Tag: kohës

  • Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit

    Foltorja, Berisha: Mblidhemi për të rikthyer idealet e Lëvizjes së Dhjetorit

    Foltorja e kësaj të hëne e Partisë Demokratike përkoi me Ditën Kombëtare të Rinisë. Në fjalën e tij adresuar mbështetësve para kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa solli në vëmendjen lëvizjen studentore të dhjetorit të 35 viteve më parë, e cilësoi vendin ku u mblodhën si sheshin e lirisë. Ai vlerësoi studentët e dhjetorit 1990 dhe rolin e tyre historik në rrëzimin e diktaturës.
    “Përshëndetjet më të përzemërta ju, qytetareve dhe qytetarëve të pranishëm sonte në këtë shesh, sheshin e lirisë. Një përshëndetje dhe nderimin më të madh studenteve dhe studentëve të dhjetorit 1990, që të prirë nga tribuni legjendar i kombit, nga studenti Azem Hajdari, ndanë epokat, përmbysën epokën e shtypjes më të egër, shpërfytyrimit më të madh të shqiptarëve dhe çelën dyert e lirisë për kombin tonë, çelën dyert e përparimit, e të ardhmes së shqiptarëve. Çelën dyert për zgjidhjen e problemit, e çështjes shqiptare”,deklaroi Berisha.
    Berisha e krahasoi lëvizjen studentore të vitit 1990 me energjinë e gjeneratës së sotme të të rinjve në botë, por vuri në dukje se kushtet në të cilat vepruan studentët shqiptarë ishin shumë më të vështira.
    “Këto dy vjet është shkruar dhe folur shumë për gjeneratën Z, gjeneratë e cila, janë të rinjtë që në fakt përmbysën diktatura mizore në Nepal, në Bangladesh dhe në vende të tjera. E vërteta është se kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme, më e shkëlyqer e idealeve të kohës, e aspiratave të kohës. Është kjo gjeneratë pra në krye të betejës për liri të shoqërisë njerëzore. Por po të kthehemi 35 vite më parë, studentët e Universitetit të Tiranës ishin në kushte më të pakrahasueshme se studentët e asnjë vendi tjetër”, u shpreh kreu demokrat.
    Ai rikujtoi protestën e 8 dhjetorit të një grupi të vogël studentësh të Universitetit të Tiranës, të cilët, sipas tij, firmosën veten si të pamposhtur dhe në vetëm tri ditë gjunjëzuan regjimin e kohës.
    “Një grup i vogël studentësh, jo më shumë se qindra, nuk qenë dakord dhe një natë të 8 dhjetorit, dolën në protestë në qytetin e tyre. Ata në 1 të natës u pritën nga Presidenti i Republikës i asaj kohe, i cili pas takimit u rezervoi atyre kërbaçin e Sigurimit të Shtetit. Miq, të nesërmen ata mbushën sheshin dhe rrugët, firmosën veten si të pamposhtur. Qëndruan dhe në një betejë treditore gjunjëzuan regjimin më të egër, më shtypës, më represiv të kohës”, u shpreh Berisha.
    Sipas kreut demokrat, sot Shqipëria nuk është më diktaturë, por Partia Demokratike thekson ai, mbetet forca politike që u del zot shqiptarëve.
    “Sot, pas 35 vitesh, ne nuk jemi më një diktaturë moniste. Studentët e dhjetorit nuk kishin një forcë politike që t’u dilte zot. E vërteta është se edhe qytetarët e trembur, dy ditët e para nuk u afruan me ta. Por ata vazhduan dhe fituan. Kurse sot, shqiptarët kanë një forcë politike dhe kjo është PD”.
    Ai theksoi se PD-ja, e lindur nga Lëvizja e Dhjetorit, është një nga të paktat parti në hapësirën ish-komuniste që i ka mbijetuar përpjekjeve për ta zhdukur dhe që është e vendosur të rikthejë idealet e Dhjetorit, duke vënë në qendër lirinë, votën e lirë, dinjitetin dhe interesin kombëtar.
    “Parti e themeluar nga studentët e dhjetorit. Parti e idealeve të dhjetorit. Parti, e cila është e dyta dhe e vetme në gjithë hapësirën ish-komuniste që iu mbijetoi tallazeve dhe të gjitha përpjekjeve për ta zhdukur dhe mblidhet sot këtu e betuar si kurrë më parë për të rikthyer edhe njëherë në piedestal idealet e larta të lëvizjes së dhjetorit, lirinë e shqiptarëve, votën e lirë, dinjitetin e tyre, familjen shqiptare, interesin kombëtar të shqiptarëve”.

  • Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit/ Berisha: Gjunjëzuan regjimin më të egër

    Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit/ Berisha: Gjunjëzuan regjimin më të egër

    Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij të mbajtur në Foltoren e organizuar përpara Kryeministrisë, foli për rëndësinë e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë duke kujtuar lëvizjen e Studentëve të dhjetorit.
    “Ju qytetarë të pranishëm në këtë shesh, sheshin e lirisë. Këto dy vite është folur shumë për gjeneratën Z. Gjeneratë që janë të rinjtë që në fakt përmbysën diktatura mizore, në Nepal, Bangladesh dhe në vende të tjera. Kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e guximshme, më e shkëlqyer e idealeve të kohës, aspiratave të kohës. Është kjo gjeneratë në krye të betejës për liri të shoqërisë njerëzore. Por po të kthehemi 30 vite më parë, studentët e Universitetit të Tiranë ishin në kushte të pakrahasueshme. Në Shqipëri ishte shtypur gjithçka. Një grup i vogël studentësh, nuk qenë dakord dhe një natë të 8 dhjetorit, dolën në protestë dhe në 1 të natës u pritën nga presidenti i Republikës së asaj kohë që pas takimit u rezervoi kërbaçin e sigurimit të shtetit”, tha Berisha.

  • Hapja e shkollë së parë shqipe, Historiani: Sulltanin e bindi Sami Frashëri

    Hapja e shkollë së parë shqipe, Historiani: Sulltanin e bindi Sami Frashëri

    7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin shqiptar, pasi simbolizon hapjen e shkollës së parë shqipe më 1887 në Korçë.

    Kjo ngjarje shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë e kombit, duke i hapur rrugën përhapjes së gjuhës shqipe dhe forcimit të identitetit kombëtar.

    Në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH 1, historiani Melsi Labi tregoi për historikun dhe rëndësinë e kësaj date.
    “Ka një përmbledhje faktesh që vijnë që nga Lidhja e Prizrenit, me rilindësit dhe patriotët shqiptarë, rreth 41 bejlerë të kohës. Midis tyre, një nga më kryesorët ishte Abdyl Frashëri, i cili ishte edhe zyrtar i lartë në administratën e Perandorisë Osmane. Pas kërkesës së tij, sulltani miratoi mëvetësinë e katër vilajeteve të kohës nën suazën apo mbrojtjen e Perandorisë Osmane. Kjo i dha shtysë të gjithë rilindësve, ndër më kryesorët edhe gjeniut të letrave turke dhe shqiptare, Sami Frashëri, apo Shemsedin Sami, siç e njohin turqit.

    Si një nga shkrimtarët, zyrtarët më të lartë në pjesën e përfaqësimit kulturor dhe të integrimit të kulturës osmane me atë europiane, ai kontribuoi si në pjesën e ngritjes kulturore të popullit turk, edhe atij shqiptar. Ai ia doli që të marrë nga zyra e sulltanit, fermanin për hapjen e shkollës së parë shqipe. Për këtë u ngarkua Pandeli Sotiri dhe u dërgua në Korçë, ku më më 7 mars 1887 u hap edhe shkolla e parë shqipe. Pandeli Sotiri qëndroi rreth 1 vit drejtor i saj. Mbas shkollës së parë shqipe, më 15 tetor 1891, Gjerasim dhe Sevasti Qirjazi hapën shkollën apo mësonjëtoren e parë të vajzave, baza e së cilës ishte përsëri gjuha shqipe,” tregoi historiani.
    Hapja e shkollës e parë shqipe hasi në sfida të shumta.
    “Kultura, arsimi, ka gjithmonë goditjen parësore për sa i përket ngritjes intelektuale dhe vetëdijes të të gjithëve, të popullit shqiptar. Në kontekstin e kohës kishim jashtë mase represion për sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe. Ishte e ndaluar në disa institucione: në kisha, në xhami e rajone të veçanta, megjithëse ishin lëshuar fermanët nga padishahu apo sulltani i kohës.

