Tag: koçan

  • Rrite bilanci i viktimave/ Vdes edhe një person si pasojë e zjarrit në Koçan

    Rrite bilanci i viktimave/ Vdes edhe një person si pasojë e zjarrit në Koçan

    Numri i viktimave nga zjarri që përfshiu një klub nate në Maqedoninë e Veriut është rritur në 63, pasi një muzikant vdiq nga plagët e marra pothuajse shtatë muaj pas incidentit, tha prokuroria maqedonase më 14 tetor.

    Vladimir Bllazhev-Pancho, këngëtari 46-vjeçar i bendit DNK, vdiq në Shkup të martën, pasi ishte hospitalizuar për shkak të lëndimeve serioze, kanë konfirmuar prokurorët.

    Më 16 mars, gjatë një koncerti në klubin Pulse në Koçan, shpërtheu zjarr në klubin e stërmbushur me njerëz, duke lënë të vdekur dhjetëra persona. Si pasojë e zjarrit u plagosën pothuajse edhe 200 persona të tjerë.

    Tetë muzikantë nga ky bend ishin në mesin e viktimave nga zjarri.

    Tragjedia në Koçan ndodhi gjatë një koncerti nga grupi muzikor DNK, kur shkëndijat nga mjetet piroteknike ia vunë zjarrin tavanit të diskotekës, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi dhe paniku dhe dalja e ngushtë nga ndërtesa të shkaktonin rrëmujë të madhe.

    Prokurorët kanë thënë se klubi pothuajse nuk përmbushte asnjë standard të sigurisë.

    Më herët gjatë këtij muaji, një gjykatë në Maqedoninë e Veriut ka konfirmuar aktakuzat ndaj 34 personave – një hap i rëndësishëm drejt gjykimit të atyre që besohet se ishin përgjegjës për një nga zjarret më vdekjeprurëse në klubet e natës në Evropë.Pasi i ka konfirmuar aktakuzat, gjykatësi pritet të vendosë për datën e nisjes së gjykimit.

    Tre të pandehurit në këtë çështje janë personat përgjegjës, pronarët dhe menaxherët e kompanive CLASSIC DM – Koçani me degën Cabaret PULS dhe kompanisë MMMM CAFE – Koçani, të cilat kanë drejtuar një biznes ushqimi në objektin fatkeq që nga dhjetori i vitit 2012.

    Në mesin e të pandehurve është vëllai i pronarit të diskotekës, i cili, sipas prokurorisë, ishte përgjegjës për shitjen e biletave dhe kontrollin e numrit të mysafirëve dhe moshave të tyre.

    Sipas vlerësimeve të prokurorisë, atë natë fatale në Pulse ishin mbi 500 persona.

    Tre kryetarë bashkie të Koçanit akuzohen gjithashtu: Lupço Papazov, i cili ishte në detyrë në kohën e tragjedisë, dhe paraardhësit e tij Nikolço Iliev dhe Ratko Dimitrovski.

    Ish-ministrat e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraqini janë në mesin e të akuzuarve gjithashtu. Lista përfshin gjithashtu një sekretar shteti dhe pesë zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë, përgjegjëse për lëshimin e licencave për klubet e natës.

    Në bankën e të akuzuarve do të jetë edhe ministri aktual pa portofol në Qeveri, Shaban Saliu, i cili është gjithashtu kandidat për kryetar bashkie të komunës së Shuto Orizarës në Shkup në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.

    Saliu akuzohet si ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, së bashku me tre ish-drejtorë të tjerë, si dhe inspektori i përgjithshëm që drejtonte shërbimin e inspektimit në Shërbimin e Sigurisë Shtetërore.

    Inspektorët vendorë, siç janë tre inspektorë ndërtimi nga Bashkia e Koçanit, anëtarë të forcave të sigurisë, do të ulen në bankën e të akuzuarve gjithashtu./ REL/ 

  • “Marshi për Engjujt” në Koçan, prindërit kërkuan drejtësi për fëmijët e tyre që u dogjën në diskotekën “Pulse”

    “Marshi për Engjujt” në Koçan, prindërit kërkuan drejtësi për fëmijët e tyre që u dogjën në diskotekën “Pulse”

    Prindërit e personave që vdiqën në zjarrin tragjik në diskoteken Pulse më 16 mars, në protestën e 25-të “Marshimi për Engjëjt” para Gjykatës në Koçan, kërkuan nga Prokurori Publik i Shtetit, Ljupço Kocevski, prezantimin e plotë të të gjitha provave.
    Kërkuan përgjegjësi publike për lëshimet në aktakuzë, zgjerimin e aktakuzës tek personat e tjerë të përfshirë, shqyrtimin e menjëhershëm të vendimit për arrest shtëpiak, si dhe sigurimin e trajtimit të barabartë për të gjithë të dyshuarit.

