Tag: klubin

  • Amorim: Ndihem i turpëruar, Manchester United po humbet ndjesinë e një klubi të madh

    Amorim: Ndihem i turpëruar, Manchester United po humbet ndjesinë e një klubi të madh

    12 Maj 2025

    10:31

    Telesport

    Ruben Amorim këmbëngul se Manchester United po “humbet ndjenjën e të qenit një klub i madh”. Deklaratë që v jen pas humbjes 0-2 që “djajtë e kuq” pësuan në fundjavë në fushën e tyre ndaj West Ham.
    United u rikthye me “këmbë në tokë” pas kualifikimit në finalen e Europa League ditën e enjte, duke pësuar një humbje turpëruese në shtëpi. West Ham fitoi për herë të parë në “Old Trafford” që nga viti 2007.
    “Për mua, shqetësimi më i madh është ndjenja se ne nuk mund ta ndryshojmë pozicionin tonë aq shumë. Ky është problemi më i madh në klubin tonë në këtë moment”, tha trajneri Ruben Amorim
    Më tej, trajneri portugez komentoi: “Ne po humbasim ndjenjën se jemi një klub i madh dhe është fundi i botës fakti që po humbasim kaq shumë ndeshje në shtëpi. Mendoj se ky është shqetësimi më i madh në klubin tonë”.
    “Si duhet të ndihet një menaxher i Manchester United në këtë pozicion? Ndihem i turpëruar dhe është e vështirë të pranohet. Të gjithë duhet të mendojnë seriozisht për shumë gjëra këtu”, tha Amorim.
    “E pranoj se të gjithë po mendojnë për finalen. Finalja nuk është një çështje në këtë moment në klubin tonë. Por ne kemi gjëra më të mëdha për të menduar dhe duhet të ndryshojmë shumë gjëra në fund të sezonit”, deklaroi Ruben Amorim.

  • Di Maria ende “jo”, Rozario e dëshiron me forcë

    Di Maria ende “jo”, Rozario e dëshiron me forcë

    Rozario Sentral pagoi ’26 topa futbolli’ për të blerë Angel Di Marian që në moshën 6-vjeçare nga klubi i vogël i “El Toritos”. Sot e kërkon për …lavdi.

    Në Argjentinë, te Rozario Sentral ata nuk dorëzohen. Pavarësisht deklaratave të vetë Ángel Di María-s që mohojnë çdo lloj marrëveshjeje me klubin e tij të origjinës, ëndrra për ta parë përsëri kampionin e botës me fanellën e klubit mbetet optimiste brenda klubit të Rozario-s.

    Lojtari aktual i Benfikës, kontrata e të cilit me klubin e Lisbonës përfundon në qershor, mund të përballet me vendimin e tij të fundit profesional: nëse do ta përfundojë karrierën e tij në Europë apo do të kthehet në shtëpi për të mbyllur një karriere legjendare.

    Trajneri i Rozario-s, Ariel Holan, nuk e fsheh dëshirën e tij. “Çdo trajner do të donte të kishte një lojtar si Ángel”, tha ai në një intervistë të kohëve të fundit. TyCSports siguron se klubi po bën gjithçka që është në fuqinë e tij për të siguruar nënshkrimin e tij, të vetëdijshëm se zemra e lojtarit mund të jetë më e madhe se çdo ofertë financiare, shkruan Fichajes.

    Vazhdo leximin

  • Lajm i keq për Bayern! Wirtz zbulon klubin e ëndrrave dhe bavarezët nuk janë as në vend të dytë

    Lajm i keq për Bayern! Wirtz zbulon klubin e ëndrrave dhe bavarezët nuk janë as në vend të dytë

    20 Prill 2025

    9:45

    Telesport

    Florian Wirtz nuk do Bayern, pavarësisht se klubi bavarez po tenton ta transferojë duke shitur 5% të aksioneve.
    Sipas gazetës gjermane BILD, ylli gjerman preferon të transferohet te Real Madrid, ëndrra e tij e madhe. Pas Los Blancos, ai e sheh veten te Manchester City dhe më pas te Bayern.
    Familja e Wirtz ka kuptuar dëshirat e mesfushorit ofensiv të Bayer Leverkusen, vlera e të cilit sot llogaritet 140 mln euro.
    Wirtz është gati të presë një, dy ose më shumë vite, që Real Madrid të krijojë kushtet për blerjen e tij.

