Tag: koalicioni

  • PS e PD vijonë të humbasin vota, rikuperojnë “Djathtas për Zhvilim” dhe “Euroatlantikët” e Bashës

    PS e PD vijonë të humbasin vota, rikuperojnë “Djathtas për Zhvilim” dhe “Euroatlantikët” e Bashës

    Tirana vijon rinumërimin e votave në ditën e tretë të saj.

    Deri më tani janë numëruar 246 kuti  nga 1282 të tilla, ndërsa rezulton se Partia Demokratike ka humbur 133 vota nga totali, ndërsa Partia Socialiste  112 të tilla. 11 vota ka humbur edhe koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, 7 Mundësia, 3 Lëvizja Bashkë dhe 7 Partia Socialdemokrate.
    Të vetmit që kanë rifituar vota janë Koalicioni Djathtas për Zhvillim 3 vota dhe Koalicioni Euroatlantik 8 vota.

    Procesi do të vijojë përgjatë gjithë muajit. Rinumërimi erdhi pas vendimmarrjes së dy anëtarëve të KAS pas ankimimit të partive opozitare për  parregullsi./vizionplus.tv
     

  • Rinumërohen 71 kuti në Tiranë/ PS “rikuperon” 30 vota të humbura, PD 16

    Rinumërohen 71 kuti në Tiranë/ PS “rikuperon” 30 vota të humbura, PD 16

    Foto ilustruese

    TIRANË- Vijon rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës. Sipas të dhënave të pasqyruara në KQZ, nga rinumërimi i 71 kutive nga 1282 të tilla, rezulton se Partia Demokratike është rritur me vetëm 16 vota. Më shumë ka siguruar Partia Socialiste që  ka marrë 30 vota “të humbura”. Me “minus” votash deri më tani ka dalë koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, Partia Mundësia dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim. 
    Rezultatet e deritanishme: 

    1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 16 më shumë2. Lëvizja Bashkë BASHKE 2 më shumë 3. Lëvizja Atdheu LA – 4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA  -4 5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 30 më shumë6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB -7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 1 më shumë8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 1 më shumë9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH -1 10. Partia Mundësia MUNDESIA 720 723 -311. Partia Socialdemokrate PSD 8 më shumë
    Prej orës 09:20 minuta të kësaj të mërkure, në ambientet e pallatit të sportit “Fahrie Hoti” ka rinisur numërimi i votave për të gjithë qarkun e Tiranës, referuar subjektit dhe kandidatëve në garë. Të pranishëm, duke ndjekur rinumërimin, janë një sërë përfaqësuesh politikë. Rinumërimi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të Diasporës. Nga ky rinumërim, Partia Demokratike kërkon të marrë mandatin e dytë të Partisë “Mundësia”, që aktualisht e mban Erald Kapri./ZËRI

  • KQZ nis sot rinumërimin e votave për katër qarqe, përfshihen edhe 85 kuti votimi të diasporës

    KQZ nis sot rinumërimin e votave për katër qarqe, përfshihen edhe 85 kuti votimi të diasporës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të nisë sot në orën 09:00, procesin zyrtar të rinumërimit të 2323 qendrave të votimit, pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

    Rinumërimi përfshin edhe 85 kuti votimi nga diaspora dhe do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë. Procesi do të organizohet në 24 tavolina me 24 grupe të posaçme të numërimit dhe do të transmetohet ‘live’ në rrjetet sociale të KQZ-së, duke garantuar transparencë për publikun.

    Qarqet e përfshira në këtë proces janë Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan.

    Të drejtën për të pasur vëzhgues gjatë rinumërimit e kanë vetëm subjektet që u legjitimuan nga KAS gjatë shqyrtimit të kërkesave ankimore. Konkretisht:

    -Elbasan: Koalicioni PD-ASHM dhe Partia Socialiste;
    -Fier: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet;
    -Durrës: Koalicioni PD-ASHM dhe Partia Socialiste;
    -Tiranë: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe partia Mundësia.

    Njoftimi i KQZ:

    Rinumërimi nga KQZ nis nesër në dt 17 Qershor 2025 ora 09:00.

    Pas vendimit të KAS-it, KQZ nis zyrtarisht rinumërimin e 2323 qendrave të votimit (përfshirë 85 kutitë nga votimi jashtë vendit).

