Tag: kokalari

  • “Nuk ka LaCivita që e shpëton”, Evi Kokalari: Berishën do ta shkatërroj! Ai do dergjet në qeli, familja do zhduket nga politika

    “Nuk ka LaCivita që e shpëton”, Evi Kokalari: Berishën do ta shkatërroj! Ai do dergjet në qeli, familja do zhduket nga politika

    Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer fort në akuza dhe sulme ndaj Sali Berishës. Ajo ka reaguar ndaj atyre qe kritikojnë dhe që e akuzojnë se e ka personale me Berishën.
    Në një status në rrjetet sociale, ajo është e bindur se Berisha do përfundojë në qeli dhe familja e tij do zhduket nga politika. Sipas saj, çfarë turpi për LaCivitën të ulet dy karrige larg LSI.
    Evi Kokalari: Idiotëve të dobishëm që vazhdojnë thonë se kjo është personale;
    Personale duhet ta ketë çdo demokrat që është gënjyer që në 1990, dhe e gjithë Shqipëria që ia morën peng demokracinë në momentin më të brishtë që si popull patëm pas rënies së komunizmit.
    Prandaj – idiotëve të dobishëm ju them: sot jam më e vendosur se kurrë që Berisha do të shkojë në shtëpi (a burg) dhe e gjithë familja do të zhduket nga politika, dhe vendi do të dalë nga moçali ku vegjetoni ju që flisni si injorantë, sepse vetëm injorantët nuk arrijnë të kuptojnë se në çfarë moçali e keni kthyer Shqipërinë.
    S’ka Paul Manafort & Chris LaCivita që ta shpëtojë Berishën, dhe s’ka Jared Kushner a Ivanka Trump që do ta mbrojë Edi Ramën në të ardhmen. Ju që s’kuptoni që këta janë në Shqipëri për para dhe s’duan t’ia dinë për ju – vështirë të kuptoni detajet e tjera.
    Imagjinoni çfarë turpi për LaCivitën të ulet dy karrige larg LSI – Lëvizjes SOCIALISTE për Integrim. Turp që ndot aq emër sa bëri nga Donald Trump.
    Fundjavë të mbarë. Beteja e radhës sapo ka filluar.
    Qëllim – shkatërrimi i Sali Berishës dhe i budallenjve që e ndjekin! Kur të bjerë Berisha, do të bini të gjithë – si loja e dominos.

  • “Fjalim 35 sekonda”/ Kokalari ironizon LaCivitan: E kuptove se ç’po ndodh por duhet të justifikosh çekun e radhës

    “Fjalim 35 sekonda”/ Kokalari ironizon LaCivitan: E kuptove se ç’po ndodh por duhet të justifikosh çekun e radhës

    Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka vijuar me replikat për Chris LaCivitan, këshilltarin amerikan të PD, i cili mori pjesë pasditen e së premtes në hapjen e fushatës së aleancës së Sali Berishës. Pas komenteve se ai nuk është ‘sherifi’, siç është komentuar në rrjet, Kokalari shkruan me ironi se fjalimi i LaCivitës në Tiranë ishte brilant, por që zgjati vetëm disa sekonda.
    Kokalari shprehet se fakti që ndryshoi fjalën nga ‘socialistët po persekutojnë Berishën’ në ‘persekutim të opozitës’ tregon se ai e ka marrë mesazhin se çfarë po ndodh në të vërtetë, ndërsa i përmend atij edhe çekun që ka marrë nga Berisha, duke i thënë se ‘e kuptojmë se duhet të justifikosh çekun e radhës’.
    “Fjalimi i Chris LaCivites brillant, me mesazhe te forta sepse e para dhe më e rëndëisshme – ishte vëtëm 35 sekonda, dhe fakti që ndryshoi msg nga ‘socialistët po persekutojnë Berishën’ – ne persekutim të opozitës, i tha të gjitha. Brillant, Chris – Brillant – e paske mbledhur veten dhe e ke kuptuar më në fund çfarë po ndodh…por hajde se e kuptojmë që duhet të justifikosh dhe ti çekun e radhës”, shkruan Kokalari.
    Por nuk e lë më kaq. Në një tjetër postim, Kokalari shprehet se me 12 Maj Sali Berisha do të ikë njëherë e mirë në shtëpi. Sipas saj, atëherë do të hapet rruga që të tjerët të merren me Ramën.
    “Në 12 maj, Sali Berisha ti do të ikësh në shtëpi, njëherë e mirë – dhe ne të tjerët do merremi me Ramën. Ke mbaruar!”, shkruan aktivistja.
    Sipas Kokalarit, është për të ardhur keq që ditën e djeshme, në hapjen e fushatës, kishte më pak njerëz se në Kuvendin e 11 Dhjetorit në vitin 2021.
    “Përtej shakave, më vjen vërtet keq të shikoj që sot janë mbledhur shumë më pak njerëz se në Kuvendin 11 Dhjetorit të 2021 në Air Albania. Arsyeja qartazi sepse ishim akoma në valët e rilindjes së shpresës, të cilën e vratë këto tre vitet e fundit”, ka shkruar Kokalari në një tjetër post.

