Tag: kohët

  • Një vepër vizionare epike letrare

    Një vepër vizionare epike letrare

    -Jusuf Buxhovi: “UDHËTIMI NË KOHË”, roman. Botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2025.

    Nga Agim Byci

    Jusuf Buxhovi që moti shquhet edhe si romansier. Ky roman është më i veçantë, ndër më të rrallët në letërsinë shqipe, ndoshta i vetmi. Është një roman historik, psikologjik, filozofik, një vepër vizionare epike letrare.

    Shtjellimi, pasqyrimi dhe përjetimi i kohës së kaluar, të tashme e të ardhshme dhe gjurmimi i çështjeve, rrethanave e ngjarjeve të kohëve rrjedh në mënyrë transcenentale e metafizike, dy komponente këto që përbëjne dymbdhjetë Ligjet e Universit. Është Ligji i Njëshmërisë Hyjrore dhe Ligji i Përputhjes, se e gjithë ekzistenca – njerëzit, natyra, jeta, koha dhe gjithësia – janë të ndërlidhura dhe janë pjesë e një tërësie të vetme dhe të unifikuar, se të gjitha qeniet janë të lidhura dhe se ekziston një unitet shpirtëror i natyrshëm në krijim, dhe se bota e brendshme e dikujt pasqyrohet në botën e jashtme. Kjo lidhet me përvojën dhe intuitën e brendshme të individit si burim i së vërtetës, dhe se gjendja e brendshme e dikujt formëson realitetin e tij të jashtëm.

    Romani shtjellohet në tre kapituj, përkatësisht kohë. Koha e kaluar, koha e tashme dhe koha e ardhshme. Këto tri kohë ekzistojnë në mënyrë rrethore dhe kanë lidhshmëri me njëra-tjetrën. Fizikanët thonë se të tri kohët mund të jenë reale dhe se ekzistojnë njëkohësisht dhe sinkronikisht. Kjo nënkupton se edhe rrethanat e ngjarjet mund të përsëriten në secilën kohë. Se çfarë mund të jetë përsëritja – e mirë apo e keqe, e mbarë apo e dëmshme, e suksesshme apo e dështuar – varet nga prijësit dhe populli. Këtu, në roman përsëritja me gabime e lëshime, me papërgjegjësi e përgjumësi – shkaktohet nga mosdërgjegjësimi e veprimet tona të pamatura, nga dështimet tona e mopërfillja e gjendjes faktike. Në pyetje është fuqia e shpirtit dhe mendjes që nuk i japim rëndësi, nuk e përfillim ose nuk e ushqejmë me dituri. Prandaj masa e paditur e manipuluar u nënshtrohet pushtuesve, pranon kryqet e simbolet fetare dhe u mundëson që besimet fetare të shfrytëzohen për pozitat e tyre.

    Romani Udhëtimi në kohë është një udhëtim i Artan Rrashtës, udhëtim nëpër tre kohë të ndara që ndërlidhen transcendentalisht dhe përfshijnë një periudhë një mijë vjeçare nëpër mjergullën e ngjarjeve vendimtare historike, në të cilin mijëvjeçar ka mundur të ndërrohet e të vuloset historia jonë.

    Udhëtimit i paraprin falli me plumbin shkrirë, nga i cili plumb fallxhorja nxjerrë një merimangë dhe ia la si busullë orientimi, si thurëse e fatit, që kur të bredhë nëpër vende të ndryshme të botës, me fuqinë personale të durimit, me zotimet e përgjegjësisë morale, dhe me energjinë e mbijetesës të jetë i zoti të gjejë rrugën e lirisë nëpër labirinthet e pushtuesve.

    Tashmë, Artani me përvojën vet dhe me intuitën si strumbullare e shqisave, në mënyrë mbinatyrore e paranormale i kundron, gjurmon e vlerëson çastet, rrethanat e ngjarjet lidhur me gjendjen e principatës, fisit dhe popullit në trevat dardane rrëze Bjeshkëve të Nemuna, Dushkajës, Sukës, Erenikut, Drinit… duke na dhënë një refleksion e vizion të historisë, ekzistencës e fatit.