  • Van Dajk edhe dy sezone te Liverpul

    Van Dajk edhe dy sezone te Liverpul

    Pas Muhamed Salah radha e Virgjil van Dajk për të nënshkruar një kontratë të re me Liverpul FC. Mbrojtësi ka zgjatur kohën e tij me klubin anglez përtej sezonit 2024-25. Lojtari holandez ka rinovuar kontratën e tij me klubin për dy vite të tjera.

    “Jam shumë i lumtur, shumë krenar”, tha Van Dijk për kanalet zyrtare të klubit. “Ka shumë emocione që më kalojnë nëpër kokë tani. Është një ndjenjë krenarie, është një ndjenjë gëzimi. Është thjesht e pabesueshme.

    Udhëtimi që kam pasur deri më tani në karrierën time, për të qenë në gjendje ta zgjas atë edhe për dy vjet të tjera në këtë klub, është i pabesueshëm dhe jam shumë i lumtur.”

    Vazhdo leximin

  • Refuzohet oferta e Oliver Kahn për të blerë klubin francez

    Refuzohet oferta e Oliver Kahn për të blerë klubin francez

    Ish-portieri i Gjermanisë dhe ish-presidenti i Bayern Munich, Oliver Kahn, pranoi para pak kohësh se synon të blejë klubin francez, Bordeaux.Në grupin e gjermanit janë disa partnerë, ndërsa kanë bërë edhe ofertën e parë. Duke parë vështirësitë ekonomike të klubit që militon në kategorinë e katërt, Kahn ka ofruar 30 milionë Euro për ta marrë në pronësinë e tij.
    Megjithatë, oferta e tij është refuzuar nga pronarët aktualë, sipas të cilëve shifra e ofruar ishte shumë e ulët.Bordeaux ka probleme të mëdha ekonomike dhe përveçse rrezikon ngjitjen një kategori më sipër, janë në dyshim edhe për t’u lejuar në kategorinë e katërt.Mbetet të shihet nëse Kahn do të rrisë ofertën, apo do të heqë dorë nga blerja e klubit të njohur francez.

