Pas muajsh të tërë spekulimesh mbi të ardhmen e Lionel Messit dhe mundësinë e një largimi nga futbolli profesionist, më në fund ka ardhur konfirmimi zyrtar.
Superylli argjentinas ka vendosur të zgjasë kontratën me Inter Miami, duke i dhënë fund çdo pasigurie mbi vazhdimësinë e karrierës së tij.
Kontrata aktuale e Messit me klubin amerikan do të skadonte më 31 dhjetor 2025, por tashmë ai ka nënshkruar rinovimin që do ta mbajë në MLS edhe pas këtij afati, duke i garantuar vazhdimësinë projektit ambicioz të skuadrës së David Beckham.
Ky vendim vjen pas një periudhe ku ishin përfolur mundësi të ndryshme për të ardhmen e Messit — përfshirë një rikthim sentimental te Barcelona, apo edhe një aventurë përfundimtare në Arabinë Saudite. Megjithatë, kapiteni i kampionëve të botës ka zgjedhur të vazhdojë rrugëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara, ku është bërë figura qendrore e zhvillimit të futbollit amerikan.
Messi, që iu bashkua Inter Miamit në verën e vitit 2023, ka transformuar klubin si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë komercial. Që nga ardhja e tij, interesimi për MLS është rritur ndjeshëm, ndërsa ndeshjet e Inter Miamit janë kthyer në spektakël global.
Me rinovimin e kontratës, Inter Miami konfirmon se synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për trofetë kryesorë në MLS, ndërsa vetë Messi pritet të mbetet fytyra dhe lideri i projektit edhe për disa vite të tjera.
Klubi pritet të publikojë së shpejti detajet e marrëveshjes së re, por një gjë është e sigurt: Lionel Messi nuk ka ndërmend të ndalet ende.
Tag: klubin
-

Zyrtare/ Lionel Messi “shuan” çdo dyshim – firmos kontratën për tre vitet e ardhshme me klubin e ri
-

Një jetë në fushën bardhë e zi, njihuni me shahistin 104-vjeçar
Manuel Álvarez Escudero mësoi të luante shah nëntë dekada më parë dhe prej atëherë, dashuria e tij për këtë lojë vetëm është rritur. 104-vjeçari madrilen mendohet të jetë shahisti më i vjetër në botë.
Çdo javë, në orën 10 të së shtunës, ai shkon në klubin e shahut ku e presin miqtë. Dëgjimi e ka lënë, por Don Manuel, siç e thërrasin miqtë, nuk ka humbur as kujtesën, as humorin.
“Isha rreth 16 vjeç kur vëllai i madh më mësoi të luaja shah. Mendoja se ai ishte lojtar i mirë, por atëherë s’dija asgjë. Asnjëri nga ne s’ia kishte idenë ç’po bënte.”
Pak vite më vonë, Álvarez kuptoi sa pak dinte për lojën pasi një koleg e mundi dhe i tha se kishte shumë për të mësuar. Pas disa ndeshjesh të humbura, nisi të përmirësohej. Shahu i mundësoi t’i kushtohej dashurisë së tij për matematikën dhe zgjidhjen e problemeve.
Edhe pse thotë se loja e ka ndihmuar të mbajë mendjen të shëndoshë, Álvarez thekson përfitimet sociale. “Ajo që më pëlqen më shumë janë miqësitë që më ka sjellë. Kam bërë miq shumë të mirë përmes shahut dhe ata janë ende miqtë e mi.”
Ai mendon se faktorë ndihmës kanë qenë edhe moskonsumimi i duhanit apo alkoolit. Në klubin ku luan, ka 130 anëtarë nga Spanja, Siria, Libani, Bullgaria, Azerbajxhani, Brazili dhe Venezuela.
“Ai është shumë i rëndësishëm për ne, sidomos prej vlerave të tij”, thotë presidenti José Luis Uceda Aragoneses. “Kur ishte pak më i ri, ishte i pari që vinte dhe na jepte një dorë për të sistemuar. Tani s’mundet. Por ai vinte gjithmonë i pari, edhe kur ishte 100 vjeç dhe nxirrte të gjitha tavolinat. Tani ka një fjalë të mirë për këdo dhe është ai lloj njeriu që ti e do sepse e meriton.”
Ndërsa përgatitej për lojën e radhës, Álvarez e kishte të vështirë të përfytyronte sesi do të kishte qenë jeta e tij nëse i vëllai s’do ta kishte prezantuar me shahun 88 vite më parë.
“Shumë e mërzitshme. Më ka sjellë shumë miq dhe argëtim. Jeta ime do të kishte qenë plotësisht ndryshe pa shahun.”
Loja i ka mësuar edhe diçka tjetër: “Ti duhet të mësosh sesi të humbasësh. Mund të mësosh shumë duke humbur”, pavarësisht se fitoren e shijon gjithmonë.
-

