Tag: kodin

  • Ekzekutimi i Kalasë, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi, Rama po e shfrytëzon për të kaluar Kodin Penal

    Ekzekutimi i Kalasë, Berisha: Dështim i reformës në drejtësi, Rama po e shfrytëzon për të kaluar Kodin Penal

    Ekzekutimi i gjykatësit Astriti Kalaja për kreun e Partisë Demokratike, dëshmon dështimin e plotë të reformës së drejtësisë. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha theksoi se vrasja e drejtësisë është triumfi i vetëgjyqësisë, në të cilën askush nuk ka të ardhme.
    “Theksoj se ekzekutimi i gjykatësit Kalaja në sallën e gjyqit, njëlloj sikur të ishte në shesh apo rrugë të qytetit, dëshmon gjithashtu dështimin e plotë të reformës së sistemit të drejtësisë nga Xhorxh Soros dhe sorosianët e tjerë, të bazuar kjo në korrupsionin më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar, reformës që de facto privoi qytetarët shqiptarë nga një proces i drejtë ligjor, di asnjëherë në tërë historinë e tyre, si asnjëherë në historinë e Europë”, u shpreh kreu demokrat.
    Sipas kreut të selisë blu, përdorimi i drejtësisë si armë politike është kriminalizimi dhe dështimi i sistemit. Berisha theksoi se kurrë ndonjëherë drejtësia jonë nuk ka qenë në gjendje dramatike që është sot.
    “Qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë qimet e kokës vetëm e vetëm për të mundur me afrue shqyrtimin e dosjes së tyre nga gjykata. Pale pastaj për vendimin. Sot, dosjet e prokurorëve dhe gjykatësve janë objekt falsifikimesh, manipulimesh, zhdukjesh dokumentesh, krimi flagrant pra, absolutisht njëlloj si në kohën kur ato administroheshin nga hetuesit e sigurimit të shtetit apo gjykatat popullore të diktaturës. Së fundmi theksoj se asgjë nuk përligj absolutisht asgjë, marrjen e jetës së një njeriut, aq më tepër të një gjykatësi në drejtësi, por përdorimi i drejtësisë si armë politike nga narkoshteti është kriminalizimi dhe dështimi i saj më i madh që Ramaduro i ka bërë këtij sistemi. Kurrë ndonjëherë drejtësia jonë nuk ka qenë në gjendje dramatike që është sot”, tha Berisha.
    Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shfrytëzon vrasjen e një gjykatësi për të kaluar Kodin Penal.
    “Së pari, po të kishte minimumin e përgjegjësisë, ngjarja nuk mund të ndodhte kurrë në sallën e gjykatës së Apelit. Po pikërisht se nuk ka asnjë lloj përgjegjësie dhe nuk mban askush përgjegjësi, Ramaduro thotë se fajin e ka Kodi Penal. Ai kod që lejon dënime nga më të mëdhatë. Ministrat, apo pseudoministrat e tij, në kor, thonë se fajin e ka arma pa leje. Kjo është një përpjekje e Edi Ramës për të kaluar Kodin Ramaduro-Rakipi. Kodin e narkodiktaturës. Shfrytëzon gjakun, jetën e një gjykatësi për të kaluar kodin e narkodiktaturës. Nuk ka asnjë mungesë në kod. Asnjë mungesë”.
    Berisha ngriti disa pikëpyetje në lidhje me funksionimin e detektorit dhe kontrollit në sallën e gjyqit dhe zvarritjen e qytetarëve në dyert e gjykatave për dekada.
    “Kush e pengon detektorin? Funksionimin e tij? Kontrollin me detektor? Kush e pengon që të ketë roje salla e gjyqit? Kush i pengon këto? I pengon korrupsioni dhe mospërgjegjësia. Shikoni sa i papërgjegjshëm, ky që katandisi drejtësinë në gjendje katastrofale me Sorosin, në këtë gjendje ku qytetari duhet të presë 15 vite për drejtësi, qytetarët janë privuar nga procesi ligjor i drejtë që ndodh në kohën e duhur. Ky është kusht në konventa. Gjykimi nuk jepet përnjëherë, do kohën e vet. Por kurrë 15 vite. Vetë drejtuesit e këtyre institucioneve kanë deklaruar se do 15 vite një dosje në apel për t’u shqyrtuar. Vetë ata kanë deklaruar, me përgjegjësi, se nuk ekziston procesi gjyqësor më. Çdo jurist e di që një vendim që jepet pas 15 vitesh nuk ka asnjë vlerë më”.

