Tag: kokës

  • Bllokimi i veshëve, një shenjë e mundshme e tumorit në kokë apo qafë

    Bllokimi i veshëve, një shenjë e mundshme e tumorit në kokë apo qafë

    Një mjek onkolog ka zbuluar se një ndjesi e zakonshme në veshë mund të jetë shenjë paralajmëruese e një forme të rrezikshme kanceri, njërit prej tumoreve me rritje më të shpejtë në botë.

    Tumoret malinje të kokës dhe qafës janë në rritje, sidomos te të rinjtë, ndërsa studiuesit po përpiqen të kuptojnë arsyet e këtij trendi shqetësues.

    Zbulimi dhe trajtimi i hershëm janë thelbësorë për një prognozë sa më të mirë. Prandaj, është me rëndësi që çdo simptomë e mundshme të mos neglizhohet dhe të konsultohet sa më shpejt me mjekun.

    Siç raporton gazeta britanike Mirror, onkologu Dr. Jiri Kubes nga Qendra për Terapinë me Protone në Pragë thekson:

    “Diagnoza e hershme është thelbësore. Sa më shpejt të identifikohet kanceri i kokës dhe qafës, aq më të mëdha janë gjasat për trajtim të suksesshëm.”

    Sipas Dr. Kubes, kanceri i kokës dhe qafës është ndër tumoret me përhapje më të shpejtë globalisht, por fatkeqësisht ndërgjegjësimi për këtë sëmundje mbetet i ulët.

    Ai thekson se veshët e bllokuar vazhdimisht, ndjesi e ngjashme me atë që përjetohet pas zhytjes në ujë, mund të sinjalizojnë një problem serioz në zonën përreth.

    “Dhimbja e vazhdueshme e veshit mund të jetë një tjetër shenjë paralajmëruese e pranisë së tumorit,” shton ai.

    Shenja të tjera që nuk duhen injoruar përfshijnë:

    • dhimbje në mishrat e dhëmbëve,
    • plagë (ulcera) në gojë që nuk shërohen,
    • dhimbje të dhëmbëve të pashpjegueshme,
    • njolla të bardha ose të kuqe në gojë.

    “Mos e neglizhoni dhimbjen – bëni një kontroll tek mjeku i familjes, pasi mund të jetë një lezion kanceroz,” këshillon Dr. Kubes.

    Një tjetër alarm është edhe dhimbja e fytit që zgjat më shumë se dy javë, apo ndryshimet e papritura në zë, përfshirë ngjirjen.

    “Këto janë shenja të qarta që nuk duhet të injorohen,” përfundon onkologu.

     

  • Lidhja Midis Dhimbjes së Kokës dhe Sëmundjes së Diabetit – Si t’i Parandaloni?

    Lidhja Midis Dhimbjes së Kokës dhe Sëmundjes së Diabetit – Si t’i Parandaloni?

    Diabeti mund të shkaktojë simptoma të ndryshme si etje ose urinimi i shpeshtë.

