Tag: klubi

  • Van Dijk ikën në fund të sezonit, Liverpool gjen zëvendësuesin e holandezit te Barcelona

    Van Dijk ikën në fund të sezonit, Liverpool gjen zëvendësuesin e holandezit te Barcelona

    4 Prill 2025

    16:49

    Telesport

    Virgil Van Dijk po luan sezonin e fundit me Liverpool, holandezi pritet të largohet si lojtar i lirë në verë pasi deri tani nuk ka asnjë shenjë për rinovimin e mundshëm të kontratës me klubin e kuq.
    Te Liverpool duket se e kanë pranuar mundësinë e largimit të Van Dijk dhe janë hedhur në “sulm” për të gjetur një zëvendësues ideal për mbrojtësin holandez. El Nacional raporton se Liverpool është i interesuar për Ronald Araujo-n, klubi i kuq e sheh uruguianin si lojtarin perfekt për të zëvendësuar Van Dijk në qendër të mbrojtjes.
    Araujo, 26 vjeç, ka treguar vitet e fundit se është një nga mbrojtësit më të fortë të Evropës, i shquar për fizikun e tij mbresëlënës, shpejtësinë dhe aftësitë drejtuese, tipare që i kanë rënë në sy Arne Slot, i cili e sheh si profilin ideal për qendrën e mbrojtjes.
    Për Barcelonën, shitja e mundshme e Araujo mund të jetë zgjidhja ideale për problemet financiare. Klubi katalanas duhet të gjenerojë të ardhura të konsiderueshme për të respektuar rregulloret financiare të Fair Play dhe për të forcuar skuadrën me përforcimet e nevojshme që i duhen Flick. Marrëveshja mes dy klubeve mund të mbyllet për 60 milionë euro.

  • Griezmann refuzon propozimin e Atletico për zgjatjen e kontratës, gati transferimi në Amerikë

    Griezmann refuzon propozimin e Atletico për zgjatjen e kontratës, gati transferimi në Amerikë

    4 Prill 2025

    12:35

    Telesport

    Sezoni i Atletico Madrid nuk ka qenë negativ, me skuadrën “colchoneros” që është ende në garë për titullin kampion në La Liga. Gjithsesi, eliminimi nga Champions League dhe Kupa e Mbretit kanë zbehur disi rezultatet.
    Klubi ka nisur të mendojë që tani për të ardhmen dhe një nga pikat më të nxehta është rinovimi i kontratës së sulmuesit francez Antoine Griezmann. Kontrata aktuale e 34-vjearit skadon në verën e vitit 2026
    Negociatat për rinovimin e saj nuk po ecin me shpejtësi. Atletico, sipas asaj që raporton “Relevo”, i ka ofruar një zgjatje edhe për një vit, po me të njëjtat kushte ekonomike, por lojtari kërkon një marrëveshje tjetër.
    Kjo situatë ka bërë që e ardhmja e tij të jetë në dilemë, me klubin amerikan të Los Angeles FC që po bën presion për ta marrë Griezmann që në verë. Klubi spanjoll shpreson ta zgjidhë sa më shpejt çështjen.

  • Cristiano Ronaldo bëhet pronar i një klubi? Flet ish-mesfushori: “Ka blerë hotele. Pse jo klube?”

    Cristiano Ronaldo bëhet pronar i një klubi? Flet ish-mesfushori: “Ka blerë hotele. Pse jo klube?”

    3 Prill 2025

    20:40

    Telesport

    Cristiano Ronaldo mund të bëhet pronar i një klubi futbolli.
    Legjenda e sportit më popullor në botë është këshilluar të blejë një klub futbolli pas mbylljes së karrierës si lojtar aktiv.
    Klubi i tij mund të jetë Wrexham. Propozimi ka ardhur nga ish-mesfushori i kampionatit anglez, Andy Townsend, i cili sugjeron se Ronaldo mund ta blejë Wrexham dhe të punojë me Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney .
    “Cristiano Ronaldo ndoshta mund të blinte Wrexham dhe të kishte Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney si mbështetës të tij. Sigurisht, nëse ka dëshirë”.
    “Nuk do të befasohesha ta shihja pronar të një klubi, kur të përfundojë së luajturi. Ne e kemi parë atë të investojë në hotele dhe gjëra të tjera, kështu që pse jo një klub?”