  • Kodi i ri penal kundërshtohet dhe nga të burgosurit e Peqinit: Nuk ka ëngjëj në këtë botë mëkatare

    Kodi i ri penal kundërshtohet dhe nga të burgosurit e Peqinit: Nuk ka ëngjëj në këtë botë mëkatare

    burgu i peqinit

    TIRANË- Ndryshimet në Kodin Penal, që janë diskuatuar së fundi në vend, dhe pritet të kalojnë në Kuvend përgjatë kësaj legjislature, kanë hasur kundërshti dhe në radhët e të burgosurve. Në një letër që i kanë dërguar Ministrit të Drejtësisë, një grup i të burgosurve në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, kanë shprehur kundërshti me disa prej neneve që pritet të ndryshojnë në Kodin Penal.
    “Ne të dënuarit jemi të prekur drejtpërdrejtë nga drafti dhe ndaj kërkojmë që llogaritja e paraburgimit të ndryshohet, konkretisht një ditë paraburgim të ketë vlerën e dy ditëve burgim, ose të lihet siç ka qenë, pasi të barazosh një ditë arrest shtëpie me një ditë paraburgim është absurd dhe fyese. Nuk mund të barazosh anën psikologjike, shpirtërore, fizike të një të paraburgosuri me një që mbahet nën arrest shtëpie shkruhet më tej”, nis kërkesa.
    Më tej të burgosurit e Peqinit kërkojnë aplikim të gjysmë lirisë për të gjitha llojet e dënimeve, “aq më tepër” ankohen më tej të dënuarit, “kur shteti modelin më të ashpër siç është “41 biss”, përse të mos aplikojnë dhe anën tjetër të medaljes siç është gjysmë liria”.
    Duke u kthyer tek burgimi i përjetshëm të dënuarit kërkojnë përshtatjen e ligjeve sipas standardeve evropiane përderisa në kodin penal të 1997 lirimi me kusht vlerësohej pasi i akuzuari mbushte 25 vite burgosje.
    Kjo gjë u rrit në mënyrë drastike duke i shtuar edhe dhjetë vjet të tjera, ankohen të burgosurit që sipas ‘TCh’, në Shqipëri janë 198 të dënuar të përjetshëm.
    “Për ju ngelëm gjithmonë kriminelë”, ankohen të burgosurit.

    Kërkesa tjetër është ajo e faljes që në draft parashikohet t’i lihet si e drejtë familjarëve të viktimave, të burgosurit kërkojnë që këtë falje dhe tolerancë ta ofrojë shteti. Për këtë duke përmendur librat e shenjtë ata citojnë: Nuk ka engjëj në këtë botë mëkatare.
    Në këtë kontekst ata kërkojnë një dritë jeshile edhe për rishikimin e vendimeve për të përfshirë rishqyrtimin, pasi sipas tyre reforma në drejtësi tregoi që ka gjyqtarë që kanë dhënë dënime të ashpra dhe të padrejta.

  • Të burgosurit e Peqinit letër Ministrisë së Drejtësisë, kundërshtojnë Kodin e ri Penal: Rivlerësim të paraburgimit!

    Të burgosurit e Peqinit letër Ministrisë së Drejtësisë, kundërshtojnë Kodin e ri Penal: Rivlerësim të paraburgimit!

    Kur risitë në Kodin Penal po kundërshtohen nga aktorë të ndryshëm, edhe të burgosurit kërkojnë të bëhen pjesë e grupit të ekspertëve duke përpiluar kundërshtimet e tyre

    Në këtë letër të dërguar nga burgu i sigurisë së lartë të Peqinit  për Ministrinë e Drejtësisë, draftuesit, çdo palë të interesuar dhe për Top Channel, disa të burgosur kërkojnë që heqja e burgimit të përjetshëm të mos llogaritet pasi të jenë vuajtur 35 vite dënim, por pas 25 viteve.
    Por ky nuk është propozimi i vetëm.
    “Ne të dënuarit jemi të prekur drejtpërdrejtë nga drafti dhe ndaj kërkojmë që llogaritja e paraburgimit të ndryshohet, konkretisht një ditë paraburgim të ketë vlerën e dy ditëve burgim, ose të lihet siç ka qenë, pasi të barazosh një ditë arrest shtëpie me një ditë paraburgim është absurd dhe fyese. Nuk mund të barazosh anën psikologjike, shpirtërore, fizike të një të paraburgosuri me një që mbahet nën arrest shtëpie shkruhet më tej”, nis kërkesa.
    Më tej të burgosurit e Peqinit kërkojnë aplikim të gjysmë lirisë për të gjitha llojet e dënimeve, “aq më tepër” ankohen më tej të dënuarit, “kur shteti modelin më të ashpër siç është “41 biss”, përse të mos aplikojnë dhe anën tjetër të medaljes siç është gjysmë liria”.
    Duke u kthyer tek burgimi i përjetshëm të dënuarit kërkojnë përshtatjen e ligjeve  sipas standardeve evropiane përderisa në kodin penal të 1997  lirimi me kusht  vlerësohej pasi i akuzuari mbushte 25 vite burgosje.
    Kjo gjë u rrit në mënyrë drastike duke i shtuar edhe dhjetë vjet të tjera, ankohen të burgosurit që siç mëson gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, në Shqipëri janë 198 të dënuar të përjetshëm.
    “Për ju ngelëm gjithmonë kriminelë”, ankohen të burgosurit.
    Kërkesa tjetër është ajo e faljes që në draft parashikohet t’i lihet si e drejtë familjarëve të viktimave, të burgosurit kërkojnë që këtë falje dhe tolerancë ta ofrojë shteti. Për këtë duke përmendur librat e shenjtë ata citojnë: nuk ka engjëj në këtë botë mëkatare.
    Në këtë kontekst ata kërkojnë një dritë jeshile edhe për rishikimin e vendimeve për të përfshirë rishqyrtimin, pasi sipas tyre reforma në drejtësi tregoi që ka gjyqtarë që kanë dhënë dënime të ashpra dhe të padrejta.