    “A keni menduar ndonjëherë ju dhe të gjithë mbajtësit e tjerë të posteve më të larta se që nga 16 marsi 2025, nuk do të keni më një pozicion? Ju keni një mision! Një mision nëse ky vend do të ekzistojë apo do të zhduket”, tha Mita Taseva, nëna e DJ-it të ndjerë Stefan Cece Tasev.

    Ajo dhe prindërit e tjerë besojnë se në vend të së vërtetës dhe përgjegjësisë së plotë, ata janë dëshmitarë të lëshimeve dhe mbulimeve, dhe u detyruan ta analizojnë vetë aktakuzën për të treguar gabimet.

    Për ta, është tronditëse që disa nga të dyshuarit janë nën masa paraprake. Sipas tyre, kishte njerëz që e blenë lirinë e tyre me para.
    “Kjo është një fyerje ndaj drejtësisë dhe të gjithë sistemit ligjor. Detyra juaj është të siguroni trajtim të barabartë para ligjit, dhe jo të krijoni një sistem në të cilin të pasurit dhe me ndikim janë të paprekshëm, thanë prindërit”, duke iu drejtuar drejtpërdrejt prokurorit publik, Ljupço Kocevski.
    Marshimi protestues, i njëzet e pesti me radhë, filloi nga “Parku i Revolucionit”, nga ku procesioni u drejtua drejt Qendrës Tregtare, ndërtesës së Zyrës së të Ardhurave Publike dhe stacionit të policisë. Prindërit qëndruan për rreth pesëmbëdhjetë minuta te rrethrrotullimi te ura e dyfishtë në Koçan dhe bllokuan trafikun. Prej andej ata u drejtuan para ndërtesës së Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë. Marshimi përfundoi aty ku filloi, në “Parkun e Revolucionit”.

  • Zjarri në diskotekë/ Miratohet aktakuza për 34 persona dhe 3 kompani

    Zjarri në diskotekë/ Miratohet aktakuza për 34 persona dhe 3 kompani

    Gjykata Themelore Penale në Shkup ka miratuar në tërësi aktakuzën për zjarrin tragjik që përfshiu diskotekën “Pulse” në Koçan, ngjarje që konsiderohet si një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë e Maqedonisë së Veriut.
    Si pasojë e zjarrit, i cili ndodhi natën mes 15 dhe 16 marsit, humbën jetën 62 persona dhe mbi 200 të tjerë u plagosën.
    Në bankën e të akuzuarve do të ulen 34 persona dhe tre kompani, përfshirë ish-ministra të Ekonomisë, ish-drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), ish-kryetarë komunash, inspektorë dhe përfaqësues të kompanive që menaxhonin diskotekën.
    Në aktakuzë janë ish-ministrat e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe Valon Saraçini, një sekretar shtetëror dhe pesë zyrtarë nga kjo ministri, e cila është kompetente për dhënien e licencave për klubet e natës.
    Hetimi kishte përfshirë fillimisht edhe ish-ministrat Bekim Neziri dhe Driton Kuçi, por procedurat ndaj tyre u ndërprenë për mungesë provash.
    Për tre kryetarë të Komunës së Koçanit: Ljubço Papazov, që ishte në detyrë në momentin e ngjarjes, dhe paraardhësit e tij Nikollço Iliev dhe Ratko Dimitrovski prokuroria thotë se ishin në dijeni për funksionimin ilegal të lokalit, i cili nuk ishte i regjistruar sipas Ligjit për veprimtari gastronomike, por megjithatë kishin lejuar aktivitetin dhe kishin pranuar pagesat për ushtrimin e veprimtarisë.
    Po ashtu në mesin e të akuzuarve është edhe Shaban Saliu, aktualisht ministër pa portofol dhe kandidat për kryetar të Komunës së Shuto Orizares në zgjedhjet lokale të 19 tetorit.
    Ai akuzohet në cilësinë e ish-drejtorit të DMSH-së, së bashku me tre ish-drejtorë të tjerë dhe një inspektor të përgjithshëm të kësaj drejtorie.
    Lista e të akuzuarve përfshin gjithashtu inspektorë lokalë dhe ndërtimorë të Komunës së Koçanit, si dhe pjesëtarë të sigurimit të diskotekës, të cilët akuzohen për neglizhencë dhe mosrespektim të detyrimeve ligjore që mund të kishin parandaluar tragjedinë.
    Sipas Gjykatës, lënda është shpërndarë te gjyqtari kompetent për vijimin e procedurave dhe data e fillimit të gjykimit do të njoftohet më vonë.
    Të gjithë të akuzuarit përballen me veprën penale të “shkaktimit të veprave të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.
    Tre nga ta janë pronarë dhe administratorë të kompanive Klasik DM – Koçan dhe MMMM Kafe – Koçan, të cilat ushtronin aktivitet gastronomik në objektin fatkeq që prej dhjetorit të vitit 2012.
    Në listën e të akuzuarve është edhe vëllai i pronarit të diskotekës, përgjegjës për shitjen e biletave dhe kontrollin e numrit e moshës së vizitorëve.
    Sipas Prokurorisë, në natën tragjike në ambientet e “Pulse” ndodheshin mbi 500 persona, shumë më tepër se kapaciteti i lejuar.