    Pas kthimit nga udhëtimi nga e kaluara, arrin te e tashmja. E tashmja është e vetmja kohë reale që ekziston, kurse e kaluara ekziston në kujtesën e njeriut. Gjërat mund të ndryshojnë nëse njeriu i kupton. Artan Rrashta tashmë shpirtërisht është i

    ndërgjegjshëm dhe ka fituar dituri e aftësi për ta kuptuar, por mendimet e tija nuk mirëpriten. Si mund ta përkrahin njerëzit tjerë, kur i Vëllai binjak nuk e përkrah dhe nuk pajtohet.

    Artani kupton se jeton i vetëm me shpirt e ide në të gjitha kohët, por tjerët nuk janë të vetëdijshëm për kohët që jetojnë, për kohët që janë determinanta kryesore për fatin e ekzistencës sonë. Nëse kohët kalojnë pa shenja të mbetjes në kujtesë, atëherë shërimi e rizgjimi i popullit do jetë i vështirë. Tash, në të tashmen mendon se është koha e shërimit dhe rizgjimitt, por tjerët nuk janë as të vetëdijshëm, as të ndërgjegjshëm për këtë kohë vendimtare.

    Në bazë të përvojës jetësore, që përfshijnë përsiatjet mbi jetën, ekzistencën e historinë dhe në bazë të përjetimeve si fryt i bredhjeve nëpër botë, Artan Rrashta kupton se shpirti i njeriut jeton në tre kohë, bindet se e kaluara ka ndikim në të tashmen dhe të dyja ndikojnë në të ardhshmen. Meqë tashmë është besnik ndaj parimeve të mirëfillta mendore dhe cilësive morale e shpirtërore, me vetëbesimin në vete dhe me ndjenjën e përgjegjësisë atdhetare, fiton fuqinë për ta vlerësuar gjendjen që ka të bëjë me fatin e vet, të vëllait dhe të fisit, por si vëllau ashtu edhe fisnikët e prijësit lokalë nuk pajtohen me mendimet e tija dhe e pengojnë. Ndonëse emocionet e ndjenjat e Artan Rrashtës janë jashtë të menduarit të vet, megjithatë varen e krijohen nga mendja e vet. Për t’i hequr emocionet nga i Vëllau duhet t’i ndërrojë mendimet. Këtë e ka vështirë ta bëj, ngase nuk e lë zakoni, tradita, fisi, familja.

    Ai është në mes të dy zjarreve, që e përcjellin çdo kohë kruciale për të vendosur. Është në gjendje hamletiane: me vra apo me u vra, me mbet gjallë apo me vdekë, as i madh e as i vogël, as i fortë e as i lig… Meqë është shpirt binjak, peng dhe viktimë e Vëllait, cili në vend se me shpirt e arsye, mendon me emocione e trup dhe ka qëndrime e orijentime tjera në zgjidhjen përfundimtare të çështjeve madhore të pricipatës, fisit, vendit, – nuk mund të vendos. Poashtu edhe principata e prijësit lokalë që përshtaten me rrethant e vazalitetit kanë mendime gati të njëjta, sepse qëllimi kryesor është ruajtja e tokës, pronës, fronit e pushtetit, madje në heshtje bashkëpunojnë e bashkëveprojnë me të huajtë dhe gjejnë kohë e hapësira për të krijuar errësirë e për ta realizuar planin e përçarjes e sundimit.

    Nga udhëtimi në kohë, në bazë të kujtimeve të shtresuara në kujtesë nga e kaluara dhe duke u nisur nga përjetimi real i të tashmes, del se disi mbijetuam nëpër shekuj por kurrë nuk u bëmë principatë apo mbretëri i pavarur, e mëvetësishme. Artan Rrashta mendon dhe mundohet të ndërgjegjësojë faktin, se e nesërmja do të mundë të gjendet në të kaluarën dhe të tashmen. E nëse ky fakt i tre dimensioneve të ndara të kohës nuk kuptohet shpirtërisht në kohë, e njeriu nuk ndërgjegjësohet e nuk vetëdijesohet, atëherë e ardhmja dështon dhe humbë mundësia e jetesës në kohë dhe shfrytëzimit të saj për ta formësuar të ardhshmen.