    Në kontekstin gjeopolitik të kohës duhej të përballeshin me një dialog pragmatist për interesa shqiptare me sulltanin Abdyl Hamitin dhe vetë drejtuesin e Perandorisë. Përveçse bagazhit duhet të kishe një guxim shumë të madh, pasi e dimë që rreptësisht në ato kohëra gjuha dhe identiteti shqiptar ishin të ndaluara jo vetëm nga Perandoria, por edhe Kisha,” theksoi profesori.
    Mësonjëtorja e parë ka pasur ndikim të madh në zhvillimin e arsimit deri në ditët e sotme dhe disa figura kanë spikatur në këtë rrugëtim.

    “Kemi Naum Veqilharxhin, babain e abetares së sotme, Pandeli Sotirin, vëllezërit Frashëri, Vaso Pashën, rilindësit e tjerë, që nga Asdreni, Çajupi dhe deri te luftëtarët e pavarësisë të viteve 1912, që e ndihmuan edhe me pushkë, edhe me penë, zgjimin e vetëdijes kombëtare, e cila më pas do të çonte në pavarësinë kombëtare,” tha Dr. Labi.

     

  • Rregulla të reja, FIFA ‘rrit’ lojën efektive, dëmtimi lë skuadrën në inferioritet

    Rregulla të reja, FIFA ‘rrit’ lojën efektive, dëmtimi lë skuadrën në inferioritet

    Futbolli revolucionohet sërish. E gjitha për të evituar humbjen e kohës efektive të një ndeshje futbolli për shkak të dëmtimëve të ndryshme. Qofshin ato dhe ‘taktike’. Ky është drejtimi që FIFA dhe IFAB ka marrë me një rregull të ri që mund të ndryshojë pamjen e ndeshjeve të futbollit.

    Njoftimi vjen direkt nga Pierluixhi Kolina, president i Komitetit të Gjyqtarëve të FIFA-s: gjatë Kupës Arabe 2025, e planifikuar për 1-18 dhjetor në Katar. Në këtë aktivitet do të futet një rregull eksperimental që kërkon që lojtarët e lënduar të qëndrojnë jashtë fushës për dy minuta pasi stafi mjekësor ta ketë trajtuar.

    Parimi është aq i thjeshtë sa është edhe inovativ: nëse një lojtar kërkon trajtim në fushë, ai duhet të largohet nga fusha dhe të qëndrojë në stol për dy minuta, duke e lënë ekipin e tij përkohësisht në numër të pamjaftueshëm.

    Ekzistojnë vetëm dy përjashtime: nëse lojtari i lënduar është portier, ose nëse lëndimi është shkaktuar nga një faull që rezulton me karton të verdhë ose të kuq për kundërshtarin.

    Kolina: “Qëllimi është të rritet koha efektive e lojës dhe të dekurajohet sjellja penguese.”

    Por FIFA duket se është e vendosur të vazhdojë në rrugën e transparencës dhe kohës efektive, e testuar tashmë në Kupën e Botës 2022 me periudha shumë më të gjata lëndimesh.

    Nëse prova e radhës është e suksesshme, rregulli mund të zbatohet në turne më prestigjioze, pse jo dhe në Kupën e Botës 2026.

    Mesazhi është i qartë: futbolli modern kërkon më shumë kohë të luajtur dhe më pak kohë të humbur. Dhe ata që përpiqen të shtiren si të dëmtuar.

