Tag: klubit

  • Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

    Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të Klubit të Futbollit “Besa” të Kavajës. Gjatë fjalës së tij Begaj vlerësoi kontributin e themeluesve të këtij klubi dhe gjeneratave të mëpasshme të sportistëve dhe trajnerëve që e ruajtën ekipin për një shekull, duke e shndërruar atë dhe futbollin në një frymë përbashkuese dhe simbol shpirtëror të qytetarëve të Kavajës.
    “Në historinë e Besës gjejmë edhe historinë e Kavajës sonë të dashur”, – u shpreh Presidenti Begaj, duke e cilësuar Kavajën si qytetin e njerëzve të besës, të besimit fetar dhe respektit ndaj besimit të tjetrit, si qytetin pishtar të demokracisë në Shqipëri dhe që futbollin e ka pjesë të identitetit të vet.
    Kreu i Shtetit, gjatë fjalës së tij, përmendi emrat legjendarë të ekipit të futbollit Besa, si: Qamil Teliti, Qemal Vogli, Shefqet Topi, Agim Dizdari, Dhimitër Dimroçi, Naim Allaj, Muharrem Karriqi, Nimet Mërhori, Zenel Kashami, Bujar Pagria, Xhavit Daiu, Agron Kariqi, Besnik Dyla, Dash Bajaziti, Sotir Shkurti, Altin Raklli, Sokol Cikalleshi e  Andi Lila, e deri te më të rinjtë, Mario Dajsninani dhe Tedi Cara, që nderuan e vijojnë ta nderojnë fanellën e Besës ndër vite.
    “Vlera e madhe e Besës qëndron te shpirti i tifozërisë së saj, që e ndoqi kudo dhe vijon ta mbështesë me gjithë shpirt, siç kavajasit bëjnë kur duan dhe besojnë te një vlerë”, tha ai.
    Gjatë aktivitetit u prezantua një dokumentar kushtuar historisë së klubit, u shpërndanë certifikata nderi dhe u këndua kënga dedikuar ekipit të Besës nga Ilir Sallaku. Një moment i rëndësishëm ishte prezantimi i projektit për ndërtimin e stadiumit të ri të Kavajës, që do të realizohet falë bashkëpunimit të ngushtë mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Kavajë.

    Projekti parashikon ngritjen e një impianti modern të kategorisë 4, sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 8 mijë vendesh dhe kushte bashkëkohore për zhvillimin e ndeshjeve të çdo kategorie.
    Në fjalën përshëndetëse gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të klubit “Besa” të Kavajës, Presidenti Duka, vlerësoi historinë, traditën dhe kontributin e këtij klubi në futbollin shqiptar.
    Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vuri në fokus projektin e stadiumit të ri, i cili tashmë është miratuar, dhe përmirësimin e infrastrukturës për akademitë e futbollit, duke garantuar kushte më të mira për fëmijët dhe komunitetin futbollistik të qytetit.
    “Jam shumë i nderuar që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit të falënderoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrjen sot në këtë ceremoni, por edhe për kujdesin e tij për futbollin në vend. Një falënderim shumë të veçantë Kryetarit të Bashkisë Kavajë, jo vetëm për organizimin e ceremonisë, por për mbështetjen ndaj futbollit dhe për bashkëpunimin shumë të mirë me stafin e FSHF për ndërtimin e projektit të ri të stadiumit Besa. Sot jemi për të festuar 100-vjetorin, datëlindjen e 100 të klubit futbollit Besa, të asaj që në Kavajë është paralelisht me fenë, është gjëja më e rëndësishme dhe më e dashur për qytetin. Në këtë përvjetor, unë do të doja të falënderoja ato që themeluan klubin Besa, do të doja të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar, t’i shpreh mirënjohjen dhe t’i falënderoj ata që kanë kontribuar në të gjithë këto 100 vite. Është e pamundur për mua dhe për këdo mbase edhe për Fatmir Eficën, që të përmendim të gjithë ata që kontribuan në klubin e futbollit Besa dhe në rezultatet e saj”, theksoi Duka.

  • “100 vjet Besa”, Presidenti Duka: Besa & qyteti i Kavajës meritojnë shumë më shumë, së shpejti stadiumi i ri

    “100 vjet Besa”, Presidenti Duka: Besa & qyteti i Kavajës meritojnë shumë më shumë, së shpejti stadiumi i ri

    Në Kavajë u zhvillua ceremonia festive “100 vjet Besa”, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të klubit sportiv “Besa”, një nga emrat më të vjetër dhe me ndikim në futbollin shqiptar.
    Në këtë ditë të veçantë mori pjesë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili vlerësoi historinë dhe kontributin e klubit në zhvillimin e futbollit shqiptar.
    Në ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, zyrtarë, ish-lojtarë të klubit, personalitete të njohura, miq të futbollit dhe qytetarë të shumtë.
     
