Tag: kodin

  • ‘Është jo human dhe jo transparent’/ Gjykata e Lartë rrëzon Kodin e ri Penal të Manjës dhe Arben Rakipit

    Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, prezantoi paraditen e kësaj të mërkure qëndrimin e mbledhjes së gjyqtarëve në lidhje me Kodin e ri Penal.
    Trupa e Gjykatës ka rrëzuar kodin e Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit duke vlerësuar se ky kod është jo human dhe jo i ndërtuar mbi transparencë.
    Sipas tyre, ky kod në vend që të ndërtohet mbi humanizëm, zgjeron logjikën ndëshkuese dhe se rritja e përgjithshme e dënimeve dhe mungesa e fleksibilitetit në caktimin e tyre rrezikon ta zhvendosë drejtësinë nga humanizmi drejt formësimit mekanik.
    “Projekti, në vend që të ndërtohet mbi humanizëm, zgjeron logjikën ndëshkuese: neni 72 dhe neni 151 e çojnë burgimin maksimal deri në 45 vjet, duke devijuar nga standardet evropiane dhe duke e kthyer dënimin maksimal në koncept të pafund. Rritja e përgjithshme e dënimeve dhe mungesa e fleksibilitetit në caktimin e tyre rrezikon ta zhvendosë drejtësinë nga humanizmi drejt formësimit mekanik”.
    Sipas trupës gjykuese “Dënimi nuk mund të jetë formulë aritmetike; ai kërkon gjykim njerëzor, ndjeshmëri dhe balancë. Tendenca për të paracaktuar numrin dhe llojin e dënimeve plotësuese e kufizon rolin e gjykatës në individualizimin e ndëshkimit. Po ashtu, konceptimi i dënimeve alternative mbetet i cunguar. Neni 155 ngushton nga pesë në tre vjet kufirin për zëvendësimin e dënimit me burgim, ndërsa nenet 160 dhe 163 që rregullojnë ‘lirinë e kontrolluar’ dhe ‘pezullimin me vendosje në provë’ mbivendosen në përmbajtje, duke treguar mungesë koherence”.
    Ata theksojnë se “Në projekt mungon një vizion i qartë për humanizimin e drejtësisë penale. Risocializimi duhet të jetë parim themelor i Kodit, jo thjesht fazë e ekzekutimit. Një Kod Penal me filozofi humane duhet të ruajë ekuilibrin mes mbrojtjes së shoqërisë dhe dinjitetit njerëzor, duke e parë dënimin si mjet drejtësie, jo shenjë të forcës së shtetit. Përndryshe, drejtësia rrezikon të kthehet në një mjet frike, jo besimi. Një sistem që ndëshkon mekanikisht dhe pa hapësirë për arsyetim njerëzor, nuk edukon, por dëmton besimin qytetar. Qytetari duhet ta shohë ligjin si mbrojtje, jo si kërcënim”.
    Gjithashtu më tej thuhet  se procesi aktual i hartimit të projektit nuk është mbështetur mbi një metodologji të saktë, dhe se ky projekt mbetet i paqartë në disa pjesë dhe i pabarazpeshuar në filozofi.
    “Ndryshe nga praktikat më të mira, procesi aktual i hartimit të projektit nuk duket se është mbështetur mbi një metodologji të saktë. Relacioni shpjegues përmend nevojën për reformë, por nuk shpjegon mënyrën e ndërtimit. Mungon dokumenti orientues që përcakton filozofinë e re të drejtësisë penale dhe analiza e ndikimit kriminologjik, ekonomik e social të ndryshimeve të propozuara. Konsultimi institucional ka qenë i kufizuar dhe i pjesshëm. Si pasojë, projekti, ndonëse voluminoz dhe me risi, mbetet i paqartë në disa pjesë dhe i pabarazpeshuar në filozofi, duke rrezikuar që në vend të thjeshtojë sistemin penal, ta bëjë më të vështirë në zbatim”

  • Gjykata e Lartë rrëzon Kodin e ri Penal të Ulsi Manjës: Është ndëshkues dhe jo human

    Gjykata e Lartë rrëzon Kodin e ri Penal të Ulsi Manjës: Është ndëshkues dhe jo human

    Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, prezantoi paraditen e kësaj të mërkure qëndrimin e mbledhjes së gjyqtarëve në lidhje me Kodin e ri Penal.

