Tag: koalicioni

  • Sondazhi i italianëve: PS merr mandatin e katërt me mbi 50%! Berisha pëson rënie! Lapaj-Shabani, forcë e tretë

    Sondazhi i italianëve: PS merr mandatin e katërt me mbi 50%! Berisha pëson rënie! Lapaj-Shabani, forcë e tretë

    Një ditë para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale të 11 majit, Report Tv në bashkëpunim me Institutin Piepoli sollën sondazhin e radhës. Sipas të dhënave, PS me në krye Edi Ramën do të siguronin mandatin e katërt qeverisës me një përqindje mes 46.5%-50.5%. PS ruan të njëjtat vlera me rezultatet e dy sondazheve të mëparshme, më 13 dhe 27 mars. PS ruan thuajse të njëjtin nivel me rezultatin e vitit 2021 (48.7%). Por, ndërsa PS siguron mandatin e katërt, nga ana tjetër të dhënat e sondazhit tregojnë një rënie për koalicionin e Sali Berishës i cili ka zbritur nga 35%-39% në 33%-37%. Koalicioni i Berishës ka një rënie të thellë edhe më rezultatin e 2021 kur PD e bashkuar mori 39.4%.
    Ndërkohë, sa i takon partive të reja, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt merr 6.5%-8.5%, një rënie krahasuar me rezultatet e sondazhit të 27 marsit kur ishte në vlerat 7%-9%. Ndërkohë, kemi një rritje për Partinë Mundësia të Agron Shehajt, duke kaluar nga 2.5%-4.5% në rezultatin e 27 marsit, në 4%-6% në prill.
    Partitë e tjera si PSD e Tom Doshit, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës apo koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ i Dashamir Shehit mbeten nën 3%. Vihet re një rritje e lehtë e partisë së Bashës, duke kaluar nga një mbështetje prej 0%-0.5% në mars, në 0.5%-1% në prill. Edhe PSD e Tom Doshit po ashtu rritet nga 0.5%-2.5%, duke u kthyer në vlerat e mëparshme në nivelin 1%-3%. Ndërkohë, parti të tjera do të merrnin 0%-0,5% të votave.

  • Sondazhi: 47% e shqiptarëve njohin më mirë kandidatët e PS në listë të hapur, 34% ata të Berishës!

    Sondazhi: 47% e shqiptarëve njohin më mirë kandidatët e PS në listë të hapur, 34% ata të Berishës!

    Në sondazhin e realizuar nga Report TV në bashkëpunim me Institutin Piepoli, qytetarët janë pyetur se cilës partie i njohin më mirë kandidatët e listës së hapur. Rezultatet tregojnë se kandidatët e Partisë Socialiste (Edi Rama) janë më të njohurit për publikun me 47%, të ndjekur nga ata të koalicionit të drejtuar nga Sali Berisha me 34%. I treti në radhë renditet Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt me 6% dhe po të njëjtën shifër mban edhe Partia Mundësia e Agron Shehajt.
    Ndërkohë rezultatet e tjera në vijim: Partia Social Demokrate (Tom Doshi) – 2%, Partia ‘Lëvizja Bashkë’ (Arlind Qori) – 1%, Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha) – 1%, Koalicioni ‘Djathtas për Zhvillim’ (Dashamir Shehi) – 1%, të tjerë – 1% dhe asnjë – 1%.

  • Deklaratat e ish-prokurorit të përjashtuar nga drejtësia/ Reagon Koalicioni Euroatlantik

    Deklaratat e ish-prokurorit të përjashtuar nga drejtësia/ Reagon Koalicioni Euroatlantik

