Tag: klubeve

  • Çfarë gjesti i madh! Lojtarët e Chelsea e ndajnë bonusin e Botërorit të Klubeve me familjen e Diogo Jota

    Çfarë gjesti i madh! Lojtarët e Chelsea e ndajnë bonusin e Botërorit të Klubeve me familjen e Diogo Jota

    14 Gusht 2025

    11:54

    Alfred Lleshi

    Klubi i futbollit Chelsea dhe lojtarët e tij do të bëjnë një donacion financiar për familjen e Diogo Jota, i cili ndërroi jetë së bashku me vëllain e tij në aksident tragjik automobilistik, muajin e kaluar. Blutë e Londrës do ta nxjerrin këtë ndihmë nga bonusi që morën muajin e kaluar për pjesëmarrjen dhe fitimin e Botëroritt ë Klubeve në SHBA.
    Chelsea mundi 3-0 fituesin e Ligës së Kampionëve, PSG, në finale. Lojtarët e drejtuar nga Enzo Maresca përfituan një fond bonusesh prej 11.4 milionë paundësh (15.5 milionë dollarë), i cili do të ndahet barabar midis të gjithë atyre që e përfaqësuan klubin në këtë ngjarje të madhe futbollistike.
    Sipas “The Athletic”, lojtarët e Chelsea diskutuan brenda skuadrës dhe klubi vendosi që familjes së Diogo Jota t’i jepet gjithashtu një pjesë e këtij bonusi. Fjala është për të njëjtën shumë që merr çdo lojtar te Chelsea. Kjo do të thotë se familjes së Jota do t’i jepet 368.184 paund (500.000 dollarë) si shenjë solidariteti.

  • Kristjan Asllani, “qershia mbi tortë” për të kompletuar mesfushën e “granatave”

    Kristjan Asllani, “qershia mbi tortë” për të kompletuar mesfushën e “granatave”

    12 Gusht 2025

    11:25

    Alfred Lleshi

    Torino është shtuar në listën e klubeve të interesuara për Kristjan Asllanin. Sipas asaj që raporton redaksia e TMW, klubi “granata” ka fokusuar mesfushorin e Interit dhe po e konsideron seriozisht, edhe për shkak të mundësisë që skuadra të kalojë në formacionin 4-3-3.
    Shqiptari është në dalje nga Interi, pas tri sezonesh jo titullar. Ai ndjen nevojën për të ndryshuar ambient dhe gjetur vazhdimësi aktivizimi. Torino konsiderohet destinacion i preferuar, sidomos nëse trajneri Marco Baroni e vendos shqiptarin në qendër të mesfushës së tij.
    Nuk është sekret që Asllani është në shënjestrën edhe të klubeve të tjera, me Fiorentinën që mund të rikthehet në garë nëse largohet Rolando Mandragora, dhe Bologna që po kërkon informacione si tek Interi, ashtu edhe tek agjenti i lojtarit.
    Momentalisht, Torino po mendon më shumë për këtë mundësi, edhe pse kontaktet e para me Interin nuk janë vendosur ende. Kujtojmë se te Torino u transferua kësaj vere edhe futbollisti tjetër i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli.

  • Rummenigge mbron Botërorin e Klubeve: Ja pse lojtarët e kanë futur veten në këtë kurth…

    Rummenigge mbron Botërorin e Klubeve: Ja pse lojtarët e kanë futur veten në këtë kurth…

