Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mandatet e deputetëve të rinj të dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit për qarqet Kukës, Korçë, Lezhë dhe Gjirokastër.
Dhënia e mandateve për këto qarqe u bë pas miratimit të tabelave përmbledhëse dhe pas shqyrtimeve të ankimimeve nga subjektet politike, ku KAS vendosi lënien në fuqi të vendimeve të miratuara nga KQZ për rezultatin e zgjedhjeve. Mandatet do të hyjnë në fuqi me legjislaturën e re në Kuvendin e Shqipërisë.
Konkretisht KQZ iu dha mandatet deputetëve:
Qarku Kukës
Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë e Madhështore:
Flamur Hoxha
Isuf Çela
Partia Socialiste
Eduard Shalsi
Qarku Korçë
Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë e Madhështore:
Ivi Kaso
Ledina Alolli
Bledjon Nallbati
Fidel Kreka
Partia Socialiste:
Niko Peleshi
Romina Kuko
Genti Lakollari
Ilirian Pendavinji
Bledi Çomo
Besa Spaho
Qarku Lezhë
Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë e Madhështore:
Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti
Gjin Gjoni
Kastriot Piroli
Partia Socialiste:
Ulsi Manja
Ermal Pacaj
Admir Kadeli
Qarku Gjirokastër
Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë e Madhështore:
Tritan Shehu
Partia Socialiste:
Mirela Furxhi
Tërmet Peçi
Pirro Dhima
Tag: koalicioni
-

Zgjedhjet e 11 Majit, KQZ iu jep mandatin deputetëve të qarqeve Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër
-

Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS mbi 700 vota të padrejta në procesverbalë, Bashës dhe Dash Shehit i janë “zhdukur” votat nga numëruesit
Rinumërimi i kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.
Por ç’ka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 419 vota, ndërsa PS-së 315 vota.
Në vend të tretë për numrin e votave të padrejta renditet koalicioni Shqipëria Bëhet që ka 37 vota, të cilat do t’i hiqen pas rinumërimit, ndërsa Lëvizja Bashkë 33 vota.
Subjekteve që pritet t’u shtohen votat pas rinumërimit, janë koalicioni i Bashës që i mungojnë 28 vota dhe koalicioni i Dashamir Shehit 5 vota.Top Channel
-

Dita e 6-të e rinumërimit të votave për Tiranën, hapen 651 kuti! A do ia marrë Gjylameti mandatin Xhaçkës?
Olta Xhaçka dhe Blerina Gjylameti
TIRANË- Sot është dita e gjashtë e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët për qarkun e Tiranës. Deri më sot, janë hapur 651 kuti nga 1282 në total. Nga të gjitha partitë, rezulton se Partia Demokratike ka marrë më shumë vota gabimisht, e ndjekur nga Partia Socialiste. PD ka siguruar padrejtësisht 335 vota, ndërsa socialistët 248 të tilla. Lëvizje të mëdha votash ka edhe mes kandidatëve në listën e hapur brenda partive. Mes demokratëve, më shumë vota që nuk janë të tijat, ka siguruar Ilir Alimehmeti, plot 102 të tilla, i ndjekur nga Jorida Tabaku që ka marrë 75 vota pa meritë. Edhe për socialistët ka pasur gabime, por ndryshimi i vetëm është që mes tyre mund të ketë “këmbim” mandati. Në PS, numrin më të lartë të votave pa meritë e ka ministri Ervin Hoxha me 259 vota, 128 ka Xhemal Qefalia, 127 Fatmir Xhafaj. Aty ku luhet mandati është gara mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, diferencë e cila është ngushtuar. Blerina Gjylameti ka fituar një votë ndërsa Olta Xhaçka ka humbur 47 të tilla.
Tashmë, diferenca mes tyre është ngushtuar në vetëm 92 vota, nga 140 që ishte fillimisht. Nëse vazhdon me këto ritme, Xhaçka mund ta humbasë mandatin e deputetes, që do t’i kalojë Gjylametit.
RENDITJA SIPAS KQZ:1. Koalicioni Partia Demokratike- 335 2. Lëvizja Bashkë – 24 3. Lëvizja Atdheu – 3 4. Partia Koalicioni Euroatlantik- “-22” 5. Partia Socialiste e Shqipërisë – 248 6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 37 7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – 1 8. Partia Aleanca Demokracia e Re – 7 9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim “-5” 10. Partia Mundësia – 20 11. Partia Socialdemokrate – 20
Rinumërimi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të Diasporës. Nga ky rinumërim, Partia Demokratike kërkon të marrë mandatin e dytë të Partisë “Mundësia”, që aktualisht e mban Erald Kapri./ZËRI -

