Tag: kohës

  • “Armiku i jashtëm”/ Ekspozita me karikatura e Bashkim Shehut

    “Armiku i jashtëm”/ Ekspozita me karikatura e Bashkim Shehut

    Mendësia totalitare është tema që sjell shkrimtari Bashkim Shehu përmes ekspozitës Armiku i Jashtëm, që u çel në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.

    Kjo ekspozitë paraqet përfytyrimet zyrtare të armikut të jashtëm nëpërmjet karikaturave të revistës politiko-humoristike Hosteni përgjatë viteve 1945-1990, duke hedhur dritë mbi mënyrën se si është përfytyruar “armiku i jashtëm” në diktaturë.
    “Kjo ekspozitë fokusohet në 2 shtylla të totalitarizmit shqiptar, njëra është njeriu i ri dhe tjetra vetëizolimi total, i cili ishte në funksion të kontrollit total. Kjo ishte arsyeja e marrëzisë, e vetëizolimit të vendit”, shprehet Shehu.
    Nëpërmjet artit të karikaturës, Shehu sjell një tjetër këndvështrim të historisë së Shqipërisë, që nga një vend më shumë miq, zvogëlon hartën e vendeve mike derisa bëhet shteti më i izoluar në botë.
    “Këta karikatura kanë për temë armikun e jashtëm, siç quhej në atë kohë. Në të vërtetë më shumë se regjimet në vendet e tjera, flasim për regjimin shqiptar të kohës”, shton ai.
    Një kujtesë vizuale dhe kulturore për mekanizmat e propagandës së kohës. Armiku i Jashtëm do të qëndrojë i ekspozuar në COD deri në 23 gusht dhe vizitorët kanë mundësi që krahas karikaturave të lexojnë diçiturat e kohës dhe ato të vendosura nga vetë Bashkim Shehu.

    Top Channel

  • Kur ndryshimet në gjoks konsiderohen normale dhe kur duhet të shkoni menjëherë te mjeku

    Kur ndryshimet në gjoks konsiderohen normale dhe kur duhet të shkoni menjëherë te mjeku

    Me kalimin e kohës, gjoksi ndryshon dhe ajo çfarë ne duhet të bëjmë është të jemi vëzhgues të kujdesshëm ndaj çdo ndryshimi që ndodh në trupin tonë.

    Disa prej tyre janë krejt normale, disa të tjera mund të jenë paralajmëruese për çfarë vjen më pas. Me kalimin e moshës, shfaqen strijat dhe janë krejtësisht normale. Shtatzënia, stresi apo rënia drastike në peshë janë të tjerë faktorë që ndikojnë në krijimin e tyre, kështu që, asgjë për t’u shqetësuar.

    Si gjoksi ashtu dhe thithkat nisin të bien. Kjo ndodh më shpejt nëse keni gjoks të madh, masë të madhe trupore apo jeni konsumuese të rregullta të duhanit.

    Me kalimin e kohës gjinjtë nuk do të jenë më të tendosur apo të ngritur si dikur. Hapësira mes tyre varet specifikisht nga madhësia e gjoksit dhe forma e tij. Mos mendoni menjëherë më të keqen. Shumica prej tyre nuk janë të dëmshme dhe pse historikisht është menduar se të tilla shenja janë kanceroze. Gjithsesi, për të hequr çdo dyshim, duhet një takim me mjekun. Nëse dhimbja vazhdon me javë të tëra dhe përkeqësohet me kalimin e kohës, bëni një vizitë tek mjeku.

    Nëse nuk jeni shtatzënë apo duke dhënë gji, rrjedhja nga thithkat e gjoksit bëhet paksa e dyshimtë. Lënda që del prej aty mund të jetë pa ngjyrë, mund të duket si qumësht, mund të ketë ngjyrë të verdhë, jeshile apo kafe. Madje mund të jetë edhe gjak. Nëse shihni diçka të tillë, menjëherë tek mjeku! Simetria perfekte në trup nuk ekziston kështu që pa panik! Gjinjtë janë të ndryshëm nga njëri tjetri, por nëse vini re një ndryshim të papritur në masë apo në formë, duket të bëni patjetër kontroll.

