Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni intime, duke kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin Tedi, portreti i te cilit ende nuk eshte zbuluar. Dasma u zhvillua më 14 shtator, pranë Tiranës, në një atmosferë të ngrohtë familjare, larg syve të publikut.
Burime të afërta tregojnë se ceremonia ishte e organizuar me shumë kujdes dhe elegancë, ku të ftuarve iu kërkua që të mos ndanin foto apo video në rrjete sociale, për të ruajtur privatësinë e çiftit. Ky detaj e ka bërë ngjarjen edhe më të veçantë, duke mbajtur gjithçka larg zhurmës mediatike.
Megjithatë, duket se vetë Besa ka dhënë disa sinjale për këtë hap të rëndësishëm në jetën e saj përmes postimeve në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë momente simbolike që lidhen me ditën e saj të madhe.
Ky lajm ka ngjallur menjëherë interes të madh tek fansat dhe ndjekësit e artistes, të cilët kanë shpërthyer me urime dhe komente pozitive për çiftin. Pa dyshim, kjo martesë shënon një kapitull të ri dhe të lumtur për Besën, e cila tashmë jo vetëm si artiste, por edhe si grua e martuar, fillon një rrugëtim të ri në jetë.
Urime çiftit të ri, Besa dhe Tedi!
Tag: kokëdhima
-

Tenton të grabisë 1500 m2 tokë në Qeparo, 65-vjeçari ‘shpik’ gjyq për pronën! Falsifikoi edhe vulën e gjykatës
Më 8 dhjetor, në portalin E-Albania, u bë një aplikim për rregjistrimin e një vendimi gjykate, të vitit 2015, sipas të cilit Leonora Kokëdhima kishte fituar gjyqin me Ministrin e Ekonomisë, duke u shpallur pronare e një sipërfaqeje prej 1500 metrash katrorë në fshatin turistik të Qeparosë.
Agjencia e Kadastrës, iu drejtua Gjykatës së Vlorës. Por kur kryetari Enkel Peza, urdhëroi verifikimin nga kryesekretaria dhe arkiva e Gjykatës, u zbulua se në fakt nuk ekzistonte asnjë vendim gjyqësor si ai për të cilin ishte bërë aplikimi e që ishte depozituar pranë kadastrës.
Dyshimi i qartë se ndodheshin përballë një falsifikimi, çoi në një kallzim nga ana e drejtuesit Peza, të Gjykatës së Vlorës. Hetimet do të zbulonin se Leonora Kokëdhima, nuk ishte as në dijeni të çështjes, dhe se strumbullari i gjithshkaje kishte qenë i shoqi, 65-vjeçari Gjergj Kokëdhima.
Varianti fillestar i treguar prej tij ishte se vendimi është falsifikuar nga ana e tij pa ndihmën dhe dijeninë e askujt. Por rrëfimi i tij kishte boshllëqe të dukshme, ndërsa shprehej se nuk kishte dijeni se kush ka paguar për aplikimin në Kadastër.
“Në vijim te deklarimeve, shtetasi Gjergji Kokëdhima sqaron se aplikimet nga llogaria e-albania e bashkëshortes se tij, Leonora Kokëdhima janë bere nga shtetasja Tefta Konomi. Referuar faktit se si Sonela Kerri ishte informuar dhe kishte ardhur ne disponim te faturës qe ishte për tu paguar si pjese e procedurës se aplikimit, deklaruesi sqaron se Sonela mund te ketë pasur vet kontakt me shtetasen Tefta Konomi, pasi nuk kishte njohje me Kerrin”.
Brenda një kohe të shkurtër, e gjithë skema e tij, aspak e sofistikuar ra. Kokëdhima u dorëzua dhe pranoi se gjithshka e kishte bërë vetë, pa ndihmën e askuj.
Ndërsa ndaj tij u vendos arresti në shtëpi, Prokuroria po vijon hetimet.
