Tag: koçan

  • Tragjedia me 59 viktima Koçan, nis protesta në Shkup

    Tragjedia me 59 viktima Koçan, nis protesta në Shkup

    Rajoni E Martë, 18 Mars 2025 19:50
    Me 16 minuta heshtje, qindra protestues u bënë bashkë në sheshin e Shkupit, në shenjë revolte për tragjedinë që ka tronditur vendin. 59 viktima është bilanci i tragjedisë së Koçanit. Protestë e qetë, në heshtje dhe pa fjalime. Në njërin nga paralajmërimet e protestës thuhej se do protestohet edhe me bllokim rrugësh, por jo në këto ditë kritike.
     

  • Arrestime të reja për tragjedinë në Koçan

    Arrestime të reja për tragjedinë në Koçan

    Rajoni E Enjte, 20 Mars 2025 21:12
    Një aksion i ekipeve policore është duke u zhvilluar lidhur me procedurën e zjarrit në klubin “Pulse” në Koçan në Maqedoninë e Veriut. Janë arrestuar ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski dhe kryetari i dorëhequr, Ljupço Papazov.
    Prokuroria Publike njoftoi sonte se operacioni për ndalimin e personave të dyshuar për përfshirje do të vazhdojë gjatë gjithë natës, ndërsa më shumë detaje do të japin pas përfundimit të operacionit nesër. Ljupço Papazov më 17 mars është marrë në pyetje nga prokurori në Prokurorinë Publike të Koçanit dhe pas përfundimit të marrjes në pyetje, Prokuroria ka njoftuar se do të merret vendim për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë.

    Kryetari i komunës është marrë në pyetje dhe ka dhënë disa sqarime dhe informacione. Një deklaratë e tillë krahasohet me materialin dëshmues dhe me kompetencat e komunës, pas së cilës do të vendoset për statusin e tij të mëtutjeshëm në procedurë. Dimitrovski ishte kryetar i Komunës së Koçanit nga viti 2009-2017, ndërsa Iliev nga viti 2017-2021.

  • Tragjedia me 59 viktima në Koçan, arrestohen gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Pulse”

    Tragjedia me 59 viktima në Koçan, arrestohen gruaja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Pulse”

    Arrestohet bashkëshortja dhe vajza e pronarit të diskotekës “Puls”, Dejan Jovanov Deko, ku janë konfiskuar pesë telefona dhe ato ende ndodhen në polici.
    Policia ka kryer bastisje edhe në një tjetër objekt në pronësi të pronarit të diskotekës “Puls” dhe ka hyrë për kontroll në zyrat e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në Koçan, ndërsa pronari i diskotekës “Puls” ndodhet në një spital të Lituanisë. Ai është njëri prej katër pacientëve që po kurohen në këtë vend.
    Ndërkaq, numri total i të dyshuarve për zjarrin katastrofik në diskotekën “Puls” në Koçan ka arritur në 34 persona dhe është hapur një procedurë hetimore ndaj 27 individëve dhe tre personave juridikë, pas hetimeve të para që përfshinë shtatë nënpunës policor nga SPB Shtip dhe Koçan.
    Aktualisht, janë ngritur akuza për vepra penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe për “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm”.
    Hetimi për rastin në Koçan kryehet nga 11 prokurorë nga Shkupi, Koçani dhe Shtipi.
    Prokuroria Publike ka njoftuar se është duke vazhduar me kontrollet dhe masat e tjera hetimore që ndërlidhen me tragjedinë e madhe e të tmershme të 16 marsit në Koçan.
    Organi i akuzës ka njoftuar se ka kryer bastisje në Koçan dhe Shkup, ka konfiskuar pajisje elektronike dhe mjetet e provës janë dorëzuar për ekspertizë. Në hetim do të përfshihet edhe Policia Financiare mbi dyshimet për inkriminimin e subjekteve të caktuara në tragjedinë e Koçanit.
    Në orët e para të mëngjesit të 16 marsit, mbi 650 persona, kryesisht të rinj, ishin duke u argëtuar në diskotekën Puls në Koçan, ku gjatë performancës së grupit muzikor të njohur DNK, pa pritmas shpërtheu një zjarrë i madh, gjë që bëri të humbin jetën 59 persona dhe mbi 190 persona të tjerë u lënduan, madje disa prej tyre ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore.