Tag: kokës

  • Dhimbjet e kokës, çfarë i shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni

    Dhimbjet e kokës, çfarë i shkakton dhe kur duhet të shqetësoheni

    Dhimbjet e kokës janë të një intensiteti të ndryshëm dhe në shumicën e rasteve nuk sinjalizojnë ndonjë problem madhor shëndetësor.

    Në pjesën më të madhe, dhimbja e kokës mund të kalojë me një ilaç të thjeshtë kundër dhimbjes. Në raste kur ajo është tepër e fortë apo e pazakontë, atëherë njeriu mund të shqetësohet për probleme si ishemia, tumori apo trombozë.

    Për fat të mirë, këto probleme janë të rralla.

    Shkaktarët e dhimbjes së kokës

    Ajo që dihet është se indet e trurit dhe kafka nuk kanë nerva që regjistrojnë dhimbjen. Por enët e gjakut në kokë dhe qafë, indet që rrethojnë trurin dhe disa nerva që kanë pikënisjen në tru, munden të sinjalizojnë dhimbjen.

    Dhimbjet e kokës mund të shkaktohen edhe nga sinoziti, dhëmbët, muskujt dhe gjymtyrët e qafës.

    Kur duhet të shqetësoheni për dhimbjet e kokës?

    Çdo person duhet të shqetësohet për dhimbjen e kokës, nëse e përjeton atë për herë të parë pas të pesëdhjetave.

    Një dhimbje koke është shqetësuese edhe kur është krejt papritur tepër e fortë dhe e mprehtë, sidomos kur lëvizet koka ose kur ka kollë. Shqetësimi duhet të jetë i lartë edhe kur dhimbjet e kokës shoqërohen me ndryshime në personalitet apo funksionet mendore.

    Në disa raste, kur dhimbjet shoqërohen edhe skuqje të syve, dhimbje të tjera, ose kur ato ndodhin kur zgjoheni krejt papritur, duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

  • Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik

    Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë sfidë globale për shëndetin publik

    Migrena dhe dhimbjet e kokës mbeten ndër çrregullimet më të zakonshme dhe që shkaktojnë paaftësi në botë, duke prekur mbi një të tretën e popullsisë globale dhe duke kërkuar njohje shumë më të madhe në politikat e shëndetit publik.
    Hulumtimi i udhëhequr nga ekspertë të neurologjisë nga Universiteti “La Trobe” dhe “Western Health” dhe i botuar në “Cell Reports Medicine”, analizoi të dhënat nga Studimi global i barrës së sëmundjeve, lëndimeve dhe faktorëve të rrezikut (GBD) që mbulon 204 vende dhe territore midis viteve 1990 dhe 2021.
    Ai zbulon se 2.8 miliardë njerëz në të gjithë botën jetojnë me çrregullime të dhimbjeve të kokës, duke i bërë ato një shkak kryesor të viteve të jetuara me paaftësi (YLD). Sipas studimit, stilet moderne të jetesës të karakterizuara nga stresi, sjellja sedentare, konsumi i alkoolit dhe kafeinës dhe gjumi me cilësi të dobët vazhdojnë të nxisin prevalencën e dhimbjeve të kokës.
    Pandemia e COVID-19 solli gjithashtu sfida të reja, me pacientët që raportojnë dhimbje koke akute ose kronike pas infeksionit SARS-CoV-2 ose vaksinimit.
    “Këto probleme të reja të dhimbjes së kokës, të kombinuara me rritjen e stresit psikologjik, aksesin e ndërprerë në kujdesin shëndetësor dhe faktorët socialë, mund ta kenë komplikuar më tej një çështje tashmë urgjente të shëndetit publik”, thuhet në raport.
    Studimi tregon se gratë e moshës 30-44 vjeç dhe personat që jetojnë në vende me të ardhura më të larta preken në mënyrë disproporcionale. Ndërsa migrena ndodh më rrallë se dhimbjet e kokës të tipit tension, ato janë dukshëm më invalidizuese, thonë studiuesit.
    Autori kryesor, prof. Tissa Wijeratne tha se pavarësisht përparimeve në diagnostikim dhe trajtim, prevalenca globale e çrregullimeve të dhimbjes së kokës nuk ka gjasa të bie për shkak të faktorëve të vazhdueshëm të rrezikut dhe aksesit të kufizuar në kujdesin profesional.
    “Përdorimi i kufizuar i kujdesit shëndetësor profesional dhe mbështetja e tepërt në trajtimet pa recetë vazhdojnë të pengojnë progresin”, tha Wijeratne duke bërë thirrje për ndërhyrje të përshtatura dhe më shumë fonde për kujdesin shëndetësor.
    “Ky studim thekson nevojën urgjente për t’i dhënë përparësi çrregullimeve të dhimbjes së kokës në axhendat globale të shëndetit”, përfundon raporti.

  • Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë ‘sfidë globale’ për shëndetin publik, çfarë sugjerojnë ekspertët

    Migrena dhe dhimbjet e kokës përbëjnë ‘sfidë globale’ për shëndetin publik, çfarë sugjerojnë ekspertët

    Migrena dhe dhimbjet e kokës mbeten ndër çrregullimet më të zakonshme dhe që shkaktojnë paaftësi në botë, duke prekur mbi një të tretën e popullsisë globale dhe duke kërkuar njohje shumë më të madhe në politikat e shëndetit publik.
    Hulumtimi i udhëhequr nga ekspertë të neurologjisë nga Universiteti “La Trobe” dhe “Western Health” dhe i botuar në “Cell Reports Medicine”, analizoi të dhënat nga Studimi global i barrës së sëmundjeve, lëndimeve dhe faktorëve të rrezikut (GBD) që mbulon 204 vende dhe territore midis viteve 1990 dhe 2021.
    Ai zbulon se 2.8 miliardë njerëz në të gjithë botën jetojnë me çrregullime të dhimbjeve të kokës, duke i bërë ato një shkak kryesor të viteve të jetuara me paaftësi (YLD). Sipas studimit, stilet moderne të jetesës të karakterizuara nga stresi, sjellja sedentare, konsumi i alkoolit dhe kafeinës dhe gjumi me cilësi të dobët vazhdojnë të nxisin prevalencën e dhimbjeve të kokës.
    Pandemia e COVID-19 solli gjithashtu sfida të reja, me pacientët që raportojnë dhimbje koke akute ose kronike pas infeksionit SARS-CoV-2 ose vaksinimit.
    “Këto probleme të reja të dhimbjes së kokës, të kombinuara me rritjen e stresit psikologjik, aksesin e ndërprerë në kujdesin shëndetësor dhe faktorët socialë, mund ta kenë komplikuar më tej një çështje tashmë urgjente të shëndetit publik”, thuhet në raport.
    Studimi tregon se gratë e moshës 30-44 vjeç dhe personat që jetojnë në vende me të ardhura më të larta preken në mënyrë disproporcionale. Ndërsa migrena ndodh më rrallë se dhimbjet e kokës të tipit tension, ato janë dukshëm më invalidizuese, thonë studiuesit.
    Autori kryesor, prof. Tissa Wijeratne tha se pavarësisht përparimeve në diagnostikim dhe trajtim, prevalenca globale e çrregullimeve të dhimbjes së kokës nuk ka gjasa të bie për shkak të faktorëve të vazhdueshëm të rrezikut dhe aksesit të kufizuar në kujdesin profesional.
    “Përdorimi i kufizuar i kujdesit shëndetësor profesional dhe mbështetja e tepërt në trajtimet pa recetë vazhdojnë të pengojnë progresin”, tha Wijeratne duke bërë thirrje për ndërhyrje të përshtatura dhe më shumë fonde për kujdesin shëndetësor.
    “Ky studim thekson nevojën urgjente për t’i dhënë përparësi çrregullimeve të dhimbjes së kokës në axhendat globale të shëndetit”, përfundon raporti.

  • Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës

    Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës

    Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën për liri të Lefter Kokës.
    Ish-ministri i Mjedisit, i fajësuar dhe dënuar me burg në tre gjykime për aferën e inceneratorëve, kërkoi konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar.
    Koka qëndron në qeli prej dhjetorit 2021.
    Koka ka mundur të fitojë liri të parakohshme për një nga dënimet dhe shuarje masë për tjetrin, i vetmi që e mban në qeli është dënimi me 6 vjet e 8 muaj për inceneratorin e Fierit, çështje që Gjykata e Lartë e ka kthyer për rigjykim në Apelin e Posaçëm.

  • GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për liri, ish-ministri mbetet pas hekurave

    GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për liri, ish-ministri mbetet pas hekurave

    Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka, për lirimin nga qelia, me pretendimin se i ka kaluar afati i paraburgimit. Në kërkesën e mbrojtësve të Kokës, kërkohej shuarja e masës së sigurisë së arrestit me burg, në lidhje me hetimin për inceneratorin e Fierit, pasi ka kaluar afati 3 vjeçar i paraburgimit. Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
    Gjyqtari Xhevdet Lika tha se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet te mbaje kontante me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet të kryerjë vepra të tjera penale. Koka është dënuar po ashtu me 2 vite burg, në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, pasi secila prej dosjeve është gjykuar më vete.
    Lefter Koka është shpallur fajtor për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Lefter Koka mbahet në burg që prej Dhjetorit të vitit 2021, ndërsa në dëshmitë e tij dhënë në gjykatë, ka pretenduar vazhdimisht se ai nuk është ‘peshku i madh’ në dosjen e inceneratorëve, dhe nuk ka kursyer kritikat ndaj ish-çiftit Meta-Kryemadhi, të cilët i bën përgjegjës për arrestimin e tij.

  • “Më lironi, kam 3 vite në paraburgim”, GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës, ish-ministri mbetet pas hekurave

    “Më lironi, kam 3 vite në paraburgim”, GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës, ish-ministri mbetet pas hekurave

    lefter koka

    TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka, për lirimin nga qelia, me pretendimin se i ka kaluar afati i paraburgimit. Në kërkesën e mbrojtësve të Kokës, kërkohej shuarja e masës së sigurisë së arrestit me burg, në lidhje me hetimin për inceneratorin e Fierit, pasi ka kaluar afati 3 vjeçar i paraburgimit. Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit, ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
    Gjyqtari Xhevdet Lika tha se për pjesën e mbetur të dënimit, Koka duhet te mbaje kontante me shërbimin e provës dhe gjatë kësaj kohe nuk duhet të kryerjë vepra të tjera penale. Koka është dënuar po ashtu me 2 vite burg, në lidhje me çështjen e inceneratorit të Tiranës, pasi secila prej dosjeve është gjykuar më vete.

    Lefter Koka është shpallur fajtor për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim. Lefter Koka mbahet në burg që prej Dhjetorit të vitit 2021, ndërsa në dëshmitë e tij dhënë në gjykatë, ka pretenduar vazhdimisht se ai nuk është ‘peshku i madh’ në dosjen e inceneratorëve, dhe nuk ka kursyer kritikat ndaj ish-çiftit Meta-Kryemadhi, të cilët i bën përgjegjës për arrestimin e tij. /ZËRI