    Prandaj, nëse koha e kaluar dhe e tashme nuk kanë shkuar, por vazhdojnë të ekzistojnë në të ardhshmen, atëherë e ardhshmja mund të jetë e sigurtë, e suksesshme dhe e mbarë, por kjo varet nga njeriu/populli se sa ka mësuar nga e kaluara dhe nga e tashmja. Pra, çastet e ngjarjet mbesin në kujtesë dhe bashkë me realet e së tashmes bashkëdyzohen dhe marrin trajtat e duhura për të vazhduar jetën dhe kohën e së ardhshmes. Dhe kjo është plotësisht në rregull, nëse nuk janë bërë gabime dhe dështime në të kaluarën dhe të tashmen, të cilat do ta rrezikonin pritshmërinë e një të ardhme të mbarë.

    Po çfarë ndodh në roman kur mbaron e tashmja fillon e nesërmja? Fillojnë hutimet, hallakatjet, veprimet e ndyra, tollovitë, kritikat, propagandat, … dhe masa është në delirium. Pushtetarët thonë: Njerëzit duhet të hutohen me thashetheme, duhet t’u lejohet të merren me përgojime, trillime, mashtrime, kotësira, magjira, veprime të dëmshme, ngase vetëm kështu mund t’i sundojmë, t’i ruajmë pozitat tona, ta ruajmë principatën e fisin, se kjo na konvenon.Thashethemet luajnë rol të pazëvendësueshëm që njerëzit të largohen nga e drejta për liri e të mos mirren me këtë çështje, por të dëgjojnë prijësit, sundimtarët e kryqtarët, që janë të vetmit që kujdesen për ta.

    Dhe fillon qarkullimi i lloj-lloj tregimesh, historish e pallavrash me ndikim politik e psikologjik, që nuk kanë të ndalur, por marrin permasa të mëdha, natyrisht të dëmshme e të padobishme. Njollosen, dëmtohen e damkosen njerëzit e ditur, idetë e veprimet e tyre, me qëllim të fundit që të rrënohet e të humb besimi ndaj njerëzve mes veti. Kështu thashethemet e mbulojnë atmosferën dhe ia zënë frymën çdo të vërtete.

    Dashur e padashur pason ironia e fatit, e cila lind mllefin, urrejtjen,, hidhërimin, dëshpërimin dhe shndërrohet në sarkazëm. Dialogjet, fjalimet, pohimet e gjykimet e pamenduara, thashethemet që shkaktohen në kaosin e kohës e hapësirës nëpër defilimet e fanitura pengojnë rizgjimit e pritur me shekuj.

    Dhe fillon e nesërmja me thashethemexhinjtë, palaçot, hipokritët, çanaklëpirësit, bashkpunëtorët, demagogët, intrigantët, tellallxhinjtë, magjibërësit, mashtruesit, rrenacakët…

    A keni dëgjuar se delja e Balisë i polli dy thi, një i zi e një e kuq? Ky është parajmërim i kobit.

    Lum e lum për ne. Deti do të bëhet kos!

    Ardhja ushtarëve të huaj na solli bushtra të pudrosura.

    Bota na i di sa dhëmbë i kemi në gojë, sa zorrë në bark.

    Lotët e kuq të cjapit të Sylës tregojnë për shtet-rrethimin. Cjapi është evlia.

    A u kënaqe që i cofi lopa fqinjit?

    Gëzohuni se nuk do të dënohen ata që flenë me sy hapur e shohin ëndrra natën.

    Ruana Zot nga e keqja. Po vjen koha që do ta hamë njëri-tjetrin.

    Katrahura po afrohet e ne po qeshim. (E shumë të tjera…)

    Shfaqja e shkalluar vazhdon, zëret çirren e ulurojnë, arena e zhurshme ushton dhe e merr Artanin me vete. Turma e përgjumur larg rizgjimit ende nuk di se fjalët, llafosjet e pamfletet janë vepra të hetuesve, të shtabeve të ushtrisë pushtuese, se të gjitha trillohen vetëm për ta arsyetuar dhunën, burgosjet, vrasjet…

    Dhe në kapitullin e fundit, në kohën e të së ardhshmes, kur bëhet fjalë për fatin, për jetën e pozitën tonë në botë, në disharmoni e kundërshti me mësimet e Kantit, Haidegerit, Huserlit e Tomas Eliotit, në atë kaos, çmenduri e cirk të ekzistencës kombëtare, historike, politike, fisnore, atdhetare, në epilog, Artan Rrashta e gjen veten lakuriq. Në roman, lakuriqësia e mirëfilltë e tij simbolizon gjendjen e brendshme dhe tregon zbulimin e një të vërtete të fshehur ose e një gjendje fisnore të vetërealizimit të zymtë, e cila e bën që të të fshehet pas perdeve, apo si thotë autori, “as i lirë, e as rob në Dushkajën e fshehur nga bota, në cep të askundjes”.