  • “Ministria t’i japë formë përfundimtare Kodit Penal”, Rama: S’është e thjeshtë të lindë krijesa e një drejtësie të pavarur në një shtrat të ndotur

    “Ministria t’i japë formë përfundimtare Kodit Penal”, Rama: S’është e thjeshtë të lindë krijesa e një drejtësie të pavarur në një shtrat të ndotur

    Edi Rama: Për shkak të detyrës, ju i shihni nga afër zhvillimet e këtij procesi pavarësie dhe vështirësitë që materializohen edhe në dhimbje të mëdha, si rezultat i shkeljes së lirive, të të drejtave, i shkeljes së frymës dhe të gërmës së kushtetutës, në një proces lindjeje të vështirë. Sepse nuk është e thjeshtë të lindë dhe të rritet krijesa e një drejtësie të pavarur në një shtrat të përgjakur dhe të ndotur prej 100 e kusur vitesh, të një drejtësie që nuk ka qenë kurrë, as e lirë, as e pavarur, as e paanshme por ka qenë gjithmonë mashë e interesave të pushtetit politik. Por, ne e kemi bërë zgjedhjen tonë dhe nuk ndryshojmë në këtë pikë dhe jemi të detyruar që këto lloj dhimbjesh që ndryshe nga ju, na bie t’i jetojmë edhe si pjesë të qenies sonë politike, qoftë kur dikush nga ne mëkaton për përfitime të paligjshme, qoftë kur mëkaton drejtësia e pavarur, duke përdorur jo proporcionalisht forcën. Ne nuk kemi rrugë tjetër.
    Duhet të përmirësojmë standardet, gjë që materializohet në punën e madhe që e pret Ministrisë së Drejtësisë për t’i dhënë formën përfundimtare versionit zyrtar që qeveria do të çojë në parlament për Kodin Penal, Kodin Civil dhe Kodin e Procedurës. Janë libra themeltar të një sistemi drejtësie që i ka ardhur koha të rishikohen me themel. Dua ta çmoj punën e ministrit në aspektin e koordinimit të këtij procesi dhe garantimin e një hapësire, ku qeveria është njëra nga shumë palët, ndërkohë që shkruesit e draftit të kodit janë profesorë dhe ekspertë të nderuar

    Top Channel

  • Ndryshimet në Kodin Penal, Bllokimi i rrugëve do të çojë në një vit burg, si Vuçiç planifikon të ndalojë protestat

    Ndryshimet në Kodin Penal, Bllokimi i rrugëve do të çojë në një vit burg, si Vuçiç planifikon të ndalojë protestat