  • Horoskopi ditor: Dikujt i propozohet një post i ri pune, parashikimet për çdo shenjë

    Horoskopi ditor: Dikujt i propozohet një post i ri pune, parashikimet për çdo shenjë

    Dashi

    Sot do keni uri për harmoni dhe mirëqenie e në fakt do ja arrini galë një mënyrë të veçantë të shprehuri. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj në çift do konsolidohet mjaft. Do dini si ta mbani partnerin në pëllëmbe të dorës dhe do ja plotësoni të gjitha dëshirat. Nëse jeni beqarë do përjetoni plot momente fantastike pasi do takoni personat që keni ëndërruar gjithë kohës. Në punë nuk duhet të dekurajoheni edhe sikur të merrni kritika për ato që keni bërë deri më sot. Mundohuni të jeni më të kujdesshëm tashmë. Në planin financiar nuk do arrini dot ta stabilizoni gjendjen, kështu që të paktën mundohuni të ruani vetëm ekuilibrin.
    Demi

    Me Hënën në krah do avanconi me hapa te vogla sot, por të sigurta. Keni mësuar nga gabimet e së shkuarës dhe nuk do doni t’i përsërisni më. Ju që jeni në një lidhje do keni një marrëdhënie të adhurueshme sot. Çdo gjë do shkojë në perfeksion dhe çastet e lumtura do mbizotërojnë përherë. Ju beqarët do bëni dhe do merrni deklarata dashurie. E pamundur të shmangni një fillim lidhjeje sot. Në punë do përballeni me sfida të vështira në disa momente. Durimi dhe këmbëngulja do ju bëjnë të mos dorëzoheni për asnjë çast. Në planin financiar duhet të rregulloni disa probleme urgjente.
    Binjakët
    Sot nuk do ju mungojë aspak besimi tek vetja dhe do ndiheni më krenarë për çdo gjë që keni arritur. Nëse keni një lidhje bashkëpunimi do përforcohet edhe më shumë. Do dilni dhe do argëtoheni më tepër me partnerin dhe mund të bëni edhe ndonjë çmenduri. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni të gjitha premtimeve që do ju bëhen sepse më pas mund të zhgënjeheni tej mase. Në punë çdo gjë do ju realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse ju propozohet një post i ri pranojeni pa u menduar gjatë. Financat mbajini gjithë kohës nën kontroll sepse ambienti nuk do jetë i përshtatshëm.
    Gaforrja
    Do jeni agresivë dhe me nerva gjithë kohës sot. Në shumë momente as nuk do i mendoni gjërat që do thoni çka do krijojë probleme. Nëse keni një lidhje tensioni do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Nuk do pranoni asnjë moment ta ulni hundën apo ta toleroni partnerin, pasi kjo sipas jush do të thotë të pranoni se jeni ju që keni gabuar. Ju beqarët duhet patjetër të reflektoni para se të hidhni hapa sepse situata mund t’iu dalë menjëherë jashtë kontrollit. Në punë do jeni shumë kërkues ndaj vetes dhe në disa momente do bëni gjëra që mund t’iu dëmtojnë. Financat do jenë më të qëndrueshme se më parë dhe kjo do mundësojë edhe ndonjë shpenzim më tepër.
    Luani
    Gjatë kësaj dite do jeni shumë të vendosur dhe askush nuk do ju largojë nga objektivat që keni vënë vetes. Nëse keni një lidhje sot do keni nevojë për më shumë qetësi në mënyrë që të arrini më lart në jetën profesionale. Partneri do ju mbështesë pamasë dhe do ju bëjë të ndiheni si mbi re. Nëse jeni beqarë ka mundësi të hidhni hapat e para drejt një lidhjeje në distancë. Në punë do bëni gjithçka që t’i arrini të gjitha objektivat që keni pasur dhe asgjë nuk do ju ndalë dot. Gjendja e financave nuk do jetë e shkëlqyer, por disi më e mirë se dje. Mos filloni ende të bëni shpenzime për gjëra qejfi.
    Virgjëresha
    Sot do jeni gati t’i hidheni sipër kujtdo që do ju pengojë apo që do mundohet t’iu prekë lirinë që keni. Jeta juaj në çift do jete e paqëndrueshme ne mëngjes, por me kalimin e orëve do ndiheni më të qetë. Do keni diskutime më të gjata me partnerin dhe do reflektoni të dyja palët për gabimet e bëra. Ju beqarët, çfarëdo që të bëni, nuk do arrini dot ta ndryshoni statusin. Në punë do keni një marrëdhënie goxha konfliktuale me kolegët dhe kjo gjë do ju shpërqendrojë nga objektivat që keni. Aq shumë nuk do i duroni dot ata saqë mund të mendoni edhe për të ndryshuar punën përfundimisht. Financat do jenë goxha më të mira.
