Tag: kodit

  • GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra, reagon SPAK

    GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra, reagon SPAK

    Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.136 të vitit 2025, janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi:
    Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë të autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), me fond limit 18.967.810.952 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, me numër REF-02817-08-13-2021 dhe fond limit 2.096.958.794 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
    Në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në këtë fazë të hetimeve, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të të pandehurës Belinda Balluku. Në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
    E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “I….dhe A…..”.
    Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale; Evis Berberi, Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, Specialistë të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Sa i takon procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me numër REF-02817-08-13-2021, me fond limit 2,096,958,794,70 lekë pa TVSH, ka rezultuar se e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave.
    E pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K., D.Xh, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi dhe shtetasit K.K, M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë,“E…” sh.p.k, “P…”sh.p.k, dhe “N…”sh.p.k.
    Gjatë këtyre dy procedurave të prokurimit janë evidentuar veprime në kundërshtim me ligjin, nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, VKM nr.285, datë 19.05.2021,“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
    Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për, me vendimin nr.118, datë 19.11.2025, ka vendosur :
    Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe i dyshuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
    Me datë 20.11.2025, janë ekzekutuar masa e sigurimit personal :
    Masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku.Masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
    Hetimet e deritanishme janë kryer përmes metodave speciale, grumbullimit të provave digjitale si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për këtë procedim penal.

  • “Zvogëlohet” dosja “Metamorfoza”! Pas 2 vitesh burg, Oltion Bistri do të “shijojë” lirinë dhe pasurinë, zbardhet vendimi i GJKKO