“Nga hetimet e deritanishme rezulton se personi nën hetim dyshohet se vetëm e ka përdorur dokumentin e falsifikuar dhe po zhvillohen hetimet nga organi procedues për të identifikuar falsifikatorin dhe bashkëpunëtorët e mundshëm në kryerjen e veprës penale dhe në varësi të hetimeve mund të ndryshojë kualifikimi dhe cilësimi juridik i veprës penale për personin nën hetim, dhe mund të shtohet e zgjerohet edhe rrethi i personave nën hetim”, – thuhet në vendimin e masës së sigurisë. -

“Juve ju vendosnin koburet në kokë”/ Kokëdhima sherr me Jeminin: Të kanë rrahur në fushë…
Presidenti i klubit të Apolonisë, Koço Kokëdhima është vendosur nën hetim për incidentin e djeshëm kur hyri në fushë gjatë ndeshjes së futbollit të femrave dhe u përplas fizikisht me arbitrin.
I ftuar në një lidhje direkt në “Shqipëria Live”, Kokëdhima shpjegoi se çfarë e shtyu të merrte atë veprim, teksa pati dhe një “përplasje” të ashpër me ish-arbitrin Lorenc Jeminin, me këtë të fundit që e kundërshtoi veprimin e presidentit të klubit fierak, me debatin që kaloi dhe në ofendime.
Kokëdhima: Unë kam protestuar aty. Madje kam zbritur dy herë në fushë. Kam folur me arbitrin dhe herën e dytë, mu desh të zbrisja prapë, sepse delegati më tha që të tre zyrtarët donin të dilnin nga fusha. Zbrita, i thashë disa fjalë atij zotërisë dhe ata dolën. Kjo është ajo që duket. Por ajo që mua më nxeh është që arbitri u përpoq me vetëdije të plotë ta vriste atë ndeshje. Kjo është e papranueshme në kulturën time. Ai kërkoi që të vendoste rezultatin kundër vajzave tona. Apolonia sivjet ka luajtur tre herë me Gramshin dhe Gramshi ka marrë vetëm një fitore në tavolinë. Ajo që pamë në Fier, ishte një situatë e papranueshme. Kodet tona nuk i lënë lojtaret tona të protestojnë.
Sidorela Gjoni: E ka kërcënuar trajneri arbitrin?
Kokëdhima: Me çfarë mund të kërcënojë trajneri? Trajneri ynë është një djalë i shkëlqyer. Edhe për trajnerin e Gramshit kam respekt. Me çfarë? Duke qarë dhe duke shpërthyer në revoltë kundër një arbitri në një ndeshje që s’ka tension? E vret ndeshjen në minutën e 65’, duke dhënë dy kartonë të kuq.
Jemini: Duhet të shoh rastet. Por nga informacionet që kam, më thanë që ishin kartonë të drejtë. E marrim të mirëqenë se nuk kanë qenë. Përsëri, sjellja që ka bërë presidenti, mua më duket gjë e jashtëzakonshme. Të futet presidenti, trajneri dhe staf t’i bëjnë presion trajnerit e ta ofendojnë, është e patolerueshme. Nëse fusha ‘pushtohet’ nga persona të tjerë që i bëjnë presion arbitrit, aty mbaron ndeshja. Nuk ka më futboll.
Kokëdhima: Jemini mirë bën që i thotë mendimet e tij, se s’janë të panjohura për mua këto mendime. Ai duhet të konsiderojë që arbitrat mund të bëjnë gabime, sepse janë njerëz dhe gabime bëjnë të gjithë, por nëse një arbitër komploton dhe kërkon të vendosë rezultatin e ndeshjes, kush duhet të protestojë? Kush ngre zërin ndaj abuzuesve?
Jemini: Duke u futur në fushë dhe duke bërë vetëgjyqësi?
Kokëdhima: Çfarë vetëgjyqësie po thua ti? Unë jam zyrtar i Apolonisë dhe mund të bëj çdo shkelje dhe të marrë masën, çfarë problemi ka?
Jemini: Ju merrni karton të kuq, masë disiplinore vetëm duke shkelur fushën e blertë, e jo më duke u përplasur me arbitrin.
Kokëdhima: Ti do më heqësh mua të drejtën të revoltohem?
Jemini: Padrejtësitë nuk i vendosni ju, por Komisioni i Disiplinës.
Kokëdhima: Komisioni i Disiplinës nuk i gjykon gjyqtarët. Unë kam qenë në atë tip tribune që ka aty…
Jemini: Për arbitrat ka komision të veçantë në FSHF, që merren me çdo veprim të tyre. Dhe ju do futeni në Komision.
Kokëdhima: Ti fshihesh pas gishtit dhe nuk e kam personale me ty, por me të gjithë që janë të një race me ju.