    Gjatë aktivitetit u prezantua një dokumentar kushtuar historisë së klubit, u shpërndanë certifikata nderi dhe u këndua kënga dedikuar ekipit të Besës nga Ilir Sallaku. Një moment i rëndësishëm ishte prezantimi i projektit për ndërtimin e stadiumit të ri të Kavajës, që do të realizohet falë bashkëpunimit të ngushtë mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Kavajë.
    Projekti parashikon ngritjen e një impianti modern të kategorisë 4, sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 8 mijë vendesh dhe kushte bashkëkohore për zhvillimin e ndeshjeve të çdo kategorie.
    Në fjalën përshëndetëse gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të klubit “Besa” të Kavajës, Presidenti Duka, vlerësoi historinë, traditën dhe kontributin e këtij klubi në futbollin shqiptar.
    Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vuri në fokus projektin e stadiumit të ri, i cili tashmë është miratuar, dhe përmirësimin e infrastrukturës për akademitë e futbollit, duke garantuar kushte më të mira për fëmijët dhe komunitetin futbollistik të qytetit.
    “Jam shumë i nderuar që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit të falënderoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrjen sot në këtë ceremoni, por edhe për kujdesin e tij për futbollin në vend. Një falënderim shumë të veçantë Kryetarit të Bashkisë Kavajë, jo vetëm për organizimin e ceremonisë, por për mbështetjen ndaj futbollit dhe për bashkëpunimin shumë të mirë me stafin e FSHF për ndërtimin e projektit të ri të stadiumit Besa.
    Sot jemi për të festuar 100-vjetorin, datëlindjen e 100 të klubit futbollit Besa, të asaj që në Kavajë është paralelisht me fenë, është gjëja më e rëndësishme dhe më e dashur për qytetin. Në këtë përvjetor, unë do të doja të falënderoja ato që themeluan klubin Besa, do të doja të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar, t’i shpreh mirënjohjen dhe t’i falënderoj ata që kanë kontribuar në të gjithë këto 100 vite. Është e pamundur për mua dhe për këdo mbase edhe për Fatmir Eficën, që të përmendim të gjithë ata që kontribuan në klubin e futbollit Besa dhe në rezultatet e saj.
    Besa ka qenë një nga klubet më të rëndësishme dhe me kontributet më të mëdha në futbollin shqiptar në kampionate, në ndeshje, në trofe. Ka luajtur disa finale dhe së fundmi nën drejtimin e Presidentit, Nexhat Bizhdili, fitoi Kupën e Republikës në vitin 2007, 2010 dhe Superkupën po në vitin 2010.
    Unë do të doja t’i falënderoja me emër disa nga figurat e spikatura të futbollit kavajas, duke kërkuar falje, sepse, siç thashë, nuk mundet që në një ceremoni të tillë të përmenden të gjithë futbollistët që kanë kontribuar në zhvillimin e futbollit në Kavajë. Më të spikaturit që nga fillimi i saj: Irfan Berati, Sulejman Karkini, Fehmi Kazazi, Vasip Alushi, Qamil Teliti, Alush Merhori, Qemal Vogli, Hasan Germani, Dhimitër Dimroci, Qemal Gravardari, Agim Dizdari, Naim Allaj, Xhavit Daiu, Nimet Merhori, Zenel Kashami, Bujar Pagria, Azem Mullaliu, Dashnor Bajaziti, Altin Rraklli, Andi Lila, Sokol Cikalleshi, Besnik Dyla, Abdyl Kuriu, Mehglid Mihani, etj.
    Ata përfaqësojnë historinë, pasionin dhe vlerat e vërteta të klubit të Besës, por jo vetëm ata, edhe shumë të tjerë. Por mbi të gjitha, ajo që ka bërë Besën të pavdekshëm është fryma e komunitetit dhe dashuria e kavajasve për futbollin.
    Unë nuk jam dakord realisht me atë që tha kryetari i Bashkisë që sot 100-vjetori i Besës e ka gjetur në ditët jo shumë të mira. Futbolli është i bukur sepse duhet ta luash atë me pasion, pavarësisht në kategorinë dhe nivelin se ku luan. Duhet ta mbështetësh dhe ta dashurosh atë. Futbolli në Kavajë ka zhvillime pozitiv. Ka dyfishin e fëmijëve që luajnë futboll. Ka një infrastrukturë më të mirë për akademitë e futbollit në Kavajë. Por fatkeqësisht stadiumin ku duhet të luajë ekipi i parë nuk është në gjendjen më të mirë, apo nuk ekziston fare për arsye të tërmetit në vitin 2019, i cili e shkatërroi atë dhe nuk u rindërtua më. Por megjithëse gjashtë vite më vonë, në bashkëpunim me Bashkinë e Kavajës, ne kemi vendosur dhe kemi finalizuar projektin për ndërtimin e stadiumit të ri në Kavajë, i cili tashmë është miratuar.
    Ky 100-vjetor është një moment për t’u ndalur, për të reflektuar mbi rrugën e gjatë të kaluar, por edhe për të ëndërruar më shumë për të ardhmen.
    Besa dhe qyteti i Kavajës meritojnë shumë më shumë dhe pikërisht për këtë, Bashkia, klubi i Besës, Federata e Futbollit dhe gjithë komuniteti do bëjnë të pamundurën që të ofrojnë kushte më të mira, futboll më të mirë dhe më cilësor.
    Unë ju falënderoj, i uroj shumë suksese futbollit në Kavajë. Ju uroj të gjithë fëmijëve të Kavajës të kenë kushte sa më të mira dhe të përkrahin lojën më të dashur të kavajasve dhe të gjithë botës”, – tha Presidenti Duka.