  • Fushata e PD, Kokalari ironizon LaCivitan: Fjalim 35 sekonda! E kuptove se ç’po ndodh, por duhet të justifikosh çekun e radhës

    Fushata e PD, Kokalari ironizon LaCivitan: Fjalim 35 sekonda! E kuptove se ç’po ndodh, por duhet të justifikosh çekun e radhës

    Aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari ka vijuar me replikat për Chris LaCivitan, këshilltarin amerikan të PD, i cili mori pjesë pasditen e së premtes në hapjen e fushatës së aleancës së Sali Berishës. Pas komenteve se ai nuk është ‘sherifi’, siç është komentuar në rrjet, Kokalari shkruan me ironi se fjalimi i LaCivitës në Tiranë ishte brilant, por që zgjati vetëm disa sekonda.
    Kokalari shprehet se fakti që ndryshoi fjalën nga ‘socialistët po persekutojnë Berishën’ në ‘persekutim të opozitës’ tregon se ai e ka marrë mesazhin se çfarë po ndodh në të vërtetë, ndërsa i përmend atij edhe çekun që ka marrë nga Berisha, duke i thënë se ‘e kuptojmë se duhet të justifikosh çekun e radhës’.
    “Fjalimi i Chris LaCivites brillant, me mesazhe te forta sepse e para dhe më e rëndëisshme – ishte vëtëm 35 sekonda, dhe fakti që ndryshoi msg nga ‘socialistët po persekutojnë Berishën’ – ne persekutim të opozitës, i tha të gjitha. Brillant, Chris – Brillant – e paske mbledhur veten dhe e ke kuptuar më në fund çfarë po ndodh…por hajde se e kuptojmë që duhet të justifikosh dhe ti çekun e radhës”, shkruan Kokalari.
    Por nuk e lë më kaq. Në një tjetër postim, Kokalari shprehet se me 12 Maj Sali Berisha do të ikë njëherë e mirë në shtëpi. Sipas saj, atëherë do të hapet rruga që të tjerët të merren me Ramën.
    “Në 12 maj, Sali Berisha ti do të ikësh në shtëpi, njëherë e mirë – dhe ne të tjerët do merremi me Ramën. Ke mbaruar!”, shkruan aktivistja.
    Sipas Kokalarit, është për të ardhur keq që ditën e djeshme, në hapjen e fushatës, kishte më pak njerëz se në Kuvendin e 11 Dhjetorit në vitin 2021.
    “Përtej shakave, më vjen vërtet keq të shikoj që sot janë mbledhur shumë më pak njerëz se në Kuvendin 11 Dhjetorit të 2021 në Air Albania. Arsyeja qartazi sepse ishim akoma në valët e rilindjes së shpresës, të cilën e vratë këto tre vitet e fundit”, ka shkruar Kokalari në një tjetër post.

  • Sali Berisha harxhon rreth 1 milionë dollarë për LaCivitan, ja si Edi Rama po bën “pazare” nën rrogoz me…

    Sali Berisha harxhon rreth 1 milionë dollarë për LaCivitan, ja si Edi Rama po bën “pazare” nën rrogoz me…

