Tag: klubit

  • UGSH dënon dhunën e presidentëve të klubeve ndaj gazetarit të Piranjave: Janë tregues të arrogancës së pushtetit ekonomik në vend!

    UGSH dënon dhunën e presidentëve të klubeve ndaj gazetarit të Piranjave: Janë tregues të arrogancës së pushtetit ekonomik në vend!

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas incidentit të ndodhur pasditen e së shtunës në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku gazetari i emisionit investigativ “Piranjat” u përball me sjellje agresive, gjuhë të papranueshme dhe ndërhyrje fizike nga dy figura publike, presidenti i klubit “Flamurtari”, Sinan Idrizi dhe presidenti i klubit “Tirana”, Refik Halili.

    UGSH shpreh solidaritet të plotë me ekipin gazetaresk dhe dënon ashpër përpjekjet për të intimiduar median, duke theksuar se sjellje të tilla jo vetëm që cenojnë lirinë e shtypit, por janë tregues të një klime shqetësuese të mungesës së transparencës dhe arrogancës së pushtetit ekonomik në vend.

    Reagimi i plotë i UGSH:

    Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon reagimin e dhunshëm të dy presidentëve të klubeve sportive ndaj gazetarit të emisionit “ Piranjat”

    Tiranë më 13.09.2025

    UGSH është njohur me denoncimin e redaksisë së emisionit investigativ “Piranjat” , sipas të cilit, ditën e shtunë pasdite në stadiumin “ Selman Stërmasi” ekipi i emisionit u përballë me arrogancën dhe kërcënimet verbale të aksionierit kryesor të kompanisë Air Albania, Sinan Idrizi, njëherësh president i klubit “ Flamurtari”.

    Këmbënguljes së gazetarit për të marrë përgjigje për inkorrektesa të kompanisë në pagesat e sigurimeve shoqërore të punonjësve, zoti Idrizi i përgjigjet me arrogancë dhe një gjuhë të papranueshme. Në këtë komunikim është përfshirë edhe Presidenti i klubit të Tiranës Refik Halili, i cili ka rrëmbyer me forcë telefonin e gazetarit, duke u bërë pjesë e incidentit.

    UGSH në solidaritet të plotë me gazetarët dhe grupin e emisionit investigativ, dënon këtë incident dhe kërkon nga protagonistët e tij reagim të menjëhershëm.

    UGSH u kërkon autoriteteve ligjzbatuese të merren me shqyrtimin e rastit.

    Ky rast dhe disa akte paraprirëse me sjellje agresive, refuzuese dhe kërcënuese ndaj reporterëve këmbëngulës në kërkim të informacionit specifik për çështje sociale, investimesh dhe procedura administrative, flasin për një realitet kritik të mungesës së transparencës publike, shtim të informalitetit dhe arrogancë individësh që zotërojnë biznese VIP në vend.

    UGSH inkurajon kolegët gazetarë për intensifikim të kërkesave për informim, për transparencë dhe për informim të parreshtur për problematika sociale dhe çështje që ekspozojnë informalitetin në vend.

    Arroganca e disa të pasurve apo biznesmenë që operojnë me mundësitë publike është e papranueshme. Përballja e tyre me interesimin e gazetarëve për interes publik është detyrim dhe gazetarët në këtë rast janë në krye të detyrës.

  • Legjenda Carragher: “Liverpooli tani është ekipi galaktik i Anglisë. A e dinte Alexander-Arnold, apo klubi nuk i tha asgjë mbi investimet?”

    Legjenda Carragher: “Liverpooli tani është ekipi galaktik i Anglisë. A e dinte Alexander-Arnold, apo klubi nuk i tha asgjë mbi investimet?”