    Por rezulton se nuk është e pazakontë, që diabeti të shkaktojë gjithashtu edhe dhimbje të forta koke.
    Kjo zakonisht është një nga shenjat që nivelet e sheqerit në gjak janë luhatur dhe mund t’ju duhet të bëni disa ndryshime në planin tuaj të kontrollit të diabetit.
    AgroWeb.org ju sjell një vështrim më të thellë në lidhjen midis diabetit dhe dhimbjes së kokës. Gjithashtu edhe disa mënyra të thjeshta për të lehtësuar dhe parandaluar dhimbjen e kokës.
    Cili është lloj i dhimbjes së kokës që lidhet me diabetin?
    Si hipo dhe hiperglicemia mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë.
    Ju mund keni një ndjesi pulsuese në kokën tuaj dhe gjithashtu mund të ndiheni më të dobët fizikisht, të keni të përziera dhe të jeni të ndjeshëm ndaj dritës ose zërit.
    Dhimbjet e kokës që lidhen me diabetin mund të shkaktojnë edhe simptoma të tjera, në varësi të niveleve të sheqerit në gjak.
    Kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët, ju mund të përjetoni gjëndje të fikëti, përzierje, dridhje ose djersitje.
    Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, ju mund të ndiheni më të etur, të urinoni më shpesh, të ndjeni lodhje dhe të keni shikim të turbullt. 
    Si të parandaloni dhimbjet e kokës?
    Kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak dhe kujdesuni që të jenë në kufirin e lejuar.
    Në përgjithësi, duhet të synoni të mbani sheqerin në gjak në vlerat optimale duke e kontrolluar atë më shpesh dhe duke vepruar në mënyrën e duhur.
    Konsumoni ushqime që ndihmonjë me ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak.
    Ushimet si peshku, perimet me gjethe jeshile, kosi dhe vezët mund të ndihmojë me ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak dhe si rrjedhojë të reduktojë dhimbjen e kokës që lidhet me të.
    Gjithashtu ju mund të shtoni vaktet e ndërmjetme nëse nivelet e sheqerit në gjak janë të ulta.
    Pini ujë mjaftueshëm.
    Tetë gota ujë çdo ditë është e mjaftueshme, por konsumi i frutave dhe perimeve të pasura me ujë si kastraveci, shalqiri dhe spinaqi mund të ndihmojë gjithashtu.
    Identifikoni shkaktarët e mundshëm dhe eleminojini ato.
    Nëse keni ndërmarrë hapa për të vendosur nën kontroll sheqerin në gjak, por dhimbja e kokës është ende një problem, provoni të mbani një ditar të simptomave tuaja së bashku me ushqimet që keni konsumuar para se shqetësimi të fillojë./AgroWeb.org
     

  • Vuani nga dhimbja e kokës? Limoni i përdorur në këtë mënyrë do t’ju japë zgjidhjen

    Vuani nga dhimbja e kokës? Limoni i përdorur në këtë mënyrë do t’ju japë zgjidhjen

    Nëse vuani nga dhimbja e kokës apo migrena, një alternativë natyrale dhe e padëmshme për trupin mund të jetë më efikase sesa përdorimi i vazhdueshëm i ilaçeve anti-inflamatore. Një nga zgjidhjet më të thjeshta që ofron natyra është limoni – por jo vetëm duke e konsumuar, por edhe përmes një metode që mund të tingëllojë e pazakontë.

    Sipas përvojave të shumta popullore dhe këshillave të mjekësisë alternative, vendosja e fetave të freskëta limoni mbi ballë mund të ndihmojë në lehtësimin e menjëhershëm të dhimbjes së kokës. Mjafton të prisni një limon në feta të holla, të shtriheni në një ambient të qetë dhe të vendosni fetat në zonën e ballit për disa minuta. E ftohta dhe përbërësit natyralë të limonit ndihmojnë në qetësimin e nervave dhe reduktimin e tensionit.
    Lëngu i limonit njihet për përmbajtjen e lartë të vitaminës C dhe për efektin e tij detoksifikues, por kur aplikohet në lëkurë, ai gjithashtu mund të stimulojë qarkullimin e gjakut dhe të veprojë si relaksues natyral. Disa praktika të mjekësisë holistike e lidhin këtë metodë me teknika të akupresurës dhe aromaterapisë, pasi aroma e limonit gjithashtu ndihmon në uljen e stresit dhe përmirësimin e humorit.

    Megjithëse kjo metodë nuk është e certifikuar shkencërisht, shumë persona që vuajnë nga migrena raportojnë përmirësim të ndjeshëm pas përdorimit të limonit në këtë mënyrë. Ekspertët këshillojnë që, nëse nuk ka reagime alergjike në lëkurë, kjo zgjidhje mund të provohet si një alternativë e sigurt dhe pa efekte anësore.
    Për më shumë përfitime, limoni mund të përdoret edhe si pjesë e dietës për të forcuar imunitetin dhe për të reduktuar inflamacionin në trup, që shpesh lidhet edhe me dhimbjet kronike të kokës.
    Në çdo rast, nëse simptomat janë të shpeshta dhe të forta, konsultimi me një mjek specialist mbetet hapi më i rëndësishëm.
    /vizionplus.tv

  • Ushqimet që mund tu shkaktojnë dhimbje koke

    Ushqimet që mund tu shkaktojnë dhimbje koke

    Hulumtimet kanë treguar se edhe ushqimet e zakonshme si djathi mund të shoqërohen me shkaktimin e dhimbjeve të forta të kokës tek disa njerëz.
    Arsyeja është përmbajtja e tyre e tiraminës, një kimikat që dyshohet se shkakton një lloj reaksioni alergjik në formën e dhimbjes së kokës kur hyn në trup.
    Shihni se cilat ushqime fajësohen për shkaktimin dhe përkeqësimin e dhimbjeve të kokës.