  • Etrit Berisha zyrtarizohet tek Hackeni, Cana “voton” Taren tek Milani

    Etrit Berisha zyrtarizohet tek Hackeni, Cana “voton” Taren tek Milani

    Adriatik BALLA
    Portieri i përfaqësueses tonë, Etrit Berisha, i mos grumbulluar prej dy vitesh në radhët e kuqezinjve, është zyrtarizuar te skuadra e Hackenit në elitën e futbollit të Suedisë. Lajmi është bërë i ditur të premten nga klubi suedez, një ditë pasi u raportua se portieri i parë i skuadrës, Andreas Linde, ka pësuar lëndim dhe pritet të mungojë për kohë të gjatë. Berisha ka thënë se do të mundohet që ta jap më të mirën për klubin dhe të fitojë sa më shumë që mundet. “E njoh Hackenin mirë, e ndjek ende Allsvenskan dhe Suedia është si shtëpi për mua. E di se Hackeni ka bërë hapa para vazhdimisht. Kjo më ka interesuar dhe për këtë kam ardhur, për ta ndihmuar klubin në sukseset e reja”, ka thënë Berisha për faqen zyrtare të klubit. 36-vjeçari ka karrierë të pasur, që nisi te 2 Korriku i Prishtinës. Ai ka luajtur edhe për Kalmarin, Lacion, Atalantan, SPAL-in, Torinon e Empolin së fundmi. Nga Empoli u largua në korrik të vitit të kaluar. Berisha ka 163 paraqitje në Serie A, teksa i ka zhvilluar 80 ndeshje me Shqipërinë. Me “kuqezinjtë” ishte dy herë pjesëmarrës në Kampionate Evropiane, në “Euro 2016” në Francë dhe në “Euro 2024” në Gjermani.
    Lorik Cana e dëshiron Igli Taren drejtor sportiv të Milanit
    Lorik Cana thotë se Igli Tare është i duhuri për Drejtor Sportiv te Milani dhe se rezultatet flasin vetë për ish-numrin 2 të klubit të Lacios. Duke për mediat italiane ish-mbrojtësi i Lacios, Lorik Cana tregoi përvojat e tij të përbashkëta me Igli Taren, në klubin roman dhe një nga kandidatët kryesorë për të marrë frenat e merkatos te 7 herë kampionët e Evropës. “Ne njihemi prej 25 vitesh. Për mua në radhë të parë ai është një mik dhe padyshim që konsideron ime për të qenë shumë e lartë, para së gjithash në personale. Si menaxher, faktet flasin për të. të ardhmen, por ne shqiptarët i urojmë më të mirën, sepse është një pikë referimi në aspektin sportiv në vend”, deklaroi Lorik Cana ndër të tjera.
    Kosovë/ Ballkani fiton duelin me Dukagjinin, ngjitet i dyti
    Kosova vijon të rrisë cilësinë e kampionatit të saj, duke dëshmuar se po bën progres edhe në paraqitjet e klubeve të saj në garat e UEFA-s, duke marrë për këtë shembull skuadrën e Ballkanit. Pikërisht ky i fundit, ka shënuar fitore shumë të thellë ndaj Dukagjinit në Klinë. Të premten në stadiumin “18 Qershori”, kampioni i tri edicioneve të fundit në Kosovë fitoi me rezultatin 5:0. Nga dy gola shënuan Sunday Adetunji dhe Bleart Tolaj, kurse Bernard Karrica e shtoi një tjetër. Adetunji realizoi në minutën e katërt e të 32-të, ndërsa Tolaj në minutën e 49-të dhe të 64-t. Në minutën e fundit të ndeshjes për 5:0 realizoi Karrica. Ballkani me këtë fitore tani ka 50 pikë në vendin e dytë, dhjetë më pak se Drita lidere që e ka një ndeshje më pak të luajtur. Dukagjini që po lufton për mbetje në elitë, mbetet me 35 pikë pas 28 ndeshjeve. 35 pikë i ka edhe Prishtina me një ndeshje më pak të zhvilluar. Në vendin e tetë, përkatësisht të barazhit, Suhareka ka 32 pikë, ndërsa Llapi i nënti, i parafundit, ka 30 pikë. Suhareka luan kundër Prishtinës të shtunën, ndërsa të dielën janë ndeshjet Malisheva-Drita dhe Gjilani-Llapi. Edhe këto ballafaqime nisin në orën 15:00.

  • Trajneri Slot, i ekzaltuar për rinovimin e Salah: Lajm i madh për klubin tonë

    Trajneri Slot, i ekzaltuar për rinovimin e Salah: Lajm i madh për klubin tonë

    Arne Slot doli të premten në konferencë për shtyp dhe komentoi me entuziazëm rinovimin e kontratës së Mohamed Salah me Liverpool-in, duke e cilësuar si një “sukses të madh” për klubin dhe menaxhmentin e tij. Të premten, sulmuesi egjiptian firmosi një kontratë 2-vjeçare, duke i dhënë fund sagës së gjatë të negociatave që kishte tërhequr vëmendjen e gjithë botës së futbollit.
    Marrëveshja e mëparshme e Salah do të skadonte në fund të sezonit aktual, gjë që do ta linte atë të lirë të zgjidhte destinacionin e ardhshëm. Vendimi i tij për të qëndruar në “Anfield” shihet si një fitore e rëndësishme për klubin, që arriti ta mbajë yllin egjiptian, pavarësisht alternativave të shumta që kishte në dispozicion.
    Slot vlerësoi në veçanti Richard Hughes, drejtorin sportiv të Liverpool-it, për rolin vendimtar në arritjen e marrëveshjes. “Është një meritë e madhe e Richard, sepse Mo Salah, si lojtar i lirë, mund të kishte shkuar në cilindo klub në botë, – u shpreh tekniku holandez, i cili nënvizoi edhe rëndësinë simbolike që ka ky rinovim për klubin.
    – Momo është i bindur se mund t’ia dalim, kjo është shumë pozitive për ne. Kur prezantojmë projektin tonë, është bukur të themi se Mo Salah ka firmosur një kontratë të re. Kjo tregon se sa ambicioz është ky klub”.
    Pavarësisht “telenovelës” që shoqëroi çështjen e kontratës së re, Salah ka vazhduar të shkëlqejë në fushë, duke shënuar 32 gola në të gjitha kompeticionet, 27 prej tyre në Premier League, dhe dhënë kontribut vendimtar në rrugëtimin e “Reds” drejt titullit të 20-të kampion të Anglisë.
    Slot vlerësoi gjithashtu mentalitetin e futbollistit egjiptian, duke theksuar se, pavarësisht vështirësive jashtë fushës, Salah nuk lejoi kurrë që ato të ndikonin në paraqitjet e tij: “Momo ka treguar për shumë vite sa i rëndësishëm është për klubin. Të gjithë tifozët dhe shokët e skuadrës janë shumë të lumtur që ka rinovuar edhe për dy vite të tjera”.