    “Më pëlqeu shumë ky kompeticion, i pashë pothuajse të gjitha ndeshjet”, – tha Karl-Heinz Rummenigge. Në një intervistë për “Kicker”, ish-lojtari dhe CEO afatgjatë i Bayern Munich u shpreh për Botërorin e Klubeve me formulë të re, që përfundoi katër javë më parë:
    “Shumë nga lojtarët tanë, në të kundërt do të kishin luajtur në Kupën e Konfederatave në SHBA, që nuk ka asnjë vlerë të shtuar për klubin. Ndërsa kështu, Bayern Munich ka pasur mundësinë të prezantohet në skenën botërore, të fitojë tifozë të rinj, të përfitojë edhe ekonomikisht. Ndonjëherë ia vlen të shohësh përtej oborrit tënd”.
    Rummenigge, që ka luajtur për Bayern Munich, Inter dhe Servette, komentoi edhe mbingarkesën e madhe të ndeshjeve: “Si lojtar do të isha shumë i lumtur të merrja pjesë në një turne të tillë. Sigurisht, Botërori për Klube do të thotë më shumë ndeshje, por duhet theksuar që ky turne zhvillohet vetëm çdo katër vite.
    Shumë lojtarë dhe agjentët e tyre kanë kontribuar në këtë situatë, duke e futur veten në këtë kurth. Ata kërkojnë paga gjithnjë e më të larta, duke detyruar klubet të kërkojnë burime të reja fitimi. Për këtë arsye po lindin formate të reja si Botërori i Klubeve. Nga ana tjetër, shoh pak gatishmëri për të pranuar ulje page. Kjo është një kundërthënie që duhet sqaruar”.
    Bayern Munich u eliminua në çerekfinale të Botërorit të Klubeve nga PSG. “Mendoj se do të kishim arritur finalen, nëse nuk do të humbnim kot ndaj Benfikës në fazën e grupeve, – tha Rummenigge, duke theksuar njëkohësisht përfitimet ekonomike: – Shitjet e fanellave të Bayernit në SHBA janë shtatëfishuar. Ky është gjithashtu një efekt pozitiv i këtij kompeticioni”.

  • UEFA, 10.8 mln euro klubeve ruse që nga nisja e luftës. Skuadrat ukrainase: Situatë e jashtëzakonshme

    UEFA, 10.8 mln euro klubeve ruse që nga nisja e luftës. Skuadrat ukrainase: Situatë e jashtëzakonshme

    Pavarësisht ndalimit nga të gjitha garat ndërkombëtare pas pushtimit të Ukrainës, klubet e futbollit në Rusi kanë përfituar më shumë se 10.8 milionë euro fonde “solidariteti” nga UEFA, sipas një raportimi të publikuar nga The Guardian.
    Këto pagesa janë bërë ndërkohë që pesë klube ukrainase nuk kanë marrë fonde të ngjashme, me arsyetimin se ndodhen në “zona të operacioneve ushtarake”.
    Fondet e solidaritetit ndahen zakonisht për klubet që nuk arrijnë të kualifikohen për kompeticionet evropiane, me synim ruajtjen e një balanci konkurrues mes ligave. Por për sezonet 2022–2023, 2023–2024 dhe 2024–2025, UEFA i ka transferuar përkatësisht 3.3 milionë, 3.38 milionë dhe 4.22 milionë euro federatës ruse të futbollit, edhe pse klubet dhe kombëtarja e Rusisë mbeten të pezulluara.
    Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubeve ukrainase Chornomorets, Real Pharma (nga Odesa), IFC Metalurg (Zaporizhia), FSC Phoenix Mariupol (qytet i pushtuar) dhe FC Metalist 1925 (Kharkiv), i kanë dërguar një letër presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, duke denoncuar situatën si “të jashtëzakonshme”.
    Ata pretendojnë se pagesat janë bllokuar nga një bankë në Zvicër për shkak të “vendndodhjes së klubeve në zonë lufte”, një justifikim që ata e cilësojnë të paqartë dhe të padrejtë. Në letër thuhet: “Zona e operacioneve ushtarake nuk është një rajon i caktuar i vendit tonë, por e gjithë Ukraina”.
    Duke kujtuar se shumë tifozë ukrainas kanë shkuar në front që në ditët e para të agresionit, drejtuesit theksojnë se çdo ndihmë financiare është jetike për mbijetesën e klubeve në këto kushte të jashtëzakonshme.
    UEFA nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare mbi këtë çështje, ndërkohë që kritikat ndaj mënyrës se si po trajton raportet me Rusinë po shtohen. Rusia vazhdon të ketë përfaqësim në strukturat drejtuese të UEFA-s, ndërsa përpjekjet për të rikthyer ekipet e moshave të saj në garat ndërkombëtare janë përballur me kundërshtim të gjerë.
    Në një tjetër shqetësim të ngritur nga pala ukrainase, UEFA po i jep Rusisë pikë në renditjen e përgjithshme edhe gjatë sezoneve kur klubet ruse janë të pezulluara, gjë që, sipas tyre, minon efektin e sanksioneve dhe i jep përparësi të padrejtë federatës ruse.

