Tag: kodheli

  • Vrau babain, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (EMRAT)

    Vrau babain, arrestohet 25-vjeçari në Durrës (EMRAT)

    Ka zgjatur vetëm 2 orë arratia e 25-vjeçarit Marian Kodheli, i cili rreth orës 13:00 të kësaj të marte vrau me thikë babain e tij, 69-vjeçarin Pjetër Kodheli.
    Gazetari i Vizion Plus Aleks Kalemasi ka bërë me dije se i riu është arrestuar nga policia, për tu shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
    25-vjeçari, sipas policisë, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

    “Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur”, njoftoi policia.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit./vizionplus.tv

  • Debate në Komisionin për Çështjet Evropiane, Tabaku: Nuk na duhet gjëra në letër. Kodheli: Jemi në njërën anë të historisë

    Debate në Komisionin për Çështjet Evropiane, Tabaku: Nuk na duhet gjëra në letër. Kodheli: Jemi në njërën anë të historisë

    Komisioni për Çështjet Evropiane

    TIRANË- Komisioni për Çështjet Evropiane është zhvilluar mes debateve mes kryetares së këtij komisioni Jorida Tabaku dhe socialistet Mimi Kodheli. Ishte Tabaku ajo që foli gjatë prezantimit të projekt pozicionit negociues për grupkapitullin e katërt “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, duke ritheksuar problemet e hasura gjatë zgjedhjeve të 11 majit.
    Pjesë nga debatet mes tyre:
    Jorida Tabaku: Ky është projektligji i dytë që ne kemi kaluar bashkë me një kredi, një mbështetje financiare që ne kemi kaluar këtu dhe shqetësimi që ngrihet është, qeveria shqiptare, a ka marrë masa për eficencën energjitike të ndërtesave publike, shoqëruar kjo me fondet përkatëse për investime, në të gjitha ndërtesat publike që do të ndërtohet. Sepse ne ketu nuk diskutojmë vetëm ligje në letër, na duhen ligje që zbatohen në praktikë… dhe e dyta, a ka një plan pune? Sa vite i duhen Shqipërisë për të kryer eficencën energjitike? E thashë edhe njëherë, nuk na duhen gjëra në letër, kjo tregon mungesë vullneti politik.
    Mimi Kodheli: Në parlament jemi?
    Jorida Tabaku: Po në Parlament jemi, ndoshta s’ju pëlqen por unë kështu di të flas. Ky process është për të gjithë shqiptarët, jo për një grup që ikën e vjen nga Brukseli dhe që nuk e ndryshon apska procesin.
    Mimi Kodheli: Së pari ju falenderoj për të gjithë punën që keni bërë, kjo do të thotë që në këtë punë ka vështirësi, sidomos në këto ditë që po kalojmë, kështu që unë gjykoj që mbledhja e komisionit për Çështjet Evropian është një mbledhje ku diskutohen pika që në fund miratohen. Ka një diskutim të madh mbi Kodin Zgjedhor, kështu që ekzistojnë ende parlamentarë që gjykojnë e ndryshojnë Kodin Zgjedhor, Italia fqinje vazhdon të ketë diskutime të nxehta mbi këtë gjë, kështu që nuk ka asgjë perfekte. Unë mund të kem shumë pyetje lidhur me gjithçka, shpresoj të mund ta ndihmojmë procesin. Është një ëndërr që e kemi afër realizimit. Ndaj, unë ju ftoj me qetësinë që ju karakterizon, të jeni krejt të qartë, patjetër që ka nevojë për transparencë, nëse ka diçka që mund ta bëjmë, ejani ta bëjmë. Duhet të dimë diçka, jemi në njërën anë të historisë./ZËRI/

  • Përplasje në Komisionin për Çështjet Evropiane/ Tabaku akuzon, Kodheli kundërpërgjigjet

    Përplasje në Komisionin për Çështjet Evropiane/ Tabaku akuzon, Kodheli kundërpërgjigjet

    Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Evropiane po shqyrtohet projekt pozicioni negociues për grupkapitullin e katërt “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme” për negociatat me BE. Dy ditë më parë, presidenca polake e BE i kërkoi qeverisë shqiptare që të paraqesë pozicionin e saj negociues për këtë grupkapitull, i cili do të paraqitet në konferencën e radhës ndërqeveritare.
    Deputetja e PD-së, njëkohësisht kryetare e këtij komisioni, Jorida Tabaku ishte kritike ndaj qeverisë për 11 majin, duke thënë se rruga drejt BE-së nuk mund të jetë fasadë që injoron standartet demokratike.
    “Po diskutojmë për grupkapitullin 4 që është shumë i rëndësishëm për mjedisin, energjinë dhe ndërlidhjen, por nuk mund të injorojmë faktin që sapo kemi dalë nga një proces zgjedhor me probleme të thella. Ky është kapitulli themelor, ai i zgjedhjeve dhe sundimit të ligjit. Dhe për fat të keq, testi demokratik dështoi,” u shpreh Tabaku.
    “Ne nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si shqiptarë në Tiranë. Nuk mund të firmosim kapituj në letër kur po mbyllim sytë përballë deformimit të vullnetit të qytetarëve.”, shtoi Tabaku.
    Kjo solli reagimin e Mimi Kodhelit, e cila tha se këtë komision duhet të diskutojnë për çështje të tjera dhe jo të bëjnë politikë. Sipas saj, ka instanca të tjera ku mund të adresohen shqetësimet politike.
    “Unë gjykoj, se me respektin për kolegët prezent që mbledhja e Komisionit të Çështjeve evropiane është mbledhje ku qeveria vjen me disa letra dhe anëtarët diskutojnë, propozojnë dhe hartojnë ndryshimet respektive që në fund garantohen. Kemi mjaftueshëm tribuna për të bërë komentet tona politike jashtë këtij komisioni, ku mund të shpalosim opinionet tona politike, që nga zgjedhjet dhe rezultati i tyre spektakolar. Për këtë më duhet të falënderoj, meqë jemi duke diskutuar politikisht, çdo qytetar të republikës që kanë votuar bindshëm forcën që drejton sot vendin. Ka një diskutim të madh që bëhet mbi kodin zgjedhor dhe mënyrën se si qytetarët e shprehin vullnetin e tyre votën demokratike.”, tha Kodheli.
    Në përditësim…

