Tag: kodit

  • GJKKO dënon me 32 vite burg 4 pjesëtarët e grupit Habilaj

    GJKKO dënon me 32 vite burg 4 pjesëtarët e grupit Habilaj

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për çështjen penale ndaj të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj, të akuzuar për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Procesi u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar, gjë e cila solli edhe uljen e dënimeve me një të tretën.
    Gjykata shpalli fajtor Florian Habilajn për dy episode të veprës penale të “Trafikimit të narkotikëve”, njëri i mbetur në tentativë, të kryer në bashkëpunim dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për akuzën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Për të tre akuzat, gjykata caktoi një dënim të vetëm prej 15 vitesh burg, i cili u ul në 10 vite në zbatim të gjykimit të shkurtuar. Habilaj do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

    Edhe i pandehuri Armando Sulaj u shpall fajtor për “Trafikim narkotikësh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Pas aplikimit të nenit 55, dënimi i tij i bashkuar ishte 9 vite burg, i cili u reduktua në 6 vite përfundimtare. Edhe Sulaj do ta vuajë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë. Për Sabaudin Çelajn, gjykata përcaktoi fillimisht një dënim të bashkuar prej 15 vitesh burg për “Trafikim narkotikësh” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Me uljen për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 10 vite burg në një burg të sigurisë së lartë.

    Njoftimi i GJKKO

    1-Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Florian Habilaj, Armando Sulaj, Sabaudin Çelaj dhe Tigrens Mëzuraj”.
    2-Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Esmeralda Xhili, Arbana Selmanaj dhe Migena Laska, me vendimin nr. 79, datë 05.12.2025 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Habilaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 22, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
    -Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Habilaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë)vjet burgim.
    3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Florian Habilaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
    4. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Florian Habilaj me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
    5. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Florian Habilaj t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe përfundimisht dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.
    6. I pandehuri Florian Habilaj t`a vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
    7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Sulaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
    8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armando Sulaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
    9. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Armando Sulaj me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.
    10. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Armando Sulaj t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe dënohet përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet burgim.
    11. I pandehuri Armando Sulaj t`a vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
    12. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sabaudin Çelaj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 15(pesëmbëdhjetë)vjet burgim.
    13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sabaudin Çelaj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.
    14. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Sabaudin Çelaj, me një dënim të vetëm prej 15(pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
    15. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Sabaudin Çelaj, t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri dënohet me 10 (dhjetë) vjet burgim.
    16. I pandehuri Sabaudin Çelaj, ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
    17. Deklarimin fajtor të të pandehurit Tigrens Mëzuraj, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal, si edhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë)vjet burgim.
    18. Deklarimin fajtor të të pandehurit Tigrens Mëzuraj, për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.
    19. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Tigrens Mëzuraj, me një dënim të vetëm prej 9 (nëntë) vjet burgim.
    20. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Tigrens Mëzuraj, t’i zbritet një e treta e masës së dënimit dhe përfundimisht i pandehuri dënohet me 6 (gjashtë) vjet burgim.
    21. I pandehuri Tigrens Mëzuraj t`a vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.
    22. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare.
    23. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

  • Balluku e përfshirë në afera korruptive dhe nën hetim nga SPAK, avokati: Ja pse ministri mund të pezullohet nga detyra

    Balluku e përfshirë në afera korruptive dhe nën hetim nga SPAK, avokati: Ja pse ministri mund të pezullohet nga detyra

    Avokati Marash Logu ka publikuar një koment të Kodit të Procedurës Penal, e cila sipas tij sqaron qartë se një ministër mund të pezullohet nga ushtrimi i detyrës.
    Avokati Marash Logu
    Logu i referohet komentimit të vitit 2019 të gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Dhimitër Lara.
    Sipas asaj që ka publikuar avokati, gjyqtari Lara analizon masën ndaluese të pezullimit nga funksioni publik, sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale.
    Më qartë dhe më shqip se kaq nuk mund të thuhet: MINISTRI MUND TË PEZULLOHET NGA DETYRA!
    Në vitin 2019, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Dhimitër Lara publikoi komentarin e Kodit të Procedurës Penale, produkt i një eksperience 25-vjeçare në sistemin e drejtësisë, i aprovuar për botim nga Shkolla e Magjistraturës si një ndër tekstet mbi të cilat formohen magjistratët e rinj Në fq. 762 – 763, gjyqtari Lara ka trajtuar edhe masën e ndaluese të pezullimit të ushtrimit të një funksioni publik, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.
    Konkretisht gjyqtari shprehet: “Për çka rezulton, se përkundrejt një funksionari publik si deputeti apo kryebashkiaku, nuk mund të zbatohet masa e pezullimit të përkohshëm të detyrës që lidhet me funksionin që ai kryen, ndërkohë që për një funksionar publik si MINISTRI, prokurori apo vetë gjyqtari, që të tillë nuk zgjidhen sipas ndonjë ligji elektoral, të mund të caktohet dhe zbatohet masa e sigurimit ndaluese e pezullimit të ushtrimit të detyrës/funksionit, qoftë si MINISTËR, gjyqtar apo prokuror apo kujtdo detyre që përfshihet në ‘funksionin publik’ apo ngarkimin në “shërbimin publik”.”