    Koalicioni Euroatlantik ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-prokurorit të përjashtuar nga drejtësia si i korruptuar, Arian Ndoja.
    Në njoftimin për mediat, KEA shprehet se morali i një ish-prokurori të korruptuar është i njëjtë me moralin e një vrasësi që bën si i pafajshëm.
    Koalicioni Euroatlantik më tej shprehet se demokratët dhe durrsakët e kanë të qartë kontributin e Arian Ndojit në padrejtësi, ashtu edhe pazarin e shefit të tij që ia dorëzoi Ramës mandatin e katërt në tavolinë.
    “Mos lexo tekstet e Elvis Roshit, prit se do të kesh kohë dhe vend për të dhënë sqarime për kërcënimet dhe presionet tuaja.Gjej edhe një avokat të mirë, se nuk i dihet si shkojnë punët” – thuhet në reagimin e KEA.
    Deklarata e Koalicionit Euroatlantik:
    Morali i një ish-prokurori të korruptuar është fiks si morali i një vrasësi që bën si i pafajshëm. Mesa duket, si edhe shefi i tij, e ka problem kur sulmohet korrupsioni i Ramës dhe shokëve të tij, sepse janë të zhytur në të njëjtin pellg lluce që po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi.
    Demokratët dhe durrsakët e kanë të qartë kontributin tënd në padrejtësi, ashtu edhe pazarin e shefit tënd që ia dorëzoi Ramës mandatin e katërt në tavolinë.
    Mos lexo tekstet e Elvis Roshit — prit, se do të kesh kohë dhe vend për të dhënë sqarime për kërcënimet dhe presionet tuaja.Gjej edhe një avokat të mirë, se nuk i dihet si shkojnë punët.

  • Koalicioni i ardhshëm qeveritar i tri partive politike në Gjermani, çfarë përmban marrëveshja

    Koalicioni i ardhshëm qeveritar i tri partive politike në Gjermani, çfarë përmban marrëveshja

    Në një moment me sfida të mëdha për Europën dhe ekonominë botërore, drejtuesit e tri partive të koalicionit të ardhshëm qeveritar në Gjermani, Unioni Kristian-Demokrat, Partia Socialdemokrate e Gjermanisë si edhe Unioni Kristian-Social prezantuan të mërkurën, më 9 prill 2025, në Berlin marrëveshjen e tyre për bashkëqeverisje.

    Kryetari i CDU-së dhe kancelari i ardhshëm i mundshëm, Friedrich Merz, e cilësoi dokumentin si një sinjal të qartë për Europën dhe një garanci se “Europa mund të mbështetet te Gjermania”.
    Reformë e thellë ekonomike dhe sociale
    Për të ndezur motorin e ekonomisë gjermane që tashmë ka hyrë në vitin e tretë të recesionit, parlamenti gjerman kishte miratuar më parë një paketë masash qindra milionëshe. Por tarifat e presidentit amerikan e detyrojnë koalicionin e mundshëm të ardhshëm që të marrë masa shtesë për lehtësimin e industrisë: Për shembull duke ulur taksat për sipërmarrjet, reduktimin e tatimeve mbi energjinë dhe përjashtimin nga tatimi të orëve shtesë të punës. Po ashtu, qeveria e ardhshme synon të lehtësojë të ashtuquajturin “pension aktiv”, që i lejon edhe pensionistët për të punuar pa tatime.
    Një tjetër objektiv madhor është reduktimi drastik i burokracisë, me qëllim që Gjermania të bëhet më atraktive si për investitorët, ashtu edhe për profesionistët që kërkojnë një vend për të jetuar. Për këtë arsye, koalicioni synon të krijojë një Ministri të Digjitalizimit, e cila do të përqendrohet pikërisht në këtë çështje. “Pajisjet e vjetra, si faksi, duhet të dalin jashtë përdorimit,” tha në mënyrë simbolike bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, dhe shtoi: “Tregjet ndërkombëtare duhet të marrin sinjal të qartë se këtu mund të investohet.
    Ashpërsohet politika e migracionit
    Në marrëveshjen e koalicionit vihet re edhe një kthesë e dukshme në politikën e migracionit. Kryetari konservator Merz njoftoi masa të reja si kontrollet dhe kthimet në kufi, përfundimin e programeve të pranimit vullnetar, si për shembull për refugjatë nga Afganistani, dhe pezullimin e bashkimit familjar për refugjatët e luftës. Ukrainasit që do të vijnë tani e tutje në Gjermani nuk do të përfitojnë automatikisht ndihma sociale. Qeveria e re dëshiron gjithashtu të ndryshojë ligjin e shtetësisë: “Nuk do të ketë më shtetësi të përshpejtuar pas vetëm tre vitesh qëndrimi në Gjermani,” theksoi Merz.
    Përgjysmohet numri i migrantëve të punës nga Ballkani Perëndimor
    Koalicioni synon gjithashtu të kufizojë rregulloren e Ballkanit Perëndimor, e cila deri më tani lejonte ardhjen e rreth 50 mijë punëtorëve të pakualifikuar në vit. Numri do të përgjysmohet në 25 mijë. Politika e migracionit ishte ndër temat kryesore të fushatës, për shkak të barrës financiare mbi komunat. Si tregues i ashpërsimit, Ministria e Brendshme do t’i kalojë partisë bavareze Unionit Kristian-Social (CSU).
    Procesi i Berlinit mbetet i rëndësishëm
    Sipas marrëveshjes, integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe i Ukrainës dhe Moldavisë, në Bashkimin Evropian (BE) konsiderohet interes strategjik i ndërsjellë. Prandaj, Procesi i Berlinit – një nismë e ish-kancelares Angela Merkel – do të mbetet aktive si platformë për t’u ofruar vendeve të rajonit perspektiva të qarta dhe të qëndrueshme për anëtarësim në BE.

