Tag: kodra

  • Dyshohet se përdori të moshuarën për ngritjen e kapanonëve në Theth, kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK! Planifikonte të vriste Albin Kurtin

    Dyshohet se përdori të moshuarën për ngritjen e kapanonëve në Theth, kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK! Planifikonte të vriste Albin Kurtin

    Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i drejtësisë Prek Kodra për ngritjen e 10 kapanoneve pa leje ne tokën që ajo e ka trashëguar nga të parët e saj.

    Ky i fundit dyshohet se ka investuar për vendosjen në mënyrë të paligjshme të këtyre objekteve që përdoren për turizëm me qëllim përfitim monetar, por në letra rezulton emri i të moshuarës. Ndërkohë që ky biznes turistik i ngritur kundër ligjit, administrohet nga djali i saj.
    Por kush është Prek Kodra?
    Emri i tij doli te dosja ‘Metamorfoza’ me akuzë për disa ngjarje kriminal, ndërsa po ashtu dyshohet se kishte planifikuar edhe vrasjen e vrasjen e Albin Kurtit.
    Më 26 Nëntor 2024, Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion lëshoi 21 masa sigurie në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare.
    Mes personave që SPAK kërkonte ishte edhe Prekë Kodra nga Shkodra, i cili akuzohet se tentoi t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
    Plani për eliminimin e Kurtit u zbulua në një e-mail sekret të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në shtator 2022.
    Sipas të dhënave të policisë Kodra jetonte në Shkodër dhe vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. Sipas Policisë Shqiptare, ai është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Po ashtu ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2016 dhe konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
     

    Top Channel

  • Zbulohet pronari i kabinave në Theth që ‘përplasi’ Ramën me Prokurorinë, ja eleminimi që kishte planifikuar

    Zbulohet pronari i kabinave në Theth që ‘përplasi’ Ramën me Prokurorinë, ja eleminimi që kishte planifikuar

    Disa ndërtime në fshatin Theth janë kthyer në një mollë sherri mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës. Ndërtimet në fjalë janë disa kabina pushimi, të cilat janë në pronësi të shtetasit të identifikuar si Prekë Kodra. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për shkak së është një përson i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen “Metamorfoza”. Ai akuzohet nga SPAK për një disa ngjarje kriminale.
    Gjithashtu bëhet me dije se Kodra është personi që katër vite më parë kishte planifikuar të vriste me snajper kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe dy politikanë të tjerë të njohur të Kosovës.
    Në fshatin turistik në veri të vendit, Prekë Kodra kishte ngritur “Vilat e Shqiponjave në Theth”, 10 kabina të ndërtuara mbi struktura betoni në një zonë që është e mbrojtur nga shteti.

    Këto kabina u hoqën ditën e sotme nga një aksion i IKMT-së me urdhër të kryeministrit Rama. Lidhur me këtë çështje, Rama ka sulmuar prokuroren Elsa Gjeli. Sipas tij, kjo e fundit ka refuzuar të hapë çështjen dhe ka injoruar denoncimin e Policisë së Shtetit lidhur me këtë ndërtim. Në postimin e tij në Facebook për rastin pak orë më parë, kreu i qeverisë shprehej se është lejuar një ndërtim në zemër të Thethit në shkelje totale të ligjit, por sipas tij, Prokurorja Gjeli ka dalë me vendim se nuk ka vepër penale.  Rama theksoi se këtë çështje do ta përciellë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që shtoi se kjo prokurore është e padenjë për tu paguar si e tillë.

  • Përplasja Rama-Prokurori për kabinat në Theth! Pronari është Prekë Kodra, planifikoi të vriste Albin Kurtin me snajper

    Përplasja Rama-Prokurori për kabinat në Theth! Pronari është Prekë Kodra, planifikoi të vriste Albin Kurtin me snajper

    Prekë Kodra

    SHKODËR- Kabinat pa leje në Theth, të cilat “përplasën” kryeministrin Edi Rama me Prokurorinë e qarkut të Shkodrës, janë në pronësi të Prekë Kodrës. Bëhet fjalë për një person të shpallur në kërkim në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, e cila është e hetuar nga Stuktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas burimeve të “ZËRI”, pronari i këtyre kabinave në mal, që solli përplasjen e kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës është një person që ka probleme me drejtësinë, madje akuzohet për disa atentate.
    Megjithatë, përtej botës së krimit, duket se ka vendosur që të investohet edhe në botën e pasurive të paluajtshme dhe të turizmit, duke përfituar nga boom-i i vizitorëve që vijnë për të kaluar pushimet e tyre në Shqipëri. Kështu, rishtazi ka ndërtuar “Eagle Villas Theth”, pra në shqip: Vilat e Shqiponjave në Theth, 10 kabina të ndërtuara mbi struktura betoni në një zonë që është e mbrojtur nga shteti.
    PAMJE NGA KABINAT: 

    Këto vila janë reklamuar kudo, në të gjitha rrjetet ku turistët mund të prenontojnë për të kaluar një natë në malet e Shkodrës. E gjitha për një kosto prej gati 80 mijë lekësh të vjetra!

    Por infrastruktura e ngritur nga Kodra është shembur sot nga mjetet e Inspektoriatit të Territorit, duke nxitur një debat të ashpër mes Ramës dhe organit të akuzës në Shkodër./ZËRI 

  • Snajperisti i Metamorfozës’! Kush është Prekë Kodra, SPAK-u e kërkonte, ai ngriti kabina në Theth (PROFIL)

    Snajperisti i Metamorfozës’! Kush është Prekë Kodra, SPAK-u e kërkonte, ai ngriti kabina në Theth (PROFIL)

    Prekë Kodra

    SHKODËR- Prekë Kodra është personi që ka nisur një përplasje sot mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës. E gjitha për shkak se i shpallur në kërkim ka ndërtuar disa kabina pushimi për turistët në Theth të Shkodrës. Sot, në kuadër të aksionit që ka ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike, Rama ndau pamjet e “viletave”, duke kontestuar vendimin e marrë nga Prokuroria për mos fillim të hetimeve.
    ZËRI zbuloi sot pasdite se personi që ka në pronësi këto kabina është Prekë Kodra, i njëjti person që në vitin 2021 në një dokument të Njësisë Kundër Terrorizmit të Kosovës, raportohej se kishte planifikuar për të vrarë me snajper kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe 2 politikanë të tjerë të njohur të Kosovës. Por kjo nuk do të ishte “dalja” e fundit për të! Ai akuzohet edhe për dy ngjarje të tjera kriminale në vendin tonë, madje është i shpallur në kërkim nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.
    48-vjeçari nga Malësia e Madhe, disa vite më parë dyshohej se ishte pjesë e një plani për vrasjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, deputetit Xhavit Haliti dhe një komandanti të UÇK-së me emrin Ismet Haxha. Sipas dokumentit të Njësisë Kundër Terrorizmit, roli i Prekë Kodrës në serinë e atentateve që kishin për qëllim destabilizimin politik të Kosovës, ishte ai i atentatorit/vrasësit. Ai përshkruhej si person që dinte se si të përdorte edhe armën e zjarrit të llojit “snajper”. Asokohe, pas publikimit të lajmit, në media foli vetë Kodra, i cili mohoi akuzat e ngritura ndaj tij.
    “Ç’ka me shpjegu, se është diçka që vetëm kanë shpik sikur kanë shpik persona të paidentifikum për mu,. Albin Kurtin e njoh vetëm përmes televizionit, unë nuk e njof dhe nuk kam asnjë lidhje në Kosovë për asnjë lloj qëllimi të keq. Më vjen keq, më keni akuzu, po më merrni në qaf mu edhe familjen teme. Për herë të parë e kam marrë paradite rreth orës 11:00, kam qenë në Shkoder në kafe dhe më ttherret dikush nga Gjermania dhe më thotë a je duke i shiku lajmet, dhe kur e pash atë gjë që unë se kisha imagjinu kurrë në jetën teme,”- tha Kodra asokohe.
    Emri i tij doli edhe në përgjimet “SkyECC” ku u zbuluan lidhjet e grupit “Bajri’ me biznesmenin Pëllumb Gjoka, tashmë ish-shefin e operacionales Oltion Bistri e ish-prokurorin Xhevahir Lita. Nga dosja u zbulua se ky personazh që kishte marrë porosi dhe kishte siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer disa vrasje. Emri i tij ka dalë tek dosja e vrasjes së Kastriot Reçit, ngjarje kjo e ndodhur në Rrëshen në datën 7 janar 2020. Sipas burimeve nga Policia dhe Prokuroria e Lezhës, Prek Kodra, nga viti 2020 ka qënë person i dyshuar si autor i mundshëm i ngjarjes. Por për shkak se nuk gjendej në Shqipëri, marja e një analize AND-je nga policia ka qënë e pamundur. Në korrik të vitit 2022, kur Kodra erdhi në Shqipëri, u shoqërua nga Policia dhe nga testimi i profilit të ADN-së së Kodrës me profilin e ADN-së të sekuestruar në banesën nga u qëllua me snajper Kastriot Reçi, nuk u gjenden të dhëna përputhshmërie.

    Në Elbasan, Prek Kodra është edhe autor i dyshuar për atentatin ndaj Ardjan Çapjas. Në nëntor të vitit të shkuar, nga bisedat në aplikacionin e enkriptuar u zbulua se Prekë Kodra do të kryente një vrasje për llogari të fisit Bajri, ose të paktën kështu kishte në plan! Por ndërhyrja e Suel Çelës e bëri që të ndryshonte mendim. Më pas, do të ishte Suel Çela që po e kontraktonte për atentatin ndaj Ardjan Çapjas. Përgjatë gjithë komunikimeve të dosjes, Prekë Kodra ndyrshohet me pseudonimet “gjahtari”, “gjuetari”, dhe “mjeshtri”. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme dëshmohej i gjithë plani për vrasjen, madje edhe vendi. Gjuajtja u bë nga kodra përballë shtëpisë dhe po në dosje, rivalët shkruanin se “xhindi” u kishte shpëtuar për 1 mm, pasi aq larg e kishte pasur plumbin nga zemra. Për këtë ngjarje dhe të tjera, Kodra është shpallur në kërkim, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij. E vetmja gjurmë ishin kabinat e tij në mal, që sot u sheshuan nga Bashkia Shkodër./ZËRI

  • Pronari i kabinave në Theth do të ekzekutonte Albin Kurtin me snajper, në kërkim edhe nga SPAK

    Pronari i kabinave në Theth do të ekzekutonte Albin Kurtin me snajper, në kërkim edhe nga SPAK

    Kabinat pa leje në Theth janë në pronësi të Prek Kodrës, i cili në vitin 2021, në një dokument të Njësisë Kundër Terrorizmit të Kosovës, kishte planifikuar për të vrarë me snajper kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe 2 politikanë të tjerë të njohur të Kosovës.
    Ai është shpallur në kërkim edhe nga SPAK në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, me akuzë për disa ngjarje kriminale.
    Emri i tij doli sërish në dritë për shkak të ndërtimi pa leje në Theth.
    Kryeministri u shpreh se ka mbetur pa fjalë nga vendimi i prokurores Elsa Gjeli, e cila presupozohet që të mbrojë pasuritë e përbashkëta të vendit, dhe jo të lejojë krime të tilla mjedisore. Teksa lexoi vendimin, kryeministri e cilësoi si një “jerm” nga ana e prokurores, dhe që “është një pjesëz e përroi psikik të pashtershëm në formën e një vendimi të mos fillimit të çështjes penale”.
    Në një përgjigje ndaj kryeministrit Rama, po sot, Prokuroria e Shkodrës thotë se ‘rasti nuk konsiderohet ndërtim pa leje’. Prokuroria thotë se strukturat kanë qenë kontejnerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi.
    Më 26 Nëntor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) do njoftonte se kishte lëshuar 21 masa sigurie, në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, ku përfshiheshin anëtarët e grupi krimal, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
    Mes personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arresti ishte edhe ‘snajperisti’ nga Shkodra, Prekë Kodra, i cili akuzohet se tentoi t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Plani për eliminimin e kreut të qeverisë së Kosovës u zbulua në një e-mail sekret të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në shtator 2022.
    Prekë Kodra është shpallur në kërkim dhe për dosjen “Metamorfoza’.  Emri i tij doli dhe në përgjimet Sky ECC ku u zbuluan lidhjet e grupit “Bajri’, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe lidhjet me shefin e operacionales në polici Oltion Bistri e prokurorit Xhevahir Lita. Por në dosjen e SPAK, ende nuk dihet roli i tij konkret.
    Sipas të dhënave të policisë Prekë Kodra jetonte në Shkodër, ndërsa vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. Sipas Policisë Shqiptare, ky person është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Kodra konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë.

