Tag: koçanit

  • Maqedonia e Veriut/ Më 19 nëntor nis gjyqi për zjarrin tragjik në klubin e Koçanit ku humbën jetën 63 persona

    Maqedonia e Veriut/ Më 19 nëntor nis gjyqi për zjarrin tragjik në klubin e Koçanit ku humbën jetën 63 persona

    Gjyqi për zjarrin vdekjeprurës që shpërtheu në një klub nate në qytetin e Koçanit, ku humbën jetën 63 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë, do të nisë më 19 nëntor.
    Njoftimi për nisjen e procesit gjyqësor u bë publik u bë ditën e sotme nga Gjykata Penale e Shkupit, ndërsa seanca pritet të zhvillohet në sallën gjyqësore të burgut të Idrizovës, në Shkup, për arsye sigurie dhe hapësire.
    Në bankën e të akuzuarve do të ulen 37 persona, përfshirë pronarin dhe drejtuesit e klubit të natës, tre ish-kryetarë bashkie të Koçanit, dy ish-ministra të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, pesë funksionarë shtetërorë si dhe persona të tjerë.
    Sipas aktakuzës, ata dyshohen se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë kontribuar në shkaktimin e tragjedisë së rëndë, e cila tronditi vendin dhe shkaktoi zemërim të gjerë publik për mungesën e masave të sigurisë në ambiente publike.

  • Zjarri vdekjeprurës në Koçan, gjykimi për 37 persona fillon më 19 nëntor

    Zjarri vdekjeprurës në Koçan, gjykimi për 37 persona fillon më 19 nëntor

    Më 19 nëntor do të fillojë gjyqi për zjarrin vdekjeprurës që shpërtheu në një klub nate në qytetin e Koçanit, i cili vrau 63 persona dhe plagosi afërsisht 200 të tjerë. Gjykata Penale e Shkupit njoftoi fillimin e gjykimit të enjten ndërsa seanca pritet të mbahet në sallën e gjyqit të burgut të Indrizovës. Një total prej 37 personash po do dalin para drejtësisë.

    Midis tyre janë pronari dhe menaxherët e klubit, tre ish-kryetarë bashkie të Koçanit, dy ish-ministra të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, pesë zyrtarë shtetërorë dhe shumë të tjerë, të cilët sipas aktakuzës kontribuan në tragjedi me veprimet ose mosveprimet e tyre.

    Zjarri shpërtheu në orët e para të 16 marsit, gjatë një koncerti nga një grup i njohur nga Maqedonia e Veriut, kur fishekzjarrët u ndezën brenda klubit të natës. Zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë vendin dhe më pas solli tragjedinë.

    Të afërmit e viktimave, miqtë dhe banorët e Koçanit shpesh mbajnë demonstrata, duke kërkuar drejtësi dhe përgjigje të qarta rreth shkaqeve të aksidentit fatal. Prindërit dhe familjet e viktimave deklaruan se do ta ndjekin gjyqin me vëmendje të veçantë, duke shprehur pritjet për një proces të drejtë, transparent dhe të paanshëm.

  • Zjarri vdekjeprurës në Koçan, ja kur fillon gjykimi për 37 persona

    Zjarri vdekjeprurës në Koçan, ja kur fillon gjykimi për 37 persona

    Më 19 nëntor do të fillojë gjyqi për zjarrin vdekjeprurës që shpërtheu në një klub nate në qytetin e Koçanit, i cili vrau 63 persona dhe plagosi afërsisht 200 të tjerë. Gjykata Penale e Shkupit njoftoi fillimin e gjykimit të enjten ndërsa seanca pritet të mbahet në sallën e gjyqit të burgut të Indrizovës. Një total prej 37 personash po do dalin para drejtësisë.
    Midis tyre janë pronari dhe menaxherët e klubit, tre ish-kryetarë bashkie të Koçanit, dy ish-ministra të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, pesë zyrtarë shtetërorë dhe shumë të tjerë, të cilët sipas aktakuzës kontribuan në tragjedi me veprimet ose mosveprimet e tyre.
    Zjarri shpërtheu në orët e para të 16 marsit, gjatë një koncerti nga një grup i njohur nga Maqedonia e Veriut, kur fishekzjarrët u ndezën brenda klubit të natës. Zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë vendin dhe më pas solli tragjedinë.
    Të afërmit e viktimave, miqtë dhe banorët e Koçanit shpesh mbajnë demonstrata, duke kërkuar drejtësi dhe përgjigje të qarta rreth shkaqeve të aksidentit fatal. Prindërit dhe familjet e viktimave deklaruan se do ta ndjekin gjyqin me vëmendje të veçantë, duke shprehur pritjet për një proces të drejtë, transparent dhe të paanshëm.

