Tag: klubeve

  • Liverpool nuk e do më, Salah iu vetëofrohet tri klubeve të mëdha

    Liverpool nuk e do më, Salah iu vetëofrohet tri klubeve të mëdha

    9 Dhjetor 2025

    19:05

    Telesport

    Mesa duket marrëdhënies mes Mohamed Salah dhe Liverpool është krisur përfundimisht, pas deklaratave të egjiptianit pas barazimit dramatik 3-3 ndaj Leeds, ku ai nuk u aktivizua për asnjë minutë. Kujtojmë se Salah nuk është grumbulluar fare për ndeshjen e sotme ndaj Interit.
    Ndërkohë që largimi i tij nga Liverpool është i pashmangshëm dhe me shumë mundësi do të ndodhë gjatë merkatos së janarit, Salah duket se iu është vetëofruar tri klubeve të mëdha: Bayern Munich, Real Madrid dhe Barcelona.
    Deri tani interesi i vetëm konkret për Salah ka qenë nga Arabia Saudite, por ylli egjiptian mendon të qëndrojë ende në Europë dhe të luajë në nivel të lartë dhe për momentin duket se e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u transferuar në ligën arabe.
    Duke qenë se kontrata e tij skadon në vitin 2027, sigurisht që Liverpool nuk do ta lërë të largohet falas dhe do të kërkojë një shumë për kartonin e tij, e cila ende nuk dihet. Në anën tjetër, problem mbetet paga e lartë e lojtarit dhe kjo mund të kthehet në çështje më vete në klubin e ri ku do të transferohet, pasi mund të prishë balancat.

  • FIFA merr vendimin, mban anën e klubeve dhe përplaset me Federatat afrikane në lidhje me Kupën e Kombeve

    FIFA merr vendimin, mban anën e klubeve dhe përplaset me Federatat afrikane në lidhje me Kupën e Kombeve

    4 Dhjetor 2025

    9:14

    Telesport

    Kupa e Kombeve të Afrikës (21 dhjetor-18 janar) ka krijuar mjaft polemika dhe një përplasje mes FIFA-s dhe Federatave afrikane të futbollit. Ky event ka qenë gjithmonë një pikë përplasje midis ekipeve evropiane dhe Federatave afrikane.
    Largimi për gati dy muaj i lojtarëve (do të mungojnë maksimumi tetë ndeshje) nuk është pritur asnjëherë mirë nga klubet kontinentale. Data e nisjes për secilin edicion të Kupës së Kombeve të Afrikës ka qenë gjithmonë një pikë mosmarrëveshjeje.
    FIFA u detyrua të dorëzohej ndaj presionit nga ekipet evropiane, UEFA-s dhe Ligave kombëtare, duke shtyrë zyrtarisht kampin para-turneut: në vend të 8 dhjetorit, mbërritja e lojtarëve të përzgjedhur tani do të caktohet një javë më vonë, më 15 dhjetor
    Kjo do të sigurojë që klubet evropiane do të kenë lojtarë afrikanë në dispozicion për raundin e fundit të kupave të Europës para pushimit për fundvitin. Një vendim që i zemëroi Federatat e CAF-së të cilat kishin planifikuar të niseshin për në kampet stërvitore më 8 dhjetor dhe kishin paguar tashmë udhëtimin dhe akomodimin, por FIFA për këtë arsye mbajti anën e klubeve.