    Oltion Bistri, ish-kreu i Forcës Operacionale

    TIRANË- Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për të pandehurit e dosjes së parë “Metamorfoza”, duke liruar nga qelia ish-Shefin e Operacionales, Oltion Bistri. GJKKO ka shuar akuzat ndaj Bistrit, i cili u arrestua me urdhër të SPAK në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
    Ish-Shefi i Operacionales, Oltion Bistri u shpall fajtor për zbulim të akteve ose të dhënave sekrete, për të cilat mori 3 vite burg, që pas uljes përfundoi në 2 vite burg. Bistri fitoi lirinë pasi sipas vendimit, koha në paraburgim ishte më e gjatë se dënimi. Ai u shpall i pafajshëm për akuzën tjetër, atë për korrupsion dhe për pastrim parash pasi nuk ka fakte e prova.Gjithashtu, GJKKO ka rrëzuar edhe kërkesën për konfiskimin e pasurive. Bistrit i rikthehen pronat e sekuestruara me urdhër të SPAK.
    Behar Bajri u shpall fajtor për sigurim të kushteve për vrasje të mbetur në tentativë dënimin me nëntë vjet burg. -Sigurim i kushteve për të vrarë Dorian Dulin – 10 vjet -Mbajtje pa leje të armëve -11 vjet -Fajtor për grup – 5 vjet burg -Korrupsion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve – dy vjet burg Në bashkim të dënimeve, Behari dënohet me 13 vite burg, ndërsa i ulet një e treta dhe dënohet me 8.8 burg.
    Për Edmond Prekën u dha dënimi me 10 vite gjashtë muaj burgim, ku i ulet një e treta dhe dënohet me 7 vjet burg, ndërsa boksierin Astmer Bilali dënimin me 8 vite e 6 muaj, 5.8 vite me gjykim te shkurtuar. Bilali akuzohet për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje në dëm të Ibrahim Licit, Genc Tafilit dhe Dorian Dulit.
    Lirimi i menjëhershëm është vendosur për ish-prokurorin Xhevahir Lita. Konkretisht Xhevair Lita u dënua me 5 vite burgim, me gjykim të shkurtuar zbret në 3.4 vite, shuarje të masës arrest ne burg, lirimi menjëhershëm për shkak se e ka shlyer dënimin.
    Njoftimi:
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 9, të vitit 2023”, të pandehur Behar Brajoviq, Edmond Preka, Astmer Bilali, Oltian Bistri dhe Xhevahir Lita.
    Gjykimi i kësaj çështjeje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, me vendimin nr. 73, datë 18.11.2025, vendosi:
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Behar Brajoviq, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 80, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
    1.1 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Behar Brajoviq, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve D.D, G.T dhe I.L, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe në bazë të neneve 80, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
    1.2 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Behar Brajoviq për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi 1, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
    1.3 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Behar Brajoviq, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
    1.4 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Behar Brajoviq, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319 dhe 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
    1.5 – Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, i pandehuri Behar Brajoviq dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.
    1.6 – Në zbatim të nenit 406, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Behar Brajoviq i ulet 1/3 e dënimit të dhënë dhe përfundimisht dënohet me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
    1.7 – Vuajtja e dënimit për të pandehurin Behar Brajoviq fillon nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmond Preka, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit K.M, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
    2.1 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmond Preka për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi 1, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
    2.2 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Edmond Preka, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
    2.3 – Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, i pandehuri Edmond Preka dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
    2.4 – Në zbatim të nenit 406, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Edmond Preka i ulet 1/3 e dënimit të dhënë dhe përfundimisht dënohet me 7 (shtatë) vjet burgim.
    2.5 – Vuajtja e dënimit për të pandehurin Edmond Preka fillon nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Astmer Bilali, për kryerjen e veprës penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, në dëm të shtetasve D.D, G.T dhe I.L, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 80, 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.
    3.1 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Astmer Bilali, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
    3.2 – Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, i pandehuri Astmer Bilali dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
    3.3 – Në zbatim të nenit 406, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Astmer Bilali i ulet 1/3 e dënimit të dhënë dhe përfundimisht dënohet me 5 (pesë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
    3.4 – Vuajtja e dënimit për të pandehurin Astmer Bilali fillon nga data e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevahir Lita, për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a paragrafi 3 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
    4.1 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevahir Lita, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në lidhje me faktin që lidhet me procedimin e dërguar për kompetencë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, ndaj shtetasit Behar Brajoviq etj., parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
    4.2 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhevahir Lita, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në lidhje me faktin penal që lidhet me procedimin penal nr. 193/2021 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
    4.3 – Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, i pandehuri Xhevahir Lita dënohet me një dënim të vetëm prej 5 (pesë) vjet burgim.
    4.4 – Në zbatim të nenit 406, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Xhevahir Lita i ulet 1/3 e dënimit të dhënë dhe përfundimisht dënohet me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
    4.5 – Shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Xhevahir Lita me vendimin nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    4.6 – Urdhërohet lirimi i të pandehurit Xhevahir Lita nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet në to në zbatim të ndonjë vendimi tjetër penal, për shkak se pjesa e vuajtur është më e madhe se dënimi i caktuar.
    Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Oltian Bistri, për kryerjen të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, bazuar në nenin 338 pika 1 shkronja “b”, pasi fakti nuk përbën vepër penale.
    5.1 – Deklarimin fajtor të të pandehurit Oltian Bistri, për kryerjen e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, parashikuar nga neni 295/a paragrafi 2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
    5.2 – Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Oltian Bistri, për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287/1 shkronja “b” e Kodit Penal, bazuar në nenin 338 pika 1 shkronja “b”, pasi fakti nuk provohet se ekziston.
    5.3 – Në zbatim të nenit 406, pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Oltian Bistri i ulet 1/3 e dënimit të dhënë dhe përfundimisht dënohet me 2 (dy) vjet burgim.
    5.4 – Shuarjen e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Oltian Bistri me vendimin nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    5.5 – Urdhërohet lirimi i të pandehurit Oltian Bistri nga ambientet e paraburgimit, nëse nuk mbahet në to në zbatim të ndonjë vendimi tjetër penal, për shkak se pjesa e vuajtur është më e madhe se dënimi i caktuar.
    Në lidhje me provat materiale, bazuar në nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata disponon si më poshtë:
    – Provat materiale të sekuestruara të pandehurve Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviq, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, të mbeten pjesë e procedimit penal/çështjes penale të ndarë.
    – Për të pandehurin Astmer Bilali, bazuar në nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale, provat materiale si më poshtë: DVR e markës HIKVISION model DS2708HUHI-K1 me numër serial ****; DVR e markës HIKVISION model DS7208HUHI-M1/S/A me numër serial ****; iPad-iPhone model A2602 me numër serial ****; dy baza karikimi për radio model CH5 të markës BOAFENG; paruke në dukje ngjyrë rozë; kamera kurth me ngjyrë në dukje kamuflazh në pjesën e përparme dhe pjesa e pasme në dukje ngjyrë e zezë e cila ka një kartë memorie të markës Advance Media 32 GB, ku në pjesën e pasme ka të shënuar ****, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.
    – Për të pandehurin Xhevahir Lita, bazuar në nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale, provat materiale si më poshtë: pistoletë Glock me nr. serie ****; krëhër rezervë; kuti plastike vegla pastrimi; fishekë 9×19 mm 59 copë; autorizim për mbajtje arme zjarri; dhe 1 telefon i markës iPhone 14 Pro Max me nr. IMEI ****, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit.
    – Për të pandehurin Oltian Bistri, bazuar në nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale, provat materiale si më poshtë: një USB ngjyrë të zezë me numër serie ****; një kuti për aparat telefonik iPhone me numër IMEI ****; një iPhone me ngjyrë të zezë në gjendje të ndezur, i cili ka të vendosur një kartë SIM me numër serial ****; një iPhone me ngjyrë vjollcë në gjendje të fikur, brenda të cilit ka një kartë SIM me nr. ****, t’i kthehen të pandehurit.
    – Rrëzimin e kërkesës për konfiskimin e pasurive: 230,000 euro; 200,000 euro; 50,300 euro; 320,000 euro dhe 200,000 euro, në total 1,000,300 (një milion e treqind mijë) euro, shuma të cilat janë depozituar në AAPSK; sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, ndodhur në katin e ****, shkalla ****, me sipërfaqe totale 400 m², e fituar me kontratën e sipërmarrjes nr. **** Kol ****, datë 09.03.2019, e porositur nga shtetasi D.I.B; sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament, ndodhur në katin e ****, shkalla ****, me sipërfaqe totale 400 m², e fituar me kontratën e sipërmarrjes nr. **** Rep, nr. **** Kol, datë 09.03.2019, e porositur nga shtetasi E.D.B; sipërfaqe ndërtimore e llojit njësi dyqan, me sipërfaqe totale 125 m², e fituar me kontratën e sipërmarrjes nr. **** Rep, nr. **** Kol, datë 11.07.2017, e porositur nga shtetasi E.D.B; sipërfaqe ndërtimore e llojit njësi dyqan, me sipërfaqe 95 m², e fituar me kontratën e sipërmarrjes nr. **** Rep, nr. **** Kol, datë 11.07.2017, e porositur nga shtetasja N.T.B; sipërfaqe ndërtimore e llojit apartament i ndodhur në katin e ****, me sipërfaqe totale 110.6 m², e fituar me kontratën e sipërmarrjes nr. **** Rep, nr. **** Kol, datë 25.02.2019, e porositur nga shtetasi Oltian D. Bistri, si të pabazuar në ligj e prova.
    Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, sipas procesverbalit bashkëlidhur këtij vendimi, u ngarkohen të pandehurve të këtij gjykimi dhe bashkëpandehurve të tjerë të këtij procedimi penal, në mënyrë solidare.
    Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga njoftimi i vendimit të arsyetuar.