    Vazhdo leximin

  • Librat thyejnë prangat e kohës…

    Librat thyejnë prangat e kohës…

    Credit: University Photography

    Nga Carl Sagan

    “Një libër është bërë nga një lis. Është një grumbull i pjesëve të sheshta, fleksibile (të quajtura ende “fleta”) të ngulitura me gërvishtje me pigment të errët. Një vështrim në të dhe ju dëgjoni zërin e një personi tjetër, ndoshta dikush i vdekur për mijëra vjet. Përgjatë mijëvjeçarëve, autori po flet, qartë dhe në heshtje, brenda kokës suaj, drejtpërdrejt me ju.Të shkruarit është ndoshta shpikja më e madhe njerëzore, që lidh njerëzit të cilët nuk e kanë njohur kurrë njëri-tjetrin, qytetarë të epokave të largëta. Librat thyejnë prangat e kohës. Një libër është dëshmi se njerëzit janë të aftë për magji.”

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    TRE TIPAT E LEXUESVE SIPAS HERMAN HESSE

  • San Antonio rikthehet protagonist, Milwaukee ndalet pas kohës shtesë, fitojnë Orlando e Memphis

    San Antonio rikthehet protagonist, Milwaukee ndalet pas kohës shtesë, fitojnë Orlando e Memphis

    Fitorja e tretë radhazi për San Antonio, që mundi 135-126 Atlanta. Një ndeshje spektakolare. De’Aron Fox me 26 pikë e Keldon Johnson me 25 pikë bënë diferencën për Spurs, ndërsa 38 pikët e Walker për miqtë mbetën për statistikë.
    Pas kohës shtesë triumfoi skuadra e Philadelphia, që mundi 123-114 Milwaukee jashtë fushe. Mungesa e Antetokounmpo u ndje për vendasit (Rollins 32 pikë), ndërkohë që për miqtë shkëlqeu Tyrese Macey, autor i 54 pikëve.
    Fiton edhe Orlando, që mposhti 129-101 Clippers, ndeshje ku diferencën e bëri stoli i Orlando, nga ku erdhën 47 pikë. Ndërsa Memphis, falë 50 pikëve të dyshes Aldama-Landale, mposhti pa probleme ekipin e Sacramento me rezultatin 137-96.
    NBA-Rezultatet e sotme
    Orlando – Clippers, 129-101
    Memphis – Sacramento, 137-96
    Milwaukee – Philadelphia, 114-123
    San Antonio – Atlanta, 135-126

  • Kualifikim dramatik, Iraku në Play Off, falë një penalltie në min e 17-të të kohës shtesë

    Kualifikim dramatik, Iraku në Play Off, falë një penalltie në min e 17-të të kohës shtesë

    Në Irak, drama sportive arriti kulmin mbrëmjen e së martës. Kombëtarja irakiane fitoi 2-1 ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, falë një penalltie të realizuar në minutën e 17 minuta të kohës shtesë, duke siguruar kështu kualifikimin në playoff-in ndërkontinental me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
    Atmosfera elektrizuese në stadiumin ndërkombëtar të Basrës shpërtheu kur Amir Al-Ammari shënoi golin vendimtar, që e mban ende gjallë ëndrrën e Irakut për Kupën e Botës – një kompeticion ku nuk ka marrë pjesë që nga viti 1986, në Botërorin e Meksikës.

    Ndeshja ndryshoi ritëm në pjesën e dytë: Emiratet kaluan të parat në epërsi me Caio Lucas, ndërsa vetëm pak minuta më vonë goditja e Gimenez u ndal nga traversa. Iraku u zgjua në minutën e 66-të, kur Mohanad Ali barazoi me kokë pas një goditjeje të lirë të Al-Ammarit.
    Pikërisht Ali ishte edhe në qendër të episodit që vendosi ndeshjen: goditja e tij me kokë u ndal me dorë nga Yahia Nader, dhe pas rishikimit në VAR arbitri dha penallti.
    Al-Ammari nuk gaboi, duke çuar portierin në krahun e gabuar dhe duke vulosur një fitore që u festua gjatë në Basra.
    Iraku tashmë kualifikohet për raundin e play off të marsit, ku gjashtë skuadra luftojnë për dy vendet e fundit drejt finaleve të Botërorit.