  • SPAK gati të kërkojë imunitetin dhe masë të re ndaj Ballukut

    SPAK gati të kërkojë imunitetin dhe masë të re ndaj Ballukut

    Çështja e Ballukut duket se do të ketë zhvillime të tjera surprizë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas burimeve të konfirmuara mësohet se Spak do të kërkojë masë arresti për Belinda Ballukun, pasi ti dërgojnë parlamentit kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetes. Ky veprim, thonë burimet, do të vijë si rezultat i akuzave të tjera që do i shtohen atyre aktuale. Bëhet fjalë për disa vepra kriminale si grup i strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv në organizimin e disa tenderëve. Sipas organit të akuzës, Belinda Balluku rrezikon kontaminimin e provave dhe intimidim të dëshmitarëve.
    Përsa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetues, i cili pritet të merret ditën e martë, duket se SPAK po merr masa paralele për të mos të lejuar qeverinë të bllokojë hetimet për zëvendësen e Edi Ramës. Gjithashtu mësohet se ka pasur kërcënime dhe presione të forta ndaj prokurorëve të SPAK, gjë që u bë evidente nga kreu i SPAK, Dumani. Kjo gjë vihet re nga shtimi i masave të sigurisë poër prokurorët e çështjeve sensitive dhe përfshirjen e SHBA në trajnimin e grupeve të shoqërimit. Nga burime brenda qeverisë mësohet se në drejgtim të prokurorit Prençi kanë shkuar kërcënime nga personazhe të lidhur me pushtetarët e vënë nën hetim.
    Ja vendimi i SPAK për bandën Balluku
    Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.136 të vitit 2025, janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi:
    Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë të autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), me fond limit 18.967.810.952 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, me numër REF-02817-08-13-2021 dhe fond limit 2.096.958.794 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.Në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në këtë fazë të hetimeve, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të të pandehurës Belinda Balluku. Në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
    E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “I….dhe A…..”.
    Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale; Evis Berberi, Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, Specialistë të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Sa i takon procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me numër REF-02817-08-13-2021, me fond limit 2,096,958,794,70 lekë pa TVSH, ka rezultuar se e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave.
    E pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K., D.Xh, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi dhe shtetasit K.K, M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë,“E…” sh.p.k, “P…”sh.p.k, dhe “N…”sh.p.k.
    Gjatë këtyre dy procedurave të prokurimit janë evidentuar veprime në kundërshtim me ligjin, nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, VKM nr.285, datë 19.05.2021,“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
    Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për, me vendimin nr.118, datë 19.11.2025, ka vendosur :
    Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe i dyshuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.Me datë 20.11.2025, janë ekzekutuar masa e sigurimit personal :
    Masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku.Masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
     

  • SkyECC zbulon pazaret: Oficeri shqiptar fliste për ‘20 bukë’ në Hollandë

    SkyECC zbulon pazaret: Oficeri shqiptar fliste për ‘20 bukë’ në Hollandë

    Blerje, shitje dhe transportim të lëndëve narkotike.
    Ky ishte thelbi i bisedave mes oficerit të Anti-terrorit Igli Haxhiaj në aplikacionin SkyECC.
    Në dosjen e siguruar nga mediat, zbardhen detaje nga pazaret e drogës.
    Pjesë nga bisedat:
    3. Bisedë e datës 22.10.2020 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin CXQD1I.
    Përdoruesi i kodit pin CXQD1I dërgon fotot si më poshtë:
    I.Haxhiaj: O boso, ca o kjo me, e bukur duket
    I.Haxhiaj: A është i mire me 37 po deshe…
    CXQD1I: Jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky Niku…i them dy copa
    Igli Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.
    CXQD1I : Ne Dures jane keto se ka tre lloj stampash
    I.Haxhiaj: A jane gje? I ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti
    CXQD1I: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.
    I.Haxhiaj: Merri dy gram ta provoj.
    FM369H: Kam nje cop ne Athine, e do? Ke me cfar e sjell?
    I.Haxhiaj: Po duhet te flas…Pmln eshte ajo ?
    FM369H: Ajo ngarkese eshte… A eshte pml, a boddy, rolex nuk e di fiks… Por ajo pune eshte.
    FM369H: 29k blerja ktyre 2k transp, 31k … e marrim 30k.
    Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin 1UN9CQ.
    1UN9CQ: Do nje shok 20 buk ne Hollande…ka ai miku jot.
    I.Haxhiaj: Vllai kete ka tani, 28 ma le mua.
    Biseda e datës 10.02.2021.I.Haxhiaj: Po me thot nje shok tjeter qe ka nje te mire ne Roterdam, me 27 na e le, e ka logon 111 ja te flas per foto.
    1UN9CQ: Ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte? Ma konfirmo
    1UN9CQ: Po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla

  • “S’kemi shumë kile, o boso…”, dalin përgjimet për blerjen e kokainës, si bëhej reklama e ‘mallit’

    “S’kemi shumë kile, o boso…”, dalin përgjimet për blerjen e kokainës, si bëhej reklama e ‘mallit’

    Top Channel ka zbardhur dosjen hetimore të SPAK që solli arrestimin e një grupi trafikimi droge nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt Italisë, në sasinë prej 1.3 ton kokainë.

    Mes të arrestuarve ishte edhe oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj, i cili sot u la në burg nga GJKKO, ai dyshohet se ka dhënë informacione në këmbim të parave në drejtim të shtetasve që kanë qenë pjesë e këtij hetimi, që konsiderohej ‘sekret’.
    Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, zbardhen edhe mesazhet mes Haxhiajt me persona të tjerë, në SkyECC.
    Disa episode të lidhura me tregtimin e lëndëve narkotike, janë si më poshtë:
    Bisedë e datës 08.03.2021.
    I.Haxhiaj: Vlla si e ke punen andej… A ke noi mall te mire me cmim
    …: Si e kom hajde mo tu leviz per me bo leket si gjithmon. Ku ? Kam holand me 29 me duket.. Ma ofruan para ca ditesh, origjinal… Se tperzim kam plot me 25 po te hy ne pun me luspa me krejt.
    I.Haxhiaj: Qenka shtrenjt, kuptoj… Po prap eshte duke u dhen me aq.
    Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin … në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….
    ….: Kjo eshte, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, tjap nje per prove e shife. Por me kta jemi me lek ne dore
    I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca cmimi.. A eshte e mire?… Me lek ne dore se pa lek sdua une… A eshte e mire di gje?
    …: Merreni nje per test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nese ka ngel dhe sa… Flit me njerzit dhe nese jan ok, te flas per gjendjen une.
    Bisedë e datës 01.03.2021.
    ….: Kam nje cop ne athine, e do? Ke me cfar e sjell?
    I.Haxhiaj: Po duhet te flas…Pmln eshte ajo ?
    …..: ajo ngarkese eshte… A eshte pml, a boddy, rolex nuk e di fiks… Por ajo pune eshte.
    …: 29k blerja ktyre 2k transp, 31k … e marrim 30k.
    Bisedë e datës 22.10.2020 midis kodit pin … në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….
    Përdoruesi i kodit pin … dërgon fotot:
    I.Haxhiaj: o boso, ca o kjo me, e bukur duket
    …: mall ketu 38….
    I.Haxhiaj: A eshte i mire me 37 po deshe…
    …: jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky niku…i them dy copa
    Igli Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.
    …: Ne dures jane keto se ka tre lloj stampash
    I.Haxhiaj: a jane gje ? i ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti
    …: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.
    I.Haxhiaj: merri dy gram ta provoj.
    Më datë 12.02.2021, shtetasi Igli Haxhiaj dërgon dhe disa foto të tjera të kësaj natyre.
    ….: ja cova sa te me kthejn pergjigje, pyete nje her mos eshte e lame…
    Igli Haxhiaj: Keto qe te cova tani me thot jan 100% colo, origjinale.
    …: ca vendi jane
    I.Haxhiaj: Roterdam me duket, po te pyes fiks se eshte nje shok tjeter ky
    Bisedë e datës 14.12.2020 midis kodit pin …. në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodit pin …. .
    ….: Cfar cmimi ka ne holland. Me pyet nje here sa per info
    I.Haxhiaj: ok dhe te them…sa e ka cmimin kjo ne brc……… Ne holland nga 31.5 deri ne 32.5 e kan pas marr keta cunat.
    ….: Brc diku 30, 29.5 mundem
    I.Haxhiaj: Jane shume ne barcelon?
    ….: 500 por mbase tja sasi me te madhe ne holland se duke i nxjerre jemi
    Bisedë e datës 15.12.2020.
    ….: File holland 29.5, eshte malli jon …
    I.Haxhiaj: Ja te flas vllai direkt, a jane shume?
    ….: Vetem skemi shume kile se po shperndahen… Hap gojen sa do.
    I.Haxhiaj: Ne barcelone kush eshte qe takon njerzit… Se do me e pa njeri ne barcelon… Dhe sa na e le…me jep nje adrese…..
    I.Haxhiaj: File po me i sjell nja 4-5 cope posht… A eshte mundesia me i sjell ne shqiperi.
    …: Une jo, un ti jap holland ose spain, pastaj shife vet.
    Haxhiaj akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre e nxjerrje të sekretit hetimor. Ndërkohë, tre të arrestuarit e tjerë Asti Llupi, Altin Shehaj dhe Erald Salla do të dalin para gjykatave të rretheve pasi u vendosën në pranga me qëllim ekstradimin në Itali.
    Gjykata e Breshias lëshoi 24 masa sigurie, nga të cilat 10 u ekzekutuan në Itali, 3 ë vendin tonë, ndërsa 3 anëtarë të tjerë dyshohen se fshihen po më Shqipëri.
    Kokaina vinte në rrugë detare nga Amerika e Jugut drejt Europës veriore më pas në rrugë tokësore e fshehur në kamionë dhe autobusë vinte drejt 6 bazave të shtrira në gjithë Italinë që drejtoheshin nga shqiptarët.