  • “Nuk duam ta shesim!” Barcelona refuzon 50 mln euro nga Manchester United

    “Nuk duam ta shesim!” Barcelona refuzon 50 mln euro nga Manchester United

    3 Prill 2025

    16:39

    Telesport

    Barcelona nuk po kalon ditët e saj më të mira në aspektin financiar, por ka mjaftueshëm të ardhura sa të mos ketë nevojë të shesë yjet e formacionit për të rifinancuar merkaton.
    Fichajes, për shembull, raporton se klubi katalanas ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë eurosh nga Manchester United për mbrojtësin e majtë, Alejandro Balde.
    Klubi anglez ka tentuar 21-vjeçarin e rritur në akademinë La Masia, por Hansi Flick është shprehur kategorikisht kundër shitjes së tij.
    Balde po rikthehet në formë pas dëmtimeve dhe po shkëlqen me fanellën e Barcelonës. Ai është bërë një lojtar kyç në formacionin e Hansi Flick.

  • Liverpool, pasardhësi i Salah vjen nga La Liga: kushton 60 milionë euro

    Liverpool, pasardhësi i Salah vjen nga La Liga: kushton 60 milionë euro

    Liverpool mund të hidhet në sulm për Takefusa Kubo, yll i Real Sociedad, këtë verë.
    Klubi spanjoll mund të jetë i detyruar të shesë disa prej lojtarëve më të mirë, duke përfshirë Kubo dhe Martin Zubimendi, në rast se klubi nuk kualifikohet në kompeticionet europiane.
    Klubi bask mban vendin e dhjetë aktualisht në La Liga dhe ka pak mundësi të arrijë vendin e shtatë, i domosdoshëm për të siguruar Conference League.
    Pas eliminimit nga Kupa e Mbretit kundër Real Madrid, skuadra ndodhet në një moment vendimtar të sezonit.
    Kubo, 23-vjeçar, ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë katër asiste në këtë sezon.
    Paraqitja e tij në gjysmëfinale kundër Real-it, ku ka dhënë edhe një asist, ka treguar përsëri cilësinë e tij.
    Liverpool po ndjek me vëmendje Kubo-n, të cilin e konsideron një objektiv kryesor në merkato veçanërisht për shkak të pasigurisë që ekziston për të ardhmen e Salah.
    Edhe Tottenham me Bayern Munich po e ndjekin situatën, por Liverpool-i duket se është klubi me interesin më konkret.
    Kubo ka një klauzolë 60 milionë euro për të prishur para kohe kontratën me Real Sociedad.
    Gjithashtu, Liverpool është në kontakt me përfaqësuesit e lojtarit prej më shumë se një vit, gjë që mund ta lehtësojë operacionin.
    Fati i Kubo-s do të varet nga fundi i sezonit të Sociedad-it dhe nga vendimet që Liverpool-i do të marrë në lidhje me Salah.
    Gara për talentin japonez është e hapur dhe mund të ketë surpriza në muajt e ardhshëm.

  • Çelsi monitoron talentin e Brajton, klubi e vlerëson me 100 milion

    Çelsi monitoron talentin e Brajton, klubi e vlerëson me 100 milion

    Klubi i Premier League, Çelsi është ndër klubet që monitorojnë mesfushorin e Brajton, Karlos Baleba, sipas talkSPORT. Blutë sigurisht që nuk kanë kursyer asnjë shpenzim për të sjellë në shtëpi lojtarët e rinj më të mirë në botë dhe pse të mos bëjnë të njëjtën gjë me mesfushorin e ri të Pulëbardhave?

    Rastësisht, klubi blu i Londrës nënshkroi me Moises Kaisedo po nga Brajton në 2023, i cili iu bashkua Çelsit për 115 milionë paund. Pulëbardhat e vlerësojnë Baleba-n pothuajse po aq sa Kaisedo dhe kanë vendosur një çmim prej 100 milionë paundsh.

    Vazhdo leximin

  • Cristiano Ronaldo “tradhton” Al Nassr për rivalin historik? Portugezi merr propozimin interesant

    Cristiano Ronaldo “tradhton” Al Nassr për rivalin historik? Portugezi merr propozimin interesant

