Tag: klube

  • Asllani i thotë “jo” Betis, dy klube të Serisë A duan shqiptarin

    Asllani i thotë “jo” Betis, dy klube të Serisë A duan shqiptarin

    12 Korrik 2025

    19:30

    Telesport

    “Sport Mediaset” raporton se Betis ka marrë një përgjigje negative në lidhje me interesimin dhe ofertën për Kristjan Asllanin. Klubi i La Ligës mësohet se ka ofruar 8-10 milionë euro për mesfushorin shqiptar, shumë larg nga ajo që pret Inter.
    Klubi zikaltër e vlerëson Asllanin 15-20 milionë euro dhe do lejojë largimin e tij vetëm për këtë shifër. Po ashtu kundër transferimit te Betis ka dalë edhe vetë mesfushori kuqezi, pasi nëse do largohet nga Interi, do e bëjë vetëm për një ekip të Serisë A.
    Sipas raportimit në fjalë, pavarësisht se pista Betis ra poshtë, ka dy klube të Serie A që interesohen seriozisht për Asllanin. Klubi i parë është Fiorentina, ku trajneri i ri i sapo zyrtarizuar Stefano Pioli, e pëlqen shumë mesfushorin shqiptar dhe është gati t’i ofrojë atij një rol kryesor në mesfushë.
    Klubi tjetër është Bologna. Ekipi i drejtuar nga Vincenzo Italiano ka kohë që e ndjek mesfushorin elbasanas, por deri tani nuk ka pasur ende një ofertë zyrtare. Problem është shifra që Inter kërkon për Asllanin, ndërkohë që dy klubet e interesuara në Serie A janë më shumë për huazimin e tij, gjë që nuk pranohet nga klubi zikaltër.

  • Tifozët e PSG të shqetësuar, disa klube të mëdha ndjekin Donnarumman

    Tifozët e PSG të shqetësuar, disa klube të mëdha ndjekin Donnarumman

    Gianluigi Donnarumma, heroi i vërtetë në sezonin e madh të Paris Saint-Germain, që kulmoi me finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Chelseat, po sjell shqetësim të madh te tifozët.
    Sipas L’Équipe, kapiteni i kombëtares italiane pëlqehet nga disa klube, përfshirë Chelsean. E ardhmja e portierit mbetet e pasigurt, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm, më 30 qershor 2026.

    Klube të tjera të Premier League, përfshirë Manchester United dhe Manchester City, janë pas dere dhe mund të përfitojnë nga situata.
    E ardhmja e portierit, megjithatë, do të vendoset së shpejti. Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, agjenti i tij, Enzo Raiola, foli pozitivisht për rinovimin: “Po e diskutojmë. Një negociatë kaq e gjatë nuk është e pazakontë kur flet për portierin më të mirë në botë. Jemi optimistë; PSG është një klub i shkëlqyer. Le t’i lëmë këto ndeshje të fundit të sezonit të kalojnë dhe pastaj do të përpiqemi të arrijmë një marrëveshje brenda një afati kohor të arsyeshëm”, tha ai.

  • Në Francë janë të shqetësuar për Donnarumma-n, “fajin” e kanë Chelsea, City dhe United

    Në Francë janë të shqetësuar për Donnarumma-n, “fajin” e kanë Chelsea, City dhe United

    Gianluigi Donnarumma, një hero i vërtetë në sezonin triumfues të Paris Saint-Germain, që kulmoi në finalen e Kupës së Botës për Klube kundër Chelsea-t, po shkakton shqetësim midis francezëve.
    Sipas L’Équipe, kapiteni i kombëtares italiane po tërheq interes nga disa klube, përfshirë Chelsea-n.
    E ardhmja e portierit të kombëtares italiane mbetet e pasigurt, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm, më 30 qershor 2026.
    Klube të tjera të Premier League, përfshirë Manchester United dhe Manchester City, thuhet gjithashtu se kanë shprehur interes.
    Megjithatë, e ardhmja e portierit do të vendoset së shpejti. Në një intervistë të kohëve të fundit me La Gazzetta dello Sport, menaxheri i tij, Enzo Raiola, foli pozitivisht për rinovimin:
    “Po e diskutojmë. Një negociatë kaq e gjatë nuk është e pazakontë kur bëhet fjalë për portierin më të mirë në botë.
    “Jemi optimistë; PSG është një klub i shkëlqyer. Le t’i lëmë këto ndeshje të fundit të sezonit të kalojnë dhe pastaj do të përpiqemi të gjejmë një marrëveshje brenda një afati kohor të arsyeshëm”, tha ai.