  • Sot sërish marshohet në Koçan, kërkohet drejtësi për tragjedinë në ‘Pulse’

    Sot sërish marshohet në Koçan, kërkohet drejtësi për tragjedinë në ‘Pulse’

    Shoqata Qytetare “16 Marsi 2025 Koçani” njofton për sot një protestë të re, të 25-të me radhë, “Marshimi për Engjëjt” e cila do të fillojë në orën 16:05.

    Prindërit dhe qytetarët do të marshojnë nga “Parku i Revolucionit” përmes Qendrës Tregtare dhe ndërtesës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike deri në Stacionin e Policisë.

    Nga atje, marshimi do të vazhdojë deri në Gjykatën Themelore dhe Prokurorinë në Koçani.

    “Ky marsh është simbol i unitetit, dinjitetit dhe një zëri që kërkon përgjegjësi. Ia kushtojmë engjëjve që nuk do të harrohen kurrë dhe luftës për të vërtetën që ua kemi borxh. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, pavarësisht fesë, etnisë apo përkatësisë politike, të na bashkohen dhe së bashku të tregojnë se drejtësia për engjëjt tanë është mbi të gjitha”, thuhet në deklaratën e Shoqatës “16 Marsi 2025 Koçani”.

    Marshimi zakonisht përfundon nga pika e fillimit në “Parkun e Revolucionit” në Koçan.

  • Marshim për 62 viktimat e zjarrit në diskotekën ‘Puls’

    Marshim për 62 viktimat e zjarrit në diskotekën ‘Puls’

    Në parkun e revolucionit në Koçan do të mbahet sot marshi në lidhje me tragjedinë që ka ndodhur në diskotekën “Puls” në Koçan. 

    Marshi i dhimbjes dhe luftës për drejtësi organizohet nga shoqata e qytetarëve “16 mars 2025 Koçan”.

    Ky është marshi i 15-të, i njohur edhe si marshi për engjëjt.

    Aktakuza për aksidentin fatal që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Puls” të Koçanit është më shumë sesa thjesht një dokument juridik. Është një kronologji e mosfunksionimit të një sistemi të tërë, i cili rezultoi me 62 vdekje dhe mbi 220 të plagosur. Midis tyre ishin edhe 20 fëmijë.

    Zjarri në Koçan shpërtheu natën e 15-16 marsit, duke rezultuar me 62 viktima dhe duke plagosur pothuajse 200 të tjerë. 

    Prokuroria ka ngritur akuza kundër 34 personave të cilët, nëpërmjet veprimeve ose mosveprimeve të tyre brenda sistemit, shkaktuan katastrofën. Aktakuza përfshin gjithashtu tre kompanitë e pronarit të diskotekës, i cili është i pandehuri kryesor. 