    Al Hilal, një nga ekipet pjesëmarrëse në Kupën e Botës për Klube, po synon të bëjë një goditje të madhe përpara së të nisë ky kompeticion. Klubi saudit, i cili tashmë ka figura të njohura në skuadër, po kërkon të përforcohet akoma dhe më shumë dhe ka në mendje një plan të bujshëm.
    Dëshira e madhe e Al Hilal është të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon, i cili është ende në kontratë me Al Nassr, por nuk ka pranuar ende të rinovojë. Transferimi i Ronaldos do të ishte një goditje e bujshme për Al Hilal jo vetëm për Kupën e Botës për Klube, por edhe brenda ligës arabe.
    Interesimi i Al Hilal për Ronaldon nuk është i ri. Në vitin 2022, klubi u përpoq të transferonte portugezin, por kufizimet e vendosura nga Qendra për Arbitrazh Sportiv e prishën marrëveshjen. Tani, me largimin e Neymar, klubi i Al Hilal po kërkon një yll të ri dhe beson se ardhja e pesë herë fituesit të Topit të Artë do të ishte transferimi ideal. Pavarësisht se është 40 vjeç, sulmuesi vazhdon të tregojë cilësinë e tij me shifra mbresëlënëse, duke kaluar 20 golat këtë sezon.
    Deri më tani, nuk ka pasur një ofertë zyrtare, por bisedimet mund të intensifikohen në ditët në vijim dhe marrëveshja mund të arrihet para 15 qershorit, datë në të cilën nis Kupa e Botës për Klube.

  • Bayern nis kursime si kurrë më parë! Dështimet në merkato ndryshojnë planet në Mynih

    Bayern nis kursime si kurrë më parë! Dështimet në merkato ndryshojnë planet në Mynih

    Duket e vështirë për t’u besuar, por mediat gjermane e raportojnë njëzëri: Bayern ka filluar të kursejë, sepse është në vështirësi ekonomike. Nuk bëhet fjalë për krizë financiare apo borxhe, sepse Bayern nuk i njeh këto terma. Klubi bavarez ka mjaftueshëm plane shtesë për të siguruar të ardhmen.
    Problemi është se klubi ka vendosur të reduktojë kostot, sepse ka dalë në përfundimin që merkatoja e viteve të fundit ka rezultuar thuajse e dështuar.
    Transferimi i Harry Kane për 100 mln euro ka sjellë dhimbje koke në Mynih, edhe pse sulmuesi anglez ka shkëlqyer në “Allianz Arena”. Bayern nuk është mësuar t’i futë duart kaq thellë në xhepa.
    Blerje si Sacha Boey (30 mln euro), Bryan Zaragoza (17 mln euro) dhe Joao Palhinha (51 mln euro) kanë rezultuar të pasuksesshme, sidomos ky i fundit. Portugezi deri tani ka dështuar.
    Bayern ka vendosur ta shesë mesfushorin, por është e pamundur që të arkëtojë më shumë se 35 mln euro me shitjen e tij, sepse nuk po flasim për një lojtar të ri në moshë, por në fund të karrierës.
    Thomas Muller do të jetë përfundimisht i larguar në verë. Pas 17 vitesh me bavarezët, ai pritet të transferohet në MLS. Bayern e ka marrë këtë vendim vetëm për arsye financiare, sepse gjermani paguhet shumë.
    Leroy Sane, ndërkohë, ka pranuar ulje page në Mynih dhe klubi sërish po ngurron për të rinovuar me të. Drejtuesit mendojnë se sulmuesi është tejet “i konsumuar” tashmë dhe ka rënie të dukshme.
    Blerja më inteligjente e Bayern ka rezultuar ajo e Michael Olise. Ai u ble për rreth 54 mln euro (mund të shkojë deri në 59 mln euro në bazë arritjesh) dhe sot kushton 80 mln euro sipas Transfermarkt.
    Bayern në verë do të shesë lojtarë si Guerreiro, Palhinha, Zaragoza, Coman dhe Tel. Ka ardhur koha për të kursyer, sepse së shpejti do të blihet ylli Florian Wirtz.

  • Priti një penallti dhe u shpall lojtari i ndeshjes, portieri i klubit norvegjez shpërblehet me… vezë

    Priti një penallti dhe u shpall lojtari i ndeshjes, portieri i klubit norvegjez shpërblehet me… vezë

    Dikur ishte zakon që lojtarëve të Premier League t’u dhurohej një shishe shampanjë si shpërblim për çmimin e lojtarit të ndeshjes.

    Kohët kanë ndryshuar që atëherë, me lojtarët që tani marrin një trofe të vogël në njohje të performancës së tyre.
    Por klubi norvegjez Bryne FK – ku sulmuesi i Manchester City-t Erling Haaland filloi karrierën e tij – ka dalë me një qasje të re duke i dhënë vezë lojtarit të tyre të ndeshjes.
    Klubi, me qendër në jug-perëndim të Norvegjisë, afër qytetit të Stavanger, u promovua përsëri në ligën e parë sezonin e kaluar për herë të parë që nga viti 2003.
    Ata u mundën 1-0 nga çerekfinalistët e Ligës së Evropës Bodo/Glimt në ndeshjen e tyre të parë në divizionin e lartë të dielën.
    Por ata u mbajtën në ndeshje nga portieri Jan de Boer, i cili bëri një varg ndalimesh të bukura dhe priti një penallti në pjesën e dytë.
    Shpërblimi i holandezit? Katër vasketa me vezë, sigurisht.
    Çmimi është një shenjë për lidhjet e klubit me bujqësinë vendase, e cila dominohet nga prodhimi i mishit dhe qumështit.
    Por çdo lojtar i Bryne që shpreson të marrë vezë javën e ardhshme do të zhgënjehet sepse klubi thotë se lojtarit të tyre të ndeshjes kundër Kristiansund më 6 prill do t’i jepen kuti me qumësht vendas.