    Sa i përket vrasjes së shtetasit Gjin Ndoji zbuluar nga dosja “metamorfoza” ku akuzohen biznesmeni Pëllumb Gjoka, Behar Bajri dhe Edmond Preka çështja është ndarë veçmas me procedurë të zakonshme.
    Hetimet e Metamorfozës kulmuan pas përcjelljes së letërporosisë nga autoritetet franceze, ku rezultoi se në dhjetra biseda, Bajri komunikonte me të zhdukurin me Ervis Martinaj për vrasjen e Gjon Boriçit. Kjo dosje është veçuar nga ana e SPAK, sa kohë që Martinaj prej afro dy vitesh rezulton një person I zhdukur. Në përgjime rezultonte gjithashtu se Martinaj garantonte se do të eliminonte Kleanth Musabelliun për interes të Pëllumb Gjokës. Bisedat dhe provat e mbledhura nga hetimi tregojnë se Astmer Bilali me bashkëpunëtorët e tjerë tentuan dhe siguruan kushte për të vrarë Dorjan Dulin, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin, atentate që dështuan./ZËRI

  • Dekonspiroi operacionet e policisë dhe bashkëpunoi me baronët e krimit, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-deputetin…

    Dekonspiroi operacionet e policisë dhe bashkëpunoi me baronët e krimit, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-deputetin…