  • Mbrëmja e klubeve shqiptare, Egnatia fiton pastër ndaj Dinamo Minsk

    Mbrëmja e klubeve shqiptare, Egnatia fiton pastër ndaj Dinamo Minsk

    Egnatia ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në raundin e tretë të UEFA Conference League, duke marrë një fitore të artë në transfertë ndaj Dinamos së Minskut. Kampionët e Shqipërisë triumfuan 0-2 në sfidën e luajtur në Hungari, për shkak të pezullimit të ndeshjeve ndërkombëtare në Bjellorusi.
    Skuadra e Edlir Tetovës zhbllokoi rezultatin pas gati gjysmë ore lojë, kur Lushkja gjeti rrjetën me një goditje të saktë brenda zonës. Egnatia kontrolloi mirë ritmin e lojës, duke mos lejuar hapësira për bjellorusët, të cilët hasën vështirësi në krijimin e rasteve të rrezikshme.

    Fitorja u vulos në minutat e fundit nga Bakayoko, i cili shënoi golin e dytë për rrogozhinasit, duke i dhënë Egnatias një avantazh të konsiderueshëm për ndeshjen e kthimit.
    Takimi i dytë do të zhvillohet më 31 korrik dhe me këtë rezultat, Egnatia është një hap larg një tjetër kualifikimi historik në arenën europiane.

  • Transferimi i Laçit në Turqi kushtoi 1 mln euro, për Brojën shkon në 4 numri i klubeve të interesuara

    Transferimi i Laçit në Turqi kushtoi 1 mln euro, për Brojën shkon në 4 numri i klubeve të interesuara