  • Dy klube gjermane vihen pas Armando Brojës, djali i Igli Tares vesh fanellën e Tiranës

    Dy klube gjermane vihen pas Armando Brojës, djali i Igli Tares vesh fanellën e Tiranës

    Adriatik BALLA
    Në kampionatin shqiptar po vëjnë në këtë merkato disa emra të spikatur. Pas Egnatias që mori një lojtar të Barcelonës, duket se edhe Tirana ka dashur të dalë në qendër të vëmendjes me goditjet e saj, teksa ka bërë të ditur se ka firmosur me djalin e Igli Tares, Etien Taren. Nga ana tjetër, vijojnë përpjekjet e klubeve të tjera për të pasur surpriza në treg. Sa për Brojën dhe Manajn, ata vijojnë të marrin oferta, por ende nuk e kanë ndarë mendjen se ku do të jenë sezonin e ri. Merkato vijon dhe në ditët në vijim mund të kemi surpriza të shumta edhe me emrat e njohur.
    Broja merr interesim nga dy klube të Bundesligës
    Sulmuesi shtatlartë i Kombëtares, Armando Broja, është ende duke kërkuar klub të ri gjatë afatit kalimtar të verës. Broja pritet të largohet nga Çelsi edhe pse ka kontratë deri në vitin 2028. Ai nuk është në planet e Enzo Mareskës, sidomos pas nënshkrimit me Joao Pedron dhe Liam Delapin. Kështu sipas gazetarit gjerman, Florian Pleternberg – për Brojan janë dy klube nga Bundesliga që kanë shprehur interesim. Është RB Leipzig dhe Volfsburgu. Kurse Çelsi kërkon 20 milionë euro për të. Më favorite për të nënshkruar me Brojën nga kjo dyshe skuadrash është Leipzig, e cila nuk e ka problem të paguajë këtë shifër.
    Djali i Igli Tares vesh fanellën e Tiranës
    Tirana është klubi më aktiv në merkato në këto ditë, duke vazhduar lëvizjet e bujshme në radhët e kësaj skuadre me afrime lojtarësh të rinj që do të vihen në dispozicion të teknikut që do të marrë drejtimin e bardhebluve. Afrimi i fundit është një emër i njohur për futbollin shqiptar, pasi edhe në edicionin e kaluar u mundua të bëhej protagonist i tij, pa shumë sukses. Ai është Etien Tare, djali i Igli Tares, i cili në moshën 21-vjeçare është ende në kërkim të një skuadre ku të luajë rregullisht e tregojë sa vlen. Në pjesën e parë të sezonit të kaluar, Etien Tare iu bashkua Skënderbeut, por nuk ia doli të shpërthente në radhët e korçarëve, duke u larguar gjatë merkatos së janarit. Ai iu bashkua më pas ekipit të Dukagjinit në Kosovë, duke mbyllur etje sezonin. Tare në ditët e funti ka dalë në stërvitje me Tiranën, ndërsa më në fund është gjetur akordi për të hedhur firmën në kontratë dhe për ta bërë atë pjesë të bardhebluve.
    Kombëtarja U-21 do të luajë miqësore me moshatarët gjermanë më 5 shtator
    Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 në muajin shtator. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Gjermane të Futbollit që kjo ndeshje të luhet më datë 5 shtator në stadiumin “Elbasan Arena”. Orari i takimit do të përcaktohet në vijim. Kjo ndeshje miqësore është një test i rëndësishëm për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik, për të vëzhguar nga afër lojtarët e grumbulluar dhe për të ndërtuar një grup sa më konkurrues në funksion të Europianit U-21 2027. Kombëtarja U-21 është e kualifikuar automatikisht në këtë turne madhor, pasi Shqipëria është përzgjedhur si një nga vendet mikpritëse të Kampionatit Europian U-21 2027.

  • Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

    Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

    Autoritetet kosovare i kanë mbyllur përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate gjatë një operacioni të gjerë në mbi 100 operatorë ekonomikë në të gjithë Kosovën.
    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) tha në një komunikatë të premten se inspektorët e saj, në bashkëpunim me Policinë, Administratën Tatimore dhe institucione të tjera i inspektuan 114 subjekteve ekonomike, të cilat ushtrojnë veprimtari tregtare dhe aktivitete argëtimi.
    “Kjo mbyllje është për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, thuhet në njoftim.
    MINT theksoi se ka shqiptuar 33 masa ndëshkuese ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, pa treguar se çfarë masash saktësisht.
    Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 114 subjekteve ekonomike, përkatësisht 67 operatorëve ekonomikë që ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi), 47 operatorë ekonomik që ushtrojnë veprimtari tregtare dhe aktivitete tjera të argëtimit, si muzikë nate, thuhet në njoftim.
    Ministria tha se Inspektorati do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe se nëse gjen shkelje do të ndërmarrë masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet ndërmarrin veprime ndëshkuese ndaj bizneseve të tilla.
    Në dhjetorin e kaluar, ato i mbyllën përkohësisht 34 qendra masazhi dhe klube nate, si dhe i arrestuan 28 të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë në mbi 100 operatorë ekonomikë në të gjithë Kosovën. REL/

  • Pasi mposhti Realin e Madridit, Paris San Zhermen kërkon të bëhet “mbretëresha” e futbollit botëror për klube

    Pasi mposhti Realin e Madridit, Paris San Zhermen kërkon të bëhet “mbretëresha” e futbollit botëror për klube

    Adriatik BALLA
    Paris San Zhermen po shkruan histori dhe pas fitores së thellë 4-0 ndaj Realit të Madridit me të drejtë mund të cilësohet favorite e madhe për të qenë “mbretëresha” e futbollit botëror për klube. Tifozët e Realit të Madridit përbënin 95% të shikuesve në stadiumin “MetLife” në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, të mërkurën. Fanellat e “Los Blancos” shkëlqenin në diellin e ashpër të verës. Por ishin tifozët e PSG-së, të vendosur në disa pjesë pas njërës portë, që brohoritën nga fillimi e deri në fund.
    Dhe ekipi i tyre është një fitore larg një suksesi historik të katërfishtë. Shpartallimi 4:0 i Real Madridit në gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve, pas fitores 5:0 ndaj Interit në finale të Ligës së Kampionëve, përforcoi idenë se PSG-ja mund të jetë ekipi dominues në futboll. “Ne gjithmonë kemi thënë se puna kolektive e lojtarëve është ajo që na ndihmon”, ka thënë Fabian Ruiz, i cili shënoi dy gola ndërsa Parisi krijoi epërsi 3:0 në 24 minutat e parë. “Jemi një grup i shkëlqyer, grup i ri që po punon mirë”. PSG-ja të dielën përballet me Çelsin në finale, në edicionin e parë të Kupës së Botës për Klube me format të zgjeruar. Do ta ketë rastin ta fitojë trofeun e katërt të madh, saktësisht 100 ditë pasi e siguroi titullin e Francës.
    Më pas e fitoi Kupën e Francës më 24 maj, ndërsa “shkatërroi” Interin shtatë ditë më pas. Fanellat e PSG-së nuk i kanë emrat e yjeve më të mëdhenj të futbollit në shpinë dhe mund të mos jenë të shpërndara kudo si fanellat e Mançester Junajtid, Liverpulit, Arsenalit, Mançester Sitit e Çelsit. Por klubi po e mbush me trofe dhomën e trofeve në stadiumin “Parku i Princave”. Më 31 maj në Munih, Akraf Hakimi shënoi golin e parë në minutën e 12-të. Desire Doue shënoi dy golat e tjerë, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia dhe Seni Majulu shtuan nga një. Të mërkurën ndaj Madridit, Ruiz shënoi në minutën e gjashtë dhe Osmane Dembele në të nëntën, pas gabimeve të rënda të Raul Asencios dhe Antonio Rudigerit. Ruiz shënoi për 3:0, derisa Gonçalo Ramos shënoi për 4:0 në minutën e 87-të. Dembele startoi për herë të parë që kur u lëndua duke luajtur për Francën më 5 qershor.
    “Ishte hera e parë në këtë Botëror që kemi mundur ta shfrytëzojmë Dembelen si lojtar normal”, ka thënë trajneri Luis Enrike. “Mendoj se ai është bindshëm lojtari më i mirë këtë edicion dhe meriton t’i fitojë të gjitha. Ai jep çdo gjë për ekipin dhe ekipi do të fitojë trofe. Kjo është gjëja më e rëndësishme për klubin. Të gjithë kemi shkruar histori, lojtarët, stafi, drejtori sportiv, menaxherët, tifozët. Të gjithë kemi bërë histori”, ka shtuar Enrike.