    Peshorja
    Keni kohë që ëndërroni të keni një ditë saqë më të qetë dhe pa problemë, por për fat të keq kjo nuk ka për të ndodhur as sot. Mundohuni të jeni sa më të duruar me çdo gjë. Nëse keni një lidhje do keni goxha probleme. Do jeni të dy kokëfortë dhe nuk do merreni vesh për asgjë. Nëse jeni ende beqarë do keni shumë fat dhe do e gjeni personin që do ju përshtatet më së miri. Mbrëmja do jetë e veçantë dhe mjaft emocionuese. Në punë do keni rivalitet të fortë dhe kjo gjë do ju bëjë të dorëzoheni shpejt. Me financat mundohuni të tregoheni të kujdesshëm sepse gjendja në një moment mund t’iu dalë jashtë kontrollit.
    Akrepi
    Frika nga rrëzimi do ju bëjë të kujdeseni për veprimet dhe fjalët gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje do mateni disa herë para se ta kritikoni partnerin dhe para se t’i kërkoni diçka. Kthejeni njëherë vështrimin tek vetja dhe shihni sa keni bërë ju për atë. Mos përdorni as pretekste boshe si për t’u shfajësuar. Ju beqarët, nën ndikimin e Hënës do prisni momentin e duhur për t’u hedhur ne veprim dhe do arrini atë që doni. Puna nuk do ecë në mënyrën më të mirë të mundshme, megjithatë duke marrë masa situata mund të normalizohet shpejt. Buxhetin do e menaxhoni si duhet dhe nuk do shpenzoni me sy mbyllur.
    Shigjetari
    Gjatë kësaj dite do mundoheni gjithë kohës t’ua hidhni fajin të tjerëve në rastet kur gjërat nuk do ecin mirë dhe ky do jetë një problem vërtet i madh. Për ju që keni një lidhje, ndikimi i yjeve do jetë shumë negativ. Për këtë arsye do lindin debate dhe mosmarrëveshje të pashpjegueshme në çdo moment. Ju beqarët nuk do mundin dot të përfitoni nga ftesat që do ju bëhen dhe do mbeteni sërish me të njëjtin status. Në punë yjet ju sugjerojnë të punoni më shumë në ekip për të arritur atje ku mendoni. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes. Nuk do kryeni aspak investime të panevojshme të cilat do mund ta tronditnin situatën.
    Bricjapi
    Ka mundësi të mos ju kushtoni shumë rëndësi detajeve të vogla gjatë kësaj dite dhe do e lini veten më të lirë. Nëse jeni në një lidhje, partneri do jetë shumë i dashur me ju dhe do ju përkëdhelë pafund. Të gjithë do ju kenë zili për dashurinë që do merrni gjithë kohës. Ju beqarët do pëlqeheni më shumë për entuziazmin, humorin dhe buzëqeshjen që keni. Do merrni më shumë ftesa për të dalë nga sa e kishit imagjinuar. Në punë mund të ndodhe një incident i vogël me një koleg, por pa shumë zhurmë do arrini ta zgjidhni shpejt. Në planin financiar do shpërblehen të gjitha sakrificat dhe përpjekjet që keni bërë për ta mbajtur situatën në kontroll.
    Ujori
    Sot do jeni shumë më realistë dhe do i kuptoni edhe gabimet që keni bërë. Nëse jeni në një lidhje, duke filluar nga mesdita, gjërat do përmirësohen jashtëzakonisht. Do mendoni t’i bëni edhe surpriza, njëri-tjetrit e madje mund të gatuani edhe pjatat e preferuara të secilit. Ju beqarët nuk do dini të humbni në dashuri dhe sot do filloni lidhjen e ëndrrave. Në punë do ju duhet të bëni një riorganizim të projektit të nisur. Mos ua tregoni eprorëve pa qenë plotësisht të bindur. Në planin financiar do arrini t’i mbani të ardhurat nën kontroll dhe do e frenoni veten për të shpenzuar.
    Peshqit
    Sot nuk dini të bëni zgjedhje dhe do ndiheni shpesh të paqartë në mendime. Nëse keni një lidhje dhe doni që gjithçka të ecë mirë me atë që keni në krah, duhet të logjikoni dhe të pranoni gabimet e bëra. Nëse reflektoni më shumë do kuptoni më mirë çdo gjë. Ju beqarët do jeni shumë të ndjeshëm dhe do bini menjëherë pre e disa flirteve. Ka mundësi që sot të mos hidhni hapat e duhura. Në punë, pas disa ditëve të ndërlikuara, do vijë një fazë më e qetë. Do i përfundoni pa probleme disa detyra të dhëna. Sektori financiar do jetë më i privilegjuari dhe gjendja do jete e kënaqshme.
    /vizionplus.tv

