Finalizohet operacioni policor i koduar “Square”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje. Lëvizte me armë zjarri pistoletë, në qytet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 44-vjeçari. Sekuestrohet pistoleta me krehër me fishekë. Pistoleta do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë.
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, në qytet, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Square”, për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 44 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë operacionit, në sheshin “Isa Boletini”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin qarkullonte shtetasi I. M., i dyshuar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me 14 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tag: koduar
-

Finalizohet operacioni policor i koduar “Square”/ Lëvizte me armë zjarri pa leje, bie në prangat e policisë 44-vjeçari
-

Finalizohet operacioni i koduar “Faza”/ Arrestohet 50-vjeçari me precedent të mëparshëm penal, përdorte armë dhe…
Vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe krime kundër personit/pronës. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në kuadër të kontrolleve që kryhen me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale që në fazë fillestare, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Faza”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi: A. G., 50 vjeç, banues në Kashar.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën 11 gota plastike me fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 11 fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. -

Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”/ Lojëra fati në lokal, arrestohet pronari, sekuestrohen…
Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit, i cili organizonte lojëra fati të palejuara me kompjuterë dhe tavolinë pokeri. Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”, zbulohet një tjetër rast i organizimit të lojërave të fatit në një lokal. Sekuestrohen pajisje kompjuterike, një tavolinë pokeri dhe një mjet prerës (thikë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Next”. Gjatë këtij operacioni, u evidentua një rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të jashtëligjshme në ambientet e një lokali në lagjen “Isa Boletini”, në qytetin e Vlorës. Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i pronarit të këtij lokali, shtetasit A. S., 33 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, pasi dyshohet se në lokalin e tij organizonte lojëra fati të palejuara përmes pajisjeve kompjuterike dhe një tavoline pokeri.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 6 pajisje kompjuterike, një tavolinë pokeri dhe një mjet prerës (thikë). Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. -

Finalizohet operacioni policor i koduar “Backseat”/ Lëvizte i armatosur me taksi arrestohet 22-vjeçari, ja detajet
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Backseat”.
Lëvizte me armë zjarri si pasagjer në një taksi, vihet në pranga 22-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas sigurimit të informacionit se një shtetas, lëvizte i armatosur, me taksi, për të shmangur kontrollet e Policisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Backseat”.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, tek Bulevardi i Ri, u ndalua taksia me të cilën lëvizte shtetasi K. Sh., 22 vjeç. Nga kontrolli fizik, iu gjet e iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë.
Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera nga Komisariati Nr. 3, 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

Finalizohet operacioni policor i koduar “End”/ I shpallur në kërkim, vihet në prangat e policisë 57-vjeçari (EMRI)
Njoftimi i policisë:
Mat/Finalizohet operacioni policor i koduar “End”.
Kapet dhe ndalohet 57-vjeçari, i dënuar nga GJKKO me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “End”.
Si rezultat i këtij operacioni, në Klos, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit V.T., 57 vjeç, banues në fshatin Gurrë, Klos. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme. -

Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 3″/ Procedohen 2 shtetaset kineze, ja akuzat që rëndojnë
Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pas një hetimi me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Storm 3″. Zbulohet një ambient i marrë me qira, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit.
Procedohen penalisht dy shtetase kineze që kishin marrë me qira banesën. Procedohen penalisht dhe 6 shtetas shqiptarë që u gjetën në këtë banesë. Vijon puna intensive për kapjen e organizatorëve të rekrutimit të shtetasve kineze me qëllim ushtrimin e prostitucionit. Sekuestrohen shuma parash, aparate celular dhe karta banke.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi 2-javor me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 3”, në kuadër të të cilit nisi procedimi penal për veprat penale “Prostitucioni”, dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” për shtetaset kineze R. W, 54 vjeçe, X. X., 41 vjeçe. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 6 shtetas nga Durrësi dhe Kruja që u gjetën në banesën e dy shtetasve kineze.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve kineze, 86400 All dhe 440 Euro dhe 3 aparate celular, disa karta telefoni dhe disa karta banke. Nga veprimet hetimore të kryera gjatë hetimit proaktiv rezultoi se shtetaset kineze në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, kishin përshtatur një ambient të marrë me qira, dhe ushtronin prostitucionin. Po nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se një grup i strukturuar kriminal në përbërjen e të cilit janë shtetas kinezë, rekrutojnë shtetase kineze në Kinë dhe më pas i dërgojnë në drejtim të Shqipërisë për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit, ku u sigurojnë apartamente me qira për kryerjen e aktivitetit kriminal dhe pasi sigurojnë klientet nëpërmjet faqeve onlinë i dërgojnë klientit vendndodhjen. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e këtyre shtetasve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 3 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.