  • “Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

    “Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

    Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe e mbushur me emocione. Prej më shumë se dhjetë ditësh, kjo ndeshje ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për rëndësinë sportive, por edhe për ngarkesën historike që e shoqëron.
    Si në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë, pritshmëritë janë të larta dhe entuziazmi i tifozëve është i jashtëzakonshëm.
    I ftuar në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, gazetari sportiv Erald Kodheli theksoi përqendrimin maksimal të lojtarëve dhe stafin teknik për këtë përballje, ndërsa vlerësoi qasjen serioze të trajnerit Sylvinho përballë një kundërshtari të fortë si Serbia, e cila hyn në këtë përballje pas sukseseve në Nations League.
    Ndeshja pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese, ku mbështetja e tifozëve kuqezinj në stadium do të jetë një armë shtesë për ekipin tonë kombëtar.
    Erald Kodheli: Ka të paktën dhjetë ditë, dy javë që përflitet dhe atmosfera është e jashtëzakonshme. Të gjithë e presin me padurim, të gjithë shqiptarët në të gjithë shqiptarinë në fakt.
    Aldo: Dje dolën trajnerët në intervistë thanë gjë?
    Erald Kodheli: Të dy u treguan të kujdesshëm, trajneri i Serbisë madje në një shenjë ndoshta për të shfaqur qetësi, e nisi me përshëndetjen në shqip dhe mbylli në shqip. Shumë të qetë edhe ata, por shumë të qetë edhe në krahun tonë që na intereson, të gjithë janë të përqendruar tek ndeshja. Trajneri Sylvinho që e ka studiuar shumë mirë ekipin kundërshtar. Duhet të themi që luajmë kundër një rivali jo vetëm në grup, por mbi të gjitha një skuadre shumë të vështirë ka mundur Austrinë në Play Off-in e Nations League. U kualifikuan për herë të parë në Ligën A dhe do të luajnë mes ekipeve më të mira. Kanë mundur Zvicrën. Është një kundërshtar i fortë dhe këtë nuk mund ta mohojmë.
    Aldo: Plus historiku jonë me Serbinë…
    Erald Kodheli: Historiku jonë me Serbinë është ai që është dhe këtë gjë nuk mund që ta mohojmë. Emocionet janë shumë të mëdha. Nuk mund ta harrojë askush tetorin e vitit 2011.
    Aldo: Serbia vjen me zero pikë, kjo do të thotë që ata bëjnë ndeshjen më të lehtë apo më të vështirë?
    Erald Kodheli: Ata e kanë ndeshjen e parë në grup dhe kualifikueset përgjithësisht është e rëndësishme që t’i nisësh mirë, me një rezultat të mirë dhe mundësisht me fitore dhe ata do të luajnë për një rezultat të mirë. Por skuadra jonë ka motivimin sepse luan përballë një kundërshtari, që për historinë tonë e njohim rëndësinë që ka kjo ndeshje. Por, mbi të gjitha luajmë mes entuziazmit të tifozëve tanë. Ka qenë një garë e paparë për të siguruar biletat në stadium. Të gjitha ata që do të jenë në stadium do të jenë entuziastë dhe do ta mbështesin kombëtaren, megjithatë kjo ndeshje kërkon pak nacionalitet.
    Më tej gazetari u ndal pak edhe tek formacioni që trajneri Sylvinho mund të zgjedhë. Sipas tij trajneri e ka gjithmonë një baza, dhe është i qartë në formacionin titullar. Megjithatë ka një dilemë, për mbrojtjen, se kush do të luajë krah kapitenit Gjimshiti.