    Trupa e Gjykatës ka rrëzuar kodin e Ulsi Manjës dhe Arben Rakipit duke vlerësuar se ky kod është jo human dhe jo i ndërtuar mbi transparencë.

    Sipas tyre, ky kod në vend që të ndërtohet mbi humanizëm, zgjeron logjikën ndëshkuese dhe se rritja e përgjithshme e dënimeve dhe mungesa e fleksibilitetit në caktimin e tyre rrezikon ta zhvendosë drejtësinë nga humanizmi drejt formësimit mekanik.
    “Projekti, në vend që të ndërtohet mbi humanizëm, zgjeron logjikën ndëshkuese: neni 72 dhe neni 151 e çojnë burgimin maksimal deri në 45 vjet, duke devijuar nga standardet evropiane dhe duke e kthyer dënimin maksimal në koncept të pafund. Rritja e përgjithshme e dënimeve dhe mungesa e fleksibilitetit në caktimin e tyre rrezikon ta zhvendosë drejtësinë nga humanizmi drejt formësimit mekanik”.
    Sipas trupës gjykuese “Dënimi nuk mund të jetë formulë aritmetike; ai kërkon gjykim njerëzor, ndjeshmëri dhe balancë. Tendenca për të paracaktuar numrin dhe llojin e dënimeve plotësuese e kufizon rolin e gjykatës në individualizimin e ndëshkimit. Po ashtu, konceptimi i dënimeve alternative mbetet i cunguar. Neni 155 ngushton nga pesë në tre vjet kufirin për zëvendësimin e dënimit me burgim, ndërsa nenet 160 dhe 163 që rregullojnë ‘lirinë e kontrolluar’ dhe ‘pezullimin me vendosje në provë’ mbivendosen në përmbajtje, duke treguar mungesë koherence”.
    Ata theksojnë se “Në projekt mungon një vizion i qartë për humanizimin e drejtësisë penale. Risocializimi duhet të jetë parim themelor i Kodit, jo thjesht fazë e ekzekutimit. Një Kod Penal me filozofi humane duhet të ruajë ekuilibrin mes mbrojtjes së shoqërisë dhe dinjitetit njerëzor, duke e parë dënimin si mjet drejtësie, jo shenjë të forcës së shtetit. Përndryshe, drejtësia rrezikon të kthehet në një mjet frike, jo besimi. Një sistem që ndëshkon mekanikisht dhe pa hapësirë për arsyetim njerëzor, nuk edukon, por dëmton besimin qytetar. Qytetari duhet ta shohë ligjin si mbrojtje, jo si kërcënim”.
    Gjithashtu më tej thuhet  se procesi aktual i hartimit të projektit nuk është mbështetur mbi një metodologji të saktë, dhe se ky projekt mbetet i paqartë në disa pjesë dhe i pabarazpeshuar në filozofi.
    “Ndryshe nga praktikat më të mira, procesi aktual i hartimit të projektit nuk duket se është mbështetur mbi një metodologji të saktë. Relacioni shpjegues përmend nevojën për reformë, por nuk shpjegon mënyrën e ndërtimit. Mungon dokumenti orientues që përcakton filozofinë e re të drejtësisë penale dhe analiza e ndikimit kriminologjik, ekonomik e social të ndryshimeve të propozuara. Konsultimi institucional ka qenë i kufizuar dhe i pjesshëm. Si pasojë, projekti, ndonëse voluminoz dhe me risi, mbetet i paqartë në disa pjesë dhe i pabarazpeshuar në filozofi, duke rrezikuar që në vend të thjeshtojë sistemin penal, ta bëjë më të vështirë në zbatim”

  • Takimi për Kodin e ri Penal, Sadushi: I paqartë, rrezikon që ta bëjë më të vështirë sistemin penal

