbjeve të kokës dhe faktorëve mjedisorë. Megjithatë, standardet e ulëta të strehimit, statusi i ulët ekonomik i familjes dhe shumë aktivitete të kohës së lirë shoqërohen me një rrezik të shtuar të dhimbjes së kokës.
    Dhe: “Studimet tregojnë se rritja e dhimbjeve të kokës tek fëmijët është e lidhur ngushtë me mungesën e lëvizjes”, shpjegon psikologu Peter Kropp. “Tek fëmijët me predispozicion gjenetik, kjo mund të shkaktojë edhe një atak migrene”.
    Kropp thekson se sportet që rrisin rezistencën luajnë një rol vendimtar në parandalimin e migrenës. Jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit.
    ”Vrapimi i rregullt, për shembull tri herë në javë për 30 deri në 45 minuta, mund të zvogëlojë  migrenën deri në 50%. Përfitojnë gjithashtu personat që nuk vuajnë nga migrena, por vuajnë nga dhimbje koke tensioni të përsëritura”.
    Ndryshe nga migrena, për të cilën ekziston një predispozitë gjenetike, dhimbjet e kokës nga tensioni janë shpesh më tepër shenjë paralajmëruese.
    ”Trupi ynë dëshiron të na thotë, për shembull, se duhet të largohemi nga ekrani, të lëvizim dhe të marrim pak ajër të pastër”, thotë mjeku dhe psikologu Hartmut Göbel nga Klinika e Dhimbjeve në Kiel.
    Dhimbje koke tensioni
    Dhimbjet e kokës nga tensioni shpesh përshkruhen nga personat që vuajnë si ndjenjë sikur kokën e tyre e kanë futur në morsë dhe po e shtrydhin. Ashtu si migrena, ato janë një nga të ashtuquajturat llojet kryesore të dhimbjes së kokës. Në këtë rast, dhimbja është simptomë e sëmundjes. Ndryshe nga dhimbjet dytësore të kokës, të cilat ndodhin, për shembull, si rezultat i një dëmtimi traumatik të trurit ose sëmundjeve të tjera bazë. E përbashkëta e të gjitha dhimbjeve të kokës është se ato nuk e kanë origjinën në tru, por jashtë tij. Vetë truri nuk ka receptorë dhimbjeje dhe për këtë arsye është i pandjeshëm ndaj dhimbjes. Dhimbja e kokës është ndoshta një inflamacion i meninges ose enëve të mëdha të gjakut.
    Dhimbje disa herë në muaj
    Dhimbjet e kokës nga tensioni janë veçanërisht të zakonshme tek fëmijët dhe adoleshentët. Sipas një sondazhi të Universitetit të Dresdenit, pak më shumë se një e treta e pothuajse 3.000 nxënësve të anketuar raportuan se vuanin nga dhimbje koke të paktën një herë në muaj. Pothuajse po aq raportuan se kishin përjetuar më shumë se dy atake në muaj.
    Është veçanërisht e rëndësishme të shmanget kthimi në kronike të dhimbjeve të kokës. Atëherë është e vështirë të heqësh qafe dhimbjen. Prandaj mjekët rekomandojnë një mënyrë jetese të shëndetshme, me orë të mjaftueshme gjumë, një dietë të ekuilibruar dhe stërvitje të rregullt. Në rastin e migrenës, kjo mund të zvogëlojë numrin e atakeve. Edhe pse kjo formë e dhimbjes së kokës nuk mund të shërohet, ajo mund të zhduket sërish gjatë pubertetit./DW

  • Nëse fëmija e mban kokën mënjanë, mos e neglizhoni! Fizioterapistja: Sjell deformime

    Nëse fëmija e mban kokën mënjanë, mos e neglizhoni! Fizioterapistja: Sjell deformime