  • “100 vjet Besa”, presidenti Duka: Së shpejti stadiumi i ri

    “100 vjet Besa”, presidenti Duka: Së shpejti stadiumi i ri

    Në Kavajë u zhvillua ceremonia festive “100 vjet Besa”, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të klubit sportiv “Besa”, një nga emrat më të vjetër dhe me ndikim në futbollin shqiptar.
    Në këtë ditë të veçantë mori pjesë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili vlerësoi historinë dhe kontributin e klubit në zhvillimin e futbollit shqiptar.
    Në ceremoni ishin të pranishëm gjithashtu Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, Kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, zyrtarë, ish-lojtarë të klubit, personalitete të njohura, miq të futbollit dhe qytetarë të shumtë.
    Gjatë aktivitetit u prezantua një dokumentar kushtuar historisë së klubit, u shpërndanë certifikata nderi dhe u këndua kënga dedikuar ekipit të Besës nga Ilir Sallaku. Një moment i rëndësishëm ishte prezantimi i projektit për ndërtimin e stadiumit të ri të Kavajës, që do të realizohet falë bashkëpunimit të ngushtë mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Kavajë.
    Projekti parashikon ngritjen e një impianti modern të kategorisë 4, sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 8 mijë vendesh dhe kushte bashkëkohore për zhvillimin e ndeshjeve të çdo kategorie.
    Në fjalën përshëndetëse gjatë ceremonisë së 100-vjetorit të klubit “Besa” të Kavajës, Presidenti Duka, vlerësoi historinë, traditën dhe kontributin e këtij klubi në futbollin shqiptar.
    Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vuri në fokus projektin e stadiumit të ri, i cili tashmë është miratuar, dhe përmirësimin e infrastrukturës për akademitë e futbollit, duke garantuar kushte më të mira për fëmijët dhe komunitetin futbollistik të qytetit.
    “Jam shumë i nderuar që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit të falënderoj Presidentin e Republikës së Shqipërisë për pjesëmarrjen sot në këtë ceremoni, por edhe për kujdesin e tij për futbollin në vend. Një falënderim shumë të veçantë Kryetarit të Bashkisë Kavajë, jo vetëm për organizimin e ceremonisë, por për mbështetjen ndaj futbollit dhe për bashkëpunimin shumë të mirë me stafin e FSHF për ndërtimin e projektit të ri të stadiumit Besa.
    Sot jemi për të festuar 100-vjetorin, datëlindjen e 100 të klubit futbollit Besa, të asaj që në Kavajë është paralelisht me fenë, është gjëja më e rëndësishme dhe më e dashur për qytetin. Në këtë përvjetor, unë do të doja të falënderoja ato që themeluan klubin Besa, do të doja të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar, t’i shpreh mirënjohjen dhe t’i falënderoj ata që kanë kontribuar në të gjithë këto 100 vite. Është e pamundur për mua dhe për këdo mbase edhe për Fatmir Eficën, që të përmendim të gjithë ata që kontribuan në klubin e futbollit Besa dhe në rezultatet e saj.

  • 100-vjetori i klubit të futbollit “Besa”, Begaj: Simbol shpirtëror i qytetarëve të Kavajës

    100-vjetori i klubit të futbollit “Besa”, Begaj: Simbol shpirtëror i qytetarëve të Kavajës

    Presidenti Bajram Begaj mori pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të Klubit të Futbollit “Besa” të Kavajës.
    Gjatë fjalës përshëndetëse, Begaj vlerësoi kontributin e themeluesve të këtij klubi dhe gjeneratave të mëpasshme të sportistëve dhe trajnerëve që e ruajtën ekipin për një shekull, duke e shndërruar atë dhe futbollin në një frymë përbashkuese dhe simbol shpirtëror të qytetarëve të Kavajës.

    “Në historinë e Besës gjejmë edhe historinë e Kavajës sonë të dashur”, u shpreh Begaj, duke e cilësuar Kavajën si qytetin e njerëzve të besës, të besimit fetar dhe respektit ndaj besimit të tjetrit, si qytetin pishtar të demokracisë në Shqipëri dhe që futbollin e ka pjesë të identitetit të vet.