  • TABLOTË/ Abdurrahim Buza, piktori që shkroi me penel historinë e shqiptarëve

    TABLOTË/ Abdurrahim Buza, piktori që shkroi me penel historinë e shqiptarëve

    Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Abdurrahim Buzës, kujtesa jonë kolektive rikthehet tek ai njeri që i dha ngjyrë një epoke të tërë; që i foli historisë sonë me zërin e një peneli të ndezur e një shpirti që nuk u lodh së kërkuari rrënjët. Pavarësisht kohës në të cilën jetoi, tablotë e tij mbeten një thirrje e ethshme e gjakut, një rikthim i ngulmët tek identiteti, tek epika, tek tradita, tek etnosi, tek saga e një populli që kërkoi të mbijetonte përmes kujtesës.
    Në çdo vepër të tij është një rrahje zemre, një shenjë e padukshme që ai e ktheu në dritë. Paleta e tij, e ngrohtë dhe e ndezur, nuk është thjesht zgjedhje estetike: është një arkaizëm i endur me përkushtim, një dëshmi se arti mund të jetë edhe strehë, edhe shpallje, edhe revoltë e heshtur kundër një kohe që shpesh deshi ta tjetërsonte.
    Arti i Abdurrahim Buzës i përket një plejade krijuesish që guxuan. Ata u përpoqën të ruanin atë që mund të humbiste nën trysninë e sistemit politik dhe syrit vigjilent të çensorëve. Por Buza, me mënyrën e tij të tërhequr, me qasjen e tij meditativo-pamore, i shpëtoi realitetit të momentit për të kapur përtej tij: thelbin e një kombi dhe historinë e tij në udhëkryqet e kohës.

    Në tablotë e tij, qoftë “Refugjatët”, “Malësori”, “Vajza gjakovare”, “Dasma gjakovare”, “Lojërat popullore” apo “Azem Galica dhe luftëtarët”, nuk shohim vetëm figura; shohim shpirtëra. Ai i rikrijoi ata jo si modele, por si shenja të një kujtese të largët, si jehona të një bote që kërkonte të dokumentohej, të rrëfehej, të përjetësohej. Punimet e tij mbeten testament i origjinës së vet dhe i rrënjëve të tij kosovare, të cilat i mbarti me dinjitet dhe me drojë krijuese deri në fund.
    I lindur në Shkup më 22 dhjetor 1905, nga një familje gjakovare, Buza u rrit mes rrugëtimit, brengës dhe shpërnguljes. Më pas, falë kujdesit të Bajram Currit, vijoi shkollimin në Shkodër, Tiranë dhe Normalen e Elbasanit. Ishte një djalë që kërkonte penelin si mënyrë të vetën të të folurit.
    Studimet në Torino e Firence e formësuan estetikisht, por nuk ia ndryshuan qasjen shpirtërore. Ai mbeti i lidhur me origjinën. Me kthimin në Shqipëri, punoi si mësues vizatimi, duke edukuar breza të tërë, e që nga viti 1947, edhe në shkollën artistike “Jordan Misja”, ku doli në pension më 1966.
    Punimet e tij u ekspozuan për herë të parë në prill të 1945-s – një moment kyç ku zëri i tij u bë publik. Dhe që prej asaj dite, ai ishte pjesëmarrës i përhershëm në çdo aktivitet kombëtar, brenda e jashtë vendit: Itali, Austri, Francë, Gjermani, Kinë, Bullgari, Armeni, Greqi, Egjipt, Australi, Maqedoni e deri në Kosovë. Kudo, Buza dëshmoi një identitet të pakrahasueshëm stilistik, një origjinalitet që nuk mund të ngatërrohej me askënd.