    Vajmedet për ne!

    (Kumtesë e lexuar me rastin e promovimit të romanit në Mitingun e Poezisë në Gjakovë, më 21 11 2025).

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JUSUF BUXHOVI: 61 VJET TË MITINGUT TË POEZISË NË GJAKOVË

  • Bashkëshortja e Konstantinos Argyrous ndan lajmin e trishtë: Pësova abort

    Bashkëshortja e Konstantinos Argyrous ndan lajmin e trishtë: Pësova abort

    Alexandra Nika bëri një rrëfim personal përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar se kohët e fundit kishte abortuar. Korrikun e kaluar, u njoftua se gruaja e Konstantinos Argyrou ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë. Nëpërmjet llogarisë së saj personale në Instagram, Alexandra Nika foli për abortin e saj që e bëri të kuptonte se sa bekim i madh është shëndeti.
    Në postimin e saj, ajo shkroi: “Dje në këtë faltore piktoreske pagëzuam Babagjyshin tonë. Kohët e fundit pata një abort që më kujtoi se sa bekim i madh është të kesh fëmijën tënd të shëndetshëm dhe familjen tënde pranë. Asgjë nuk dhurohet.. shëndeti, dashuria dhe momentet me njerëzit tanë janë dhuratat më të çmuara”.
    Shihni postimin e saj:

    Çifti u martua më 7 korrik, duke e mbajtur misterin dhe pritjen që pasoi larg “dritave” të ekranit. Këngëtari dhe bashkëshortja e tij e mbajtën dasmën e tyre në Agios Dimitrios në Grand Resort dhe më pas një pritje u mbajt në shtëpinë e familjes Nika, në Mavro Lithari në Anavyssos. Të enjten, më 21 gusht, Alexandra Nika ndau imazhe nga përgatitjet e saj, ndërsa tregoi edhe detaje të fustanit të saj të nusërisë, i cili u kurua nga Silia Kritharioti dhe ekipi i saj.

  • Rexhep Ismajli: Kohët e foljeve dhe gjuhësia tekstore

    Rexhep Ismajli: Kohët e foljeve dhe gjuhësia tekstore

    Nga Rexhep IsmajliSi edhe njësitë e tjera të kodit gjuhësor të caktuar, edhe foljet dhe kohët e tyre, mund të aktualizohen në ligjëratë bashkë me njësi të tjera, pra në bashkekzistencë sintagmatike me klasët e tjera. Për këtë arsye çdo studim i kohëve të foljeve duhet të niset nga tërësia e tillë, pra nga kodi dhe nga ligjërata. Informacioni që duhet të komunikohet përmes gjuhës është i organizuar në atë mënyrë që çdo njësi gjuhësore në të njëjtën kohë bart më shumë ose të paktën një njësi informative. Ky fakt e bën edhe më tëv ështirë studimin e funksioneve të nëjsive përmes klasave, sepse përnga ky kriter ndryshimet janë jo të vogla.Përnga informacioni kohët e foljeve dallojnë midis tyre jo vetëm përsa i përket raportit ndaj kohës fizike. Madje ndodh nganjëherë që dallimet të qëndrojnë esencialisht tjetërkund. Qysh në Antikë ndarja e kohëve qe bërë trisisht: e shkuar/e tashme/e ardhshme. Ky konceptim presupozon një barazim të çështjeve dhe të rrjedhave gjuhësore me çështjet dhe rrjedhat mendore, fizike, filozofike. Nëse midis kohës kohë dhe kohës së foljeve vemë shenja barazimi, atëherë do të duhej të kishim gjithmonë një kohë të tashme në të tashmen, një të shkuar në të shkuarën, etj. Mirëpo në gjuhë nuk ndodh kështu. Distribucioni i kohëve të foljeve në tekst është larg më i ndryshëm, sepse këto kohë funksionojnë si shenja, si të gjitha shenjat e tjera të gjuhës.