    Marsela SHYTIA
    Çdo bllokim rruge është vepër penale e dënueshme deri në një vit burg. Kështu i parashikon qeveria ndryshimet në Kodin Penal të Serbisë. Iniciativat qytetare paralajmërojnë se regjimi po përpiqet të kriminalizojë protestat me këtë propozim të rrezikshëm për të ndryshuar Kodin Penal, dhe avokati Jovan Rajiç thekson për median serbe “Nova.rs” se është e qartë se qeveria po përpiqet të bëjë gjithçka për të shuar protestat.
    Ndryshimet në Kodin Penal
    Projekt-amendamentet në Kodin Penal, mbi të cilat debati publik zgjat deri më 1 tetor dhe të cilat do të ndryshohen për herë të gjashtë që nga viti 2012, parashikojnë gjithashtu ndryshimin e Nenit 290, i cili deri më tani parashikonte përgjegjësi penale nëse “duke vendosur pengesa në rrugë, duke ndaluar një mjet transporti në trafikun hekurudhor në kundërshtim me rregulloret, rrezikohet trafiku publik” në mënyrë që “të rrezikojë jetën ose trupin e njerëzve ose pronën në një shkallë më të madhe”. Ndryshimet e propozuara e fshijnë atë kusht dhe fusin një dënim me burg deri në një vit për këdo që “vendos pengesa në rrugë dhe ndalon automjetet në trafik në kundërshtim me rregulloret”. “Kjo do të thotë që çdo bllokim proteste i çdo rruge do të mund të trajtohet si vepër penale, edhe kur nuk ka rrezik real”, paralajmëruan Iniciativat Qytetare.
    “Mbjellja e frikës”
    Publiku ekspert i vlerëson këto ndryshime të propozuara si një mënyrë tjetër për të mbjellë frikën e arrestimit. Avokati Jovan Rajiç beson se është një recetë e provuar e kësaj qeverie, që të publikojë këtë lloj lajmi në formën e një baloni prove, me qëllim që të shihet reagimi i publikut vendas, si dhe i bashkësisë ndërkombëtare. “Nëse ka presion të mjaftueshëm, Aleksandar Vuçiç do të dalë brenda tre ditësh dhe do të thotë se një gjë e tillë as nuk i ka shkuar ndërmend. Sigurisht që është e qartë se qeveria po përpiqet të bëjë gjithçka për të shuar protestat dhe për të gjetur një mënyrë efektive për të luftuar ata që protestojnë, pasi fakti është se ata nuk kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë deri më tani”, thotë bashkëbiseduesi i “Nova.rs” dhe shton se, megjithatë, një gjë është e sigurt. “Sa më i madh të jetë represioni, aq më e madhe është pakënaqësia e popullit, kështu që edhe këto masa nuk do të jenë në gjendje ta shuajnë këtë rebelim. Alternativa është që Aleksandër Vuçiç ta shtrëngojë represionin në kufij ekstremë dhe të bëjë atë që u bë në Gjeorgji dhe Bjellorusi kur bëhet fjalë për arrestimin e demonstruesve, por nuk jam i sigurt se ai është gati ta ndërmarrë këtë hap, sepse kjo do të thoshte padyshim ndërprerjen e çdo bashkëpunimi me Bashkimin Evropian dhe klasifikimin e tij si një diktaturë e hapur”, beson Rajiç.
    Fundi i “revolucionit me ngjyra”
    Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë, tha në një fjalim para gazetarëve në fund të vizitës së tij në Japoni se historia e revolucionit me ngjyra kishte mbaruar shumë kohë më parë, por studentët në bllokadë ende nuk e kuptonin dhe nuk e shihnin atë. Sipas tij, atë që ka mbijetuar në të kaluarën, jo 10 muaj, por të gjithë 14 vitet, ai beson se asnjë president evropian nuk e ka mbijetuar dhe nuk mund ta mbijetojë. Vuçiç theksoi se zemërimi i popullit po rritet dhe përsëriti se do t’i mbrojë ata nga zemërimi i tyre. “Do t’u them vetëm të mos shqetësohen shumë. Do t’i mbroj nga njerëzit e zemëruar. Njerëzit do t’i ndjekin nëpër rrugë, ashtu siç u ndodh të tjerëve, gjithmonë ju kthehet si një bumerang. Njerëzit do të duan t’i ndjekin nëpër rrugë, Bakiç dhe të gjithë të tjerët, nuk do ta lejoj këtë”, tha Vuçiç. Dhe ai deklaroi se ky zemërim mund të shihet ngadalë në çdo hap. “Numri i atyre që po dalin kundër bllokadave është dhjetë herë, njëzet herë më i madh se i këtyre të tjerëve. Dhe zemërimi midis njerëzve që janë kundër bllokadave po rritet dita-ditës, por ne duhet t’i qetësojmë këta njerëz dhe t’u themi se nuk duhet të sillen si Bakiç dhe të tjerët, dhe ne do t’i mbrojmë Bakiçët dhe të gjithë të tjerët”, përfundoi ai.
     
     