    Pijet e gazuara dietike : Aspartami që përmbahet në pijet e gazuara dietike është fajësuar për simptoma të tilla si marramendje, humbje të kujtesës dhe dhimbje koke të forta.
    Bananet dhe avokadot e pjekura: Ato mund të kenë shumë përfitime shëndetësore, por bananet dhe avokadot e pjekura përmbajnë sasi të larta të tiraminës, e cila mund të shkaktojë migrenë. Tiramina është një aminoacid që shumica e njerëzve e tretin pa problem. Megjithatë, trupi i dikujt që nuk e ka enzimën monoamino oksidazë (MAO) ose merr ilaçe kundër depresionit nuk mund ta zbërthejë atë.
    Bukë: Gluteni, i cili gjendet në drithëra, biskota dhe makarona, mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe dhimbje koke tek ata që kanë ndjeshmëri ose intolerancë ndaj kësaj proteine.
    Akullore: Njerëzit që përjetojnë shpesh migrenë janë më të prirur ndaj “dhimbjes së kokës nga akullorja”, e cila është rezultat i gëlltitjes ose thithjes së një stimuli të ngrirë. Ndihet në pjesën e përparme të kokës ose në anët e kokës, por ka më shumë të ngjarë të ndodhë në të dyja anët e kokës. Ndodh kur një stimul i ftohtë prek qiellzën ose murin e pasmë të faringut dhe, si rezultat, rrjedhja e gjakut në arterien cerebrale anteriore rritet ndjeshëm. Gjaku i ftohtë shkakton zgjerim dhe tkurrje të shpejtë të enëve të gjakut dhe rrit presionin e ushtruar mbi indet e trurit. Ky proces aktivizon dhimbjen.
    Ushqime të kripura : Djathërat e pjekur, arrat, ullinjtë dhe turshitë janë të pasura me tiraminë.
    Çamçakëzi: Përtypja e çamçakëzit është përgjegjëse për dhimbjet e shpeshta të kokës dhe migrenën tek adoleshentët. Një eksperiment me 30 adoleshentë të moshës 16 vjeç, të cilët vuanin nga dhimbje koke kronike dhe migrenë, tregoi se kur ndaluan së konsumuari çamçakëz, përjetuan një përmirësim të ndjeshëm në frekuencën dhe intensitetin e dhimbjeve të kokës. Studiuesit theksojnë se përtypja e çamçakëzit shoqërohet me dhimbje koke dhe migrenë, për shkak të presionit të ushtruar mbi nyjet e kafkës.
    Djathi: Djathërat që piqen ngadalë, si Roquefort, Brie, Cheddar, mocarela, Parmixhano, etj. Ato përmbajnë sasi të larta të tiraminës, e cila shkakton dhimbje koke dhe migrenë.
    Vera e kuqe: Vera e kuqe, birra dhe pijet e tjera alkoolike janë gjithashtu të pasura me tiraminë.
    Kripa: Studiuesit amerikanë zbuluan se duke ulur konsumin e kripës nga 9g në ditë në 3g, dikush mund të zvogëlojë dhimbjet e kokës me 31%.
    Çokollata : Çokollata përmban disa substanca të dëmshme, të tilla si kafeina, tiramina dhe feniletilamina (një neurotransmetues me efekte stimuluese). Ky kombinim shkakton dhimbje koke tek disa njerëz.

  • Tregoni kujdes me këto ushqime, përkeqësojnë dhimbjet e kokës

    Tregoni kujdes me këto ushqime, përkeqësojnë dhimbjet e kokës

    Hulumtimet kanë treguar se edhe ushqimet e zakonshme si djathi mund të shoqërohen me shkaktimin e dhimbjeve të forta të kokës tek disa njerëz.

    Arsyeja është përmbajtja e tyre e tiraminës, një kimikat që dyshohet se shkakton një lloj reaksioni alergjik në formën e dhimbjes së kokës kur hyn në trup.

    Shihni se cilat ushqime fajësohen për shkaktimin dhe përkeqësimin e dhimbjeve të kokës.

