Tag: kodin

  • PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

    PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

    Në shumë vende evropiane tashmë po aplikohet ulja e orarit të punës në 36, madje edhe 34 orë në javë, ndërsa në Shqipëri orari standard prej 40 orësh shpesh tejkalohet pa kompensim të duhur.
    Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, ka ngritur sot shqetësimin për situatën, duke theksuar se ndryshimet në Kodin e Punës janë jo vetëm të domosdoshme, por të vonuara
    Nikollaj thotë se qeveria duhet të reformojë Kodin e Punës, duke sjellë standarde të reja që mbrojnë punonjësin dhe frenojnë praktikat abuzive me oraret
    Punonjës nga sektorë të ndryshëm, veçanërisht nga ai privat, shpesh raportojnë se punojnë me orare të zgjatura që sipas tyre shpesh dhe nuk paguhen.

  • Ndryshimet në Kodin Rrugor/ “Plasin” debatet mes PS dhe PD në Kuvend për cilësinë e rrugëve

    Ndryshimet në Kodin Rrugor/ “Plasin” debatet mes PS dhe PD në Kuvend për cilësinë e rrugëve

    Për të përafruar legjislacionin shqiptarë me atë të BE-s në komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, janë diskutuar disa ndryshime në kodin rrugor për përmasat maksimale dhe peshat e autorizuara të mjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendit tonë. Deputeti demokrat Klevis Balliu diskutimin e përdori për të folur se sa kilometra rrugë janë ndërtuar gjatë qeverisë së PD krahasuar me ato gjatë qeverisjes socialiste. 
    “12.700 është më e madhe se 1400 që keni bëre ju. Siguria rrugore vjen nga cilësia e dobët e ndërtimit të rrugëve. Vetëm për rrugët e PD mos flisni, asnjë nga ato rrugë nuk është prishur nga shiu”, tha Klevis Balliu. 
    “Një rrugë Kombi bënë këta dhe e trumbetojnë. Ju llogarisni edhe rrugët që keni lënë rrugëve”, u shpreh deputeti socialist Agron Malaj. 
     

  • Në prag të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, hyn sot në fuqi rregullorja e re për kodin e etikës dhe konfliktin e interesit

    Në prag të zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, hyn sot në fuqi rregullorja e re për kodin e etikës dhe konfliktin e interesit

    Në prag të zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të SPAK, hyri sot në fuqi dhe u botua në fletoren zyrtare rregullorja e re. 
    Kjo e fundit ishte votuar në KLP në datën tre nëntor, ndërsa në fuqi ka hyrë ditën e sotme. 
    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se rregullorja bën fjalë për kodin e etikës dhe parandalimin e konfliktit të interesave të anëtarëve të KLP. 
    Në këtë kod thuhet se “anëtarët e KLP ushtrojnë kompetencat e tyre me pavarësi të plotë, të udhëhequr vetëm nga ligji. Për këtë qëllim, ata ruajnë pavarësinë nga çdo ndikim i brendshëm apo i jashtëm dhe nuk kërkojnë, apo marrin udhëzime, nga asnjë person, institucion, organ apo entitet. 2. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duhet të mbeten të pavarur nga çdo individ apo grup i mundshëm interesi, si nga brenda sistemit të prokurorisë, ashtu edhe nga jashtë tij. 3. Reagimi ndaj kritikave dhe/ose sulmeve ndaj sistemit të prokurorisë dhe vetë Këshillit duhet të jetë i ekuilibruar dhe objektiv, duke synuar të shprehë saktësisht qëndrimin”. 

  • Në prag të zgjedhjet se kreut të ri të SPAK, hyn sot në fuqi rregullorja e re për kodin e etikës dhe konfliktin e interesit

    Në prag të zgjedhjet se kreut të ri të SPAK, hyn sot në fuqi rregullorja e re për kodin e etikës dhe konfliktin e interesit

    Në prag të zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të SPAK, hyri sot në fuqi dhe u botua në fletoren zyrtare rregullorja e re.