  • Optimizëm dhe pozitivitet, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë të horoskopit

    Optimizëm dhe pozitivitet, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë të horoskopit

    Dashi
    Sot do jeni shumë dyshues në gjithçka dhe do stepeni të hidhni hapa përpara. Nëse jeni në një lidhje pranojini dhuratat që do ju bëhen dhe mos mendoni gjithë kohës se partneri dëshiron diçka nga ju në këmbim të surprizës së bërë. Nëse jeni ende beqarë do jeni sipërfaqësorë dhe mund të pranoni të dilni me dikë pa u menduar gjatë. Në punë do jeni më aktivë, por frika nga gabimi do ju stepë paksa për të çuar deri ne fund objektivat. Nëse keni për të bërë shpenzime apo për të shlyer borxhet sot është koha e përshtatshme.
    Demi
    Do jeni shumë optimistë dhe pozitivë gjatë kësaj dite kështu që në tërësi gjërat do ju ecin më së miri. Nëse jeni në një lidhje do merrni kohën e duhur për të folur e për të diskutuar pëe disa çështje me rëndësi që deri më sot ju kane turbulluar. Fundi i ditës do jetë shumë më i qetë. Nëse jeni vetëm duhet ta përgatisni veten për disa ndryshime tejet interesante. Zemra do rrahe përherë fort. Në punë nuk do bëni më gabimet e dikurshme dhe do ecni më të sigurt drejt rrugës së suksesit. Në planin financiar do ndizet drita jeshile dhe gjendja do ketë përmirësimet e para.