Vijon rinumërimi në Tiranë. PD ka fituar më shumë vota padrejtësisht, Bashës e Dash Shehit u janë “zhdukur” votat
Vijon rinumërimi i votave të zgjedhjeve të 11 majit në Tiranë. Deri më tani janë rinumëruar 464, dhe ky proces ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.Por ky proces po tregon atë që nuk e prisnin aspak demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 241 vota, ndërsa PS-së 194 vota.
Në vend të tretë për numrin e votave të padrejta renditet koalicioni Shqipëria Bëhet që ka 28 vota, të cilat do t’i hiqen pas rinumërimit, ndërsa PSD-ja ka 22 vota.
Dy subjektet e vetme që pritet t’u shtohen votat pas rinumërimit, janë koalicioni i Bashës që i mungojnë 10 vota dhe koalicioni i Dashamir Shehit 7 vota. -

Rinumërohen gati 460 kuti votimi në Tiranë, PD&PS me minus/ KAS i shpalli votën të pavlefshme, “shpërthen” Dogjani
Foto ilustruese
TIRANË- Proceri i rinumërimit të qendrave të votimit për qarkun Tiranë vijon edhe sot në ambientet e pallatit të Sportit, “Farie Hoti”. Nga nisja e numërimit deri më sot janë hapur 457 Qendra Votimi, nga 1282 që është totali. Sipas rezultateve të deritanishme, më shumë vota nga të gjitha subjektet e tjera ka humbur Partia Demokratike. Plot 227 të tilla, ndërsa pas e ndjek Partia Socialiste që nga ana tjetër, ka humbur 191 vota. Të vetmet subjekte që kanë shtim votash janë “Euroatlantikët” e Lulzim Bashës dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim, i udhëhequr nga Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj. Por nuk janë vetëm partitë që po humbasin vota. E njëjta gjë vlen edhe për kandidatët në listën e hapur.
Nga demokratët ka humbur më shumë Ilir Alimehmeti, 63; Et’hem Aga, 31; Petrit Gjorgji, 43; Jorida Tabaku 27; Petrit Doda, 28. Më shumë vota ka rikuperuar Salvadot Kaçaj, plot 17 të tilla. Por më shumë humbje votash personale kanë socialistët: Ervin Hoxha ka humbur 195 vota personale; Xhemal Qefalia, 126; Fatmir Xhafaj, 87; Kejsi Elezi, 89 dhe Roy Bashaj, 72 të tilla. Megjithatë, as për PS dhe as për PD, nuk ndryshon mandatet e marra të partive nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
RENDITJA DHE VOTAT:1. Koalicioni Partia Demokratike- 237 2. Lëvizja Bashkë- 10 3. Lëvizja Atdheu- 4 4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA- “-12” 5. Partia Socialiste e Shqipërisë- 191 6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet- 26 7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare- 4 8. Partia Aleanca Demokracia e Re- 3 9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim- “-7” 10. Partia Mundësia- 8 11. Partia Socialdemokrate- 26
Por numërimi ka pasur edhe kontestime! Kandidati për deputet, i cili nuk e mori dot mandatin, Asllan Dogjani ka “shpërthyer” gjatë procesit të rinumërimit për një votë. KAS e ka shpallur të pavlefshme votën, pasi nuk ishte brenda kutisë krahas emrit. Ai “kërcënon” se do të shkojë në SPAK duke përmendur edhe anëtarin e KAS, Ilir Rusmali.“Nuk më rruhet fare për Policinë. Është e paqartë vota. Më bën presion me policinë. Vidhni vota, hajduta! Nuk është hera e parë gjithë ato vota më keni vjedhur deri tani në të gjitha kutitë. Mos u tallni me votat e qytetarëve se keni ditë e natë që rrini këtu. Hajdeni dhe shihni se si e kanë shprehur vullnetin qytetarët. Më heq vota me të padrejtë. Ju më keni hequr vota nga 4-5 çdo sekondë. Nuk lini me futur edhe vëzhgues. Turp të keni, do të marr videot një për një dhe do t’i çoj në SPAK. Turp të kesh Ilir, turp! Iu kemi prishur terezinë këtyre, kanë dashur të shkojnë me pushime Rusmali me disa të tjerë. Shihni në sistem sesa vota po marrin,”- thotë ai.
Rinumërimi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të Diasporës. Nga ky rinumërim, Partia Demokratike kërkon të marrë mandatin e dytë të Partisë “Mundësia”, që aktualisht e mban Erald Kapri./ZËRIcapturejpg
qenijpg
-

Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS mbi 400 vota të padrejta në procesverbalë, Bashës dhe Dash Shehit i janë “zhdukur” votat nga numëruesit
Rinumërimi i 464 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.
Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 241 vota, ndërsa PS-së 194 vota.
Në vend të tretë për numrin e votave të padrejta renditet koalicioni Shqipëria Bëhet që ka 28 vota, të cilat do t’i hiqen pas rinumërimit, ndërsa PSD-ja ka 22 vota.
Dy subjektet e vetme që pritet t’u shtohen votat pas rinumërimit, janë koalicioni i Bashës që i mungojnë 10 vota dhe koalicioni i Dashamir Shehit 7 vota.Top Channel
-

Rinumërohen gati 460 kuti votimi në Tiranë, PD&PS humbasin vota, Alimehmeti dhe Ervin Hoxha me minus
Foto ilustruese
TIRANË- Proceri i rinumërimit të qendrave të votimit për qarkun Tiranë vijon edhe sot në ambientet e pallatit të Sportit, “Farie Hoti”. Nga nisja e numërimit deri më sot janë hapur 457 Qendra Votimi, nga 1282 që është totali. Sipas rezultateve të deritanishme, më shumë vota nga të gjitha subjektet e tjera ka humbur Partia Demokratike. Plot 227 të tilla, ndërsa pas e ndjek Partia Socialiste që nga ana tjetër, ka humbur 191 vota. Të vetmet subjekte që kanë shtim votash janë “Euroatlantikët” e Lulzim Bashës dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim, i udhëhequr nga Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj. Por nuk janë vetëm partitë që po humbasin vota. E njëjta gjë vlen edhe për kandidatët në listën e hapur.
Nga demokratët ka humbur më shumë Ilir Alimehmeti, 63; Et’hem Aga, 31; Petrit Gjorgji, 43; Jorida Tabaku 27; Petrit Doda, 28. Më shumë vota ka rikuperuar Salvadot Kaçaj, plot 17 të tilla. Por më shumë humbje votash personale kanë socialistët: Ervin Hoxha ka humbur 195 vota personale; Xhemal Qefalia, 126; Fatmir Xhafaj, 87; Kejsi Elezi, 89 dhe Roy Bashaj, 72 të tilla. Megjithatë, as për PS dhe as për PD, nuk ndryshon mandatet e marra të partive nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
RENDITJA DHE VOTAT:1. Koalicioni Partia Demokratike- 237 2. Lëvizja Bashkë- 10 3. Lëvizja Atdheu- 4 4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA- “-12” 5. Partia Socialiste e Shqipërisë- 191 6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet- 26 7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare- 4 8. Partia Aleanca Demokracia e Re- 3 9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim- “-7” 10. Partia Mundësia- 8 11. Partia Socialdemokrate- 26
Rinumërimi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të Diasporës. Nga ky rinumërim, Partia Demokratike kërkon të marrë mandatin e dytë të Partisë “Mundësia”, që aktualisht e mban Erald Kapri./ZËRI -

Rinumërimi në Tiranë/ PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti! Bashës i janë “zhdukur” votat nga numëruesit
Rinumërimi i 437 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 219 vota, ndërsa PS-së 193 vota.
Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë 10 vota më tepër, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 26 vota, PSD 23 vota dhe Partia Mundësia 8 vota.
Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 13 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 7 vota.
Procesi i rinumërimit do të hapet sërish ditën e hënë, teksa e diela është vendosur pushim për ta.Top Channel
-

Rinumërimi në Tiranë, PD dhe PS më shumë vota në procesverbal se në kuti
Rinumërimi i 338 kutive të votimit në Tiranë ka treguar se dy partitë e mëdha janë favorizuar nga numëruesit e tyre në 11 maj.
Prej dy ditësh, kutitë e qarkut të Tiranës po numërohen për herë të dytë pas kërkesës së dy anëtarëve të KAS-it.Por çka po tregon ky proces, nuk është ajo që prisnin demokratët. Deri tani rezulton se Partisë Demokratike i janë shtuar padrejtësisht 162 vota, ndërsa PS-së 117 vota.
Në një masë më të vogël në numërimin e parë kanë përfituar edhe Lëvizja Bashkë e cila ka marrë padrejtësisht 15 vota, koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 20 vota, PSD 18 vota dhe Partia Mundësia 3 votë.
Ndërkohë nga numëruesit janë penalizuar Partia e Lulzim Bashës që i mungojnë 16 vota, Koalicioni Djathtas për Zhvillim i Dashamir Shehit që i mungojnë 6 vota.