  • UEFA zbarkon në FSHF, takim ekspertësh për licencimin e klubeve

    UEFA zbarkon në FSHF, takim ekspertësh për licencimin e klubeve

    Klubet tona kanë probleme me regjistrimin e jo më të bëhet fjalë për plotësim kriteresh për t’u licencuar në garat e mëdha europiane. Për këto probleme dhe për të rritur efikasitetin në procesin e plotësimit të kritereve të licencimit, Federata e Futbollit mirëpriti në “Shtëpinë e Futbollit” përfaqësuesit e UEFA-s, Aleš Zavrl, Drejtor i Licensimit të Klubeve, dhe Madinà Shukoor, Koordinatore e Licensimit të Klubeve, të cilët zhvilluan një takim me ekspertët e kritereve të licensimit në FSHF për procesin e licensimit të klubeve.
    Gjatë takimit u diskutua funksionimi i plotë i sistemit kombëtar të licensimit, duke përfshirë rregulloret, proceset e licensimit dhe monitorimin e klubeve që marrin pjesë në garat vendase dhe europiane. Administrata e FSHF-së u përfaqësua nga Aldi Topçiu, Drejtor Administrativ, Eduard Gjini, Menaxher i Licensimit, si edhe ekspertët e kritereve të licensimit. Në qendër të axhendës ishin standardet e UEFA-s, kriteret sportive dhe teknike, aspektet sociale dhe mjedisore, qëndrueshmëria financiare, skema e solidaritetit, licensimi i futbollit të vajzave dhe zhvillimet në sistemin e menaxhimit të futbollit. Gjatë vizitës, Aleš Zavrl zyrtarizoi gjithashtu lajmin se Ëorkshop-i Rajonal i Licensimit të Klubeve 2026 do të zhvillohet në Tiranë më 24 dhe 25 shkurt, duke mbledhur federatat e rajonit dhe përfaqësues të UEFA-s për trajtimin e standardeve dhe sfidave në fushën e licensimit dhe qëndrueshmërisë financiare.
    Takimi forcon bashkëpunimin mes FSHF-së dhe UEFA-s dhe thekson angazhimin e përbashkët për rritjen e transparencës, profesionalizmit dhe zhvillimit të futbollit shqiptar sipas praktikave më të mira ndërkombëtare. Mbetet të shihet tani se çfarë masash do të ndërmarrin klubet tona.

  • Zyrtarët e UEFA-s zhvillojnë takim me ekspertët e  licensimit në FSHF

    Zyrtarët e UEFA-s zhvillojnë takim me ekspertët e licensimit në FSHF

    Federata e Futbollit mirëpriti në “Shtëpinë e Futbollit” përfaqësuesit e UEFA-s, Aleš Zavrl, Drejtor i Licensimit të Klubeve, dhe Madinà Shukoor, Koordinatore e Licensimit të Klubeve, të cilët zhvilluan një takim me ekspertët e kritereve të licensimit në FSHF për procesin e licensimit të klubeve.

    Gjatë takimit u diskutua funksionimi i plotë i sistemit kombëtar të licensimit, duke përfshirë rregulloret, proceset e licensimit dhe monitorimin e klubeve që marrin pjesë në garat vendase dhe europiane.

    Administrata e FSHF-së u përfaqësua nga Aldi Topçiu, Drejtor Administrativ, Eduard Gjini, Menaxher i Licensimit, si edhe ekspertët e kritereve të licensimit.

    Në qendër të axhendës ishin standardet e UEFA-s, kriteret sportive dhe teknike, aspektet sociale dhe mjedisore, qëndrueshmëria financiare, skema e solidaritetit, licensimi i futbollit të vajzave dhe zhvillimet në sistemin e menaxhimit të futbollit.

    Gjatë vizitës, Aleš Zavrl zyrtarizoi gjithashtu lajmin se Workshop-i Rajonal i Licensimit të Klubeve 2026 do të zhvillohet në Tiranë më 24 dhe 25 shkurt, duke mbledhur federatat e rajonit dhe përfaqësues të UEFA-s për trajtimin e standardeve dhe sfidave në fushën e licensimit dhe qëndrueshmërisë financiare.

    Takimi forcon bashkëpunimin mes FSHF-së dhe UEFA-s dhe thekson angazhimin e përbashkët për rritjen e transparencës, profesionalizmit dhe zhvillimit të futbollit shqiptar sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

    Vazhdo leximin

  • Zyrtarët e UEFA-s bëjnë takim me ekspertët e FSHF, zbulohet se cila ishte biseda mes tyre

    Zyrtarët e UEFA-s bëjnë takim me ekspertët e FSHF, zbulohet se cila ishte biseda mes tyre

    Federata e Futbollit mirëpriti në “Shtëpinë e Futbollit” përfaqësuesit e UEFA-s, Aleš Zavrl, Drejtor i Licensimit të Klubeve, dhe Madinà Shukoor, Koordinatore e Licensimit të Klubeve, të cilët zhvilluan një takim me ekspertët e kritereve të licensimit në FSHF për procesin e licensimit të klubeve.
    Gjatë takimit u diskutua funksionimi i plotë i sistemit kombëtar të licensimit, duke përfshirë rregulloret, proceset e licensimit dhe monitorimin e klubeve që marrin pjesë në garat vendase dhe europiane.
    Administrata e FSHF-së u përfaqësua nga Aldi Topçiu, Drejtor Administrativ, Eduard Gjini, Menaxher i Licensimit, si edhe ekspertët e kritereve të licensimit.
    Në qendër të axhendës ishin standardet e UEFA-s, kriteret sportive dhe teknike, aspektet sociale dhe mjedisore, qëndrueshmëria financiare, skema e solidaritetit, licensimi i futbollit të vajzave dhe zhvillimet në sistemin e menaxhimit të futbollit.
    Gjatë vizitës, Aleš Zavrl zyrtarizoi gjithashtu lajmin se Workshop-i Rajonal i Licensimit të Klubeve 2026 do të zhvillohet në Tiranë më 24 dhe 25 shkurt, duke mbledhur federatat e rajonit dhe përfaqësues të UEFA-s për trajtimin e standardeve dhe sfidave në fushën e licensimit dhe qëndrueshmërisë financiare.
    Takimi forcon bashkëpunimin mes FSHF-së dhe UEFA-s dhe thekson angazhimin e përbashkët për rritjen e transparencës, profesionalizmit dhe zhvillimit të futbollit shqiptar sipas praktikave më të mira ndërkombëtare.

  • Marketing/ Reali në krye, Mesi e Ronaldo shtojnë fitimet te klubet e tyre

    Marketing/ Reali në krye, Mesi e Ronaldo shtojnë fitimet te klubet e tyre

    Impakti i skuadrave të mëdha globale por dhe i emrave të mëdhenj i legjendave në aktivitet si Leo Mesi e Kristiano Ronaldo kanë ndikuar në marketingun e shitjes së fanellave të klubeve të caktuara.

    I pari për vitin 2025 qëndron Real Madrid ndërsa ‘top 10’ mbyllet me Al Nasr të Kristiano Ronaldos.

    Renditja e 10 klubeve me shtijet më të mëdha të uniformave të tyre për vitin 2025.

    Real Madrid — 3.133.000

    Barcelona — 2.940.000

    PSG — 2.546.000

    Bajern Mynih — 2.377.000

    Inter Majemi— 2.166.000

    Boka Zhuniors — 1.933.000

    Mançester Junajtid — 1.855.000

    Flamengo — 1.677.000

    Çelsi — 1.422.000

    Al-Nasr — 1.281.000

    Vazhdo leximin

  • Premier League në prag të krizës, ky rregull i ri mund të rrëzojë gjithçka

    Premier League në prag të krizës, ky rregull i ri mund të rrëzojë gjithçka

    23 Nëntor 2025

    9:06

    Alfred Lleshi

    Premier League po përballet me trazira. Një sistem i ri i “ankorimit”, propozuar nga drejtuesit e “Football Association”, synon të kufizojë shpenzimet e tepruara dhe të zbusë diferencën mes klubeve të mëdha dhe atyre “mesatare-të vogla”.
    Ky sistem vendos një limit shpenzimi që nuk lidhet me të ardhurat e çdo klubi, por me një shumë fikse për gjithë kampionatin: pesë herë të ardhurat e klubit më pak të paguar. Ky kufi i përbashkët nuk merr parasysh fuqinë reale financiare të gjigantëve si Manchester City, United, Chelsea apo Liverpool, të cilët janë shprehur kundër.
    Rregulli duhet të miratohet prej 14 nga 20 klubet e Premier League, gjë e vështirë për momentin. Përveç kundërshtimit të klubeve të mëdha, masa pritet të përballet me sfida ligjore përmes PFNCC dhe PFA, që ka paralajmëruar se do të mbrojë të drejtat kontraktuale dhe ekonomike të lojtarëve.
    Ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të dobësojë konkurrencën e klubeve dhe të vendosë një kufi prej 500-525 milionë paund, duke penguar përdorimin e plotë të burimeve të gjigantëve dhe ndryshuar hierarkinë e futbollit në Europë dhe globalisht.
     

  • Njoftim për fillimin e procesit të ri të licensimit të klubeve për sezonin 2026-27

    Njoftim për fillimin e procesit të ri të licensimit të klubeve për sezonin 2026-27

