Tag: koduar

  • Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 38-vjeçari nga Burreli

    Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 38-vjeçari nga Burreli

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”. Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

    Sekuestrohet 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre, i dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas posedonte armë zjarri në automjetin me të cilin lëvizte, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat i operacionit të koduar “Armed” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin:
    B. B., 38 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
    Në rrugën e Arbërit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin “BMW”, me drejtues shtetasin B.B. Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

    Top Channel

  • Fjalori i koduar që përdorte Abdyl Frashëri, kush e deshifroi…

    Fjalori i koduar që përdorte Abdyl Frashëri, kush e deshifroi…

    Fjalori i koduar i Abdyl Frashërit

    “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 11 qershorit 1881, në faqen n°2, një shkrim mbi zbulimin e fjalorit të shifrave që shërbente asokohe për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit dhe arrestimin e shqiptarëve të Epirit.

    Turqi.

    Korrespondenca Politike merr nga Janina detajet e mëposhtme mbi arrestimet e fundit në Epir:

    “Pas shtypjes së kryengritjes në Shqipërinë e Epërme, Dervish Pasha telegrafoi në Konstandinopojë se fjalori i shifrave për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit kishte rënë në duart e tij dhe se shkresat e deshifruara zbuluan një komplot të vërtetë kundër sovranitetit të Portës dhe një marrëveshje midis shqiptarëve të Epirit.

    Në të njëjtën kohë, Dervish Pasha kërkoi kompetenca të plota me qëllim arrestimin e Abdyl Frashërit dhe i dërgoi valit të Janinës një kopje të çelësit të shifrave përkatëse, me ndihmën e të cilës ai mundi të deshifronte dërgesat e gjetura në zyrat telegrafike dhe kështu të zbulojë bashkëpunëtorët.

    Ai i ftoi këta të fundit, nëntë në numër, të vinin dhe të bisedonin me të në Prevezë. Ata e pranuan këtë ftesë, por menjëherë u arrestuan dhe u transportuan në bordin e një anije luftarake turke. Na sigurojnë se Porta synon t’i internojë ata në Bagdad./Nga Aurenc Bebja/

  • Skandali në Shkodër/ Kapet me arsenal armësh dhe drogë, arrestohet i dyshuari

    Skandali në Shkodër/ Kapet me arsenal armësh dhe drogë, arrestohet i dyshuari

    Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”.
    Sekuestrohen 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator, municion luftarak dhe doza Kokaine, në posedim të një shtetasi me precedent për armëmbajtje pa leje.
    Arrestohet në flagrancë 42-vjeçari.
    Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, banues në fshatin Kryebushat, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, finalizoi operacionin policor të koduar “Precedenti”.
    Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë, në fshatin Kryebushat, shtetasi Gj. M., 42 vjeç.
    Nga kontrolli në automjet, iu gjet një sasi lënde narkotike Kokainë, e ndarë në doza, ndërsa nga kontrolli në banesë iu gjetën 110 kapsolla detonatore, 2 armë zjarri pistoleta, 1 silenciator dhe municion luftarak. Këto u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

  • Dyshohet se vodhi 8 biçikleta në Durrës, arrestohet 36-vjeçari Safet Tata

    Dyshohet se vodhi 8 biçikleta në Durrës, arrestohet 36-vjeçari Safet Tata

    36-vjeçari Safet Tata ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet për vjedhjen e një numri të lartë biçikletash në qytetin e Durrësit.
    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit të koduar “Bicycle 3”.
    Ndërkohë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.
    Njoftimi i Policisë:
    Durrës-Finalizohet operacioni policor i koduar “Bicycle 3”.
    Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore një sërë vjedhjesh biçikletash në qytet.
    Arrestohet autori i dyshuar.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bicycle 3”.
    Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit:
    S. T., 36 vjeç, banues në Durrës.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i 8 vjedhjeve të biçikletave, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
    Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • EMRI/ Dyshohet se vodhi 8 biçikleta në Durrës, prangoset durrsaku

    EMRI/ Dyshohet se vodhi 8 biçikleta në Durrës, prangoset durrsaku

    Hajduti i biçikletave 36-vjeçari Safet Tata ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet për vjedhjen e një numri të lartë biçikletash në qytetin e Durrësit.

    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit të koduar ‘Bicycle 3’.

    Ndërkohë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.

    Njoftimi i Policisë:

    Durrës-Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Bicycle 3’.

    Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore një sërë vjedhjesh biçikletash në qytet.

    Arrestohet autori i dyshuar.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar ‘Bicycle 3’.

    Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit:

    S. T., 36 vjeç, banues në Durrës.

    Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i 8 vjedhjeve të biçikletave, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

    Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

  • Plagosje me thikë në Tiranë, autorit i gjendet edhe një kallashnikov ‘floriri’

    Plagosje me thikë në Tiranë, autorit i gjendet edhe një kallashnikov ‘floriri’

    Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Gold”, duke parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të rrezikshëm mes dy shtetasve në kryeqytet.

    Ngjarja ndodhi në Rrugën e Kavajës, ku 45-vjeçari F. G., banues në Tiranë, dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik me shtetasin N. M., 38 vjeç, të cilin e ka goditur me thikë për motive të dobëta.

    Fatmirësisht, i plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Pas ngjarjes, F. G. është kthyer në banesën e tij, ku mbante një armë zjarri kallashnikov pa leje, të cilën e ka marrë dhe më pas e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, së bashku me thikën që kishte përdorur në konflikt.