  • Qumësht, kanellë dhe mjaltë, kura natyrale kundër dhimbjeve të kokës

    Qumësht, kanellë dhe mjaltë, kura natyrale kundër dhimbjeve të kokës

    Me ngarkesën e përditshme dhimbjet e kokës janë kthyer në një shqetësim të përhershëm. Lodhja, stresi, luhatje të tensionit apo dhe një gjumë jo i rehatshëm, shkaqet janë nga më të ndryshmet. Shpesh vetëm me qëllimin që dhimbja e kokës të ndalojë, konsumojmë ilaçe të shumta, që herë funksionojnë e herë jo.
    Ju sugjerojmë një kombinim i cili pihet kur keni dhimbje koke, për të lehtësuar dhe eliminuar krizat e forta e të padurueshme. Të gjithë përbërësit natyralë, dhe që nuk dëmtojnë fare organizmin nëse konsumohen. Gjithçka që ju duhet janë kanellë, qumësht dhe mjaltë.
    Si të përgatisni kurën me kanellë për dhimbjen e kokës
    Në një çajnik hedhim një gotë me qumësht dhe e vendosim në zjarr për t’u ngrohur. Aty shtojmë dy lugë çaji me kanellë pluhur. Qumështi me kanellë duhet lënë në zjarr që të arrij pikën e zierjes. Këshillohet që të kini kujdes, që të mos e lini qumështin të valojë shumë, pasi një zierje e fortë do t’i humbiste vlerat e nevojshme ushqyese.
    Qumështin me kanellë e kalojmë në një gotë qelqi dhe aty shtojmë një lugë çaji me mjaltë. Duhet ta përzieni vazhdimisht në mënyrë që kanella të mos kullojë në fund të gotës. Kështu kur ta pini shija e fortë e kanellës do të jetë e neutralizuar më së miri me qumështin dhe mjaltin. Pasi të keni pirë qumështin me kanellë dhe mjaltë, është më e mira që të shtriheni për disa minuta dhe të prisni që pija të bëjë efekt.
    Vlerat e qumështit me kanellë dhe mjaltë
    Qumështi i ngrohtë dhe mjalti ju qetëson muskujt e kontraktuar nga dhimbja. Ndërsa substancat që gjenden tek kanella arrijnë të neutralizojnë receptorët e dhimbjes dhe kështu krizat në formën e goditjeve fillojnë dhe zbehen. Nëse nuk keni kanellë pluhur, këshillohet të përdorni dhe shkopinjtë e kanellës.
    Mjafton që në vend të dy lugëve të kanellës pluhur, t’i zëvendësoni me një shkop kanelle, dhe më pas të ndiqni hapat si në recetën më lart.

  • Migrena te fëmijët në rritje! Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

    Migrena te fëmijët në rritje! Pse gjithnjë e më shumë të rinj kanë dhimbje koke?

    Pavarësisht a janë dhimbje koke tensioni, të lidhura me stresin, apo migrenë, edhe fëmijët preken prej tyre. Çfarë duhet pasur parasysh gjatë trajtimit të fëmijëve? Dhe pse mund të ndihmojnë qasjet jokonvencionale?
    A do ta dërgonit fëmijën tuaj në shkollë me një atak të rëndë migrene? Reagimi spontan i shumicës së prindërve është ndoshta: jo. Megjithatë, ekspertët po bëjnë thirrje që kjo qasje të rishikohet. Ata mendojnë se pavarësisht nga simptomat akute, shkuarja në shkollë mund t’i ndihmojë fëmijët në plan afatgjatë që të mos e lidhin shkollën me dhimbjen e kokës.
    Në këtë mënyrë, shmangia e shkollës mund të parandalohet në rrethana të caktuara. “Duket më e qartë se sa është: dhimbja e kokës ndalet pas një kohe,” shpjegon Peter Kropp, drejtor i Institutit për Psikologjinë Mjekësore në Rostock.