    Aldo: Kemi marrë ndonjë emër të informacionit, ndonëse baza dihet?
    Erald Kodheli: Gjithmonë trajneri Sylvinho e ka një bazë. Përgjithësisht në punën e tij ai e ka të qartë se çfarë formacioni titullar do të hedhë në fushën e lojës. Ka shumë pak dilema.
    Aldo: Ku konstatojnë dilemat?
    Erald Kodheli: Në mbrojtje në qendër të mbrojtjes. Kush do të luajë krah kapitenit Gjimshitit. Kemi tre lojtarë të tjerë të jashtëzakonshëm. Është Ardian Ismajli, Marion Mitaj kthehet në formacion pas dëmtimit do të luajë në krahun e majtë ndërkohë që Elseid Hysa pritet që të rreshtohet nga e djathta. Isamili duket i avantazhuar përballë Ajetit dhe Kumbullës, pra janë tre lojtarë për një vend./tvklan.al

  • PD nuk njeh zgjedhjet e 11 majit në Tiranë, por bëhet bashkë me PS në ShBA. Leskaj dhe Kodheli në Asamblenë e Nato-s

    PD nuk njeh zgjedhjet e 11 majit në Tiranë, por bëhet bashkë me PS në ShBA. Leskaj dhe Kodheli në Asamblenë e Nato-s

    Pavarësisht akuzave për manipulime në zgjedhje, demokratët janë bërë bashkë me socialistët si pjesë në Sesionin e Pranverës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

    Demokratët nuk kanë përjashtuar edhe mundësinë e një greve urie, ndërsa ankimimet vijojnë në KAS duke kundërshtuar miratimin e rezultatit të zgjedhjeve.
    Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë në Asamble, kryesohet nga kryetarja Mimi Kodheli.
    Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, mori pjesë në punimet e Sesionit të Pranverës të Asamblesë, të cilat u zhvilluan në qytetin e Dayton, SHBA, nga data 22 deri më 26 maj 2025.
    Delegacioni shqiptar përbëhej nga Mimi Kodheli, Kryetare e Delegacionit dhe njëkohësisht Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe nga anëtarët e delegacionit, deputetët Bardhyl Kollçaku dhe Bujar Leskaj.
    Këtë vit, Asambleja Parlamentare e NATO-s u zhvillua në një moment simbolik, pasi përkonte me 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes të nënshkruar në Dayton, e cila i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë.
    Ky përvjetor i rëndësishëm i jep një dimension të veçantë diskutimeve mbi paqen, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Një tjetër moment i rëndësishëm i Asamblesë ishte pjesëmarrja e krerëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilët dhanë mesazhe të forta për angazhimin rajonal ndaj vlerave të përbashkëta euroatlantike, paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërshtetëror.
    Gjatë kësaj Asambleje, delegacioni shqiptar mori pjesë në sesione të nivelit të lartë, duke kontribuar në diskutimet mbi sfidat aktuale të sigurisë euroatlantike, bashkëpunimin ndërparlamentar, si dhe forcimin e rolit të NATO-s në promovimin e paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar.
    Asambleja Parlamentare e NATO-s shërben si një forum i rëndësishëm për dialogun politik dhe parlamentar ndërmjet vendeve anëtare dhe luan një rol kyç në forcimin e transparencës demokratike dhe llogaridhënies në çështjet e sigurisë.