    Top Channel

  • Partizani kthen trajnerin kampion, Skënder Gega rimerr “timonin” e të kuqve

    Partizani kthen trajnerin kampion, Skënder Gega rimerr “timonin” e të kuqve

    Adriatik BALLA
    Partizani bëri ndryshime në pankinë. Tekniku i momentit Arbër Abilaliaj nuk do të vazhdojë më tej të drejtojë si teknik emergjencash, pasi klubi vendosi që ekipi të ketë trajnerin e vet. Me shumë gjasë ardhja e trajnerit të ri, do të jetë një investim jo vetëm për të shpëtuan sezonin aktual, të paktën për ta çuar Partizanin në Europë, por më shumë investim për sezonin e ardhshëm. Për këtë qëllim, klubi i kuq, duke marrë shkas edhe nga dobësitë e skuadrës gjatë javëve të fundit, ku kanë munguar rezultatet e dëshiruara, ka bërë një lëvizje befasuese në pankinë, duke rikthyer në krye të “demave të kuq”, njohjen e vjetër të tij, Skënder Gegën.
    Lëvizja e Partizanit
    Pra, Partizani ka vendosur të emërojë përsëri Skënder Gegën në postin e trajnerit, për të mbyllur këtë sezon në një periudhë kur po vihet në rrezik çdo objektiv i klubit të kuq. Eksperimenti me Gega drejtoi Partizanin në sezonin 2018-2019, duke ndërtuar skuadrën e cila ktheu pas shumë vitesh “demat” te titulli kampion. Ai qëndroi vetëm një sezon në drejtimin e ekipit, duke u ndarë jo pa polemika. Dhe ndonëse është përmendur shpesh emri i tij në klub, deri më sot palët kishin qëndruar larg njëra-tjetrës. Por në këtë moment krize duket se trajneri ka vendosur të lërë pas problemet e të kaluarës me drejtuesit dhe ka pranuar ftesën që i ka bërë klubi i kuq, duke u vënë në drejtimin e skuadrës. Gega pritet të marrë drejtimin që në ndeshjen ndaj Laçit, që është shumë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të skuadrës në këtë sezon, ku objektivi minimal është prania në “Final 4” dhe pjesëmarrja në Europë.
    Qëndrimi i klubit
    I menjëhershëm ishte dje reagimi zyrtar i klubit të Partizanit, që konfirmoi arritjen e marrëveshjes. “FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Skënder Gega. Presidenti Gazment Demi në praninë e Drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj ka prezantuar sot para ekipit trajnerin Gega. Gega do të jetë pjesë e të kuqve për pjesën e mbetur te sezonit me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm. Në drejtimin e Gegës të kuqtë fituan titullin kampion në sezonin 2018 – 2019. Mirë se rikthehesh në familjen e kuqe Skënder Gega”, shkruan klubi i Partizanit.
    Gega e nis ndaj Laçit, vijon me derbin ndaj Tiranës
    Të dielën Partizani do të përballet me Laçin, një ndeshje e vështirë për trajnerin Gega. Ndërkohë që akoma më e vështirë do të jetë sfida e 7 prillit në derbi me Tiranën. Janë dy ndeshje vendimtare për të kuqtë, ndaj dhe Gega shihet se e ka marrë skuadrën në moment të vështirë. Përvoja dhe njohja e ambientit mund ta ndihmojë atë të nxjerrë Partizanin nga kriza. Në fakt, derbi mes Tiranës dhe Partizanit do të kthehet të zhvillohet përsëri në stadiumin “Arena Kombëtare”, në atë që është ndeshja e fundit mes dy skuadrave për këtë sezon ku ka dominuar barazia mes tyre. Derbi i fazës së tretë me Partizanin pritës, u luajt në “Arenën e Demave” pasi nuk mund të luhej në stadiumin kryesor të kryeqytetit meqë FSHF dinte të ruante fushën për ndeshjen e kombëtares. Por tashmë, Tirana është kthyer përsëri të luajë në këtë impiant, siç bëri edhe dy ditë më parë kur priti Bylisin.