    Takimi për Kodin e ri Penal, Sadushi: I paqartë, rrezikon që ta bëjë më të vështirë sistemin penal

    Sokol Sadushi

    TIRANË- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, është shprehur se drafti i ri mbetet i paqartë, jo gjithmonë koherent dhe shpesh e rrezikon proporcionalitetin dhe humanizmin e drejtësisë penale. Në tryezën konsultative për Kodin e ri Penal, Sadushi theksoi se pas publikimit të projektit të Kodit Penal, Gjykata e Lartë është përfshirë aktivisht në proces. Lidhur me këtë, Sadushi shtoi se kanë bërë një analizë me vërejtje dhe propozimet konkrete, të përmbeldhura në një dokument prej 50 faqesh. 
    “Projekti, ndonëse voluminoz dhe me risi, mbetet i paqartë në disa pjesë dhe i pabarazpeshuar në filozofi, duke rrezikuar që në vend të thjeshtojë sistemin penal, ta bëjë atë më të vështirë në zbatim. Kur u prezantua projekti në korrik, ngrita disa pyetje që mbeten thelbësore edhe sot: A është ky Kod i qartë dhe funksional? A është human dhe proporcional? A i flet qytetarit apo profesionistëve? A ndihmon në konsolidimin e praktikës gjyqësore apo krijon më shumë dilema? Këto nuk janë pyetje retorike, por thelbi i reflektimit për një reformë, që do të përcaktojë fytyrën e drejtësisë sonë penale për dekadat e ardhshme. Pas publikimit të projektit të Kodit Penal dhe hapjes së konsultimeve publike, Gjykata e Lartë është përfshirë aktivisht në proces, përmes një analize të hollësishme të zhvilluar nga gjyqtarët dhe këshilltarët ligjorë të Kolegjit Penal. Kjo analizë, e mbështetur në praktikën gjyqësore dhe në nevojën për një ligj penal të zbatueshëm dhe të drejtë, është përmbledhur në një dokument të plotë prej afro 50 faqesh, me vërejtje, komente dhe propozime konkrete. I hartuar me seriozitet profesional dhe miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ai i është përcjellë zyrtarisht Ministrisë së Drejtësisë dhe Grupit të Punës, dhe sot paraqitet në këtë tryezë si shprehje e përgjegjësisë institucionale dhe e reflektimit profesional të Gjykatës së Lartë.”, tha Sadushi. 
    Kodi i ri Penal do të zëvendësojë atë aktual të vitit 1995, në mënyrë që të reflektojë 61 direktiva të BE-së në fushën penale. Në draft vihen re disa risi ku përfshihen vepra të reja penale që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, pornografinë, por edhe me krimet kibernetike. Po ashtu Kodi i ri përfshin ashpërsim masash për krimet ndaj të miturve. Janë rikonceptuar edhe masat edukative për të miturit duke u bazuar në zhvillimin e plotë të tyre fizik, mendor, moral dhe social. Një tjetër pikë është edhe shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit. Në Kodin e ri Penal propozohet lirimi me kusht për të dënuarit e përjetshëm, atëherë kur përmbushen kushtet./ZËRI

  • Kreu i Gjykatës së Lartë kritika për Kodin e ri Penal: Drejtësia nuk matet me shpejtësi, por me lirinë e qytetarëve

    Kreu i Gjykatës së Lartë kritika për Kodin e ri Penal: Drejtësia nuk matet me shpejtësi, por me lirinë e qytetarëve