    Ngjyrat e tij të ndezura dhe naiviteti i ëmbël fshatar, që shumëkush e ka quajtur “primitiv”, janë në të vërtetë një kujtesë e rizgjuar, një gjuhë e të parëve, një shenjë e pandërprerë e identitetit shqiptar.
    Ai ishte student i Galileo Chinit, një mjeshtër që e njohu Buzën me traditën dekorative italiane, por nuk e ktheu atë në epigon. Përkundrazi, Buza e ktheu këtë ndikim në shtysë për të kërkuar veten.
    Kritika e kohës e ka vlerësuar Buzën si një nga zërat më origjinalë të artit shqiptar të shekullit XX. “Krijimtaria e tij, shkruhet në gazetën Shekulli, na bën të vetëdijshëm se është koha për të shkruar historinë e plotë të artit shqiptar, bazuar në koncepte bashkëkohore dhe në vlerësim të drejtë të atyre që kontribuuan në të.”
    Në tre grupet ku zakonisht ndahet vepra e tij, akademike, popullore dhe meditativo-epike, Buza shfaqet gjithmonë i njëjtë në tensionin e brendshëm: kërkues, ndershmërisht i sinqertë, i përkushtuar. Pavarësisht etiketimeve, vepra e tij nuk është “primitivizëm”, por është fryt i një meditimi të gjatë dhe një kujtese të thellë që i ishte ngulur në shpirt.

    Abdurrahim Buza i mbijetoi kohës së tij, sepse mbeti besnik ndaj origjinës, ndaj traditës, ndaj kujtesës kombëtare. Ai ndërtoi një art që modernizoi shprehjen estetike jo duke iu shmangur censurës, por duke ngritur një identitet krijues aq të fortë, saqë nuk mund të shuhej.
    Ai dëshmoi se edhe në kohën më të zymtë të realizmit socialist, arti i bukur mund të ekzistonte. Mund të depërtonte si dritë e padukshme. Mund të fitonte. Dhe Buza fitoi, jo përmes kompromisit, por përmes origjinalitetit të padiskutueshëm.
    U shua më 7 nëntor 1986, por vepra e tij mbeti dritë e qartë e pikturës shqiptare. Ai mbetet një nga ata mjeshtër që nuk u plaken kurrë. Sepse kujtesa nuk plaket. Sepse kujtesa, kur është e vërtetë, frymon përmes brezave.

  • “Forcë politike që i mbijetoi kohës”/ Braçe flet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Nuk ka një njeri që thotë se ai më ra në qafë

    “Forcë politike që i mbijetoi kohës”/ Braçe flet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Nuk ka një njeri që thotë se ai më ra në qafë

    Socialisti Erion Braçe ka folur në një intervistë për Top Channel, për peshën e Fatos Nanos në Partinë Socialiste.

    Ai ka deklaruar se Nano është udhëheqësi historik i PS-së, teksa shtoi se ata janë produkt i shkollës së tij politike.
    Ndër të tjera Braçe u ndal edhe tek diskutimet që ka pasur me të ndjerin, gjatë kohës që ishin bashkë në politikë.
    “Fatos Nano është udhëheqësi historik i PS-së. Nga rrënojat e Partisë së Punës ndërtoi një gjë komplet të re me bashkëpunëtorë, një forcë politike që i mbijetoi kohës. Mbi të gjitha, forcë politike ekuilibruese në Shqipëri. Kijeni parasysh që nuk ka qenë e lehtë fare, se midis dy periudhave ishte burgu në mes dhe dhunë ekstreme sa here që ai mundohej të sillte në politikë qetësi, kulturë dhe dialog. Ne jemi produkt i asaj shkolle që Fatos Nano solli në PS dhe politikë”, u shpreh Braçe.
     
     

    Top Channel

  • Bogdani i ankohet Peleshit për zhurmën në Kuvend: Këtë problem kemi gjithë kohës

    Bogdani i ankohet Peleshit për zhurmën në Kuvend: Këtë problem kemi gjithë kohës

    Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, në Kuvend është krijuar kakofoni.
    Deputetët kanë qenë të pavëmendsëm ndaj fjalës së Bogdanit, madje kanë bërë edhe zhurmë. Ajo ndërpreu në një moment fjalën, ndërsa i kërkoi kryeparlamentarit Niko Peleshi që të vihej qetësi në sallë
    “Ju lutem vijoni, këtë problem kemi gjithë kohës. Mbani qetësi të dëgjojmë raportin”, iu drejtua Peleshi deputetëve.