Tag: koalicioni

  • SONDAZHI – Kompania e njohur italiane publikon të dhënat, ja kush janë renditur në tre partitë e para

    SONDAZHI – Kompania e njohur italiane publikon të dhënat, ja kush janë renditur në tre partitë e para

    Në një kohë kur vendi ndodhet 2 javë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, News24 në bashkëpunim me Notosondaggi kanë “fotografuar” prirjen elektorale të qytetarëve, në sondazhin e dytë të publikuar këtë të hënë, në emisionin Log. nga Endri Xhafo.
    Pyetjes: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?
    45.5% e qytetarëve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Socialiste (varion 43.5%-47.5%). PS ka pësuar rënie me 0.5 krahasuar me sondazhin e 14 prillit. 36% do të votonin Partinë Demokratike dhe koalicionin e drejtuar prej saj Aleanca për Shqipërinë Madhështore (34%-36%). Opozita është rritur me 1% në krahasim me 2 javë më parë.
    6.5 do të votonin partinë Mundësia, 5.5% koalicionin Nisma-Shqipëria Bëhet, 2% PSD-në dhe po 2% Lëvizjen Bashkë.
    Partia Mundësia ruan të njëjtat kuota krahasuar me sondazhin e 14 prillit, ndërsa Nisma-Shqipëria Bëhet rritet me 0.5%.
    PSD zbret me 0.5%, ndërsa Lëvizja Bashkë rritet me 0.5% krahasuar me 14 prillin.
    Me 1% zbret koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ndërsa në rënie me 0.5% është edhe Djathtas për Zhvillim.
    Rriten me 0.5% ata që do të votonin një forcë tjetër politike.
    Të dhënat e sondazhit
    Partia Socialiste – 45.5% (43.5%-47.5%)
    Koalicioni PD-ASHM – 36% (34%-36%)
    Partia Mundësia – 6.5% (5.5%-7.5%)
    Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet – 5.5% (4.5%-6.5%)
    Partia Socialdemokrate – 2% (1%-3%)
    Lëvizja Bashkë – 2% (1-3%)
    Koalicioni Euroatlantik – 1% (0-2%)
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim – 0.5% (0-1%)
    Tjetër – 1% (0-2%)

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Kush fiton në 11 maj? Ndryshimi i shifrave mes PS dhe PD

    Kush fiton në 11 maj? Ndryshimi i shifrave mes PS dhe PD

    News24 në bashkëpunim me Notosondaggi kanë “fotografuar” prirjen elektorale të qytetarëve, në sondazhin e dytë të publikuar këtë të hënë.
    Pyetjes: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?

    45.5% e qytetarëve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Socialiste (varion 43.5%-47.5%). PS ka pësuar rënie me 0.5 krahasuar me sondazhin e 14 prillit. 36% do të votonin Partinë Demokratike dhe koalicionin e drejtuar prej saj Aleanca për Shqipërinë Madhështore (34%-36%). Opozita është rritur me 1% në krahasim me 2 javë më parë.
    6.5 do të votonin partinë Mundësia, 5.5% koalicionin Nisma-Shqipëria Bëhet, 2% PSD-në dhe po 2% Lëvizjen Bashkë. Partia Mundësia ruan të njëjtat kuota krahasuar me sondazhin e 14 prillit, ndërsa Nisma-Shqipëria Bëhet rritet me 0.5%.
    PSD zbret me 0.5%, ndërsa Lëvizja Bashkë rritet me 0.5% krahasuar me 14 prillin. Me 1% zbret koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ndërsa në rënie me 0.5% është edhe Djathtas për Zhvillim. Rriten me 0.5% ata që do të votonin një forcë tjetër politike.
    Të dhënat e sondazhit
    Partia Socialiste-45.5% (43.5%-47.5%)
    Koalicioni PD-ASHM-36% (34%-36%)
    Partia Mundësia-6.5% (5.5%-7.5%)
    Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet-5.5% (4.5%-6.5%)
    Partia Socialdemokrate-2% (1%-3%)
    Lëvizja Bashkë-2% (1-3%)
    Koalicioni Euroatlantik-1% (0-2%)
    Koalicioni Djathtas për Zhvillim-0.5% (0-1%)
    Tjetër-1% (0-2%)