  • “Po dal me një lojtar që luan në Botërorin për klube”, zbulohet futbollisti misterioz që shoqërohet Wanda Nara

    “Po dal me një lojtar që luan në Botërorin për klube”, zbulohet futbollisti misterioz që shoqërohet Wanda Nara

    10 Korrik 2025

    9:26

    Telesport

    “Po takohem me një lojtar që luan në Kupën e Botës për Klube“.
    Ishte ky komenti që pak ditë më parë dha për mediat showgirl argjentinase Wanda Nara. Dhe mediat argjentinase nuk vonuan të zbulojnë emrin e futbollistit.
    “Po e shikoj Kupën e Botës për Klube, por në një mënyrë të veçantë. Po flas me një djalë që luan atje. Kush është ai? Nuk do ta zbuloni kurrë“, tha Wanda Nara, duke e lënë misterin hapur.
    Një mister që duket se është zgjidhur: Ish-bashkëshortja e Mauro Icardi po takohet me Ayrton Costa.
    Ai është një mbrojtës  26-vjeçar që luan me Boca Juniors, skuadër e cila u eliminua në fazën e grupeve (e treti në Grupin C).
     

  • Luis Enrique: E dominuam Real në çdo drejtim, tani edhe një hap të fundit për të shkruar historinë

    Luis Enrique: E dominuam Real në çdo drejtim, tani edhe një hap të fundit për të shkruar historinë

    Kampionët e Europës janë finalistët e dytë në Botërorit për klube. Ata mundën 4-0 Real Madrid, në një ndeshje pa histori dhe dominuar përgjatë 90 minutave. Gjithçka u vendos që në pjesën e parë, pas avantazhit 3-0 pas 25 minutash lojë.
    Pasi mposhti Real Madrid në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për klube, trajneri i PSG, Luis Enrique, është i kënaqur. “Ndihem shumë mirë. Është gjithmonë e vështirë të luash në këto kushte kundër Real“, shpjegoi trajneri spanjoll.
    “E nisëm ndeshjen shumë mirë dhe jemi shumë të kënaqur me performancën tonë. E përsëris, është e vështirë të luash mirë në këto kushte. Bën shumë vapë dhe është e vështirë të japësh një shfaqje“, shtoi ai.
    Më tej, Luis Enrique shtoi: “Të dyja ekipet dhanë gjithçka, por ky është një sezon i veçantë për ne. Dembélé? Kjo është hera e parë që kemi mundur ta aktivizojmë në Kupën e Botës për klube. Ai po luan shkëlqyeshëm dhe po gjen formën e tij. Ai meriton të fitojë çdo trofe. Ai gjithmonë jep gjithçka dhe gjithmonë ndihmon ekipin“.
    Në finale, PSG do të përballet me Chelsea. “Kemi ende një hap të mbetur kundër një ekipi të shkëlqyer si Chelsea. Duhet të rikuperojmë për të qenë në formën tonë më të mirë për finalen. Duam të bëjmë histori për klubin tonë dhe pastaj të nisim pushimet”, tha Enrique.

