Tag: kodin

  • Integrimi me BE, qeveria propozon ndryshime thelbësore në Kodin Doganor

    Integrimi me BE, qeveria propozon ndryshime thelbësore në Kodin Doganor

    Qeveria shqiptare ka paraqitur një projektligj me ndryshime të rëndësishme në Kodin Doganor, në funksion të përgatitjes për aderimin në Konventën e Tranzitit të Përbashkët dhe përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Europian.
    Qëllimi është lehtësimi i procedurave për operatorët ekonomikë, rritja e qartësisë ligjore dhe zbatimi i praktikave moderne të kontrollit doganor.
    Ndryshimet parashikojnë përfshirjen e procedurës së “magazinimit të përkohshëm” si pjesë e formaliteteve doganore, rregulla më të qarta për ankimet dhe kufizimin e kamatëvonesave për borxhet e papaguara.
    Një tjetër element është njësimi i termave dhe afateve të vlefshmërisë për informacionin tarifor dhe atë të origjinës, sipas praktikës së BE-së.
    Projektligji parashikon përjashtim nga detyrimet e importit për mallrat e riparuara apo të modifikuara jashtë territorit doganor të Shqipërisë, kur këto përpunime ndodhin në vende me të cilat Shqipëria ka marrëveshje të posaçme.
    Po ashtu, përmirësohet transparenca për vendimet doganore që ndikojnë negativisht te subjektet, duke garantuar të drejtën për informim dhe ankimim.
    Ndryshimet synojnë gjithashtu krijimin e bazës ligjore për funksionimin e “dritares së vetme” kombëtare, si dhe zhvillimin e sistemeve të reja informatike në përputhje me Sistemin e Kompjuterizuar të Tranzitit të BE-së.
    Projektligji është hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave me asistencën e ekspertëve të BE-së dhe Bankës Botërore.

  • Berisha: Rama është padrino, ka vendosur kodin e mafias, omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion

    Berisha: Rama është padrino, ka vendosur kodin e mafias, omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion

    Berisha: Rama është padrino, ka vendosur kodin e mafias, omertan për çdo lloj ballafaqimi në televizion

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar se po qeveris me kodin e mafias dhe ka vendosur një “omerta” totale ndaj çdo forme ballafaqimi publik apo transparence.

    Berisha tha se, Edi Rama është i vetmi kryeministër në botë, përveç Kim Jong Un, që nuk pranon pyetje nga gazetarët dhe nuk ballafaqohet në debat televiziv”, u shpreh Berisha, duke e cilësuar sjelljen e tij si shkelje të rregullave demokratike dhe një akt frike nga përballja me qytetarët.

    “Kryeministri aktual ka kodin e mafias, është padrino. Se këtë që bën ai, ne debatin televiziv me ballafaqimin e kandidatëve, që e ka ndaluar ballafaqimin e kandidatëve, me refuzimin nga ana e tij të çdo kontakti me gazetarët, ai sot, ai dhe Kim Jong Un janë të vetmit kryeministra në botë që nuk marrin dhe nuk pranojnë pyetje nga gazetarët se nuk takohen me ta.

    I vetmi. Dhe natyrisht vetë nuk pranon të ballafaqohet në studio televizive për programet. Traditë kjo të themi realitetin e krijuar, e filluar në vitin 1991 kur partia e krimit ishte parti pune, por vendosën të respektojnë disa rregulla elementare të transparencës dhe në atë kohë ballafaqoheshin për programin përfaqësuesit tanë dhe përfaqësuesit e Partisë së Punës, në televizionin shtetëror se ishte mjeti i vetëm.

    Kurse sot ai ka ndaluar, omerta, kodi i mafias. Çdo lloj komunikimi.

    Pra ai po zbaton haptas, kodin e omertas dhe është i pashpresë. I pashpresë”, tha Berisha.

  • “Mos zbatoni kodin dhe kërkesën e këtyre mafiozëve”, Berisha thirrje shqiptarëve të diasporës: Votoni për ndryshimin, mos e fotografoni votën

    “Mos zbatoni kodin dhe kërkesën e këtyre mafiozëve”, Berisha thirrje shqiptarëve të diasporës: Votoni për ndryshimin, mos e fotografoni votën

    Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve të diasporës, të cilët prej ditës së djeshme kanë nisur votimin, që të mos e fotografojnë votën, komente që i bëri gjatë një takimi që kishte me banorët e Vaqarrit.

    Sipas kreut të PD, atyre u është kërkuar që të fotografojnë votën për të dëshmuar partinë që kanë shënuar me x për 11 majin, akuza që lideri i opozitës i adreson drejt PS.
    “Ju bëj thirrje të gjithë vëllezërve dhe motrave tonë në diasporë, që po nisin votimin, të votojnë për ndryshimin, të votojnë këtë vit që është viti i tyre për t’u ndarë me këtë të keqe të madhe.
    Refuzoni dhe mos bëni asnjë fotografi të votës suaj, sepse ju duhet të jeni qytetar të lirë të vendeve ku jetoni, sepse fotografimi i votës dënohet, mos zbatoni kodin dhe kërkesën e këtyre mafiozëve që duan t’u kontrollojnë”, tha Berisha.
     

    Top Channel