  • Eutanazia në Kodin e ri Penal, avokati: Duhen pyetur edhe komunitetet fetare

    Eutanazia në Kodin e ri Penal, avokati: Duhen pyetur edhe komunitetet fetare

    Kodi i ri Penal tashmë është publikuar duke ndezur diskutime që nga shtimi i numrit të dispozitave penale. Grupi i punës e ka nxjerrë Kodin dhe tashmë ka nisur oponenca, shpjegon avokati Ervin Karanxha në “Aldo Morning Show” në Tv Klan. Pretendimet duhen bërë nga aktorët që kanë lidhje direkte me Kodin si Gjykata e Lartë, avokatët dhe prokurorët, të cilët s’kanë pasur akses.
    Por çfarë ndodh në Kodin e Ri Penal me shumëfishimin e neneve? Sipas Karanxhasë, një nga risitë është eutanazia apo ajo që njihet si vdekja e asistuar. Avokati thotë se në këtë bisedë duhet të marrin pjesë edhe komunitetet fetare. Të njëjtën gjë e thekson edhe për “cenimin e shëndetit”, siç mund të jetë ndryshimi i gjinisë duke ia lënë përgjegjësinë pacientit dhe jo mjekut.
    Ervin Karanxha: Për herë të parë në Kodin Penal, diçka e re është eutanazia. Me eutanazi ne kuptojmë dhënien e pëlqimit të një personi që t’i marrë jetën mjeku, pra të japë pëlqimin e tij dhe ta çojë me shkrim.
    Aldo: E thënë në gjuhën shqipe kur një person është për një kohë të gjatë në koma ose vegjeton dhe e mbajnë aparaturat, dikush nga familja mund të të thotë hiqja prizën, këtë po thua?
    Ervin Karanxha: Po. Ka edhe raste të tjera, mund të ketë persona të tjerë që për shkak të dëmtimeve më të lehta, mund t’i kërkojnë mjekut heqjen dorë nga kjo jetë dhe mjeku ta lejojë. Deri sot kjo gjë nuk lejohet. Duhet të kemi parasysh që nuk lejohet edhe nga feja, prandaj edhe mendimi im që kam thënë që për këtë lloj ndërhyrjeje duhen pyetur edhe komunitetet fetare, jeni gati? Në këtë nen, neni 43 që është i diskutueshëm, është edhe cenimi i shëndetit. Cenim shëndeti kuptojmë që njeriu mbetet gjallë, por mund të bëjë ndonjë ndërhyrje. Kjo lë vend për interpretim, mund të ketë vend për raste te ndryshimi i gjinisë sepse ky është cenim i shëndetit.
    Aldo: Domethënë e lejon të ndërrojë gjininë?
    Ervin Karanxha: Po, por cenim i shëndetit do të thotë që ti i thua më bëj këtë ndërhyrje dhe fillon procedura. Mjeku nuk ka përgjegjësi, cenimin e shëndetit e ka personi në dorë.
    Aldo: Pra domethënë, tashmë lejohet të ndërrosh gjininë në një moshë të caktuar?
    Ervin Karanxha: Ne jemi klasikë dhe tradicionalë.
    Aldo: A e lejon ligji?
    Ervin Karanxha: Gjithmonë po flas për ligjin, e lejon vetëm marrëdhënien burrë-grua në kuptimin ligjor. Ne nuk njohim martesa të tjera, njohim vetëm këtë.

  • “Tallje ndaj opinionit publik”, Gjokutaj paralajmëron: Kodi i ri Penal është produkt politik, jo ekspertësh

    “Tallje ndaj opinionit publik”, Gjokutaj paralajmëron: Kodi i ri Penal është produkt politik, jo ekspertësh

    Juristi Genc Gjokutaj e lidh vendimin e kësaj të enjteje të Kolegjit Zgjedhor, i cili hodhi poshtë pretendimet e PD për mos-certifikimin e rezultati zgjedhor, me një precedent të rrezikshëm për Kodin e ri Penal, teksa iu referua deklaratës së drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, se në draftin e ri do të shfrytëzojnë precedentin gjyqësor.
    ‘Cilën praktikë do të konsolidojë Rakipi sot, vendimin e Salianjit apo të Irena Gjokës. Nëse ne kemi çaluar deri më sot, jo se s’kemi pasur ligj, pasi ai adaptohet, edhe për shkak të zhvillimit të shkencës e teknikës, e këto s’kanë lidhje me qëllimin politik’, theksoi Gjokutaj.
    Sipas juristit, me Kodin e ri Penal që është hartuar nga grupi i ekspertëve të Ministrisë së Drejtësisë, është tallja më e madhe që i bëhet opinionit publik.
    Më shumë se sa një produkt ekspertësh, Gjokuatj e cilëson një produkt politik, teksa hoqi paralele me Kodin e Procedurës Penale që u hartua më 2017 dhe që abrogoi të gjitha të drejtat e të pandehurit në proces, sepse u kthye në kod të prokurorit pasi në atë kohë në pushtet ishte Rama.
    Gjokutaj theksoi se tryezat e organizuara nga Ministria e Drejtësisë nuk kanë si qëllim konsultimin publik, pasi hartimi i Kodit të ri Penal kërkon ekspertë që janë njohës dhe bërës të ligjit, përfshirë edhe Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, përgjegjëse për drafte të tilla.
    Edi ka fituar, me vendimin sotëm të Kolegjit Zgjedhor. Kjo punë dihej, e dija se çfarë do të vendosnin. S’ka shumë sinoptikë me gjykatat tona. Vendimi i sotëm përbën precedentë. Rakipi e tha sot që do shfrytëzojmë precedentin gjyqësor për Kodin e ri Penal. Cilën praktikë do konsolidojë Rakipi sot, vendimin e Salianjit apo Irena Gjokës?!
    Nëse ne kemi çaluar deri më sot, jo se s’kemi pasur ligj, pasi ai adaptohet, edhe për shkak të zhvillimit të shkencës e teknikës, e këto s’kanë lidhje me qëllimin politik. Ne kemi gjyqtarë që e lexojnë ligjin e s’e shkruajnë ashtu siç duhet. A e kanë shkelur ligjin me këtë vendim? A kanë dhënë vendime gjyqtarë guximtarë?! Ne s’kemi mungesë të ligjit por mungesë të perfeksionit.
    S’e  ç’janë në gjendje të prodhojnë këta, e provuan,  kemi. Kodin e  Procedurës Penale më 2017, abrogoi të gjitha të drejtat e të pandehurit në proces, sepse u kthye në kod të prokurorit pasi ishte Rama në pushtet. Ta kishin ditur se kishin hall me Berishën pas 4 vitesh, nuk do e bënin atë dispozitë. Kjo do të sjellë një cenim të rëndë të të drejtave.
    ‘Unë që jam kaspa porosis mish te një dyqan tjetër’. Të gjitha kodet në MD ka një drejtori kodifikimi, për njohjen e bërjen e një ligji. Janë specialistë që merren me kodet dhe kodifikimet e së drejtës. Unë s’e quaj konsultim, na treguan ne kur nisën, ku ndaluan dhe ku përfunduan. Po flitet për një akt themelor, që merret një vendim politik e bëhet siç duhet bërë, e kjo s’bëhet me 4-5 specialistë, ku një prej tyre u sëmur, profesor dhe aty duhet të kishte trupë ekspertësh të atashuar me ekspertë ndërkombëtarë.
    Kjo është tallja më e madhe që i bën opinionit publik. Klandestiniteti, fshetësia e kodit, domosdoshmërisht kërkon transparencën. A bëhet Kodi i ri Penal në kohë kovidi, dhe nga 76 nene ka shkuar mbi 700 nene. Kodi është i pakonsultuar, kjo s’bëhet me frymë të shenjtë. Duhet të ketë një korpus.
    A ka mungesë më të madhe në bërjen e një ligji, ku temën e së cilës i mungon grupi i interesit në marrëdhënien se si do rregullohet ligji. Këtu s’flitet vetëm ndëshkimi, Kodi Penal, fjala shtet përkthehet dënim. Këtu diskutohet proporcionaliteti, s’kemi bërë asgjë në luftën kundër krimit.
     
     

  • Drafti për Kodin e ri Penal/ Nesër tryeza e dytë e diskutimit, prezantohen risitë

    Drafti për Kodin e ri Penal/ Nesër tryeza e dytë e diskutimit, prezantohen risitë

    Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se do të zhvllohet tryeza e dytë e prezantimit teknik të draftit për Kodin e ri Penal. Takimi i dedikuar për mediat dhe gazetarët, në bashkëpunim me grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal, do të zhvillohet ditën e nesërme më 4 shtator, duke filluar nga ora 10:30 deri më 12:00.
    Në takimin e nesërm në ambientet e Tirana International Hotel, do të prezantohen risitë e Kodit të ri Penal, në raportin me atë ekzistues dhe me standardet europiane.
    Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë:
    Të nderuar përfaqësues të medias,
    Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Grupin e Punës për hartimin e Kodit të ri Penal, ju fton të merrni pjesë në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit të Kodit të ri Penal, përpara fillimit të konsultimeve të gjera publike që do të zhvillohen për këtë draft.
    Gjatë këtij aktiviteti do të prezantohen në mënyrë krahasuese risitë e Kodit të ri Penal në raport me Kodin Penal aktual dhe me standardet referuese europiane. Gjithashtu, grupi i punës do të paraqesë qëndrimet e tij lidhur me nenet që kanë qenë objekt diskutimi dhe komentimi publik pas prezantimit të parë të draftit.
    Ky prezantim teknik është konceptuar si vijim i aktivitetit të mbajtur më 25 korrik dhe si pjesë e procesit të vazhdueshëm të informimit publik mbi draftin e ri të Kodit Penal, përpara fillimit të konsultimeve publike që do të zhvillohen me të gjithë aktorët e interesuar, me qëllim që të jenë pjesë aktive e këtij procesi të rëndësishëm juridik.
    Gjatë kësaj tryeze, mediat do të njihen gjithashtu edhe me kalendarin e parashikuar të tryezave për konsultim publik. Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për modernizimin e legjislacionit penal dhe forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
     