    Pijet e gazuara dietike : Aspartami që përmbahet në pijet e gazuara dietike është fajësuar për simptoma të tilla si marramendje, humbje të kujtesës dhe dhimbje koke të forta.

    Bananet dhe avokadot e pjekura: Ato mund të kenë shumë përfitime shëndetësore, por bananet dhe avokadot e pjekura përmbajnë sasi të larta të tiraminës, e cila mund të shkaktojë migrenë. Tiramina është një aminoacid që shumica e njerëzve e tretin pa problem. Megjithatë, trupi i dikujt që nuk e ka enzimën monoamino oksidazë (MAO) ose merr ilaçe kundër depresionit nuk mund ta zbërthejë atë.

    Bukë: Gluteni, i cili gjendet në drithëra, biskota dhe makarona, mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe dhimbje koke tek ata që kanë ndjeshmëri ose intolerancë ndaj kësaj proteine.

    Akullore: Njerëzit që përjetojnë shpesh migrenë janë më të prirur ndaj “dhimbjes së kokës nga akullorja”, e cila është rezultat i gëlltitjes ose thithjes së një stimuli të ngrirë. Ndihet në pjesën e përparme të kokës ose në anët e kokës, por ka më shumë të ngjarë të ndodhë në të dyja anët e kokës. Ndodh kur një stimul i ftohtë prek qiellzën ose murin e pasmë të faringut dhe, si rezultat, rrjedhja e gjakut në arterien cerebrale anteriore rritet ndjeshëm. Gjaku i ftohtë shkakton zgjerim dhe tkurrje të shpejtë të enëve të gjakut dhe rrit presionin e ushtruar mbi indet e trurit. Ky proces aktivizon dhimbjen.

    Ushqime të kripura: Djathërat e pjekur, arrat, ullinjtë dhe turshitë janë të pasura me tiraminë.

    Çamçakëzi: Përtypja e çamçakëzit është përgjegjëse për dhimbjet e shpeshta të kokës dhe migrenën tek adoleshentët. Një eksperiment me 30 adoleshentë të moshës 16 vjeç, të cilët vuanin nga dhimbje koke kronike dhe migrenë, tregoi se kur ndaluan së konsumuari çamçakëz, përjetuan një përmirësim të ndjeshëm në frekuencën dhe intensitetin e dhimbjeve të kokës. Studiuesit theksojnë se përtypja e çamçakëzit shoqërohet me dhimbje koke dhe migrenë, për shkak të presionit të ushtruar mbi nyjet e kafkës.

    Djathi: Djathërat që piqen ngadalë, si Roquefort, Brie, Cheddar, mocarela, Parmixhano, etj. Ato përmbajnë sasi të larta të tiraminës, e cila shkakton dhimbje koke dhe migrenë.

    Vera e kuqe: Vera e kuqe, birra dhe pijet e tjera alkoolike janë gjithashtu të pasura me tiraminë.

    Kripa: Studiuesit amerikanë zbuluan se duke ulur konsumin e kripës nga 9g në ditë në 3g, dikush mund të zvogëlojë dhimbjet e kokës me 31%.

    Çokollata : Çokollata përmban disa substanca të dëmshme, të tilla si kafeina, tiramina dhe feniletilamina (një neurotransmetues me efekte stimuluese). Ky kombinim shkakton dhimbje koke tek disa njerëz.

  • Tensioni i Syrit – Shkaqet, Shenjat dhe Kur Duhet të Shkoni Patjetër te Mjeku

    Tensioni i Syrit – Shkaqet, Shenjat dhe Kur Duhet të Shkoni Patjetër te Mjeku

    Sytë janë të  brishtë e të rrezikuar nga një sërë problemesh shëndetësore që shkaktojnë dhimbje e probleme me shikimin.