    Adriatik BALLA
    Qazim Laçi, mesfushori energjik i përfaqësueses tonë, mbrëmjen e dy ditëve më parë kompletoi lëvizjen e tij nga Çekia në Turqi, pasi la Spartën e Pragës dhe zgjodhi të luajë për klubin turk Rizespor. “Qazim Laçi vendosi ta vazhdojë karrierën te Rizespor në Turqi. Klubi i Superligës turke ka paguar 800 mijë euro te Sparta e Pragës. Mesfushori i Kombëtares ishte pjesë e çekëve nga janari i vitit 2023. Gjatë kësaj kohe luajtur 113 ndeshje ku shënoi 6 gola dhe asistoi 18 të tjerë. Laçi do e ketë për herë të parë eksperiencën në Turqi. 29-vjeçari ka luajtur më parë në Greqi dhe Francë”, shkruajnë mediat. Tani Laçi do të ketë një shans më shumë për karrierën e tij, e nga ana tjetër do të përfitojë më tepër në planin financiar.
    Broja në fokusin e katër klubeve, por lëvizja ende s’po vjen
    Për Armando Brojën ka mjaft interesim, por lëvizja ende nuk po ndodh, duke bërë që lojtari të jetë në stresin e sezonit të ardhshëm. Tani është momenti i tij, të gjejë skuadër ku të mund të luajë, ndryshe “digjet”, pasi Çelsi nuk e ka më në planet e tij. Sipas mediave, Armando Broja mund të jetë përpara një kapitulli të ri në karrierën e tij, teksa katër klube jashtë Anglisë kanë shfaqur interes konkret për të. Pas një periudhe të vështirë të mbushur me dëmtime dhe pak minuta loje, sulmuesi shqiptar i Çelsit është në kërkim të një transferimi që mund ta ndihmojë të rikthehet në formën më të mirë të tij. Sipas mediave britanike, Çelsi ka hyrë në fazën e largimeve këtë verë, dhe ndonëse vëmendja është përqendruar te emra si Nikolas Xhekson apo Aksel Disasi, edhe e ardhmja e Brojës është një çështje e hapur. Pas një huazimi zhgënjyes te Everton sezonin e kaluar – ku luajti në 13 ndeshje pa shënuar apo asistuar – duket se ka ardhur momenti që ai të zbresë një nivel për të grumbulluar minuta dhe të fokusohet në zhvillimin personal. Në këtë panoramë, emri i PSV Eindhoven është shtuar së fundmi në listën e klubeve që e duan. Fituesit e Tripletës dhe kampionët në fuqi të Holandës e kujton mirë periudhën e Brojës te Viteshe, ku u shfaq si një talent premtues dhe tani po konsideron seriozisht të bëjë një ofertë, sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja. Përveç PSV-së, edhe tre klube të tjera kanë hyrë në garë për sulmuesin 23-vjeçar: Parma në Serie A, që kërkon të zëvendësojë Ange-Yoan Bony pas kalimit të tij te Interi; Shtutgart në Bundesliga, në rast se humb Nik Voltemade që kërkohet nga Bajern Munih; RB Leipzig, që po ndjek zhvillimet dhe mbetet në pritje. Broja mbetet një lojtar me potencial të madh, por dëmtimet e përsëritura e kanë penguar që ta tregojë plotësisht. Aktualisht, prioriteti kryesor për të është të gjejë një ekip ku të luajë rregullisht dhe të rikthejë vetëbesimin. Nëse arrin të qëndrojë i shëndetshëm dhe të gjejë një ambient të qëndrueshëm, sulmuesi kuqezi ka ende kohë për ta kthyer karrierën në drejtimin e duhur. Të gjitha ekipet që e duan ofrojnë një mundësi reale për ringritje – tani gjithçka varet nga zgjedhja e duhur dhe rikthimi në formë.

  • Liverpool arrin marrëveshje paraprake me yllin e Bundesliga, nisin bisedimet mes klubeve

    Liverpool arrin marrëveshje paraprake me yllin e Bundesliga, nisin bisedimet mes klubeve

    18 Korrik 2025

    12:00

    Telesport

    Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Hugo Ekitike, dëshiron të bashkohet me Liverpool sezonin e ardhshëm.
    Sulmuesi 23-vjeçar ka rënë dakord për transferimin në parim. Tashmë ai shpreson se mund të arrihet edhe një marrëveshje midis klubeve.
    Ai ka një kontratë deri në vitin 2029 me gjermanët, por mund të largohet për 70 milionë euro.
    Liverpool i ka bërë të ditur ekipit të Bundesligës se është gati të bëjë një ofertë zyrtare, ndaj bisedimet po përparojnë dhe marrëveshja pritet të ecë shpejt.
    23-vjeçari francez është në sezonin e tij të dytë në Gjermani, por vjet ai shpërtheu, me 15 gola në kampionat në 33 ndeshje, duke tërhequr mjaft vëmendje.

  • Botërori i Klubeve/ Formacioni ideal sipas…

    Çelsi mundi thellë PSG-në në finale 3-0 duke dërguar 4 lojtarë në formacionin ideal.

    Në portë është zgjedhur marokeni i Al-Hilal, Bono. Mbrojtja përbëhet nga Hakimi, Markuinjos, Tiago Silva dhe Kukureja.

    Mesfusha me Vitinja, Enzo Fernandez, Pedro Neto, Kol Palmer ndërsa në dyshen e sulmit DAZN ka pikasur Arias i Fluminenses dhe Gonzalo Garcia i Realit të Madridit, i cili në mënyrë surprizë fitoi Këpucën e Artë të FIFA Kupa e Botës për Klube zhvilluar në SHBA 2025.

    Vazhdo leximin

  • UEFA fiton në CAS: ankesa e klubit kundër përjashtimit nga garat europiane refuzohet!

    UEFA fiton në CAS: ankesa e klubit kundër përjashtimit nga garat europiane refuzohet!

    Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) në Lozanë ka rrëzuar ankesën e paraqitur nga klubi sllovak FK DAC 1904 kundër vendimit të UEFA-s për ta përjashtuar atë nga edicioni i ardhshëm i Ligës së Konferencës për shkelje të Rregulloreve të UEFA-s për bashkepronesi.
    DAC kishte apeluar në CAS kundër vendimit të Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s për ta përjashtuar klubin nga Liga e Konferencës për mospërmbushje të kritereve të përcaktuara në Nenin 5.01 të Rregulloreve të UEFA-s për ndarjen e kohës që nga data e vlerësimit të 1 marsit 2025.
    DAC dhe klubi hungarez Györi ETO FC, i cili gjithashtu u kualifikua për garën, kanë struktura pronësie që përfshijnë kompaninë financiare EEA Holding B.V. (EEA). Vendimi i UEFA-s deklaroi se tre anëtarë të së njëjtës familje ishin të përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në “pronësinë/pjesëmarrjen e të dy klubeve” dhe “menaxhimin e të dy klubeve”.
    DAC i kërkoi CAS-it të anulonte vendimin dhe të rishikonte strukturën e pronësisë midis DAC dhe ETO FC, duke argumentuar se shtyrja e datës së vlerësimit nga UEFA nga 3 qershori 2025 në 1 mars 2025 ishte e pavlefshme dhe e pazbatueshme. Për më tepër, klubi argumentoi se struktura e kompanisë holding EEA nuk shkelte rregulloret e UEFA-s, pasi nuk kishte mundësi të ushtronte ndikim material mbi klubin.
    Më 4 korrik, CAS regjistroi ankesën dhe nisi një procedurë të përshpejtuar arbitrazhi. Paneli i CAS vendosi unanimisht se: ndryshimi i datës së vlerësimit ishte në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Statutet e UEFA-s dhe se DAC kishte shkelur Rregulloret e Garave të Klubeve të UEFA-s, pasi i njëjti person ishte Drejtori i Përgjithshëm (i vetëm) i ETO FC, si dhe Drejtori Ekzekutiv, Zëvendëspresidenti dhe Anëtari i Bordit të DAC-it, duke pasur kështu përfshirje të drejtpërdrejtë në menaxhimin e të dy klubeve dhe aftësinë për të ushtruar një ndikim vendimtar mbi proceset e tyre të vendimmarrjes. Bazuar në këto arsye, Paneli e hodhi poshtë ankesën.

  • Fitoi Botërorin e Klubeve, Çelsi do Garnaçon

    Fitoi Botërorin e Klubeve, Çelsi do Garnaçon

    Merkatoja e transferimeve të Çelsit është gati të nxehet. Pasi fitoi dy ditë më parë (13 korrik 2025) Kupën e Botës për Klube kundër Paris Saint-Germain 3-0, ekipi i Enzo Mareskas do të përpiqet të finalizojë disa marrëveshje të nevojshme për të përmirësuar aftësitë teknike të një skuadre tashmë konkurruese.

    Ndër opsionet që po shqyrtohen së fundmi është ajo e një sulmuesi anësor ose një organizatori. Një nga këto emra që ka dalë në pah është Alejandro Garnaço, argjentinasi aktualisht në pronësi të Mançester Junajtid.

    Vazhdo leximin