Tag: kodra

  • Kodra “kap mat” serbët, çfarë ndodhi në konferencën e Silvinjos

    Kodra “kap mat” serbët, çfarë ndodhi në konferencën e Silvinjos

    Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Federatën Shqiptare, Fatjon Kodra, ishte i pranishëm në konferencën e trajnerit Silvinjo, para ndeshjes me Serbinë.
    Gjatë fjalës së teknikut kuqezi, ai zbuloi se fjalët e Silvinjos, po shtrembëroheshin nga gazetarët serbë.
    Ndërhyrja e tij ishte e menjëhershme, duke kërkuar që fjalët të interpretoheshin ashtu siç trajneri i kishte thënë.
    Madje, Kodra kishte edhe një bisedë në anglisht me një nga gazetarët e pranishëm, duke i vënë në dukje, citimin e gabuar.

  • “Silvinjo është guximtar”, Kodra: Nuk do të ishin çudi ndryshimet ndaj Serbisë

    “Silvinjo është guximtar”, Kodra: Nuk do të ishin çudi ndryshimet ndaj Serbisë

    Edhe pak ditë kanë mbetur nga zhvillimi i përballjes së shumëpritur Serbi-Shqipëri. Në prag të kësaj sfide vendimtare për vendin e dytë në grup, opinioni sportiv ka nisur diskutimet mbi zgjedhjet e mundshme të Silvinjos dhe mbi rrjedhën që pritet të ketë ndeshja. Fation Kodra ka hedhur poshtë zërat se trajneri i Kombëtares shqiptare nuk ndryshon. Ai ka thënë për “FSHF TV” se Silvinjo ka sjellë gjithmonë emra të rinj në listë. Zyrtari i FSHF-së ka shtuar gjithashtu se trajneri brazilian vendos sipas rendimentit që lojtarët japin në stërvitje. Kodra e cilëson Silvinjon si një person guximtar, ndërsa nuk e përjashton mundësinë që të shoshim ndryshime përballë Serbisë.
    “Ka një koncept në publik, që trajner i nuk ndryshon dhe nuk merr lojtarë të rinj. Në fakt, po ta shikosh listën, gjithmonë ka emra të rinj. Julian Shehu është lojtar i zbuluar nga trajneri Silvinjo dhe tashmë është kthyer në një titullar. Në ndeshjen me Gjibraltarin apo me Letoninë kishte emra të rinj, si Kristian Shpendi. Pra, nuk është e vërtetë që nuk ndryshon. Por në futboll ka një koncept për sa i përket trajningut. Trajneri krijon besim te një grup lojtarësh dhe do të bazohet te grup.
    Atmosfera është mjaft e mirë dhe e shoh ekipin të përqendruar thjesht në një ndeshje sportive. I kam parë shumë të qetë. E kam vënë re që rendimenti në stërvitje është shumë i rëndësishëm për zgjedhjet që bën trajneri para çdo ndeshjeje. Ajo që bën trajneri gjithmonë është që të shikojë si sillet një lojtar në seancë stërvitore. Përgjigjet që ai merr në stërvitje janë vendimtare për përzgjedhjet. Nuk do të ishte çudi nëse do të shikonim ndryshime në ndeshjen me Serbinë. E kam vënë re edhe herë të tjera, Silvinjo është trajner që guxon. Nuk ka fare kompleks në këtë pjesë”, ka thënë Fation Kodra./Sport Ekspres/

  • Gazetarja: Kur keqtrajtohen kafshët kemi procedime, kur kërcënohen njerëzit askush nuk lëviz! Drejtësi me dy standarde

    Gazetarja: Kur keqtrajtohen kafshët kemi procedime, kur kërcënohen njerëzit askush nuk lëviz! Drejtësi me dy standarde

    Gazetarja Xhensila Kodra e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka deklaruar se në Shqipëri kërcënimet me jetë nuk merren seriozisht nga organet kompetente.
    Sipas saj nëse shohim një video në rrjet duke u keqtrajtuar një kafshë, menjëherë ne kemi një person të proceduar, por kur kërcënohet me jetë një njeri, askush nuk lëviz vendit.
    Pjesë nga biseda:

    Kodra: Sapo kemi video të bëra në rrjete sociale që keqtrajtohen kafshë, dhe procedohen persona në gjendje të lirë. Nuk kemi persona të proceduar kur kërcënohet jeta e një njeriu. Nëse do të funksiononte kontrolli për sa kohë sinjali metalik e ka dhënë sinjalin e kuq dhe roja i sigurisë nuk ka funksionuar, prandaj është arrestuar sot. Ne kemi vetëm një të arrestuar.
    Borakaj: Çfarë moshe është roja?
    Kodra: 50-55 vjeç. Ai jo vetëm nuk ka bërë një kontroll të mirëfilltë, nuk ka bërë kontroll fizik, nuk ka mbajtur shënim personat që po hynin, që këtu ka nisur shkelja e rregullave.
    Borakaj: Si gazetare i nënshtroheni kontrolleve?
    Kodra: Vetëm skanerit metalik.

  • Trajnerja e re e Kombëtares U-19 të vajzave, Daniela Kodra: Do të përgatitemi denjësisht për eliminatoret e Euro U-19, futbolli i vajzave ka bërë hapa të mëdhenj

    Trajnerja e re e Kombëtares U-19 të vajzave, Daniela Kodra: Do të përgatitemi denjësisht për eliminatoret e Euro U-19, futbolli i vajzave ka bërë hapa të mëdhenj

    Trajnerja e re e Kombëtares U-19 të vajzave, Daniela Kodra, ka dhënë një prononcim për fshf.org, ku ka ndarë emocionet dhe përgjegjësinë e marrjes së detyrës së re. Ajo theksoi se ndihet e lumtur dhe krenare për këtë hap të rëndësishëm në karrierë, duke falënderuar Presidentin Armand Duka dhe drejtuesit e FSHF-së për besimin e dhënë.
    “Jam shumë e lumtur dhe krenare. Njëkohësisht është një përgjegjësi shumë e madhe. Gjej rastin të falënderoj Presidentin e FSHF, Armand Duka. Gjithashtu edhe drejtorin teknik, Fulvio Pea për besimin që më kanë dhënë për të drejtuar Kombëtaren U-19 të vajzave. Emocionet janë të veçanta, pasi vij nga një eksperiencë fantastike nga Kombëtarja A e vajzave dhe Kombëtarja U-15. Eksperienca te Kombëtarja A më ka ndihmuar goxha shumë, duke parë mënyrën si menaxhohet dhe organizohet një ekip kombëtar. Gjej rastin të falënderoj shumë edhe Armir Grimën, ish-trajnerin tim dhe sot koleg, për mbështetjen dhe besimin që më ka dhënë gjatë gjithë kësaj kohe”, – tha trajnerja e Kombëtares U-19 për vajza.
    Më tej, Kodra theksoi rëndësinë e krijimit të një grupi harmonik për t’u përgatitur denjësisht për eliminatoret e Europianit U-19 në nëntor.
    “Do të mundohemi të krijojmë një grup sa më harmonik. Një grup ku fryma e bashkëpunimit do të jetë një nga tiparet kryesore. Presim me padurim ndeshjet që kemi në nëntor, eliminatoret e Kampionatit Europian U-19 për vajza. Do mundohemi të përgatitemi në mënyrë sa më dinjitoze nga ana tekniko–taktike dhe të përfaqësojmë kombin tonë, ngjyrat kuqezi në mënyrën më të mirë të mundshme”, – tha Daniela Kodra.
    Ajo vuri në dukje gjithashtu ndryshimet pozitive që ka pësuar futbolli i vajzave në Shqipëri falë investimeve të FSHF-së dhe mbështetjes nga UEFA e FIFA
    “Duke qenë pjesë e futbollit të vajzave që në fillimet e saj në Shqipëri mendoj se ka pasur ndryshime shumë pozitive, duke nisur që nga infrastruktura, që nga kampionati, që normalisht sa vjen edhe bëhet më konkurrues, duke shtuar kampionatet e moshave, projektet që vijnë nga UEFA dhe FIFA për futbollin e vajzave. Mendoj që çdo vajzë që në moshë të vogël ka mundësi ta ndjekë futbollin njëjtë si djemtë. Kjo falë investimeve që janë bërë nga Federata e Futbollit”, – përfundoi Daniela Kodra.

  • Denoncuan te ZËRI se kanë mbi 5 vite pa ujë, drejt zgjidhjes problemi i dhjetra familjeve në Dajt, administratori: Do kërkojmë ndihmë në fondacione nëse UKT nuk përgjigjet!