    Top Channel

  • Marrëveshje koalicioni me SPD, kalencari Merz: Do të kemi një qeveri të fortë dhe efektive

    Marrëveshje koalicioni me SPD, kalencari Merz: Do të kemi një qeveri të fortë dhe efektive

    Këtë të mërkurë, konservatorët gjermanë të CDU/CSU, nën kancelarin potencialisht të ardhshëm Friedrich Merz, ranë dakord për një marrëveshje koalicioni me Social Demokratët e qendrës së majtë (SPD).

    Marrëveshja synon ringjalljen e ekonomisë më të madhe të Europës, pasi CDU doli forca e parë në zgjedhjet e mbajtura në shkurt, por që nuk arriti të fitonte një shumicë, pasi AfD-ja u ngjit në vendin e dytë, raportone The Guardian.  

    Në një konferencë për shtyp të koalicionit në Berlin, të cilën e hapi, Merz tha se koalicioni ka “një plan të fortë” si rezultat i negociatave, i cili do të dërgojë “një sinjal të qartë” si për gjermanët ashtu edhe për partnerët europianë se “Gjermania do të ketë një “qeveri të fortë dhe efektive”.

    Investimet, migrimi, siguria janë ndër prioritetet e para, tha Merz.

    Duke paraqitur skicën e marrëveshjes së arritur, Merz flet për fokusin e tij në sjelljen e më shumë investimeve me ndryshime në taksat e korporatave dhe energjisë dhe stimuj që  nxisin ekonominë.

    Më pas ai kalon në politikën e migracionit, duke premtuar “një kurs të ri” me një sërë politikash më të rrepta që synojnë “t’i japin fund migrimit të parregullt” nëpërmjet kontrolleve më të rrepta kufitare, shtrëngimit të rregullave të azilit dhe shtytjes për riatdhesimin e atyre që kanë hyrë ilegalisht në Gjermani.

     