    Simbas Knud Togeby-së ,,teori të ndryshme mbi çështje të foljeve na tregojnë qartë se është e pamundshme të jipet një përkufizim i përgjithshëm i kohës,  që, si duket, është një kategori shumë variabile’’. Po këtë gjë e kishte vërejtur edhe Hjelmslev-i, për të cilën në shumicën e gjuhëve të Evropës Perëndimore koha nuk është morfemë bazore, po morfemë e tematizuar, sepse në këto gjuhë nuk ka konkordancë të domosdoshme të kohëve. Disa vite më herët, për Hjemslev-in morfemat e foljeve, një nga cilat është edhe koha , nga aspekti i një anaize semantike i karakterizojnë thëniet si tërësi, gjë që nuk ndodhme morfemat e emrave , ta zëmë ,,Tërësia e thënies është e ngjyrosur me një lloj konceptimi kohor, aspektor, dhe mënyror. Këtë pikëpamje Hjelmslevi e ndërroi më vonë për shkak se duhej të merrej me përshkrimin e njësive gjuhësore të rrafshit të frazës dhe të mos nisej nga rrafshi i thënies , sepse atëherë domosdo ndryshon perspektiva. Se, thënia mund të përbëhet të paktën nga një frazë, pra vetvetiu dalim jashtë atij koncepcionit të zakonshëm lingvistik, simbas të cilit fraza është njësia më e madhe gramatikisht e varur, e cila nuk hyn më tutje në njësi më të mëdha gramatikisht të lidhura. Jo vetëm Hjelmslev-i por të gjithë glosematistët e morën pak a shumë për bazë këtë konceptimin e dytë , sepse i shtronin vetes në radhë të të parë detyra klasifikimi dhe përshkrimi.  Përveç kësaj shumë gjuhëtarë deri sot e kanë vënë në pah faktin se morfema  të ndryshme të foljeve si koha, aspekti dhe mënyra ndërpriten në mënyra tëndryshme  jo vetëm në varësi nga niveli i frazës , por edhe varësisht nga nivele më të larta se ai i frazës. Më tutje, kohë të ndryshme të foljeve të një gjuhe , të përkufizuara tradicionalisht në bazë të kronologjisë, të aktualizuara në tekst mund të kenë funksione të ndryshme edhe kronologjike , po edhe të tjera , sidomos funksione që lidhen me tërësinë e tekstit jashtë fjalisë . Simbas një ndarjeje gati të përgjithshme tradicionale , e cila ka të bëjë vetëm me çështje të nivelit të frazës , kohët e foljeve të një gjuhe indoevropiane do të mund t’i gruponim në tri grupe të mëdha : kohë të shkuara, kohë të tashme dhe kohë të ardhshme. Këtu ka gjithmonë vend për diskutime dhe precizime edhe nga vetë aspekti i teorive të tilla, por duke i pasur parasysh variacionet që kriojojnë monemat e tilla si aspekti , mënyra dhe diateza , të cilat nuk janë njësoj dhe as që të gjitha në të gjitha gjuhët të pranishme.  Nga aspekti i ndërtimeve më të mëdha se fraza empirikisht këtu bien në sy përdorime të morfemave  kohore që trajtohen si të shkuara në të ardhmen , ose si të tashme në të shkuarën, etj. Këto gjëra mund të gjejnë shpjegim, si duket vetëm në kuadër të një gjuhësie tekstore, e cila po konstituohet këto ditë tona.Këtu më poshtë po japim dy konceptime të këtyre çështjeve nga dy autorë të shquar nga kjo fushë dhe disa ilustrime nga materialet e shqipse.Simbas Emil Benveniste-it kohët e foljeve të sistemit të frëngjishtes do të mund të studioheshim më me lehtësi dhe më me qartësi në kuadër të njësive më të mëdha se fraza nëse këto ndjesi do të hetoheshin më prë se ç’natyre janë, sepse varësisht nga natyra e këtyre njësive do të adaptohet edhe denduria dhe përdorimi i monemave kohë të foljeve. Në këtë kuptim ai tekstet i ndan në dy grupe të mëdha: discours (ligjëratë) dhe historie (rrëfim). Këta dy regjistra ndërplotësohen , pra nuk dalin kurr ashtu të veçuar plotësisht. Me ligjëratë ai kupton  ,,një rrjedhë fjalësh që