  • Tregti droge/ Haxhiaj në kërkim të “mallit” cilësor, bisedat “fundosin” oficerin e Antiterrorit: Është e mirë…po çmimi? (FOTOT e kokainës)

    Tregti droge/ Haxhiaj në kërkim të “mallit” cilësor, bisedat “fundosin” oficerin e Antiterrorit: Është e mirë…po çmimi? (FOTOT e kokainës)

    igli haxhiaj-droga derguar foto me mesazhe

    TIRANË- Oficeri i Antiterrorit Igli Haxhiaj është mes të arrestuarve të SPAK në kaudër të operacionit në bashkëpunim me Italinë. Ai dyshohet se dhënë informacione në këmbim të parave, por jo vetëm kaq, po ashtu në bisedat e tij rezulton se ka komunikuar edhe për tregtimin e lëndëve narkotike. Pjesë nga dosja hetimore zbulojnë përfshirjen e oficerit në komunikime me kokat e grupit të trafikut ndërkombëtar të drogës.
    Në disa biseda rezulton se Haxhiaj është i lidhur drejtpërdrejt me tregtimin e lëndëve narkotike, ku përveç të tjerash, është në kërkim të ‘mallit të mirë e të pastër’. Në njërin prej episodeve, Haxhiaj kërkon lëndën narkotike edhe për një shok në Holandë, ndërsa bashkëpunëtori në bisedë ia ofron për ta testuar. Për të parë cilësinë, Haxhiaj kërkon foton e mallit, ndërsa më pas kërkon që t’ja sjellin edhe në Shqipëri. Nga shkwmbi i fotove ku tregohet malli, shihet me mbishkrime si “BEBE”, etj.

    kokaina-bebe

    Më herët, në dosje, mesazhet nxorrën zbuluar oficerin duke kërkuar një shumë të caktuar parash në këmbin të informacioneve që po sedonte. 