    Rinumërimi zhvillohet në Pallatin e Sportit “Farie Hoti”, Tiranë me transmetim LIVE në rrjetet sociale të KQZ

    24 grupe/24 tavolina numerimi

    Qarqet e përfshira: Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan

    Vëzhgues do të kenë vetëm subjektet e legjitimuara gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesave ankimore konkretisht:

    1. Qarku Elbasan, Koalicioni PD-ASHM dhe Partia Socialiste;
    2. Qarku Fier, Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Koalicioni Nisma -Shqipëria Behet;
    3. Qarku Durrës, Koalicioni PD-ASHM dhe Partia Socialiste;
    4. Qarku Tirane, Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Mundësia;

  • Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, koalicioni i kryeministrit Donald Tusk fiton votëbesimin në parlamentin polak

    Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, koalicioni i kryeministrit Donald Tusk fiton votëbesimin në parlamentin polak

    Qeveria pro-evropiane e Polonisë fitoi votëbesimin në parlament të martën, një votim i thirrur nga Kryeministri Donald Tusk pasi kandidati i partisë nacionaliste fitoi zgjedhjet presidenciale të 1 qershorit.

    Karol Nawrotski, i mbështetur nga partia nacionaliste e opozitës Ligj dhe Drejtësi (PiS), fitoi 50.89% të votave, krahasuar me 49.11% për Rafal Traskowski, pro-evropian, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
    Rezultati i zgjedhjeve ka shkaktuar protesta nga partnerët e vegjël në qeverinë e koalicionit, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e qeverisë kur një president armiqësor është në gjendje të ushtrojë veton ndaj saj.
    Koalicioni i gjerë i Tusk ka 242 deputetë nga 460 vende. Në votimin e sotëm, pati 243 vota pro qeverisë dhe 210 kundër.
    Kryeministri Tusk shprehu shpresën se rezultati do t’i japë një shtysë të re kabinetit të tij, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale.

    Top Channel

  • Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri

    Hollandë/ Lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri

    Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka thënë se do të japë dorëheqje të martën, vetëm disa orë pasi popullisti Geert Wilders, e ka larguar partinë e tij PVV nga koalicioni i krahut të djathtë.
    Këto veprime pritet të rezultojnë me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
    Ministrat nga partia PPV e Wildersit do të largohen nga kabineti, ndërsa ministrat tjerë do të vazhdojnë punën e Qeverisë në detyrë.
    Zgjedhjet e reja nuk priten të mbahen para tetorit, dhe formimi i Qeverisë së re zakonisht merr muaj në hapësirën e përçarë politike të Holandës.
    Këto zhvillime vijnë teksa po përforcohen bindjet e krahut të djathtë në Evropë, për shkak të zemërimit për migrimin dhe koston e jetës.
    Këto tema kanë krijuar ndasi në Evropë dhe kjo do të mund të reflektohet në tema tjera, sikurse ajo e Rusisë, apo në politikat kundrejt administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.
    Wilders ka thënë më herët gjatë të martës se partia e tij do të largohet nga koalicioni pasi tri partitë tjera nuk kanë gatishmëri për t’i mbështetur idetë e tij për azilin dhe migrimin.
    “Asnjë nënshkrim për planet tona të azilit. PVV largohet nga koalicioni”, ka thënë Wilders në një postim në X.
    Partitë tjera në koalicion tani do të kenë mundësi të provojnë të funksionojnë si qeveri e pakicës, ndonëse nuk pritet të ndodhë diçka e tillë.
    Partitë opozitare kanë bërë thirrje menjëherë për zgjedhje të reja./ REL

  • Dorëhiqet kryeministri holandez pasi lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin

    Dorëhiqet kryeministri holandez pasi lideri i së djathtës ekstreme braktisi koalicionin

    Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka thënë se do të japë dorëheqje të martën, vetëm disa orë pasi popullisti Geert Wilders, e ka larguar partinë e tij PVV nga koalicioni i krahut të djathtë.

    Këto veprime pritet të rezultojnë me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
    Ministrat nga partia PPV e Wildersit do të largohen nga kabineti, ndërsa ministrat tjerë do të vazhdojnë punën e Qeverisë në detyrë.