    Kjo e fundit ishte votuar në KLP në datën tre nëntor, ndërsa në fuqi ka hyrë ditën e sotme.
    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se rregullorja bën fjalë për kodin e etikës dhe parandalimin e konfliktit të interesave të anëtarëve të KLP.
    Në këtë kod thuhet se “anëtarët e KLP ushtrojnë kompetencat e tyre me pavarësi të plotë, të udhëhequr vetëm nga ligji. Për këtë qëllim, ata ruajnë pavarësinë nga çdo ndikim i brendshëm apo i jashtëm dhe nuk kërkojnë, apo marrin udhëzime, nga asnjë person, institucion, organ apo entitet. 2. Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duhet të mbeten të pavarur nga çdo individ apo grup i mundshëm interesi, si nga brenda sistemit të prokurorisë, ashtu edhe nga jashtë tij. 3. Reagimi ndaj kritikave dhe/ose sulmeve ndaj sistemit të prokurorisë dhe vetë Këshillit duhet të jetë i ekuilibruar dhe objektiv, duke synuar të shprehë saktësisht qëndrimin”.

    Top Channel

  • Nga ndryshimet në Kodin Penal te rehabilitimi i të burgosurve, zbardhet takimi i Lamallarit me homologun italian

    Nga ndryshimet në Kodin Penal te rehabilitimi i të burgosurve, zbardhet takimi i Lamallarit me homologun italian

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari është pritur në një takim zyrtar në Romë nga homologu i tij italian, Carlo Nordio. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari njofton se ka diskutuar për mbështetjen që Italia mund t’i japë Shqipërisë në ndryshimet ligjore për Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, por edhe për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
    “Kënaqësi e veçantë që vizitën time të parë zyrtare si Ministër Drejtësie ta zhvilloja në Itali dhe për më tepër të takohem me homologun tim italian Carlo Nordio, me të cilin patëm një bisedë miqësore e tejet produktive për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe në mënyrë të posaçme marrëdhënieve juridiksionale me jashtë. Diskutuam gjithashtu për mbështetjen që Italia mund të na japë në ndryshimet ligjore që ne do të bëjmë për Kodet Penale dhe të Procedurës Penale, por edhe në ambicien tonë për rehabilitimin dhe ri-integrimin e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Ne e çmojmë shumë partneritetin me Italinë fqinje, kontributin e saj të jashtëzakonshëm për forcimin e shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit dhe avokatinë e pandalshme për integrimin e Shqipërisë në BE”, shkruan Lamallari.

  • Shuhet James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës

    Shuhet James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës

    Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 21:31
    Shkencëtari i njohur amerikan James Dewey Watson ka ndërruar jetë më 6 nëntor 2025, në East Northport, New York, në moshën 97-vjeçare. Ai është një nga figurat më të rëndësishme të biologjisë moderne dhe bashkëzbulues i strukturës spirale të ADN-së. Watson lindi më 6 prill 1928 në Chicago, dhe që në moshë të re tregoi interes të jashtëzakonshëm për biologjinë. Në fillim të viteve ’50, gjatë punës në Universitetin e Cambridge-it, ai bashkëpunoi me Francis Crick për të zbuluar strukturën e acidit dezoksiribonukleik (ADN-së) materialit gjenetik që mban kodin e jetës.
    Në 1953, së bashku me Crick, Maurice Wilkins dhe me ndihmën vendimtare të imazheve të kristalografisë të Rosalind Franklin, ata arritën të përcaktonin formën spirale të dyfishtë (double helix) të ADN-së një nga zbulimet më të mëdha në historinë e shkencës. Për këtë arritje, Watson, Crick dhe Wilkins u nderuan me Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi në vitin 1962, duke hyrë në historinë e biologjisë moderne.

    Pas këtij suksesi, Watson vijoi karrierën si drejtor i laboratorit Cold Spring Harbor Laboratory, ku u bë një figurë udhëheqëse në kërkimet mbi gjenetikën dhe luajti një rol të rëndësishëm në fazat e hershme të Projektit të Gjenomit Njerëzor, që synonte hartimin e plotë të hartës gjenetike të njeriut. Megjithatë, vitet e fundit të jetës së tij u shoqëruan me polemika. Watson u kritikua gjerësisht për deklaratat e tij të konsideruara raciste dhe seksiste mbi inteligjencën dhe gjenetikën, të cilat çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve të disa institucioneve akademike me të.

    Watson ndërroi jetë në një institucion hospice në shtetin e New York-ut, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes nuk është bërë ende publik. Pavarësisht polemikave, kontributi i tij shkencor mbetet i jashtëzakonshëm. Zbulimi i strukturës së ADN-së hapi rrugën për epokën moderne të bioteknologjisë, mjekësisë gjenetike dhe kërkimeve mbi trashëgiminë biologjike.Watson do të kujtohet si një nga figurat më me ndikim të shkencës së shekullit XX, që ndihmoi njerëzimin të kuptojë për herë të parë kodin e vet të jetës.

  • Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës

    Vdes në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari që zbuloi ADN dhe deshifroi kodin e jetës

    Shkencëtari i njohur amerikan James Dewey Watson, një nga figurat më të rëndësishme të biologjisë moderne dhe bashkëzbulues i strukturës spirale të ADN-së, ka ndërruar jetë më 6 nëntor 2025, në East Northport, New York, në moshën 97-vjeçare.

    Lajmi u konfirmua nga familjarë dhe institucione shkencore ku Watson kishte shërbyer për dekada.
    Watson lindi më 6 prill 1928 në Chicago, Illinois, dhe që në moshë të re tregoi interes të jashtëzakonshëm për biologjinë. Në fillim të viteve ’50, gjatë punës në Universitetin e Cambridge-it, ai bashkëpunoi me Francis Crick për të zbuluar strukturën e acidit dezoksiribonukleik (ADN-së) — materialit gjenetik që mban kodin e jetës.
    Në 1953, së bashku me Crick, Maurice Wilkins dhe me ndihmën vendimtare të imazheve të kristalografisë të Rosalind Franklin, ata arritën të përcaktonin formën spirale të dyfishtë (double helix) të ADN-së — një nga zbulimet më të mëdha në historinë e shkencës.
    Për këtë arritje, Watson, Crick dhe Wilkins u nderuan me Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi në vitin 1962, duke hyrë në historinë e biologjisë moderne.
    Pas këtij suksesi, Watson vijoi karrierën si drejtor i laboratorit Cold Spring Harbor Laboratory, ku u bë një figurë udhëheqëse në kërkimet mbi gjenetikën dhe luajti një rol të rëndësishëm në fazat e hershme të Projektit të Gjenomit Njerëzor, që synonte hartimin e plotë të hartës gjenetike të njeriut.
    Megjithatë, vitet e fundit të jetës së tij u shoqëruan me polemika. Watson u kritikua gjerësisht për deklaratat e tij të konsideruara raciste dhe seksiste mbi inteligjencën dhe gjenetikën, të cilat çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve të disa institucioneve akademike me të.
    Sipas The Washington Post, Watson ndërroi jetë në një institucion hospice në shtetin e New York-ut, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes nuk është bërë ende publik.
    Pavarësisht polemikave, kontributi i tij shkencor mbetet i jashtëzakonshëm. Zbulimi i strukturës së ADN-së hapi rrugën për epokën moderne të bioteknologjisë, mjekësisë gjenetike dhe kërkimeve mbi trashëgiminë biologjike.
    Watson do të kujtohet si një nga figurat më me ndikim të shkencës së shekullit XX, që ndihmoi njerëzimin të kuptojë për herë të parë kodin e vet të jetës.

    Top Channel

  • Berisha: Do bëjmë çdo gjë për anulimin e ligjit për barazinë gjinore

    Berisha: Do bëjmë çdo gjë për anulimin e ligjit për barazinë gjinore

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se opozita nuk pajtohet me ligjin për barazinë ligjore dhe do të bëjë çdo gjë për anulimin e tij, përfshirë edhe rikonsiderimin e referendumit.
    “PD do ndërmarrë të gjitha hapat kushtetuese, do rikonsiderojë referendumin dhe çdo gjë të mundshme dhe të nevojshme për anulimin e këtij ligji, i cili në fakt përmbys rendin juridik të shtetit shqiptar pasi rrëzon të paktën 4 nene të Kushtetutës”, u shpreh ai në një konferencë për shtyp nga selia e PD-së.
    Sipas tij, ligji rrëzon Kodin e Familjes, Kodin Civil të cilët përbëjnë bazën juridike të shtetit.
    “Kjo përpjekje do bëhet në bashkëpunim të ngushtë me çdo shqiptar që e ka familjen sa hyjnore, aq edhe tokësore. Me çdo besimtar që i konsideron librat e shenjtë të besimit të tij fetar si kodin moral të familjes së tij. Me çdo prind që në përputhje me Kushtetutën e vendit, do që fëmija e tij të marrë edukimin fetar të familjes së tij. Në përputhje me gjininë, me të cilën ka lindur”, tha Berisha.
    Kreu i PD-së theksoi se “të gjitha këto kërkojnë një përgjigje të fuqishme nga qytetarët dhe ne nisim këtë betejë me bindjen më të thellë se pavarësisht nga mbështetja e këtij narkoshteti, ky narkoshtet nuk ka legjitimitet”.
    “Ne e bëjmë këtë betejë jo vetëm për fëmijët tanë dhe veten tonë, por e bëjmë edhe për miqtë tanë dhe partnerët tanë”, u shpreh Berisha.

  • Shkullaku: SPAK veproi me kodin e m@fi@s në rastin Balluku, ndryshime standardesh në hetime

    Shkullaku: SPAK veproi me kodin e m@fi@s në rastin Balluku, ndryshime standardesh në hetime

    Shkullaku: SPAK veproi me kodin e m@fi@s në rastin Balluku, ndryshime standardesh në hetime
    Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, ka komentuar hetimet ndaj ministres Belinda Balluku, duke theksuar se, sipas tij, veprimet e SPAK-ut në këtë rast kanë qenë të pazakonta dhe me një kod të veçantë heshtjeje, të cilin ai e quan ‘kod i mafias’.
    Duke komentuar deklaratat e kolegëve, Armand Shkullaku u shpreh se, ‘Berat Buzhala beson gjithmonë te drejtësia, si te ajo ndërkombëtare, ashtu edhe ajo lokale. Sidomos te ajo ndërkombëtare ka shumë besim. Çështja është që, këtu nuk është çështje besimi për mua. Ne duhet të gjykojmë, nga përvoja që kemi, aktet si është vepruar. Pra, ti shtrove një pyetje, që a kemi me standart të dyfishtë? Unë them që po, kemi.’
    Ai solli shembuj për të ilustruar këtë diferencë standardesh.
    Pra, vepra penale e Ilir Metës, po marr shembull që mos të marr Veliaj dhe Berishën, meqë ka sensitivitet. Po themi Ilir Metës, është një vepër penale e kryer, e supozuar e kryer para 15 vjetësh. Të hiqet zvarrë, çohet në qeli, e të tjerë e të tjerë, vazhdojnë hetimet deri sot. Po marr dhe një tjetër që s’ka lidhje fare. Ja, marr për Malltezin. Pronari i tokës, po edhe në qoftë se ka abuzuar me tokën e vet, me pronën e vet, merret para afërsisht 1000 njerëzve në aeroportin e Rinasit, përkrahësh, përplaset në makinë, futet në burg e të tjerë e të tjerë. Pra, që këtu kemi një standart.’
    Gazetari theksoi se diferenca tjetër lidhet me transparencën e informacionit për dosjet.
    ‘Pa u arrestuar këta, ne e kemi ditur përpara çfarë kanë pasur dosjet e tyre. Pra, çfarë ka ke Erion Veliaj, çfarë ka ke Berisha, çfarë ka ke Meta, jo çështja kjo, jo çështja ajo.’
    Sipas tij, rasti i Belinda Ballukut është unik, sepse SPAK ndryshoi standardet në hetime dhe vendosi kodin e mafias, duke heshtur, ndryshe nga dosjet e tjera.
    ‘Për herë të parë, në rastin e Ballukut, u veprua me kodin e mafias. Domethënë që është heshtja. Pra, në rastin e Berishës, ishin mediat kundër Berishës, po edhe mediat e tjera neutrale nxirrnin pjesë nga dosja. Ja se për çfarë po akuzohet Sali Berisha, ja për çfarë akuzohet Ilir Meta, ja për çfarë akuzohet Erion Veliaj. Dhe ato që e mbronin Velinë, po marrim, dhe ato që flasin për luftë brenda llojit, edhe ato që e sulmonin, kishin pjesën e tyre.’
    Ai shtoi se kjo situatë duhet të studiohet në fushën e gazetarisë.
    ‘Rasti i Belinda Ballukut, mbas disa viteve të jemi të bindur do hyjë në antologjinë e gazetarisë shqiptare, duhet të bëhet në shkolla, në fakultetin e gazetarisë, që ka media që bëjnë shkrime që Berisha akuzon Ballukun, Berisha keqpërdor Ballukun, PD-ja varet te Balluku dhe ndërkohë nuk ka nxjerrë asnjë fjalë për dosjen e Ballukut. Pra, ky është… Ky është kodi i heshtjes për mua. Që në këtë rast është i rëndë dhe pse është i rëndë? Dhe këtu tashti unë mora faktet që janë, si të thuash, që vënë SPAK-un para përgjegjësisë.’
    Shkullaku theksoi gjithashtu rëndësinë e hetimit për procedurat e tenderëve.
    ‘Por ka dhe një element që, në qoftë se jemi njerëz objektivë, duhet të themi që mos vallë kjo po ndodh sepse i janë afruar më shumë se ç’duhet Ramës? Pika pyetje. Unë prapë jam i bindur, po do më thonë që ti je kundër Ramës, bindja jote nuk diskutohet që Rama as s’preket e të tjerë e të tjerë, por po bëj, po përpiqem të bëj objektivin. Për herë të parë duhet njohur që ky Dritan Premçi apo një prokuror i SPAK-ut, po merr… jo, kërcënimi është diçka tjetër, po merr në… se dhe për këtë gënjeu Dumani dje në TVSH. Dritan Premçi po heton një zyrtar të lartë në detyrë, shumë të lartë, për procedurat e një afere korruptive. Pra, deri më sot ne nuk kemi pasur hetim për procedurash.’
    ‘Kuptohet, kur thotë, se ti the K, se duhet të pas më shumë respekt për kënd, ai thotë ku, tre pika. Se po the K, keqkuptohet. Po. Mesazhet e atij ku, ose kur, tre pika. Se K-ja është gjë tjetër, kupton? Prandaj dhe duhet të merresh.’, tha ndër të tjera gazetari Armand Shkullaku në SYRI TV.

