Tag: klubit

  • E duan në Premier, gati oferta e klubit anglez për Vlahovic

    E duan në Premier, gati oferta e klubit anglez për Vlahovic

    2 Prill 2025

    14:35

    Telesport

    Aston Villa duket se po planifikon një lëvizje ambicioze për sulmuesin e Juventusit, Dusan Vlahovic këtë verë.
    25-vjeçari është shfaqur si një objektiv për skuadrën e Unai Emery, teksa ata kërkojnë të forcojnë linjën e tyre sulmuese.
    Sipas Teamtalk, Juventusi është gati të minimizojë humbjet ndaj Vlahovicit dhe do të pranojë një ofertë prej rreth 40 milionë euro pas një sezoni jo shumë pozitiv.
    Vlahovic ka qenë i lidhur me një lëvizje tek Arsenali gjatë sesioneve të kaluara të merkatos, por kuptohet që interesimi i tyre është ftohur dhe ata kanë lëvizur drejt objektivave të ndryshëm.
    Serbit i skadon kontrata në fund të sezonit të ardhshëm dhe Juventus do të preferonte ta shesë tani për të siguruar një shumë të rëndësishme për kartonin e tij.

  • Luis Enrique dhe Dembele i kërkojnë klubit blerjen e yllit të Barcelona-s

    Luis Enrique dhe Dembele i kërkojnë klubit blerjen e yllit të Barcelona-s

    Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique dhe sulmuesi Ousmane Dembele thuhet se i kanë kërkuar klubit të nënshkruajnë mesfushorin e Barcelona-s, Gavi.
    Sipas gazetës katalane El Nacional, dyshja duan që klubi të nënshkruajë me spanjollin këtë verë.
    20-vjeçari ka dalë nga akademia e famshme La Masia dhe gjithashtu u grumbullua për herën e parë në kombëtare nga Enrique.
    Megjithatë, dëmtimet e kanë detyruar mesfushorin të humbasë një kohë të konsiderueshme gjatë sezoneve të fundit. Ai gjithashtu me sa duket ka rënë në hierarkitë e Hansi Flick.
    Trajneri gjerman i është drejtuar kryesisht lojtarëve si Pedri, Marc Casado, Dani Olmo dhe Frenkie de Jong për tre pozicionet e mesfushës.
    Spanjolli ka luajtur vetëm 917 minuta në 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet në këtë sezon, duke koleksionuar dy gola dhe tre asiste, këtë sezon.
    Kështu, La Blaugrana mund të bindet për ta shitur atë, por sigurisht që do të kërkonte një shumë të madhe.

  • Koço Kokëdhima nuk duron më, futet në fushën e lojës dhe përplaset me arbitrat (VIDEO)

    Koço Kokëdhima nuk duron më, futet në fushën e lojës dhe përplaset me arbitrat (VIDEO)

    Biznesmeni kontrovers Koço Kokëdhima, prej kohësh larg zhurmës mediatike, është rikthyer sërish në vëmendje. Ish-deputeti socialist që është edhe president klubit Apolonia ka tentuar sot të godasë arbitrat gjatë ndeshjes mes Apolonisë dhe Gramshit në futbollin e femrave.
    Sfida u mbyll me fitoren 1-0 të fierakeve që u ndëshkuan me dy kartonë të kuq në një ndeshje me tensione që u mbyll me 25 minuta shtesë për shkak të ndërprerjeve.
    Një prej tyre ka ndodhur si pasojë e hyrjes në fushë të drejtuesve të klubit Apolonia, me në krye presidentin Koço Kokëdhima, i cili protestonte ndaj vendimeve të kryesorit Dorian Maletaj.
    Incidenti është denoncuar nga drejtoresha e klubit të Gramshit, Edonisa Aliu, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale ka treguar momentet e tensionit ku shihet Kokëdhima me zyrtarët e tij duke goditur e ofenduar arbitrat e ndeshjes.
    “Që të gjithë na kanë frikë, kjo nuk diskutohet. Por që të futet presidenti i Apolonisë bashkë me zyrtarët e klubit në fushë për të dhunuar arbitrin e ndeshjes, këtë nuk e kisha menduar. Ja ku e keni presidentin Kokëdhima bashkë me zyrtarët e tij që godasin e shtyjnë, ofendojnë me fjalorin e rrugës arbitrat e ndeshjes. Turp! Turp! Turp!”, shkruan drejtuesja e Gramshit.