    3 Shtator 2025

    23:42

    Telesport

    Liverpooli dominoi merkaton e verës, duke shpenzuar gati 500 milionë euro. Alexander Isak, Florian Wirtz, Hugo Ekitiké, Milos Kerkez, Jeremie Frimpong dhe Giovanni Leoni janë afrimet e reja në një ekip që fitoi Premier League vitin e kaluar dhe tani synon të konsolidojë suksesin e saj vendas dhe të fitojë Ligën e Kampionëve.
    Një nga legjendat e klubit, Jamie Carragher, komentoi hapur për lëvizjet e Reds: “Anfield tani kujton epokën e artë të viteve ’70 dhe ’80, kur klubi ishte më tërheqësi në vend, por edhe në Europë. Me nënshkrimin rekord të Alexander Isak, transformimi i Liverpoolit në Galaktikët e Premier League është i plotë. Ata po sillen si Real Madrid nën Florentino Pérez, Barcelona në kulmin e tyre, Manchester United nën Sir Alex Ferguson, ose Chelsea dhe Manchester City në afatet e hershme kalimtare të Abramovich dhe Mansour.”
    Ish-mbrojtësi ngre dyshime edhe për dinamikën e brendshme të klubit: “Pyes veten nëse Trent Alexander-Arnold ishte në dijeni të planeve të klubit për transferimet e verës dhe nëse po, nëse do të kishte marrë vendimin për të qëndruar. Salah dha një intervistë interesante për Sky Sports gjatë fundjavës, duke thënë se Slot e kishte informuar për qëllimet e klubit. Pyes veten nëse Trent kishte të njëjtin informacion…”

  • Shpëtim Duro trajner i Besës së Kavajës

    Shpëtim Duro trajner i Besës së Kavajës

    Ecuria e dobët e Besës në dy javët e para teksa ka marrë vetëm barazime, i ka dërguar krerët e klubit të njohur shqiptar të bëjnë lëvizje në pankinë. Emiljano Çela i cili e drejtoi Besën në gjysmën e sezonit të kaluar e ruajti vendin e punës te verdhezinjtë deri sot por duket se palët kanë mbyllur marrëveshjen dhe pankina e Besës pëson ndryshime rrënjësore.

    Burime të Sportiim.al konfirmojnë se një emër i madh i pankinave shqiptare si Shpëtim Duro ka marrë drejtimin e kavajasëve teksa njoftimi zyrtar i klubit pritet të dalë nga çasti në çast. Për t’u kujtuar fakti që Duro 65 vjeç e ka drejtuar edhe në edicionin e vitit 2009-10 ekipin e Besës./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Ishi i Tiranës/ Ernest zyrtarizohet te USM Alger

    Ishi i Tiranës/ Ernest zyrtarizohet te USM Alger

    Dje nuk figuronte jo vetëm në fushë por as në protokollin zëvëndësues të Tiranës në duelin me Vorën luajtur në Laç. Bëhët fjalë për sulmuesin nga Liberia (24) Emanuel Ernest i cili me gjasë kishte disa orë që kishte zbarkuar në Algjer për të firmosur kontratën e re me USM Alger.

    Njoftimii klubit algjerian:

    “USM Alger njofton nënshkrimin e sulmuesit ndërkombëtar liberian Emmanuel Ernest me një kontratë njëvjeçare, të rinovueshme.

    Mirë se erdhe, Ernest. Të urojmë çdo sukses dhe shkëlqim në fanellën e ekipit”, shkruhet në njoftimin e klubit algjerian.

    Vazhdo leximin

  • Zyrtare/ Shok në Gjermani! Gjiganti i Bundesligës nuk toleron askënd, shkarkon trajnerin e njohur pas vetëm dy ndeshjesh

    Zyrtare/ Shok në Gjermani! Gjiganti i Bundesligës nuk toleron askënd, shkarkon trajnerin e njohur pas vetëm dy ndeshjesh

    Erik ten Hag është shkarkuar papritmas nga drejtimi i Bayer Leverkusen, pas një fillimi të dobët të sezonit në Bundesliga.

