Prokuroria e përgjithshme ka njoftuar se janë regjistruar pranë saj 14 kallëzime penale për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Sipas njoftimit rastet kanë qenë në Tiranë, Fier, Sarandë, Durrës, Elbasan e Gjirokastër.
Njoftimi:
Në kuadër të informimit të publikut mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm deri më 28.04.2025, janë regjistruar në total 14 kallëzime penale për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’, ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ dhe ‘Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, të parashikuara përkatësisht në nenet 325, 326/a, 328/a, 328 të Kodit Penal.
Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e regjistruara, kanë qenë në 7 raste policia gjyqësore, në 3 raste Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në 2 raste subjektet politike, një rast është nisur kryesisht, ndërsa në një rast burimi ka qenë një shtetas.
Nga raportimet rezulton se 5 nga kallëzimet e mësipërme, janë regjistruar në Prokurorinë e Fierit, 3 në Prokurorinë e Sarandës, 2 respektivisht në Prokurorinë e Tiranës dhe Gjirokastrës dhe nga 1 rast në Prokuroritë Durrës dhe Elbasan.
Nga kallëzimet e kryra deri më 28.04.2025, janë regjistruar gjithsej 7 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 328/a dhe 329 i Kodit Penal.
Pesë procedime janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, nga të cilat 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Ndërsa dy procedimet e tjera penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal.
Janë dërguar për kompetencë në SPAK 1 kallëzim nga Prokuroria Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.
Tag: kodit
-

Krimet zgjedhore, regjistrohen në Prokuroi 14 kallëzime penale
-

Regjistrohen 14 kallëzime për krime zgjedhore në disa prokurori të vendit
Prokuroria e Përgjithshme ka njoftuar se janë regjistruar 14 kallezime për krimet zgjedhore në Prokuroritë e Juridiksionit të Zakonshëm, në Tiranë, Fier, Sarandë, Durrës, Elbasan e Gjirokastër.
Në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme bëhet me dije se kallëzimet janë për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’, ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ dhe ‘Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, të parashikuara përkatësisht në nenet 325, 326/a, 328/a, 328 të Kodit Penal.
Po ashtu, Prokuroria e Përgjithshme bën të ditur se kallëzime të tjera janë në proces verifikimi, shkruan A2 CNN.
Njoftimi i Prokurorisë së Përgjithshme:
Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit/ Regjistrohen 14 kallëzime penale në Prokuroritë me Juridiksion të Përgjithshëm. Rastet në Tiranë, Fier, Sarandë, Durrës, Elbasan e Gjirokastër
Në kuadër të informimit të publikut mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm deri më 28.04.2025, janë regjistruar në total 14 kallëzime penale për veprat penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’, ‘Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore’ dhe ‘Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’, të parashikuara përkatësisht në nenet 325, 326/a, 328/a, 328 të Kodit Penal.
Burimet e njoftimit të veprave penale për kallëzimet e regjistruara, kanë qenë në 7 raste policia gjyqësore, në 3 raste Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), në 2 raste subjektet politike, një rast është nisur kryesisht, ndërsa në një rast burimi ka qenë një shtetas.
Nga raportimet rezulton se 5 nga kallëzimet e mësipërme, janë regjistruar në Prokurorinë e Fierit, 3 në Prokurorinë e Sarandës, 2 respektivisht në Prokurorinë e Tiranës dhe Gjirokastrës dhe nga 1 rast në Prokuroritë Durrës dhe Elbasan.
Nga kallëzimet e kryra deri më 28.04.2025, janë regjistruar gjithësej 7 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 328/a dhe 329 i Kodit Penal.
Pesë procedime janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, nga të cilat 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.
Ndërsa dy procedimet e tjera penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal.
Janë dërguar për kompetencë në SPAK 1 kallëzim nga Prokuroria Durrës dhe një procedim penal nga Prokuroria Fier. Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi. -

Celibashi i KQZ merr në mbrojtje Ballukun dhe vartësit e saj për shkeljet e Kodit Zgjedhor
Celibashi i KQZ merr në mbrojtje Ballukun dhe vartësit e saj për shkeljet e Kodit Zgjedhor
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cilësoi të mërkurën si me karakter informues postimet me pamje propagandistike të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku – duke miratuar ripostimin e tyre nga institucionet dhe kompanitë publike.