  • Ngrihet akuzë kundër 37 personave për tragjedinë në Koçan, mes tyre zyrtarë e ish-ministra

    Ngrihet akuzë kundër 37 personave për tragjedinë në Koçan, mes tyre zyrtarë e ish-ministra

    kryeprokurori Lupço Kocevski

    TIRANË- Është ngritur akuzë ndaj 37 persona, afërsisht tre muaj nga tragjedia e Koçanit në klubin e natës “Puls”, në të cilën humbën jetën 62 persona. Alsat raporton se kryeprokurori Lupço Kocevski, theksoi se të akuzuarit ngarkohen për “Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas nenit 292, ndërsa njëri do të ndiqet edhe për ryshfet dhe falsifikim dokumentesh.
    “Të akuzuarit, veprën e kanë kryer duke qenë të vetëdijshëm, duke mos vepruar sipas dispozitave dhe rregullave teknike për mbrojtje, ndërsa një pjesë e tyre edhe me mjet të përgjithshëm dhe të rrezikshëm, me të cilin është shkaktuar zjarri”, tha Lupço Kocevski, kryeprokuror.
    Për 11 të dyshuar është ndërprerë procedura, përfshirë edhe për dy ish ministra të Ekonomisë, ndërsa për 2 persona të tjerë ka ndaluar hetimi, për njërin për shkak gjendjes shëndetësore, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë.
    “Në lidhje me personat e dyshuar të tjerë për të cilët udhëhiqej hetim, procedura do të ndërpritet, megjithatë për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme. Që do të thotë se nëse në periudhën e ardhshme, sigurohen prova, mundet që procedura të vazhdojë edhe për ato, ashtu sikur edhe për eventualisht persona tjerë”, theksoi Lupço Kocevski, kryeprokuror.
    Siç theksoi Kocevski, të akuzuar të parë janë 3 persona, përgjegjës, pronarë dhe drejtues të personave juridik të cilët kanë menaxhuar me klubin e natës “Pulse”. Objekti nëpërmjet procedurave të paligjshme, është ridestinuar për kabare edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet minimale teknike. Respektivisht, ka qenë në kundërshtim me Ligjet për ndërtim, nuk ka pasur plan për vlerësimin e rrezikut, mbrojtje dhe shpëtim. Gjithashtu është ndërtuar me materiale lehtësisht të djegshme, ndërsa nuk ka pasur sistem kundër zjarrit.
    Të akuzuar janë edhe dy ish ministra të Ekonomisë, pasi prej këtij resori kanë dalë licencat për funksionimin e klubit të natës “Puls” edhe pse nuk i ka plotësuar kushtet ligjore.
    Krahas tyre janë të akuzuar një sekretare shtetërore dhe pesë zyrtarë shtetërorë. Njëri prej zyrtarëve shtetëror, sipas Prokurorisë vazhdimisht i ka përgatitur licencat për “Pulse”, ndërsa i njëjti direkt ka kërkuar dhe pranuar dhurata për t’i siguruar licencat. Në vitin 2019, njëri prej zyrtarëve ka kërkuar dhe fituar 12 mijë denarë dhuratë të cilat i janë paguar në llogari bankare. Ndërsa në vitin 2024 për 226.000 denarë, njëri prej të akuzuarve i ka punuar dy licenca të falsifikuara, të cilat i ka vulosur me vulën zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa në të qëndron nënshkrimi me dorë i sekretarit shtetëror.
    Në mesin e të akuzuarve janë edhe tre ish kryetarët e Komunës së Koçanit, të cilët nuk kanë ndërmarrë veprime për të mos lejuar funksionimin e klubit të natës edhe pse objekti nuk është parashikuar në Planin Detal Urbanistik të Koçanit.
    Të akuzuar janë edhe katër drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të cilët kanë shërbyer në vitet 2012 – 2025, por edhe një inspektor i cili ka punuar në këtë drejtori. Të akuzuarit, nuk kanë organizuar mbikëqyrje për zbatimin e Ligjit për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa asnjëri prej drejtorëve nuk ka emëruar inspektor për Koçan.
    Në listën e të akuzuarve janë edhe 3 inspektorë ndërtimorë të Komunës së Koçanit, të cilët fare nuk kanë kryer mbikëqyrje inspektuese, por edhe 4 inspektorë nga Inspektorati Shtetërorë, të cilët kanë qenë të angazhuar për rajonin e Koçanit, Sveti Nikoles, Dellçevës, Berovës dhe Vinicës. Ata fare nuk kanë vepruar dhe kryer inspektime.
    Nën akuzë, do të jenë edhe 5 persona tjerë lidhur me sigurimin e objektit. Respektivisht do të ndiqet penalisht drejtuesi i një agjencisë private për sigurim nga Shkupi dhe 4 personave të cilët kanë kryer sigurimin fizik, njëri prej të cilëve fare nuk ka pasur licencë për punë. Të akuzuarit, nuk kanë vepruar sipas Ligjit për Sigurim Privat, klubin e kanë siguruar pa vlerësim të sigurisë dhe kontroll të kushteve për siguri, hyrjeve dhe daljeve, rregullsisë dhe plotësimin e kapaciteteve. Nuk ka pasur plan për siguri dhe evakuim, nuk kanë ndaluar hyrje e personave të mitur, ndërsa kanë lëshuar të futen në objekt më shumë persona se sa kapaciteti, një pjesë e tyre edhe pa bileta.
    Prokuroria, konfirmoi se arsyeja e zjarrit janë mjetet piroteknike të cilat janë ndezur brenda objektit. Mjetet, siç tha Prokuroria janë furnizuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk ka pasur paralajmërim në polici për përdorimin e tyre.