    Gjykata e Posaçme (GJKKO) pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe dënoi me 3 vite burg ish-deputetin socialist (PS), Jurgis Çyrbja.  Ish-ligjvënësi socialist akuzohet për tregim të sekretit shtetëror në disa raste, përkrahje të autorit të krimit disa herë dhe korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021. Çyrbja deklarohet fajtor dhe për përkrahje të autorit të krimit në 4 episode si dhe për korrupsion në zgjedhje.  Altin Hajri, i gjykuar në mungesë, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe tregim të sekretit shtetëror. Ai u dënua me 3 vite burg, të reduktuara në 2 vite pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar. Ndërkohë, Ahmet Masha u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Për të, GJKKO vendosi 2 vite e 6 muaj burgim, të cilat u zbritën në 1 vit e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
    Dosja e SPAK:
    SPAK përfundon hetimet më 15 korrik 2025 dhe dërgon për gjykim ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashën dhe Altin Hajrin. Tre të pandehurit akuzohen për rrjedhje informacioni sekret dhe korrupsion në zgjedhje. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe dërgoi pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal Nr. 93/1 të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve:

    Jurgis Çyrbja i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:
    “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021, 6.3.2021, 6.3.2021, 6.3.2021 dhe 7.3.2021), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal.
    “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (në episodet e datave; 2.12.2020, 29.12.2020, 25.2.2021 dhe 7.3.2021), parashikuar nga neni 302/1/2 i Kodit Penal.

    iii. “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021), parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.

    “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021) parashikuar nga nenet 302/1 e 25 të Kodit Penal.
    “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal (në periudhën mes datave 5.3.2021-8.3.2021).
    Ahmet Masha, i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:
    “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021), parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal.
    “Përkrahje e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim (në episodin e datës 6.3.2021), parashikuar nga nenet 302/1 e 25 të Kodit Penal.
    Altin Hajri, i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale të mëposhtme:
    “Korrupsion pasiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal (në periudhën midis datave 1.12.2020 – 8.3.2021)
    “Tregim i sekretit shtetëror nga shtetasit”, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal (në episodin e datës 1.5.2020).

  • “Na jep 20 mijë euro dhe…”/ AMP arreston ish-gardistin dhe bashkëpunëtorin e tij, ja akuzat me të cilat përballen    

    “Na jep 20 mijë euro dhe…”/ AMP arreston ish-gardistin dhe bashkëpunëtorin e tij, ja akuzat me të cilat përballen   

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas një hetimi të plotë me metoda speciale, sot në datë 03.11.2025 ka ekzekutuar masat e sigurisë me karakter shtrëngues ndaj një ish punonjësi të Gardës së Republikës dhe një shtetasi, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione pubike” në bashkëpunim, parashikuar në nenet 245/1 paragrafi 4 dhe neni 25 të Kodit Penal dhe konkretisht; 
    ➡️ Masa e sigurisë “Arrest në burg” parashikuar në nenin 238 të Kodit të Pr. Penale ndaj Z. M., me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale, Oficer pranë Gardës së Republikës me gradën Komisar. 
    ➡️Masa e sigurisë “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar në nenin 234 të Kodit të Pr. Penale ndaj shtetasit K. D., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim. 
    Gjatë veprimeve hetimore, proceduriale shteruese në drejtimin e SPAK u arrit të provohej se këta dy shtetas në role të ndryshme gjatë kryerjes së veprës penale, në këmbim të shumës prej 20 mijë Euro, i kanë premtuar një shtetaseje (kallëzueses) se do ta ndihmonin në përshpejtimin e procedurave dhe veprimeve juridike në një institucion shtetëror. 
    Vijojnë veprimet hetimore për përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale. 

  • Tjetërsimi i pronave në Lezhë, gjykata jep masat për të akuzuarit

    Tjetërsimi i pronave në Lezhë, gjykata jep masat për të akuzuarit

    Gjykata e Lezhës ka shqyrtuar masat e sigurisë për 9 personat që akuzohen nga prokuroria për ndërtimet pa leje në tokat e tjetërsuara.
    Gjykata ka zbutur disa nga masat dhe lënë në fuqi masat për ish drejtuesit e ASHK dhe IKMT.
    Njoftimi i plotë
    Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë nisur nga interesi i medias njofton se pasi mori në shqyrtim në seancë gjyqësore verifikimin e masave të sigurisë, caktuar me vendimin nr.2748 datë 27.10.2025, sot me datë 31.10.2025 me vendimin nr.53- 2025-2791 ka vendosur si më poshtë:
    Ndryshimin e masës së vendosur ndaj personit nën hetim P . T nga masa e sigurimit “arrest në burg” në atë të “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprat penale “Ndërtim i paligjshshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 në raport me nenin 50 shkronja “h” të Kodit Penal, “Falsifikim i vulave stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal, në raport me nenin 50 shkronja “h” të Kodit Penal.Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim P. T nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.Urdhërohet personi nën hetim P . T të qëndrojë në banesën e tij të ndodhur në adresën: fshati Shënkoll, Njësia Administrative Shënkoll, Bashkia Lezhë e të mos largohet prej saj pa autorizimin e prokurorit të çështjes dhe gjykatës.Vijueshmërinë e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit G . M, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.Vijueshmërinë e e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale ndaj shtetasit ndaj shtetasit A . Sh i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.Vijueshmërinë e e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit A . M i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 në raport me nenin 25 dhe nenin 50 shkronja “h” “Kodit penal”, në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.Ndryshimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim L . B nga ajo e “arrest në shtëpi” në atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe atë të “ndalimit për dalje jashtë shtetit” (parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.P) si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit Penal.Personi nën hetim L . B urdhërohet të paraqitet në policinë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 10:30.Urdhërohet personi nën hetim L . B të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizim.Ndryshimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim H . Xh nga ajo e “arrest në shtëpi” në atë të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe atë të “ndalimit për daljejashte shtetit” parashikuar nga neni 234 dhe 233 i K.Pr.P, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186 paragrafi 2 dhe 3 të Kodit Penal.
    Personi nën hetim H . Xh, urdhërohet të paraqitet në policinë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaj, ora 11:30.Urdhërohet personi nën hetim H . Xh të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizim.Vijueshmërinë e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni neni 233 i K.Pr.P ndaj shtetasit F . GJ i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Vijueshmërinë e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.P ndaj shtetasit K . M i dyshuar për kryerjen e veprëspenale“Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
    Vijueshmërinë e masës së sigurimit me karakter shtrëngues “Ndalimi për të dalë jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233, për shtetasin M . N i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.Revokimin e masës ndaluese atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” caktuar ndaj personit nën hetim M . N nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë me vendimin nr.2748 datë 27.10.2025.Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Gjyqësore, për zbatimin e këtij vendimi.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.U shpall sot në Lezhë, më datë 31.10.2025.
    Gjykatës e Shkallës

  • Vrasja e Edmir Bregut dhe tjetërsim pronash/ GJKKO lë në burg “Rrumin” dhe të akuzuarit e tjerë

    Vrasja e Edmir Bregut dhe tjetërsim pronash/ GJKKO lë në burg “Rrumin” dhe të akuzuarit e tjerë

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” në mungesë për Aleksandër Llahon, i njohur ndryshe si “Rrumi”. Mësohet se e njëjta masë sigurie është konfirmuarr edhe për vëllain e tij, Vullnet Muça dhe për shtetasin Vlash Brahja, të cilët janë të dyshuar për tjetërsim tokash në zonën e Gjirit të Lalzit.
    Masa “arrest me burg” u la gjithashtu edhe për Enea Kume, vëllai i deputetit socialist Loer Kume. Ky i fundit dyshohet si i përfshirë në rolin e vëzhguesit në vrasjen e Edmir Bregut në bashkëpunim me Aldo Avdylin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në Durrës. 
    Gjatë një operacioni mëngjesin e 2 tetorit, të zhvilluar nga SPAK dhe BKH, u lëshuarn 9 urdhërarreste për anëtarët e dy grupeve kriminale nga Shijaku, të cilët akuzohen për vrasje për hakmarrje dhe tjetërsimin e sipërfaqeve të mëdha toke në zonën bregdetare të Durrësit, në Gjirin e Lalzit. Mes tyre, edhe për Aleksandër Lahon allias Rrumi i Shijakut, të cilit iu sekuestruan edhe pasuri të përfitura përmes dokumenteve të falsifikuara.
    Lidhur me operacionin, hetimet zbuluar emrin e personit të vrasjes së Edmir Bregu alias Jetmir Bregu alias Ilir Koci, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2021. Dyshohet se urdhrin për të vrarë Edmir Bregun e ka dhënë Astrit Avdyli, ndërsa ekzekutori sipas SPAK dyshohet se ka qenë nipi i tij, Aldo Avdyli.

    Aleksandër Llaho, i dyshuar për veprat penale:a. “Falsifikimi i dokumenteve”, me shume se nje here, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal.
    Vullnet Muça, i dyshuar për veprat penale:a. “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.c. “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion aktiv i dëshmitarit, ekspertit apo përkthyesit”, dhe i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 244 dhe 312 të Kodit Penal.
    Vlash Brahja, i dyshuar për veprat penale:a. “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 186/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.
    Enea Kume, i dyshuar për veprat penale:a. “Vrasje me paramendim”, kryer per hakmarrje, në dëm të shtetasit Edmir Bregu alias Ilir Kuçi (Maloku) në datën 24.01.2021 në qytetin e Durrësit, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 78/2, 28/4 dhe 334 paragrafi i dytë të Kodit Penal.b. “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.c. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4 dhe 334, paragrafi i parë të Kodit Penal.
    si dhe masën e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” për shtetasen E.A, e dyshuar për veprën penale:
    a. “Fallsifikim i dokumenteve”, kryer nga personi që ka pë detyrë të lëshojë dokumentin, parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë i Kodit Penal.

  • Vrau 42-vjeçarin sepse u bëri foto fëmijëve me kalin e tij, lihet në burg autori, pendohet në sallën e gjyqit

    Vrau 42-vjeçarin sepse u bëri foto fëmijëve me kalin e tij, lihet në burg autori, pendohet në sallën e gjyqit

    Gjykata e Shkallës së parë Berat shqyrtoi sot vendimin për masën paraprake të vrasësit Kastriot Oxhaj (emri tjetër Kristo Mema).
    Masa u vendos arrest me burg.
    Mbi 63- vjecarin është ngritur akuza e vrasjes me dashje parashikuar nga neni 76 i kodit Penal dhe neni 228 vijues i Kodit te Procedurës Penale.
    Vijon…

    Top Channel

  • Operacioni të Rana e Hedhun ‘fundos’ ish-zyrtarë e policë, Prokuroria: 4 objekte të sekuestruara dhe 9 masa

    Operacioni të Rana e Hedhun ‘fundos’ ish-zyrtarë e policë, Prokuroria: 4 objekte të sekuestruara dhe 9 masa

    Prokuroria e Lezhës-rana e hedhun

    LEZHË- Prokuroria e Lezhës ka reguar zyrtarisht në lidhje me operacionin e ndërmarrë në zonën e “Rana e Hedhun”, përgjatë orëve të fundit. Në kuadër të këtij operacioni, kanë rënë në pranga disa ish-zyrtarë të Kadastrës, policisë dhe IKMT-së.
    Prokuroria ka sekuestruar mbi 4 objekte ndërtimi, pa leje dhe legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin. Përpos sekuestrimeve, gjithashtu janë lëshuar masa sigurimi ndaj 9 personave për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm.

    Konkretisht, masa sigurie janë lëshuar për:
    Pjetër Tuçi – “arrest në burg”
    Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
    Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi”
    Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi”
    Luiza Bala – “arrest në shtëpi”
    Hekuran Xhina – “arrest në shtëpi”
    Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”
    Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”
    Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
    Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
    Prokuroria e Lezhës sekuestron katër objekte ndërtimi të ndërtuara pa leje dhe legalizuara, tek “Rana e Hedhun”, Shëngjin, masa sigurie për 9 persona përfshirë ish-zyrtarë
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, sekuestroi mbi katër objekte ndërtimi, të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë si dhe lëshoi masa sigurimi ndaj nëntë personave për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal si dhe “Falsifikim dokumentesh”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 186/3 të Kodit Penal.
    Në kuadër të një hetimi disa mujor, lidhur me procedimin penal nr. 135/2025, që ka për objekt një numër ndërtimesh pa leje të kryera në një zonë të rëndësisë kombëtare (e përcaktuar si e tillë me vendimin nr. 01, datë 28.12.2020, të Këshillit Kombëtar të Territorit), në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ka finalizuar fazën e identifikimit të personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale përkatëse.
    Deri në këtë fazë të hetimeve, Prokuroria ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj personave të dyshuar, si më poshtë:
    Shtetasi G.M., ish-drejtor vendor i ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
    Shtetasi A.Sh., ish-përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK Lezhë, masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
    Shtetasi A.M., përgjegjësi i legalizimeve pranë ASHK Lezhë masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë;
    Shtetasi P.T., masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal, kryer më shumë se një herë, dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal;
    Shtetasi L.B., inxhinier konstruksioni, masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”, parashikuar nga nenet 186/2 dhe 186/3 të Kodit Penal;
    Shtetasi H.Xh., inxhinier ndërtimi, masa e sigurimit “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Falsifikim dokumentesh”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal;
    Shtetasi F.Gj., ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT Lezhë, masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
    Shtetasi K.M. ish Drejtor i Drejtorisë Rajonale të IKMT Lezhë, masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
    Shtetasi M.N., Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet (SPZ) pranë Stacionit të Policisë Shëngjin, Komisariati Lezhë, masa e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe njëkohësisht “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
    Nga e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë është pranuar kërkesa e Prokurorisë me ndryshimet vetëm për shtetasin G.M, A.SH dhe A.M për të cilët ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”.
    Në kuadër të hetimeve është pranuar nga Gjykata kërkesa për vendosjen e masës së sekuestros preventive mbi katër objekte ndërtimi, të ndërtuara pa leje dhe të legalizuara në kundërshtim me ligjin në zonën “Rana e Hedhun”, Shëngjin, Lezhë.
    Hetimet për këtë çështje vijojnë me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundërligjshme dhe identifikimin e çdo personi tjetër që mund të rezultojë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

