Tag: koçiu

  • Koçiu në Akademinë Ndërkombëtare të Tuberkulozit: Trajtim i pacientëve sipas protokolleve evropiane

    Koçiu në Akademinë Ndërkombëtare të Tuberkulozit: Trajtim i pacientëve sipas protokolleve evropiane

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka marrë pjesë sot në Akademinë Ndërkombëtare të Tuberkulozit, që u mbajt për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”.
    Sipas Koçiut, në këtë aktivitet morën pjesë ekspertë dhe profesionistë nga e gjithë bota, ndërsa ministrja e cilësoi këtë një event të rëndësishëm ndërkombëtar, që vlerëson kontributin e mjekëve dhe forcon bashkëpunimin në luftën kundër tuberkulozit.
    Ministrja Koçiu u shpreh se “akademia synon të fuqizojë kapacitetet profesionale të brezit të ri të mjekëve dhe kërkuesve shkencorë, përmes shkëmbimit të njohurive, trajnimeve dhe praktikave më të mira evropiane në diagnostikim, trajtim dhe menaxhim të Tuberkulozit”.
    “Kjo eksperiencë do të shërbejë në përmirësimin e mënyrës së diagnostikimit, trajtimit dhe ndjekjes së të sëmurëve me tuberkuloz, sipas protokolleve të përbashkëta evropiane”, tha Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

  • VIDEO/ Spitali Rajonal i Lezhës gati në qershor, Rama: Kushte bashkëkohore për 200 mijë banorë të zonës

    VIDEO/ Spitali Rajonal i Lezhës gati në qershor, Rama: Kushte bashkëkohore për 200 mijë banorë të zonës

    Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, inspektuan nga afër punimet në Spitalin Rajonal të Lezhës, i cili do të ofrojë kushte bashkëkohore për afro 200 mijë banorë të zonës.
    Ky spital që do të bashkëveprojë edhe me maternitetin përmes një korridori lidhës, për të ofruar një gamë të gjerë të shërbimeve shëndetësore tashmë me kushte e aparatura bashkëkohore për afro 200 mijë banorë të zonës.

    Ministrja Koçiu tha se kanë përfunduar 92% e punimeve. ”Punimet nisën vitin e shkuar dhe përfundojnë në qershor. Janë plotë 4000 metra katrorë sipërfaqe të ndërtuara dhe rikonstruktuara. Parashikohet që krahas punimeve do të kemi dhe vendosjen e të gjitha pajisjeve, 3,6 milionë euro nga buxheti i Shtetit dhe Banka Botërore”, tha Koçiu.

  • Ministrja Koçiu: 40 shërbime të reja sociale dhe 20 ndërmarrje për punësimin e grave

    Ministrja Koçiu: 40 shërbime të reja sociale dhe 20 ndërmarrje për punësimin e grave

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë një takimi sot në Burrel për prezantimin e Paketave Sociale të qeverisë, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama u shpreh se këto paketa që ofrohen nga qeveria kanë fokus fëmijët me aftësi ndryshe, gratë dhe të rinjtë. Koçiu solli në vëmendjen reformën e mbrojtjes sociale e cili nisi me rishikimin dhe rivlerësimin e skemës së ndihmës sociale dhe atë të aftësisë së kufizuar duke zgjeruar numrin e përfituesve.
    ”Bëmë një rivlerësim të gjithë familjeve që përfitonin nga skema e ndihmës ekonomike. Larguam qokat, abuzimet dhe bëmë të mundur që ndihma ekonomike të merret vërtetë nga ato familje që kanë realisht nevojë për mbështetje. Arritëm që ndërkohë të fusim edhe digjitalizimin e sistemit të shmangim ndërhyrjet në sistem. Bëmë të mundur që duke u aplikuar nëpërmjet një sistemi tërësisht të informatizuar kriteret të vlerësohen automatikisht dhe ndihma të shkojë vërtetë aty ku ka më shumë nevojë”,-tha Koçiu.