    Një prej problemeve në fjalë ka të bëjë me ndjesinë e presionit të fortë në sy që shoqërohet me dhimbje të mprehta e të forta.
    Presioni në sy ka të bëjë me ndjesinë e tendosjes së fortë brenda syve.
    Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për këtë problem, shkaqet dhe trajtimet e mundshme.
    Shkaqet e Presionit Në Sy
    Ekspertët thonë se një gjë e tillë mund të shkaktohet nga dhimbjet e kokës, problemet me sinozitin, dhimbjet e dhëmbit apo dëmtimi i nervit optik.
    Infeksionet e Sinuseve
    Një nga shkaqet më të zakonshme janë infeksionet e sinuseve që shkaktohen nga baktere të ndryshme që zaptojnë zonën pas hundës, syve dhe mollëzave.
    Infeksione të tilla shoqërohen me dhimbje në këto zona, bllokim të hundëve, sekrecione, kollë, dhimbje të kokës dhe veshit por edhe plogështi e temperaturë.
    Dhimbjet e Kokës
    Dhimbjet e kokës mund të nxisin ndjesinë e presionit në sy por jo vetëm kaq.
    Dhimbjet e kokës shoqërohen me pezmatim të muskujve të qafës e shpatullës, skuqje të syve, enjtje të fytyrës, rënie të qepallave etj.
    Sëmundjet Autoimunitare
    Sipas të dhënave të AgroWeb.org, sëmundjet autoimunitare mund të shkaktojnë enjtje apo inflamacion në zonën pas syrit.
    Kësisoj ato dëmtojnë nervin optik që transmeton informacionet vizive nga sytë tek truri.
    Në raste të tilla, njeriu mund të përjetojë humbje të shikimit, probleme me dallimin e ngjyrave, dhimbje të syve dhe dhëmbëve.
    Dhimbjet e Dhëmbit
    Një problem me dhëmbët ose nofullën mund të tensionojë muskujt e fytyrës.
    Një gjë e tillë nxit dhimbjet e kokës, falë të cilave presioni tek syri bëhet më i ashpër.
    Kur Duhet Të Konsultoheni Me Mjekun
    Një konsultë me mjekun është e nevojshme kur ju keni temperaturë të lartë, turbullim apo rënie të shikimit, dhimbje të forta të kokës apo humbje të ndjeshmërisë në trup.
    Trajtimet Në Kushtet e Shtëpisë
    Ekspertët rekomandojnë zbatimin e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.
    Ata këshillojnë konsumin e ushqimeve të pasura me vitaminat C, E, A por edhe me bakër, selenium dhe zink
    Sipas tyre, njeriu duhet të tregojë kujdes me pirjen e sasive të mëdha të kafeinës e cila shton presionin në sy.
    Konsumi i bollshëm i lëngjeve është i domosdoshëm thonë ekspertët.
    Sa i përket gjumit, ju duhet të flini me kokën lehtas të ngritur që të zbusë presionin ndërsa ju flini.
    Nëse përdorni medikamente ose solucione për sytë, qëndroni striktë ndaj dozave të rekomanduara.
    Në të kundërt mund të dëmtoni nervin optik./AgroWeb.org

  • I binin kokës njerëzit”, Berisha: Krerët e EPP nuk e besonin si zhduku Rama milionat me inceneratorët

    I binin kokës njerëzit”, Berisha: Krerët e EPP nuk e besonin si zhduku Rama milionat me inceneratorët

    I binin kokës njerëzit”, Berisha: Krerët e EPP nuk e besonin si zhduku Rama milionat me inceneratorët

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tregoi detaje nga mbledhja në Valencia me krerët e Partive Popullore Europiane, ku u miratua edhe një rezolutë për zgjedhje të lira në Shqipëri. Në një intervistë në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, ai tha se të pranishmit nuk e besonin si ishin vjedhur paratë e inceneratorëve.

    Ato janë zhdukur si asnjë rast, kaq flagrant dhe aq tërësisht, në histori. 130 milionë euro! Nuk e beson njeri… Isha në Valencia i binin kokës njerëzit, kryeministra, qeveritarë, e pamundur më thoshin. Edi Rama do i tregojë se ku i ka marrë dhe do të gjinden qindarkë për qindarkë. Sot e mbron Dumani”, tha Berisha

    Më 30 prill, Partitë Popullore Europiane (EPP) miratuan një rezolutë emergjente për Shqipërinë gjatë kongresit të mbajtur në Valencia, duke ngritur alarmin për integritetin e procesit zgjedhor dhe gjendjen e demokracisë në vend, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, shkruan A2 CNN

    Rezoluta, e titulluar “Integriteti zgjedhor në Shqipëri”, u propozua nga Partia Demokratike e Shqipërisë dhe u bazua në raportet e OSBE/ODIHR, Transparency International, World Justice Project dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Dokumenti thekson një sërë shqetësimesh të rënda që lidhen me manipulimin zgjedhor, presionin mbi opozitën, dhe përdorimin e shtetit për interesa partiake.