    Kreu i Shtetit, gjatë fjalës së tij, përmendi emrat legjendarë të ekipit të futbollit Besa, si: Qamil Teliti, Qemal Vogli, Shefqet Topi, Agim Dizdari, Dhimitër Dimroçi, Naim Allaj, Muharrem Karriqi, Nimet Mërhori, Zenel Kashami, Bujar Pagria, Xhavit Daiu, Agron Kariqi, Besnik Dyla, Dash Bajaziti, Sotir Shkurti, Altin Raklli, Sokol Cikalleshi e Andi Lila, e deri te më të rinjtë, Mario Dajsninani dhe Tedi Cara, që nderuan e vijojnë ta nderojnë fanellën e Besës ndër vite.
    “Vlera e madhe e Besës qëndron te shpirti i tifozërisë së saj, që e ndoqi kudo dhe vijon ta mbështesë me gjithë shpirt, siç kavajasit bëjnë kur duan dhe besojnë te një vlerë”, theksoi Begaj.

    Kreu i Shtetit u shpreh se ekipi i Besës duhet të mbështetet jo vetëm për këto vlera dhe jetëgjatësinë e një shekulli si ekip, por edhe për faktin se futbolli mbetet gjithmonë një frymëzim për të rinjtë dhe është një investim i vlefshëm për çdo komunitet.
    Në këtë 100-vjetor të ekipit “Besa të Kavajës”, Begaj shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e ndërtuan këtë histori, trajnerët që formuan breza sportistësh, futbollistët që dhanë gjithçka për fanellën, tifozët kavajas që kurrë nuk e lanë skuadrën vetëm, në fitore apo humbje, si dhe ata që kanë kontribuar për dokumentimin e historisë së Besës.

  • FSHV përplaset me Dinamon për volejbollisten braziliane, e pezullojnë dhe i kërkojnë testin e gjinisë

    FSHV përplaset me Dinamon për volejbollisten braziliane, e pezullojnë dhe i kërkojnë testin e gjinisë

    Volejbolli shqiptar është përfshirë ditën e sotme nga një debat në lidhje me gjininë e volejbollistes braziliane Nayara Ferreira, e cila luan me skuadrën e Dinamos në Superligë. Sipas klubit kryeqytetas, volejbollistja (emri i së cilës nuk përmendet në asnjë deklaratë të klubit dinamovit) është pezulluar dhe i është kërkuar të bëjë testin e gjinisë.
    Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) ka konfirmuar në një deklaratë për mediat se nuk ka akuzuar askënd, se “po vepron me kujdes dhe diskrecion, duke respektuar parimet e fair play-it, barazisë në lojë dhe dinjitetit njerëzor. Federata mbetet e angazhuar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent në çdo hap, në përputhje me rregulloret”.
    Ndërsa klubi Dinamo, për mediat sqarpon: “Lojtarja në fjalë është sportiste me licencë zyrtare të FIVB, me një karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare në disa vende të botës, përfshirë edhe ato të BE. Vendimmarrja e FSHV-së, e cila erdhi krejt befasisht për klubin tonë, nuk është shoqëruar me asnjë sqarim mbi arsyet konkrete apo bazën rregullative që e justifikon një kërkesë të tillë të pazakontë, pra mbi bazën faktike apo provat që mund të justifikonin një ndërhyrje kaq të ndjeshme ndaj një sportisteje”.
    “Rasti ka padyshim një ndjeshmëri të lartë njerëzore dhe profesionale, pasi prek dinjitetin e një sportisteje që ka përfaqësuar me sportin ndërkombëtar për shumë vite”, shton më tej në deklaratën e saj klubi kryeqytetas. Mësohet se janë disa klube të kampionatit të volejbollit kanë kërkuar që lojtares t’i bëhet testi i gjinisë, ndërkohë që lojtarja është pezulluar pa afat.

  • Panik te Bologna, trajneri i klubit italian shtrohet në spital/ Ja si paraqitet gjendja e tij

    Panik te Bologna, trajneri i klubit italian shtrohet në spital/ Ja si paraqitet gjendja e tij

    Trajneri i Bolongnas, Vincenzo Italiano, është shtruar në spital për shkak të pneumonisë me origjinë bakteriale, kanë njoftuar zyrtarisht sot drejtuesit e klubit italian. 
    Sipas deklaratës së publikuar në faqen zyrtare të klubit, Italiano ndodhet në departamentin e pulmonologjisë në Poliklinikën Sant’Orsola-Malpighi, nën kujdesin e mjekut Stefano Nava. Gjendja nuk ka lidhje me COVID-19, por kërkon terapi të specializuar me antibiotikë. 
    “Trajneri do të qëndrojë i shtruar për rreth pesë ditë. Gjendja e tij klinike është duke u përmirësuar gradualisht, dhe përditësimet e mëtejshme do të publikohen në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e klubit. 
    Për shkak të gjendjes shëndetësore, Italiano nuk do të jetë në stol në ndeshjen e së enjtes në Europa League, ku Bologna përballet me Steaua Bukureshtin. 
    Klubi ka shprehur mbështetjen e plotë për trajnerin, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm në pankinë. 
     