  • Kodi i ri Penal hapet për komente, nis konsultimi i draftit të kritikuar nga juristët një muaj më parë

    Kodi i ri Penal hapet për komente, nis konsultimi i draftit të kritikuar nga juristët një muaj më parë

    Kodi i ri Penal që prej të mërkurës është zyrtarisht i hapur për komente, proces i cili mbyllet më 24 shtator.
    Në regjistrin elektronik për njoftimin dhe konsultimin publik, në platformën e qeverisë që synon sigurimin e pjesëmarrjes së grupeve të interesit për hartimin e akteve ligjore është publikuar i njëjti dokument me atë që prezantoi ministria e drejtësisë gjatë korrikut. Edhe pse drafti i ndryshimeve në kodin penal u kritikua gjerësisht nga vetë drejtuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë, nga dhoma e Avokatisë, shoqatat e gazetarëve, aktivistë e intelektualë, duke e cilësuar si një dokument represiv që cenon liritë dhe të drejtat e njeriut, kritikat nuk janë pasqyruar në projektligjin e nxjerr në konsultim publik.
    Të pakënaqurit me hartuesit e projektligjit do të kenë kështu rreth një muaj kohë për të parashtruar kërkesat e tyre dhe analizën mbi draftin e kodit të ri penal. Dhe më pas do të nis diskutimi në konsultimet parlamentare, për të kaluar miratimin në Kuvend. Puna për hartimin e draftit të ri ka nisur me urdhër të Ministrisë së drejtësisë që në 2023 për të ngritur një grup pune me ekspertë të pavarur për rishikimin e Kodit penal të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga gjyqtarë, prokurorë dhe pedagog të së drejtës penale, si dhe janë përfshirë përfaqësues të institucioneve shtetërore. Kodi aktual i hyrë në fuqi që nga viti 1995, thuhet në relacionin e grupit të punës ka dështuar në qëllimin e tij, duke u ndryshuar vazhdimisht.
    “Mbi Kodin Penal janë bërë mbi 250 shtesa e ndryshime .Synimi për të marrë në mënyrë mekanike nenet nga kodet e huaja ose aktet juridike ndërkombëtare ka bërë që disa nene të mos harmonizohen me strukturën e Kodit Penal dhe as me kushtet konkrete të vendit tonë, e për pasojë të mos gjejnë zbatim në praktikë. Kjo teknikë ligjore e përdorur gjerësisht vitet e fundit ka krijuar probleme për kuptimin dhe zbatimin e rregullt të dispozitave të Kodit Penal”, thotë grupi i punës për ndryshimet në Kodin e ri Penal.
    Por a do të jetë ky drafti final që do të miratohet, kur në publik kundërshtitë kanë qenë të shumta? Edhe për këtë dokument, kritikët flasin për një punë të bërë në nxitim që e kthen drejtësinë në kohën e komunizmit.  Ndërkohë kujtojmë se kryeministri Edi Rama deklaroi në fillim të debatit kur i kërkohej ndërhyrje urgjente për të mos e miratuar kodin e ri Penal se qeveria ishte thjesht një ndër palët në proces që po studionte draftin për ta ballafaquar qëndrimet e saj me grupin e ekspertëve, duke ftuar edhe këdo që ka interes të jepte kontributin e tij.
    “Pasi të bëhen të gjitha ballafaqimet e grupit të punës me të gjitha palët e interesuara dhe në pavarësi të plotë nga qeveria, Ministria e Drejtësisë do ta marrë draftin e rishikuar e do ta konsultojë natyrisht edhe me Komisionin Europian, sepse pa vulën e Brukselit drafti nuk shkon dot në parlament!”, shprehet Rama. (TCH)

  • Ndryshimet në Kodin Penal: Garat në rrugë dhe parakalimet e gabuara do të konsiderohen vepra të rënda penale

    Ndryshimet në Kodin Penal: Garat në rrugë dhe parakalimet e gabuara do të konsiderohen vepra të rënda penale