    Migrena te fëmijët në rritje
    Shifrat tregojnë se nevojiten strategji të reja për të luftuar dhimbjen e kokës tek fëmijët. Një krahasim midis viteve 1970 dhe fillimit të viteve 2000 tregon se gjasat që një fëmijë të vuajë nga migrena pa atmosferë (aur)a janë gjashtëfishuar. Dhe gjasat që një fëmijë të diagnostikohet me migrenë me atmosferë – domethënë me çrregullime neurologjike – është rritur tetëfish. Sipas Shoqatës Gjermane të Migrenës dhe Dhimbjes së Kokës, pothuajse dhjetë për qind e fëmijëve dhe adoleshentëve në Gjermani vuajnë nga migrena.
    Dhimbje koke për shkak të mungesës së ushtrimeve
    Sipas shkencëtarëve, është e vështirë të identifikohen lidhje të qarta midis dhimbjeve të kokës dhe faktorëve mjedisorë. Megjithatë, standardet e ulëta të strehimit, statusi i ulët ekonomik i familjes dhe shumë aktivitete të kohës së lirë shoqërohen me një rrezik të shtuar të dhimbjes së kokës. Dhe: “Studimet tregojnë se rritja e dhimbjeve të kokës tek fëmijët është e lidhur ngushtë me mungesën e lëvizjes”, shpjegon psikologu Peter Kropp. “Tek fëmijët me predispozicion gjenetik, kjo mund të shkaktojë edhe një atak migrene”.
    Kropp thekson se sportet që rrisin rezistencën luajnë një rol vendimtar në parandalimin e migrenës. Jo vetëm për fëmijët, por edhe për të rriturit. “Vrapimi i rregullt, për shembull tri herë në javë për 30 deri në 45 minuta, mund të zvogëlojë migrenën deri në 50%. Përfitojnë gjithashtu personat që nuk vuajnë nga migrena, por vuajnë nga dhimbje koke tensioni të përsëritura”.
    Ndryshe nga migrena, për të cilën ekziston një predispozitë gjenetike, dhimbjet e kokës nga tensioni janë shpesh më tepër shenjë paralajmëruese. “Trupi ynë dëshiron të na thotë, për shembull, se duhet të largohemi nga ekrani, të lëvizim dhe të marrim pak ajër të pastër”, thotë mjeku dhe psikologu Hartmut Göbel nga Klinika e Dhimbjeve në Kiel.
    Dhimbje koke tensioni
    Dhimbjet e kokës nga tensioni shpesh përshkruhen nga personat që vuajnë si ndjenjë sikur kokën e tyre e kanë futur në morsë dhe po e shtrydhin. Ashtu si migrena, ato janë një nga të ashtuquajturat llojet kryesore të dhimbjes së kokës. Në këtë rast, dhimbja është simptomë e sëmundjes. Ndryshe nga dhimbjet dytësore të kokës, të cilat ndodhin, për shembull, si rezultat i një dëmtimi traumatik të trurit ose sëmundjeve të tjera bazë. E përbashkëta e të gjitha dhimbjeve të kokës është se ato nuk e kanë origjinën në tru, por jashtë tij. Vetë truri nuk ka receptorë dhimbjeje dhe për këtë arsye është i pandjeshëm ndaj dhimbjes. Dhimbja e kokës është ndoshta një inflamacion i meninges ose enëve të mëdha të gjakut.
    Dhimbje disa herë në muaj
    Dhimbjet e kokës nga tensioni janë veçanërisht të zakonshme tek fëmijët dhe adoleshentët. Sipas një sondazhi të Universitetit të Dresdenit, pak më shumë se një e treta e pothuajse 3.000 nxënësve të anketuar raportuan se vuanin nga dhimbje koke të paktën një herë në muaj. Pothuajse po aq raportuan se kishin përjetuar më shumë se dy atake në muaj.
    Është veçanërisht e rëndësishme të shmanget kthimi në kronike të dhimbjeve të kokës. Atëherë është e vështirë të heqësh qafe dhimbjen. Prandaj mjekët rekomandojnë një mënyrë jetese të shëndetshme, me orë të mjaftueshme gjumë, një dietë të ekuilibruar dhe stërvitje të rregullt. Në rastin e migrenës, kjo mund të zvogëlojë numrin e atakeve. Edhe pse kjo formë e dhimbjes së kokës nuk mund të shërohet, ajo mund të zhduket sërish gjatë pubertetit./DW

  • Cilat janë shkaqet e mundshme të dhimbjes së kokës në mëngjes?

    Cilat janë shkaqet e mundshme të dhimbjes së kokës në mëngjes?

    Zgjimi në të ftohtë dhe errësirë nuk është aspak një fillim i këndshëm i ditës, por kur këtij momenti i shtohet edhe një dhimbje koke e fortë, çdo mëngjes kthehet në një sfidë. Sipas Huff Post, ky shqetësim nuk është gjithmonë i padëmshëm.

    Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) thekson se shumica e dhimbjeve të kokës kalojnë vetë, por kur ato përsëriten, mund të sinjalizojnë probleme më serioze. Dr. Nancy Foldvari-Schaeffer, specialiste e gjumit, paralajmëron se dhimbjet kronike të kokës pas zgjimit shpesh lidhen me çrregullime të gjumit.

    Një ndër shkaqet më të zakonshme është apnea e gjumit, një gjendje kur frymëmarrja ndërpritet gjatë natës, duke shkaktuar gërhitje të fortë, përgjumje ditore dhe rrezik për probleme më të rënda si presioni i lartë i gjakut apo dështimi i zemrës. Mjekët thonë se mbi gjysma e pacientëve me këtë çrregullim vuajnë edhe nga dhimbje koke në mëngjes.