  • Tragjedia me 62 viktima në Koçan/ Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 34 personave, mes tyre edhe ish-ministra dhe zyrtarë

    Tragjedia me 62 viktima në Koçan/ Prokuroria ngre aktakuzë ndaj 34 personave, mes tyre edhe ish-ministra dhe zyrtarë

    Ndaj 34 personave, përfshirë ish-ministra, është ngritur aktakuzë lidhur me rolin e tyre në zjarrin që përfshiu një klub nate në Koçani të Maqedonisë së Veriut, tha Prokuroria Publike.
    Zjarri që shpërtheu në mars la të vdekur 62 persona. Pronari i klubit, ish-ministra, drejtorë të drejtorisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, pronarë dhe anëtarë të një agjencie sigurie, inspektorë ndërtimi dhe zyrtarë të tjerë janë në mesin e të akuzuarve, tha prokurori publik, Lupço Koçevski në një konferencë për media. Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan, e cila ende duhet ta miratojë atë. Aktakuza shënjestron “34 individë dhe tri entitete ligjore për vepra penale që kanë shkaktuar rrezik të madh të jetës dhe trupave të njerëzve si dhe pronës”, tha Koçevski.

    Zjarri shpërtheu më 16 mars në klubin Pulse kur po mbahej një koncert hip-hopi më 16 mars. Pothuajse 200 persona ishin plagosur nga flakët në Koçan. Disa fishekzjarrë ishin ndezur gjatë koncertit, që gjë shkaktuan zjarrin vdekjeprurës në klubin e mbushur me njerëz.

    Një ekip prokurorësh e ka hetuar të gjithë veprimtarinë e klubit që nga hapja e tij më 2012, tha Koçevski. Sipas aktakuzës, pothuajse të gjitha rregullat për funksionimin e një klubi nate ishin shkelur. Parregullsitë përfshinin shkeljen e rregullave kundër zjarrit, planeve të sigurisë, përfshirë mungesën e numrit të duhur të fikseve të zjarrit dhe daljeve emergjente, si dhe leje të falsifikuara, përfshirë lejet për ndërtim dhe rindërtim.
    “Të gjithë ata [të akuzuarit] kishin pushtet dhe kompetenca ligjore për të parandaluar ose për të zvogëluar mundësinë e humbjes së jetës, por askush nuk e bëri një gjë të tillë”, tha prokurori publik.
    “Mosrespektimi i qëllimshëm i procedurave të sigurisë nga shumë individë dhe institucione kanë kontribuoi në pasoja jashtëzakonisht të rënda dhe në pamundësinë për të parandaluar tragjedinë dhe për të shpëtuar jetën e 62 të rinjve”.
    Ndërkaq, në një hetim të ndarë të udhëhequr nga prokurorët për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, të enjten u arrestuan 13 policë dhe zyrtarë të tjerë. Protestat e mbajtura çdo javë nga prindërit dhe të afërmit e viktimave nga zjarri kanë marr hov javët e fundit. Ata po kërkojnë përgjigje nga autoritetet se pse nuk i kanë përfshirë në hetime policët dhe zyrtarët aktualë./ REL

  • Aktakuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

    Aktakuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan

    Ndaj 34 personave, përfshirë ish-ministra, është ngritur aktakuzë lidhur me rolin e tyre në zjarrin që përfshiu një klub nate në Koçani të Maqedonisë së Veriut, tha Prokuroria Publike.

    Zjarri që shpërtheu në mars la të vdekur 62 persona. Pronari i klubit, ish-ministra, drejtorë të drejtorisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, pronarë dhe anëtarë të një agjencie sigurie, inspektorë ndërtimi dhe zyrtarë të tjerë janë në mesin e të akuzuarve, tha prokurori publik, Lupço Koçevski në një konferencë për media.

    Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan, e cila ende duhet ta miratojë atë. Aktakuza shënjestron “34 individë dhe tri entitete ligjore për vepra penale që kanë shkaktuar rrezik të madh të jetës dhe trupave të njerëzve si dhe pronës”, tha Koçevski.

    Zjarri shpërtheu më 16 mars në klubin Pulse kur po mbahej një koncert hip-hopi më 16 mars. Pothuajse 200 persona ishin plagosur nga flakët në Koçan. Disa fishekzjarrë ishin ndezur gjatë koncertit, që gjë shkaktuan zjarrin vdekjeprurës në klubin e mbushur me njerëz.