  • Basha kallëzim penal në SPAK ndaj kandidatit të Berishës në Durrës

    Basha kallëzim penal në SPAK ndaj kandidatit të Berishës në Durrës

    Koalicioni Euroatlantik ka depozituar ditën e sotme një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndaj kandidatit për deputet të Sali Berishës në Qarkun e Durrësit, Arian Ndoja.
    Në kallëzimin e paraqitur, Koalicioni Euroatlantik kërkon nisjen e hetimeve ndaj z. Ndoja për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” (neni 328 i Kodit Penal) dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” (neni 329 i Kodit Penal).
    Sipas të dhënave të mbledhura nga kandidatët e Koalicionit dhe banorë të zonës, z. Ndoja dyshohet se ka ushtruar presion të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve për të mos votuar subjekte të tjera politike, si dhe ka pohuar publikisht lidhje me individë të botës së krimit, me qëllim intimidimin e zgjedhësve dhe ndikimin në votë.
    “Zgjedhjet e 11 majit duhet të zhvillohen në mënyrë të lirë, të ndershme dhe larg ndikimit të grupeve të strukturuara kriminale apo formave të blerjes së votës,” – thuhet në kallëzimin zyrtar.
    Sipas kallëzuesve, këto dyshime bien ndesh me objektivat e Strategjisë së Hetimit për Krimin Zgjedhor të miratuar nga vetë SPAK, e cila përfshin hetimin aktiv të rasteve të presionit, kanosjes apo përfshirjes së elementëve kriminalë në procesin elektoral.
    Koalicioni Euroatlantik i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të regjistrojë menjëherë kallëzimin penal, të kryejë hetimet e nevojshme dhe të mbrojë integritetin e procesit zgjedhor përmes veprimit të shpejtë dhe të vendosur.
    Kujtojmë se ish-prokurori i Durrësit, Arian Ndoja, u shkarkua nga detyra nga KPK me arsyetimin se nuk justifikonte pasurinë dhe për lidhje të dyshuara me botën e krimit, duke u akuzuar për favorizimin e personave me precedentë penalë.
    Në vitin 2019, Ndoja ishte objekt i një atentati në të cilin humbi jetën shoferi i tij, Andi Maloku, ndërsa vetë Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, mbetën të plagosur.

  • Basha padit në SPAK kandidatin e Berishës në Durrës/ Euroatlantikët: Presion zgjedhësve dhe lidhje me botën e krimit

    Basha padit në SPAK kandidatin e Berishës në Durrës/ Euroatlantikët: Presion zgjedhësve dhe lidhje me botën e krimit

    Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ka kallëzuar në SPAK kandidatin për deputet të Sali Berishës në qarkun e Durrësit, ish-prokurorin Arian Ndoja. Në kallëzimin e paraqitur, Koalicioni Euroatlantik kërkon nisjen e hetimeve ndaj Ndojës për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
    Në kallëzimin e depozituar në SPAK, Koalicioni Euroatlantik thotë se Ndoja dyshohet se ka ushtruar presion të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve për të mos votuar subjekte të tjera politike, si edhe sipas tyre ka pohuar publikisht lidhje me individë të botës së krimit, me qëllim intimidimin e zgjedhësve dhe ndikimin në votë.
    “Zgjedhjet e 11 majit duhet të zhvillohen në mënyrë të lirë, të ndershme dhe larg ndikimit të grupeve të strukturuara kriminale apo formave të blerjes së votës,” – thuhet në kallëzimin zyrtar.
    Sipas kallëzuesve, këto dyshime bien ndesh me objektivat e Strategjisë së Hetimit për Krimin Zgjedhor të miratuar nga vetë SPAK, e cila përfshin hetimin aktiv të rasteve të presionit, kanosjes apo përfshirjes së elementëve kriminalë në procesin elektoral.
    Koalicioni Euroatlantik i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme që të regjistrojë menjëherë kallëzimin penal, të kryejë hetimet e nevojshme dhe të mbrojë integritetin e procesit zgjedhor përmes veprimit të shpejtë dhe të vendosur.
    Kush është Arjan Ndoja?
    Arian Ndoja iu bashkua procesit të primareve të Sali Berishës dhe ish-kryeministri e katapultoi në listat e hapura të qarkut të Durrësit për zgjedhjet e 11 majit. Ish-prokurori ishte objektiv edhe i një atentati në nëntor 2019 në rrethrrotullimin e Shkozetit. Ndoja u shkarkua më 6 maj të vitit 2022 nga Komisioni i Vettingut i shkallës së parë për lidhje të shumëfishta me krimin por edhe për pasuri të pajustifikuar. Sipas vendimit, prokurori Ndoja kishte kontrate me të paktën 9 persona të dyshuar dhe të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
    Në vendim pasqyrohet lidhja e prokurorit Ndoja me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’. Ndoja ishte me Lahon në atentatin tek rrethrrotullimi i Shkozeti, ku vetë i plagosur Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku.