“Nga verifikimet e kryera, rezulton se postimet e publikuara nga shoqëria Albgaz sh.a janë të natyrës informuese dhe përmbajnë aktivitete që lidhen me funksionet publike të vetë institucionit,” tha Komisioni në një përgjigje me shkrim, duke iu referuar një prej kompanive që kanë shpërndarë propagandën elektorale të Ballukut.
“Këto postime nuk bëjnë pjesë në kategorinë e veprimtarive të ndaluara,” shtoi KQZ nëpërmjet një zëdhënëseje, duke iu referuar Kodit Zgjedhor dhe Vendimit nr. 9, datë 24.12.2020, “Për rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara, si dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes dhe përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore para zgjedhjeve”.
Rrjetet sociale janë kthyer prej kohësh në mjete të rëndësishme të propagandës elektorale, me kandidatë dhe parti që harxhojnë qindra mijëra euro në reklama dhe me stafe të dedikuara për të menaxhuar përmbajtjen e tyre.
Në betejën për të dominuar rrjetet sociale, partia në pushtet avantazhohet nga administrata publike dhe dhjetëra institucione shtetërore, të cilat shërbejnë për të shpërndarë, pëlqyer dhe komentuar mesazhet elektorale.
Gjatë javës së parë të zgjedhjeve, BIRN zbuloi se një ‘poster elektoral’ i ministres Belinda Balluku u ri-shpërnda nga faqja në Facebook e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe një numër institucionesh në varësi, përfshirë Autoritetin Rrugor Shqiptar, Task Forcën e Transportit Rrugor, Agjencinë Shtetërore për Shpronësim dhe Albgaz.
“Brenda mandatit të katërt. Bypassi i Elbasanit. Bypassi i Sarandës,” shkruhet me kapitale në një sfond me ngjyrë vjollcë, mbi foto që paraqesin makineri në punë. Në poster shtohet: “Shqipëria 2030” dhe “#PartiaSocialiste”.
Ky qëndrim i KQZ shihet si standard i dyfishtë dhe shkelje e Kodit nga juristi Dhimitër Zguro.
“Në vlerësimin tim, qëndrimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve vjen në kundërshtim jo vetëm me Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij, por edhe me praktikën administrative të Komisionerit,” tha ai.
“Ky i fundit, në raste analoge, i ka gjetur postimet e ngjashme me postimin e Belinda Ballukut, në përmbajtjen e të cilit vërehen fjalët ‘Shqipëria 2030′ dhe ‘Partia Socialiste’, me karakter elektoral,” tha Zguro, ndërsa shtoi se në përmbajtjen e këtyre postimeve shfaqen qartazi “mesazhe politike dhe slogane elektorale.”/BIRN
-

Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim 4 persona/ Krijuan kompani fiktive duke shkaktuar 45.5 milionë lekë dëm
Krijuan kompani për të kryer veprime fiktive importi në favor të tregtarëve të ndryshëm duke i shkaktuar shtetit një dëm 45.5 mln lekë, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 4 persona. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq katër persona për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Moskallzim të krimit’ të parashikuara nga nenet 143, 180/25 dhe 300 të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1695 të vitit 2024, rezultoi se shtetasit S.M., Z.R., E.S. dhe P.K. kanë krijuar tre subjekte tregtare për të kryer veprime fiktive importi në favor të tregtarëve të ndryshëm, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe furnizimin me mallra pa faturë tatimore. Këto subjekte, të cilat kanë funksionuar si të ashtuquajturat “NIPT-e shëtitës”, kanë qenë të regjistruara me të dhënat personale të shtetasve Z.R, E.S. dhe P.K., ndërkohë që veprimet reale janë kryer nga shtetasi S.M, i cili përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kjo veprimtari.
Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se shtetasi S.M. ka përdorur marrëdhënien e tij të besimit me tre individët e tjerë për të ngritur subjekte biznesi në emër të tyre dhe për t’i përdorur si mjete për të realizuar aktivitetin e paligjshëm. Ai ka përdorur metoda të ndryshme për të shmangur tatimet dhe taksat. Ndërkohë që tre shtetasit e tjerë, të akuzuar për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ fillimisht kanë vepruar në mirëbesim, por më pas kanë pranuar pagesa mujore dhe kanë pranuar hapjen e kompanive në emër të tyre.
Këto subjekte kanë kryer një qarkullim në vlerën 303,781,520 lekë, duke rritur shpenzimet për të ulur normën e tatim fitimit në vlerën 45,567,228 lekë, vlerë e cila konsiderohet si dëm ndaj shtetit. Në përfundim të hetimeve, është provuar se veprimtaria kriminale përfshin elementët e veprave penale:
“Fshehje të Ardhurash në bashkëpunim” – neni 180/25 i Kodit Penal“Moskallzim i Krimit” – neni 300 i Kodit Penal“Mashtrimi”-neni 143 i Kodit Penal.Organet e drejtësisë mbeten të angazhuara maksimalisht në goditjen e fenomeneve që cenojnë integritetin ekonomik dhe sistemin tatimor të vendit.Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim katër persona të akuzuar për një skemë mashtrimi me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 45.5 milionë lekë.
Bëhet fjalë për:
1-Serxho Mahmutaj,
2-Zenel Ruzaj,
3-Endi Stafa,
4-Panajot Kosta. -

I shkaktuan shtetit dëm 45.5 mln lekë, dërgohen në gjyq 4 persona
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq 4 persona, pasi akuzohen se krijuar kompani për të kryer veprime fiktive importi në favor të tregtarëve të ndryshëm duke i shkaktuar shtetit një dëm 45.5 mln lekë.Këta persona akuzohen për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Moskallzim të krimit’.
Njoftim:Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq katër persona për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Moskallzim të krimit’ të parashikuara nga nenet 143, 180/25 dhe 300 të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1695 të vitit 2024, rezultoi se shtetasit S.M., Z.R., E.S. dhe P.K. kanë krijuar tre subjekte tregtare për të kryer veprime fiktive importi në favor të tregtarëve të ndryshëm, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe furnizimin me mallra pa faturë tatimore.
Këto subjekte, të cilat kanë funksionuar si të ashtuquajturat “NIPT-e shëtitës”, kanë qenë të regjistruara me të dhënat personale të shtetasve Z.R, E.S. dhe P.K., ndërkohë që veprimet reale janë kryer nga shtetasi S.M, i cili përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kjo veprimtari.
Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se shtetasi S.M. ka përdorur marrëdhënien e tij të besimit me tre individët e tjerë për të ngritur subjekte biznesi në emër të tyre dhe për t’i përdorur si mjete për të realizuar aktivitetin e paligjshëm. Ai ka përdorur metoda të ndryshme për të shmangur tatimet dhe taksat.
Ndërkohë që tre shtetasit e tjerë, të akuzuar për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ fillimisht kanë vepruar në mirëbesim, por më pas kanë pranuar pagesa mujore dhe kanë pranuar hapjen e kompanive në emër të tyre.
Këto subjekte kanë kryer një qarkullim në vlerën 303,781,520 lekë, duke rritur shpenzimet për të ulur normën e tatim fitimit në vlerën 45,567,228 lekë, vlerë e cila konsiderohet si dëm ndaj shtetit.
Në përfundim të hetimeve, është provuar se veprimtaria kriminale përfshin elementët e veprave penale:“Fshehje të Ardhurash në bashkëpunim” – neni 180/25 i Kodit Penal
“Moskallzim i Krimit” – neni 300 i Kodit Penal
“Mashtrimi”-neni 143 i Kodit Penal.Organet e drejtësisë mbeten të angazhuara maksimalisht në goditjen e fenomeneve që cenojnë integritetin ekonomik dhe sistemin tatimor të vendit.