    Trajneri u informua nga drejtuesit e klubit këtë mëngjes, duke e gjetur veten jashtë skuadrës pas vetëm dy javësh në kampionat.
    Vendimi vjen pas humjes 2-1 ndaj Hoffenheim në javën e parë dhe një barazimi 3-3 ndaj Werder Bremen në javën e dytë, rezultate që nuk i plotësuan pritshmëritë e klubit të Bundesligës.
    Ten Hag, i cili ka ndërtuar një reputacion të fortë pas eksperiencës së tij në Eredivisie dhe më vonë te Manchester United, nuk arriti të përshtatet menjëherë me sfidat e Leverkusen, ku pritshmëritë për një start të fortë sezoni janë gjithmonë të larta.
    Klubi pritet të shpallë së shpejti emrin e trajnerit të ri që do të marrë drejtimin, ndërkohë që tifozët dhe analistët e Bundesligës komentojnë me shqetësim vendimin surprizë që tregon se Leverkusen nuk ka toleruar humbjet dhe barazimet e hershme në sezon.

    Top Channel

  • VIDEO / ​Presidenti i klubit të futbollit ekzekutohet teksa po drekonte në restorant

    VIDEO / ​Presidenti i klubit të futbollit ekzekutohet teksa po drekonte në restorant

    Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë komunitetin sportiv turk, pasi presidenti i Klubit Sportiv Alemdağ, Tuncay Meriç, humbi jetën nga një sulm me armë zjarri në lagjen Çekmeköy të Stambollit, shkruan A2 CNN. Sipas raportimeve të mediave turke, incidenti ndodhi rreth orës 21:00 në një restorant të rrugës Tolgahan, në lagjen Güngören. Tuncay Meriç, 49 vjeç, po drekonte kur një person ende i paidentifikuar hyri brenda dhe e qëlloi në kokë me armë zjarri.
    Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga mediat lokale, tregojnë momentin e sulmit dhe panikun që shpërtheu mes të pranishmëve, të cilët u larguan me nxitim nga vendngjarja. Meriç u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte.
    Hetimet fillestare sugjerojnë se motivi i vrasjes lidhet me çështje borxhi. Ndërkohë, policia e Stambollit ka nisur një hetim të gjerë dhe po shqyrton pamjet filmike për të identifikuar autorin, i cili ndodhet ende në arrati.
    Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka tronditur botën e sportit turk, ku Tuncay Meriç njihej si një figurë e respektuar dhe e përkushtuar ndaj klubit të tij.

  • ​Presidenti i klubit turk të futbollit ekzekutohet teksa po drekonte në restorant

    ​Presidenti i klubit turk të futbollit ekzekutohet teksa po drekonte në restorant

    Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmë komunitetin sportiv turk, pasi presidenti i Klubit Sportiv Alemdağ, Tuncay Meriç, humbi jetën nga një sulm me armë zjarri në lagjen Çekmeköy të Stambollit, shkruan A2 CNN. Sipas raportimeve të mediave turke, incidenti ndodhi rreth orës 21:00 në një restorant të rrugës Tolgahan, në lagjen Güngören. Tuncay Meriç, 49 vjeç, po drekonte kur një person ende i paidentifikuar hyri brenda dhe e qëlloi në kokë me armë zjarri.
    Pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga mediat lokale, tregojnë momentin e sulmit dhe panikun që shpërtheu mes të pranishmëve, të cilët u larguan me nxitim nga vendngjarja. Meriç u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte.
    Hetimet fillestare sugjerojnë se motivi i vrasjes lidhet me çështje borxhi. Ndërkohë, policia e Stambollit ka nisur një hetim të gjerë dhe po shqyrton pamjet filmike për të identifikuar autorin, i cili ndodhet ende në arrati.
    Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka tronditur botën e sportit turk, ku Tuncay Meriç njihej si një figurë e respektuar dhe e përkushtuar ndaj klubit të tij.

  • Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

    Nis epoka e re për Teutën! Zbuloni risitë e presidencës dhe emrat big të ekipit

    Nga Drilon Xhepollari
    Gongu kampionatit ka rënë, “Countdown” ka nisur dhe interesi në qytetin bregdetar, por edhe në opinionin sportiv, është i madh për të parë Teutën e re në fushë. Ky sezon nis me një revolucion të vërtetë, si në drejtim, ashtu edhe në përbërje.
    Presidenti Fatos Troplini vjen me një vizion të qartë dhe ambicioz: ndërtimin e klubit në çdo hallkë, ku një rëndësi të veçantë zë akademia. Heqja e tarifave për të rinjtë profesionistë është vetëm hapi i parë në këtë rrugëtim. Stolin e ka marrë përsipër durrsaku Enkeleid Dobi, i cili rikthehet në qytetin e lindjes pas një eksperience të gjatë në Poloni.