  • KSHZ urdhëron mbylljen e zyrave zgjedhore të disa subjekteve

    KSHZ urdhëron mbylljen e zyrave zgjedhore të disa subjekteve

    omisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shqyrtoi sot administrativisht kërkesën nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, për ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të spotit/reklamës të subjektit zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”.
    Pas dëgjimit të pretendimeve të palëve, shqyrtimi do të vijojë në seancën e radhës pas administrimit të provave. Në seancën e sotme KSHZ shqyrtoi edhe 21 raportet e shkeljeve të depozituara nga monitoruesit e fushatës zgjedhore për periudhën 24-28 prill 2025. Në kundërshtim me nenin 5, pika 1 e udhëzimit nr. 6, datë 23.3.2021 të KSHZ, subjektet zgjedhore: Koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” kanë hapur zyra zgjedhore në bashkitë Dibër, Fier, Kamzë, Këlcyrë, Korçë, Përmet, Pukë dhe Tiranë.

    Partia Mundësia, ka hapur zyra zgjedhore në bashkitë Kukës dhe Gjirokastër. “Koalicioni Euroatlantik” ka hapur zyra zgjedhore në bashkitë Gjirokastër, Kamzë dhe Tiranë. “Partia Socialdemokrate e Shqipërisë” ka hapur zyra zgjedhore në bashkitë Tiranë dhe Kamzë. Komisioneri u la afat subjekteve 24 orë për mbylljen e zyrave zgjedhore, ndërkohë subjekteve zgjedhore “Partia Mundësia dhe “Koalicioni Euroatlantik” u la kohë të depozitojnë prova/dokumente të cilat vërtetojnë që janë selitë e degëve të partive të tyre dhe jo zyra zgjedhore.
    Gjithashtu u shqyrtua denoncimi nr. 137 ID/2025, ku në Bashkinë Durrës, njësia administrative Fllakë, janë identifikuar materiale propagandistike të Koalicionit “PD-ASHM”, të afishuara në shtyllat elektrike, në kundërshtim të nenit 3, pika 2 e udhëzimit nr. 6, datë 23.3.2021, të KSHZ. U kërkua heqja e materialeve propagandistike nga shtyllat elektrike të lartëpërmendura.
    Gjithashtu, u shqyrtua raporti i Autoritetit të Medias Audiovizive të pasqyrimit të fushatës zgjedhore nga OSHMA-të, për periudhën 17-23 Prill 2025”. AMA konstaton Bulevard Tv dhe 6+1 TV, kanë transmetuar reklama jashtë fashave orare të lejuara, ndërsa Shijak TV në emisionet mbi procesin zgjedhor ka aplikuar ndarjen e ekranit gjatë transmetimit dhe në një prej ndarjeve ka vendosur në mënyrë të pandërprerë postera të kandidatëve për deputet. Komisioneri kërkoi të administrohen pretendimet e OSHMA, për të vijuar me vendimmarrjen në seancën e radhës.

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Endri Hasa: Qytetarët po përqafojnë ndryshimin, mbështetje e jashtëzakonshme për…

    Zgjedhjet e 11 majit/ Endri Hasa: Qytetarët po përqafojnë ndryshimin, mbështetje e jashtëzakonshme për…

    Fushata elektorale në Elbasan po vijon me ritme të larta, ku kandidatët e Koalicionit Euroatlantik po zhvillojnë takime me qytetarët në çdo lagje dhe fshat.
    Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Endri Hasa shpreh entuziazmin për pritjen që po merr nga qytetarët elbasanas, duke theksuar se “Elbasani vazhdon të japë qartësisht mesazhin e ndryshimit”. Ai shprehet se alternativa e re që sjell Koalicioni Euroatlantik po përqafohet me entuziazëm në çdo takim dhe çdo bashkëbisedim me qytetarët.
    “Elbasani vazhdon të japë qartësisht mesazhin e ndryshimit. Në çdo takim, në çdo lagje dhe çdo fshat, qytetarët po përqafojnë me entuziazëm alternativën e re që sjell Koalicioni Euroatlantik. Energjia dhe mbështetja që po marrim na japin besimin se shqiptarët duan një drejtim të ri, një Shqipëri më të ndershme, më të fortë dhe të lidhur ngushtë me vlerat euroatlantike,” – shkruan Hasa.
    Në fund të mesazhit të tij, kandidati i Koalicionit Euroatlantik u bën thirrje qytetarëve që të besojnë te Shqipëria dhe të votojnë numrin 4 në fletën e votimit.
    “Beso te Shqipëria Voto Nr.  – Koalicioni Euroatlantik Voto Endri Hasa,” – përfundon postimi i tij.
    Endri Hasa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Elbasan, shkruan:
    “Elbasani vazhdon të japë qartësisht mesazhin e ndryshimit.Në çdo takim, në çdo lagje dhe çdo fshat, qytetarët po përqafojnë me entuziazëm alternativën e re që sjell Koalicioni Euroatlantik.Energjia dhe mbështetja që po marrim na japin besimin se shqiptarët duan një drejtim të ri, një Shqipëri më të ndershme, më të fortë dhe të lidhur ngushtë me vlerat euroatlantike.
    Beso te Shqipëria Voto Nr.  – Koalicioni Euroatlantik Voto Endri Hasa”