    PJESË NGA BISEDAT:
    ….: O vlla ca bone, ma co foton e asaj punes dhe parimisht si funksionon puna… Nqs dikush do ta shofi si i behet dhe cfar duhet te kemi parasysh… Pjesen tone ku e marrim… Se me than pak ai shoku qe ata jan te huaj… A i con ndonje shok i joti tjeter tek puna apo si?
    I.Haxhiaj: Kjo është si punë?
    …: Do coj un i shokun ton qe ti presi njerzit e tuj po vetem co blersa jo ndermjesta… i pret shqiptari ose i shok tjeter i imi per grabitje mbaj pergjegjsi un vllai… Po kjo esht… Po per cfar pyet.. Se nuk te kuptova sepse puna dy probleme ka ose cilsia ose grabitja sepse dajat nuk ofrojn mall
    I.Haxhiaj: Po spo e mendon njeri grabitjen vlla… Se plas arma behen m… Tani ne jemi mes shokesh dhe grabitja ska lidhje….Se nuk e kishte te qart shoku jon i perbashket… Dhe te dija per te ditur ca ti them cunave qe do shkojne…per kete te pyeta vlla.
    Bisedë e datës 08.03.2021.
    I.Haxhiaj: Vlla si e ke punen andej… A ke noi mall te mire me cmim
    …: Si e kom hajde mo tu leviz per me bo leket si gjithmon. Ku ? Kam holand me 29 me duket.. Ma ofruan para ca ditesh, origjinal… Se tperzim kam plot me 25 po te hy ne pun me luspa me krejt.
    I.Haxhiaj: Qenka shtrenjt, kuptoj… Po prap eshte duke u dhen me aq.
    Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin … në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….
    ….: Kjo eshte, nuk e di sa ka akoma gjendje duhet me pyt.. me 28 mund ta le ty… Fol e me thuaj, tjap nje per prove e shife. Por me kta jemi me lek ne dore
    I.Haxhiaj: Kuptoj file… Ca cmimi.. A eshte e mire?… Me lek ne dore se pa lek sdua une… A eshte e mire di gje?
    …: Merreni nje per test dhe vendosni. Mgjth duhet ti pyes nese ka ngel dhe sa… Flit me njerzit dhe nese jan ok, te flas per gjendjen une.
    Bisedë e datës 01.03.2021.
    ….: Kam nje cop ne athine, e do? Ke me cfar e sjell?
    I.Haxhiaj: Po duhet te flas…Pmln eshte ajo ?
    …..: ajo ngarkese eshte… A eshte pml, a boddy, rolex nuk e di fiks… Por ajo pune eshte.
    …: 29k blerja ktyre 2k transp, 31k … e marrim 30k.
    Bisedë e datës 22.10.2020 midis kodit pin … në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….
    Përdoruesi i kodit pin … dërgon fotot:
    I.Haxhiaj: o boso, ca o kjo me, e bukur duket
    …: mall ketu 38….
    I.Haxhiaj: A eshte i mire me 37 po deshe…
    …: jo vlla me 37 e marrim… Se po mori dhe ky niku…i them dy copa
    I.Haxhiaj: Merri nja 2 grame, po pres dhe kete me 37, tja blej ta provoj se mund te me duhen 2.
    …: Ne dures jane keto se ka tre lloj stampash
    I.Haxhiaj: a jane gje ? i ke provuar ti…mi co pak qe ti bej save … A e ke provu ti
    …: Jam ne timon, ti coj me vone pa merak, jo un se kam provu po me than eshte i mire.
    I.Haxhiaj: merri dy gram ta provoj.
    Bisedë e datës 08.02.2021 midis kodit pin …. në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin ….
    ….: do nje shok 20 buk ne Hollande…ka ai miku jot.
    I.Haxhiaj: Ja duhet te flas…
    I.Haxhiaj: vllai kete ka tani, 28 ma le mua.
    …..: ja tja tregoj cunave.
    Biseda e datës 10.02.2021.
    I.Haxhiaj:  Po me thot nje shok tjeter qe ka nje te mire ne roterdam, me 27 na e le, e ka logon 111 ja te flas per foto.
    ….: ok me sill foto qe ta flas … kjo eshte?  Ma konfirmo
    I.Haxhiaj: ajo eshte.
    ….: po me thon cunat me sill nje foto te shohim luspen, po te thyer thuaj vlla
    Më datë 12.02.2021, shtetasi Igli Haxhiaj dërgon dhe disa foto të tjera të kësaj natyre.
    ….: ja cova sa te me kthejn pergjigje, pyete nje her mos eshte e lame…
    I.Haxhiaj: Keto qe te cova tani me thot jan 100% colo, origjinale.
    …: ca vendi jane
    I.Haxhiaj: Roterdam me duket, po te pyes fiks se eshte nje shok tjeter ky
    Bisedë e datës 14.12.2020 midis kodit pin …. në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodit pin …. .
    ….: Cfar cmimi ka ne holland. Me pyet nje here sa per info
    I.Haxhiaj: ok dhe te them…sa e ka cmimin kjo ne brc……… Ne holland nga 31.5 deri ne 32.5 e kan pas marr keta cunat.
    ….: Brc diku 30, 29.5 mundem
    I.Haxhiaj: Jane shume ne barcelon?
    ….:  500 por mbase tja sasi me te madhe ne holland se duke i nxjerre jemi
    Bisedë e datës 15.12.2020.
    ….:  File holland 29.5, eshte malli jon …
    I.Haxhiaj: Ja te flas vllai direkt, a jane shume?
    ….:  Vetem skemi shume kile se po shperndahen… Hap gojen sa do.
    I.Haxhiaj: Ne barcelone kush eshte qe takon njerzit… Se do me e pa njeri ne barcelon… Dhe sa na e le…me jep nje adrese…..
    I.Haxhiaj: File po me i sjell nja 4-5 cope posht… A eshte mundesia me i sjell ne shqiperi.
    …: Une jo, un ti jap holland ose spain, pastaj shife vet.
    I.Haxhiaj: Ne holland ja te shof, nga dreka do shkoj ky shoku ne brc qe ta shofi…

  • Dosja “Partizani”, shtyhet seanca në GJKKO, nuk paraqitet avokati i Berishës dhe Malltezit

    Dosja “Partizani”, shtyhet seanca në GJKKO, nuk paraqitet avokati i Berishës dhe Malltezit