  • Ish-ylli i Serie A: “Kupa e Botës për Klube është një farsë”

    Ish-ylli i Serie A: “Kupa e Botës për Klube është një farsë”

    Një tjetër zë në botën e futbollit po ngrihet kundër turneut të ri të promovuar nga FIFA.
    Sezoni shumë i gjatë 2024/2025 po i afrohet fundit, me Kupën e Botës për Klube që tani është në fazën e tij të fundit. Një turne që ka gjeneruar diskutime të konsiderueshme nga shumë perspektiva.
    Debati është zhvilluar jo vetëm për spektaklin sportiv, por edhe për çështje të shumta të lidhura ngushtë.
    Dhe siç e dimë, disa figura kyçe në botën e futbollit kanë shprehur mendime negative rreth ngjarjes, rreth asaj që do të thotë për lojtarët e detyruar të marrin përsipër angazhime shtesë në fund të një sezoni tashmë të gjatë dhe të mundimshëm, dhe rreth menaxhimit të tij.
    Tani vjen një tjetër zë kundër Kupës së Botës, duke e quajtur atë një turne me pak vlerë.
    Giuseppe Rossi, në një intervistë të gjatë me ‘Diretta.it’, ishte i qartë në mendimin e tij. Ish-sulmuesi nuk i fshehu ndjenjat e tij.
    “Është një turne që nuk më intereson, është një farsë dhe është thjesht biznes”, deklaroi ai. “Nuk është mirë për futbollin. Shëndeti i lojtarëve vihet në rrezik, ka dëmtime të vazhdueshme. Është më mirë që një ndeshje Barcelona-Real Madrid të luhet një herë në vit, jo çdo javë”.

  • “Do të shkoj të shoh ndeshjen”, Donald Trump konfirmon, do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës për Klube

    “Do të shkoj të shoh ndeshjen”, Donald Trump konfirmon, do të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës për Klube

    Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës 2026, e cila do të bashkë-organizohet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Meksika me një rekord prej 48 ekipesh kombëtare.

    “Do të shkoj të shoh ndeshjen“, u tha Trump gazetarëve. Lajmi erdhi menjëherë pasi Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, njoftoi hapjen e një zyre për konfederatën botërore të futbollit në “Trump Tower”, duke forcuar më tej praninë e saj në tokën amerikane një vit para Kupës së Botës 2026 , e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
    Finalja e Kupës së Botës për Klube të dielën në stadiumin MetLife do të shërbejë si një “provë gjenerale” për finalen e vitit të ardhshëm.
    FIFA e kishte zhvendosur tashmë departamentin e saj ligjor në Miami, ku punojnë edhe të gjithë punonjësit e përfshirë në zbatimin operativ të Kupës së Botës për Klube, që po mbahet aktualisht në Shtetet e Bashkuara, si dhe Kupës së Botës 2026.
    FIFA njoftoi gjithashtu se trofeu i Kupës së Botës për Klube do të jetë i ekspozuar në Trump Tower nga e marta deri të shtunën, në prag të finales.
    Trump nuk është shmangur nga vëmendja e sportit gjatë mandatit të tij të dytë, duke u bërë presidenti i parë në detyrë që mori pjesë në Super Bowl në shkurt dhe duke njoftuar nga Zyra Ovale në maj se Uashingtoni do të priste Draftin e NFL-së 2027.

    Top Channel