    Top Channel

  • Nga Basha, Alibeaj e Shehi, te Majko, Kodheli e Kryemadhi, kush janë 79 deputetët aktualë që dorëzojnë mandatin në shtator

    Nga Basha, Alibeaj e Shehi, te Majko, Kodheli e Kryemadhi, kush janë 79 deputetët aktualë që dorëzojnë mandatin në shtator

    Sot ka përfunduar zyrtarisht numërimi i votave preferenciale nga Diaspora, duke mbyllur kështu procesin zgjedhor dhe duke krijuar një pasqyrë të qartë të përbërjes së re të Kuvendit të Shqipërisë për mandatin 2025-2029.
    Por ajo që bie menjëherë në sy, është lista e gjatë e emrave të njohur që nuk do të jenë më pjesë e Parlamentit – plot 79 deputetë aktualë kanë mbetur jashtë. Disa nuk u futën fare në lista dhe disa nuk kanë arritur të sigurojnë votat e nevojshme më 11 maj.
    Në këtë grup bien në sy figura të rëndësishme të politikës shqiptare ndër vite; njerëz që kanë mbajtur poste ministrore, drejtues partie apo funksione kyçe institucionale. Midis tyre janë Pandeli Majko, një prej figurave simbol të PS dhe ish-kryeministër; Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes; Lulzim Basha, ish-kryetar i PD-së dhe kandidat për kryeministër; si dhe Enkelejd Alibeaj, ish-kryetar i komanduar i grupit parlamentar të PD-së.
    Ndër emrat që kanë rënë “pre e votës selektive” janë dhe Dashamir Shehi, një nga zërat kritikë e të pavarur në Kuvend; Blerina Gjylameti, një nga figurat e spikatura të PS-së në Tiranë; si dhe Ermonela Felaj, nënkryetare e Kuvendit dhe ish-zëvendësministre e Drejtësisë. Po ashtu, jashtë Parlamentit kanë mbetur edhe Orjola Pampuri, Petrit Doda, Ferdinand Xhaferaj, Edmond Spaho, Kreshnik Çollaku, Helidon Bushati, Dhurata Çupi, Etilda Gjonaj, Tatiana Piro, Nasip Naço dhe shumë të tjerë nga të gjitha spektrat politikë.
    Kjo “fshirje” masive e 79 deputetëve vjen si pasojë e kombinimit të dy faktorëve: ndryshimet në Kodin Zgjedhor që favorizuan kandidatë me vota preferenciale dhe fushata gjithnjë e më e fortë për rinovim të elitës politike. Vota nga Diaspora, për herë të parë me ndikim real, ka luajtur gjithashtu një rol në rishpërndarjen e mandateve, duke fuqizuar emra të rinj apo kandidatë me mbështetje të gjerë jashtë vendit./Pamfleti
    Deputetët aktualë që dorëzojnë mandatet
    Mazhoranca
    1. Agron Çela
    2. Alban Xhelili
    3. Anduel Tahiraj
    4. Arben Pëllumbi
    5. Baftjar Zeqaj
    6. Bardhyl Kollçaku
    7. Blerina Gjylameti
    8. Bujar Çela
    9. Dasantila Tahiraj
    10. Denis Deliu
    11. Edona Bilali
    12. Eduard Ndreca
    13. Enslemvera Zake
    14. Erjon Meka
    15. Ermonela Felaj (Valikaj)
    16. Etilda Gjonaj
    17. Etjen Xhafaj
    18. Florenc Spaho
    19. Gerta Duraku
    20. Ilir Metaj
    21. Ilir Ndraxhi
    22. Ilir Topi
    23. Ismet Beqiraj
    24. Klevis Xhoxhi
    25. Klotilda Bushka
    26. Lavdrim Krrashi
    27. Lindita Buxheli
    28. Luan Duzha
    29. Luljeta Bozo
    30. Mimi Kodheli
    31. Mirela Pitushi
    32. Nasip Naço
    33. Niko Kuri
    34. Pandeli Majko
    35. Paulin Sterkaj
    36. Petro Koçi
    37. Plarent Ndreca
    38. Pranvera Resulaj
    39. Tatiana Piro (Nurce)
    40. Teuta Ramaj
    41. Toni Gogu
    42. Xhemal Qefalia
    PSD
    1. Gledis Çeliku
    2. Gertjan Deda
    3. Meri Markiçi
    Opozita
    1. Andrea Mano
    2. Asllan Dogjani
    3. Dashnor Sula
    4. Edmond Spaho
    5. Dhurata Çupi (Tyli)
    6. Eralda Bano
    7. Ferdinant Xhaferaj
    8. Helidon Bushati
    9. Kreshnik Çollaku
    10. Lefter Gështenja
    11. Lindita Metaliaj
    12. Lodovik Hasani
    13. Lulzim Basha
    14. Merita Bakiu
    15. Orjela Nebiaj
    16. Orjola Pampuri
    17. Qani Xhafa
    18. Sorina Koti
    19. Zheni Gjergji
    20. Andia Ulliri
    21. Gëzim Ademaj
    22. Ilda Dhori
    23. Nustret Avdulla
    24. Seladin Jakupllari
    25. Shpëtim Idrizi
    26. Agron Duka
    27. Dashamir Shehi
    28. Emilja Koliqi
    29. Petrit Doda
    30. Enkelejd Alibeaj
    31. Flutura Açka
    32. Arbi Agalliu
    LSI
    1. Monika Kryemadhi
    2. Petrit Vasili