  • “Përplasi” Ramën me Prokurorinë, kush është pronari kabinave në Theth? Prek Kodra do eliminonte Albin Kurtin me snajper, në kërkim edhe nga SPAK

    “Përplasi” Ramën me Prokurorinë, kush është pronari kabinave në Theth? Prek Kodra do eliminonte Albin Kurtin me snajper, në kërkim edhe nga SPAK

    Kabinat pa leje në Theth, të cilat përplasën kryeministrin Edi Rama me prokurorinë e Shkodrës, janë në pronësi të Prek Kodrës.
    Report Tv mëson se Prek Kodra është i njëjti person që në vitin 2021, në një dokument të Njësisë Kundër Terrorizmit të Kosovës, kishte planifikuar për të vrarë me snajper kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe 2 politikanë të tjerë të njohur Kosovarë.
    Ai është shpallur në kërkim edhe nga SPAK në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, me akuzë për disa ngjarje kriminale. Nga lidhjet me grupin Bajri në Shkodër, përfshirja në atentatet me pagesë me snajper, deri tek ai i zbuluar nga bisedat e SKY ECC, ndaj Ardian Çapjas në Elbasan, për llogari të Suel Çelës.
    Ky zbulim vjen pak pasi Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër ndaj një ndërtimi pa leje në zonën e Thethit. Kreu i qeverisë tha se bëhet fjalë për një ndërtim në zemër të Thethit, në shkelje të ligjit dhe akt kriminal, i cili edhe pse është referuar në Prokurori nga organet përkatëse, nuk është ndërmarrë asnjë veprim.
    Kryeministri u shpreh se ka mbetur pa fjalë nga vendimi i prokurores Elsa Gjeli, e cila presupozohet që të mbrojë pasuritë e përbashkëta të vendit, dhe jo të lejojë krime të tilla mjedisore. Teksa lexoi vendimin, kryeministri e cilësoi si një “jerm” nga ana e prokurores, dhe që “është një pjesëz e përroi psikik të pashtershëm në formën e një vendimi të mos fillimit të çështjes penale”.
    Ndërkohë, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka ndarë edhe foto nga ndërtimi pa leje, ku IKMT ka nisur prishjen, duke u shprehur “bollë me tokë e xanum”.
    Në një përgjigje ndaj kryeministrit Rama, po sot, Prokuroria e Shkodrës thotë se ‘rasti nuk konsiderohet ndërtim pa leje’. Prokuroria thotë se strukturat kanë qenë kontejnerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi.
    Kush është Prek Kodra, nga dosja në Kosovë, te ‘Metamorfoza’ në Shqipëri
    Më 26 Nëntor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) do njoftonte se kishte lëshuar 21 masa sigurie, në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, ku përfshiheshin anëtarët e grupi krimal, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
    Mes personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arresti ishte edhe ‘snajperisti’ nga Shkodra, Prekë Kodra, i cili akuzohet se tentoi t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Plani për eliminimin e kreut të qeverisë së Kosovës u zbulua në një e-mail sekret të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në shtator 2022.
    Prekë Kodra është shpallur në kërkim dhe për dosjen “Metamorfoza’.  Emri i tij doli dhe në përgjimet Sky ECC ku u zbuluan lidhjet e grupit “Bajri’, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe lidhjet me shefin e operacionales në polici Oltion Bistri e prokurorit Xhevahir Lita. Por në dosjen e SPAK, ende nuk dihet roli i tij konkret. Gjithashtu ai del edhe në përgjimet në SKY ECC me kreun e organizatës së Elbasanit, Suel Çela (Marjus Lulaj), në një bisedë ku ky i fundit e paralajmëronte që të mos i kishte besë Bajrave të Shkodrës.
    Në dosjen e SPAK zbulohet se ‘marisni’ që Suel Çela ‘rekrutoi’ me pagesë për të vrarë rivalin e tij Ardian Çapja disa vite më parë, është Prekë Kodra. Ky i fundit është i dyshuar dhe për vrasjen e Kastriot Reçit, krim i ndodhur më 7 janar 2020, por dhe për vrasje të tjera.
    Sipas të dhënave të policisë Prekë Kodra jetonte në Shkodër, ndërsa vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. Sipas Policisë Shqiptare, ky person është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut. Ai ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë. Kodra konsiderohej si person me rrezikshmëri të lartë./Shqiptarja.com