  • Mashtrimi me Call Center/ 170 vite burg për grupin e Bruno Çobos, zhvatën 4.7 milionë euro

    Mashtrimi me Call Center/ 170 vite burg për grupin e Bruno Çobos, zhvatën 4.7 milionë euro

    GJKKO dënoi grupin e mashtruesve të call center të drejtuar nga Bruno Çobo.  Rreth 170 vite burg në total për 16 të pandehurit të cilët u akuzuan nga SPAK se përmes mashtrimit kompjuterik, dyshohet se kanë përfituar 4.7 milionë euro përmes mashtrimit.
    Procesiu mbajt me gjykim të shkurtuar. Të pandehurit u shpallën fajtorë për mashtrim kompjuterik, grup i strukturuar kriminal.
    Grupi drejtohej nga Bruno Çobo, i cili  në korrik 2024 u ekstradua nga Dubai ku ishte arratisur kohë më parë.

    Bruno Çobo u dënua me 12 vite burg por në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    Nga hetimet të zhvilluara fillimisht nga Prokuroria e Pordenone, Itali, rezultonte se, Seksioni i Policisë Postare të Pordenone-s, kishte identifikuar se, një grup kriminal dispononte një call center të vendodhur në Tiranë (Shqipëri), ku përdorte shumë operatorë për të kontaktuar një numër të madh personash banues në Itali.
    Personat kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja on line e aksioneve “Amazon” me premtimin e pa vërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta. Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.
    Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, me vendimin nr. 66, datë 27.10.2025 vendosi:
    1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Çobo për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
    1.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Çobo, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
    1.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bruno Çobo dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.1.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bruno Çobo i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.1.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    2. Deklarimin fajtor të të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
    2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim.