    Binjakët
    Shpesh do ndiheni të pafuqishëm sot dhe nuk do arrini dot të hidhni hapat që keni menduar. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni të pamundurën për të ruajtur një klimë të ngrohtë. Të shumtë do jenë personat që do mundohen t’iu prishin punë prandaj bëni kujdes. Ju beqarët do jeni shumë lozonjarë dhe joshës kështu që mund të tërhiqni pas vetes cilindo që do pëlqejë. Në punë vështirësitë do ekzistojnë. por kjo nuk do të thotë që ju ta lëshoni plotësisht veten. Merrni masa dhe mund t’ia dilni mbanë. Sektori i financave do jetë me shumë fat. Do keni para edhe për të bërë investime edhe për të hequr mënjanë.
    Gaforrja
    Herë pas here do jeni me nerva sot dhe mundet të debatoni ashpër me këdo që do ju dalë përpara. Jeta juaj në çift mund të ketë edhe momente delikate, por në tërësi gjërat kanë për të ecur goxha mirë. Mes jush nuk do ketë as probleme. Nëse jeni beqarë nuk do doni të bëni asnjë lloj ndryshimi në jetën tuaj sepse edhe ashtu do ndihen për mrekulli. Në punë nuk do doni aspak të dëgjoni çfarë të tjerët do ju thonë dhe duke vepruar me impulsivitet e kokëfortësi mund të gaboni. Buxhetin do dini gjithmonë si ta menaxhoni kështu që gjendja do jetë e kënaqshme në çdo moment.
    Luani
    Gjatë kësaj dite do ketë ndryshime shumë të mëdha në jetën tuaj. Venusi për fat të keq do ua vështirësojë goxha gjërat. Nëse jeni në një lidhje partneri do fillojë t;iu tregojë disa gjëra të së shkuarës që nuk do ju pëlqejnë aspak. Do krijoni një përshtypje të keqe dhe do mendoni të largoheni prej tij. E mira është të mos nxitoheni. Ju beqarët do takoni disa persona, por asnjëri nuk d ua mbushë mendjen për të filluar një lidhje. Në punë mos e kërkoni sot promocionin aspo diçka tjetër sepse shefat nuk do jenë të gatshëm t’ua plotësojnë dëshirat. Me shpenzimet do keni probleme të rënda nëse nuk arsyetoni.
    Virgjëresha
    Hëna do ju shtojë dëshirën për t’ia mbathur e për të bërë diçka ndryshe sot. Lëreni veten të lirë dhe ndiqni zemrën pasi nuk keni për t’u zhgënjyer. Ju që jeni në një lidhje do dashuroheni pa dorashka dhe në çdo moment do përjetoni kënaqësi të veçanta. Nëse jeni beqarë do ndiheni të bllokuar dhe nuk do ja shprehni dot ndjenjat një personi që e adhuroni. Po pritët gjatë ka rrezik që dikush tjetër t’ua rrëmbejë atë nga duart. Në punë, aftësia juaj komunikuese dhe bashkëpunuese do ju të arrini lart e më lart. Shumë do ju adhurojnë, do ju marrin si shembull dhe do ju kërkojnë këshilla. Financat nuk do jenë aq të kënaqshme sa për të hequr para mënjanë, prandaj bëni kujdes.
    Peshorja
    Gjatë kësaj dite do ju duhet të merrni vendime në çdo sektor edhe pse herë pas here mund t’iu duket se nuk është momenti i përshtatshëm. Ka rrezik që jeta juaj në çift të ndërlikohet tej mase dhe ju do t’i kërkoni partnerit ndarje të përkohshme. Nëse jeni beqarë nuk do arrini dot ta bëni për vete personin që pëlqeni dhe do preferoni të mos pranoni as ftesat që do iu bëhen. Në punë do e ndieni më shumë peshën e hierarkisë dhe sidomos nga njëri prej shefave që duket sikur është zoti. Sido që të jetë duhet të bëni durim dhe të mos nxitoheni për asgjë. Në planin financiar situata nuk do jetë aq e qëndrueshme dhe aq e mirë sa për të bërë çdo investim të menduar.
    Akrepi
    Sot më shumë se kurrë do mendoni për udhëtimet kështu që nëse nuk jeni nisur bëni gati valixhet. Nëse keni një lidhje në përgjithësi rutina do jetë mbizotëruese prandaj duhet patjetër të mendoni të bëni diçka ndryshe. Ju beqarët do takoheni me persona të rrezikshëm dhe ka mund të futeni në telashe nëse hidhni hapa. Më mirë prisni edhe pak kohë. Në punë nuk do e keni shumë mendjen tek gjërat që keni për të bërë. Disa kritika do ju shpërqendrojnë tërësisht dhe do doni të reflektoni. Në planin financiar më mirë bëni llogari e më pas vendosni sa para do shpenzoni.
    Shigjetari
    Mos kërkoni gjithë kohës t’iu mbushni mendjen të tjerëve se keni të drejtë sepse vetëm sa do i ndërlikoni gjërat. Nëse keni një lidhje do jeni të shpërqendruar dhe do bëni gjëra të gabuara për të cilat do pendoheni menjëherë. Do ju lindë nevoja t’ia mbathni diku dhe të harroni gjithçka. Ju beqarët nuk do keni një ditë të qetë dhe nuk do e keni mendjen për të krijuar një lidhje. Në punë do bëni të pamundurën për të gjetur postin që ju përshtatet më shumë dhe për këtë ka rrezik të shkelni edhe mbi të tjerët. Ky do jetë një gabim i madh që do ju hapë telashe. Financat mbajini gjithë kohës nën kontroll sepse për pak dt do keni nevojë për para më shumë.
    Bricjapi
    Që sot jeta juaj ne çift do ndryshojë rrënjësisht. Ditë më të bukura priten të vijnë kështu që përgatituni. Nëse jeni në një lidhje mos e nënvlerësoni veten. Partneri do ju dashurojë pafundësisht dhe do ju bëjë të ndiheni të përkëdhelur. Ju me të vërtetë keni cilësi të vyera. Nëse jeni beqarë do takoni persona shumë tërheqës, por mirë është të mos nxitoheni për asgjë. Në punë do i zgjidhni edhe problemet që ju kishin mbetur pezull dhe do ndiheni më të çliruar. Eprorët do ua vënë më në pah cilësitë që keni. Financat nuk do jenë të këqija, por duke bërë gabime me shpenzimet situata shumë shpejt mund të përkeqësohet.
    Ujori
    Dielli dhe Urani do ju bëjnë të jeni gjithë kohës nën tension sot. Në disa momente karakteri juaj do sjellë probleme. Nëse jeni në një lidhje kjo nuk do jetë një ditë perfekte. Në shumë momente do ndiheni keq pranë atij që dashuroni dhe do keni zënka të forta. Ju beqarët më mirë të prisni edhe pak ditë sepse mundësitë e sotme do sjellin veçse lidhje të paqëndrueshme. Në punë do keni dëshirë të bëni disa ndryshime rrënjësore, por më parë duhet të merrni aprovimin e shefave. Bëni pak durim që të dilni të fituar. Buxhetin do e mbani nën kontroll gjatë gjithë kohës dhe nuk do ju dalin aspak probleme.
    Peshqit
    Çdo gjë do e merrni me buzëqeshje gjatë kësaj dite prandaj do kaloni edhe ndonjë problem të vogël që mund t’iu dalë. Ditë shumë euforike do jetë kjo edhe për ju që jeni në një lidhje. Shumë gjera do sqarohen njëherë e mirë mes jush dhe partnerit dhe e ardhmja do ndërtohet në mënyrën e duhur. Ju beqarët do realizoni shumë takime të bukura, kështu që do e keni pak të vështirë të bëni zgjedhje të menjëhershme. Në punë do e kaloni shumicën e kohës duke bërë plane të detajuara në mënyrë që më pas t’iu mbetët vetëm vënia në veprim e çdo gjëje. Në planin financiar do hidhni hapat e duhura dhe gjendja do jetë e shkëlqyer.