  • “Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali. Nëna në lot: Ishte më i miri nga të gjithë

    “Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali. Nëna në lot: Ishte më i miri nga të gjithë

    Objektet dhe ndjenjat që përbënin botën familjare të Hekuran Cumanit, i vrarë në moshën 23 vjeç me një therje me thikë në fyt në sheshin e një universiteti në Peruxhia, kanë mbetur në vendin e tyre, të heshtura, duke pritur një kthim që nuk do të vijë kurrë.
    Jeta e tij u ndërpre nga një sulm me thikë në fund të një nate jashtë në një klub universitar, e cila përfundoi në tragjedi. Një episod i pakuptimtë dhune për një të ri që të gjithë e përshkruajnë njëzëri si “të ëmbël, të qetë dhe të shoqërueshëm”.
    Konflikti
    Hekurani ishte në Peruxhia, në Fabriano, me vëllanë e tij dhe një grup miqsh. Diçka ndodhi në klub: një vështrim, një përplasje e pavullnetshme, një vajzë me të cilën donte të flirtonte, por që ishte në një lidhje me dikë tjetër. Nuk u desh shumë për të ndezur një grindje me një grup tjetër të rinjsh, italianë të gjeneratës së dytë (tunizianë dhe marokenë), nga lagjja Ponte San Giovanni e Perugias. Grindja u vu re nga stafi i sigurisë së klubit, të cilët i ndanë menjëherë dy djemtë. Duket se kishte mbaruar, por kur mbrëmja po mbyllej dhe të rinjtë filluan të largoheshin nga klubi, rivaliteti u ndez përsëri në shesh, me dy grupet që u përplasen përsëri fizikisht.
    Sulmi
    Pastaj ndodhi e pabesueshmja dhe tragjikja. Një makinë ndaloi dhe një i ri, me sa duket tunizian, doli prej saj, duke mbajtur dy thika, një të gjatë dhe një më të vogël. Këto armë nuk do të kishin hyrë kurrë në lokalin e pajisur me detektorë metalesh. Me siguri ai u thirr nga miqtë për t’i dhënë një ndihmë, ose ai shkoi te makina, e parkuar më larg, duke e ditur se do t’i gjente thikat atje.
    Sipas dëshmitarëve, i riu ua tregoi dy armët rivalëve të tij, pastaj e goditi vëllain e Hekuranit në kofshë. 23-vjeçari nxitoi për t’i ndihmuar vëllait të tij dhe mori goditjen fatale.
    Kjo është dinamika e ngjarjes e realizuar nga policia, nën koordinimin e zv/Prokurores Gemma Miliani. Ky rindërtim nuk është konfirmuar nga pamjet e kamerave të sigurisë, pasi ato në klub nuk ofrojnë prova të dobishme, ndërsa ato në parking janë jashtë funksionit. Por mbështetet nga dëshmitë e miqve të viktimës dhe të rinjve të tjerë të përfshirë, të gjithë të intervistuar në stacionin e policisë gjatë gjithë të shtunës. Këta elementë i kanë çuar hetuesit në rrugën e duhur për të kapur vrasësin e dyshuar. Kërkimi për armën e përdorur në krim është gjithashtu në vazhdim.
    “Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së
    Një grup problematikësh
    U intervistuan edhe persona që ndodheshin në klub, duke konfirmuar se gjithçka filloi brenda, ku grupi i afrikanëve dyshohet se ngacmoi disa persona. Sipas rrëfimeve të disa prej të pranishmëve, një grup të rinjsh, të përshkruar si të njohur për “sjelljen e tyre provokuese dhe kërcënuese”, filluan të grindeshin.
    “Ata po shkonin përreth duke u grindur brenda klubit, madje edhe me njerëz që nuk kishin të bënin fare me ta. I pashë ta bënin disa herë gjatë mbrëmjes”, dëshmoi një vajzë. Kjo sjellje nuk është e pazakontë, sipas shumë vizitorëve të klubit, të cilët i njohën disa nga të rinjtë nga festat e mëparshme.