    Ajo vuri në dukje se u trefishua mbështetje ekonomike për të gjithë ato familje që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike si dhe përfitime të tjera financiare si subvencionimi i faturave të energjisë elektrike, tarifave të shkollimit, tarifave të kopshteve të çerdheve, të gjitha të mbuluara nga shteti. Për personat me aftësi të kufizuara, Koçiu tha se janë reduktuar sot 75% e dokumenteve për përfitimin e mbështetjes financiare. ”Kemi shumëfishuar diagnozat brenda aftësisë së kufizuar duke bërë të mundur që vërtetë të mbështesim ata që kanë nevojë për një përkrahje”.
    Një tjetër program është Politika e Bonusit të Bebes. ”Bonusi i Bebes ka mbështetur çerek milionë bebe të sapo ardhura në jetë dhe ka gëzuar të gjithë familjet për t’u dhënë një mundësi që mirërritjen e tyre që në hapat e parë. Janë 100 e 50 milionë euro me të cilën kemi mbështetur të gjithë fëmijët që kanë ardhur në jetë nga vënia e kësaj politike nga viti 2019”.
    Sa i përket mbështetjes për fëmijët, Koçiu tha se ”kemi punuar së bashku me BE dhe kemi hartuar Programin e Garancisë për Fëmijët që është një program i hartuar sipas standardeve të Bashkimit Europian, do ta bashkëfinancojmë me BE-në dhe do të bëjmë të mundur që 100 mijë fëmijë të aksesojnë shërbimet në të gjithë vendin”.

  • Koçiu: Vaksina, e vetmja mburojë e sigurt për të parandaluar përhapjen e fruthit

    Koçiu: Vaksina, e vetmja mburojë e sigurt për të parandaluar përhapjen e fruthit

    Shtimi i rasteve me sëmundjen e fruthit në vendin tonë, por edhe në Evropë po ndodh për shkak të rënies së mbulesës vaksinale, sipas ekspertes së Shëndetit Publik, Rovena Daja.
    Nga ana e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u ka bërë thirrje sot prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre me vaksinat kundër fruthit, si e vetmja mburojë e sigurt dhe efektive për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje.
    “Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik apelojnë për rëndësinë e kryerjes së vaksinës kundër fruthit, një sëmundje ngjitëse që mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e fëmijëve. Vaksina është e vetmja mburojë e sigurt dhe efektive për të parandaluar përhapjen e fruthit dhe për të mbrojtur jo vetëm fëmijët tanë, por edhe komunitetin”, thotë ministrja Koçiu në postimin në rrjetet sociale.
    Ministrja u bëri thirrje prindërve që të vaksinojnë në kohë fëmijët e tyre dhe të mos e shtyjnë bërjen në kohë të dy dozave të kësaj vaksine.
    “Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse, ndaj nevojitet një mbulesë vaksinale mbi 95% për të evituar shpërthimet. Rastet e rritura nga fruthi, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë Europën rriten pikërisht për shkak të rënies së mbulesës vaksinale. Prindërit hezitojnë të vaksinojnë fëmijët e tyre, për shkak të teorive të autizmit. Këto janë teori të gabuara, nga studimet e shumta në të gjithë botën, kanë rënë poshtë”, thotë Daja.
    “Vaksina ndaj fruth-rubeolë-parotit është një vaksinë e sigurt, që nuk shkakton autizëm dhe shumë efektive. Vaksinoni fëmijët tuaj, sepse fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse që mund të japë encelofati, pneumoni, mund të shkojë edhe deri në humbje jete. Vaksina mund të aplikohet në dy doza, vaksina e parë në moshën 1 vjeç dhe e dyta në moshën 5 vjeç. Konsultohuni me mjekun tuaj dhe vaksinoni fëmijët duke besuar te vaksina”, u shpreh Daja, përgjegjëse e Programit Kombëtar të Imunizimit.