    Fizioterapi është një fushë për të cilët nuk ka shumë informacione dhe nuk njihet gjerësisht nga shumica e popullatës, aq më tepër për dobitë që sjell.Mëngjesin e kësaj të enjteje paneli i të ftuarave në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan folën për fizioterapinë tek fëmijët.
    Fizioterapistja Ledina Nikolla tha se dhe fëmijët kanë nevojë për fizioterapi dhe kjo vjen për disa arsye. Ajo mori si shembull rastin më të lehtë dhe ndoshta më të shpeshtin që ishte mbajtja e kokës mënjanë, e cila ka të bëjë me shkurtimin e muskulit nga njëra anë.“Ka disa arsye pse një bebe ka nevojë për fizioterapi edhe nëse nuk ka asnjë lloj patologjie, kur nuk ka asnjë nevojë madhore. Por, mund të jetë dhe një zhvillim pak më i vonuar, 2-3 javor në zhvillimin muskulor. Patologjitë që prekin bebat e vegjël janë të ndryshme. Që nga më e lehta, e famshmja mbajta e anësisë së kokës. Shpesh prindërit thonë që fëmija im mban kokën mënjanë, por i ngjan vjehrrit apo vjehrrës dhe e kemi e lënë. Por, në fakt jo, mund të jetë një muskul që mund të jetë shkurtuar. Mund të jetë shkurtuar nga barku i nënës, nga pozicioni që ka ndenjur në barkun e nënës, mund të jetë tërhequr padashje gjatë kohës së lindjes për arsye jetike nga mjekët, mund që vetë prindërit gjatë javëve të para të lindjes së fëmijës ta kenë lënë gjithmonë në të njëjtin pozicion.”
    Për mbajtjen e kokës në një anë, fizioterapistja tha se është shumë e lehtë kur trajtohet në kohën e duhur. Por, nga ana tjetër nëse gjendja agravon sugjerohet ndërhyrja kirurgjikale, për shkak se mund të japë deformime të kokës dhe fytyrës.
    “Ka raste kur kjo situata është më e rëndë, kur duhet ndërhyrja kirurgjikale. Por, në këto raste është aq shumë e theksuar saqë fëmijës i shfaqen dhe deformime të kokës, madje edhe të fytyrës disa herë në mimika. Ndikon dhe në simetrinë e fytyrës. Sa më shpejt të kapet dhe të mos neglizhohet, mirë është që të ketë një kontroll tek specialistët për ta parë dhe për ta parandaluar. Gjithmonë është më mirë që të parandalosh se sa të trajtosh.”/tvklan

  • Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoron

    Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoron

    Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste kur një dhimbje koke mund të tregojë një problem më serioz shëndetësor.
    Pra, kur duhet të shqetësoheni për një dhimbje koke dhe të kërkoni kujdes mjekësor? Ndiheni sikur është dhimbja më e keqe e jetës suaj.
    Një dhimbje koke e papritur dhe e rëndë që arrin kulmin shpejt mund të tregojë një gjendje serioze, siç është një aneurizëm i këputur. Në këtë rast, kërkohet kujdes i menjëhershëm mjekësor. Është ndryshe nga zakonisht. Nëse një dhimbje koke shfaqet me një intensitet, kohëzgjatje ose simptoma shoqëruese të ndryshme se zakonisht, mund të tregojë një gjendje më serioze.
    shoqëruar me simptoma neurologjike
    Nëse, përveç dhimbjes së kokës, përjetoni simptoma të tilla si ndryshime në shikim, dobësi, mpirje, vështirësi në të folur ose mungesë ekuilibri, ekspertët paralajmërojnë se mund të jetë një goditje në tru ose një problem tjetër serioz.
    Ilaçet kundër dhimbjeve nuk ndihmojnë
    Nëse qetësuesit e zakonshëm nuk e lehtësojnë dhimbjen, është mirë të kërkoni këshilla mjekësore.
    Nuk ka asnjë shkak të dukshëm
    Nëse nuk mund të shpjegoni origjinën e tij dhe nuk lidhet me faktorë të njohur, si stresi ose dehidratimi, është mirë të vizitoni një mjek.

  • Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

    Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

    Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste kur një dhimbje koke mund të tregojë një problem më serioz shëndetësor.
    Pra, kur duhet të shqetësoheni për një dhimbje koke dhe të kërkoni kujdes mjekësor? Ndiheni sikur është dhimbja më e keqe e jetës suaj.
    Një dhimbje koke e papritur dhe e rëndë që arrin kulmin shpejt mund të tregojë një gjendje serioze, siç është një aneurizëm i këputur. Në këtë rast, kërkohet kujdes i menjëhershëm mjekësor. Është ndryshe nga zakonisht. Nëse një dhimbje koke shfaqet me një intensitet, kohëzgjatje ose simptoma shoqëruese të ndryshme se zakonisht, mund të tregojë një gjendje më serioze.

    I shoqëruar me simptoma neurologjike
    Nëse, përveç dhimbjes së kokës, përjetoni simptoma të tilla si ndryshime në shikim, dobësi, mpirje, vështirësi në të folur ose mungesë ekuilibri, ekspertët paralajmërojnë se mund të jetë një goditje në tru ose një problem tjetër serioz.
    Ilaçet kundër dhimbjeve nuk ndihmojnë
    Nëse qetësuesit e zakonshëm nuk e lehtësojnë dhimbjen, është mirë të kërkoni këshilla mjekësore.
    Nuk ka asnjë shkak të dukshëm
    Nëse nuk mund të shpjegoni origjinën e tij dhe nuk lidhet me faktorë të njohur, si stresi ose dehidratimi, është mirë të vizitoni një mjek.

  • Çaji natyral që ju bën t’u thoni lamtumirë dhimbjeve të kokës, sipas ekspertëve

    Çaji natyral që ju bën t’u thoni lamtumirë dhimbjeve të kokës, sipas ekspertëve

    Dhimbjet e kokës janë të zakonshme për të gjithë. Nga tensioni i përditshëm deri te migrena, gjetja e një lehtësimi efektiv mund të jetë sfiduese. Megjithatë, studimet e fundit kanë nxjerrë në pah një ilaç natyral që premton rezultate të menjëhershme: çajin e xhenxhefilit (xhinxherit).
    Xhenxhefili është një rrënjë e njohur për vetitë e tij të shumta mjekësore. Përdorimi i tij daton mijëra vjet më parë në mjekësinë tradicionale, veçanërisht në Azi. Ekspertët kanë theksuar se xhenxhefili përmban komponime anti-inflamatore dhe antioksidante që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe lehtësimin e dhimbjes.
    Një studim i kohëve të fundit i botuar në një revistë mjekësore ka treguar se pirja e çajit të xhenxhefilit mund të jetë po aq efektive sa disa ilaçe për trajtimin e dhimbjeve të kokës. Kjo është për shkak të aftësisë së tij për të penguar prodhimin e prostaglandinave, kimikate në trup që kontribuojnë në inflamacion dhe dhimbje.

    Çaji natyral që ju bën t’u thoni lamtumirë dhimbjeve
    Përveç efektivitetit të tij kundër dhimbjeve të kokës, çaji i xhenxhefilit ofron përfitime të tjera shëndetësore:
    Përmirëson tretjen: Xhenxhefili është i njohur për vetitë e tij karminative, duke ndihmuar në lehtësimin e problemeve të tretjes si fryrja dhe gazrat.
    Rrit sistemin imunitar: Vetitë e tij antioksidante ndihmojnë në forcimin e mbrojtjes së trupit.
    Lehtëson të përzierat: është një ilaç popullor për të përzierat.
    Ndërsa është e rëndësishme të konsultoheni me një profesionist mjekësor për dhimbje të vazhdueshme ose të forta, përfshirja e çajit të xhenxhefilit në rutinën tuaj të përditshme mund të jetë një mënyrë efektive dhe natyrale për të luftuar dhimbjet e kokës.