    Sherri i parë midis Hekuranit, miqve të tij dhe këtij grupi shpërtheu në parkingun e klubit, rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa po largoheshin. Oficerët e sigurisë private ndërhynë, duke rikthyer me sa duket qetësinë. “Unë pashë sherrin e parë, i cili fillimisht dukej se ishte zgjidhur”, tha një i ri që e kishte takuar Hekuranin atë mbrëmje. Aq shumë saqë ai u largua.
    Paqja, megjithatë, ishte shumë e shkurtër. Pak më vonë, situata u përshkallëzua.
    “Ishte çështje minutash, pastaj dikush erdhi duke qarë, duke bërtitur se një djalë ishte therur me thikë”, shpjegoi një dëshmitar për TGR Umbria.
    Kur mbërriti ndihma, nuk kishte mbetur asgjë për të bërë për 23-vjeçarin. Sipas të rinjve të tjerë në mediat sociale, atmosfera atë mbrëmje ishte tashmë e tensionuar.
    “Unë dhe shoqja ime ishim atje mbrëmë. Sinqerisht, u ndjemë aq keq saqë u larguam pas më pak se dy orësh”, shkroi një vajzë në Instagram. Një student tjetër universiteti u ankua për siguri të pamjaftueshme.
    Dhimbja
    Prindërit e Hekuranit, Elca dhe Astriti, u paraqitën në stacionin e policisë së Peruxhia-s të shkatërruar. Nëna, e mbështetur nga burri i saj, pëshpëriti: “Ata vranë djalin tim. Ai ishte më i miri nga të gjithë. Ai kurrë nuk lëndoi askënd.”
    Pranë tyre, djali i tyre më i vogël, Samuele, i plagosur në të njëjtin sulm, ishte në një karrige me rrota. Babai i tij, Astriti, me zë të dridhur tregoi: “I thashë lamtumirë pak pas mesnatës, pastaj rreth orës 5:00 të mëngjesit më thanë se ishte vrarë.”
    Hekurani, me origjinë shqiptare, lindi dhe u rrit në Fabriano, ku ndoqi shkollën. Më pas u regjistrua në Institutin e Menaxhimit të Hoteleve Panzini në Senigallia dhe për gjashtë vjet kishte punuar si kamerier sezonal në Hotel Riviera, i njëjti vend ku vëllai i tij më i madh, Denisi, është shef kuzhine.
    “Jemi të shokuar. Ai ishte një djalë i shkëlqyer”, thonë në restorant.
    I rezervuar dhe i ekuilibruar, ai e donte palestrën, tatuazhet dhe familjen e tij. Vëllai i tij, Denisi, i kishte dhënë së fundmi gëzimin më të madh: një nip/mbesë dhe Hekurani sapo kishte blerë një shtëpi në San Donato.
    Një mik shkroi në rrjetet sociale:
    “Jeta e tij, një lule që çeli shumë shpejt, ka lënë pas një aromë kujtimesh dhe një dhimbje që nuk venitet kurrë, një boshllëk që nuk mbushet kurrë, një mungesë që ndihet çdo ditë, çdo orë, çdo moment, dhe që na kujton se jeta është një dhuratë e çmuar, e brishtë dhe kalimtare, që duhet jetuar me intensitet, pasion dhe dashuri, dhe se kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë me ne. Ne, që e njohëm bashkohemi me hidhërimin dhe dashurinë e prindërve të tij, dhe kujtojmë buzëqeshjen e tij, energjinë dhe pasionin e tij. E dimë se jeta e tij, megjithëse e shkurtër, ishte një dhuratë e çmuar, një dhuratë që na bëri të buzëqeshim, të qajmë dhe të duam, dhe se kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë me ne, një kujtim i pashlyeshëm që do të na shoqërojë përgjithmonë. Pusho në paqe, Hekuran Cumani, të qoftë dheu i lehtë.”