    Aktivistja Evi Kokalar ka bërë dje një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, teksa hedh dritë mbi një komplot të errët mes kreut të Partisë Demorkatike, Sali Berisha dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Kokalarit, Berisha ka harxhuar rreth 1 milionë dollarë për të angazhuar kompaninë LaCivita, të njohur për fushatat e Donald Trumpit, ndërkohë që Rama godet me “bufin e moçalit”, një etiketë që duket më shumë si sinjal bashkëpunimi sesa përplasje.
    Me një ironi therëse, Kokalari thotë se “bufi ngjiti”, por pas kësaj alegorie qesharake fshihet një e vërtetë dramatike për qytetarët shqiptarë: një pazar nën rrogoz mes dy poleve politike që dikur përfaqësonin skaje të kundërta. “Lufta për moçalin është në fakt”, shprehet ajo, duke paralajmëruar se shqiptarëve po u vidhet fitorja, shpresa dhe alternativa. Në një postim tjetër tronditës, Kokalari thekson: “Fitoren e 11 Majit ndaj Edi Ramës, opozitës ja vodhi Sali Berisha!”.  Por sa reale janë këto deklarata për dyshen Berisha-Rama? Koha për të zbardhur të vërtetën dhe për t’u përballur me të duket se po vjen dhe se gjithçka do të mësohet pas 11 majit.
    Reagimi i Kokalarit
    Konkretisht aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, vijon të thumbojë me postimet në rrjetet sociale qoftë Sali Berishën ashtu edhe kryeministrin Edi Rama. Kokalari e konsideron si një analogji të shkëlqyer ‘Bufin’ epitetin që Rama ia vendosi Berishës. “Harxhon tjetri treçerek milion dollarë për ‘arkitektin e fitores’ së Trumpit, dhe Rama vë në punë Zahon të gjej analogjinë e radhës…dhe godet aq ashpër sa dhe ‘arkitekti’ imagjinar i fitores së Trumpit nuk arrin ta ç’bëj stigmën therëse që sjell bufi i moçalit”, shkruan Kokalari. Më poshtë po pasqyrojmë postimin e plotë. “Bufi ishte analogji e shkëlqyer.
    Bufi ngjiti. Harxhon tjetri treçerek milion dollarë për ‘arkitektin e fitores’ së Trumpit, dhe Rama vë në punë Zahon të gjej analogjinë e radhës…dhe godet aq ashpër sa dhe ‘arkitekti’ imagjinar i fitores së Trumpit nuk arrin ta ç’bëj stigmën therëse që sjell bufi i moçalit. Kulmi i kësaj tragjedie në fakt, është fakti që bufi ngjiti nga goja e Ramës – një tjetër krijesë e po të njëjtit moçal. Interesant ky proces vetëpastrimi. Luftë për moçalin është në fakt. Veç përpara Shqipëria madhështore!! Veç përpara”, nënvizon ajo. Ndërkohë zonja Kokalari ka bërë edhe një reagim të dytë në rrjetet sociale, teksa shkruan: “Mark this post: Fitoren e 11 Majit ndaj Edi Rames, opozitës ja vodhi Sali Berisha! Never forget!!”.

  • Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde

    Historia e Musine Kokalarit në Tv5 Monde

    Historia e Musine Kokalarit ka qenë në vëmendjen e gazetares Eva Morletto dhe TV5 Monde.Ndërsa  nuk është hera e parë që kjo gazetare shkruan për Shqipërinë, duket se gjatë vizitës në vendin tonë, e orientuar nga sipërmarrësi Dritan Gremi, ajo ka zbuluar edhe historinë e intelektuales Musine Kokalari dhe raportin e saj të paepur me regjimin.
    Nga Eva Morletto Musine Kokalari: Shkrimtarja e harruar e Shqipërisë
    Historia ka qenë gjithmonë shumë bujare me protagonistët e saj meshkuj dhe tepër diskrete me heroinat e saj. Është një emër që meriton të shfaqet në një nga këto botime, të cilat sot hedhin dritë mbi gratë e bëra të padukshme nga një kujtesë selektive e udhëhequr nga patriarkia: ai i Musine Kokalarit, shkrimtares së parë femër në Shqipëri.
    Në një rrugicë në Tiranë, mes aromave të luleve mesdhetare dhe i mbrojtur nga trafiku i kryeqytetit, një muze shumë i vogël, i krijuar nga sipërmarrësi vendas Dritan Gremi, i kushtohet skulptorit Agim Rada, shpirtit të lirë dhe armikut të diktaturës.
    Dritan Gremi është në krye të një perandorie të turizmit mjekësor në Tiranë. I ri, ai ishte një emigrant pa para në Itali dhe e di se çfarë do të thotë të ikësh nga një diktaturë. Sot një pjesë të pasurisë së tij ia kushton betejës kundër totalitarizmit, përmes veprave dhe vendeve kushtuar kujtesës, siç është ky muze. Dritan Gremi dëshiron të tregojë çdo portret, çdo shkronjë, çdo libër që rrëfen historinë e një vendi që mbeti i izoluar për pesëdhjetë vjet, dhe të gjitha objektet që mund të evokojnë gjestet e heronjve të vetmuar të sakrifikuar nga regjimi.
    Ndër fotot, pikturat dhe letrat që mund të shohin vizitorët e rrallë, bie në sy një imazh, portreti bardh e zi i një gruaje shumë të bukur, me sy të zinj të mëdhenj e ekspresivë, të veshur me një shprehje stoike dhe të thellë që sfidon tmerrin që e rrethon. Kjo është foto nga gjyqi i Musine Kokalarit.
    Biografia
    E lindur më 10 shkurt 1917 në Adana të Turqisë, në atë kohë pjesë e Perandorisë Osmane, Musine Kokalari i përket një familjeje me origjinë nga Gjirokastra, një fshat i pasur me trashëgimi historike, i fshehur në malet shqiptare. Ajo ishte tre vjeç kur prindërit vendosën të ktheheshin në Shqipëri. Që fëmijë zhvilloi qysh herët pasionin për të lexuar dhe kalonte orë të tëra në librarinë që vëllai i i saj i madh Vesimi sapo kishte hapur në Tiranë.
    Dikur e rritur, ajo u largua për të përfunduar studimet në Romë, ku takoi grupe studentësh antifashistë dhe antikomunistë. Pas kthimit në vend, në vitin 1939 ajo botoi veprën “Siç më thotë nënua plakë”, dhjetë rrëfime të frymëzuara nga përditshmëria e grave të Gjirokastrës, në zemër të një shoqërie mizogjene dhe patriarkale, të shënuara nga traditat stërgjyshore si ajo e kanunit, kodi i të drejtës zakonore të një vendi mesjetar, të cilit I refeohen ende sot disa zona rurale dhe që nënkupton nënshtrim dhe heshtje përballë autoritetit mashkullor.
    “Siç më thotë nënua plakë” është libri i parë i shkruar dhe botuar nga një grua në Shqipëri dhe fjalët e tij shihen si një tekst feminist themelor. Si për të rehabilituar emrin e Musine Kokalarit, të përfshirë nga cunami i ngjarjeve historike dhe të rënë në harresë flagrante dhe të padrejtë, qyteti i tij i lindjes Gjirokastër i kushton asaj një muze, i cili do të është hapur në pranverën e 2024-ës.