  • Koçiu: Mbi 3.3 milionë qytetarë kanë kryer kontrollin mjekësor bazë falas

    Koçiu: Mbi 3.3 milionë qytetarë kanë kryer kontrollin mjekësor bazë falas

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu kreu Kontrollin Bazë Mjekësor në Poliklinikën numër 9 në kryeqytet.Krahas këtij kontrollo, Koçiu zhvilloi një bashkëbisedim me stafin mjekësor mbi rëndësinë e këtij Programi për qytetarët.
    Ajo ka bërë me dije se nga fillimi i programit në vitin 2015 deri në tetor 2024, janë kryer 3,343,629 ekzaminime falas, duke forcuar kujdesin shëndetësor universal dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve në kujdesin parësor.“Në Qendrën Shëndetësore nr.9 në Tiranë, me mjekun e familjes Dr. Artanin , ku kryem Kontrollin Mjekësor Bazë, një mundësi thelbësore që ofron ekzaminime falas për qytetarët 35-70 vjeç. Ky program është pjesë e përpjekjeve tona për të forcuar kujdesin shëndetësor parësor, duke ndihmuar në zbulimin e hershëm dhe parandalimin e sëmundjeve kronike. Kontrolli i rregullt është thelbësor për diagnostikimin në kohë dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, duke kontribuar në uljen e rrezikut veçanërisht nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti.
    Që nga fillimi i programit në vitin 2015 deri në tetor 2024, janë kryer 3,343,629 ekzaminime falas, duke forcuar kujdesin shëndetësor universal dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve në kujdesin parësor.
    Më e rëndësishmja, ky program ka kontribuar në mbajtjen nën kontroll të prirjeve në rritje të sëmundjeve jo të transmetueshme, duke i dhënë përparësi shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve”, shkruan Koçiu.

  • Koçiu në Romë: Vijojmë partneritetin për kryerjen e ndërhyrjeve të avancuara edhe në Shqipëri

    Koçiu në Romë: Vijojmë partneritetin për kryerjen e ndërhyrjeve të avancuara edhe në Shqipëri

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Romë, me qëllim vijimin e bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Universitare Spitalore të Tor Vergatës, Universitetit dhe Kompleksit Spitalor të Kieti-Peskarës dhe Universitetit të Mjekësisë Tiranë, konkretizuar me marrëveshjen dypalëshe, e cila kishte nisur në parim që në vitin 2023.
    Lajmi i mirë për qytetarët shqiptarë është se kjo marrëveshje parashikon bashkëpunimin në disa fusha shumë të avancuara dhe komplekse, duke përfshirë kujdesin shëndetësor për pacientët si dhe trajnime të avancuara profesionale për stafin mjekësor, me qëllim rritjen më tej të kapaciteteve të QSUNT-së.
    Sipas Koçiut, “partneriteti, i cili ka nisur prej dy vitesh tashmë në fusha të avancuara si transplantet e veshkës, mëlçisë dhe pankreasit, parashikon mundësi për trajtimin e pacientëve shqiptarë dhe trajnimin e mjekëve tanë, me synimin që këto procedura të realizohen gjithnjë e më shumë edhe në vendin tonë”.
    Në komunikimin e saj, ministrja e Shëndetësisë nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me strukturat e specializuara shëndetësore në Europë e më gjerë, duke përmirësuar më tej shërbimin ndaj qytetarëve.
    “Nga Sheba Medical Center javën e kaluar dhe sot nga Policlinico Tor Vergata vijojmë përpara me partnerët tanë ndërkombëtarë për të ndërtuar një sistem shëndetësor ku çdo qytetar shqiptar të marrë shërbime falas, me dinjitet dhe të barabarta me ato të çdo qytetari europian.
    Muajin e kaluar ishte në një vizitë zyrtare në Tiranë ministri italian i Shëndetësisë prof. Orazio Schillaci, me të cilin u nënshkrua dhe Deklarata e Mirëkuptimit, në fushën e përmirësimit të shërbimit neonatal në maternitetet e Tiranës, Fierit dhe Dibrës, në sektorin farmaceutik me fokus trajtimin e sëmundjeve të rralla, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit akademik dhe kërkimit shkencor.