  • “Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali

    “Po mbronte vëllanë”, zbardhet dinamika e vrasjes së 23-vjeçarit shqiptar në Itali

    Objektet dhe ndjenjat që përbënin botën familjare të Hekuran Cumanit, i vrarë në moshën 23 vjeç me një therje me thikë në fyt në sheshin e një universiteti në Peruxhia, kanë mbetur në vendin e tyre, të heshtura, duke pritur një kthim që nuk do të vijë kurrë.
    Jeta e tij u ndërpre nga një sulm me thikë në fund të një nate jashtë në një klub universitar, e cila përfundoi në tragjedi. Një episod i pakuptimtë dhune për një të ri që të gjithë e përshkruajnë njëzëri si “të ëmbël, të qetë dhe të shoqërueshëm”.
    Konflikti
    Hekurani ishte në Peruxhia, në Fabriano, me vëllanë e tij dhe një grup miqsh. Diçka ndodhi në klub: një vështrim, një përplasje e pavullnetshme, një vajzë me të cilën donte të flirtonte, por që ishte në një lidhje me dikë tjetër. Nuk u desh shumë për të ndezur një grindje me një grup tjetër të rinjsh, italianë të gjeneratës së dytë (tunizianë dhe marokenë), nga lagjja Ponte San Giovanni e Perugias. Grindja u vu re nga stafi i sigurisë së klubit, të cilët i ndanë menjëherë dy djemtë. Duket se kishte mbaruar, por kur mbrëmja po mbyllej dhe të rinjtë filluan të largoheshin nga klubi, rivaliteti u ndez përsëri në shesh, me dy grupet që u përplasen përsëri fizikisht.
    Sulmi
    Pastaj ndodhi e pabesueshmja dhe tragjikja. Një makinë ndaloi dhe një i ri, me sa duket tunizian, doli prej saj, duke mbajtur dy thika, një të gjatë dhe një më të vogël. Këto armë nuk do të kishin hyrë kurrë në lokalin e pajisur me detektorë metalesh. Me siguri ai u thirr nga miqtë për t’i dhënë një ndihmë, ose ai shkoi te makina, e parkuar më larg, duke e ditur se do t’i gjente thikat atje.
    Sipas dëshmitarëve, i riu ua tregoi dy armët rivalëve të tij, pastaj e goditi vëllain e Hekuranit në kofshë. 23-vjeçari nxitoi për t’i ndihmuar vëllait të tij dhe mori goditjen fatale.
    Kjo është dinamika e ngjarjes e realizuar nga policia, nën koordinimin e zv/Prokurores Gemma Miliani. Ky rindërtim nuk është konfirmuar nga pamjet e kamerave të sigurisë, pasi ato në klub nuk ofrojnë prova të dobishme, ndërsa ato në parking janë jashtë funksionit. Por mbështetet nga dëshmitë e miqve të viktimës dhe të rinjve të tjerë të përfshirë, të gjithë të intervistuar në stacionin e policisë gjatë gjithë të shtunës. Këta elementë i kanë çuar hetuesit në rrugën e duhur për të kapur vrasësin e dyshuar. Kërkimi për armën e përdorur në krim është gjithashtu në vazhdim.
    Një grup problematikësh
    U intervistuan edhe persona që ndodheshin në klub, duke konfirmuar se gjithçka filloi brenda, ku grupi i afrikanëve dyshohet se ngacmoi disa persona. Sipas rrëfimeve të disa prej të pranishmëve, një grup të rinjsh, të përshkruar si të njohur për “sjelljen e tyre provokuese dhe kërcënuese”, filluan të grindeshin.
    “Ata po shkonin përreth duke u grindur brenda klubit, madje edhe me njerëz që nuk kishin të bënin fare me ta. I pashë ta bënin disa herë gjatë mbrëmjes“, dëshmoi një vajzë. Kjo sjellje nuk është e pazakontë, sipas shumë vizitorëve të klubit, të cilët i njohën disa nga të rinjtë nga festat e mëparshme.
    Sherri i parë midis Hekuranit, miqve të tij dhe këtij grupi shpërtheu në parkingun e klubit, rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa po largoheshin. Oficerët e sigurisë private ndërhynë, duke rikthyer me sa duket qetësinë. “Unë pashë sherrin e parë, i cili fillimisht dukej se ishte zgjidhur“, tha një i ri që e kishte takuar Hekuranin atë mbrëmje. Aq shumë saqë ai u largua.
    Paqja, megjithatë, ishte shumë e shkurtër. Pak më vonë, situata u përshkallëzua.
    “Ishte çështje minutash, pastaj dikush erdhi duke qarë, duke bërtitur se një djalë ishte therur me thikë“, shpjegoi një dëshmitar për TGR Umbria.
    Kur mbërriti ndihma, nuk kishte mbetur asgjë për të bërë për 23-vjeçarin. Sipas të rinjve të tjerë në mediat sociale, atmosfera atë mbrëmje ishte tashmë e tensionuar.
    “Unë dhe shoqja ime ishim atje mbrëmë. Sinqerisht, u ndjemë aq keq saqë u larguam pas më pak se dy orësh“, shkroi një vajzë në Instagram. Një student tjetër universiteti u ankua për siguri të pamjaftueshme.
    Dhimbja
    Prindërit e Hekuranit, Elca dhe Astriti, u paraqitën në stacionin e policisë së Peruxhia-s të shkatërruar. Nëna, e mbështetur nga burri i saj, pëshpëriti: “Ata vranë djalin tim. Ai ishte më i miri nga të gjithë. Ai kurrë nuk lëndoi askënd.”
    Pranë tyre, djali i tyre më i vogël, Samuele, i plagosur në të njëjtin sulm, ishte në një karrige me rrota. Babai i tij, Astriti, me zë të dridhur tregoi: “I thashë lamtumirë pak pas mesnatës, pastaj rreth orës 5:00 të mëngjesit më thanë se ishte vrarë.”
    Hekurani, me origjinë shqiptare, lindi dhe u rrit në Fabriano, ku ndoqi shkollën. Më pas u regjistrua në Institutin e Menaxhimit të Hoteleve Panzini në Senigallia dhe për gjashtë vjet kishte punuar si kamerier sezonal në Hotel Riviera, i njëjti vend ku vëllai i tij më i madh, Denisi, është shef kuzhine.
    “Jemi të shokuar. Ai ishte një djalë i shkëlqyer“, thonë në restorant.
    I rezervuar dhe i ekuilibruar, ai e donte palestrën, tatuazhet dhe familjen e tij. Vëllai i tij, Denisi, i kishte dhënë së fundmi gëzimin më të madh: një nip/mbesë dhe Hekuarani sapo kishte blerë një shtëpi në San Donato.
    Një mik shkroi në rrjetet sociale: “Jeta e tij, një lule që çeli shumë shpejt, ka lënë pas një aromë kujtimesh dhe një dhimbje që nuk venitet kurrë, një boshllëk që nuk mbushet kurrë, një mungesë që ndihet çdo ditë, çdo orë, çdo moment, dhe që na kujton se jeta është një dhuratë e çmuar, e brishtë dhe kalimtare, që duhet jetuar me intensitet, pasion dhe dashuri, dhe se kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë me ne. Ne, që e njohëm bashkohemi me hidhërimin dhe dashurinë e prindërve të tij, dhe kujtojmë buzëqeshjen e tij, energjinë dhe pasionin e tij. E dimë se jeta e tij, megjithëse e shkurtër, ishte një dhuratë e çmuar, një dhuratë që na bëri të buzëqeshim, të qajmë dhe të duam, dhe se kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë me ne, një kujtim i pashlyeshëm që do të na shoqërojë përgjithmonë. Pusho në paqe, Hekuran Cumani, të qoftë dheu i lehtë.”