Jemini: Këtë mos ma kërko mua. Flasim për incidentin. Jo për gjëra që nuk kam informacion fare.
Kokëdhima: Ke. Verifikoje publikisht. S’ke parë gjë ti. Nuk e ke parë ndeshjen, por gjykimin e ke, sepse s’ke nevojë të shohësh fakte ti. Mos e merr fare të mirëqenë.
Jemini: Ju nuk keni asnjë të drejtë të futeni në fushë. Kaq e thjeshtë.
Kokëdhima: Unë kam të drejtën time si investitor.
Jemini: Në asnjë mënyrë.
Kokëdhima: Ti do më ndalosh mua të jetoj?
Jemini: Unë të ndaloj që ti të futesh në fushë. Nuk mund të futesh me semafor të kuq.
Kokëdhima: Nuk më ndalon mua të revoltohem. Është liria ime. Unë i marr përsipër pasojat.
Jemini: Nëse merr pasojat, mbaji pra.
Kokëdhima: Dua të jem i sigurt që ti je një person i paanshëm atje.
Sidorela Gjoni: Të rrëmbyen pak emocionet?
Kokëdhima: Unë jam gjithmonë emocional. E jetoj biznesin si dashurinë. Kjo nuk është gjë për t’u kritikuar. Kjo është jeta ime. Unë nuk e pranoj dot përdhunimin nga askush.
Më pas, Kokëdhima vijoi debatin me Jeminin, duke iu drejtuar kështu:
Kokëdhima: Përpara se të vija unë president aty, ju nuk guxonit të vinit, se ju vendosnin koburet në kokë. Unë e kam kthyer Apoloninë një ekip që respekton çdo ekip dhe çdo gjyqtar.
Jemini: Nga momenti që Kokëdhima thotë që mban përgjegjësi për veprimet që ka bërë, këtu mbaron. Unë them që nuk i shkon vetëm për emrin që ka. Imagjino çfarë mund të ndodhë në fushat më të ashpra. Nëse një ndeshje ndërpritet 25 minuta…
Kokëdhima: E di pse u ndërpre?
Jemini: Se nuk ka pasur forca policie.
Kokëdhima: Nuk është e vërtet. Ka pasur forca policie. Arbitri tha se ishte i frikësuar dhe kërkonte forca shtesë. Për çfarë nuk i mjaftonin policët atij?
Jemini: Për sa kohë e keni kërcënuar, atëherë normal që ai do kërkonte forca shtesë.
Kokëdhima: Je i turpshëm. Je një racë me ta. Je i paguar në këto qëndrime. Kur them që këto janë struktura kriminale.
Jemini: Ti nuk mban etikë këtu, e jo më në fushë.
Kokëdhima: Ti je dhunuar në fushë. Të kanë rrahur e më tregon mua. -

Hyri në fushë dhe dhunoi arbitrat! Nis hetimi ndaj presidentit të Apolonisë, Koço Kokëdhima
Koço Kokëdhima
TIRANË-Presidenti i klubit të Apolonisë, Koço Kokëdhima është vënë nën hetim për incidentin e djeshëm kur hyri në fushë gjatë ndeshjes dhe shtyu arbitrin. Ndaj tij, rëndon vepra penale “veprime të dhunshme në aktivitete sportive”. Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, i cili aktualisht është presidenti i klubit “Apolonia” u fut në fushë gjatë ndeshjes dhe tentoi të godasë arbitrin kryesor të ndeshjes Dorian Maletaj. Kjo për shkak se dha 3 kartona të kuq për lojtaret e ekipit të Apolonisë, të cilat pavarësisht mungesave, arritën që të triumfonin me rezultatin 1-0./ZËRI
-

Presidenti i FK Apolonia, Koço Kokëdhima, procedohet penalisht për dhunë ndaj arbitrit
Fier – Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj presidentit të klubit të futbollit FK Apolonia (femra), Koço Kokëdhima, 65 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas Policisë, gjatë zhvillimit të ndeshjes FK Apolonia – FK Gramshi, e mbajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier, Kokëdhima ka hyrë në fushë dhe ka debatuar ashpër me arbitrin e takimit, shtetasin D. M., duke e shtyrë me duar. Për këtë arsye, ai po hetohet për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme. Në pritje të vendimeve nga autoritetet, mbetet për t’u parë nëse Federata Shqiptare e Futbollit do të marrë masa disiplinore ndaj Kokëdhimës dhe klubit të Apolonisë.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
VIDEO
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

VIDEO / Zbriti në fushë dhe shtyu arbitrin, nis procedimi ndaj Koço Kokëdhimës
Policia e Fierit ka nisur një procedim penal ndaj Presidentit të Klubit Sportiv Apolonia, Koço Kokëdhima, pas incidenteve të shënuara ditën e djeshme në stadiumin “Loni Papuçiu:”.
