Tag: klube

  • Magji në Serie A! Dy klube italiane mund të rikthejnë Neymar në Europë

    Magji në Serie A! Dy klube italiane mund të rikthejnë Neymar në Europë

    14 Tetor 2025

    16:39

    Telesport

    Lajmi më spektakolar i merkatos së janarit pritet të jetë rikthimi i Neymar në futbollin europian.
    Sulmuesi i talentuar, tani 33 vjeç, po kërkon një skuadër në Serie A ose Bundesliga për të rigjetur formën, sepse pretendon të fitojë një vend në kombëtaren e Brazilit për Kupën e Botës.
    Mediat raportojnë dy destinacione të mundshme për ish-lojtarin e Barcelonës dhe PSG. Ato janë Interi dhe Napoli.
    Do të ishte një ngjarje e madhe për kampionatin italian, që Neymar të luajë në një vend ku futbolli i bukur ka vite që mungon.

  • Jo vetëm Superioria, Kategoria e Parë lëviz…pankinat

    Jo vetëm Superioria, Kategoria e Parë lëviz…pankinat

    Ndryshimet e shumëta teknikësh në klube të të gjitha niveleve. Jo vetëm Partizani i cii shkarkoi Milnikoviç e vendosi Kërnajën apo Flmaurtari ndërsa largoi Karlos Garsia e ndihmësit e tij por dhe në inferiore lëvizjet kanë prekur klube të caktuara.

    Kështu Kukësi pasi largoi Pajazitin ka afruar Bledar Devollin si trajner ndërsa dhe pas largimit të Ardian Memës nga Pogradeci klubi ka emëruar dyshen Emiljano Çela- Bekim Kuli për vijimësinë.

    Periudha dy javore e ndalesës për shkak të angazhimit të Kombëtares me sfidat me Serbinë të shtunën e 11 tetorit në Leskovac për kualifikueset e Botërorit 2026 por dhe të miqësores në “Air Albania Stadium” më 14 tetor, krijon hapësirë për ‘njohje’ të reja.

    Paraprakisht dy skuadra të Superiores (Flamurtari dhe Vora) dhe ekipet e tjera nga Kategoria e Parë dhe e Dytë do të nisin ndeshjet zyrtare më herët pasi më 15 tetor luhet turi i parë i Kupës së Shqipërisë. Rikthimi në kampionat nis më 19 tetor. /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Daku flet për suksesin te Rubin Kazani rus: Paguhem për të shënuar gola