  • ‘Koha për të shembur bunkerin e listave të mbyllura’, Endri Hasa: Qytetarët të marrin në dorë fatin e tyre

    ‘Koha për të shembur bunkerin e listave të mbyllura’, Endri Hasa: Qytetarët të marrin në dorë fatin e tyre

    Në një mesazh për opinionin publik, Endri Hasa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, ka folur për një prej deformimeve më të mëdha që, sipas tij, ka pësuar demokracia në Shqipëri: bunkerizimi i listave të mbyllura.
    Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Hasa ka akuzuar politikën e vjetër se është përpjekur me çdo mënyrë ta mbajë qytetarin larg procesit të zgjedhjes së përfaqësuesve të tij. Ai e cilëson ndryshimin e Kodit Zgjedhor si një strategji për të zhveshur popullin nga fuqia e votës reale, duke ia kaluar kontrollin disa individëve në majat e partive politike.
    Në kontrast me këtë qasje, Koalicioni Euroatlantik paraqitet si alternativa e vetme që i jep qytetarit pushtetin për të vendosur. Hasa thekson se lista 100% të hapura janë garancia që vota e çdo qytetari shkon realisht për kandidatin që ai zgjedh dhe njeh.
    “Politika e vjetër ka bërë gjithçka që ta largojë qytetarin nga të zgjedhurit e tij. E ndryshuan Kodin Zgjedhor për të bunkerizuar listat e mbyllura. Koalicioni Euroatlantik ka aplikuar në këto zgjedhje lista 100% të hapura për t’ia lënë tërësisht në dorë qytetarëve zgjedhjen!”, shkruan ai.
    Mesazhi i tij përmbyllet me një thirrje për besim dhe angazhim:
    Beso te Shqipëria Voto Nr.  – Koalicioni Euroatlantik Voto Endri Hasa

  • SONDAZHI: PS fiton 1 mandat më shumë në Tiranë, PD 4 më pak! Lapaj i treti! Basha, Doshi dhe Qori asnjë deputet

    SONDAZHI: PS fiton 1 mandat më shumë në Tiranë, PD 4 më pak! Lapaj i treti! Basha, Doshi dhe Qori asnjë deputet

    Ndërsa kanë kaluar 2 javë nga fushata elektorale, sondazhi i Piepolit në bashkëpunim me Report Tv, ‘mat’ pulsin e votuesve në qarkun e Tiranës, fushëbetejën e partive për zgjedhjet e 11 majit. Kryeqyteti prodhon në këto zgjedhje plot 37 mandate, por si do të ndaheshin?
    Të dhënat e sondazhit të Piepolit tregojnë se Partia Socialiste e Edi Ramës vijon të mbajë epërsinë në Qarkun e Tiranës, me 47-49% të votave, që i përkthehet në 18 deri në 19 mandate. PS në zgjedhjet e 2021 ka marrë 18 mandate dhe sipas projeksionit të Piepolit, Rama në këtë qark mund të shkojë deri në 19 mandate, pra një më shumë se në 2021.
    Koalicioni PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), i udhëhequr nga Sali Berisha, renditet i dyti, me 33.5% deri në 35.5% të votave në qarkun e Tiranës, që i përkthehet 13 deri në 14 mandate. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, ky koalicion humbet terren në Tiranë. Nga 17 mandate që opozita e bashkuar ka marrë në 2021, koalicioni i Sali Berishës pritet të humbasë të paktën 3 ose 4 mandate.
    Surpriza mund të konsiderohen dy forca të reja politike që sipas sondazhit të Piepolit pritet të kalojnë pragun elektoral dhe në qarkun e Tiranës të marrin mandate.
    Përkatësisht Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” i Adriatik Lapajt merr 7.5% deri në 8.5% të votave, që përkthehet në 2-3 mandate, ndërsa partia “Mundësia” e Agron Shehajt merr me 5% deri në 6% të votave, që përkon me 1-2 mandate.
    Tom Doshi humb mandatin në Tiranë të siguruar në vitin 2021.
    Partitë e tjera, si Lëvizja “Bashkë” (Arlind Qori), Koalicioni Euroatlantik (Lulzim Basha) apo koalicioni djathtas për zhvillim nuk arrijnë të marrin asnjë mandat në këtë qark.