Gjatë ndeshjes që ekipi i femrave të Apolonisë luajti përballë Gramshit, Kokëdhima hyri në fushë dhe shtyu gjyqtarin e takimit, Dorjan Melataj.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M.”, njofton policia.
Ndërkohë, për shkak të tensionit sfida mes Apolonisë dhe Gramshit u ndërpre për 25 minuta. Në pamjet që u bënë virale në rrjetet sociale, dallohet që ish-deputeti Koço Kokëdhima dhe zyrtarë të ekipit fierak zbresin në fushë dhe i drejtohen gjyqtarit me fjalë fyese. -

VIDEO-SKANDAL/ Koço Kokëdhima futet në fushë dhe shtyn e ofendon arbitrat
VIDEO
Një incident i pazakontë ka ndodhur sot (26 mars) gjatë ndeshjes Apolonia-Gramshi, e vlefshme për kampionatin e femrave dhe e luajtur në Fier.
Presidenti i Klubit Sportiv Apolonia për Femra, Koço Kokëdhima i cili protestonte ndaj vendimeve të gjytarit Dorjan Melataj ka hyrë në fushë gjatë lojës duke kërcënuar dhe shtyrë fizikisht atë. Në videon e mëposhtme dallohet qartë Kokëdhima dhe zyrtarë të ekipit teksa ‘pushtojnë’ fushën e lojës dhe sulmojnë gjyqtarin. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Për shkak të situatës dhe tensioneve të krijuara, takimi është ndërprerë për 25 minuta, për të rinisur më pas.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Pas vijimit të lojës, takimi ka përfunduar 1-0 në favor të Apolonisë së Fierit. Për momentin nuk ka asnjë reagim nga klubi i Apolonisë, por as nga Federata Shqiptare e Futbollit. Burime nga klubi i Gramshit pretendojnë se sipas rregullores, takimi duhet të ishte ndërprerë përfundimisht.
Gjithashtu ata pretendojnë se trajneri, zyrtarë dhe presidenti i Apolonisë ofenduan, shtynë dhe goditën gjyqtarin e ndeshjes, teksa më pas i bënë edhe presion që të riniste takimin.
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Koço Kokëdhima nuk duron më, futet në fushën e lojës dhe përplaset me arbitrat (VIDEO)
Biznesmeni kontrovers Koço Kokëdhima, prej kohësh larg zhurmës mediatike, është rikthyer sërish në vëmendje. Ish-deputeti socialist që është edhe president klubit Apolonia ka tentuar sot të godasë arbitrat gjatë ndeshjes mes Apolonisë dhe Gramshit në futbollin e femrave.
Sfida u mbyll me fitoren 1-0 të fierakeve që u ndëshkuan me dy kartonë të kuq në një ndeshje me tensione që u mbyll me 25 minuta shtesë për shkak të ndërprerjeve.
Një prej tyre ka ndodhur si pasojë e hyrjes në fushë të drejtuesve të klubit Apolonia, me në krye presidentin Koço Kokëdhima, i cili protestonte ndaj vendimeve të kryesorit Dorian Maletaj.
Incidenti është denoncuar nga drejtoresha e klubit të Gramshit, Edonisa Aliu, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar momentet e tensionit ku shihet Kokëdhima me zyrtarët e tij duke goditur e ofenduar arbitrat e ndeshjes.
“Që të gjithë na kanë frikë, kjo nuk diskutohet. Por që të futet presidenti i Apolonisë bashkë me zyrtarët e klubit në fushë për të dhunuar arbitrin e ndeshjes, këtë nuk e kisha menduar. Ja ku e keni presidentin Kokëdhima bashkë me zyrtarët e tij që godasin e shtyjnë, ofendojnë me fjalorin e rrugës arbitrat e ndeshjes. Turp! Turp! Turp!”, shkruan drejtuesja e Gramshit.