    Daku flet për suksesin te Rubin Kazani rus: Paguhem për të shënuar gola

    Adriatik BALLA
    Mirlind Daku po kalon një moment shumë të mirë në Rusi, aty ku me Rubin Kazanin është kthyer në protagonist absolut duke shënuar gola në mënyrë të vazhdueshme. Sulmuesi i Kombëtares ka dhënë një intervistë për “Telegrafi”, aty ku ka folur për karrierën e tij në Rusi si edhe për Kombëtaren, që në tetor ka një ndeshje shumë të rëndësishme. “Për të shënuar paguhem dhe atë po bëj. Jam shumë i fokusuar te ndeshjet një nga një. Mundohem gjithmonë të jap maksimumin tim, të ndihmoj ekipin dhe pse jo të bëj edhe statistika më të mira se sezonin e kaluar, sepse tashmë e njoh shumë më mirë ligën dhe kundërshtarët. Nuk kemi atë presionin e madh të titullit, thjesht përqendrohemi të nxjerrim më të mirën në çdo ndeshje dhe pastaj ecim hap pas hapi.
    Objektivat
    Daku foli më pas për ambiciet e tij me Rubin Kazanin në kampionatin rus. Ai kujtoi se objektivi i tij kryesor është të shënojë gola dhe të ndihmojë sa mundet në suksesin e ekipit të tij. “Për mua nuk ka objektiv personal të caktuar, përveçse të jap gjithmonë maksimumin në fushë. Si sulmues, obligimi im është të shënoj gola dhe të jem aty kur ekipi ka më shumë nevojë për mua. Në fund, gjithçka që dua është t’i ndihmoj skuadrës të arrijë rezultatet që kërkon”, shtoi ai.
    Ofertat në merkato
    Daku nuk la jashtë vëmendjes edhe ofertat ë i kanë ardhur nga klube të ndryshme brenda e jashtë Rusisë në merkaton e verës, por që ai vendosi të mbetet në kampionatin rus me skuadrën e tij. “Është e vërtetë që ka pasur shumë oferta nga klube të ndryshme, por vendosa të vazhdoj me Rubinin. Ata kanë treguar besim tek unë që në ditën e parë kur erdha dhe nuk desha t’ua kthej shpinën. Normalisht, pati edhe diskutime rreth kushteve, për çmimin dhe marrëveshjen, por nuk arritëm të gjejmë gjuhën e përbashkët me disa klube. Megjithatë, e gjitha ishte shumë korrekte dhe pjesë e futbollit. Vendimi im ishte të qëndroj këtu”, theksoi kosovari.
    Prania në Superligën ruse
    Mirlind Daku duket se është përshtatur mjaft mirë në Superligën e Rusisë. Edhe pse klubeve ruse dhe përfaqësueseve të këtij vendi në çdo sport u është bllokuar çdo pjesëmarrje ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë, sërish brenda Rusisë garat sportive zhvillohen. Dhe Daku duket se ka gjetur vetveten aty. “Rusia është e ndryshme nga shumë shtete të tjera të Evropës, por këtu ndjehem jashtëzakonisht mirë. Në klub më duan aq shumë sa që më duket sikur jam tek Llapi ose Ballkani, pra ndihem si në shtëpi. Këtë e kam falë edhe presidentit, trajnerit dhe gjithë lojtarëve që më kanë mbështetur prej ditës së parë. Edhe tifozët e qytetit më kanë pritur në mënyrën më të mirë dhe kjo më ka bërë të ndihem shumë i respektuar”, nënvizoi Daku
    Ëndrra për të shkuar në Botëror
    Sulmuesi Mirlind Daku mendon se Shqipëria ka shanse dhe është ende në rrugën e duhur të kualifikimit dhe se dueli me Serbinë është i rëndësishëm, një duel vendimtar. “Tani na presin ndeshje shumë të rëndësishme me Kombëtaren. Jemi ende në garë për të shkuar në Botëror dhe do të luftojmë deri në fund për ta arritur këtë objektiv. Është një ëndërr dhe një dëshirë e secilit prej nesh dhe do të japim gjithçka që të bëhet realitet”, përfundoi ai.

  • Te Juventus nuk po i japin rëndësinë që meriton, tre klube të mëdha në garë për Vlahovic

    Te Juventus nuk po i japin rëndësinë që meriton, tre klube të mëdha në garë për Vlahovic

    20 Shtator 2025

    21:13

    Telesport

    Dusan Vlahovic e ka nisur shumë mirë këtë sezon të ri, duke shënuar 4 gola deri tani. Sulmuesi serb është në vitin e fundit të kontratës me bardhezinjtë dhe deri tani nuk ka shenja për rinovim mes tyre, ndaj pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.
    “La Gazzetta dello Sport” raporton se në garë për të nënshkruar me sulmuesin serb janë tre klube të mëdha: Atletico Madrid, Barcelona dhe Man. Uited. Të treja këto klube kanë pasur interes prej kohësh për Vlahovic, por duke ditur që ai do largohet falas verën që vjen, interesimi sa vjen e rritet më shumë.
    Edhe pse gjatë merkatos së fundit u përfol shumë për një transferim të mundshëm të Vlahovic te Milan, në fund nuk ndodhi. Problemi i vetëm është rroga e madhe e Vlahovic 12 milionë euro në sezon, e cila nuk përballohet dot nga kuqezinjtë.

  • Shifra të çmendura, klubet e Premier League shpenzojnë mbi 3 miliard paund, kryeson Liverpuli e Siti

    Shifra të çmendura, klubet e Premier League shpenzojnë mbi 3 miliard paund, kryeson Liverpuli e Siti