    Një ekip prokurorësh e ka hetuar të gjithë veprimtarinë e klubit që nga hapja e tij më 2012, tha Koçevski. Sipas aktakuzës, pothuajse të gjitha rregullat për funksionimin e një klubi nate ishin shkelur.

    Parregullsitë përfshinin shkeljen e rregullave kundër zjarrit, planeve të sigurisë, përfshirë mungesën e numrit të duhur të fikseve të zjarrit dhe daljeve emergjente, si dhe leje të falsifikuara, përfshirë lejet për ndërtim dhe rindërtim.

    “Të gjithë ata [të akuzuarit] kishin pushtet dhe kompetenca ligjore për të parandaluar ose për të zvogëluar mundësinë e humbjes së jetës, por askush nuk e bëri një gjë të tillë”, tha prokurori publik.

    “Mosrespektimi i qëllimshëm i procedurave të sigurisë nga shumë individë dhe institucione kanë kontribuoi në pasoja jashtëzakonisht të rënda dhe në pamundësinë për të parandaluar tragjedinë dhe për të shpëtuar jetën e 62 të rinjve”.

    Ndërkaq, në një hetim të ndarë të udhëhequr nga prokurorët për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, të enjten u arrestuan 13 policë dhe zyrtarë të tjerë.

    Protestat e mbajtura çdo javë nga prindërit dhe të afërmit e viktimave nga zjarri kanë marr hov javët e fundit. Ata po kërkojnë përgjigje nga autoritetet se pse nuk i kanë përfshirë në hetime policët dhe zyrtarët aktualë./ REL

  • Marshim në Shkup/ Qindra qytetarë ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë së Koçanit

    Marshim në Shkup/ Qindra qytetarë ndezën qirinj për viktimat e tragjedisë së Koçanit

    Qindra qytetarë të Shkupit marshuan të hënën mbrëma për të kërkuar drejtësi dhe llogari për tragjedinë që ndodhi në diskotekën “Puls” në Koçan, ku 59 të rinj humbën jetën më 16 mars 2023. Protesta u organizua nga iniciativa qytetare “Kush është i radhës?”, e cila theksoi se kjo tragjedi, si dhe ngjarje të tjera të ngjashme, janë pasojë e korrupsionit të përhapur në vend.
    Marshi i tyre nisi në sheshin qendror të Shkupit dhe kaloi përmes qytetit deri tek ndërtesa e Qeverisë, ku protestuesit kërkuan transparencë dhe përgjegjësi nga autoritetet për lejen e funksionimit të paligjshëm të klubit të natës në Koçan. Ata mbajtën pankarta që shprehnin revoltat e tyre, si “Sistemi është i radhës”, dhe brohoritën slogane të fuqishme si “Drejtësia për viktimat” dhe “Vrasës, vrasës”.
    Zëdhënësja e iniciativës qytetare, Milena Janevska, kërkoi që të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë tragjedi, duke përfshirë zyrtarët e nivelit të lartë të shtetit dhe ata që kanë mundësuar këtë situatë për vite me radhë.
    Protesta, që përfundoi në mënyrë paqësore pas 16 minutash heshtje për të nderuar viktimat, bëri thirrje për një sistem më të drejtë dhe një qeverisje që t’u përgjigjet interesave të qytetarëve, jo të grupeve të caktuara politike.

  • Tragjedia me 61 të vdekur në Koçan, ndalohen dy ish-ministrat e Ekonomisë

    Tragjedia me 61 të vdekur në Koçan, ndalohen dy ish-ministrat e Ekonomisë

    Rajoni E Shtunë, 12 Prill 2025 21:33
    Në kuadër të hetimeve për zjarrin tragjik në Koçan, ku humbën jetën 61 persona, policia ka ndaluar ish-ministrat e Ekonomisë, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri, kuadro të BDI-së, si dhe ministrin aktual pa portofol dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim , Shaban Saliu,
    Sipas skemës, në listë janë shtuar të gjithë ish-ministrat e Ekonomisë, pozitë kjo që mbahej kryesisht nga BDI dhe që prek periudhën nga viti 2012 kur për herë të parë diskoteka ‘Puls’ u pajis me licencë e deri në vitin 2024, kur rinovoi në mënyrë të falsifikuar licencën e punës.