  • Ja kush mbetet jashtë parlamentit! Pandeli Majko, Ilir Meta, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Shpëtim Idrizi, etj

    Ja kush mbetet jashtë parlamentit! Pandeli Majko, Ilir Meta, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Shpëtim Idrizi, etj

    Politikë E Shtunë, 17 Maj 2025 18:09

    Ngelën jashtë Parlamentit
    PS

    Pandeli Majko
    Mimi Kodheli
    Arben Pëllumbi
    Klotilda Bushka
    Ermonela Felaj
    Plarent Ndreca
    Toni Gogu
    Etilda Gjonaj
    Etjen Xhafaj
    Xhemal Qefalia
    Olta Xhaçka
    PD
    Dhurata Çupi
    Asllan Dogjani
    Myslim Murrizi
    Kreshnik Çollaku
    Ilir Meta
    Shpëtim Idrizi

  • Thellohen përplasjet brenda PS, kandidatë për deputet “luftë” të ashpër me njëri-tjetrin në prapaskenë për mandatin…

    Thellohen përplasjet brenda PS, kandidatë për deputet “luftë” të ashpër me njëri-tjetrin në prapaskenë për mandatin…

    Partia Socialiste, e cila për dekada ka synuar të shfaqet si forcë e unitetit dhe stabilitetit politik, ndodhet sot në një krizë të thellë që rrezikon ta shembë nga themelet. Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, prapaskenat janë mbushur me luftë brutale për mandate, përçarje të theksuar dhe konflikte të brendshme që po paralizojnë çdo përpjekje për një fushatë të organizuar. Mimi Kodheli pranon publikisht abuzimet dhe xhelozitë që kanë përfshirë garën socialiste, duke e pranuar indirekt krizën e brendshme. Kurse Erion Braçe, një ndër figurat më të njohura të PS, hedh në erë çdo fasadë të garës së ndershme, duke denoncuar publikisht se listat e kandidatëve janë një mashtrim i turpshëm dhe se Parlamenti i ri do jetë më i korruptuari në histori.
    “Këto nuk janë zgjedhje, janë pazare dhe lista turpi”, ulëriu Braçe, duke paralajmëruar shkatërrimin moral të institucionit të deputetit. Në të njëjtën kohë, Blendi Gonxhja pranon hapur rivalitetin e egër mes vetë socialistëve, duke zbuluar për herë të parë publikisht luftën për zonat dhe sabotimin e ndërsjellë brenda PS. Por kjo tregon se kandidatët po shkelin njëri-tjetrin, betejat janë bërë personale, ndërsa secili kërkon të mbijetojë mbi trupin e kolegëve të tij. Ndërkohë Pandeli Majko përpiqet të qetësojë situatën, duke folur për “mosmarrëveshje normale”, por askush nuk e beson më, pasi realitet është se PS po përjeton ndoshta ndarjen më të madhe që nga themelimi i saj.
    Në vend të një force politike të bashkuar, mazhoranca po shkon drejt zgjedhjeve si një koalicion interesash personale, xhelozish të ulëta dhe luftërash klanore. Megjithatë të gjitha këto tensione kanë sjellë një efekt domino: socialistët hyjnë në 11 maj të copëzuar, të demoralizuar dhe të përçarë si kurrë më parë. Pra për herë të parë në 20 vite, mazhoranca përballet me rrezikun real të një disfate që mund të ndryshojë balancën politike të vendit. Thënë troç Shqipëria hyn në këto zgjedhje me një mazhorancë në agoni, ndërsa shqiptarët janë dëshmitarë të rënies spektakolare të një partie që dikur pretendonte të ishte sinonimi i stabilitetit.
    Qëndrimi i Kodhelit
    Konkretisht kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Tiranë, Mimi Kodheli, ka komentuar dje situatën politike dhe fushatën zgjedhore, ndërsa vendi i afrohet zgjedhjeve të 11 majit. Në një intervistë për mediat, ajo theksoi rëndësinë e leximit të drejtë të votës, përtej çështjeve të Kodit Zgjedhor. “Nuk është i rëndësishëm Kodi Zgjedhor, por mënyra si lexohet vota. Ka abuzime, ka votim familjar, ka përpjekje për të ndikuar votuesin pa u fokusuar tek vlerat e kandidatëve apo të forcave politike”, deklaroi Kodheli. Një nga risitë që ajo vlerësoi si pozitive ishte pjesëmarrja e diasporës në këto zgjedhje. Sipas Kodhelit, vota e shqiptarëve jashtë vendit do të ndikojë ndjeshëm në rezultat, duke parashikuar se ajo do t’i sjellë një mandat më shumë Partisë Socialiste në kryeqytet.
    Në lidhje me garën në listën e hapur të kandidatëve, Kodheli pranoi se brenda forcave politike ekziston xhelozi dhe konkurrencë, por e cilësoi këtë si normale në një proces zgjedhor. “Ka gjithmonë interesa të ndryshme brenda forcave politike. Është një proces që e marr me qetësi dhe që kalon lehtësisht”, u shpreh ajo. Më tej Kodheli shtoi gjithashtu se, ndonëse sistemi aktual zgjedhor nuk është perfekt për maksimizimin e votave, sfida kryesore mbetet respektimi i ligjit dhe menaxhimi i procesit në mënyrë korrekte. Në përfundim, kandidatja e PS theksoi se java e fundit e fushatës duhet t’i kushtohet menaxhimit të punës së kryer deri tani, për të garantuar një pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve në votime. “Është ngritur një mini-infrastrukturë për të mundësuar pjesëmarrjen dhe tani duhet ta menaxhojmë me përgjegjësi”, përfundoi Kodheli.