    Në vijim të operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë arritur të kapin dhe të vënë në pranga autorin, ndërsa kanë sekuestruar armën e zjarrit dhe mjetin prerës. 

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet operacioni i koduar “Gold”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet 2 shtetasve. 

    Goditi me thikë një 38-vjeçar dhe më pas fshehu një armë zjarri kallashnikov që e mbante në banesë, pa leje, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari. 

    Gjenden dhe sekuestrohen arma e zjarrit dhe mjeti prerës (thikë). 

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Kavajës, po konfliktoheshin 2 shtetas, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, u arrestua në flagrancë shtetasi:

    F. G., 45 vjeç, banues në Tiranë.

    Ky shtetas dyshohet se është konfliktuar me shtetasin N. M., 38 vjeç, dhe e ka goditur atë, me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta. 38-vjeçari mori ndihmën mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. 

    Më pas, shtetasi F. G. ka marrë në banesën e tij, një armë zjarri kallashnikov që e posedonte pa leje dhe e ka fshehur në rrugën “Mujo Ulqinaku”, bashkë me thikën me të cilën ka kryer plagosjen.   

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Kultivuan 400 bimë kanabisi, arrestohen dy vëllezër në Shkodër

    Kultivuan 400 bimë kanabisi, arrestohen dy vëllezër në Shkodër

    Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Sheldija”, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e dy personave të shpallur në kërkim, të dyshuar si autorë të kultivimit të bimëve narkotike.
    Në pranga ranë dy vëllezër, E. F., 28 vjeç dhe M. F., 20 vjeç, banues në fshatin Sheldi, të cilët ishin në kërkim pas caktimit nga Gjykata të masës së sigurisë “Arrest në burg”, si të dyshuar për kultivimin e 400 bimëve narkotike.
    Parcela me bimët e kanabisit u zbulua më datë 29 prill 2025, gjatë operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, në territorin e fshatit Sheldi, duke çuar më pas në identifikimin dhe lokalizimin e autorëve të dyshuar.

  • Velipoja ‘gjelbërohet’ nga kanabisi, policia i prish planet 34-vjeçarit, i asgjëson bimët

    Velipoja ‘gjelbërohet’ nga kanabisi, policia i prish planet 34-vjeçarit, i asgjëson bimët

    Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

    Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1408 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:
    -Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë gjetën në fshatin Gomsiqe, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi D. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, i cili dyshohet se ka kultivuar këto bimë, të cilat u asgjësuan me me anë të djegies.
    -Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal, dhe asgjësuan 1278 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
    Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.

    Top Channel

  • Veliaj tjetër mesazh të koduar Ramës: Karma do të ta kthejë herët a vonë

    Veliaj tjetër mesazh të koduar Ramës: Karma do të ta kthejë herët a vonë

    Erion Veliaj prej ditësh ka filluar ka filluar të lëshojë “mesazhe të koduara” përmes TikTok-ut, rrjetit social që Edi Rama ua ka ndaluar përdorimin ministrave dhe deputetëve të tij, për shkak se “praktikisht” e ka mbyllur me vendim Qeverie.

    Ditën e sotme ai ka publikuar një video ku fajëson për arrestimin dhe tentativën për ta poshtëruar, i kujton Ramës se “karma” do të veprojë mbi ata që e deshën rrëzimin e tij, edhe pse po vonë.

    “Të më arrestosh dhe të përpiqesh të më poshtërosh, e di që të ka bërë të ndihesh mirë. Por karma gjithmonë e gjen rrugën për t’u kthyer, edhe nëse vonohet. Shpresoj vetëm që ata të jenë aq të fortë sa isha unë”, shkruan Veliaj sipër videos së publikuar në TikTok, teksa e shoqëron me këngën e Rihanna-s si sfond ku dëgjohet: A man! (Një burrë).

    Veliaj që ndodhet në burg prej 10 Shkurtit kur u arrestua me urdhër të SPAK në Bashkinë e Tiranës, duket se i ka humbur shpresat për të dalë nga burgu, ku mundësia e vetme tashmë duket se i ka mbetur vetëm rekursi në Gjykatën e Lartë, ku është caktuar relatore Albana Boksi.

    Pas një hetimi 1 vjeçar, SPAK i ka ngritur akuzat për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Më vonë iu shtua edhe akuza e futjes së sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit, si dhe ajo e veprës penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

    Ky është mesazhi i dytë i koduar i Erion Veliajt brenda pak ditësh. Në një video më parë ai kërcënoi Edi Ramën dhe identifikoi Nesti Angonin.

     

    @erionveliaj_

    S’kam zgjedhur kush hyn në këtë zyrë, i kam mirëpritur të gjithë. Sepse kështu e bën një Kryetar Bashkie.
    ♬ Breakin dishes – Megan ★

     

  • “Dozat” e Komisariatit të Policisë së Devollit, çojnë pas hekurave 28-vjeçarin nga Bilishti

    “Dozat” e Komisariatit të Policisë së Devollit, çojnë pas hekurave 28-vjeçarin nga Bilishti

    Publikimi i Policisë së Shtetit bën me dije se është finalizuar operacioni policor i koduar “Dozat”.Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në doza, njofton policia.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza, në zonën e Bilishtit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dozat”.Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 28 vjeç, banues në Bilisht, i cili shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin e Bilishtit.Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 22 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari.Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale dhjetëra doza kanabisi të ndara gati për shitje, një sasi kanabisi në formë boçe, 2 peshore elektronike dhe 2 aparate celularë.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.