  • Koçiu vizitë në Spitalin Tor Vergata në Romë: Vijojmë partneritetin për kryerjen e ndërhyrjeve të avancuara edhe në Shqipëri

    Koçiu vizitë në Spitalin Tor Vergata në Romë: Vijojmë partneritetin për kryerjen e ndërhyrjeve të avancuara edhe në Shqipëri

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Romë, me qëllim vijimin e bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Universitare Spitalore të Tor Vergatës Universitetin dhe Kompleksin Spitalor të Kieti-Pescara dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, konkretizuar me marrëveshjen dypalëshe, e cila kish nisur në parim që në vitin 2023.
    Lajmi i mirë për qytetarët shqiptarë është se kjo marrëveshje parashikon bashkëpunimin në disa fusha shumë të avancuara dhe komplekse, duke përfshirë kujdesin shëndetësor për pacientët si dhe trajnime të avancuara profesionale për stafin mjekësor, me qëllim rritjen më tej të kapaciteteve të QSUNT-së.

    Sipas Koçiut “Partneriteti, i cili ka nisur prej dy vitesh tashmë në fusha të avancuara si transplantet e veshkës, mëlçisë dhe pankreasit, parashikon mundësi për trajtimin e pacientëve shqiptarë dhe trajnimin e mjekëve tanë, me synimin që këto procedura të realizohen gjithnjë e më shumë edhe në vendin tonë”.
    Në komunikimin e saj Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit me strukturat e specializuara shëndetësore në Europë e më gjerë, duke përmirësuar më tej shërbimin ndaj qytetarëve. ”Nga Sheba Medical Center javën e kaluar dhe sot nga Policlinico Tor Vergata vijojmë përpara me partnerët tanë ndërkombëtarë për të ndërtuar një sistem shëndetësor ku çdo qytetar shqiptar të marrë shërbime falas, me dinjitet dhe të barabarta me ato të çdo qytetari europian”, tha Koçiu.
    Muajin e kaluar ishte në një vizitë zyrtare në Tiranë Ministri i Shëndetësisë prof. Orazio Schillaci, me të cilin u nënshkrua dhe Deklarata e Mirekutimit, në fushën e përmirësimit të shërbimit neonatal në maternitëtët e Tiranës, Fierit dhe Dibrës, në sektorin farmaceutik me focus trajtimin e sëmundeve të rralla, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit akademik dhe kërkimit shkencor.

  • VIDEO / 4-vjeçari i nënshtrohet një operacioni unik në QSUT, Koçiu: Arritje e mjekësisë shqiptare

    VIDEO / 4-vjeçari i nënshtrohet një operacioni unik në QSUT, Koçiu: Arritje e mjekësisë shqiptare