  • Arrestohet 46-vjeçarja filipinase/ Shfrytëzoi vendin e punës duke keqtrajtuar një të mitur

    Arrestohet 46-vjeçarja filipinase/ Shfrytëzoi vendin e punës duke keqtrajtuar një të mitur

    Kallëzimi është bërë nga babai i djalit. Një 46-vjeçare me origjinë nga Filipina është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi ka keqtrajtuar një të mitur gjatë kohës që ishte e punësuar si pastruese në banesën e një shtetasi.
    Njoftim i Policisë:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasen filipineze L. C., 46 vjeçe, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi A. D., se kjo shtetase, gjatë kohës që ishte e punësuar si pastruese në banesën e tij, i ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur.
    Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Sarandë/ Keqtrajtoi një të mitur, arrestohet 46-vjeçarja filipinase

    Sarandë/ Keqtrajtoi një të mitur, arrestohet 46-vjeçarja filipinase

    Një 46-vjeçare me origjinë nga Filipina e identifikuar si  Lorly Caporal është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi ka keqtrajtuar një të mitur gjatë kohës që ishte e punësuar si pastruese në banesën e një shtetasi. 

    Kallëzimi është bërë nga babai i djalit. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Njoftim i Policisë:

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasen filipineze L. C., 46 vjeçe, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi A. D., se kjo shtetase, gjatë kohës që ishte e punësuar si pastruese në banesën e tij, i ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur.

    Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

  • Çfarë ndodh kur Presidenti i SHBA zihet me njeriun më të pasur në botë?

    Çfarë ndodh kur Presidenti i SHBA zihet me njeriun më të pasur në botë?

    Një përplasje që po trondit peizazhin politik dhe ekonomik të Shteteve të Bashkuara, ku dy nga figurat më të fuqishme të kohës, presidenti Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk, janë përfshirë në një luftë të hapur publike, e cila po zgjerohet me ritme të shpejta. Nga kërcënime ndaj kontratave shtetërore, deri te sulme personale dhe akuza të ashpra, përplasja mes tyre po kthehet në një betejë që mund të ketë pasoja të mëdha për të ardhmen e politikës dhe teknologjisë amerikane.

    Gjithçka filloi si një mosmarrëveshje mbi një projektligj të ri të Trump-it, por shumë shpejt mori përmasa dramatike. Trump akuzoi Musk për “mungesë mirënjohjeje” dhe kërcënoi t’i ndërpresë subvencionet dhe kontratat miliarda dollarëshe që kompanitë e Musk kanë me qeverinë amerikane, veçanërisht SpaceX, e cila është jetike për programin hapësinor amerikan. Ai shkroi në rrjetin e tij Truth Social: “Mënyra më e lehtë për të kursyer miliarda është ndërprerja e kontratave me Elon-in”.
    Reagimi i Musk nuk vonoi. Ai iu përgjigj në rrjetin X (ish-Twitter) me një mesazh të shkurtër: “Whatever”. Më pas vijoi me një sërë sulmesh të hapura, ku kërkoi edhe shkarkimin e Trump-it dhe madje aludoi, pa prova, se Trump mund të përmendet në dokumente të papublikuara mbi skandalin e Jeffrey Epstein. Kjo akuzë u pasua me një përgjigje të vakët nga zëdhënësja e Trump-it, Karoline Leavitt, e cila e quajti “një episod të pafat nga ana e Elon-it, pasi projektligji i buxhetit nuk përfshinte ato që ai donte”.