    2.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Elisa Çaçi (Caci), dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
    2.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.2.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gilbert Pushani për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
    3.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gilbert Pushani, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
    3.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Gilbert Pushani dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
    3.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gilbert Pushani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
    3.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aldo Pasku për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
    4.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Aldo Pasku, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
    4.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Aldo Pasku dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
    4.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandurit Aldo Pasku i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
    4.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Gjika kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
    5.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Gjika, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
    5.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bruno Gjika dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
    5.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bruno Gjika i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
    5.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    6. Deklarimin fajtor të të pandehurës Rezarta Ibrahimi (Çaçi), për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 10 (dhjetë) vite burgim.
    6.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Rezarta Ibrahimi (Çaçi), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim.
    6.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Rezarta Ibrahimi (Çaçi), dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
    6.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Rezarta Ibrahimi (Çaçi), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
    6.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    7. Deklarimin fajtor të të pandehurës Valbona Abedinaj për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
    7.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Valbona Abedinaj, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim.
    7.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Valbona Abedinaj, dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim
    7.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Valbona Abedinaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
    7.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit duke përllogaritur edhe periudhën e vuajtur me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Kastrati për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
    8.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Kastrati, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
    8.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Erion Kastrati dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
    8.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Erion Kastrati i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
    8.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Orland Cani për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
    9.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Orland Cani, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
    9.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Orland Cani dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
    9.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Orland Cani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
    9.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florjan Bregu për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
    10.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florjan Bregu, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
    10.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Florjan Bregu dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
    10.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Florjan Bregu i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
    10.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    11. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamit Dobi për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
    11.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamit Dobi, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
    11.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Hamit Dobi dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
    11.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Hamit Dobi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
    11.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    12. Deklarimin fajtor të të pandehurës Greta Gjoci (Pepa) për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 10 (dhjetë) vite burgim.
    12.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Greta Gjoci (Pepa), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim.
    12.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Greta Gjoci (Pepa) dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
    12.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Greta Gjoci (Pepa) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
    12.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjin Shelnishta për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
    13.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gjin Shelnishta, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
    13.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Gjin Shelnishta dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
    13.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Gjin Shelnishta i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
    13.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    14. Deklarimin fajtor të të pandehurës Antoneta Malo (Pepkolaj) për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 10 (dhjetë) vite burgim.
    14.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Antoneta Malo (Pepkolaj) për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim.
    14.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Antoneta Malo (Pepkolaj) dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
    14.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Antoneta Malo (Pepkolaj) i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
    14.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    15. Deklarimin fajtor të të pandehurës Silvana Veliu për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 10 (dhjetë) vite burgim.
    15.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Silvana Veliu, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
    15.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Silvana Veliu dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
    15.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Silvana Veliu i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
    15.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    16. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mojsi Zuna për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 10 (dhjetë) vite burgim.
    16.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mojsi Zuna, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
    16.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Mojsi Zuna dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
    16.3. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Mojsi Zuna i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
    16.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
    17. Sendet e sekuestruara dhe provat materiale bashkëlidhur dosjes hetimore, të mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor dhe të mbeten në ruajtje për efekt të procedimit penal të ndarë me nr.121/1 të vitit 2021 të Prokurorisë së Posaçme.
    18. Shpenzimet procedurale në hetim, si dhe ato gjyqësore sipas formularit bashkëlidhur, ju ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
    19. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.
    revista.one/

  • Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen

    Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ Kërkuan lirinë, Apeli merr vendimin për xhaxhain e autorit dhe rojen

    Në Gjykatën e Apelit, u mbajt këtë të hënë seanca për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja ku u dha masa për Gjon Shkambin dhe punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj. Ndaj tyre u vendos masa e ‘arrestit në burg’.
    Ndërkohë vrasësi i gjyqtarit, Elvis Shkambi, nuk e ka apeluar masën e arrestit me burg.
    Gjon Shkambi akuzohet se kishte dijeni mbi planin e nipit, akuza të cilat i ka mohuar. Ndërsa roja Banush Koxhaj dyshohet se shpërdoroi detyrën duke mos kontrolluar dhe mos vlerësuar alarmin e detektorit që tregoi se vrasësi po hynte me një pistoletë.
    “Në gjykatën e Apelit, sot u gjykua çështja penale (masë sigurimi) që i përket ngjarjes së ndodhur me datë 06.10.2025, rreth orës 15:40, ku në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K dhe shtetasve R. K dhe E. K, atë e bir (pala tjetër në proces). Si pasojë ka humbur jetën gjyqtari A. K dhe janë plagosur shtetasit R. K dhe E. K.
    Mbi kërkesën e Prokurorisë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj:
    – personit nën hetim me iniciale E. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes së funksionarëve publikë”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit”,  parashikuar nga nenet 79/a, 79 germa “ç”, 25, 22  dhe 278/1 të Kodit Penal.
    – personit nën hetim me iniciale Gj. Sh, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 79 germa “ç”, 25, 22 i Kodit Penal.
    -personit nën hetim me iniciale B. K, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
    Lidhur sa më sipër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2774 Regj, datë 09.10.2025, ka vendosur:

    Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
    Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim E. Sh.
    Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim E. Sh, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
    Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim Gj. Sh.
    Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim Gj. Sh, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
    Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të personit nën hetim B. K.
    Të caktojë si masë sigurimi personal, ndaj personit nën hetim B. K, atë të “Arrestit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
    Urdhërohet Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi

    Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personat nën hetim me iniciale Gj. Sh dhe B.K, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë.
    Në përfundim të gjykimit, sot më datë 27.10.2025, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar Z. Genti Shala, vendosi:
    – Miratimin e vendimit nr .2774 Regj, datë 09.10.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”- thuhet në njoftim.