  • Pse Keni Dhimbje Koke Kur Ndryshon Moti?

    Pse Keni Dhimbje Koke Kur Ndryshon Moti?

    Nga stuhitë deri në ditët me diell, ndryshimet e motit mund të shkaktojnë dhimbje koke ose simptoma të migrenës.

    Për të deshifruar lidhjen midis kushteve meteorologjike dhe dhimbjes së kokës, si dhe mënyrat për t’i shmangur ato AgroWeb.org ju fton të vazhdoni leximin.

    A mund të shkaktojë moti dhimbje koke?

    Përgjigjja e shkurtër është po! Kjo sepse njerëzit ndikohen nga ndryshimet e presionit barometrik, drita, temperatura dhe lagështia.

    Por si ndodh kjo?

    Ndryshimet e presionit barometrik

    Ndryshimet në presionin barometrik (ose të ajrit) shpesh ndodhin gjatë një stuhie kur ajri i ftohtë dhe i ngrohtë përzihen së bashku.

    Këto ndryshime, të cilat ndryshojnë forcën (ose peshën) e ajrit, mund të prishin ekuilibrin e lëngjeve në sinuset tuaja dhe të shkaktojnë dhimbje koke.

    Në veçanti, rënia e presionit barometrik është një nga shkaktarë e njohur të migrenës.

    Gjatë luhatjeve të presionit të ajrit, enët e gjakut në tru zgjerohen dhe më pas ngushtohen, duke shkaktuar një dhimbje tillë.

    Nxehtësia dhe rrezet e diellit

    Jo të gjitha dhimbjet e kokës vijnë nga moti i keq ose i ftohtë. Për të tjerë, migrena është më e shpeshtë në ditët e bukura me diell.

    Ditët e nxehta me diell mund të jenë problematike për njerëzit që vuajnë nga migrena fotosensitive.

    Një kombinim faktorësh

    Studimet zbulojnë se njerëzit raportojnë dhimbje koke nga migrena gjatë ditëve me re por edhe gjatë ditëve me diell.

    Dhe kjo mund të tregojë se një sërë variablash dhe kushtesh atmosferike mund të shkaktojnë migrenë. Këto faktorë ndryshojnë nga një person në tjetrin.

    Si të parandaloni dhe menaxhoni dhimbjet e kokës

    AgroWeb.org ndan disa këshilla për masat parandaluese që mund të merrni për të minimizuar dhimbjet e kokës.

    Mbani një ditar – Rregjistroni dhimbjet e kokës për të parë se sa ditë keni dhimbje koke. Kjo do t’ju ndihmojë të identifikoni shkaktarët dhe të hartoni mënyra për të shmangur ose kufizuar ekspozimin ndaj tyre.

    Krijo një strategji për të parandaluar dhimbjen – Strategjia juaj duhet të përqendrohet rreth parashikimit dhe zbutjes së shkaktarëve. Kjo mund të përfshijë rritjen e hidratimit, përdorimin e përkohshëm të medikamenteve dhe shmangia e ushqimeve dhe faktorëve që aktivizojnë migrenën.

    Përvetësoni zakone të shëndetshme – Ndjekja e zakoneve të shëndetshme të jetesës si ushqimi i duhur, stërvitja e rregullt, gjumi mund të ndihmojnë në ndërtimin e një sistemi të fortë imunitar. Kështu ju mund të zvogëloni rrezikun nga sulmet e migrenës.

    Mbani syze dielli – Nëse rrezet e diellit janë një nga shkaktarët e migrenës, syzet e diellit mund të jenë një zgjidhje e dobishme.

    Dhe për shkak se drita blu e ekraneve dhe ndjeshmëria ndaj dritës mund të shkaktojë migrenë , ju gjithashtu mund të mbani syze me filtrim të dritës blu ndërkohë që jeni në ambiente të brendëshme./AgroWeb.org