    Të ndaluar janë ministri aktual dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje e Shpëtim Shaban Saliu, ish-ministrat e Ekonomisë Valon Saraçini, Bekim Neziri dhe Driton Kuçi.
    Aktualisht Kuçi është ambasador në Norvegji, ndërsa në rrjetet sociale ai ka konfirmuar kontrollin e policisë në shtëpinë e tij dhe ka theksuar se do të kthehet në vend për procedurat.
    “Besoj në drejtësinë për të mirën e përgjithshme. Me fluturimin e parë do të jem në Shkup, jo për tu arsyetuar, por për të konfirmuar se transparenca dhe besimi janë rruga e vetme”. ka shkruar Kuçi në rrjetet sociale.
    Ndërkohë janë ndaluar edhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Xhevat Selami, ish drejtor i Inspektoratit të Tregut dhe inspektorë ndërtimi të cilët kanë punuar në komunën e Koçanit. Nuk jepen më shumë detaje për aksionin, ndërsa Prokuroria shkurt vetëm konfirmon aksionin.
    “Me urdhër të prokurorit publik në rrjedhë është aksioni për ndalimin e më shumë personave, në drejtim të zgjerimit të hetimit për zjarrin në Koçan. Autoritetet kompetente do ta informojnë opinionin në mënyrë të koordinuar në momentin që do të përfundojnë veprimet që janë në rrjedhë”, theksuan nga Prokuroria”.
    Paraprakisht Prokuroria ngriti procedurë hetimore për 34 persona fizikë dhe 3 juridikë, në mesin e të cilëve ishin edhe ish ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ish drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit, ish-kryetarë të komunës së Koçanit dhe ish-drejtues të Inspektoratit të Tregut.
    Të gjithë të dyshuarit ngarkohen që në periudhën prej vitit 2012 deri në mëngjesin e kobshëm të 16 marsit, bashkë por çdokush në aspektin e tij, kompetencave dhe përgjegjësive fare nuk kanë vepruar sipas dispozitave për mbrojtje dhe me atë kanë shkaktuar rrezik për mjedisin jetësor, trupin e njerëzve dhe pronës në përmasa të mëdha.
     

  • Tragjedia me dhjetëra të rinj të vdekur në Koçan, Prokuroria zgjeron hetimet dhe procedon 19 zyrtarë

    Tragjedia me dhjetëra të rinj të vdekur në Koçan, Prokuroria zgjeron hetimet dhe procedon 19 zyrtarë

    Lidhur me tragjedinë në Koçan, ku dhjetëra të rinj humbën jetë pas zjarrit në një diskotekë, Prokuroria ka njoftuar se zgjerimi i hetimit, duke proceduar 19 zyrtarë.
    Sipas njoftimit të Prokurorisë që të gjithë dyshohen për vepra të rënda ndaj sigurisë së përgjithshme.Lexo edhe :Related Posts
    “Bëhet fjalë për persona zyrtarë, të cilët në periudhën nga viti 2012 deri në 16 mars të vitit 2025, secili në bazë të kompetencave dhe përgjegjësisë, nuk kanë vepruar aspak sipas masave të caktuara për mbrojtje me çka kanë shkaktuar rrezik për jetën dhe trupin e njerëzve dhe pronën në përmasa të mëdha. Në mesin e të dyshuarve të rinj janë inspektorë të autorizuar ndërtimi në komunën e Koçanit, drejtorë dhe inspektor i përgjithshëm i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ministra të Ekonomisë, sekretarë shtetëror dhe persona të tjerë zyrtar nga kjo ministri, si dhe inspektorë të Inspektoratit të Tregut”, thekson Prokuroria.

    Prokuroria ka njoftuar se në Gjykatën Themelore të Koçanit do të parashtrojë propozime për caktimin e masës së sigurimit të pranisë së të gjithë të dyshuarve të rinj.
    Me zgjerimin e hetimit deri në këtë moment, Prokuroria e Koçanit lidhur me zjarrin ka ngritur procedurë hetimore në total ndaj 45 personave fizikë dhe 3 juridikë. Njëri prej tyre pas hapjes së procedurës ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra, dhe për këtë qëllim procedura ndaj tij ndërpritet.