    Represioni
    Në vitet ’40, libraria e vëllait Vesim, ku ëndërronte dhe ushqehej me librat si fëmijë, u bë vendtakimi i intelektualëve, artistëve dhe shpirtrave të lirë të çdo lloji. Kjo tërheq dyshimet e Partisë Komuniste. Enver Hoxha, diktatori paranojak, sapo kishte marrë pushtetin në vitin 1944 dhe e mbajti me grusht të hekurt deri në vdekje. Në këtë vit të mallkuar, dy vëllezërit më të mëdhenj të shkrimtares u arrestuan dhe u ekzekutuan pas një gjykimi të shkurtuar.
    Dy vjet më vonë, pasi i shkroi një letër Forcave Aleate me qendër në Tiranë, duke kërkuar zgjedhje të lira, Musineja u arrestua nga policia e regjimit. Legjenda thotë se Hoxha ra në dashuri me të, duket se diktatori i kërkoi të martohej me të dhe ajo nuk pranoi. Kjo “jo” dhe idetë e saj politike në kundërshtim me komunizmin i dhanë asaj zbritjen në ferr. E sigurt është se shkrimtarja shqiptare dhe diktatori mbanin një korrespondencë të gjerë kur Musine ishte studente në Romë; të dy ishin miq, përpara se Hoxha të bëhej diktatori që kujton historia.
    Vitet e errëta
    Musine Kokalari kaloi tetëmbëdhjetë vjet në burg, iu nënshtrua torturave, më pas u dërgua në qytetin e Rrëshenit, në veri të vendit dhe u detyrua të punonte si pastruese rrugësh. Gjatë paraburgimit, ajo kurrë nuk hoqi dorë nga bindjet e saj dhe mbajti një shkëmbim të gjallë epistolar me Hannah Arendt.
    Pas daljes nga burgu, ajo u ndalua të shkruante dhe mbeti e tillë për pjesën tjetër të jetës së saj, megjithëse u gjetën disa dorëshkrime klandestine. Ajo vdiq nga kanceri në vitin 1983. Shteti shqiptar i refuzoi çdo ndihmë mjekësore.
    Represioni
    Hoxha e kishte shndërruar atdheun e tij në një lloj Koreje Veriore të Evropës, e izoluar nga vendet e Traktatit të Varshavës pas mosmarrëveshjeve strategjike. Shqipëria është kthyer në një korridor të viteve të errëta, ku zyrtarët e makinës shtetërore ishin aty për të shtypur çdo impuls për liri, çdo copëz kulture, çdo dëshirë për individualizëm apo vullnet të lirë.
    Pranë portretit të Musinesë, në muzeun e vogël kushtuar Agim Radës, ndodhet një pikturë, një pikturë vaji e cila shpreh qartë terrorin që helmoi jetën e artistëve dhe intelektualëve nën diktaturë.
    Aty shihet një grup partizanësh që formojnë një grumbullim të vogël: burrat me uniformë duket se po bisedojnë mes tyre. Piktori në fjalë donte të vinte në dukje ushtarët e Hoxhës, por zelli i tij patriotik e bëri të keqen. Zyrtarët e regjimit vendosën në fakt që pikturës i mungonte një element simbolik që ishte thelbësor në sytë e tyre… një zjarr kampi, një emblemë e unitetit dhe forcës së komunizmit shqiptar.
    Piktori u arrestua kështu, zëri i tij u shua përgjithmonë, kujtimi i tij u bë hi.
    Ggjurma e përdhunimit”
    Ashtu si shkrimtarët e famshëm hebrenj në Gjermaninë e  viteve 1940 që u zhdukën në harresë, ashtu ndodhi edhe me artistët e shkrimtarët shqiptarë që guxuan të sfidonin regjimin ose thjesht të shprehnin artin e tyre. Ky lloj fati ishte i zakonshëm për mijëra kundërshtarë politikë për të cilët nuk dihet më asgjë, si Musine Kokalari, apo ata që u dërguan në burgun e keq të Spaçit, në mes të maleve të thata në qendër të vendit.
    Regjisori Niko Ajazi, i cili aktualisht po bën një film për këtë qendër paraburgimi, shpjegon sesi familjarët e të burgosurve, pasi kishin humbur të gjitha të drejtat, u persekutuan. 7 km e fundit e rrugës që të çon në burg duhej të mbulohej në këmbë – një shteg i mbiquajtur “gjurma e përdhunimit”. Gratë që vizitonin baballarët ose bashkëshortët e tyre të ndaluar në Spaç mund të grabiteshin dhe përdhunoheshin gjatë rrugës, ndërsa autorët nuk dënoheshin.
    Pesha e “kanunit”
    Nëse gratë janë ende të pambrojtura në Shqipëri sot, ato ishin dhjetë herë më të pambrojtura nën regjimin komunist. Edhe sot Shqipëria vuan nga efektet e dëmshme të kanunit në jetën e banorëve të saj, kontrolli i grave është shumë i fortë dhe në shumë familje rurale është babai ai që duhet të pranojë që gruaja ose vajzat të shprehen.
    Çfarë mund të themi për guximin ekstrem që tregoi Musine Kokalari në vitet 1940, përballë diktaturës së Hoxhës, përballë virilizmit të tij të mpirë dhe mizor, përballë një shoqërie ku mizogjinia ishte ankoruar natyrshëm në tradita? Musineja ishte një grua, në një vend ku gratë llogariteshin pak, ishte shkrimtare, në një regjim që urrente shkrimtarët, ishte e lirë, në një vend ku liria nuk kishte të drejtë të ekzistonte.
    “Unë nuk jam komuniste dhe nuk është krim… Nuk kam pse të jem komuniste që ta dua vendin tim,” thirri ajo gjatë gjyqit të saj. Ajo e dinte se duke thënë këto fjalë, jeta e saj po kthehej drejt ferrit. Ajo e dinte se, si grua, dënimi i saj do të ishte vetëm më i ashpër. Por ajo u shpreh duke shikuar drejt në sy kundërshtarët e saj, e qetë, si në këtë foto bardh e zi që e bën të pavdekshme.
     

  • REPLIKAT/ Rama ‘kthen’ në bretkosë kryetaren e degës së PD-së, Garo: Ke frikë nga gratë e forta. Kokalari: Grimci desh theri Vokshin për postin  

    REPLIKAT/ Rama ‘kthen’ në bretkosë kryetaren e degës së PD-së, Garo: Ke frikë nga gratë e forta. Kokalari: Grimci desh theri Vokshin për postin  

    Evi Kokalari, Edi Rama, Floriana Garo

    TIRANË- Postimi i një videoje tallëse nga ana e kryeministrit Edi Rama ka hapur debat. Dy ditë më parë, kreu i qeverisë postoi një video nga takimi i demokratëve në njësinë nr.9, në të cilën kryedemokratin Sali Berisha e paraqiti si buf, ndërsa kryetaren e njësisë, Eda Grimcin, si një bretkosë.
    E para që ka reaguar ka qenë Floriana Garo, e cila kërkon që të ndalet kjo fushatë bulliste dhe të mos denigrohen fytyrat e njerëzve. Grimcin, Garo, e konsideron një demokrate që përfaqëson më së miri aspiratat e Njësisë 9 për ndryshim. 
    Replikave u është bashkuar edhe Evi Kokalari, e cila e konsideron një hipokrizi deklaratën e Garos. Kokalari flet për një përleshje mes Grimcin dhe Albana Vokshit për postin e kryetarit të degës nr.9 të Partisë Demokratike. Sipas saj, Grimci është një agresive e zbritur nga Veriu që çdo gjë e bën me dhunë dhe të shara.

