Tag: klubeve

  • Lojtari udhëton me skuadrën në Botërorin e klubeve por nuk do të luajë, Juve e pret për sezonin e ri

    Lojtari udhëton me skuadrën në Botërorin e klubeve por nuk do të luajë, Juve e pret për sezonin e ri

    Dyqind e pesëdhjetë ditë më parë Gleison Bremer dëmtoi ligamentin e përparmë të kryqëzuar në gjurin e majtë, që e detyroi të operohej. Juventus ka qenë pa mbrojtësin e tij më të mirë, por ky boshllëk nuk është i destinuar të zgjasë shumë. Në fakt, është gati të plotësohet së shpejti nga qendërmbrojtësi brazilian.
    Që këtë javë, mbrojtësi gradualisht ka nisur të stërvitet me ekipin nën urdhrat e trajnerit Igor Tudor. Bremer është parë në qendrën stërvitore të Juventus prej disa javësh, fillimisht vetëm në palestër, më pas me vrapimet e para në fushë dhe më pas ka punuar me topin. Gjithmonë i monitoruar nga stafi i Juventus.
    Megjithatë, riintegrimi i tij në grup kërkon ende edhe pak kohë. Skuadra ka rinisur stërvitjen për Kupën e Botës për klube, por Bremer nuk do të luajë. Ai do të udhëtojë në Amerikë, por puna e tij do të ndahet mes stërvitjes së personalizuar dhe ushtrimeve në grup.
    Rikthimi i tij do të jetë një riintegrim gradual, delikat dhe i saktë në të njëjtën kohë. Në Torino askush nuk dëshiron të rrezikojë ndonjë komplikacion për një nga lojtarët më të fortë në skuadër. Ndaj, Bremer do të vijojë stërvitjen graduale, për të qenë gati për sezonin e ri.
    Ai nuk pritet të luajë në Botërorin e klubeve, por do të jetë në dhomat e zhveshjes. Bremer dëshiron të luajë disa minuta, por stafi po e pengon. Tifozët, ndoshta, mund të ëndërrojnë ta shohin në fushë nëse skuadra arrin deri në fund të kompeticionit, kur ai do të stërvitet me grupin për më shumë se një muaj.

  • Armando Broja nuk udhëton me Çelsin në Botërorin e Klubeve, dy ekipe të Bundesligës janë në garë për shërbimet e tij

    Armando Broja nuk udhëton me Çelsin në Botërorin e Klubeve, dy ekipe të Bundesligës janë në garë për shërbimet e tij

    Armando Broja nuk do të udhëtojë me Çelsin në Botërorin e Klubeve. Sulmuesi shqiptar është në listën e shitjes së bluve të Londrës dhe këtë verë duhet të gjejë një skuadër të re. Ofertat për të nuk mungojnë. Gazetari Florian Pletenberg ka zbuluat se dy klube të Bundesligës interesohen për kartonin e Brojës.
    Bëhet fjalë për Lajpcigun dhe për Volfsburgun. Të dyja klubet janë duke e monitoruar me kujdes situatën e lojtarit 23-vjeçar. Kontrata e tij përfundon në vitin 2028 dhe Çelsi e vlerëson me shifrën e 20 milionë eurove kartonin e tij. Mbetet për t’u parë se cili do jetë ekipi që do të ofrojë një shumë të tillë për Armando Brojën./Sport Ekspres/

  • Mos prisni deri më 13 korrik, ja cili ekip do e fitojë Botërorin e Klubeve sipas superkompjuterit të Opta-s

    Mos prisni deri më 13 korrik, ja cili ekip do e fitojë Botërorin e Klubeve sipas superkompjuterit të Opta-s

    11 Qershor 2025

    19:37

    Telesport

    Më 14 qershor nis Kupa e Botës për Klube, kompeticion i cili zhvillohet për herë të parë në këtë format, ku marrin pjesë 32 ekipe, të ndara në 8 grupe.
    Në fazën e parë, në ndeshjet e grupeve, do kualifikohen për më tej, dy të parat e çdo grupi. Më pas, do fillojnë ndeshjet me eliminim direkt si në çdo kompeticion tjetër.
    Duke qenë hera e parë që zhvillohet në këtë format, Kupa e Botës për Klube ka një interes të madh, dukë parë dhe klubet e njohura që marrin pjesë. Cili do te jëtë ekipi që do të ngrejë trofeun në finalen e 13 korrikut?
    Superkompjuteri Opta ka bërë parashikimet, siç vepron në çdo kompeticion tjetër dhe ekipi favorit për të fituar Botërorin e Klubeve është PSG, më pas vijnë Manchester City, Bayern dhe Inter.