  • Kameramani rrëmbehet dhe dhunohet në Durrës, identifikohen autorët (Emrat)

    Kameramani rrëmbehet dhe dhunohet në Durrës, identifikohen autorët (Emrat)

    Një 48-vjeçar me profesion kameraman, i identifikuar si Denis Simaku, është marrë me forcë në një automjet dhe është dhunuar nga katër persona në Durrës. Policia ka reaguar pas kallëzimit të 48-vjeçarit dhe ka identifikuar autorët e dyshuar si Anderson Kodra, 27 vjeç, Klerjan Kodra, 31 vjeç, Jaho Kodra, 35 vjeç, dhe Samuel Puja, 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës.
    Sipas njoftimit zyrtar të policisë, pas kallëzimit të Simakut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. Si rezultat i veprimeve hetimore, janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë akt të dhunshëm.
    Pas veprimeve të para hetimore, policia ka mundur të gjejë dhe sekuestrojë automjetin e përdorur nga autorët gjatë kryerjes së kësaj vepre penale.
    Ndërkaq, 48-vjeçari Denis Simaku ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia e Durrësit njofton se po punon për kapjen e katër personave të identifikuar dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

  • Rrëmbyen kameramanin dhe e dhunuan! Identifikohen 4 autorët në Durrës

    Rrëmbyen kameramanin dhe e dhunuan! Identifikohen 4 autorët në Durrës

    Një 48-vjeçar është marrë me forcë dhe është dhunuar nga katër persona në Durrës.

    Bëhet fjalë për një kameraman të identifikuar si Denis Simaku, i cili është dhunuar nga Anderson Kodra, 27 vjeç, Klerjan Kodra, 31 vjeç, Jaho Kodra 35 vjeç dhe Samuel Puja, 27 vjeç.
    Policia thotë se autorët janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
    Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Rrëmbyen një 48-vjeçar dhe e dhunuan! Identifikohen 4 autorët në Durrës

    Rrëmbyen një 48-vjeçar dhe e dhunuan! Identifikohen 4 autorët në Durrës

    Morën me forcë, në automjet, një 48-vjeçar dhe e dhunuan, identifikohen 4 shtetasit.Punohet intensivisht për kapjen e tyre.
    Gjendet dhe sekuestrohet automjeti i përdorur nga ata.
    Menjëherë për kallëzimit të shtetasit D. S., 48 vjeç, se 4 shtetas e kishin marrë me forcë, në automjet, dhe e kishin dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët.
    Si rezultat i veprimeve hetimore janë identifikuar shtetasit e përfshirë në këtë rast, konkretisht Anderson Kodra, 27 vjeç, Klerjan Kodra, 31 vjeç, Jaho Kodra 35 vjeç dhe Samuel Puja, 27 vjeç, të gjithë banues në Durrës. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.
    Ndërkaq, 48-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës, dëmton disa automjete

    Aksident në Elbasan-Librazh, guri bie nga kodra në mes të rrugës, dëmton disa automjete

    Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në kthesat e Murrashit.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, kur një gur është shkëputur nga kodra dhe ka rënë në rrugë, duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve.
    Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por pritet njoftim zyrtar nga autoritetet.