    Denoncuan te ZËRI se kanë mbi 5 vite pa ujë, drejt zgjidhjes problemi i dhjetra familjeve në Dajt, administratori: Do kërkojmë ndihmë në fondacione nëse UKT nuk përgjigjet!

    foto ilustruese

    TIRANË- Disa ditë më parë Zëri publikoi një denoncim të banorit Hamit Kodra në lagjen Gërmadhë të fshatit Ferraj, në njësinë administrative Dajt, duke u shprehur se lagjia prej më shumë se 5 vitesh nuk ka uji të pijshëm. Pas denoncimit të banorit, kontaktuam administratorin e njësisë administrative Dajt, Alfred Brahja duke e pyetur në lidhje me këtë shqetësim të kryefamiljarit Kodra dhe disa familjeve të tjera në atë zonë.

    I pyetur nga Zëri se cilat janë masat që ka marrë administrata e Dajtit, Alfred Brahja u shpreh se njësia administrative nuk ka fonde të mjaftueshme dhe nuk është kompetencë e saj për të zgjidhur situatën, duke ia kaluar kështu përgjegjësinë UKT Tiranë. Gjithashtu në komunikimin që patëm me Z. Brahja për zgjidhjen e situatës së familjes Kodra por edhe të 50 familjeve të tjera, ai garantoi se do ta ndjekë këtë çështje dhe më tej.
    Administratori doli garant se nëse nuk ka një “dritë jeshile” nga UKT-ja, do të lidhet me fondacione të ndryshme që të bëjnë të mundur që familja Kodra dhe disa familje të tjera t’ju mundësohet uji i pijshëm, përmes shpimit të puseve në shtëpitë e tyre.Gjithashtu z.Brahja konfirmoi se i është drejtuar me shkresë zyrtare UKT-së Tiranë, me datë 29 korrik të këtij viti, për të ndërhyrë, në mënyrë që 50 familjeve t’ju garantohet uji i pijshëm, gjithashtu dhe për krijimin e një rrjeti kanalizimesh për ujërat e zeza, çka përbën një rrezik të shtuar për shëndetin publik dhe ndotjen mjedisore. Shkresë të cilën Zëri e ka të disponueshme.

    Shkresa drejtuar UKT Tiranë

    Në kërkesën e kthyer nga Drejtoria e Rrjeteve dhe Menaxhimit të Ujërave të Ndotura pranë UKT Tiranë për z. Brahja theksohet se UKT është në dijeni të kësaj situate dhe se kjo zonë nuk është e përfshirë në planin strategjik të investimeve për këtë vit, për shkak të mungesës buxhetore.

    Kthim përgjigje nga UKT Tiranë

    Ne ju drejtuam UKT-së Tiranë me një shkresë zyratare për situatën e vështirë që hasin çdo ditë banorët e kësaj lagjeje.Deri atëherë, ne do të ndjekim me vëmendje premtimin e administratorit të njësisë administrative Dajt!/ZËRI

    whatsapp image 2025 08 21 at 93141 am

    whatsapp image 2025 08 21 at 93143 am

  • Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë, dalin para gjykatës 4 të arrestuarit

    Plagosja e 27-vjeçarit në Korçë, dalin para gjykatës 4 të arrestuarit

    Katër personat e arrestuar pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Dvoran të Korçës, ku një 27-vjeçar mbeti i plagosur, janë paraqitur sot para gjykatës për caktimin e masave të sigurisë. Gjykata e Korçës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për tre prej të arrestuarve: Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi. Ndërsa për Thanas Paskalin është vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.
    Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Aleks Qiqi – i cili mbeti i plagosur – ka pësuar dëmtime të lehta nga të katërt personat e arrestuar. Ngjarja ndodhi pas një konflikti, kur Qiqi goditi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra. Në reagim ndaj këtij akti, katër të arrestuarit e kanë goditur Qiqin, duke i shkaktuar plagë të lehta.
    Sa i përket autorit të plagosjes me thikë, Ari Kodra, masa e sigurisë ndaj tij pritet të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, pasi ai vijon të jetë nën kujdes mjekësor për shkak të plagëve të marra gjatë ngjarjes. Hetimet për këtë rast vijojnë ndërkohë që autoritetet po zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.

  • Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit

    Plagosja në Korçë/ Autorit i vihen prangat në spital, arrestohen dhe 4 të tjerë që e rrahën pas krimit

    Policia e Korçës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të regjistruar pasditen e së premtes në fshatin Mollaj, ku u plagos me thikë 27-vjeçari Ari Kodra, i cili ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Traumës në Tiranë.
    Blutë e qytetit juglindor kanë arrestuar autorin Aleks Qiqi, 41 vjeç, banues në fshatin Mollaj, i cili akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    41-vjeçari aktualisht ndodhet në spital me dëmtime në kokë dhe trup, pasi është dhunuar në grup nga katër persona të tjerë, pasi plagosi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra.
    Policia e Korçës thotë se kjo gjë u zbardh nga kqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së lokalit. Po ashtu, raportohet se janë arrestuar edhe katër personat që dhunuan Aleks Qiqin dhe bëhet fjalë për shtetasit Isuf Dalipi, 45 vjeç, Thanas Paskali, 47 vjeç, Dhimitër Kodra, 47 vjeç, dhe Bilal Shkëmbi, 33 vjeç, banues në fshatin Mollaj, të akuzuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.
    “Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndërhyrë menjëherë pasi 41-vjeçari plagosi shtetasin A. K., duke e goditur me grushta autorin e plagosjes dhe duke i shkaktuar plagë në pjesën e kokës dhe të trupit.” – thuhet në njoftimin e autoriteteve.
    Sipas Policisë, plagosja u krye pas një konflikti të nisur për motive të dobëta në lokal, teksa është sekuestruar edhe thika e përdorur në krim. Po ashtu është sekuestruar edhe një aparat celular, si dhe pamjet filmike.
    Aleks Qiqi kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, ku ishte dënuar për drogë, ndërkohë që rezulton i dënuar edhe në Greqi.
    Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

  • Daniela Kodra emërohet trajnere e ekipit kombëtar U-19 të vajzave

    Daniela Kodra emërohet trajnere e ekipit kombëtar U-19 të vajzave

    Daniela Kodra do te jete trajnerja e re e Kombëtares U-19 për vajza. Federata e Futbollit i ka besuar drejtimin e ekipit kombëtar U-19 për vajza teknikes nga Tirana, Daniela Kodra.
    Kodra ka qenë më herët zëvendës-trajnere në ekipin kombëtar A të vajzave, si dhe trajnere e Kombëtares U-15, duke deshmuar eksperience të vlefshme në zhvillimin e futbollit të vajzave.
    Ekipi kombëtar U-19 për vajza është drejtuar më parë nga Luccije Gjini, e cila tashmë i është bashkuar stafit teknik të ekipit A të vajzave në rolin e zëvendës-trajneres.

  • Tiranë/ Po kryenin ndërtime pa leje te ‘Kodra e Diellit’, policia arreston 2 persona

    Tiranë/ Po kryenin ndërtime pa leje te ‘Kodra e Diellit’, policia arreston 2 persona

    Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi u kapën në flagrancë duke punime ndërtimi, pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”.
    Njoftimi i policisë:
    Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve që po kryhen me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 konstatuan se pas një banese ekzistuese në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, po kryheshin punime pa leje, për ndërtimin e një objekti të ri.
    Për këtë rast:
    -u arrestuan në flagrancë shtetasit N. V., 37 vjeç dhe A. D., 28 vjeç, përkatësisht inxhinieri që drejtonte punimet dhe 1 punonjës;
    -u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi S. I., 37 vjeç;
    -u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e 37-vjeçarit, shtetasin B. I., i cili ndiqte punimet.
    Vijon puna për kapjen e shtetasit S. I..
    Gjithashtu, vijojnë kontrollet për konstatimin e rasteve të ndërtimeve dhe zënies së hapësirave publike, pa leje.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Përfshihet nga zjarri Kodra e Selitës në Tiranë

    Përfshihet nga zjarri Kodra e Selitës në Tiranë

    Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Selitës, flakët e së cilës dallohen nga larg edhe në qytetin e Tiranës, sidomos në lagjet afër. Nuk dihet nëse zjarrfikësit janë aty, por nga pamjet shihet qartë se terreni është i vështirë dhe nuk dihet nëse ka rrugë për zjarrfikëset në vatrën e zjarrit.

    gijotina.com/