  • Tragjedia e Koçanit, familjet e të ndjerëve nesër protestojnë në Shkup

    Tragjedia e Koçanit, familjet e të ndjerëve nesër protestojnë në Shkup

    Familjet e të ndjerëve nga tragjedia e Koçanit do të organizojnë një marshim proteste ditën e nesërme të datës 29 prill 2025, duke filluar nga ora 12:05.

    Marshi do të nisë para Prokurorisë në Shkup, do të kalojë përmes sheshit të qytetit të Shkupit, dhe do të përfundojë para Kuvendit të Maqedonisë.

    Ky marsh ka për qëllim të kërkojë drejtësi dhe tërheqjen e vëmendjes për mangësitë dhe vonesat në reagimin e autoriteteve, duke kërkuar një hetim të plotë dhe përgjegjësi për tragjedinë që mori jetën e disa qytetarëve.

  • Tragjedia me 62 viktima në diskotekën e Koçanit/ Në muajin maj nis procesi i marrjes së dëshmive nga të dëmtuarit

    Tragjedia me 62 viktima në diskotekën e Koçanit/ Në muajin maj nis procesi i marrjes së dëshmive nga të dëmtuarit

    Prokuroria në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë muajit maj do të fillojë procesi i marrjes së dëshmive nga të dëmtuarit në tragjedinë e Koçanit, në të cilën si pasojë e zjarrit në klubin e natës “Pulse” humbën jetën 62 persona. Prokuroria po i mbledh të dhënat, kontaktet dhe adresat, ndërsa varësisht prej gjendjes shëndetësore tyre, por edhe kushteve dhe rrethanave të tjera do të ftohen për të dhënë dëshmi.

