Foto ilustruese
TIRANË- Më shumë se 1200 kuti votimi të qarkut të Tiranës janë rinumëruar të gjitha. Rinumërimi i votës së fundit ka mbyllur procesin e nisur disa ditë më parë në pallatin e sportit “Fahrie Hoti” në kryeqytet. Pavarësisht se nga ky rinumërim ka shumë pritshmëri dhe ishte kërkuar prej tyre, Partia Demokratike nuk ka mundur që të rikuperojë asgjë. Madje ka humbur më shumë se 600 vota. Gati gjysmat ka humbur Partia Socialiste, që i ishin shtuar gati 400 vota pa meritë, të cilat janë hequr. Për shkak të kësaj diferencë shumë të thellë, Partia Demokratike nuk ka mundur që të marrë një tjetër mandat për Tiranën, edhe pse synonte të merrte ulësen e dytë në Kuvend të Partisë “Mundësia”. Demokratët kërkonin që të fusnin në Kuvend, mjekun Ilir Alimehmeti, në vend të Erald Kaprit, por rotacioni nuk ndodhi.
Përfundimi i rinumërimit zbuloi se partitë politike, të cilave u janë hequr vota padrejtësisht nga numërimi deri tani janë “Koalicioni Euroatlantik” i Lulzim Bashës (-21 vota), koalicioni “Djathtas për Zhvillim” i kryesuar nga Dashamir Shehi (-8 vota) dhe partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (-7 vota). Vota sërish të pamjaftueshme për të bërë diferencën. Sërish asnjë prej këtyre partive nuk do të ketë asnjë përfaqësues në Kuvendin e Shqipërisë në shtator.
DETAJE NGA RINUMËRIMI:
1. Koalicioni Partia Demokratike – 612 2. Lëvizja Bashkë – 57 më shumë …3. Lëvizja Atdheu – 9 më shumë …4. Partia Koalicioni Euroatlantik – “-21” 5. Partia Socialiste e Shqipërisë – 381 6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – 44 7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare – “-7″8. Partia Aleanca Demokracia e Re – 11 9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim – “-8″10. Partia Mundësia – 44 11. Partia Socialdemokrate – 34
Sa i përket votave të kandidatëve, në Partinë Demokratike, më shumë vota të pamerituara ka marrë Jorida Tabaku, plot 250 të tilla, ndërsa i dyti renditet mjeku Alimehmeti.
VOTAT PREFERENCIALE:
Jorida Tabaku 250 votaIlir Alimehmeti 137 votaLoranca Hoxha 111 votaElton Rroshi 79 votaIlir Metaj 54 vota
Nga socialistët, rekordin e mban ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ndërsa pjesë e listës janë edhe politikanë të tjerë veteranë të PS-së.
VOTAT PREFERENCIALE:
Ervin Hoxha 301 votaFatmir Xhafaj 233 votaBlendi Gonxhja 179 votaErion Braçe 171 votaOrnaldo Rakipi 132 votaXhemal Qefalia 128 votaPandeli Majko 126 vota
Ndërkohë edhe pse kishin shumë pak diferencë votash, nuk ka asnjë rokadë mandati as mes dy kandidatëve socialiste. Edhe pse Blerina Gjylameti fitoi 19 vota më shumë nga numërimi i parë dhe Xhaçkës iu hoqën 51, sërish nuk mjaftuan për të ndryshuar vendet në Kuvend. Gjylameti mbetet sërish jashtë politikës, ndërsa Xhaçka siguron edhe njëherë postin e deputetes.
Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vulosi këtë të mërkurë rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Berat, Dibër, Shkodër, Vlorë Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpërndau mandatet për 35 kandidatët e dalë në 11 maj nga këto qarqe, duke mbyllur kështu edhe sagën e ankimimeve.
QARKU BERAT
PS – 5 MANDATE
Ervin DemoEnriketa JahoHysen BuzaliFadil NasufiHatixhe Konomi
PD – 2 MANDATE
Eno BozdoZija Ismaili
QARKU DIBËR
PS – 3 MANDATE
Blendi KlosiAlma SelamiAgron MalajPD – 2 MANDATE
Xhelal MziuDenisa Vata
QARKU SHKODËR
PS – 4 MANDATE
Marjana KoçekuOnid BejleriXhenis ÇelaBujar RexhaPD – 5 MANDATE
Luçiano BoçiKliti HotiGreta BardeliRamandan LikajBardh SpahiaPSD – 2 MANDATE
Tom DoshiSabina Jorgo
QARKU VLORË
PS – 9 MANDATE
1. Bledar Çuçi2. Zamira Sinaj3. Erjona Ismaili4. Pirro Vengu5. Damian Gjiknuri6. Vullnet Sinaj7. Ardit Bido8. Vasil Llajo9. Brunilda Mersini
PD – 3 MANDATE
1. Bujar Leskaj2. Vangjel Dule3. Ina Zhupa
Sot që u përmbyll procesi i rinumërimit për Bashkinë e Tiranës, KAS do rinumërojë votat për Kavajën dhe Rrogozhinën. Më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të Diasporës./ZËRI