    Zgjedhjet e reja nuk priten të mbahen para tetorit, dhe formimi i Qeverisë së re zakonisht merr muaj në hapësirën e përçarë politike të Holandës.
    Këto zhvillime vijnë teksa po përforcohen bindjet e krahut të djathtë në Evropë, për shkak të zemërimit për migrimin dhe koston e jetës.
    Këto tema kanë krijuar ndasi në Evropë dhe kjo do të mund të reflektohet në tema tjera, sikurse ajo e Rusisë, apo në politikat kundrejt administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.
    Wilders ka thënë më herët gjatë të martës se partia e tij do të largohet nga koalicioni pasi tri partitë tjera nuk kanë gatishmëri për t’i mbështetur idetë e tij për azilin dhe migrimin.
    “Asnjë nënshkrim për planet tona të azilit. PVV largohet nga koalicioni”, ka thënë Wilders në një postim në X.
    Partitë tjera në koalicion tani do të kenë mundësi të provojnë të funksionojnë si qeveri e pakicës, ndonëse nuk pritet të ndodhë diçka e tillë.
    Partitë opozitare kanë bërë thirrje menjëherë për zgjedhje të reja./REL

  • Kryeministri holandez dorëhiqet pasi lideri i të djathtës ekstreme braktisi koalicionin

    Kryeministri holandez dorëhiqet pasi lideri i të djathtës ekstreme braktisi koalicionin

    Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka thënë se do të japë dorëheqje të martën, vetëm disa orë pasi popullisti Geert Wilders, e ka larguar partinë e tij PVV nga koalicioni i krahut të djathtë.

    Këto veprime pritet të rezultojnë me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
    Ministrat nga partia PPV e Wildersit do të largohen nga kabineti, ndërsa ministrat tjerë do të vazhdojnë punën e Qeverisë në detyrë.
    Zgjedhjet e reja nuk priten të mbahen para tetorit, dhe formimi i Qeverisë së re zakonisht merr muaj në hapësirën e përçarë politike të Holandës.
    Këto zhvillime vijnë teksa po përforcohen bindjet e krahut të djathtë në Evropë, për shkak të zemërimit për migrimin dhe koston e jetës.
    Këto tema kanë krijuar ndasi në Evropë dhe kjo do të mund të reflektohet në tema tjera, sikurse ajo e Rusisë, apo në politikat kundrejt administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.
    Wilders ka thënë më herët gjatë të martës se partia e tij do të largohet nga koalicioni pasi tri partitë tjera nuk kanë gatishmëri për t’i mbështetur idetë e tij për azilin dhe migrimin.
    “Asnjë nënshkrim për planet tona të azilit. PVV largohet nga koalicioni”, ka thënë Wilders në një postim në X.
    Partitë tjera në koalicion tani do të kenë mundësi të provojnë të funksionojnë si qeveri e pakicës, ndonëse nuk pritet të ndodhë diçka e tillë.
    Partitë opozitare kanë bërë thirrje menjëherë për zgjedhje të reja.

    Top Channel

  • Braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri holandez

    Braktisi koalicionin, dorëhiqet kryeministri holandez

    Bota E Martë, 3 Qershor 2025 17:54
    Kryeministri i Holandës, Dick Schoof, ka thënë se do të japë dorëheqje të martën, vetëm disa orë pasi popullisti Geert Wilders, e ka larguar partinë e tij PVV nga koalicioni i krahut të djathtë. Këto veprime pritet të rezultojnë me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Ministrat nga partia PPV e Wildersit do të largohen nga kabineti, ndërsa ministrat tjerë do të vazhdojnë punën e Qeverisë në detyrë.
    Zgjedhjet e reja nuk priten të mbahen para tetorit, dhe formimi i Qeverisë së re zakonisht merr muaj në hapësirën e përçarë politike të Holandës. Këto zhvillime vijnë teksa po përforcohen bindjet e krahut të djathtë në Evropë, për shkak të zemërimit për migrimin dhe koston e jetës. Këto tema kanë krijuar ndasi në Evropë dhe kjo do të mund të reflektohet në tema tjera, sikurse ajo e Rusisë, apo në politikat kundrejt administratës së presidentit amerikan, Donald Trump.