  • Modric, firma kuqezi hidhet në Kroaci. Më pas nisja drejt SHBA-së për të luajtur me Realin

    Modric, firma kuqezi hidhet në Kroaci. Më pas nisja drejt SHBA-së për të luajtur me Realin

    Luka Modric po përgatitet të mbyllë një tjetër kapitull të jashtëzakonshëm të karrierës së tij, por më parë e pret edhe një angazhim i fundit prestigjioz. Mesfushori kroat do të kryejë sot vizitat mjekësore në vendlindjen e tij, Kroaci, të cilat do ta bëjnë zyrtarisht lojtar të Milanit.
    Ky hap formal do t’i paraprijë nisjes së tij drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të bashkohet me shokët e ekipit të Real Madridit për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve. Një kompeticion që do të shënojë aventurën e fundit me fanellën e “Los Blancos” për fituesin kroat të “Topit të Artë”, përpara se të hapë një faqe të re të karrierës së tij, siç raporton “Corriere dello Sport”.
    Prania e tij në Botërorin e Klubeve thekson edhe një herë rëndësinë dhe karizmën e Modric, një lider i padiskutueshëm që, edhe në këtë fazë tranzicioni, do të jetë element kyç për ambiciet e Realit në këtë kompeticion ndërkontinental.
    Në aspektin individual, Modric ka fituar “Topin e Artë” në vitin 2018, çmimin “The Best FIFA Men’s Player” dhe “UEFA Men’s Player of the Year”. Ai është përfshirë 6 herë në formacionin ideal të vitit “FIFPro World 11” dhe dy herë është shpallur mesfushori më i mirë i Champions League. Me fanellën e Real Madridit ka luajtur 590 ndeshje, duke shënuar 43 gola.
    Ka fituar gjithashtu një “Top të Artë” dhe një “Top të Argjendtë” në Botërorin e Klubeve. Me kombëtaren kroate ka zhvilluar 186 ndeshje, duke vendosur rekordin absolut të paraqitjeve atje. Ka fituar “Topin e Artë” të Botërorit 2018 në Rusi dhe “Topin e Bronztë” në Botërorin e Katarit 2022.

  • Pronarë me aksione në shumë klube, UEFA mund të përjashtojë Kristal Palace nga Europa League

    Pronarë me aksione në shumë klube, UEFA mund të përjashtojë Kristal Palace nga Europa League