  • “Ku i ke shokët?”, Endri Hasa pyet Ramën për pasaportën e BE dhe korrupsionin: ‘7×7 = 313’, me Bashën krah SPAK-ut

    “Ku i ke shokët?”, Endri Hasa pyet Ramën për pasaportën e BE dhe korrupsionin: ‘7×7 = 313’, me Bashën krah SPAK-ut

    Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Endri Hasa i ftuar në një studio televizive thotë se kanë nisur takimet derë më derë me qytetarët për të preznatuar proghramin për 11 majin. Me Lulzim Bashën, si drejtues politik i këtij koalicioni, Hasa i ftuar në një emision televiziv thotë se partia e tyre është krah SPAK.
    “Koalicioni Euroatlantik është çdo ditë me qytetarët, derë më derë duke trokitur, Garojmë me lista ta hapura, kemi qenë kundër sistemit me lista të mbyllura. Kemi prezantuar një program që ka qenë i mirëkonsultuar me grupet e interesit, me qytetarët dhe partnerët. Këtë program po e shpalosim derë më derë me shqiptarët. Misioni jonë është të trokasim në çdo derë, t’i flasim çdo zemre dhe ti kërkojmë votën për Koalicioni Euroatlantik për t’i dhënë zë një Shqipëri ndryshe, që duhet të afrohet realisht afër BE”, tha Hasa.
    Një replikë e ka drejtpërdrejtë me kryeministrin Edi Rama, të cilit i thotë se duhet t’i përgjigjet pyetjes ‘O Rame ku i ke shokët’, edhe pas videove virale Rama-Basha.
    “Zgjedhjet fitohen tek njerëzit. Rama duhet të tregojë atë përgjigjen të cilën po pyetet shpesh, që ku i ka shokët. Faktet janë kokëfortë. Videot bëhen virale kur kanë të vërteta brenda. Nëse e publikut nuk i thua të vërtetën, nuk ecën, kjo është diçka e vërtetë, kanë ndodhur shumë episode rrugës. Kanë rënë gurët e shahut që ka pasur në qeverinë e parë, kanë vazhduar dhe më tej, kur ne dilnin thonin për Gjush Dakon është i pastër si akullore, e pamë si vajti, vazhduam me Lefterin, me Çyrbjen, deri tek Veliaj në bashkinë Tiranës”, tha Hasa.
    Për Hasën, ky është momenti që Rama të mbajë përgjegjësi, pasi sipas tij nuk mund të dalë i pafajshëm kur përfaqësuesit e PS kanë përfunduar në pranga, Hasa thekson, se Rama nuk mund t’i japë shqiptarëve pasaportën e BE pa luftuar më parë korrupsionin.
    “Rama s’mund të dalë i pafajshëm dhe të thotë ata hëngrën kumbulla dhe dardha pas krahëve të mi. Ka pasur plot njerëz të nderuar brenda radhëve të veta që s’do ta vendonin në këto pozita. Fajtori parë në këtë rast, është Rama. Ramës i ka ardhur me kohë të mbajë përgjegjësi për atë që bën. Vota duhet të jetë për alternativë, nuk mendoj se ka më asnjë lloj alternative për të ofruar, veçse faktit që të riciklojë njerëz që ka dashur dhe po i emëron prapë kryetari. U mundua t’i mbyllë listat në një rotacion dhe vendimmarrje që e vendosin vetëm kryetarët”, tha Hasa.

  • VIDEO – Koalicioni Euroatlantik homazhe dhe kurora me lule në memorialin e “2 Prill 1991″…

    VIDEO – Koalicioni Euroatlantik homazhe dhe kurora me lule në memorialin e “2 Prill 1991″…

    Koalicioni Euroatlantik në Shkodër nderoi katër viktimat e 2 prillit 1991 që u flijuan 34 vite më parë përballë sistemit komunist. Përfaqësues të Koalicionit Euroatlamtik vendosën kurora me lule në memorialin e 2 prillit aty ku humbën jetën martirët e demokracisë Arben Broci, Besnik Ceka, Nazmi Kryeziu dhe Bujar Bishanaku. Xhevdet Amuli tha se në 2 prillin e 1991 të rinjtë dhe qytetarët e Shkodrës pa frikë u çuan për të mposhtur bishën e egër komuniste.
    Figura e katër martirëve të demokracisë u shprehën përfaqësues të Koalicionit Euroatlantik është një shembull për të rikthyer demokracinë në Shqipëri edhe në ditët e sotme.
    