    Çështja e aferës së privatizimit të ish-kompleksit Sport Klub Partizani është shtyrë për në datën 10 dhjetor.
    Shkak është bërë mungesa e një prej avokatëve mbrojtës i cili ndodhet në një proces tjetër gjyqësor.
    Çështja në të cilën akuzohen ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamabër Malltezi dhe të tjerë do të mbahet në orën 12:00 të datës 10. Seanca do të zhvillohet në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Dosja Partizani
    Sali Berisha: Ish-kryeministër, akuzohet për “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, me Jamarbër Malltezin parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.
    Jamarbër Malltezi: Dhëndri i ish- kryeministrit Berisha, akuzohet për  “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Akuzohet dhe për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.
    Fatmir Bektashi: Ndërtues, akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe ‘pastrim parash’.
    Xhimi Begeja: Ortak i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ akuzohet për ‘Pastrim Parash’.
    Andia Pustina: Financierja që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan sh.p.k, akuzohet për ‘Pastrim Parash’.
    Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Studio Pustina sh.p.k.: akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;
    Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Homeplan sh.p.k.:, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal;
    Subjekti juridik, shoqëria tregtare, Kontakt sh.p.k.:, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i parë i Kodit Penal.

  • SPAK regjistron procedim penal ndaj Ballukut dhe Klosit,familjarë dhe të afërm përfitues të tenderave mln € (Dokumenti)

    SPAK regjistron procedim penal ndaj Ballukut dhe Klosit,familjarë dhe të afërm përfitues të tenderave mln € (Dokumenti)

    SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit, pas një kallëzimi penal të depozituar nga Kryetarja e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike, Adriana Kalaja. Akuza është korrupsion dhe ndikim i paligjshëm ndaj zyrtarëve të lartë dhe kallëzuesja kërkon nisjen e hetimeve ndaj disa zyrtarëve të lartë, përfshirë Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin.
    Sipas kallëzimit, kompanitë e lidhura me personat e kallëzuar, si “ORHER” sh.p.k dhe “SEAN” sh.p.k, dyshohet se kanë qenë pjesë e një skeme financiare të dyshimtë, me fitime të paligjshme dhe shpërdorim detyre, për të favorizuar interesat e personave të caktuar. Dokumenti përmend edhe përfitime të dyshimta të aksioneve, huamarrje dhe marrëveshje biznesi midis të kallëzuarve dhe personave të lidhur me ta.
    Kalaja kërkon gjithashtu hetim pasuror, pezullim nga detyra të zyrtarëve të akuzuar, si dhe sekuestrim të dokumentacionit dhe aparaturave elektronike për të garantuar ruajtjen e provave. Në kallëzim theksohet se veprimet e dyshuara përbëjnë vepra penale të tilla si “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Përfitimi i paligjshëm i interesave” dhe përfshirja në organizata kriminale, të gjitha kryer në rrethana rënduese dhe në bashkëpunim.
    SPAK njoftoi se ka regjistruar procedimin penal për hetime të thelluara mbi këto akuza dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë, pavarësisht funksionit që mbajnë.