    Të tjera arsye përfshijnë bruksizmin (kërcitja e nofullës gjatë gjumit), pagjumësinë, si dhe faktorë si depresioni, ankthi, dehidratimi, migrena, dhimbjet e kokës në grupe apo konsumimi i alkoolit.

    Ekspertët rekomandojnë të kërkohet ndihmë mjekësore nëse dhimbjet e kokës përsëriten, nuk qetësohen nga ilaçet, shoqërohen me të përziera, ndjeshmëri ndaj dritës, zhurmës ose lidhen me ciklin menstrual. Mbajtja e një ditari për dhimbjet e kokës sugjerohet gjithashtu si mjet i vlefshëm diagnostikues.

    Mesazhi i mjekëve është i qartë: mos i nënvlerësoni dhimbjet e kokës së mëngjesit – ato mund të jenë një sinjal i hershëm për çrregullime serioze të gjumit dhe probleme të tjera shëndetësore.

  • Lidhja midis dhimbjes së kokës dhe sëmundjes së diabetit! Si t’i parandaloni?

    Lidhja midis dhimbjes së kokës dhe sëmundjes së diabetit! Si t’i parandaloni?

    Diabeti mund të shkaktojë simptoma të ndryshme si etje ose urinimi i shpeshtë.
    Por rezulton se nuk është e pazakontë, që diabeti të shkaktojë gjithashtu edhe dhimbje të forta koke.
    Kjo zakonisht është një nga shenjat që nivelet e sheqerit në gjak janë luhatur dhe mund t’ju duhet të bëni disa ndryshime në planin tuaj të kontrollit të diabetit.
    AgroWeb.org ju sjell një vështrim më të thellë në lidhjen midis diabetit dhe dhimbjes së kokës. Gjithashtu edhe disa mënyra të thjeshta për të lehtësuar dhe parandaluar dhimbjen e kokës.
    Cili është lloj i dhimbjes së kokës që lidhet me diabetin?Si hipo dhe hiperglicemia mund të shkaktojnë dhimbje koke dhe migrenë.
    Ju mund keni një ndjesi pulsuese në kokën tuaj dhe gjithashtu mund të ndiheni më të dobët fizikisht, të keni të përziera dhe të jeni të ndjeshëm ndaj dritës ose zërit.
    Dhimbjet e kokës që lidhen me diabetin mund të shkaktojnë edhe simptoma të tjera, në varësi të niveleve të sheqerit në gjak.
    Kur niveli i sheqerit në gjak është i ulët, ju mund të përjetoni gjëndje të fikëti, përzierje, dridhje ose djersitje.
    Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, ju mund të ndiheni më të etur, të urinoni më shpesh, të ndjeni lodhje dhe të keni shikim të turbullt.
    Si të parandaloni dhimbjet e kokës?Kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak dhe kujdesuni që të jenë në kufirin e lejuar.
    Në përgjithësi, duhet të synoni të mbani sheqerin në gjak në vlerat optimale duke e kontrolluar atë më shpesh dhe duke vepruar në mënyrën e duhur.
    Konsumoni ushqime që ndihmonjë me ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak.
    Ushimet si peshku, perimet me gjethe jeshile, kosi dhe vezët mund të ndihmojë me ruajtjen e niveleve të sheqerit në gjak dhe si rrjedhojë të reduktojë dhimbjen e kokës që lidhet me të.
    Gjithashtu ju mund të shtoni vaktet e ndërmjetme nëse nivelet e sheqerit në gjak janë të ulta.
    Pini ujë mjaftueshëm.
    Tetë gota ujë çdo ditë është e mjaftueshme, por konsumi i frutave dhe perimeve të pasura me ujë si kastraveci, shalqiri dhe spinaqi mund të ndihmojë gjithashtu.
    Identifikoni shkaktarët e mundshëm dhe eleminojini ato.
    Nëse keni ndërmarrë hapa për të vendosur nën kontroll sheqerin në gjak, por dhimbja e kokës është ende një problem, provoni të mbani një ditar të simptomave tuaja së bashku me ushqimet që keni konsumuar para se shqetësimi të fillojë.