    Adriatik BALLA
    Një ekip drejtues i Krystal Palace mbajti gjatë javës një takim konsultativ me UEFA-n në Nion të Zvicrës. Raportohet se UEFA ka vendosur tashmë se cili klub do të zëvendësojë Krystal Palace në Europa League 2025/26, pasi është zbuluar se ka ‘refuzuar’ ofertat e bashkëpronarëve të “Eagles”. Pra, pjesëmarrja e Krystal Palace në Europa League në vitin e ardhshëm mbetet ende e pasigurt, pasi këtë javë u bë e ditur se klubi mund të ketë shkelur rregullat e UEFA-s për pronësinë e shumëfishtë të klubeve. Çështja lidhet me Xhohn Tekstor, i cili ka rreth 43 % të aksioneve në klub, por ai ka aksione edhe në skuadrën franceze Lion – gjithashtu e kualifikuar për pjesëmarrje në garë. U pretendua se Palace mund të zbresë në Conference League, por kjo do ta ndërlikonte më tej situatën, pasi aksionari kryesor i Palace, David Blitzer, ka gjithashtu aksione shumicë në klubin danez Brondby.
    Rregulloret e UEFA-s ekzistojnë për të “siguruar integritetin e garave të klubeve të UEFA-s (dmth. UEFA Champions League, UEFA Europa League dhe UEFA Conference League)”. Rregullat janë të qarta se “askush nuk mund të jetë njëkohësisht i përfshirë, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi, në asnjë mënyrë, në menaxhimin, administrimin dhe/ose performancën sportive të më shumë se një klubi që merr pjesë në një garë të klubeve të UEFA-s”. Të martën, klubi mbajti një ‘samit urgjent’ me zyrtarët e UEFA-s në Zvicër. Pak më pas, Textor foli për The Mail dhe sugjeroi se mund t’i shesë aksionet e tij për të lejuar pjesëmarrjen e klubit. Të enjten (5 qershor), një përditësim nga The Guardian tregoi se situata nuk është aspak e mirë për ekipin e Oliver Glasner.
    Media raportoi se “UEFA ka refuzuar ofertat e aksionarëve të Crystal Palace, John Textor dhe David Blitzer, për të vendosur aksionet e tyre në një trust të verbër për të siguruar pjesëmarrjen e klubit në Evropë sezonin e ardhshëm”. Ideja që fituesit e FA Cup të zbrisnin në Conference League gjithashtu nuk është e zbatueshme për shkak të pjesëmarrjes së Brondby dhe rregullave të UEFA-s për pronësinë e shumëfishtë të klubeve. Mançester Siti dhe Mançester United e kanë përdorur më parë ‘trustin e verbër’ për të siguruar pjesëmarrjen në Evropë, por Palace “ka humbur afatin për regjistrimin e marrëveshjes së besimit”, sipas raportit. Rregullat e UEFA-s përcaktojnë që ndryshimet e tilla në pronësi duhet të ndodhin para 1 marsit. Kështu që nëse Palace ndalohet nga Europa League, Notingham Forest do të ngjitej praktikisht nga Conference League.

  • Manchester City kërkon yllin e rivalëve, synon ta ketë në Botërorin e klubeve

    Manchester City kërkon yllin e rivalëve, synon ta ketë në Botërorin e klubeve

    3 Qershor 2025

    14:40

    Telesport

    Manchester City ka shfaqur interes konkret për nënshkrimin e Rayan Ait Nouri nga ekipi i Wolves.
    Pronari i City, Khaldoon Al Mubarak, ka thënë se ata synojnë të kenë “skuadrën e re” gati për Kupën e Botës për klube, kështu që kjo është një marrëveshje që mund të finalizohet shumë shpejt.
    “Sky Sports News” konfirmon se “citizens” synojnë të forcohen në krahun e majtë dhe 23-vjeçari është kandidati kryesor. Ende nuk është arritur një marrëveshje mes dy klubeve për algjerianin, por të gjitha palët presin që një lëvizje të ndodhë.
    Rayan Ait Nouri shënoi tre gola dhe dha shtatë asistime për Wolves në 37 paraqitjet e tij sezonin e kaluar. Mësohet se ka qenë trajneri Pep Guardiola ai që i ka kërkuar klubit të insistojë për lojtarin, që ta ketë në Botërorin e klubeve.

  • “Ky është turneu im i fundit me Bayern, dua ta mbyll më një tjetër trofe”

    “Ky është turneu im i fundit me Bayern, dua ta mbyll më një tjetër trofe”

    Me 751 paraqitje me fanellën e Bayern Munich, ku ka realizuar 248 gola ​​dhe 274 asist, sulmuesi Thomas Muller do t’i thotë lamtumirë klubit që ishte shtëpia e tij për 25 vjet radhazi. Eventi i fundit për të do të jetë Botërori i klubeve që nis pas dy javësh.
    “Klubi na dha disa ditë pushim për të marrë frymë dhe unë e shijova në maksimum. Javët e fundit, mes kampionatit dhe shpalljes sime të lamtumirës, ​​kanë qenë shumë intensive. Ky pushim më ka lejuar t’i përkushtohem gjërave që shpesh neglizhohen”, tha Muller, tashmë 35 vjeç.
    Synimi i fundit i madh për sulmuesin është pikërisht botërori i klubeve: “Tani do t’i rikthehemi normalitetit, për t’u përgatitur për Botërorin e klubeve. Janë planifikuar seancat e para të stërvitjes fizike: qëndrueshmëri, vrapime me intervale, forcimi i muskujve…”.
    “Së shpejti do të nisemi për në Amerikë, për turneun tim të fundit si lojtar i Bayern. Ka disa gjëra që po i pres me padurim. Një nga pikat kryesore do të jetë ndeshja kundër Boca Junior në Majemi. Si futbollist evropian, nuk ndodh shpesh që të përballesh me klube të tilla historike. Kjo e bën zemrën e një futbollisti të rrahë më shpejt”, tha Muller.
    “Këtu gjërat bëhen vërtet interesante. Ajo që më ka pëlqyer gjithmonë në turne si Kupa e Botës, Europiani ose tani Kupa e Botës për klube, është që ju të shkoni në një lloj “konklave” si ekip. Janë 4-6 javë bashkëpunim intensiv. Kalojmë shumë kohë së bashku dhe mund të arrijmë gjëra të mëdha si grup”, tha Muller
    “Është gjithmonë një përvojë e mrekullueshme. Ndoshta mund të kemi pak emocione për futbollin, përpara Kupës së Botës 2026. Të shohim si do të shkojë, por dua që turneun tim të fundit me këtë fanellë ta mbyll me trofe”, tha Thomas Muller.