    Kallëzimi për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”
    Adriana Kalaja ka publikuar edhe emrat e kompanive e administratorët e tyre të cilët rezultojnë persona me lidhje familjare me Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin, por që janë përfitues të tenderave dhe projekteve miliona euro.
    Kalaja i kërkon drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani se “me hetimin e paanshëm dhe të drejtë do zbardhni të vërtetën e kësaj vepre kriminale të kallëzuar prej meje, duke çuar përpara Gjykatës së Posaçme të gjithë personat përgjegjës pavarësisht funksionit që mbajnë”.
    “Shtetasit e kallëzuar nga ne si dhe ata të paidentifikuar por që do të rezultojnë pas hetimit Tuaj, evidentohen se kanë konsumuar të gjithë elementët e veprave penale si: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal, “Përfitimi i paligjshëm i interesave”, parashikuar nga neni 257 i Kodit Penal, “Shkelje e barazisë në tendera”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, “Organizata kriminale” parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal, të gjitha të kryera në në “Rrethana rënduese”, parashikuar nga neni 50 i Kodit Penal dhe në bashkëpunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal”, thuhet në kallëzimin e Adriana Kalasë.
    Ajo i kërkon SPAK nisjen e hetimeve për personat e mëposhtëm:
    – Ceno Klosi, Deputet (ish Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve deri në marjen e kësaj detyre).– Genti Klosi, vëllai i zv/Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.– Mirel Mjekra, aksionere themeluese e shoqërisë “ORHER” sh.p.k me NUIS M02423011U.– Sara Korreshi e datëlindjes 1997, aksionere themeluese e shoqërisë “ORHER” sh.p.k me NUIS M02423011U.– Maria Mino e cila në vitin 2021 ka qenë e punesuar si menaxhere lokali pranë kompanisë “T.O.V 2019” sh.p.k, sot:Administratore e shoqërisë “ORHER” sh.p.k;Administratore e shoqërisë “ART 2023” sh.p.k;“MARIA MINO”, Person Fizik.– Taulant Hoxha, themelues i kompanisë “SEAN” sh.p.k, me NUIS M11829504Q.– Oliver Ushina, Administrator i i kompanisë “SEAN” sh.p.k.– Aulona Gaxhenji, ortake e shoqërisë “ORHER” sh.p.k.– Julian Dhima, themelues i Shoqërisë “Finvest” sh.p.k.– Ernola Zenunllari, administratore e Shoqërisë “Finvest” sh.p.k.– Anesti Rista, aksioner i kompanisë “TEA CO” sh.p.k.– Antigoni Çobo, aksionere e kompanisë “TEA CO” sh.p.k.– Teuta Rista, bashkëshortja e Anesti Rista, aksioner i kompanisë “TEA CO” sh.p.k.Kallëzimi në SPAK
    OBJEKTI:
    Fillimin e ndjekjes penale për shtetasit e mësipërm si dhe çdo person të paidentifikuar prej nesh, por që do rezultojë nga hetimi Juaj, për kryerjen e veprave penale të: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal, “Përfitimi i paligjshëm i interesave”, parashikuar nga neni 257 i Kodit Penal, “Shkelje e barazisë në tendera”.
    5. Kërkojmë nga ju kryrjen e disa veprimeve hetimore urgjente para se rasti të bëhet publik dhe të zhduken provat:
    a. administrimin e të gjithë dokumentacionit fiskal si pranë shoqërive të kallëzuara si dhe pranë administratës Tatimore;b. Sekuestrimin e telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera elektronike pranë zyrave të subjekteve të kallëzuara;c. administrimin e të dhënave të sistemit TIMS të shtetasit Julian Dhima dhe bashkëshortes së tij;d. aministrimin e të dhënave financiare të këtyre shtetasve pranë organeve kompetente në shtetin Italian për burimin e të ardhurave për blerjen e aksioneve në vlerën 15.000.000 lekë;e. analizimin e librave të shitjes/blerjes për kompanitë e kallëzuara pasi normat e fitimit janë shumë të larta duke ngritur dyshimin për fiktivitet dhe pastrim parash;f. administrimin e dosjes së aplikimit për parkun fotovoltaik pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, AZHT dhe KKT;g. administrimin e dosjes pranë Bashkisë Fier për dhënien me qera të tokës publike;h. Marrja në pyetje e shtetasit Mirel Mjekra nëse njihet me shtetasin Mired Reçi dhe a ka qenë ky i fundit lidhja me vëllezërit Klosi, gjatë kohës që ky ka punuar si këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve. Pasi nga Informacionet tona Mired Reçi është kunati i shtetasit Arbër Abazi;

  • Seanca për Ballukun dhe drejtorët/ GJKKO tërhiqet për vendim

    Seanca për Ballukun dhe drejtorët/ GJKKO tërhiqet për vendim

    GJKKO është tërhequr për të marrë vendim për Belinda Ballukun dhe dy vartësit e saj.
    Ndaj Belinda Ballukut janë caktuar masat e sigurisë së pezullimit nga detyra dhe ndalimit për daljen jashtë shtetit.
    Ndërsa ndaj administratorit të KESH, Erald Elezi dhe drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli është caktuar masë “arrest shtëpie”.
    Zv.kryeministrja e pezulluar, përveç tunelit të Llogarasë është nën hetim edhe për tenderin abuzive në Unazën e Madhe.
    NJOFTIMI I SPAK:
    Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.136 të vitit 2025, janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi:
    Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë të autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), me fond limit 18.967.810.952 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, me numër REF-02817-08-13-2021 dhe fond limit 2.096.958.794 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.Në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në këtë fazë të hetimeve, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të të pandehurës Belinda Balluku. Në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.
    E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “I….dhe A…..”.
    Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale; Evis Berberi, Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, Specialistë të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Sa i takon procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me numër REF-02817-08-13-2021, me fond limit 2,096,958,794,70 lekë pa TVSH, ka rezultuar se e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave.
    E pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K., D.Xh, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi dhe shtetasit K.K, M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë,“E…” sh.p.k, “P…”sh.p.k, dhe “N…”sh.p.k.
    Gjatë këtyre dy procedurave të prokurimit janë evidentuar veprime në kundërshtim me ligjin, nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, VKM nr.285, datë 19.05.2021,“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar.
    Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për, me vendimin nr.118, datë 19.11.2025, ka vendosur :
    Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
    Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.
    Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe i dyshuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.Me datë 20.11.2025, janë ekzekutuar masa e sigurimit personal :
    Masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku.
    Masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

  • Rëndohen pozitat e Belinda Ballukut, GJKKO e pezullon nga detyra si zv/kryeministre dhe i bllokon pasaportën, ja…

    Rëndohen pozitat e Belinda Ballukut, GJKKO e pezullon nga detyra si zv/kryeministre dhe i bllokon pasaportën, ja…