    Kryetari i Gjykatës së Lartë po mban fjalën e tij në tryezën konsultative për Kodin e ri Penal. Sadushi deklaroi se qëndrimi i institucionit që drejton nuk është refuzim i ndryshimeve në Kodin Penal, por një thirrje për ta bërë atë më të drejtë dhe funksional. Ai ka theksuar se drafti aktual, megjithëse voluminoz dhe me risi, mbetet i paqartë, jo gjithmonë koherent dhe shpesh e rrezikon proporcionalitetin dhe humanizmin e drejtësisë penale.
    Kryesore sipas Gjykatës së Lartë janë pesë shtylla: qartësia dhe siguria juridike, koherenca sistemike dhe përputhshmëria evropiane, dekriminalizimi dhe parimi i “ultima ratio”, filozofia humane e drejtësisë penale dhe respektimi i proporcionalitetit me diskrecion gjyqësor.
    “Drejtësia nuk matet me shpejtësinë e miratimit të ligjeve, por me cilësinë e mendimit intelektual dhe respektin për lirinë e qytetarit”, tha Sadushi.
    Më tej, ai shtoi se procesi i reformës duhet të rifillohet mbi baza metodologjike, transparente dhe profesionale, për të siguruar një Kod Penal modern, të drejtë dhe të besueshëm.

  • Kodi i ri Penal, Lamallari: Do të jetë produkti më i mirë që kemi patur! Ja kur nis seanca e parë e konsultimit

    Kodi i ri Penal, Lamallari: Do të jetë produkti më i mirë që kemi patur! Ja kur nis seanca e parë e konsultimit

    Besfort Lamallari

    TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, foli sot në Kuvend për Kodin e Ri Penal, një projektligj që ka ngjallur debat të gjerë në opinionin publik. Në seancën e sotme plenarë, Lamallari iu përgjigj interesimit të deputetëve për Kodin e ri Penal, për të cilin tha se nuk mund të matet me numrin e dispozitave, por me cilësinë dhe garancinë që jep. 
    Më tej, ministri bëri të ditur se më 5 nëntor do të zhvillohet një takim me krerët e drejtësisë për diskutimin përfundimtar të projektit. Lamallari shprehu bindjen se Kodi i Ri Penal do të jetë një nga produktet më të mira ligjore që do të ketë vendi në vitet e ardhshme.
    “Unë nuk mendoj që Kodi Penal matet me numrin e dispozitave që ai ka, por në thelb matet me cilësinë dhe garancitë që ai ofron në mbrojtje të interesit publik, të qytetarëve, të ekonomisë dhe parandalimit të tendencave kriminale. Nuk është nevoja të bëj referenca në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian të cilat kanë Kode me 700 apo 800 dispozita, si Italia, Spanja etj. Si harmonizohen dispozitat në një Kod kjo i përket teknikës legjislative. E rëndësishme është që ne të adresojmë 54 direktivat e Bashkimit Evropian të cilat duhet të bëhen pjesë e kuadrit ligjor vendas. Dhe në fund të kemi një produkt që garanton gjithëpërfshirjen dhe transparencën. Në datën 5 nëntor unë si ministër i Drejtësisë kam thirrur një takim me të gjithë krerët e drejtësisë për të diskutuar pikërisht për Kodin Penal. Jam i bindur që në fund të ditës do të kemi një produkt i cili është më i miri dhe që do të ketë Shqipëria për vitet që do të vinë”, tha ministri Lamallari.

  • Manjani: Çfarë na duhet KLP dhe zonja Bogdani, kur nuk bëjnë dot komente as për Kodin Penal?

    Manjani: Çfarë na duhet KLP dhe zonja Bogdani, kur nuk bëjnë dot komente as për Kodin Penal?

    Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me deklaratat e kryetares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, e cila ka kërkuar personel ndihmës për t’i përgatitur komentet mbi Kodin e ri Penal.
    Sipas Manjanit, kjo kërkesë është shprehje e cekësisë dhe burokratizimit që Reforma në Drejtësi i ka sjellë sistemit, duke krijuar institucione “parazite” në nivel kushtetues, siç është KLP.
    Komenti i plotë i Ylli Manjanit
    Zonja Mirela Bogdani, kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kur e kanë pyetur në Komisionin e Ligjeve në Parlament “a keni ju një mendim për projekt-kodin e ri penal?”, është përgjigjur:
    “Nuk kemi personel ndihmës që të na përgatisë komente për Kodin e ri…”
    Sinqerisht, nuk e kuptoj fare — po fare, fare — logjikën e kësaj përgjigjeje.Tani, zonja kërkon ndihmës të punësuar në administratën e KLP-së që t’i përgatisin mendimet për projekt-kodin penal?!Seriozisht?
    Po nëse këtë punë do ta bëjnë të punësuarit që ajo kërkon, për çfarë na duhet ajo dhe KLP-ja?!Po të jetë kështu puna, le t’i pyesim direkt ata që do punësohen aty, që ta japin mendimin vetë, pa qenë nevoja për firmën e zonjës Bogdani.
    Si mund të kërkosh personel për dhënie mendimesh që kërkohen nga vetë ti si individ, apo si bashkësi profesionistësh në përbërje të KLP-së?Sepse, në fakt, ajo dhe KLP-ja, që përbëhet nga prokurorë e juristë, janë pyetur nëse kanë një mendim profesional për një kod të ri — jo si institucion burokratik.KLP nuk e ka detyrë të japë opinione për projektligje, por çdo jurist, aq më tepër kur është pjesë e sistemit, duhet të ketë një mendim profesional.
    Sipas logjikës së zonjës, ne që kemi një mendim duhet të kërkojmë personel që ta japim?!Kaq “blu” e ka gjakun zonja, sa edhe mendimet i jep me personel?!
    Ç’bëhet kështu, mor aman, se s’po dimë nga ta kapim logjikën!
    Po s’ka faj zonja, jo.Kanë faj ata që ngritën në nivel kaq të lartë institucional forume që duhej të ishin thjesht konsultative pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.I kanë bërë organe kushtetuese me salltanete, paga e privilegje në nivel të lartë, dhe tani kërkojnë personel për të menduar si profesionistë!
    Posi, posi… Your Royal Highness!Mirë e ka, fundja!
    Le ta shohin vetë ata që e shpikën këtë “mrekulli” të KLP-së si organ kushtetues — me përbërje, me mandat, me rrogë të plotë.Ta gëzojnë shpikjen!Dhe, urgjentisht, t’i japin edhe buxhet e personel, se zonja s’mendon dot pa to!

  • Olsian Çela kundër Kodit të ri Penal: Po mirë mo, si paskemi jetuar në paligjshmëri, ku do ikim?

    Olsian Çela kundër Kodit të ri Penal: Po mirë mo, si paskemi jetuar në paligjshmëri, ku do ikim?

    Olsian Çela

    TIRANË-Kryeprokurori Olsian Çela kritikoi ashpër Kodin e ri Penal në Komisionin e Ligjeve. Çela theksuar se teknika e përdorur për hartimin e Kodit nuk është në lartësinë e duhur. Sipas tij drafti nuk ka një analizë dhe nuk paraqet asnjë reflektim të nevojave të shoqërisë.
    Olsian Çela: Për Kodin Penal unë kam mbajtur një qëndrim që është parimor. Nuk dua të hyj në detaje, por si jurist, praktikues i ligjit dhe pozicionit pastaj, më takon të përfshihem. Nëse doni të pyesni prokurorë, gjykatës, se cilat janë problemet me kodin që kemi. Kjo është pikënisja. Ende unë sot nuk kam një informacion analitik mbi problemet që ka ky Kod, që ka zgjetur zbatim prej 1995-ës dhe aplikohet pa probleme serioze nga gjykatat dhe prokuroritë. Në mungesë të një analize, unë shoh problem me konceptimin e një procesi të tillë. Kjo mënyrë, kjo pikënisje përcakton edhe metodologjinë që do ngrihet puna. Nëse do dijmë sot problemet që ka Kodi, cila është strategjia, cilat janë problemet që kemi raportuar mbi Kod, deri në vitin 2024 s’kemi raportuar asnjëherë për probleme serioze. Ndryshimet u janë përshtatur nevojave. Cila është filozofia, ku do ikim? Cilat janë objektivat, vetëm përafrimi me direktivat e integrimit?! Ka një vizion?! Çfarë do bëhet me dhunën në familje, politikat për drogën, do jetë kod më represiv apo më pak represiv? Nëse më thoni mua, ky Kod do jetë vizioni që unë kam për botën. Këtu nis problemi! Jemi njohur me një draft në vitin 2023 dhe na është kërkuar të çojmë një përfaqësues për të diskutuar. Nuk shoh aty një reflektim të nevojave të shoqërisë. Draft me 900 e ca nene…Po mirë mo, ne paskemi jetuar në paligjshmëri të madhe, ku shumë veprime të padënuara, do i dënojmë tani e tutje?! Teknika e dispozitave nuk është në lartësinë e duhur.