supozon një folës e një ndëgjues dhe intencën te i pari për të ndikuar disi në të dytin”. Regjistri I ligjëratës në frëngjisht I lejon të gjita kohët, teorikisht , përveç asaj që quhet passè simple (e kryer e thjeshtë). Kohë karakteristike për këtë regjistër ndërkaq janë prèsent (e tashme) , parfait (perfekt) dhe futur  I ( e ardhshme) , prandaj edhe këto kohë quhen kohë tipike të diskursit. )Të thënit rrëfimor (te Benveniste-i historik) ,,e karakterizon rrëfimin e ndodhive të kaluara”. Këtij regjistri, simbas autorit tonë, i takojnë: passè simple (e kryer e thjeshtë) imparfait (e pakryer) dhe plus-que-parfait (më se e kryer). Karakterizohet me përjashtimin e kohëve : prèsent , parfait dhe futur I. Këtë ndarje shumë interesante si rrugë Benveniste-i nuk e shpie deri në fund, sepse nuk i interesojnë çështje të sintaksës së ligjëratës, po çështje të historisë së frëngjishtes, konkretisht arsyet e zhdukjes së passè simple nga frëngjishtja e folur dhe kështu heq dorë nga analizat që mund t’i delnin shumë interesante përsa i përket qëndrimit folës.Gjuhëtari gjerman Harald Weinrich në këtë drejtim ka shkuar edhe më larg dhe ka bërë një eksplorim të hollësishëm të sistemeve të kohëve të frëngjishtes, të gjermanishtes, të anglishtes, të spanjishtes dhe të italishtes. Kohët e foljeve ai i ndan simbas tri pikave, tre boshteve informative:I.Qëndrimi folësII.Perspektiva folëseIII.Reliefizmi i tekstitSimbas kriterit të parë kohët e foljeve të një gjuhe do t’i dallonin në kohë komentative dhe në kohë narrative. Në kohë komentative do të hynin: prezenti, perfekti dhe futuri I, ndërsa në kohë narrative do të hynin: imperfekti, aoristi, perfekti II dhe prezenti i lidhores (në sistemin e frëngjishtes).  Nga ky grupëzim të përjashtohen format e ashtuquajtura gjysmë të mbaruara ose të pambaruara, si paskajorja, pjesorja, gjerundi, etj.Simbas kriterit të dytë dallohen kohët e së shkuarës, të së tashmes dhe të së ardhshmes.Simbas kriterit të tretë kohët dallohen në kohë që mbajnë planin e parë të rrëfimit dhe në kohë që e japin mbrapavijën. Kjo vërehet sidomos në përdorimin bashkë në të njëjtin tekst të kohëve si imperfekti dhe aoristi,  që përmbajnë në vete kundërvënien aspektore.)Siç po shihet, kriteri i parë na lejon pak a shumë të njëjtën ndarje si ajo e Benvenist-it. Vetëm se këtu do të propozonim terma shqip: për kohët komentative do të themi kohë përfolëse ose kohët e përfoljes, natyrisht duke e zhveshur termin nga të gjitha konotacionet e përditshme sociale dhe psikologjike, ndërsa për kohët narrative do të themi kohët e rrëfimit ose kohët rrëfimore. Përnga perspektiva folëse ndarja mbetet tradicionale, por mbrendapërmbrenda kriterit të parë. Dhe kriteri i parë pak a shumë e respekton këtë ndarje: të thënë reprezentues, pra kryesisht jepet tablloja e një gjëje tashma të jetuar ose të menduar si të jetuar nga perspektiva e folësit, dhe të thënë komentues, pra kryesisht të thënë ku komentohet diçka që është reprezentuar ose përjetuar ose duhet të përjetohet, etj. Ndërkaq, kriteri i dytë pak a shumë e rimerr atë ndarjen tradicionale të kohëve në përgjasim me krononologjinë. Çështja e reliefizimit është çështje që del më tepër në kuadër të teksteve rrëfimore: nëse rrëfimi rrjedh në të pakryer, pra nëse plani i parë është në të pakryer, gjërat e planit të dytë për shembull mund të rrëfehen në të kryer të thjeshtë. Kjo gjë lidhet ngushtë me funksionalizimin e vlerave aspektore, por edhe me rëndësinë e pjesëve që rrëfehen në formë rrafshesh.