  • Përleshje me thikë mes të rinjve/ Bien në prangat e policisë 2 shqiptarë në Itali

    Përleshje me thikë mes të rinjve/ Bien në prangat e policisë 2 shqiptarë në Itali

    Përshëndetja e një vajze në klubin e natës ‘Utopia’ në Padova ka denigruar në përleshje me thika mes dy grupeve. Policia italiane arrestoi 2 shqiptarë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë, të moshës 34 dhe 35 vjeç. Urdhrat e arrestit u lëshuan nga Prokuroria. Akuzat ndaj tyre janë vrasja e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e rëndë dhe mbajtja e armëve të ftohta pa leje. I plagosur nga sulmi mbeti një 30-vjeçar moldav, që mori disa goditje në trup, në pistën e vallëzimit të klubit.
    Pasoja ishte humbja e një veshke, të cilën mjekët u detyruan që t’ia hiqnin me ndërhyrje kirurgjikale, si dhe një pjesë e zorrës së trashë. I lënduar mbeti edhe një 24-vjeçar rus. Pas ngjarjes së rëndë, shefi i policisë Marco Odorisio, mori menjëherë administrative duke pezulluar për 4 muaj aktivitetin e klubit të natës. Krimi sipas hetuesve ka motive pasioni. Autori kryesor i sulmit, një emigrant i paligjshëm në Itali, u kap pas ndjekjes, i fshehur në shtëpinë e të dashurës së tij, në Venecia. Ai u gjet i befasuar dhe tentoi arratisjen, por pa sukses. Kur hyri për kontroll në shtëpi, shqiptari ishte duke fjetur.
    Gjatë kontrollit u gjetën rrobat që kishte veshur mbrëmjen e sulmit dhe një thikë (kamë) 22 centimetra, e fshehur në jastëkun që flinte, si dhe një kaçavidë në xhepat e një xhakete. Po më 7 prill agjentët zbuluan se ku fshihej edhe bashkëpunëtori tjetër, po shqiptar, me precedentë penalë për emigracion të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje. Edhe ky u kap i fshehur në shtëpinë e partneres, teksa iu sekuestrua po një thikë, që po ekspertohet nëse është arma e përdorur në krim.
    Në banesë u gjetën të fshehura edhe 20 gramë kokainë të ndara në doza, një peshore precize dhe material ambalazhi, si dhe shuma e parave të gatshme prej rreth 2 mijë eurosh, të ardhura të supozuara të trafikut të drogës, të cilat i kushtuan shqiptarit edhe një kallëzim për posedim të lëndëve narkotike për qëllime shpërndarjeje. Policia tha se shkak i sherrit dhe plagosjes në klubin e natës u bë përshëndetja miqësore me të dashurën e njërit prej dy sulmuesve, nga ana e moldavit, pasi e frekuentonte shpesh klubin dhe e njihte prej kohësh, informon media italiane.
    Dëshmitarët panë pas bisedës me vajzën, dy shqiptarët që sulmuan në mënyrë agresive moldavian dhe mund ta kishin vrarë nëse të pranishmit nuk do ulërinin e jepnin alarmin të frikësuar. Autorët pas krimit janë arratisur me makina.