    Ligjet e reja në Kodin Penal do të diskutohen në 25 tryeza. Kodi Penal aktual është miratuar në vitin 1995 dhe që prej asaj periudhe ka pësuar 32 ndërhyrje, nga të cilat 23 ndërhyrje legjislative dhe 9 ndërhyrje me vendime të Gjykatës Kushtetuese. Drafti i ri pritet të kalojë për miratim në Kuvend në sesionin e ri parlamentar që nis në shtator./ZËRI

  • Kryeprokurori Çela kundër draftit të Kodit Penal të qeverisë: Nuk vlen, s’ka asnjë argument

    Kryeprokurori Çela kundër draftit të Kodit Penal të qeverisë: Nuk vlen, s’ka asnjë argument

    Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, teksa po raporton në Komisionet Parlamentare, u pyet edhe për draftin e Kodit të ri Penal, për të cilin shprehu kritika dhe tha se nuk vlen.
    Sipas tij, në vite nuk është bërë një analizë e thellë se çfarë nuk shkon me Kodin aktual dhe se argumenti se është i vjetër prej 1995-ës dhe integrimi nuk mund të përdoren si argumente për të krijuar një draft të ri.
    Sipas tij, deri në këtë kohë, kanë bashkëpunuar shumë mirë me partnerët ndërkombëtarë edhe me Kodin aktual dhe pa pasur asnjë problem.
    “Nëse do të arrini të pyesni ata që janë prokurorë e gjyqtarë se cilët janë problemet me kodin që kemi. Ende unë sot nuk kam një informacion analitik mbi problemet që ka Kodi Penal aktual. Është që nga 1995, ka gjetur zbatim dhe përmes përmirësimeve në legjislacion, ka gjetur zbatim dhe aplikohet pa probleme serioze nga gjykatat dhe prokuroritë. Pikënisja në ndryshimet në ligj është kjo. Unë shoh fillimin e problemit sa i përket konceptimit të një procesi të ndërtimit të legjislacioni si Kodi Penal.
    Pra është ligj i rëndësishëm, kjo mënyrë kjo pikënisje përcakton edhe metodologjinë mbi të cilin ngrihet puna për draftimin e kodit. Nëse kemi prezencë se cilat janë probleme me që ka kodi, që të duhen të reflektohen në një proces të ndryshimeve ligjore. Deri në 2024, nuk kemi raportuar në asnjë moment për problemet në Kodin Penal. Cila është filozofia mbi të cilin ndërtohet? Përafrimi me kërkesat e integrimit, është një kriter që natyrshëm nuk mund të prekë gjithë Kodin Penal. Ne me këtë kod bashkëpunojmë me partnerët dhe s’kemi pasur asnjë problem, dmth që dispozitat tona janë me frymën e kohës.
    Unë kam një opinion që ndikohet nga fakti që në mungesë të një metodologjie dhe të përcaktimit të nevojave, nuk shoh një reflektim të nevojave të shoqërisë. Dy janë argumentet që kodi është i ’95, që nuk është argument sepse ka kode të vjetra që funksionojnë më së miri. Dhe tjetra integrimi evropian. Ne i kemi azhornuar kodet sipas nevojave të integrimit. Për mua deri tani ka pasur për risistemin për dispozitave të Kodit dhe përmirësim aty ku është e mundur, port ë ndryshosh bazat nuk është e lehtë. Kodet i bëjnë profesorët pasi dëgjojnë nevojat e praktikantëve dhe shikojnë tendencat e shoqërisë, praktikat më të mira botërore. Kjo kërkon kohë dhe kujdes mbi gjithë procesin. Nëse ne mendojmë se duke bërë konsultime publike, duke mbledhur prokurorët e gjyqtarët nga dy orë, ky është proces që justifikon në vetvete se ka pasur konsultim publik. Asnjë prokuror sot nuk ka pasur kohë që për 2 orë t’ju japë opinion për 900 nene.
    E keni proces formal, jo thelbësor. Mungon kritika thelbësore për draftin. Së dyti kalojmë nga një Kod, nga 400 nene në një draft me 900 e ca nene. Bëj një pyetje, me këto nene paskemi jetuar në paligjshmëri? Duket se ka një problem në konceptimin e draftit dhe së treti teknika e dispozitave nuk është në lartësinë e duhur. Si ndryshohet? Do bëjmë një Kod të ri? Si prokuror futemi pas, sepse ka munguar përcaktimi i drejtë i metodologjisë se si do të ishte puna për përgatitjen e draftit. Të gjitha këto na cojnë në pamundësinë që të bëjmë një vështrim jkritik mbi draftin mbi funksion përmirësimi. Ne nuk kemi as kapacitetet as kohën.”, tha mes të tjerash Çela.