    Qëndrimi i Braçes
    Ndërkohë kandidati i Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, Erion Braçe ishte i ftuar dje në një media, ku u shpreh se nuk ishte i kënaqur me emrat në listat e partive pasi sipas tij me ata që duan të zgjidhen deputetë, nuk mund të krijohet një Parlament i denjë. Më tej Braçe shton se nuk ka më garë elektorale, garë e drejtë dhe e ndershme ishte ajo e vitit 1996. “Nuk ka më garë elektorale. Kur më tregon këto lista nuk nënkuptoj garë. Gara duhet të jetë e drejtë, e ndershme dhe e barabartë, unë nuk e shikoj këtë në qarkun e Tiranës. Kjo listë dhe këta emra që shikoni nuk do të sjellin Parlament të denjë. Sidomos me këto listat e mbyllura e them me plot gojë që këto nuk janë zgjedhje, zgjedhje ishin ato të vitit 1996. Jam bërë shumë pishman që e kam votuar por kështu është kur shkon pas asaj idesë që gjithmonë duhet të bindesh dhe të mos bësh atë personin që duhet të përballesh. I përmend zgjedhjet e vitit 1996 sepse atëherë kam hyrë në politikë me garë, atëherë garoja. Nëse unë kthehem në Parlament do të loboj për tjetër sistem zgjedhor. Një reformë për t’i dhënë rëndësi deputetit sepse shumica e këtyre emrave nuk e dinë se çfarë është të jesh deputet. Deputet do të thotë punë dhe këta nuk e dinë. Ka emra plot në PD dhe në PS që nuk e dinë këtë gjë”, deklaroi Braçe.
    Qëndrimi i Majkos
    Ndërkaq edhe ministri Blendi Gonxhja, i cili garon në listë të hapur në Qarkun e Tiranës, la të nënkuptohet se ka një rivalitet mes kandidatëve socialiste për deputetët. “Unë e kam targuar fushatën time: ‘Ju flet Kombinati’. Unë aty kam lidhur veten time sepse zona ka nevojë patjetër të ketë përfaqësim prioritar prej një deputeti që e ka në vëmendje zonën. Duke qenë se janë zgjedhje qarku, ne nuk mund t’i bëjmë këto zona që të hyhet me viza në to. S’mund ti mbyllim këto zona me polici që të mos hyjë e të mos dalë asnjë kandidat tjetër. Nuk diskutohet që 37 kandidatët e tjerë do hyjnë e do dalin në të gjitha zonat dhe do ketë pa dyshim vota, simpati, afrimitet, njohje, familje, detyrime që do i votojnë për kandidatë të tjerë, po flas brenda PS. Ndaj më duhet të punoj edhe jashtë Njësisë 6 sepse më duhen votat edhe jashtë njësisë. Prandaj misioni tjetër i PS dhe i imi doemos, është që t’i sjell PS edhe më shumë vota në qoftë se mundem që të marrim mandatin e 19 dhe të 20”, deklaroi Gonxhja pak ditë më parë.
    Qëndrimi i Majkos
    Nga ana tjetër, Pandeli Majko, i cili garon në listat e hapura të PS-së në qarkun e Tiranës, shprehet se në këtë parti nuk ka konflikte, por mosmarrëveshje lidhur me ndarjen e zonave elektorale. Duke folur mbi zgjedhjet e 11 majit, Majko shprehet i bindur se PS do të sigurojë mandatin e 4 radhazi të qeverisjes, ndërsa opozita nuk do të jetë PD, por Brukseli. Majko theksoi se opozita shqiptare është ndarë në disa fraksione dhe nuk ka më unitet, siç kishte ndodhur në vitin 2005 kur u gjet një gjuhë e përbashkët mes grupeve opozitare. Ai shtoi se, në PS nuk ka konflikte të brendshme, përveç ndonjë mosmarrëveshjeje të mundshme në lidhje me ndarjen e zonave elektorale. Ai theksoi se për herë të parë, vota për PS, veç integrimit evropian, mund të shihet si një votë që nuk është thjesht për të majtën.
    “Jemi kaq afër procesit të integrimit evropian, sa shumë shpejt do ta kuptojmë që vota për PS është një votë për Shqipërinë, për integrimin dhe për të ardhmen tonë evropiane”, theksoi Majko, duke shtuar se lufta në Ukrainë ka ndryshuar rregullat e lojës dhe që Shqipëria mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian shumë shpejt, ndoshta brenda tre viteve. Sa i përket opozitës, Majko u shpreh se ajo është angazhuar në një fushatë për të ruajtur atë që është e nevojshme për ta, konkretisht listën e sigurt të deputetëve. Sipas tij, opozita ka një qëndrim të qartë për drejtësinë, ku ka shpallur se do të shpërbëjë SPAK-un. “Është një doktrinë që ka përfaqësues një njeri që drejton opozitën, ‘të mitë janë të pafajshëm, të fajshëm janë ata të palës tjetër’”, nënvizoi Majko pak ditë më parë.