  • Pak para finales, tifozët e të dy klubeve përleshen në metro. Policia ndërhyn duke përdorur gaz lotsjellës (video)

    Pak para finales, tifozët e të dy klubeve përleshen në metro. Policia ndërhyn duke përdorur gaz lotsjellës (video)

    31 Maj 2025

    19:34

    Telesport

    Luhet sot në Munich, finalja e madhe dhe më e rëndësishmja e këtij sezoni, ajo e Champions League, aty ku do përballen PSG dhe Inter. Pak orë para finales, tifozeritë e të klubeve janë përleshur në metro në Munich.
    Sipas “Bild”, situata ka qenë shqetësuese, saqë është dashur ndërhyrja e shpejtë e policisë, e cila për të shpërndarë turmën, ka përdorur gaz lotsjellës.
    Përleshjet mes dy tifozerive nuk kanë munguar as në stacionin e trenit në Fröttmaning, ku tifozët zikaltër kanë qëlluar me gurë ndaj atyre francezë, por ka qenë ndërhyrja direkte e policisë dhe turmat e tifozëve kanë vazhduar qetësisht më pas rrugën drejt stadiumit.
    Nga përleshjet e dy tifozerive, disa prej tyre kanë marrë lëndime të lehta, por asgjë shqetësuese. Ata janë gjithë kohës në vëzhgimin e rreptë të policisë gjermane.
    SHIHVIDEON

  • Lautaro Martinez: Pasioni është fjala që ia rrënjosim çdo lojtari që firmos me Interin

    Lautaro Martinez: Pasioni është fjala që ia rrënjosim çdo lojtari që firmos me Interin