    Krahu i tij i djathtë është Renato Arapi, i cili ka marrë postin e drejtorit sportiv. Arapi ka afruar emra të rëndësishëm gjatë merkatos së verës, duke ndërtuar një skuadër konkurruese si për të tashmen, ashtu edhe për të ardhmen. Teuta e re do të jetë një përzierje mes futbollistëve me eksperiencë dhe të rinjve premtues.

    Disa nga afrimet më të spikatura janë: polaku Jakub Myszor, nigeriani David Fadairo, braziliani Gabriel Gomes, ish-lojtari i Metalistit, si dhe lojtarë të njohur të kampionatit shqiptar si Florjan Pergjoni, Albi Doka, Ardit Toli, Harallamb Qaqi dhe Gentian Selmani, të gjithë me eksperiencë të madhe, ndërsa e kanë provuar shijen e titullit kampion.
    Gjatë fazës përgatitore, trajneri Dobi ka testuar disa skema taktike, por premiera me Partizanin do të shuajë kureshtjen e tifozëve për formacionin dhe do të tregojë se çfarë mund të presim nga ky ekip.Por përveç ndryshimeve në skuadër, janë bërë edhe investime të rëndësishme në infrastrukturë.Tribunat e stadiumit kanë marrë një pamje krejtësisht të re, ndërkohë që presidenti ka vënë në dispozicion një autobus modern, i pajisur me të gjitha kushtet, veçanërisht për udhëtimet e gjata.Risitë nuk ndalen këtu: në ndeshjet që Teuta do të zhvillojë në “Niko Dovana”, për herë të parë do të ofrohet shërbim kateringu gjatë gjithë sezonit.

    Ndërkohë një vend të veçantë në tribunë do të kenë edhe figurat e klubit, që kanë dhënë kontribut për fanellën ndër vite.Për të parë këto ndryshime, duhet të presim ndeshjen me Dinamon, e cila u shty për në 5 shtator për shkak të impenjimit të klubit kryeqytetas në Europë. Gjithsesi simptomat do të shfaqen që në transfertën e kryeqytetit, ku këtë të shtunë, në stadiumin “Arena e Demave”, duke nisur nga ora 20:00, Teuta do të luajë kundër Partizanit.
    Formacioni i mundshëm pritet të jetë ky:
    Skema: 4-3-1-2
    Selmani:Doka, Jazxhi, Kotobelli, Përgjoni;E.Vila, Toli, Lloci;Arifi;Boçi (Fadairo), Beshiraj;
     

  • Partizani, Demi takon skuadrën para startit

    Partizani, Demi takon skuadrën para startit

    Partizani është gati të presë në shtëpi Vorën (të dielën në orën 20:00) e promovuar për herë të parë në Superiore. Lëvizjet te kampi i kuq, probemet me dëmtimet apo fakti që klubi afroi trajnerin Mladen Milinkoviç, i ka shtyrë krerët e klubit të marrin një takim me të gjithë faktorët e skuadrës.

    Partizani shkruan:

    Presidenti Demi dhe Kryetari i Bordit Çakuli vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

    Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli zhvilluan një vizitë në ambientet e Klubit, ku takuan futbollistët dhe stafin teknik.

    Gjatë fjalës së tij, Presidenti Demi theksoi rëndësinë e unitetit dhe besimit deri në fund:“Dua të jemi të bashkuar dhe të besojmë deri në fund. Vetëm kështu mund të arrijmë objektivat që i kemi vendosur vetes.”

    Nga ana e tij, Kryetari i Bordit Filip Çakuli rikujtoi historinë e lavdishme dhe traditën legjendare të Partizanit, si një burim frymëzimi për skuadrën aktuale.

    Në mbyllje të takimit, Presidenti Demi përshëndeti lojtarët dhe stafin e drejtuar nga trajneri Mladen Milinkoviç, duke u uruar një sezon të mbarë dhe suksese në sfidën e parë të kampionatit, që do të zhvillohet këtë fundjavë në “Arenën e Demave” ndaj ekipit debutues të Vorës.

