Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka treguar arsyen pse u prish koalicioni me kryeministrin Rama. Në mandatin e parë të kryeministrit, presidenti i PL, Ilir Meta, asokohe kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ishte në koalicion me Ramën dhe luajti një rol të rëndësishëm në rotacionin e pushtetit në vitin 2013. Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi zbuloi edhe pse LSI u largua nga ai koalicion. Ai shprehet se Ilir Meta hoqi dorë kur kuptoi se Rama po tradhtonte besimin e shqiptarëve. Blushi shprehet gjithashtu se Rama tentoi ta shndërronte Kushtetutën në një leckë.
“Sigurisht ishim një nga faktorët kryesorë që ka denoncuar korrupsionin, një forcë politike që propozoi ndalimin me ligj të koncesioneve që u kushtojnë qytetarëve qindra miliona euro, që denoncoi kanabizimin e vendit. Një forcë që u shkëput nga ai koalicion kur kuptoi që Edi Rama po tradhtonte besimin e dhënë nga shqiptarët. Sot, zoti Meta është shndërruar në simbol frymëzues të lirisë, për faktin se, edhe pse në kushte izolimi ekstrem, e ka shndërruar qelinë në një llogore kundër këtij narko regjimi. Edhe presidencën e ktheu në një kështjellë në mbrojtje të Kushtetutës, të cilën Edi Rama tentoi ta shndërronte në një leckë”, deklaroi Blushi për mediat këtë fundjavë.
Tag: koalicioni
-

LSI u largua nga koalicioni me PS, Tedi Blushi: Ja pse u prishëm me Ramën në vitin 2017
-

Sa mandate synon Shqipëria Madhështore? Tedi Blushi: 20 vetëm në Tiranë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, zbuloi se koalicioni Shqipëria Madhështore synon të fitojë 84 mandate në zgjedhjet e 11 majit.
Në “Off the Record”, Blushi theksoi se fitorja kundër Partisë Socialiste është e padiskutueshme.
“Nuk ka asnjë skenar tjetër veç se fitorja. Më 11 maj rikthehet liria për të gjithë shqiptarët. Do të jetë cunami, jo dallgë. Koalicioni do të fitojë, për këtë të jeni të sigurt. I vetmi debat është sa mandate? Objektivi ynë është 84, por fitorja është e padiskutueshme”, tha Blushi. “Tirana do të jetë pa diskutim kryeqyteti i fitores, me të paktën 20 mandate për koalicionin PD – ASHM”.
Objektivi ambicioz do të thotë që koalicioni opozitar do të marrë 21 deputetë më shumë se sa në zgjedhjet e kaluara. Në vitin 2021, Partia Demokratike dhe aleatët morën 59 mandate, ndërsa LSI 4 mandate.
Partia Socialiste siguroi e vetme shumicën, me 74 mandate, ndërsa 3 mandate mori edhe Partia Socialdemokrate.
-

“Djathtas”, vetëm me lista të hapura/ Ikin kandidatët e sigurt, garë për mandatet sipas votave
Koalicioni djathtas për zhvillim do të shkojë në zgjedhje vetëm me 140 kandidatët e listës së hapur.
Deputeti Enkelejd Alibeaj, tha se po përgatitet dokumentacioni i nevojshëm për tërheqjen e kandidatëve nga listat e mbyllur. Ai tha se kjo manovër është konsultuar me kqz dhe është e ligjshme. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
“Gjatë kontrollit të listave, koalicioni jonë doli që nuk ka asnjë njeri të implikuar me veprimtari të paligjshme gjë që tregon korrektesën e listës sonë dhe seriozitetin me të cilin jemi angazhuar në luftën ndaj korrupsionit. Koalicioni ka bërë dokumentacionin e nevojshëm për tërheqjen e kandidatëve për listat e mbyllura. Nga sot e tutje, nga java që vjen, qytetarët e Shqipërisë duhet ta dijnë që ne garojmë me lista të hapura.”,tha Alibeaj.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Edhe deputeti Shehi, shtoi se tani nuk ka asnjë rrezik për ndarjen e mandateve për deputet brenda subjektit.
Një koment e kishte Alibeaj edhe për përballjen Rama-Basha në rrjetet sociale. Ai sqaroi se Djathtas për Zhvillim nuk do të ndjekë asnjë kundërshtar apo konkurrent, por hyn për një fushatë serioze.
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Sondazhi: Rama merr mandatin e katërt me 50.5%! Berisha forcë e dytë! Lapaj e Shabani të tretët
Sondazhi i “Piepolit” në bashkëpunim me Report Tv, nxjerr Partinë Socialiste fituese në zgjedhjet e 11 majit. Sipas të dhënave të sondazhit, PS projektohet të marrë nga 46.5% deri në 50.5% të votave, duke ruajtur thuajse të njëjtin nivel me rezultatin e vitit 2021 (48.7%). Ky projeksion mbetet i pandryshuar në krahasim me dy javë më parë, ku ishte po ky rezultat
Edhe Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore nuk ka ndryshim në projeksion në krahasim me dy javë më parë. Koalicioni renditet i dyti, me një kuotë që varion nga 35% deri në 39%, pak më poshtë krahasuar me rezultatin e arritur në vitin 2021 (39.4%). Ndarja dhe fragmentarizimi i opozitës duket se ka një ndikim të qartë në performancën e saj në sondazhe.
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, e Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit renditet i treti, me një mbështetje që varion nga 7-9 %, me një rritje fare të lehtë në krahasim me rezultatin e 13 marsit ku parashikohej 6.5% deri në 8.5%.
Një rritje të lehtë në krahasim me projeksionin e sondazhit të 13 marsit, ka dhe Partia Mundësia e Agron Shehajt. Alternativa e re në skenën politike, projektohet të marrë 2.5% deri në 4.4% të votave, ndërsa në sondazhin e 13 marsit ishte projektuar të marrë 2-4 %
Partia Social Demokrate e Tom Doshit pritet të marrë 0.5. – 2.5% një rënie e lehtë në krahasim me atë të 13 marsit, kur shifrat ishin mes 1% dhe 3%.
Të tjera parti të vogla si Lëvizja BASHKË, Koalicioni i Djathtas për Zhvillim dhe partia e Bashës “Koalicioni Euroatlantik”, luhaten në kufijtë 0.5% deri në 2.5%