  • “Nuk na ftonte në mbledhje”/ Tkurret edhe më ASHM, Berishës i largohet edhe një tjetër parti nga koalicioni

    “Nuk na ftonte në mbledhje”/ Tkurret edhe më ASHM, Berishës i largohet edhe një tjetër parti nga koalicioni

    Një tjetër parti është tërhequr nga koalicioni opozitar “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
    Zef Shtjefni kryetari i ‘Ora e Shqipërisë’, ka bërë një kërkesë në KQZ, për të ikur nga koalicioni.
    Në shkresën drejtuar komionserit shtetëror të zgjedhjeve, Shtjefni thotë se koalicioni me Berishën nuk ka funksionuar që ditën kur është firmosur.
    Ai thotë se nuk është përfshirë në listën e hapur të PD-së dhe se në hapjen e fushatës Partia Ora nuk është ftuar.
    Shkresa dërguar Celibashit:
    I nderuar z. Kryekomisioner,
    Ju njoftoj se Partia Ora e Shqipërisë, në koalicion me Aleancën për Shqipërinë Madhështore, nuk ka funksionuar që nga dita kur është firmosur marrëveshja. Aleanca për Shqipërinë Madhështore nuk ka përfshirë në listën e hapur kryetarin e partisë, nuk ka ftuar Partinë Ora e Shqipërisë në hapjen e fushatës elektorale, ndërsa kryetari i partisë ka marrë pjesë i pa ftuar në takim. Edhe sot, në takimin me partitë e koalicionit, Partia Ora e Shqipërisë nuk është ftuar në mbledhjen e radhës.
    Në këto kushte, kjo aleancë ka shkelur marrëveshjen me Partinë Ora e Shqipërisë. Për këtë arsye, kërkojmë largimin nga ky koalicion, i cili nuk respekton marrëveshjen me aleatët e tij.

  • Basha takim me kreun e OSBE/ODIHR: Mbështesim planin e SPAK për krimet zgjedhore

    Basha takim me kreun e OSBE/ODIHR: Mbështesim planin e SPAK për krimet zgjedhore

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, priti sot në një takim kryesuesin e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ambasadorin Lamberto Zannier.
    Gjatë këtij takimi u diskutua mbi procesin zgjedhor dhe problematikat që e shoqërojnë atë. Basha theksoi se, përtej pazarit politik Rama-Berisha për mbylljen e listave, Koalicioni Euroatlantik ia ka dalë t’u japë qytetarëve mundësinë të zgjedhin vetë kandidatin që duan t’i përfaqësojë në Parlament.
    “Listat 100% të hapura janë risia e këtyre zgjedhjeve dhe modeli i demokracisë që ofron Koalicioni Euroatlantik,” tha Basha.
    Ai vlerësoi gjithashtu planin e SPAK për parandalimin e krimit zgjedhor, duke theksuar se “siç është provuar edhe në zgjedhjet e kaluara, krimi i organizuar, shitblerja e votës dhe përdorimi i administratës publike kanë deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe kanë penguar rotacionin politik në vend”.
    Edhe në këto zgjedhje, vijoi Basha, presioni ndaj administratës, përdorimi i aseteve publike, shitblerja e votës dhe intimidimi i votuesve janë të pranishme në zona të ndryshme të vendit.
    Basha tha se “Koalicioni Euroatlantik mbështet drejtësinë, ndërsa përballë ka Ramën dhe Berishën, të cilët kërkojnë votën për të shpëtuar të korruptuarit dhe për të nxjerrë nga burgu ata që janë nën hetim, siç u dëshmua edhe me amnistinë e fundit”.