    Departamenti Ligjor dhe i Licensimit të Klubeve në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe administratën e licensimit se ka nisur procesi i licensimit të klubeve aplikante për një licensë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin 2026-2027.
    Kriteret që duhet të plotësohen janë gjashtë:
    kriteri sportiv
    kriteri i përgjegjësisë sociale dhe mbrojtjes së mjedisit
    kriteri i infrastrukturës
    kriteri i administratës dhe personelit
    kriteri ligjor
    kriteri financiar
    Afatet për paraqitjen e dokumentacionit nga klubet aplikante janë si vijon:
    Afati i brendshëm për dorëzimin e dokumentacionit për pesë kriteret e para është data 31 janar 2026.
    Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit për pesë kriteret e para është data 28 shkurt 2026.
    Për kriterin financiar, afati i brendshëm është data 28 shkurt 2026, ndërsa afati përfundimtar është data 31 mars 2026.
    Procesi do të përmbyllet më 31 mars 2026, sipas afateve të përcaktuara nga FSHF dhe UEFA.
    Gjatë kësaj periudhe, klubet aplikante duhet të paraqesin në Departamentin Ligjor dhe të Licensimit të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur gjashtë kriteret e nevojshme për mbylljen me sukses të procesit.
    Departamenti Ligjor dhe i Licensimit të Klubeve do të organizojë një workshop ditën e martë (datë 16.12.2025, ora 11:00, në ambientet e FSHF-së), ku duhet të marrin pjesë drejtori i klubit dhe financieri, me qëllim asistimin e klubeve në këtë proces.
    Departamenti Ligjor dhe i Licensimit në FSHF u ka dërguar klubeve njoftimin për fillimin e procesit edhe me postë.
    Të gjitha rregulloret (të Licensimit dhe të Infrastrukturës) mund t’i gjeni në faqen zyrtare të FSHF-së: www.fshf.org/rregulloret .

  • Sanço gati të “emigrojë”/ Largimi nga Anglia duket i sigurt

    Sanço gati të “emigrojë”/ Largimi nga Anglia duket i sigurt

    Xhejdon Sanço dhe përfaqësuesit e tij janë parë në Stamboll gjatë ditëve të fundit, ku mbajtën takime me zyrtarët e tre klubeve të njohura të Superigës turke, si Fenerbahçe, Beshiktash dhe Gallatasaraj.
    Takimet u zhvilluan në një hotel luksoz, ku çdo klub paraqiti vizionin dhe planin e tij afatgjatë për sulmuesin britanik. Nuk dihet se cili klub është në pozita më të mira për ta siguruar transferimin e Sanços në janar, megjithatë thuhet se ai është i gatshëm të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës.
    Në këtë moment, Sanço përfiton 13 milionë stërlina në sezon te Aston Vila ku është në huazim, mirëpo është në gatishmëri ta ulë këtë shumë, në 7-8 milionë. 23-vjeçari, i cili kishte gjithashtu një reputacion të shkëlqyer gjatë qëndrimit të tij te Borusia Dortmund, përballet me një situatë të vështirë në Angli.
    Udhëtimi i tij në Stamboll është një tregues i qartë se ai është duke shqyrtuar mundësi të reja për karrierën. Klubet turke, të cilat kanë investuar shumë tek lojtarë me emër, kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të sjellin një lojtar me talentin e Sanços në Superligë. Një transferim në njërin prej klubeve të njohura turke mund ta ndihmojë anglezin të rikthehet në formën e tij më të mirë, pasi te Aston Vila nuk po e bën.

  • Sa kushton një pikë në Serie A? Më pak se 2 milionë euro për Cremonesen, mbi 25 milionë për Juven

    Sa kushton një pikë në Serie A? Më pak se 2 milionë euro për Cremonesen, mbi 25 milionë për Juven

    13 Nëntor 2025

    15:01

    Alfred Lleshi

    Pas 11 javësh kampionat, “Transfermarkt.it” ka përllogaritur se sa i ka kushtuar çdo pikë klubeve të Serie A, duke ndarë vlerën totale të skuadrës me pikët e fituara. Rezultatet tregojnë kontraste të mëdha mes klubeve të vogla dhe gjigantëve të kampionatit.
    Në krye të listës për raportin më ekonomik është Cremonese, me vetëm 1.87 milionë euro për pikë (shpenzim total 26.15 milionë dhe 14 pikë). Pas saj vijnë Pisa (3.31 mln/9 pikë) dhe Hellas Verona (4.43 mln/6 pikë). Në grupin e mesëm renditen Lecce (4.55 mln), Udinese (5.56 mln), Sassuolo (6.78 mln) dhe Bologna (7.53 mln).
    Në anën tjetër, klubet më të shtrenjta për çdo pikë janë gjigantët: Milan (17.46 mln), Napoli (17.69 mln), Atalanta (24.75 mln) dhe mbi të gjithë Juventusi, me 25.81 milionë euro për çdo pikë (shpenzim 490.35 mln për 19 pikë). Në fund, surprizë negative është Fiorentina, me rekordin prej 39.88 milionë euro për pikë, pavarësisht shpenzimeve prej 199.40 milionësh dhe vetëm 5 pikëve të fituara.