  • Trazira dhe armë në stadium, arrestohet presidenti i klubit në Greqi

    Trazira dhe armë në stadium, arrestohet presidenti i klubit në Greqi

    Trazirat dhe kaosi në fushën e blertë, si dhe mbajtja pa leje e armëve dhe fishekzjarrëve në ambiente, kanë çuar pas hekurave të qelisë presidentin e klubit të njohur të futbollit.
    Presidenti i Atromitos, Vasilis Betsis, u arrestua të shtunën pasdite nga policia greke, pasi në zonën e stadiumit Peristeri u gjetën fishekzjarrë, fishekzjarrë dhe armë.
    Konkretisht, siç njoftoi Nëndrejtoria për Luftimin e Dhunës së Organizuar Sportive e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar, “u krye një shqyrtim paraprak për rastin, pas një urdhri nga Prokurori kompetent” dhe pas ankesave përkatëse, sipas të cilave, në një zonë midis portave -6- dhe -7- të stadiumit, në “Rrugën Kresnas”, tifozët po transportonin, ruanin dhe fshihnin fishekzjarrë dhe armë, me pëlqimin e presidentit të ekipit.
    Siç doli më vonë, stadiumi në fjalë është dhënë nga autoriteti kompetent komunal për përdorim nga ekipi i lartpërmendur, ndërsa në kërkimet e kryera në një zonë të mbyllur të stadiumit nga oficerët e policisë së Departamentit të Hetimeve Speciale, me ndihmën e Nëndrejtorisë së Inteligjencës dhe Veprimeve Speciale dhe në prani të një oficeri gjyqësor, u gjetën gjithsej:
    -17 fishekzjarrë
    -një tub lëshimi plumbash
    -7 shkopinj
    -3 helmeta
    -shumë sprej djegës
    -një mori maskash
    -veshje nga ekipe të tjera
    Sipas informacionit të shtunën në mëngjes, presidenti i Atromitos, Vasilis Betsis, u paraqit në stadiumin bashkiak të Peristerit, ku u arrestua nga Policia dhe do të çohet në Prokurorinë e Gjykatës së Qarkut të Athinës.

  • Yildiz-Juve, bisedime të pandërprera për rinovimin. Ja plani bardhezi për ta “blinduar” talentin turk

    Yildiz-Juve, bisedime të pandërprera për rinovimin. Ja plani bardhezi për ta “blinduar” talentin turk

    18 Tetor 2025

    9:52

    Alfred Lleshi

    Juventusi ka vendosur: Kenan Yildiz është shtylla teknike për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen e klubit. Ky vendim konfirmohet nga dy faktet kryesore: dhënia e fanellës prestigjioze nr.10 këtë sezon dhe roli i tij si lider teknik në fushë. Një tjetër tregues është negociata e rinovimit të kontratës, për të shmangur interesin e fortë nga Premier League. Pjesë e menaxhimit është familja.
    Babai i tij, Engin Yildiz, është vendosur në Torino për të koordinuar bisedimet me drejtuesit e klubit. Yildiz ka tërhequr interesin e klubeve më të mëdha europiane: Arsenal, Barcelona, Real Madrid dhe Bayern Munich. Konkurrenti më serioz duket Chelsea, i gatshëm t’i ofrojë 10 milionë euro në sezon për ta marrë në Londër. Juventusi, megjithatë, nuk pranon të bisedojë për shitjen e tij nën 100 milionë euro.
    Rinovimi i kontratës synon rregullimin e pagës, aktualisht 5 milionë euro + bonuse, për të arritur kërkesën e lojtarit prej 6 milionë eurosh neto, me kontratë deri më 30 qershor 2030. Yildiz është gjithashtu kapiteni më i ri në historinë e Juventusit, duke u bërë simboli i kontinuitetit, lider teknik dhe fytyra publike e klubit.