    Disa ditë më vonë, Kryeministri Edi Rama e cilësoi “fletërrufe të kënetës” rezolutën e miratuar nga Partitë Popullore Europiane këtë javë, për lidhjen e të ardhmes europiane të Shqipërisë me zgjedhjet e lira. “Është një fletërrufe e kënetës. E di shumë mirë si funksionojnë konferencat e partive që mblidhen të gjithë bashkë. Një parti aty fut një tekst, është i shkruar fund e krye nga grupi i bretkosave që merren me këtë temë, edhe ata e kalojnë. Por në ndërkohë ju bëj me dije se të gjithë kryeministrat e atyre partive që ishin në atë mbledhje, ashtu sikundër edhe presidentja e KE dhe kryetari i KE, etj., do të jenë në Tiranë më 16 maj. Dhe faktin që vijnë në Tiranë për të mbajtur Samitin e Komunitetit Politik Europian, flet shumë qartë se çfarë është Shqipëria e sotme”, tha Rama në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN. (A2 Televizion)

  • Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni

    Dhimbja e kokës, 6 shenja që nuk duhet t’i injoroni

    Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste kur një dhimbje koke mund të tregojë një problem më serioz shëndetësor.
    Pra, kur duhet të shqetësoheni për një dhimbje koke dhe të kërkoni kujdes mjekësor?
    Kur duhet të shqetësoheni për një dhimbje koke?

    Ndiheni sikur është gjëja më e keqja e jetës suaj
    Një dhimbje koke e papritur dhe e rëndë që arrin kulmin shpejt mund të tregojë një gjendje serioze, siç është një aneurizëm i këputur. Në këtë rast, kërkohet kujdes i menjëhershëm mjekësor.
    Ai është i ndryshëm nga ata të zakonshëm
    Nëse një dhimbje koke shfaqet me një intensitet, kohëzgjatje ose simptoma shoqëruese të ndryshme se zakonisht, mund të tregojë një gjendje më serioze.
    I shoqeruar me simptoma neurologjike
    Nëse, përveç dhimbjes së kokës, përjetoni simptoma të tilla si ndryshime në shikim, dobësi, mpirje, vështirësi në të folur ose mungesë ekuilibri, ekspertët paralajmërojnë se mund të jetë një goditje në tru ose një problem tjetër serioz.
    Ilaçet kundër dhimbjeve nuk ndihmojnë
    Nëse qetësuesit e zakonshëm, si ibuprofeni ose paracetamoli, nuk e lehtësojnë dhimbjen, është mirë të kërkoni këshilla mjekësore.
    Ai është këmbëngulës
    Një dhimbje koke që zgjat me ditë pa u qetësuar mund të lidhet me çështje serioze mjekësore, si hipertensioni apo edhe një tumor në tru.
    Nuk ka asnjë shkak të dukshëm
    Nëse nuk mund të shpjegoni origjinën e tij dhe nuk lidhet me faktorë të njohur, si stresi ose dehidratimi, është mirë të vizitoni një mjek.
    Shumica e dhimbjeve të kokës nuk janë shqetësuese dhe mund të trajtohen me pushim, hidratim dhe qetësues. Megjithatë, nëse dhimbja e kokës është e fortë, zgjat shumë, shoqërohet me simptoma neurologjike ose është e ndryshme nga ato të zakonshmet, është e rëndësishme të kërkoni një vlerësim mjekësor.
    Diagnoza e hershme mund të jetë shpëtimtare për shëndetin tuaj.

  • Kura natyrale kundër dhimbjeve të kokës

    Kura natyrale kundër dhimbjeve të kokës

    Me ngarkesën e përditshme dhimbjet e kokës janë kthyer në një shqetësim të përhershëm.
    Lodhja, stresi, luhatje të tensionit apo dhe një gjumë jo i rehatshëm, shkaqet janë nga më të ndryshmet. Shpesh vetëm me qëllimin që dhimbja e kokës të ndalojë, konsumojmë ilaçe të shumta, që herë funksionojnë e herë jo.
    Të gjithë përbërësit natyralë, dhe që nuk dëmtojnë fare organizmin nëse konsumohen. Gjithçka që ju duhet janë kanellë, qumësht dhe mjaltë.

