Tag: koçiun

  • Monopatinat ende në qarkullim, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën

    Monopatinat ende në qarkullim, Braçe ironizon Koçiun dhe Prodën

    Monopatinat u ndaluan përkohësisht dhe ende nuk lejohen të përdoren, por nëpër kryeqytet, në rrugë vijojnë të qarkullojnë. Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka ironizuar ministren e Brendshme, Albana Koçiun për agoninë në të cilën ka rënë aksioni. ”Pikë e zezë! Nis e lëre. Mungesa e kurajos për t’u përballur me problemin”,-shkruan Braçe.

  • E ngarkuara me punë e SHBA takim me Albana Koçiun: Të zbatojmë zotimin e Trump, të zhdukim kartelet e drogës

    E ngarkuara me punë e SHBA takim me Albana Koçiun: Të zbatojmë zotimin e Trump, të zhdukim kartelet e drogës

    Ditën e sotme, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump për zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare.
    Komentet VanHorn i bëri gjatë takimit të saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun, shkruan A2 CNN.
    Po ashtu, në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë shkruhet se duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta.
    Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë:
    Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare gjatë takimit të saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun. Duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta.

  • Për herë të parë një grua, Rama prezanton Koçiun në krye të Ministrisë së Brendshme: Historike

    Për herë të parë një grua, Rama prezanton Koçiun në krye të Ministrisë së Brendshme: Historike

    edi rama dhe albana kociu

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar Albana Koçiun në krye të Ministrisë së Brendshme, në një takim me kupolën e policisë. I pranishëm në këtë takim ishte dhe ministri në largim Ervin Hoxha. Rama tha se zgjedhja e Koçiut në këtë pozicion është historike, si e para grua që do të drejtojë këtë ministri. Sipas Ramës do të ketë një ndryshim radikal të profilit të ministrit të brendshëm, që tashmë është parë vetëm si një ministër i policisë. Një nga çështjet e para që do t’i ngarkohet Koçiut është sistemi i ri i adresave, që sipas Ramës do të duhet që të reformohet menjëherë.
    “Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit. Ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Brendshëm është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë në vizionin, qasjen dhe impaktin e kësaj ministrie, në mbarëvajtjen e punëve të brendshme të vendit”, u shpreh mes të tjerave kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij.

  • Një grua në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, Rama emëron Albana Koçiun

    Një grua në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, Rama emëron Albana Koçiun

    Kryeministri Edi Rama caktoi në drejtimin e Ministrisë së Brendshme Albana Koçiun.

    Duke thënë se kjo Ministri nuk është vetëm në funksion të Policisë, Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së, vuri theksin te nevoja për caktimin e adresave. Po ashtu, foli për sistemin e zjarrfikëses, që e cilësoi të prapambetur.
    “Sot zjarret janë problemi ynë më i madh. Kanë dalë në plan të parë. Ministria e Brendshme duhet të bëhet Ministri e Punëve të Brendshme, të ngrihet në një nivel tjetër. Administrata nuk mund të jetë më e zhytur në kënetë. Problematika e imigracionit, gjendja civile, standardet e shërbimeve të kompanisë së sigurisë private, që vetëm kur ndodh ndonjë gjë, themi çfarë bëhet me këta. Pronat e sekuestruara, që i riblejnë prapë pronarët, është vënë rregull, por nuk mjafton”.

    Top Channel