    Wilders ka thënë më herët gjatë të martës se partia e tij do të largohet nga koalicioni pasi tri partitë tjera nuk kanë gatishmëri për t’i mbështetur idetë e tij për azilin dhe migrimin. “Asnjë nënshkrim për planet tona të azilit. PVV largohet nga koalicioni”, ka thënë Wilders në një postim në X. Partitë tjera në koalicion tani do të kenë mundësi të provojnë të funksionojnë si qeveri e pakicës, ndonëse nuk pritet të ndodhë diçka e tillë. Partitë opozitare kanë bërë thirrje menjëherë për zgjedhje të reja./REL/

  • Qeveria holandeze drejt rënies, drejtuesi i të djathtës ekstreme tërhiqet nga koalicioni

    Qeveria holandeze drejt rënies, drejtuesi i të djathtës ekstreme tërhiqet nga koalicioni

    Qeveria holandeze po shkon drejt rënies, pasi udhëheqësi i të djathtës ekstreme, Geert Wilders, njoftoi tërheqjen e partisë së tij nga koalicioni katërpartiak.Wilders tha se partia e tij, së bashku me të gjithë ministrat në detyrë, po largohet, pasi tre partnerët e tjerë të koalicionit nuk ishin të gatshëm të mbështesnin idetë e tij për ndalimin e migracionit dhe azilit.

    Lëvizja surprizë e Wilders i jep fund një koalicioni tashmë të brishtë, i cili ka luftuar për të arritur ndonjë konsensus që nga formimi i tij në korrikun e kaluar.Perspektiva e zgjedhjeve të reja shton pasigurinë politike në ekonominë e pestë më të madhe të eurozonës.
    Zgjedhjet e mundshme të parakohshme do të vinin në një kohë kur e djathta ekstreme po forcohet në Evropë, duke nxitur më tej pasiguritë për emigracionin, kostot e jetesës dhe mënyrën se si Evropa do të merret me Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kjo ka të ngjarë gjithashtu të vonojë një vendim për një rritje të shpenzimeve të mbrojtjes për të përmbushur objektivat e reja të NATO-s dhe do ta linte Holandën vetëm me një qeveri të përkohshme, kur të presë udhëheqësit botërorë për një samit të NATO-s në Hagë më vonë këtë muaj.
    /vizionplus.tv

  • Emigracioni “shemb” qeverinë holandeze, partia e ekstremit të djathtë braktis koalicionin qeverisës!

    Emigracioni “shemb” qeverinë holandeze, partia e ekstremit të djathtë braktis koalicionin qeverisës!

    Lideri i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, ka vendosur të largohet nga koalicioni qeveritar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikën e emigracionit, sipas mediave kolandeze.

    Lideri i ekstremit të djathtë, Geert Wilders, e tërhoqi partinë e tij PVV nga koalicioni qeverisës në Holandë, dukë rrëzuar kështu qeverinë e kryeministrit Dick Schoof pas më pak se një viti në pushtet.
    “Nuk pati asnjë firmë për planet tona të azilit. Asnjë ndryshim në Marrëveshjen Kryesore, ndaj PVV largohet nga koalicioni”, ka shkruar Wilders në platformën X.
    Ai kishte lëshuar javën që shkoi një ultimatum të hapur për partnerët e koalicionit duke i kërkuar të nënshkruanin planin e tij gjithëpërfshirës kundër emigracionit, në të kundërt, siç paralajmëronte shembjen e qeverisë.
    Plani me 10 pika kërkonte mbylljen e kufijve me patrulla ushtarake, refuzimin e të gjithë azilkërkuesve në pikat e hyrjes, pezullimin e ribashkimit familjar dhe deportimin e sirianëve me viza të përkohshme, duke argumentuar se pjesa më e madhe e Sirisë tani është e sigurt.
    Plani parashikonte po kështu  politika automatike deportimi për emigrantët e dënuar për krime të dhunshme ose seksuale. Koalicioni, një aleancë e brishtë katërpartiake midis VVD-së liberal-konservatore (e udhëhequr më parë nga Mark Rutte), PVV-së, Kontratës së Re Sociale (NSC) dhe Lëvizjes agrare Qytetare-Fermere (BBB), u formua në korrik pas negociatave të zgjatura të vitit të kaluar.
    Megjithatë, në fund, tensionet mbi emigracionin e rrëzuan në fund këtë aleancë. Me tërheqjen e Wilders, qeveria e Schoof mbetet pa mazhorancë, çka rrit gjasat e zgjedhjeve të reja ndërsa e zhyt politikën holandeze sërish në pasiguri.

    Top Channel