-

45.5 milionë lekë dëm shtetit! Dërgohen në gjyq katër persona që krijuan kompani për të favorizuar tregtarët me veprime fiktive importi
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq katër persona për veprat penale ‘Mashtrimi’, ‘Fshehje e të ardhurave’ dhe ‘Moskallzim të krimit’ të parashikuara nga nenet 143, 180/25 dhe 300 të Kodit Penal.
Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.1695 të vitit 2024, rezultoi se shtetasit S.M., Z.R., E.S. dhe P.K. kanë krijuar tre subjekte tregtare për të kryer veprime fiktive importi në favor të tregtarëve të ndryshëm, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe furnizimin me mallra pa faturë tatimore.
Këto subjekte, të cilat kanë funksionuar si të ashtuquajturat “NIPT-e shëtitës”, kanë qenë të regjistruara me të dhënat personale të shtetasve Z.R, E.S. dhe P.K., ndërkohë që veprimet reale janë kryer nga shtetasi S.M, i cili përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kjo veprimtari.
Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se shtetasi S.M. ka përdorur marrëdhënien e tij të besimit me tre individët e tjerë për të ngritur subjekte biznesi në emër të tyre dhe për t’i përdorur si mjete për të realizuar aktivitetin e paligjshëm. Ai ka përdorur metoda të ndryshme për të shmangur tatimet dhe taksat.
Ndërkohë që tre shtetasit e tjerë, të akuzuar për veprën penale ‘Moskallëzim krimi’ fillimisht kanë vepruar në mirëbesim, por më pas kanë pranuar pagesa mujore dhe kanë pranuar hapjen e kompanive në emër të tyre.
Këto subjekte kanë kryer një qarkullim në vlerën 303,781,520 lekë, duke rritur shpenzimet për të ulur normën e tatim fitimit në vlerën 45,567,228 lekë, vlerë e cila konsiderohet si dëm ndaj shtetit.
Në përfundim të hetimeve, është provuar se veprimtaria kriminale përfshin elementët e veprave penale:“Fshehje të Ardhurash në bashkëpunim” – neni 180/25 i Kodit Penal
“Moskallzim i Krimit” – neni 300 i Kodit Penal
“Mashtrimi”-neni 143 i Kodit Penal.Top Channel
-

EMRI – SPAK dërgon për gjykim në GJKKO 28 vjeçarin nga Malësia e Madhe, iu gjetën mbi 11 mijë rrënjë…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal me nr. 26 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit:
Mark Gilaj, i akuzuar për konsumimin e elementëve të veprave penale:
i. “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal
iii. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278, paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe
iv. “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.
Nga tërësia e hetimeve të kryera ka rezultuar e provuar se më datë 25.07.2024, pas kontrollit të policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pranë fshatit Selcë, në një sipërfaqe toke livadh është gjetur sasia e kultivuar, prej 11,358 (njëmbëdhjetëmijë e treqind e pesëdhjetë e tetë) bimë narkotike cannabis cattiva.
Bimët, me lartësi 40 – 100 cm kanë qenë të mbjella në 3 parcela pranë njëra-tjetrës, në një sipërfaqe prej 6,956 m2. Policia gjyqësore ka arrestuar në flagrancë të pandehurin Mark Gilaj.
Nga kontrolli i ushtruar në një kasolle të improvizuar nga i pandehuri dhe bashkëpunëtorët e tij, janë sekuestruar një pushkë Model 56, një armë gjahu me mbishkrim “SALSIMAZ”, si dhe disa fishekë luftarakë.
Lidhur me këtë procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe nga analiza e provave të administruara ka rezultuar e provuar se i pandehuri Mark Gilaj ka ushtruar veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike pa leje dhe autorizim sipas ligjit si dhe ka mbajtur pa leje armë zjarri dhe armë gjuetie, duke konsumuar elementët e veprave penale për të cilat është akuzuar, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 334/1, 333/a/1, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.