Bayern ul kostot, vendos largimin përfundimtar të titullarit
9 Tetor 2025
17:45
Telesport
Leon Goretzka kërkon të rinovojë me Bayern. Ai identifikohet plotësisht me klubin bavarez dhe ka treguar mjaftueshëm karakter duke u përpjekur gjithmonë të fitojë vendin e titullarit, që e humbi vitin e kaluar (kryesisht).
Mediat gjermane raportojnë se mesfushori gjerman e ka njoftuar klubin për qëllimet e tij. Kontrata i mbaron në qershor dhe ai do rinovimin. Bayern e vlerëson shumë lojtarin e kombëtares gjermane, por paga e tij e lartë është problematike për financat e klubit.
Goretzka paguhet 16-17 mln euro bruto në vit. Bayern ka vendosur që t’u besojë të rinjve si Pavlovic dhe Bischof, kështu që pritet një lamtumirë në verë.
Për yllin e Bayern kanë shfaqur interes disa klube angleze, por ende nuk ka lajme më konkrete. -

Dalic: Luka Modric po shkëlqen te Milani, e ka çuar klubin në një nivel tjetër
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, ka vlerësuar maksimalisht kontributin e Luka Modric në fushën e lojës, duke e cilësuar si një fenomen edhe në moshën 40-vjeçare.
Në një prononcim për mediat, Dalic u ndal tek forma e mesfushorit legjendar kroat, i cili këtë sezon po luan për Milani, duke dhënë një ndikim të madh në skuadër.“Luka Modric na surprizon gjithmonë. Ajo që po bën në Milano e ka çuar klubin në një nivel tjetër. Ai luan gjithmonë 90 minuta, gjë që tejkalon të gjitha pritjet dhe vazhdon të demonstrojë forcën e tij”, – tha Dalic.
Përzgjedhësi i Kroacisë shtoi se përkushtimi dhe profesionalizmi i Modric është shembull për çdo lojtar të ri, dhe një ndër arsyet pse kombëtarja kroate vazhdon të mbetet konkurruese në nivelin më të lartë të futbollit europian.
Luka Modric, pas një dekade të artë me Real Madridin, iu bashkua Milanit këtë sezon dhe ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës në Serie A dhe në arenën europiane. -

Erseka rinis të ëndërrojë sërish futbollin? Lajm sensacional për klubin e shkrirë, Gramozi!
5 Tetor 2025
19:13
Telesport
Qyteti i Ersekës mund të nisë të ëndërrojë? Ndoshta po, edhe pse jemi ende në hapat e parë por duket sikur më në fund futbolli do të rinisë të luhet sërish duke qenë se KF Gramozi është shkrirë si skuadër pas një sërë peripecish dhe rënien në Kategori të Dytë e kështu problemet financiare. Koha e Artë e shkurtër e Rezart Taçit është një kujtim, por së fundmi një lajm duket se jep shpresë rilindje dhe rikthimi për klubin kolonjar.
Ja si shkruan faqja e Superligës Shqiptare Fan Club në Facebook: “Burime të Superliga Shqiptare Fan Club pranë FSHF bëjnë me dije se klubi është blerë nga biznesmeni italiani Gerardo Masucci. Ky i fundit pas një bisedë të gjatë me Bashkinë e Ersekës dhe Federatën Shqiptare të Futbollit është dakordësuar për të paguar 100 mln lekë për klubin.
Stadiumi i mbetet Bashkisë së Ersekës. Presidenti Duka ka kontribuar direkt për arritjen e marrëveshjes së bashku në kryebashkiakun, Erion Isai. Ditën e nesërme pritet që një lëvizje e tillë të miratohet me votë pozitive dhe nga Këshilli Bashkiak i Ersekës.
Gramozi ka qenë një ndër ekipet që ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar. E paharrueshme ndeshja miqësore me Realin e Madridit në “Qemal Stafa”. Në 2012 ishin për herë të fundit në Kategori 1. Pastaj shume vite në Kategori 2. Tani, ekipi është i shkrirë.
Por gjithçka duket se do të rinisë me ardhjen e biznesmenit italian dhe mbështetjen e bashkisë.” -