  • “KE në zgjedhje me kandidatë të pastër”/ Basha takim me kreun e OSBE/ODIHR: Mbështesim SPAK për krimet zgjedhore

    “KE në zgjedhje me kandidatë të pastër”/ Basha takim me kreun e OSBE/ODIHR: Mbështesim SPAK për krimet zgjedhore

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, priti në një takim kryesuesin e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ambasadorin Lamberto Zannier. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi procesin zgjedhor dhe problematikat që e shoqërojnë atë. Basha theksoi se, përtej pazarit politik Rama-Berisha për mbylljen e listave, Koalicioni Euroatlantik ia ka dalë t’u japë qytetarëve mundësinë të zgjedhin vetë kandidatin që duan t’i përfaqësojë në Parlament.
    “Listat 100% të hapura janë risia e këtyre zgjedhjeve dhe modeli i demokracisë që ofron Koalicioni Euroatlantik,” tha Basha.
    Ai vlerësoi gjithashtu planin e SPAK për parandalimin e krimit zgjedhor, duke theksuar se – siç është provuar edhe në zgjedhjet e kaluara – krimi i organizuar, shitblerja e votës dhe përdorimi i administratës publike kanë deformuar vullnetin e zgjedhësve dhe kanë penguar rotacionin politik në vend.
    “Edhe në këto zgjedhje,” – vijoi Basha – “presioni ndaj administratës, përdorimi i aseteve publike, shitblerja e votës dhe intimidimi i votuesve janë të pranishme në zona të ndryshme të vendit. Këto veprime kryhen nga individë me rekorde negative në drejtësi, të cilët kanë përdorur skema të ngjashme edhe në zgjedhjet e mëparshme.”
    Koalicioni Euroatlantik ka ofruar kandidatë të aftë dhe me integritet, që e kanë dëshmuar se u shërbejnë qytetarëve – në krahasim me kandidatët e ofruar nga Rama dhe Berisha: persona me rekorde korrupsioni, të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për lidhje me krimin.
    Koalicioni Euroatlantik mbështet drejtësinë, ndërsa përballë ka Ramën dhe Berishën, të cilët kërkojnë votën për të shpëtuar të korruptuarit dhe për të nxjerrë nga burgu ata që janë nën hetim, siç u dëshmua edhe me amnistinë e fundit.

  • Berisha në Dibër: Në këtë moshë që jam, s’kam ambicie për para…

    Berisha në Dibër: Në këtë moshë që jam, s’kam ambicie për para…

    Ditën e sotme, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një vizite në Dibër, u shpreh se është në krye të një koalicioni prej 25 partish, me një mision të qartë për të ndryshuar realitetin shqiptar.
    Duke folur për angazhimin e tij politik, Berisha theksoi se nuk ka më ambicie për para apo luks. Gjithashtu, ai tha se është i përkushtuar për t’ju shërbyer qytetarëve dhe për ta kthyer Shqipërinë në “vendin e ëndrrës shqiptare”.

    Kreu i PD Sali Berisha: Entuziazmi juaj sot është dëshmia e pranverës dibrane të demokracisë. Koalicioni i Shqipërisë Madhështore është më i madhi në demokraci. Kjo trevë i dha kombit, mbretin që ndërtoi shtetin e parë të shqiptarëve, që i dha vendit Qeverinë e parë të Lidhjes së Prizrenit. Rroftë Dibra, Mati, Bulqiza, rroftë Shqipëria. Jam në krye të një koalicioni me 25 parti. Do të jem shërbëtori juaj, vij tek ju me misionin për të bërë gjithçka, që situata të përmbyset, që Dibra dhe Shqipëria të kthehet në vendin e ëndrrës shqiptare. Në këtë moshë, s’kam ambicie për para e luks, por kam mision që të bëj gjithçka për të ndryshuar jetën tuaj. Programi i PD do të realizohet. Ne taksat që mbledhim, do ua kthejmë paratë qytetarëve.