    Rigels Seliman
    Numri 2 i qeverisë, Belinda Balluku, nga dje nuk mund të ushtrojë më kompetencat e saj si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë. Pasi u mor e pandehur për tenderin e Tunelit të Llogarasë me vlerë 190 mln euro, Belinda Balluku akuzohet edhe për shkelje me tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe, me vlerë 20 mln euro. Me një vendim gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), Erion Çela, vetëm një ditë më parë, ndaj Ballukut janë caktuar dy masa sigurie, ajo pezullimit nga detyra dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit, çka do të thotë që i është bllokuar edhe pasaporta. Prokuroria e Posaçme (SPAK) informoi dje gjatë një reagimi për mediat se të dyja masat i janë komunikuar zv/kryeministres.
    Po ashtu janë ekzekutuar edhe dy masa arrest në shtëpi për dy vartësit e saj, kreun e ARRSH Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, aktualisht drejtori i KESH. Vendimi i GJKKO-së është marrë me kërkesë të prokurorit të çështjes, Dritan Prençi. Për të dy tenderët, me vlerë totale prej 210 milionë eurosh, SPAK thotë se Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes në vazhdimësi gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Brenda 72 orëve Balluku dhe zyrtarët e tjerë duhet të paraqiten në GJKKO për verifikim të kushteve të masës së sigurisë dhe më pas kanë të drejtë ta ankimojnë. Pak pas mesditës së djeshme Balluku u pa të hyjë në Kryeministri. Makina zyrtare që e shoqëroi u largua në mbrëmje vonë, pak pasi kryeministri la selinë e qeverisë për të marrë pjesë në darkën me komisioneren e Zgjerimit Marta Kos, të cilën e kishte pritur pasdite dhe në zyrën e tij. Mbetet mister mbi orët e gjatë që Balluku kaloi në Kryeministri, ku pasdite u pa të hynte dhe ish ministri i Drejtësisë, kryetari aktual i Komisionit parlamentar të ligjeve.
    Njoftimi i plotë i SPAK
    “Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar njofton se, në vijim të hetimeve për procedimin penal nr.136 të vitit 2025, janë evidentuar shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera dhe ankande publike, në kuadër të dy procedurave të rëndësishme prokurimi:

    Ndërtimi i tunelit të Llogarasë, pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë të autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), me fond limit 18.967.810.952 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4, me numër REF-02817-08-13-2021 dhe fond limit 2.096.958.794 lekë pa TVSH, të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
    Në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë), të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në këtë fazë të hetimeve, janë evidentuar veprime të kundraligjshme të të pandehurës Belinda Balluku. Në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik, prej fazës përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave, deri në momentin e lidhjes së kontratës me operatorin ekonomik fitues.

    Hetimet
    E pandehura Belinda Balluku, në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit; Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “I….dhe A…..”. Në kohën e kryerjes së veprimeve për këtë procedurë prokurimi, të pandehurit kanë pasur detyrat funksionale; Evis Berberi, Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Erald Elezi, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica, Specialistë të Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
    Sa i takon procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i  Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”, me numër REF-02817-08-13-2021, me fond limit 2,096,958,794,70 lekë pa TVSH, ka rezultuar se  e pandehura  Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e këtij prokurimi publik të zhvilluar nga Institucioni në varësi të kësaj Ministrie, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në fazën përgatitore, zhvillimit të procedurës, dorëzimit dhe vlerësimit të ofertave. E pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, anëtarët e Njësisë së Prokurimit, shtetasit J.Ç, A.K., D.Xh, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Erald Elezi dhe shtetasit K.K, M.Sh., kanë paracaktuar fituesin e kësaj procedure prokurimi, krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë,“E…” sh.p.k, “P…”sh.p.k, dhe “N…”sh.p.k.
    Gjatë këtyre dy procedurave të prokurimit  janë evidentuar veprime në kundërshtim me ligjin, nr. 162/2020, “Për Prokurimin Publik”, VKM nr.285, datë 19.05.2021,“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, ligjin nr.9367, datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar. Pas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për, me vendimin  nr.118, datë 19.11.2025, ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues, “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, e akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
    Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt, “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” dhe i dyshuar për kryerjen e veprës penale,“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të Kodit Penal, në lidhje me faktin penal që i përket procedurës së prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”.
    Me datë 20.11.2025, janë ekzekutuar masa e sigurimit personal:

    Masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (pezullimi nga detyra me funksione të larta shtetërore si Zv.Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku.
    Masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj të pandehurve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.

    Hetimet e deritanishme janë kryer përmes metodave speciale, grumbullimit të provave digjitale si dhe nga kryerja e veprimeve të tjera hetimore. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme vijon hetimet për këtë procedim penal.
    Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë:, njoftoi dje SPAK.