    Siguria në rrugë është kthyer një shqetësim i madh, ku nurmi i aksidenteve shoqëruar me pasojë edhe të humbjeve të jetës, vijon të jetë ende në nivele shqetësuese. Kjo situatë pasqyrohet edhe në ndryshimet e fundit në Kodin Penal, që synojnë të ndëshkojnë në mënyrë më efektive shkeljet e rënda të rregullave të qarkullimit rrugor. Projektligji për Kodin e ri Penal është hedhur të mërkurën për konsultim publik, ku do të analizohen në mënyrë me të detajuar edhe nevojat për ndryshime dhe përmirësime.
    Ky rikonceptim i veprave penale sjell një qasje të re, ku theksi vihet jo vetëm te pasojat, por edhe te rrezikshmëria e veprimeve në vetvete, shkruan rtsh.al.
    Një ndër ndryshimet më të rëndësishme në Kodin Penal është diferencimi mes veprave penale të rrezikut dhe atyre që shoqërohen me pasoja.
    Në veprat penale të rrezikut përfshihen veprime të tilla si parakalimi i gabuar, drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt, ose mosrespektimi i rregullave të qarkullimit që vënë në rrezik jetën e të tjerëve.
    Këto vepra kriminalizohen edhe nëse nuk ka një aksident, duke e shndërruar rrezikshmërinë në vetvete në një element të mjaftueshëm për ndëshkim.
    Ndërsa veprat penale me pasoja për “shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” është rikonceptuar. Përgjegjësia penale lind vetëm nëse shkelja shoqërohet me pasoja konkrete, si dëmtim i shëndetit ose vdekje. Nëse shkelja nuk ka pasoja të tilla, ajo trajtohet si një kundërvajtje administrative.
    Risitë kryesore në Kodin Penal
    Në përputhje me përvojën e aksidenteve rrugore dhe statistikat, Kodit Penal i janë shtuar vepra të reja që synojnë të mbulojnë sjellje të rrezikshme që më parë mund të kalonin me një gjobë të thjeshtë.
    Këto përfshijnë garat motorike të paligjshme, një vepër penale e re që dënon organizimin dhe pjesëmarrjen në gara të tilla në rrugët publike.
    Refuzimi nga drejtuesi i mjetit për t’iu nënshtruar testeve të alkoolit apo drogave tashmë përbën vepër penale.
    Lidhur me përdorimin e paligjshëm të rrugëve urbane, ky nen penalizon qarkullimin e mjeteve (si karrocat, patinat, biçikletat etj.) në autostrada dhe rrugë kryesore interurbane.
    Moskryerja e procedurave të kontrollit teknik do të përbëjë përgjegjësi penale dhe vendoset për ata që, për shkak të detyrës, nuk kryejnë si duhet kontrollin teknik, duke krijuar rrezik për sigurinë ose mjedisin.
    Përveç veprave të reja, janë saktësuar dhe ashpërsuar edhe nenet ekzistuese si drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt. Ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë që të ndëshkohet drejtimi i mjetit në gjendje të dehur ose nën efektin e drogave/barnave, por edhe drejtimi nga persona me paaftësi mendore ose fizike që nuk mund të pajisen me leje, apo nga të mitur pa leje.
    Largimi nga vendi i aksidentit është reformuluar për të kriminalizuar largimin e çdo drejtuesi të përfshirë në aksident me dëmtime, përpara se të përcaktohet identiteti dhe përfshirja e tij.
    Nga ana tjetër shtohet edhe përgjegjësia ndaj autoriteteve rrugore për vepra si “moskryerja e detyrës”, që penalizon autoritetet që lejojnë qarkullimin në rrugë të pambaruara, me mungesa teknike, apo pa sinjalistikë të duhur.
    Ndryshimet e fundit në legjislacionin penal tregojnë një rritje të ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurisë rrugore. Me këtë qasje të re, theksi vihet te parandalimi, duke ndëshkuar jo vetëm pasojën, por edhe veprimet e rrezikshme në vetvete. Kjo sinjalizon se përpjekjet për të zvogëluar aksidentet rrugore do të jenë më të forta dhe më gjithëpërfshirëse.
    Kriminalizohet konkretisht
    a) Parakalimi i gabuar ose drejtimi në mënyrë të parregullt i automjetit gjatë parakalimit kur parakalimi i gabuar ka rrezikuar seriozisht kryerjen e një aksidenti rrugor;
    b) Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve duke mos respektuar sinjalistikën rrugore ndaluese;
    c) Drejtimi i automjetit me shpejtësi mbi atë të lejuarën në vende me fushëpamje të kufizuar, në kryq
    Riformulimi i veprave penale për drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt kur kanë të bëjnë me drejtimin e automjeteve:
    a) Në gjendje të dehur, pas përdorimit të lëndëve narkotike apo nën efektin e barnave që sipas rekomandimit të mjekut ndikojnë në drejtimin e automjetit;
    b) Nga persona të cilët nuk janë në gjendje për drejtimin e tyre në mënyrë të sigurt, për shkak të paaftësisë mendore ose fizike, kur kjo e fundit është e një natyre të tillë që personi nuk mund të pajiset me dëshmi aftësie për drejtimin e automjeteve, kur vepra kryhet në praninë dhe me pëlqimin e prindit, prindit birësues ose kujdestarit të tij;
    c) Nga të miturit nën moshën për t’u pajisur me leje drejtimi të automjeteve, kur vepra kryhet në praninë dhe me pëlqimin e prindit, prindit birësues ose kujdestarit të tij.