    (Shkëputur nga libri ‘Shumësia e tekstit’ të autorit Rexhep Ismajli, botuar nga “Rilindja:, 1980)

    Përgatiti: ObserverKult  

    Lexo edhe:

    ISMAIL KADARE: GJUHA SHQIPE

    Poezi nga Ismail Kadare

    Kur në sulm hodhën turqitHordhitë e pambaruara,Kështjellat e sintaksësS’i muar, që s’i muar.

    Në bedena poemashPopullore mbetënKufoma divanesh eKufoma bejtesh.

    Kur panë se gjuhësS’i hodhën dot prangat,Lëshuan drejt sajGjithfarë merimangash…

    Në përçartje ta ktheninNë delir në jerm,Ishin vite të rënda,Ishin shekuj plot helm.

    Të të bënin ty, doninShqipëri memece,Po ja erdhi Naimi,Si yll mbi ty ecte.

    Dorën e zbehtëMbi ballë të vuri,Të të hiqte zjarrllëkunPrej të sëmuri.

    Dhe vdisnin pjesëzat,Thaheshin merimangat,Ndriste si perlatPoezia e madhe.

    Kjo gjuhë, që provoiAkrepët e shkretëtirës,Ç’do të thotë përçartjeE di, oh, e di mirë.E di ç’do të thotë

    Kllapi hermetizëm,Qoftë e ardhur nga Roma,Qoftë e ardhur nga Parisi.

    Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Një humbje 5-0 e shkarkon direkt! Egnatia ka shansin e artë në dorë, Ljubjana kthehet më keq se ekipet shqiptare

    Një humbje 5-0 e shkarkon direkt! Egnatia ka shansin e artë në dorë, Ljubjana kthehet më keq se ekipet shqiptare

    Në Shqipëri është e njohur metoda e shkarkimit të trajnerit pas një humbje. Diçka më mirë është bërë në kohët e fundit, por padurimi i madh i drejtuesëve të klubit për rezultate mbetet ende aty.
    Kështu Egnatia ka një shans të artë në dorë pasi Ljubjana nuk është ai ekipi i pamposhtur që mund të kenë njërëzit në kokë. Në kohët e fundit, Ljubjana po i ngjason shumë ekipeve shqiptare teksa para ndeshjes me Egnatian ka shkarkuar trajnerin.
    Portugezi Jorge Simao pas një muaj e gjysmë në drejtim të ekipit e nisi kampionatin me dy fitore. Më pas në javën e tretë humbi 5-0 ndaj Celje dhe kjo humbje u konsiderua e papranueshme për ekipin që zgjodhi ta shkarkonte menjëherë para ndeshjes me Egnatian. /Sport Ekspres/

  • “Kohët e fundit ka qenë i shqetësuar”, humb pa gjurmë 70-vjeçari nga Devolli, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen

    “Kohët e fundit ka qenë i shqetësuar”, humb pa gjurmë 70-vjeçari nga Devolli, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen

    Jashar Spaho 70 vjeç nga fshati Pilur i Devollit, ka humbur kontaktet me familjarët e tij që prej datës 28 qershor.
    Sipas familjarëve, 70 vjeçari ishte nisur për të shkuar në Korçë dhe nga kontaktet që kanë pasur me të njohur ju është thënë se e kanë parë për herë të fundit në afërsi të terminalit të autobusëve.
    Familjarët rastin e kanë denoncuar në komisariatin e Devollit dhe gjithashtu të Tiranës pasi kanë dyshime se ai mund të ketë lëvizur drejt kryeqytetit.
    Ata sqarojnë se 70 vjeçari nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe këtë veprim nuk e ka bërë asnjëherë më parë, por kohët e fundit ka qenë shumë i shqetësuar për vëllain e tij të sëmurë.
    Kush ka informacion se ku ndodhet ai, mund të kontaktojë familjarët në numrat e telefonit 069 64 50 216 ; 0689356925

  • Apolonia kthehet në kohët antike – Një udhëtim historik mes rrënojave të lavdisë ilire

    Apolonia e Ilirisë, një nga qytetet më të rëndësishme të botës antike në brigjet e Adriatikut, ka marrë sot jetë përmes një rikthimi simbolik në epokën e lashtësisë. Aktorë të veshur me kostume historike, që përfaqësojnë udhëtarë, filozofë dhe ushtarë romakë, kanë përshkuar rrugët antike të qytetit duke sjellë para vizitorëve një atmosferë autentike të jetës së dikurshme.

    Nën hijen e kolonave të mbetura nga tempulli i Apolonit, ku historia dhe miti ndërthuren, Apolonia tregoi edhe një herë vlerën e saj si një qendër kulturore, arsimore dhe tregtare që ka luajtur një rol të rëndësishëm në Ilirinë e lashtë dhe në rajonin Adriatiko-Jonian.