    Musk shkoi aq larg sa të kërcënonte se do të nxirrte nga përdorimi kapsulat hapësinore Dragon, të cilat NASA i përdor për të dërguar astronautë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Megjithatë, pas një reagimi nga ndjekësit e tij në X, ai u tërhoq dhe tha: “Këshillë e mirë. Ok, nuk do ta nxjerrim Dragon nga përdorimi”.
    Në këtë konflikt të tensionuar, askush nuk del i paprekur. Aksionet e Tesla-s ranë me 14% pas kërcënimeve të Trump-it, duke treguar se tregjet janë tepër të ndjeshme ndaj kësaj lufte të brendshme. Nga ana tjetër, Musk ka në dispozicion burime të pakufizuara dhe ndikim të madh në media dhe politikë, madje ka sinjalizuar se mund të mbështesë financiarisht kandidatët që sfidojnë aleatët e Trump-it në zgjedhjet e ardhshme.
    Përplasja e tyre ka ardhur pas një periudhe marrëdhëniesh të ngushta. Musk kishte një rol të veçantë në administratën Trump si drejtues i Departamentit për Efiçiencë Qeveritare (i njohur si “DOGE”), ku kishte fituar duartrokitje dhe kritika për mbylljen e disa agjencive federale. Mirëpo, fundi i mandatit të tij 130-ditor javën e kaluar duket se shënoi edhe fundin e miqësisë së tyre.

    Në një takim në Zyrën Ovale me kancelarin e ri gjerman Friedrich Merz, Trump u shpreh i “zhgënjyer” nga qëndrimi i Musk, ndërsa tha se “kishin pasur një marrëdhënie të mirë”, një koment që vërejti përdorimin e kohës së shkuar.
    Ndërkohë, demokratët qëndrojnë në heshtje, duke vëzhguar me kujdes. Disa prej tyre janë të tunduar për të shfrytëzuar këtë ndarje për të përçarë republikanët, ndërsa të tjerë janë skeptikë për t’i hapur derën Musk-ut, që dikur ishte mbështetës i tyre. Strategjisti demokrat Liam Kerr tha për Politico: “Çdo veprim që ai bën që e largon nga republikanët, i dëmton ata”.

    A do të jetë kjo përplasje një episod i përkohshëm apo fillimi i një beteje shumëvjeçare? Musk paralajmëroi se Trump ka edhe 3,5 vite si president, por ai vetë do të jetë “përreth për 40 vjet të tjera”. Nëse kjo luftë nuk fashitet, ajo mund të përkufizojë jo vetëm katër vitet e ardhshme në Uashington, por edhe të ardhmen e teknologjisë dhe pushtetit në SHBA.

  • ‘Po fshihen gjurmët e kohës’, Zhupa kërkon pezullimin e punimeve në burgun e Spaçit: Nuk lejojmë zbukurimin e historisë

    ‘Po fshihen gjurmët e kohës’, Zhupa kërkon pezullimin e punimeve në burgun e Spaçit: Nuk lejojmë zbukurimin e historisë

    Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëherazi Kryetare e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër lidhur me ndërhyrjet që po kryhen në burgun famëkeq të Spaçit. Ajo ka ngritur shqetësimin se këto rikonstruksione po fshijnë gjurmët autentike të vendit dhe po cenojnë rëndë dëshminë historike të kësaj hapësire simbolike të diktaturës komuniste.
    Zhupa njoftoi se ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të punimeve si dhe një seancë dëgjimore urgjente në Komisionin e Kulturës. Në këtë seancë pritet të thirren përfaqësues nga:

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI),
    Instituti i Monumenteve të Kulturës (IKTK),
    Shoqatat e ish-të përndjekurve politikë,
    Organizatat dhe fondacionet që trajtojnë trashëgiminë e komunizmit dhe të drejtave të njeriut.

    Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
    “Kam ndjekur me shqetësim veprimtarinë ndërtimore në burgun e Spaçit, me punime që fshijnë gjurmët e kohës, duke rrezikuar rëndë vlerat autentike të objektit. Këto ndërhyrje bien ndesh me dëshmitë e gjalla të ish-të burgosurve politikë në këtë burg dhe të dhënat arkivore të kohës.
    Si kryetare e komision përgjegjës për trashëgiminë kulturore, për edukimin, duke parë edhe mos reagimin e institucioneve, kam vendosur të kërkoj në mënyrë të menjëhershme pezullimin e punimeve dhe seancë dëgjimore në komision me ministrin Blendi Gonxhe, drejtoreshën e IKTK-së, përfaqësues të shoqatave të ish të përndjekurve, të organizatave dhe fondacioneve me fokus në këtë çështje.
    Askush nuk mund të retushojë, zbukurojë apo tjetërsojë historinë!
    Historia mësohet dhe transmetohet që të mos përsëritet më, nuk zbukurohet për propagandë.”
    Zhupa paralajmëroi se ndërhyrjet e pamatura në objekte me vlerë të lartë historike si Spaçi, përveçse përbëjnë rrezik për trashëgiminë kombëtare, dëmtojnë edhe kujtesën kolektive të dhimbjes dhe qëndresës ndaj diktaturës.
     