  • Kodi i ri Penal, Sadushi: Ka mospërputhje me Kodin Civil, e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera

    Kodi i ri Penal, Sadushi: Ka mospërputhje me Kodin Civil, e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera

    Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në takimin konsultues për draftin e Kodit të ri Penal, theksoi dje se në disa pjesë të projektit ka mospërputhje me Kodin Civil, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera. Këto raste, theksoi ai, tregojnë mungesë koherence ndërkodike, që cënon integritetin e sistemit dhe zbatimin e unifikuar të ligjit. “Në disa pjesë të projektit vërehet një përzierje e paqartë midis dispozitave materiale dhe atyre procedurale, si dhe mospërputhje me Kodin Civil, Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet e tjera.
    Disa nene që trajtojnë çështje të natyrës procedurale, si ato për masat mjekësore dhe edukuese ndaj të miturve (nenet 116–120), për lirimin me kusht (nenet 175–176) apo pezullimin e veprimtarisë së personave juridikë (neni 125), duhen rregulluar në Kodin e Procedurës Penale, jo në Kodin Penal. Gjithashtu, neni 546 që parashikon veprën e vetëgjyqësisë përsërit rregullime që tashmë trajtohen nga Kodi Civil, ndërsa neni 539, për mosparaqitjen në seancë gjyqësore, trajton çështje që janë objekt i legjislacionit disiplinor për gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët. Po ashtu, përfshirja e disa shkeljeve të Kodit Rrugor si vepra penale krijon dublim normativ dhe e ngarkon pa nevojë sistemin penal”, u shpreh ai .Sipas tij, drafti i ri nuk është i ndërtuar mbi humanizëm por zgjeron ndëshkimin. Ai thotë se edhe pse projekti përfshin elemente pozitive për modernizim, mungon një vizion i qartë për humanizimin e drejtësisë penale. “Projekti, në vend që të ndërtohet mbi humanizëm, zgjeron logjikën ndëshkuese: neni 72 dhe neni 151 e çojnë burgimin maksimal deri në 45 vjet, duke devijuar nga standardet evropiane dhe duke e kthyer dënimin maksimal në koncept të pafund.
    Rritja e përgjithshme e dënimeve dhe mungesa e fleksibilitetit në caktimin e tyre rrezikon ta zhvendosë drejtësinë nga humanizmi drejt formësimit mekanik.”, shtoi ai. Më tej ai argumenton se me rritjen e kufirit maksimal në 45 vjet dhe me shtimin e formulave fikse, projekti e bën sistemin më të ashpër dhe më pak fleksibël. Po ashtu, ai thotë se dënimet për dhunën në familje, të trefishuara në projekt, nuk garantojnë mbrojtje më të mirë, nëse ligji mbetet i paqartë.