    Organi i akuzës njofton se po ndërmerr veprime intensive me qëllim të sigurimit të provave për procedurën penale, por edhe realizimin e të drejtave të të dëmtuarve. Nga dy hetimet e Prokurorisë së Koçanit dhe Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, deri më tani janë të përfshirë 68 persona fizik dhe 3 juridik. Mes tyre ka ish zyrtarë të lartë, por edhe aktual nga disa institucione. Ndërsa përgjegjësi kërkohet edhe nga eprorë policorë. 

    Një zjarr që shpërtheu në klubin e natës “Pulse”, në Koçan të Maqedonisë së Veriut, mëngjesin e 16 marsit, i mori jetën 62 personave dhe la të lënduar mbi 150 të tjerë. Zjarri shpërtheu gjatë një koncerti me mbi 500 pjesëmarrës, duke u përhapur me shpejtësi pas ndezjes së mjeteve piroteknike.

  • Tragjedia me dhjetëra të rinj të vdekur në Koçan, Prokuroria zgjeron hetimet dhe procedon 19 zyrtarë

    Tragjedia me dhjetëra të rinj të vdekur në Koçan, Prokuroria zgjeron hetimet dhe procedon 19 zyrtarë

    Lidhur me tragjedinë në Koçan, ku dhjetëra të rinj humbën jetë pas zjarrit në një diskotekë, Prokuroria ka njoftuar se zgjerimi i hetimit, duke proceduar 19 zyrtarë.
    Sipas njoftimit të Prokurorisë që të gjithë dyshohen për vepra të rënda ndaj sigurisë së përgjithshme.Lexo edhe :Related Posts
    “Bëhet fjalë për persona zyrtarë, të cilët në periudhën nga viti 2012 deri në 16 mars të vitit 2025, secili në bazë të kompetencave dhe përgjegjësisë, nuk kanë vepruar aspak sipas masave të caktuara për mbrojtje me çka kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve dhe pronën në përmasa të mëdha. Në mesin e të dyshuarve të rinj janë inspektorë të autorizuar ndërtimi në komunën e Koçanit, drejtorë dhe inspektor i përgjithshëm i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ministra të Ekonomisë, sekretarë shtetëror dhe persona të tjerë zyrtar nga kjo ministri, si dhe inspektorë të Inspektoratit të Tregut”, thekson Prokuroria.

    Prokuroria ka njoftuar se në Gjykatën Themelore të Koçanit do të parashtrojë propozime për caktimin e masës së sigurimit të pranisë së të gjithë të dyshuarve të rinj.
    Me zgjerimin e hetimit deri në këtë moment, Prokuroria e Koçanit lidhur me zjarrin ka ngritur procedurë hetimore në total ndaj 45 personave fizikë dhe 3 juridikë. Njëri prej tyre pas hapjes së procedurës ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, dhe për këtë qëllim procedura ndaj tij ndërpritet.
     

  • Tragjedia e Koçanit merr edhe një viktimë/ Shkon në 60 numri i të vdekurve nga zjarri në diskotekë

    Tragjedia e Koçanit merr edhe një viktimë/ Shkon në 60 numri i të vdekurve nga zjarri në diskotekë