  • “Optimiste përfshirja e SPAK në këto zgjedhje”, Basha: Koalicioni Euroatlantik i ofron qytetarit të zgjedh vet…

    “Optimiste përfshirja e SPAK në këto zgjedhje”, Basha: Koalicioni Euroatlantik i ofron qytetarit të zgjedh vet…

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë për emisionin “Context” në ATV Kosova, foli për sotuatën zgjedhore në Shqipëri. Ai tha se bashkimin e votave mes Kryeministrit Rama dhe ish-Kryeministrit Berisha, ka krijuar mundësi për kazerma politike personale dhe ka penguar qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlament.
    Basha theksoi se Koalicioni Euroatlantik, numri 4 në fletënt e votimit, ka vendosur t’u ofruar lista të hapura, duke garantuar se ata që zgjedhin qytetarët do të jenë përfaqësues në Kuvend.
    “Zoti Rama dhe zoti Berisha bashkuan votat dhe mbyllën plotë 1/3 e listave duke krijuar kështu predispozita për kazerma politike personale dhe duke i mohuar qytetarëve të shqipërisë që të zgjedhin ata dhe jo kryetarët e partive se kush do të shkojë në parlamentin e ardhshëm. Këtij truku, Koalicioni Euroatlantik, numri 4 në listën e votimit, i është përgjigjur me lista të hapura. Pra, ne kemi vendosur qëllimisht persona dashamirës, mbështetës tanë në listat e mbyllura që menjëherë pas dorëzimit zyrtar të listave kanë paraqitur dorëheqjen. Dhe tek ne, te Koalicioni Euroatlantik, ai që votohet, ai që merr një votë më shumë janë ata që shkojnë në Parlamentin e Shqipërisë” – u shpreh Basha.
    Ai gjithashtu foli për angazhimin e SPAK-ut në luftën kundër korrupsionit zgjedhor. Sipas tij, SPAK ka zbuluar me prova gjyqësore lidhjet mes krimit të organizuar dhe PS-së dhe rasti është deputeti Jurgis Çyrbja që është në burg. Duke shprehur mbështetjen 100% ndaj Prokurorisë së Posaçme, Basha tha se është optimist angazhimi i SPAK në këto zgjedhje, duke theksuar se do të luftojë blerjen e votës dhe intimidimin e zgjedhësve.
    “Kështu që në këtë pikëpamje, ka një hap pas krahasuar me 2021-in. Ka një hap para dhe dua ta them këtë, që drejtësia e pavarur, jo politika, jo qeveria, jo parlamenti por SPAK-u, tashmë ka faktuar me prova, jo thjesht me retorikën politike,por me prova gjyqësore, atë që ka ndodhur në 2021-in, me një nga bashkëpunëtorët më të ngusht të kryeministrit Rama, një ish deputet i Durrësit, Jurgis Çyrbja, ndodhet sot në burg, sepse është vërtetuar se ai dhe organizatat kriminale që njihen si bandit e Durrësit, janë përdorur për të prodhuar mandate për PS. Çka do të thotë që dhe vet mandate i zotit Rama, është produkt i bashkëpunimit të strukturave të veçanta të PS me krimin e organizuarLajmi tjetër është që SPAK është i angazhuar në këto zgjedhje. Qindra oficerë të BKH, prokurorë me mbështetje amerikane, europiane, britanike kanë bërë të ditur se do të marrë një rol aktiv në këto zgjedhje për problemet e vjetra dhe në rritje të zgjedhjeve shqiptare, që janë intimidimi i zgjedhësve, blerja e votës, roli i krimit të organizuar. Angazhimi i SPAK-ut jep optimizëm në çdo aspekt, në luftën kundër korrupsionit qeveritar pjesë e të cilit është edhe korrupsioni zgjedhor. Koalicioni që unë drejtoj është e vetmja forcë politike që është vendosur 100% në mbështetje të SPAK jo me fjalë, por me vepra” – tha Basha.