    Ky aktivitet i veçantë është pjesë e përpjekjeve për të promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare dhe për të kthyer vëmendjen tek një nga mrekullitë arkeologjike më të rralla në Ballkan.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

  • Këto do të jenë shenjat më me fat deri në fund të muajit prill

    Këto do të jenë shenjat më me fat deri në fund të muajit prill

    Nëse jeni ndjerë pak të pafat kohët e fundit, fajësojeni universin. Astrologjikisht, 2025 nuk ka qenë një vit i lehtë deri më tani, por fati i mirë po i favorizon këto tre shenja gjatë pjesës tjetër të prillit 2025.
    Nga marrja e mirënjohjes më në fund për punën e tyre të palodhur e deri te përjetimi më pak i stresit dhe shqetësimit në jetën e tyre, ka shumë mënyra në të cilat prilli kthen fatin e keq të njerëzve.
    Kush janë këto shenja të horoskopit me fat dhe çfarë mund të presin për pjesën tjetër të muajit?

    Dashi
    Jeta juaj më në fund do të ndryshojë për mirë. Do të mund të manifestoni dhe realizoni me lehtësi dëshirat tuaja, stresi dhe shqetësimet e muajve të kaluar do të zhduken.
    Natyrisht, e gjithë kjo nuk do të vijë pa mundim. Duhet ende pak punë nga ana juaj, në fund të fundit, gjëra të tilla si përmirësimi i marrëdhënieve dhe mundësive financiare kërkojnë kohë për të pasur sukses.
    Megjithatë, dalëngadalë do të ndiheni më mirë për ndryshimin dhe mundësitë që po hapen para jush.
    Demi
    Reputacioni juaj po përmirësohet dhe lavdia ju pret. Ju tërheqni njerëz interesantë dhe jeni në gjendje të fitoni vëmendjen e të tjerëve.
    Sigurisht, si Dashi, edhe ju duhet të punoni për të. Flisni hapur, shprehni mendimin tuaj me qetësi dhe respekt dhe vendosni kufij. Në çdo rast, mos kini frikë të ecni përpara.
    Më në fund po fitoni njohjen që meritoni këtë muaj. Edhe pse kohët e fundit mund të keni ndjerë se energjia juaj është në kulmin e saj, pasi keni humbur të gjithë motivimin për të vazhduar përpara, e gjithë kjo ishte thjesht e përkohshme.
    Jeta do të duket më e lehtë se zakonisht. Do të keni shumë energji dhe fat në anën tuaj për të arritur gjithçka që keni në mendje. Për sa kohë që vazhdoni të punoni shumë, mund të prisni që gjithë ajo punë e vështirë të shpërblehet deri në fund të muajit.
     
     

  • Armatim nga jashtë dhe të mitur me armë/  Policia zbulon prapaskenat: Ja si futen armët në Shqipëri

    Armatim nga jashtë dhe të mitur me armë/ Policia zbulon prapaskenat: Ja si futen armët në Shqipëri

    Fenomeni i armëmbajtjes pa leje po njeh rritje kohët e fundit, duke u kthyer kështu në një shqetësim për Policinë e Shtetit. Vetëm në 15 muajt e fundit në të gjithë vendin janë regjistruar 644 raste si dhe janë arrestuar 406 persona për këtë vepër penale.

    Referuar të dhënave, Tirana është qyteti me më shumë raste të evidentuara. Pas saj vijnë Shkodra dhe Vlora. Mosha më problematike e personave të vënë në pranga, është 30 deri 44 vjeç. Nuk mungojnë as të miturit nën 14 vjeç, të arrestuar për këtë vepër penale.
    Pjesa më e madhe e armëve të sekuestruara nga Policia, janë të vjetra, por kohët e fundit nuk kanë munguar edhe ato të vitprodhimit të ri. Këto armë hyjnë në vendin tonë nga jashtë, çka konfirmohet edhe nga uniformat blu.
    Zyrtarisht policia i tha Tv Klan se ndonëse nuk ka një linjë të futjes në Shqipëri të armëve dhe municioneve, ka grupe kriminale të cilat janë goditur nga autoritetet pasi kanë futur tentuar ose trafikuar armë dhe municione nga Kosova por jo vetëm.