    Vazhdo leximin

  • Jasir Asani kalon zyrtarisht në Iran, prezantohet me fanellën e klubit të Esteghlal

    Jasir Asani kalon zyrtarisht në Iran, prezantohet me fanellën e klubit të Esteghlal

    Adriatik BALLA
    Sulmuesi i krahut i Kombëtares, Jasir Asani, më në fund ka kaluar në superligën iraniane, duke u bërë pjesë e klubit të njohur, Esteghlal. Natyrisht, kalimi atje nuk ishte i lehtë, pasi lojtari kishte pengesa nga klubi që kishte kartonin, Guangju në Korenë e Jugut, por më në fund erdhi momenti dhe ai e ka bërë lëvizjen e tij edhe zyrtarisht, për të hapur një kapitull të ri në karrierën e tij. Janë vetë mediat serioze sportive që shkruajnë se Jasir Asani është zyrtarisht lojtar i klubit legjendar iranian Esteghlal. Sulmuesi shqiptar kalon nga Guangju për një shifër që raportohet të jetë rreth 1 milion euro, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij ndërkombëtare.
    Ndryshe nga plani fillestar që e parashikonte bashkimin me ekipin në janar, marrëveshja u përshpejtua dhe klubi e ka sulmuesin në dispozicion menjëherë, duke lënë të kënaqura të gjitha palët e përfshira. Esteghlal konsiderohet një nga klubet më të njohura dhe më të mbështetura në Iran, dhe tifozët kanë treguar entuziazmin e tyre duke uruar Asanin në rrjetet sociale. Pas aventurës së tij në Korenë e Jugut, sulmuesi shqiptar nis një eksperiencë të re, ndërsa të gjithë sytë janë tek performanca e tij në kampionatin iranian. Pas muajsh spekulimesh dhe ndryshimesh të datave, historia e transferimit të Asanit te Esteghlal duket se ka gjetur fundin e saj, duke i dhënë këtij kapitulli të merkatos një përfundim të ngjashëm me një telenovelë për futbollin shqiptar.
    Mesazhi emocionues për klubin jugkorean
    “Thonë se gjithçka është shkruar tashmë, fillimi dhe fundi. Kjo ishte historia jonë me Guangjun, 2 vite e gjysmë të paharrueshme, të mbushura me kujtime, emocione të forta, momente gëzimi, festimesh, por edhe momente trishtimi. Por mbi të gjitha, ishte një histori që do të lërë përgjithmonë gjurmë në jetën time. Tani ka ardhur koha të largohem nga shtëpia ime, klubi që më rriti, më formoi dhe më dha mundësinë të përfaqësoja Kombëtaren shqiptare, ku ëndrra ime e fëmijërisë u bë realitet dhe luajta me krenari në Kampionatin Evropian. Mund të shkruaja për ditë të tëra për atë që ky klub dhe ky qytet do të thotë për mua, por asnjë fjalë nuk do të jetë e mjaftueshme për të përshkruar mirënjohjen time. Përgjithmonë mirënjohës që u rrita përkrah Guangju, përgjithmonë mirënjohës për udhëtimin që patëm së bashku. Forca Guangju!”, shkruan Asani në letrën e tij drejtuar klubit jugkorean.
    Kombëtarja
    Kalimi i lojtarit në kampionatin iranian ka të mirën dhe të keqen. E mira është se lojtari hap një kapitull të ri në karrierë dhe mund të rezultojë akoma më efikas krahasuar me pjesëmarrjen në kampionatin jugkorean. Nga ana tjetër, kampionati iranian nuk ka cilësinë e mjaftueshme që të mundësojë pjesëmarrjen në ekipin përfaqësues. Pra lëvizja e Asanit mund të mos ketë efekt pozitiv që ai të ruajë ftesën në Kombëtare, pasi rivaliteti është shumë i madh dhe atij i duhet të punojë shumë që ta meritojë ftesën e aq më tepër të aktivizohet në fushën e lojës.