  • Ndryshime dhe në Kodin Civil/ Lamllari: Paraburgimi padrejtësi, burgu të shihet si mjeti i fundit

    Ndryshime dhe në Kodin Civil/ Lamllari: Paraburgimi padrejtësi, burgu të shihet si mjeti i fundit

    Besfort Lamllari

    TIRANË-Ministri i Drejtësisë Besfort Lamllari ka raportuar në Komisionin e Ligjeve lidhur me Kodin e ri Penal, por edhe me shqetësimet për mënyrën se si përdoret paraburgimi në Shqipëri. Sipas tij Kodi i ri Penal do të marrë edhe ‘ok’ nga Brukseli, por priten edhe ndryshime në Kodin Civil.
    “Lidhur me Kodin Civil, do të vijojmë edhe një rishikim të Kodit Civil për të adresuar problematikat, por është ende herët të flasim me këtë proces. Edhe Kodi Civil dhe i Procedurës Civile do jenë pjesë e rishqyrtimit, për ti përfaruar me direktivat e BE. Një nga padrejtësitë më të mëdha është që të shpenzosh kohë në paraburgim më shumë se koha që gjykata vendos në vendim përfundimtar. Kjo duhet adresuar. Kjo ka të bëjë edhe me mënyrën si janë shkruar dispozitat, por edhe me zbatimin e tyre në praktikë. Burgu duhet të shihet si mjeti i fundit, kur plotësohen edhe kushtet e rrezikshmërisë. Kjo kërkon ndërgjegjësim të gjithë aktorëve përkatës, prokurorive dhe gjykatave, këtu vjen në ndihmë edhe roli i partnerëve,”-u shpreh Lamllari.

  • Berisha: PD do të regjistrohet në zgjedhjet e 9 nëntorit në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor

    Berisha: PD do të regjistrohet në zgjedhjet e 9 nëntorit në përputhje të plotë me Kodin Zgjedhor

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, duke respektuar në mënyrë strikte ligjin dhe Kodin Zgjedhor.
    Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se pavarësisht debatit publik dhe situatës politike, PD do të ndjekë çdo procedurë ligjore për regjistrimin në garën elektorale.

    “PD do të zbatojë rigorozisht ligjin dhe Kodin Zgjedhor edhe në këto zgjedhje. Modalitetet janë çështje që i takojnë ekspertëve të zgjedhjeve, por qëndrimi ynë është i qartë: do të respektojmë çdo rregull të përcaktuar nga ligji,” – deklaroi Berisha.

    Zgjedhjet e 9 nëntorit janë parë si një test i rëndësishëm politik për partitë në opozitë dhe mazhorancë, ndërkohë që vëmendja është përqendruar te mënyra se si do të regjistrohen subjektet që përfaqësojnë grupime të ndryshme brenda së djathtës.