  • Sot ditëlindja e Naim Frashërit, poetit të madh të Rilindjes Kombëtare Shqiptare

    Sot ditëlindja e Naim Frashërit, poetit të madh të Rilindjes Kombëtare Shqiptare

    Më 25 maj të vitit 1846 lindi në Frashër të Përmetit Naim Frashëri poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, atdhetar, mendimtar, veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare dhe intelektuali më i njohur shqiptar i kohës së tij.

    Kur vendi u përfshi në ngjarjet e mëdha të lëvizjes çlirimtare, që do të sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878, udhëheqës i së cilës ishte Abdyli, Naimi ndihmoi për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu e përhapi programin e saj. Më 1880 shkroi vjershën e gjatë “Shqipëria”, në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes.

    Më 1881 Naimi u vendos përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së të Shtypuri Shkronja Shqip dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Iu kushtua çështjes kombëtare, punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë, për botim edhe të shumë veprave të autorëve të tjerë.

    Naim Frashëri vuri themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e tij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike që shprehte aspiratat e shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm në luftën e saj për liri e progres.

    Vepra e tij vuri bazat e gjuhës letrare kombëtare shqipe, e cila do të njihte më vonë një zhvillim të mëtejshëm, për të arritur gjer në shqipen e sotme letrare kombëtare të njësuar e të zhvilluar.

    Veprat e Naimit janë: “Ëndërrimet”, “Shqipëria”, “Bagëti e Bujqësi”, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”, “Vjersha për mësonjtoret e para”, “Lulet e verës”, “Historia e Skënderbeut”, “Qerbelaja”, “Fjalët e Qiririt” etj.

    Ai vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri në vitin 1937.

     

  • Vajza dhe gra, mos krijoni PANIK! Ja si t’i dalloni ndryshimet normale të gjoksit nga ato jo normale

    Vajza dhe gra, mos krijoni PANIK! Ja si t’i dalloni ndryshimet normale të gjoksit nga ato jo normale

    Me kalimin e kohës, gjoksi ndryshon dhe ajo çfarë ne duhet të bëjmë është të jemi vëzhgues të kujdesshëm ndaj çdo ndryshimi që ndodh në trupin tonë. Disa prej tyre janë krejt normale, disa të tjera mund të jenë paralajmëruese për çfarë vjen më pas. Me kalimin e moshës, shfaqen strijat dhe janë krejtësisht normale. Shtatzënia, stresi apo rënia drastike në peshë janë të tjerë faktorë që ndikojnë në krijimin e tyre, kështu që, asgjë për t’u shqetësuar. Si gjoksi ashtu dhe thithkat nisin të bien. Kjo ndodh më shpejt nëse keni gjoks të madh, masë të madhe trupore apo jeni konsumuese të rregullta të duhanit.
    Me kalimin e kohës gjinjtë nuk do të jenë më të tendosur apo të ngritur si dikur. Hapësira mes tyre varet specifikisht nga madhësia e gjoksit dhe forma e tij. Mos mendoni menjëherë më të keqen. Shumica prej tyre nuk janë të dëmshme dhe pse historikisht është menduar se të tilla shenja janë kanceroze. Gjithsesi, për të hequr çdo dyshim, duhet një takim me mjekun. Nëse dhimbja vazhdon me javë të tëra dhe përkeqësohet me kalimin e kohës, bëni një vizitë tek mjeku.
    Nëse nuk jeni shtatzënë apo duke dhënë gji, rrjedhja e thithkave të gjoksit bëhet paksa e dyshimtë. Lënda që del prej aty mund të jetë pa ngjyrë, mund të duket si qumësht, mund të ketë ngjyrë të verdhë, jeshile apo kafe. Madje mund të jetë edhe gjak. Nëse shihni diçka të tillë, menjëherë tek mjeku! Simetria perfekte në trup nuk ekziston kështu që pa panik! Gjinjtë janë të ndryshëm nga njëri tjetri, por nëse vini re një ndryshim të papritur në masë apo në formë, duket të bëni një kontroll.
    Ka shumë pyetje në lidhje me laktacionin dhe ushqyerjen me gji që duket se përgjigjja është e qartë dhe njëra prej tyre është nëse ka ndonjë lidhje mes madhësisë së gjinjve dhe sasisë së qumështit të nënës. Siç shpjegojnë ekspertët, përgjigjja është Jo. Nëse gjinjtë me shumë gjasa do të rriten gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, madhësia e tyre është në të vërtetë e parëndësishme kur bëhet fjalë për laktacionin, kështu që një nënë me gjinj të vegjël mund të ketë aq qumësht sa një grua me gjinj të mëdhenj.