    Si të përgatisni kurën me kanellë për dhimbjen e kokës
    Në një çajnik hedhim një gotë me qumësht dhe e vendosim në zjarr për t’u ngrohur. Aty shtojmë dy lugë çaji me kanellë pluhur.
    Qumështi me kanellë duhet lënë në zjarr që të arrij pikën e zierjes.
    Qumështin me kanellë e kalojmë në një gotë qelqi dhe aty shtojmë një lugë çaji me mjaltë. Duhet ta përzieni vazhdimisht në mënyrë që kanella të mos kullojë në fund të gotës.
    Kështu kur ta pini shija e fortë e kanellës do të jetë e neutralizuar më së miri me qumështin dhe mjaltin.
    Pasi të keni pirë qumështin me kanellë dhe mjaltë, është më e mira që të shtriheni për disa minuta dhe të prisni që pija të bëjë efekt.
    Vlerat e qumështit me kanellë dhe mjaltë
    Qumështi i ngrohtë dhe mjalti ju qetëson muskujt e kontraktuar nga dhimbja. Ndërsa substancat që gjenden tek kanella arrijnë të neutralizojnë receptorët e dhimbjes dhe kështu krizat në formën e goditjeve fillojnë dhe zbehen.
    Nëse nuk keni kanellë pluhur, përdorni dhe shkopinjtë e kanellës.
    Mjafton që në vend të dy lugëve të kanellës pluhur, t’i zëvendësoni me një shkop kanelle, dhe më pas të ndiqni hapat si në recetën më lart.

  • Gjethet e lakrës si kurë kundër dhimbjeve të kokës, si t’i përdorni

    Gjethet e lakrës si kurë kundër dhimbjeve të kokës, si t’i përdorni

    Dhimbjet e kokës dhe migrenës janë tepër të forta sa e drobisin njeriun në atë pikë që nuk duron dot as dritë e as tingullin më të vogël.
    Përdorimi i medikamenteve ofron lehtësim të dhimbjeve, por gjithësesi agonia e tyre do kohë të shuhet.
    Në këtë artikull do të mësoni për kurën natyrale me gjethet e lakrës të cilat e mundin dhimbjen.
    Shumë prej përbërësve të lakrës janë anti-irritantë dhe antibiotikë të fuqishëm.
    Ato zgjerojnë kapilarët e gjakut në zonën e trupit ku vendosen dhe rrisin qarkullimin e gjakut.
    Falë rritjes së qarkullimit në këtë pjesë të kokës, dhimbja lehtësohet dhe agonia shuhet.
    Si t’i përdorni gjethet e lakrës kundër dhimbjeve të kokës
    Merrni një lakër mesatare dhe hiqni gjethet në sipërfaqe të saj.
    Merrni disa gjethe në brendësi të lakrës, lajini mirë dhe shtypini sa të formoni një pastë.
    Masën e formuar vendoseni në një napë të pastër, mbështilleni mirë dhe vendosenin në zonën e kokës që ju dhemb.
    Shtrihuni dhe përpiquni të qetësoheni.
    Mbajeni napën deri sa grimcat e lakrës të përthahen.
    Kur gjethet e lakrës të jenë tharë, përgatisni një napë të re dhe vazhdojeni kurën.
    Shkaktarët e migrenës
    Shpesh migrena shpërthen si pasojë e disa ushqimeve të konsumuara në 24 orëshin e fundit.
    Shumë dhimbje te disa njerëz nxiten nga konsumi i ushqimeve të bulmetit, mishit, kafeinës, çokollatës dhe verës së kuqe.
    Këshillohet të evitoni këto ushqime nëse keni dhimbje koke të shpeshta.
    Kura natyrale me arrëmyshk
    Ekspertë të mjekësisë alternative rekomandojnë përzierjen e arrëmyshkut pluhur apo siç njihet arra moskat, me ujë dhe formimin e një paste, të cilën mund ta vendosni në zonën e dhimbjes.
    Arrëmyshkun apo arrën moskat e gjeni në pikat e shitjes së erëzave apo në supermarkete.
    Ajo ka aftësi të mëdha qetësuese për trurin dhe trupin.
    Masazhi me pastën e arrëmyshkut në zonën e ballit dhe anash tij do ju qetësojë./AgroWeb.org
    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.