Ky i pandehur ka pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, me disa persona të tjerë, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurit kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 26 të vitit 2025, numërtimin si procedimet penale me nr. 26/1 të vitit 2025, dhe 26/2 të vitit 2025, si dhe vijimin e hetimeve rreth këtyre procedimeve.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

I akuzuar për drogë, SPAK dërgon për gjykim kreun e grupi të strukturuar kriminal
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë procedimin penal me nr. 26 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Mark Gilaj.
Mark Gilaj akuzohet per:
i. “Kultivimi i bimëve narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28 pika 4 të Kodit Penal, në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”
ii. “Grup i strukturuar kriminal”, kryer në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal
iii. “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuar nga neni 278, paragrafi i parë i Kodit Penal, si dhe
iv. “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, të parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal.
Nga tërësia e hetimeve të kryera ka rezultuar e provuar se më datë 25.07.2024, pas kontrollit të policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pranë fshatit Selcë, në një sipërfaqe toke livadh është gjetur sasia e kultivuar, prej 11,358 (njëmbëdhjetëmijë e treqind e pesëdhjetë e tetë) bimë narkotike cannabis cattiva.Bimët, me lartësi 40 – 100 cm kanë qenë të mbjella në 3 parcela pranë njëra-tjetrës, në një sipërfaqe prej 6,956 m2. Policia gjyqësore ka arrestuar në flagrancë të pandehurin Mark Gilaj.
Nga kontrolli i ushtruar në një kasolle të improvizuar nga i pandehuri dhe bashkëpunëtorët e tij, janë sekuestruar një pushkë Model 56, një armë gjahu me mbishkrim “SALSIMAZ”, si dhe disa fishekë luftarakë.
Lidhur me këtë procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe nga analiza e provave të administruara ka rezultuar e provuar se i pandehuri Mark Gilaj ka ushtruar veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike pa leje dhe autorizim sipas ligjit si dhe ka mbajtur pa leje armë zjarri dhe armë gjuetie, duke konsumuar elementët e veprave penale për të cilat është akuzuar, të parashikuara nga nenet 284/1, 28/4, 334/1, 333/a/1, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.
Ky i pandehur ka pasur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, me disa persona të tjerë, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Me qëllim identifikimin e bashkëpunëtorëve të të pandehurit kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr. 26 të vitit 2025, numërtimin si procedimet penale me nr. 26/1 të vitit 2025, dhe 26/2 të vitit 2025, si dhe vijimin e hetimeve rreth këtyre procedimeve.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. -

Jozefin Marku lihet i lirë! Policia del me njoftim zyrtar: Rrezikon deri ne 2 vite burg!
Policia e Tiranë ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë transmetimit live të Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi Gjestin duke e rrëzuar në tokë pak para daljes nga shtëpia.
“Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë trasmetimit të një reality shoë, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K”, – njofton policia.
Pra Jozefin Marku pasi është shoqëruar në komisariat pak pas mesantës gjatë transmetimit live, është liruar dhe për të procedohet në gjendje të lirë.
Sipas Kodit Penal, ky veprim përbën vepër penale dhe mund të dënohet me burgim.
Sipas Nenit 90 të Kodit Penal, goditja e një personi tjetër, edhe nëse nuk lë pasoja të rënda fizike, konsiderohet akt dhune me dashje, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet.
Ngjarja, e cila ndodhi në mënyrë të papritur dhe publikisht përballë mijëra shikuesve, e rrit ndjeshmërinë morale dhe sociale të rastit. Megjithëse fakti që ndodhi gjatë një transmetimi televiziv nuk e ndryshon automatikisht klasifikimin penal, ai mund të ndikojë në vlerësimin e rrezikshmërisë shoqërore të veprës dhe në mënyrën si prokuroria i qaset rastit.
Procedimi penal për këtë vepër zakonisht nis me kallëzim nga viktima, përveç rasteve kur prokuroria vendos të ndërhyjë vetë, për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike, siç mund të ndodhë në këtë rast konkret, ku incidenti u bë viral dhe shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.