    Një tjetër sukses është shënuar nga ekipi i mjekëve kirurgë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku për herë të parë në Shqipëri është kryer një ndërhyrje e veçantë në një rast pediatrik.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale bën të ditur se “nën drejtimin e Prof. Dritan Alushanit, një 4-vjeçar i është nënshtruar një ndërhyrjeje të veçantë që kryhet për herë të parë në një rast pediatrik në Shqipëri, ku bëhet zmadhimi i vezikes urinare me ureter në një rast unik, me të njëjtin ureter që bëhet dhe reimplantimi. Në këtë mënyrë fëmija ka mundësinë që trakti urinar të funksionojë në mënyrë normale pa pasur nevojë të kateterizohet vazhdimisht. Gjendja postoperatore e fëmijës është shumë e mirë dhe po funksionon normalisht”, thekon Koçiu.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e ka cilësuar këtë një arritje të rëndësishme për mjekësinë shqiptare, duke përgëzuar ekipin mjekësor të përbërë nga dr. Dritan Alushani, dr. Amarold Balliu, dr. Aulona Haxhirexha, dr. Labeat Haxhirexha dhe infermierët e sallës e të shërbimit.
    Në videon e publikuar nga ministrja, familjarët e djaloshit bëjnë të ditur që vogëlushi ka shfaqur problem që në moshën 5 mujore me shkarkimin e urinës. “Një valvulë e veshkës së majtë rezultoi me probleme”, tha familjari.
    “janë bërë disa ndërhyje këtu, më pas e dërguam në Turqi. Rasti i parë na daoli me rendiment, në rastin e dytë na kanë bërë dëm, pasi i hoqën veshkën. U detyruam erdhëm këtu dhe me të njëjtin doktor që ishte ndjekur që në fillim prej tre vite e gjysëm dhe kemiu patur rezultat të mirë”, tha familjari.
    Mjeku shprehet se djaloshi është paraqitur menjëherë pas lindjes në pediatrinë e QSUT. “Pati një anormali të rënë të traktit urinar. Pas analizave u vu re se veshka e majtë ishte pa funksion. Ne na duhej të ruhej i gjithë kanali i urinës edhe veshka në mënyrë që ti shfrytëzonim më tutje për të bërë zmadhimin vezikal, që do të shërbente që në të ardhmen fëmija të kishte një formë funksionaliteti, pa nevojën e kateterizimit vazhdimisht”, tha mjeku Dritan Aliu.
    Sipas mjekut, “trajtimi në Turqi ishte joadekuat, pasi u vendos heqja e kanalit të urinës dhe veshkës dhe ne ngelëm para opsionit që nuk kishim mundësi se me çfarë ta zëvendësonim”.
    “Është një operacion i bërë për herë të parë, është një ndërhyrje e rrallë, edhe mbase dhe në botë. Ideja është që në këtë mënyrë, duke bërë zmadhimin vezikal, me ureterin, të jep mundësi që ai të urinoi vetë, pa patur nevojë që të ndihmohet gjithë jetën me kateterizim”, tha mjeku Aliu.

  • Koçiu: Ndërhyrje e suksesshme te një 50-vjeçare me Parkinson, mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit

    Koçiu: Ndërhyrje e suksesshme te një 50-vjeçare me Parkinson, mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit

    Ekipi i mjekëve në repartin e neurokirurgjisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë ka realizuar me sukses një ndërhyrje të suksesshme te një paciente e moshës 50-vjeçare e diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit.
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot përmes rrjeteve sociale lajmin, duke u shprehur se “në QSUNT u krye një ndërhyrje e suksesshme, DBS (stimulimi i thellë i trurit) për sëmundjen e Parkinsonit, tek një paciente 50 vjeçare”.
    “Kjo ndërhyrje specifike dhe tejet e domosdoshme për trajtimin e Parkinsonit, mbulohet tërësisht nga buxheti i shtetit, duke sjellë zero kosto për pacientin”, tha Koçiu.
    Ministrja Koçiu u ka shprehur mirënjohjen ekipit të mjekëve neurokirurgë që realizuan këtë ndërhyrje të suksesshme: “Mirënjohje për ekipin mjekësor: Prof. Dr. Artur Xhumari, Prof. Dr. Ridvan Alimehmeti, Dr. Gramoz Brace, anestezist-reanimator Dr. Mithat Demneri, neurologet Dr. Shk. Florian Dashi, Prof. Ilirjana Zekja, Specializantët: Dr. Aurora, Dr. Kejsi, Dr. Sidorela, si dhe infermieret: Manjola Pjetri, Ganimete Arapi dhe Anxhela Gjonaj.
    Ndërhyrja DBS (Deep Brain Stimulation), ose Stimulimi i Thellë i Trurit, është një procedurë neurokirurgjikale që konsiston në implantimin e elektrodave në zona specifike të trurit për të rregulluar aktivitetin e tij. Këto elektroda lidhen me një pajisje stimulimi (e ngjashme me një pacemaker), e cila vendoset nën lëkurë, zakonisht në kraharor, dhe dërgon impulse elektrike për të moduluar sinjalet nervore.