  • Ndarja nga jeta e Papës, Kodheli: I dërguar për të transmetuar mesazhe paqeje

    Ndarja nga jeta e Papës, Kodheli: I dërguar për të transmetuar mesazhe paqeje

    Mimi Kodheli hyri në studion e programit “Rudina” në Tv Klan me një kek në dorë dhe vezët e kuqe të Pashkës, duke vijuar atmosferën e festës së krishterë. Një ngjarje që ka përkuar edhe me largimin nga  jeta të Papa Françeskut më 21 prill, menjëherë pasi ai u shfaq të dielën për të uruar  besimtarët.Duke e nisur bisedën menjëherë me këtë ngjarje, Kodheli kujtoi dy takimet e saj me Papa Françeskun. Ajo vuri theksin te largimi i tij nga jeta në një datë kaq të rëndësishme që duket sikur vijon transmetimin  e mesazheve të paqes dhe dashurisë të cilat ai u kujdes t’i përcillte përgjatë gjithë jetës.
    Mimi Kodheli: Unë kam pasur fatin e madh ta takoj dy herë, një herë në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes dhe një herë në një aktivitet që u organizua nga ambasada shqiptare në Vatikan ku morën pjesë disa shqiptarë të shquar të cilët dhanë një koncert për Papën dhe ai shtroi një pritje për shumë shqiptarë të  famshëm në botë dhe jo vetëm. Ishte një ngjarje e rëndë ajo e djeshmja sepse nuk pritej, një ditë më përpara kishte dalë në  ballkon dhe kishte uruar të krishterët në  mbarë botën për Pashkët. Në fakt ndodhi ajo që në moshën e tij mund të pritej, por jo pikërisht në atë moment. Fakti që largohet nga jeta në botën e përtejme në një datë kaq të rëndësishme flet shumë, mbase ishte vërtet një njeri, një Atë i Shenjtë i dërguar për të transmetuar mesazhe paqeje. Ne duhet të jemi shumë më të vëmendshëm ndaj gjithë atyre njerëzve që dinë të flasin për paqen, dinë të bashkojnë shpirtra, dinë të bashkojnë njerëz, botë të ndryshme që në fakt duken të ndryshme, por besoj që në thelb çdo njeri është njësoj pavarësisht se kujt religjioni, kujt feje i përket dhe kjo është një gjë që duhet menduar shpesh, duhet bërë e jotja, duhet pranuar si e tillë. Nuk ka kërthiza të botës, nuk ka disa të mirë dhe disa jo të mirë, nuk ka qytetarë të kategorisë së parë dhe kategorisë së dytë, ne jemi të gjithë njerëz të Perëndisë do të thoshin rëndom shqiptarët ose në zhargonin tonë të përditshëm dhe kështu është në fakt kështu që mesazhet që ai ka përcjellë, transformimet që ai i ka bërë Kishës Katolike janë të një rëndësie të veçantë dhe duhet mbajtur parasysh edhe kur flitet për gjeopolitikën e madhe./tvklan.al

  • “Nga mbrojtja e Atdheut te fjalët e mirënjohjes”, Mimi Kodheli takim me ushtarakët

    “Nga mbrojtja e Atdheut te fjalët e mirënjohjes”, Mimi Kodheli takim me ushtarakët

    Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Mimi Kodheli, ka zhvilluar një takim të veçantë me ushtarakët pensionistë, ata në rezervë dhe lirim, duke shprehur mirënjohjen dhe respektin e saj të thellë për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në shërbim të Atdheut. Si ish-Ministre e Mbrojtjes, Kodheli ka theksuar rëndësinë e vlerësimit të veprës së ushtarakëve dhe rolin e tyre të pazëvendësueshëm në forcimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së vendit. Ky takim u shndërrua në një mundësi për të kujtuar bashkërisht sakrificat e bëra dhe për të forcuar angazhimin për një Shqipëri më të sigurt dhe më të fortë.
    Ja reagimi i Znj. Kodheli:
    Me ushtarakët pensionistë, ata në rezervë apo lirim, është gjithmonë kënaqësi e veçantë të kuvendosh, sidomos për mua si ish Ministre e Mbrojtjes.Respekt veprës së tyre në shërbim të Atdheut!#VotoPS#votomimikodheli