Në rast se do të provohet përmes raportit mjekësor se viktima ka pësuar dëmtime fizike, atëherë rasti mund të klasifikohet më rëndë dhe të kualifikohet sipas Neneve 88 ose 89 të Kodit Penal, ku dënimet parashikohen më të ashpra se 2 vjet burgim. -

PD kërkesë KQZ-së: Kandidatët e PS që nuk japin dorëheqje nga posti, të mos lejohen të marrin pjesë në zgjedhje
PD i është drejtuar me një kërkesë KQZ-në që kandidatët e PS që nuk japin dorëheqje nga posti, të mos lejohen të marrin pjesë në zgjedhje.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit, Genta Vangjeli:Në përgjigje të kërkesës zyrtare së Partisë Demokratike me objekt: “Dhënie informacioni”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paraqiti listën me emrat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste të cilët kanë deklaruar pezullimin apo dorëheqjen nga funksioni përkatës nëpërmjet deklaratës së pranimit të kandidimit sipas modelit përkatës miratuar me Udhëzimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 2, datë 22.01.2025.
Konkretisht sipas KQZ janë deklaruar të pezulluar apo dorëhequr nga funksioni vetëm 35 kandidatë nga lista e plotë e kandidaturave të PS.
Partia Demokratike po ndjek me vëmendje zbatimin e detyrimeve ligjore për të gjithë kandidatët e jo vetëm këta 35, e në këto kushte :
Ju ridrejtua KQZ për të verifikuar ligjshmërinë e kandidimit për të tjerë zyrtarë të lartë të cilët nuk janë pjesë e listës me 35 emrat të administruar nga KQZ, duke mos konsideruar standartin ligjor.Në përmbushje të nenit 69 të Kushtetutës së RSH dhe sa i takon Kodit Zgjedhor si ligje supreme mbi të gjitha ligjet e tjera, dhe përmbushjes së nenit 63 pika 4/g të tij, ligjvënësi ka përcaktuar në mënyrë taksative “heqjen dorë” si detyrim ligjor që duhet të përmbushet nga secili kandidat, që do të thotë largimin nga detyra shtetërore dhe nuk ka lënë asnjë hapsirë opsionale si “pezullimi” që nënkupton ndalimin përkohësisht të funksionit ose ndërprerjen e tij për një farë kohe për tu rikthyer në detyrë në pamundësi të fitores së mandatit të deputetit.
Prandaj, për secilin kandidat i cili ka zgjedhur pezullimin mbështetur në dispozita të tjera ligjore që nuk prevalojnë mbi kodin zgjedhor e as Kushtetutën e RSH, ku citohet shkurt dhe qartë “heqja dorë” , Partia Demokrative kërkon nga KQZ të mos trajtojë si të barazvlefshme “heqjen dorë” me “pezullimin” dhe të përjashtojë kandidatët për këto arsye :
a.moszbatim të Kushtetutës së RSH neni 69;b.moszbatim të Kodit Zgjedhor të RSH, nenin 63 pika 4/g;c. moszbatim të Udhëzimit të KSHZ nr.2 datë 22 Janar 2025, “Për Përcaktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit…….”,d. moszbatim të Deklaratës për pranimin e kandidimit;dh.sqarimit mbi mënyrën e plotësimit të dokumentit Deklaratë e Kandidadit për hapje llogarie bankare të posaçme,e. Parandalimin e përdorimit të aseteve dhe burimeve njerëzore të institucionit për qëllime zgjedhore sipas nenit 91 të Kodit Zgjedhor cilësuar njëkohësisht si vepër penale parashikuar nga neni 328/a i Kodit Penal të RSH , nga kandidatët e njëkohësisht titullarë të padorëhequr por të pezulluar momentalisht me potencial rikthimi pas rezultatit zgjedhor.Kategoritë e funksionarëve shtetërorë të përcaktuar në nenin 69 të Kushtetutës nuk mund të kandidojnë e as të zgjidhen deputetë, pa hequr dorë nga detyra.Mandati i fituar në kundërshtim me sa më lart është i pavlefshëm dhe PD po ndjek e do vijojë me secilin rast.