    Lautaro Martinez, kapiteni i Interit, ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ku ka folur mbi Botërorin e Klubeve që do të zhvillohet në SHBA kësaj vere.
    Për pjesëmarrjen në Botërorin e Klubeve: “Jam vërtet i emocionuar nga pjesëmarrja në Botërorin e Klubeve. Personalisht më kujton shumë Kupën e Botës. Mendoj se do të jetë një përvojë fantastike. Do të jetë diçka e jashtëzakonshme, sepse është hera e parë që kjo lloj gare zhvillohet me këtë format, ndaj jam shumë kurioz dhe i emocionuar për të parë si do të shkojë”.
    Për sfidën ndaj Monterrey në “Rose Bowl”, Los Angeles: “Do të jetë një ndeshje e mrekullueshme. Do të ketë atmosferë të jashtëzakonshme dhe padyshim të zjarrtë, sepse është një stadium i madh. Do të ketë shumë tifozë në shkallët e stadiumit. Meksika nuk është larg nga Los Angeles, kështu që pres shumë tifozë të Monterrey. Më pëlqen t’i luaj ndeshje të tilla. Sa më shumë tifozë dhe sa më e zjarrtë atmosfera, aq më shumë të shtyjnë të japësh maksimumin. Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Shpresoj të jetë një ndeshje pozitive për ne, por siç them gjithmonë, më e rëndësishmja është që të argëtohemi dhe të japim gjithçka për Interin”.
    Mbi mundësinë për t’u përballur me River Plate: “Jam përballur me këtë kundërshtar edhe kur luaja në Argjentinë, është skuadër gjigante në vendin tim. Po ashtu, River Plate është o njohur në mbarë botën. Të gjithë e dinë kush janë dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë. Duhet të përgatitemi mirë, e dimë që ata do ta marrin këtë ndeshje shumë seriozisht, njësoj si ne. Do ta trajtojmë si një finale kupe, ashtu siç bëjmë me çdo ndeshje. Do të jetë argëtuese të luaj kundër tyre, sepse njoh shumë nga lojtarët e River Plate. Disa janë edhe shokë të mi te kombëtarja, ndaj do të jetë kënaqësi”.
    Për objektivat e Interit në këtë turne: “E kam thënë dhe e përsëris: për mua, duke parë historinë dhe madhësinë e klubit, Interi gjithmonë duhet të synojë të fitojë trofe. Sigurisht, ndonjëherë ka pengesa dhe kundërshtarë të fortë, kështu që është normale të ketë ndalesa përgjatë rrugës, por gjëja më e rëndësishme është të japësh gjithmonë maksimumin për klubin dhe të bësh çmos për të fituar çdo garë ku marrim pjesë”.
    Çfarë e bën Interin kaq të veçantë: “Interi është sinonim i pasionit. Për mua, kjo është fjala kyçe që më vjen në mend kur mendoj për Interin sot. Është fjala që ia përcjellim çdo lojtari që firmos për ne. E gjitha sillet rreth pasionit për fanellën, klubin dhe stemën. Tifozët e tregojnë këtë pasion çdo javë, jam i sigurt që do të na mbështesin 100% edhe në SHBA. Ata do të jenë me ne në çdo hap. Kemi fituar shumë trofe këto vite. Titulli i fundit, që ishte vërtet i veçantë për ne, na solli yllin e dytë në fanellë, pasi mundëm rivalët tanë më të mëdhenj, Milanin. Ia dolëm me ndihmën e Zotit, e kemi shkruar emrin në historinë e klubit. Fitimi i trofeve e bën Interin një klub të madh në Itali dhe në futbollin botëror, shpresoj që të vazhdojmë kështu”.
    Për stilin e tij si kapiten: “Nuk e di saktësisht. Flisja shpesh me babain tim dhe i thoja se, sipas meje, liderët nuk krijohen, ata lindin të tillë. Gjithmonë them se të gjithë të punojnë në të njëjtën drejtim, sepse grupi është më i rëndësishëm se individët. Për të arritur diçka të madhe, siç është Botërori i Klubeve, kemi nevojë që të gjithë të jenë në të njëjtën gjatësi vale dhe të japin maksimumin. Sigurisht që një lider është ai që udhëheq, shembulli për të tjerët, por në fund të fundit, grupi është mbi gjithçka. Prandaj është thelbësore që lideri të jetë gjithmonë pozitiv dhe shembull për të tjerët, por njëkohësisht të ketë përfshirjen e të gjithë shokëve të skuadrës”.

  • Bellingham hedh sytë nga Botërori i Klubeve: Një mundësi historike për Real Madridin

    Bellingham hedh sytë nga Botërori i Klubeve: Një mundësi historike për Real Madridin

    16 Maj 2025

    13:03

    Alfred Lleshi

    Jude Bellingham ka shprehur entuziazmin e tij për Botërorin e Klubeve 2025, që do të zhvillohet në SHBA dhe ku Real Madridi do të marrë pjesë me synimin për ta fituar për herë të parë në këtë format të ri: “Jemi përpara një mundësie për të fituar një titull ndryshe, një titull të vërtetë. Të bëhemi klubi i parë që e fiton në këtë format është diçka e rëndësishme. Ky është Real Madridi, një klub që meriton të jetë në këtë lloj skene”.
    Për mesfushorin anglez, Botërori i Klubeve ka një domethënie të veçantë, do jetë eksperiencë e bukur për të gjithë: “Shumë ekipe nuk kanë mundësinë të luajnë rregullisht në skena kaq të mëdha dhe tani do të përballen me klubet më të mira të Europës. Kjo është fantastike për ta dhe për ne”.
    Bellingham pranon se ka shumë pikëpyetje për formatin dhe rëndësinë e Botërorit të Klubeve, por nënvizon: “Për ne është një tjetër titull për t’u fituar. Nuk e marrim lehtë. Është diçka historike, sepse në këtë klub nuk kanë mbetur shumë gjëra për t’u bërë, që nuk janë arritur tashmë”.