    Eda Grimci, kryetarja e degës nr.9 të Partisë Demokratike

    Postimi i kryeministrit Edi Rama:

    Postimi i kryeministrit Rama

    Postimi i Floriana Garos:

    Dje ishte radha e një tjetër gruaje që të bëhej objekt i një sulmi verbal, agresiv dhe të ulët nga një kryeministër që, në vend të udhëheqë me dinjitet, zgjedh të fyejë dhe të poshtërojë. Sulmi i Edi Ramës ndaj kryetares së degës 9 të Partisë Demokratike, znj. Eda Grimci, nuk është thjesht një devijim etik. Është një pasqyrë e qartë e një modeli politik të dështuar, që përpiqet të mbijetojë përmes përçarjes, frikës dhe nënçmimit, veçanërisht ndaj grave që guxojnë të jenë aktive në jetën publike. Eda Grimci është një grua e zonja, një nënë, një qytetare e ndershme, dhe një demokrate që përfaqëson më së miri aspiratat e Njësisë 9 për ndryshim. Sulmi ndaj saj është sulm ndaj çdo gruaje që ka vendosur të mos heshtë më përballë padrejtësisë dhe arrogancës së pushtetit. U bëj thirrje qytetarëve të refuzojnë këtë politikë përçarëse bullizimi. Mjaft më me patronazhizmin dhe talljet. Mjaft më me një kryeministër që ka frikë nga gratë e zonja, të forta dhe me integritet. Edi Rama, fundi i këtij regjimi nuk po vjen nga burrat që i sulmon ditë për ditë, por nga gratë që nuk do të mund t’i ndalosh dot më.
    Postimi i Evi Kokalarit:

    Floriana Garo, te thuash qe Eda Grimci eshte ‘grua zonje’ eshte hipokrizia me e thelle qe mund te ndeshes ndonjehere. Eda Grimci e morri ate pozicion si kryetare dege se desh therri Nexhmijen (Vokshin them) dhe beri deme fizike deges gjate dites se votimeve. Nese jam gabim, te na sqaroj paria! Une se di cfare tha Rama per kete te frikshmen, dhe as me intereson, por nga ekseperienca personale them qe e ka merituar. Dhe ti biesh Rames per sulm grash ne politike eshte serisht hipokrizi, sepse 90% te ministrave i ka gra. Ne fakt shume emra qe Rama ka punesuar ne 12 vjecarin e fundit, kane qene individ qe njiheshin ne Tirane si pjese intelektuale e qytetit. Grimci eshte nje agresive e zbritur nga veriu qe cdo gje e ben me dhune dhe te shara. Pra, ka shume diference midis grave qe mban afer Berisha dhe atyre qe mban Rama. Kjo s’ma ngre simpatine fare per Ramen, por dhe frike te them te verteten s’kam nga askush keshtu qe do flas hapur sic i shikoj problematikat. Kam qene vet viktim e agresivitetit te Grimcit, keshtu qe e dashur Floriana, turpi bie mbi PD e rithemelimit qe duhet te ishte konservatore dhe te sillte gra me klas rreth vetes. Ka nje arsye pse mbajne afer kete llum. As nuk po i hyj monstrave si zonja Keshtjella!!!

    1719309685018

    ffd289b4 a14c 4495 a7ed 9180d6903d45 198×300

  • “Berisha na dogji për të shpëtuar djalin”, Kokalari akuzon ashpër kreun e PD: Na flijoi për korrupsionin e Shkëlzenit

    “Berisha na dogji për të shpëtuar djalin”, Kokalari akuzon ashpër kreun e PD: Na flijoi për korrupsionin e Shkëlzenit

    Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, i është drejtuar me një tjetër mesazh kreut demokrat Sali Berisha, për të cilin thotë se nuk do ia falë atë që e konsideron si “sakrifikim të saj dhe demokratëve, për shkak të korrupsionit të djalit të ish-Kryeministrit”. Kokalari shkruan se beteja me Edi Ramën do të nisë atëherë kur të ikë Sali Berisha. “Pa ikur Berisha, nuk ikën Rama. Pikë. Të gjithë ju që jeni në krahë të Berishës, po i jepni mandatin e katërt Ramës, dhe arsyeja pse e bënë është tejet mediokër. Të gjithë gënjeheni me kandidatura për deputet. Shqipëria me ju nuk bëhet. Nëse qëllimet tuaja janë të qenit deputet (sepse çuditërisht këtë e quani dhe post prestigjioze), atëherë ju jeni pengesa kryesore e çlirimit të vendit nga korrupsioni.
    Ramën do e kisha luftuar shumë kollaj, sepse Rama të jep plot arsye, por kur ti je i lyer kokë dhe këmbë e bën sikur lufton korrupsionin e Ramës, humb kredibilitet në popull. Inati im mbetet me Berishën që i dhamë një shans fantastik në 2021, u ngrit shpresa në popull, dhe ai e abuzoi për leje ndërtimi të Kullës së Malit. Mos harroni se për atë leje ndërtimi u sakrifikua e gjithë çfarë kisha bërë personalisht, duke riskuar shumë gjëra në Amerikë, ndërkohë që i dola në krahë dikujt që ishte nën sanksione nga SHBA. Por Berisha normalisht, me atë karrierë politike, në atë pikë duhet të ishte burrë shteti, siç e kisha menduar unë, dhe jo të na shpaloste dinakërinë e tij për korrupsionin e të birit.
    Berishës nuk ja fal, ashtu siç nuk ja falin shumë demokrat të ndershme që janë pasive tashmë dhe s’duan ti japin atij me jetë. Derisa Berisha të dalë nga loja, nuk fillojmë dot luftë të mirëfilltë me Ramën. Kështu që tashme presim – dhe shohim si Rama do marrë mandatin e katërt dhe Berisha do të ballafaqohet me drejtësinë. Sapo të plotësohen këto kushte, shqiptarët do jenë gati të shkojnë në betejë vetëm me Edi Ramën. Elementët e tjerë vërdallë këtyre dy figurave, janë pa vlere momentalisht sepse thjeshtë po konsumohen, gjithsesi, disa prej tyre kanë respektin tim”, shkroi dje në rrjetet sociale aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari.

  • “Beteja me Ramën nis kur ti ikën”, Kokalari kritikon Berishën: Duhet të përgjigjesh për korrupsionin e tët biri dhe..

    “Beteja me Ramën nis kur ti ikën”, Kokalari kritikon Berishën: Duhet të përgjigjesh për korrupsionin e tët biri dhe..

    Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, i është drejtuar me një tjetër mesazh kreut demokrat Sali Berisha, për të cilin thotë se nuk do ia falë atë që e konsideron si ‘sakrifikim të saj dhe demokratëve, për shkak të korrupsionit të djalit të ish-Kryeministrit’.
    Kokalari shkruan se beteja me Edi Ramën do të nisë atëherë kur të ikë Sali Berisha.
    “Mos harroni se për atë leje ndërtimi u sakrifikua e gjithë çfarë kisha bërë personalisht, duke riskuar shumë gjëra në Amerikë, ndërkohë që i dola në krahë dikujt që ishte nën sanksione nga SHBA. Por Berisha normalisht, me atë karrierë politike, në atë pikë duhet të ishte burrë shteti, siç e kisha menduar unë, dhe jo të na shpaloste dinakërinë e tij për korrupsionin e të birit”, shkruan Kokalari.
    Postimi nga Evi Kokalari
    Pa ikur Berisha, nuk ikën Rama. Pikë.
    Të gjithë ju që jeni në krahë të Berishës, po i jepni mandatin e katërt Ramës, dhe arsyeja pse e bënë është tejet mediokër.
    Të gjithë gënjeheni me kandidatura për deputet. Shqipëria me ju nuk bëhet. Nëse qëllimet tuaja janë të qenit deputet (sepse çuditërisht këtë e quani dhe post prestigjoze), atëherë ju jeni pengesa kryesore e çlirimit të vendit nga korrupsioni.
    Ramën do e kisha luftuar shumë kollaj, sepse Rama të jep plot arsye, por kur ti je i lyer kokë dhe këmbë e bën sikur lufton korrupsionin e Ramës, humb kredibilitet në popull.
    Inati im mbetet me Berishën që i dhamë një shans fantastik në 2021, u ngrit shpresa në popull, dhe ai e abuzoi për leje ndërtimi të Kullës së Malit.
    Mos harroni se për atë leje ndërtimi u sakrifikua e gjithë çfarë kisha bërë personalisht, duke riskuar shumë gjëra në Amerikë, ndërkohë që i dola në krahë dikujt që ishte nën sanksione nga SHBA. Por Berisha normalisht, me atë karrierë politike, në atë pikë duhet të ishte burrë shteti, siç e kisha menduar unë, dhe jo të na shpaloste dinakërinë e tij për korrupsionin e të birit.
    Berishës nuk ja fal, ashtu siç nuk ja falin shumë demokrat të ndershme që janë pasive tashmë dhe s’duan ti japin atij me jetë. Derisa Berisha të dalë nga loja, nuk fillojmë dot luftë të mirëfilltë me Ramën. Kështu që tashme presim – dhe shohim si Rama do marrë mandatin e katërt dhe Berisha do të ballafaqohet me drejtësinë.
    Sapo të plotësohen këto kushte, shqiptarët do jenë gati të shkojnë në betejë vetëm me Edi Ramën.
    Elementët e tjerë vërdallë këtyre dy figurave, janë pa vlere momentalisht sepse thjeshtë po konsumohen, gjithsesi, disa prej tyre kanë respektin tim.
     