    Tragjedia e Koçanit mori edhe një jetë. Numri i viktimave nga zjarri që perfshiu diskotekën “Pulse” shkoi në 60. Ne oret e para te mengjesit te se premtes ka ndërruar jetë Aleksandar Karadakovski, i cili pavarësisht se ndodhej jashtë vendit, ne Lituani, për kurim më specializuar nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.
    Ai luftoi per jeten per gati tre jave, edhe pse gjatë kësaj kohe vazhdimisht ka qenë në gjendje kritike. Aleksandar Karadakoski ka punuar si banakier në diskotekën “Pulse”, edhe pse per klientetet e diskotekes njihej edhe si menaxheri i saj.
    Karadakoski, ishte në mesin e 34 të dyshuarve të përfshirë në hetimin e Prokurorisë për përgjegjësië e tragjedisë pasi klubi ka funksionuar pa licencë të vlefshme dhe pa i përmbushur kushtet minimale teknike për mbrojtjen kundër zjarrit. Gjithashtu, brenda objektit janë lejuar të futen dhe të mitur, e cila është rreptësishtë e ndaluar me ligj.
    Mospermbushja e kushteve teknike ka bere që diskoteka të digjet me lehtësi dhe shpejtësi nga fishekzjarrët që janë ndezur gjatë performancës së grupit muzikor ADN.
    Sipas autopsive, arsyeja e vdekjes së viktimave është mbytja nga monoksidi i karbonit, i cili është liruar nga djegia e materialeve të objektit.
    Gjatë autopsisë, tek tre viktima janë konstatuar dhe thyerje të brinjëve që janë bërë si pasojë e shkeljeve të turmës në tentativë për të dalë nga diskoteka.
    Mjekësia Ligjore do të vazhdojë me kryerjen e analizave toksikologjike, me qëllim të konstatimit të gjitha substancave në gjakun e viktimave, ndersa hetimet vijojnë.

  • Rëndohet bilanci, humb jetën edhe një nga të plagosurit, shkon në 60 numri i viktimave nga tragjedia e Koçanit

    Rëndohet bilanci, humb jetën edhe një nga të plagosurit, shkon në 60 numri i viktimave nga tragjedia e Koçanit

    Tragjedia e Koçanit mori edhe një jetë. Numri i viktimave nga zjarri që perfshiu diskotekën “Pulse” shkoi në 60. Ne oret e para te mengjesit te se premtes ka ndërruar jetë Aleksandar Karadakovski, i cili pavarësisht se ndodhej jashtë vendit, ne Lituani, për kurim më specializuar nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra.
    Ai luftoi per jeten per gati tre jave, edhe pse gjatë kësaj kohe vazhdimisht ka qenë në gjendje kritike. Aleksandar Karadakoski ka punuar si banakier në diskotekën “Pulse”, edhe pse per klientetet e diskotekes njihej edhe si menaxheri i saj.
    Karadakoski, ishte në mesin e 34 të dyshuarve të përfshirë në hetimin e Prokurorisë për përgjegjësië e tragjedisë pasi klubi ka funksionuar pa licencë të vlefshme dhe pa i përmbushur kushtet minimale teknike për mbrojtjen kundër zjarrit. Gjithashtu, brenda objektit janë lejuar të futen dhe të mitur, e cila është rreptësishtë e ndaluar me ligj.
    Mospermbushja e kushteve teknike ka bere që diskoteka të digjet me lehtësi dhe shpejtësi nga fishekzjarrët që janë ndezur gjatë performancës së grupit muzikor ADN. S
    Sipas autopsive, arsyeja e vdekjes së viktimave është mbytja nga monoksidi i karbonit, i cili është liruar nga djegia e materialeve të objektit.
    Gjatë autopsisë, tek tre viktima janë konstatuar dhe thyerje të brinjëve që janë bërë si pasojë e shkeljeve të turmës në tentativë për të dalë nga diskoteka.
    Mjekësia Ligjore do të vazhdojë me kryerjen e analizave toksikologjike, me qëllim të konstatimit të gjitha substancave në gjakun e viktimave, ndersa hetimet vijojne.

  • Tragjedia me 59 viktima, qytetarët godasin me gurë komunën e Koçanit: Vrasës, dilni jashtë

    Tragjedia me 59 viktima, qytetarët godasin me gurë komunën e Koçanit: Vrasës, dilni jashtë

    Rajoni E Hënë, 17 Mars 2025 17:22
    Protesta përpara Komunës së Koçanit ka kaluar në tensione. E organizuar nga një grup qytetarësh si një shenjë revolte për tragjedinë me 59 viktima, ata kanë goditur me gurë dhe vezë mbi godinën.
    Protestuesit kërkojnë sqarime dhe përgjigje. Qytetarët kanë thirrur ndaj kryetarit dhe punonjësve të administratës “Vrasës, dilni jashtë”.

    Në protestë janë edhe disa nga prindërit e fëmijëve që ishin midis viktimave që humbën në diskotekën që kaploi zjarri.