Zyrtare/ Mesfushori i Kombëtares firmos kontratën e re me klubin e njohur
Juljan Shehu ka rinovuar kontratën me Widzew Lodz. Mesfushori i kombëtares ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin polak dhe do të vijojë bashkëpunimin deri në verën e vitit 2028.
Rinovimi i kontratës vjen në një moment ku Shehu po shënon progres të dukshëm në karrierë, duke marrë gjithnjë e më shumë përgjegjësi si në kampionat, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
Në verën e 2022, 27-vjeçari la Laçin dhe u bashkua me klubin polak, aty ku është bërë figurë kyçe dhe ka fituar Kombëtaren. Trajneri Sylvinho e afroi në ekip gjatë muajit mars 2025, duke e pasur titullar në katër ndeshjet e fundit në mesin e fushës.
Lajmi i rinovimit është konfirmuar nga vetë klubi polak, duke e cilësuar futbollistin shqiptar si një element të rëndësishëm për projektin afatgjatë. -

Garnaço: Ishte kohë e keqe, te Junajtid stëvitesha vetëm
La ‘Djajtë e Kuq’ të Amorim dhe u bashkua gjatë verës me blutë e Londrës të teknikut Mareska. Argjentinasi reflekton të shkuarën…
Pas fitores së Çelsit ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve, Alehandro Garnaço reflektoi mbi largimin e tij nga Mançester Junajtid:
“Nuk kam asgjë të keqe për të thënë për klubin. Ishte thjesht një kohë e keqe në jetën time.” Duke u rritur në sistemin e të rinjve të Djajve të Kuq, marrëdhënia e sulmuesit me ish-klubin e tij kohët e fundit ishte bërë mjaft e tensionuar:
“Të stërvitesha vetëm atje… ishte një situatë shumë e vështirë”, përfundoi Garnaço.
Vazhdo leximin
-

Miliarderi italian blen klubin e futbollit, emëron vajzën e tij 23-vjeçare si presidente
24 Shtator 2025
10:59
Alfred Lleshi
“Ternana Calcio” nga Terni (Itali) është bërë ekipi më i popullarizuar i Serie C, pas emërimit të presidentes së re, Claudia Rizzo, një trashëgimtare miliardere 23-vjeçare. “Të dashur tifozë, sot nuk ju flas vetëm si bijë e një njeriu që bleu Ternana, por si grua, si tifoze e vërtetë dhe si dikush që ka vendosur të angazhohet.
Sot fillon rrugëtimi im si presidente e Ternana Calcio”, – shkroi Claudia në rrjetet sociale. Ajo është bija e biznesmenit Gianluigi Rizzo, që bleu klubin një muaj më parë. Deri tani drejtonte fabrikën familjare të vajit të ullirit “Oro di Sikelia” në Sicili. Në konferencën e saj të parë për shtyp, Claudia deklaroi: “Është nder dhe përgjegjësi të jem presidente e Ternana. Me bashkëpunëtorë me përvojë, ndihem më e sigurt. Jam e bindur se klubi do të ecë përpara”.
Tifozët e kanë quajtur “presidentja më glamuroze e futbollit në botë”. “Detyra ime e parë është të krijoj një lidhje të fortë me skuadrën dhe qytetin”, – shtoi ajo.
-
Rey Manaj do të blejë klubin e Lushnjës
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv” nga Ed Manushi, moderatori zbuloi se një lojtar i Kombëtares është në tratativa për të blerë klubin e Lushnjës.
Lojtari i Kombëtares që do të blejë klubin sportiv të Lushnjës është Rey Manaj.
“Moda e futbollistëve të rëndësishëm dhe të pasur që blejnë klube sportive ka arritur edhe në Shqipëri. Një futbollist i madh i Kombëtares është në tratativa për të blerë klubin e Lushnjës. Rey Manaj po blen ekipin e Lushnjës, duartrokitje për iniciativën. Ky model na duhet për të ecur përpara”, tha Ed Manushi.
Edhe të ftuarit aluduan se Manaj mund të ishte lojtari që do bënte blerjen duke marrë parasysh se bomberi shqiptar është me origjinë nga Lushnja.
Vitet e fundit numri i lojtarëve apo ish-lojtartëve që blejnë klube futbolli është në rritje. Ndër më të spikaturit janë, David Beckham i cili klubin amerikan të Inter Miamit për të cilin luan Messi dhe Ronaldo “Fenomeni” që bleu disa vite më parë klubin spanjoll të Real Valladolid. Top Channel