     
     

  • “Berishës nuk ia fal”, mesazhi i Kokalarit: Na sakrifikoi për korrupsionin e të birit! Po nuk iku ai…

    “Berishës nuk ia fal”, mesazhi i Kokalarit: Na sakrifikoi për korrupsionin e të birit! Po nuk iku ai…

    Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, i është drejtuar me një tjetër mesazh kreut demokrat Sali Berisha, për të cilin thotë se nuk do ia falë atë që e konsideron si ‘sakrifikim të saj dhe demokratëve, për shkak të korrupsionit të djalit të ish-Kryeministrit’.
    Kokalari shkruan se beteja me Edi Ramën do të nisë atëherë kur të ikë Sali Berisha.
    “Mos harroni se për atë leje ndërtimi u sakrifikua e gjithë çfarë kisha bërë personalisht, duke riskuar shumë gjëra në Amerikë, ndërkohë që i dola në krahë dikujt që ishte nën sanksione nga SHBA. Por Berisha normalisht, me atë karrierë politike, në atë pikë duhet të ishte burrë shteti, siç e kisha menduar unë, dhe jo të na shpaloste dinakërinë e tij për korrupsionin e të birit”, shkruan Kokalari.
    Postimi nga Evi Kokalari
    Pa ikur Berisha, nuk ikën Rama. Pikë.
    Të gjithë ju që jeni në krahë të Berishës, po i jepni mandatin e katërt Ramës, dhe arsyeja pse e bënë është tejet mediokër.
    Të gjithë gënjeheni me kandidatura për deputet. Shqipëria me ju nuk bëhet. Nëse qëllimet tuaja janë të qenit deputet (sepse çuditërisht këtë e quani dhe post prestigjoze), atëherë ju jeni pengesa kryesore e çlirimit të vendit nga korrupsioni.
    Ramën do e kisha luftuar shumë kollaj, sepse Rama të jep plot arsye, por kur ti je i lyer kokë dhe këmbë e bën sikur lufton korrupsionin e Ramës, humb kredibilitet në popull.
    Inati im mbetet me Berishën që i dhamë një shans fantastik në 2021, u ngrit shpresa në popull, dhe ai e abuzoi për leje ndërtimi të Kullës së Malit.
    Mos harroni se për atë leje ndërtimi u sakrifikua e gjithë çfarë kisha bërë personalisht, duke riskuar shumë gjëra në Amerikë, ndërkohë që i dola në krahë dikujt që ishte nën sanksione nga SHBA. Por Berisha normalisht, me atë karrierë politike, në atë pikë duhet të ishte burrë shteti, siç e kisha menduar unë, dhe jo të na shpaloste dinakërinë e tij për korrupsionin e të birit.
    Berishës nuk ja fal, ashtu siç nuk ja falin shumë demokrat të ndershme që janë pasive tashmë dhe s’duan ti japin atij me jetë. Derisa Berisha të dalë nga loja, nuk fillojmë dot luftë të mirëfilltë me Ramën. Kështu që tashme presim – dhe shohim si Rama do marrë mandatin e katërt dhe Berisha do të ballafaqohet me drejtësinë.
    Sapo të plotësohen këto kushte, shqiptarët do jenë gati të shkojnë në betejë vetëm me Edi Ramën.
    Elementët e tjerë vërdallë këtyre dy figurave, janë pa vlere momentalisht sepse thjeshtë po konsumohen, gjithsesi, disa prej tyre kanë respektin tim.

  • Evi Kokalari ‘thumbon’ Berishën: Seriozisht e ke që mendon se do më mashtrosh përsëri

    Evi Kokalari ‘thumbon’ Berishën: Seriozisht e ke që mendon se do më mashtrosh përsëri

    Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, ka thumbuar përmes një postimi në rrjetet sociale, kreun demokrat Sali Berisha. Ky i fundit etiketohet nga Kryeministri Edi Rama si ‘bufi i kënetës’, por Kokalari e konsideron bufin si simbolin e mënçurisë dhe diturisë.
    “Vendosa të sjell simbolin e mënçurisë dhe diturisë në zyrë sot, po ka një orë që nuk i pushon goja për “Shqipërinë madhështore”
    Seriozisht e ka thua që mendon se do të ma hedh sërisht?
    “Më mashtroni një herë, turp për mua. Më mashtroni dy herë – nuk mund të më mashtroni përsëri”, shkruan Kokalari në rrjetet sociale.