    Adriatik BALLA
    Kampionati anglez dominon skenën e futbollit botëror për klube. Kjo nuk është rastësore, pasi prej vitesh futbolli anglez është më cilësor e më tërheqës krahasuar me kampionatet e tjera në Europë dhe klubet angleze po dominojnë me prezencën e tyre në Champions, me 6 ekipe, krahasuar me 4 ose maksimumi 5 që kanë vendet e tjera të mëdha. Pra futbolli anglez është pararendës i transformimeve të mëdha dhe nuk është gjithashtu rastësi që gjeneron më shumë të ardhura dhe dominon skenën e transferimeve në treg.
    Sipas të dhënave të fundit, klubet e Premier League kanë thyer çdo rekord historik në shpenzimet e merkatos së verës, duke kaluar shifrën 3 miliardë paund, shumë më e lartë se rekordi i mëparshëm prej 2.4 miliardë paund në vitin 2023, sipas të dhënave të Transfermarkt. Rekordi kombëtar u vendos nga Liverpul, që pagoi 125 milionë paund për Aleksander Isak, ndërsa më herët kampionët e Anglisë kishin blerë Florian Virtz për 100 milionë paund, një marrëveshje që me bonuset mund të shkojë deri në 116 milionë. Vetëm këto dy lëvizje e çuan shifrën e shpenzimeve të klubit në rreth 400 milionë paund.
    Çfarë e nxiti këtë shpërthim? Sipas një analize të “The Times”, bëhet fjalë për një “stuhi perfekte” faktorësh që kanë rritur ndjeshëm fuqinë financiare të klubeve angleze: Garancitë nga të ardhurat televizive – marrëveshja e re vendase për katër vitet e ardhshme, që siguron stabilitet financiar. Dominimi në Europë – gjashtë klube angleze janë në Champions League, duke gjeneruar 50-100 milionë £ secila. Fitime nga “Club Ëorld Cup” – Mançester Siti dhe Çelsi morën respektivisht 40 dhe 80 milionë £. Marrëveshje gjigante komerciale – si kontrata e Sitit me Puma (1 miliard £/10 vjet) dhe ajo e Liverpul me Adidas (60 milionë £ në vit + bonuse). Më pak kufizime nga rregullat e PSR krahasuar me verën e kaluar, kur shumë klube u penalizuan.
    Kieran Maguire, ekspert i financave të futbollit në Universitetin e Liverpulit, theksoi se një pjesë e madhe e shpenzimeve është bërë mes vetë klubeve angleze, duke krijuar një efekt zinxhir në merkato. Po ashtu, Liverpul siguroi të ardhura të mëdha nga shitjet e Luis Diaz (65 milionë £) dhe Darëin Nunez (46 milionë £), që i lejuan të investojnë fuqishëm dhe rrëmbimthi pa rrezikuar penalitete financiare. Edhe klube si Çelsi, Arsenali, Junajtid, Njukasëll e Totenhem kanë bërë shpenzime arramendëse këtë edicion në merkato. Ndaj dhe kampionati anglez pritet të ketë rivalitet të shtuar edhe në këtë edicion të ri.

  • E BUJSHME/ Dy klube shqiptare në grupet e Ligës së Konferencës, Drita dhe Shkëndija shkruajnë historinë

    E BUJSHME/ Dy klube shqiptare në grupet e Ligës së Konferencës, Drita dhe Shkëndija shkruajnë historinë

    Një mbrëmje historike për futbollin shqiptar. Dy klube shqiptare do të jenë në grupet e Ligës së Konferencës. Drita ka mposhtur Diferdanzhin me shifrat 0-1 falë golit të shënuar nga Krasniqi në minutën e 61-të. Me rezultat të përgjithshëm 1-3 kampionët e Kosovës kanë prerë biletën për në grupet e Ligës së Konferencës.
    Në të njëjtin kompeticion do të marrë pjesë edhe Shkëndija. Kuqezinjtë e Tetovës janë përballur me Ludogoretsin në “play off” të Ligës së Europës. Bullgarët fituan me rezultatin 2-1, po aq sa Shkëndija në ndeshjen e parë. Sfida shkoi në shtesa, kur Ludogoretsi shënoi edhe dy herë të tjera, duke e përfunduar takimin në shifrat 4-2. Kështu, kuqezinjtë u eleminuan nga Liga e Europës, për të vazhduar rrugëtimin në grupet e Ligës së Konferencës./Sport Ekspres/

  • Ideja e re e FIFA-s: Kupa e Botës për Klube njëherë në dy vjet dhe me 48 ekipe

    Ideja e re e FIFA-s: Kupa e Botës për Klube njëherë në dy vjet dhe me 48 ekipe

    18 Gusht 2025

    19:32

    Telesport

    Për herë të parë këtë verë, FIFA organizoi Kupën e Botës për Klube, ku morën pjesë 32 ekipe në turneun e mbajtur në SHBA dhe në fund triumfoi Chelsea.
    Duke parë suksesin e këtij kompeticioni, FIFA po mendon të bëjë një ndryshim të madh, duke rritur numrin e ekipeve si dhe duke e organizuar njëherë në dy vjet, sipas asaj që raporton “The Guardian”.
    Kompeticioni i ardhshëm është në plan për t’u zhvilluar në vitin 2029 dhe FIFA po mendon të shtojë numrin e ekipeve dhe me 16 të tjera. Ndërsa nga viti 2031 e në vazhdim, FIFA mendon ta organizojë këtë kompeticion njëherë në dy vjet.
    Gjithsesi, ky qendrim i FIFA-s pritet të shkaktojë dhe debate të shumta, pasi shumë klube dhe liga janë kundër kësaj ideje.

  • E kërkojnë shumë klube, por ka një arsye pse Marco Asensio nuk po gjen dot ekip të ri

    E kërkojnë shumë klube, por ka një arsye pse Marco Asensio nuk po gjen dot ekip të ri

    1 Gusht 2025

    19:05

    Telesport

    Dikur i konsideruar si një nga talentet më premtues të kohës dhe që pritej shumë prej tij, por karriera nuk i shkoi ashtu siç ai kishte menduar. E kemi fjalën për Marco Asensio, i cili është rikthyer përkohësisht te PSG pas huazimit tek Aston Villa në gjysmën e sezonit të kaluar.
    I konsideruar jashtë planeve nga Luis Enrique, Marco Asensio është në kërkim të një ekipi të ri. Duke qenë se kontrata e tij me PSG-në skadon në vitin 2026, parizienët duan shitjen përfundimtare të tij këtë verë dhe jo më marrëveshje huazimi.
    Interesi nga klubet e njohura nuk është se mungon për mesfushorin me tipare sulmuese, problemi kryesor për largimin e tij mbetet paga e tij e lartë, afër 10 milionë euro në vit. Kjo, për shembull, pengoi përpjekjen e Fenerbahçes për të negociuar për të, por u tërhoq për shkak të kostos së marrëveshjes.
    Në orët e fundit është përmendur edhe Benfica si një destinacion i ri i mundshëm, por Asensio duhet të bëjë një ulje për rrogën e tij, ndryshe marrëveshja mund të dështoi sërish.

  • U kthye në portierin më të mirë në botë! Donaruma i thotë Luis Enrique se do të largohet, tani hyjnë edhe “sheikët e Turqisë”

    U kthye në portierin më të mirë në botë! Donaruma i thotë Luis Enrique se do të largohet, tani hyjnë edhe “sheikët e Turqisë”

    PSG ka një sezon fantastik pas vetes, pasi klubi francez më në fund arriti të fitojë Champions League për herë të parë në historinë e tij. Ata mund ta kishin mbyllur sezonin në një mënyrë madhështore, por u mposhtën së fundmi në finalen e Kupës së Botës për Klube nga Chelsea.
    Lojtarët e PSG-së janë gati të fillojnë përgatitjet për sezonin e ri, dhe sipas mediave franceze, Luis Enrique mori një goditje të papritur pasi u kontaktua nga Gianluigi Donnarumma. Portieri italian ka qenë portieri i parë i zgjedhur në Parc des Princes për disa sezone dhe Enrique nuk e ka fshehur se sa i kënaqur është me performancat e Donnarumma-s.
    Megjithatë, mediat franceze po bëjnë bujë këtë mëngjes se Donnarumma dhe Enrique patën një bisedë mjaft të sikletshme pasi italiani i tha trajnerit të PSG-së se po mendonte seriozisht të largohej nga klubi. Italiani kërkohet nga disa klube nga Arabia Saudite të cilat po i ofrojnë shuma të mëdha parash, dhe ekziston edhe interesi i Galatasaray, i cili është gjithashtu i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm për të sjellë Donnarumma-n në Turqi. /Sport Ekspres/

  • Një kroat befason Europën, 5 klube e ndjekin në merkato! Dikur i shënoi 4 gola Bayernit

    Një kroat befason Europën, 5 klube e ndjekin në merkato! Dikur i shënoi 4 gola Bayernit

    27 Korrik 2025

    15:56

    Telesport

    Franjo Ivanovic. Ky është lojtari i radhës që po ndjek Bayern. Me 11 gola dhe 6 asiste në sezonin e kaluar, ai shkëlqeu tek Union Saint-Gilloise në kampionatin belg.
    Ai luan sulmues qendre dhe është grumbulluar edhe me kombëtaren e Kroacisë, ku konsiderohet titullar.
    Për të ka plot klube të interesuara, si për shembull Como, Benfica, Villarreal dhe Lille.
    Ivanovic ka edhe tre vite kontratë me klubin belg. Bayern e njeh mirë si lojtar, sepse ai ka qenë pjesë e akademisë së Augsburgut nga 2016 deri në 2023. Në një ndeshje të Bayern kundër Augsburgut në Bundesligën II, Bayern humbi 1-7. Ivanovic shënoi katër gola.